Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjykata liron Jamarbër Malltezin nga arresti shtëpiak

By: BIRN
7 July 2025 at 13:56

Gjykata e Posaçme vendosi të hënën të lirojë nga ‘arresti shtëpiak’ Jamarbër Malltezin, dhëndri i ish-kryeministrit dhe liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili akuzohet për veprën penale të korrupsionit. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e kryesuar nga Elsa Ulliri dhe me anëtarë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, në këmbim të një garancie pasurore […]

The post Gjykata liron Jamarbër Malltezin nga arresti shtëpiak appeared first on Reporter.al.

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët ‘kushëriri’ i deputetit

21 June 2025 at 14:54

Një dosje hetimore që mban Nr.586 e rregjistruar në SPAK ka si subjekt Dritan Lleshin, i njohur gjithashtu edhe si Dritan Ndreca, i cili është djali i xhaxhit të deputetit të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca.

Sipas një artikulli të publikuar në “OraNews”, Dritan Ndreca me origjinë nga Puka por banues në fshatin Ngurëz të Vogël në Lushnjë, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Ai rrezikon 8 vite burg, pasi akuzohet për veprën penale: ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike. Kjo për shkak se i ka premtuar një bashkëfshatari, i identifikuar si Arjan Ndoni, se për 4 milionë lekë të vjetra do t’i fuste djalin në punë. I riu Eljo Ndoni kërkonte një vend punë si inspektor mjedisi në Fier. I pandehuri Ndreca, i ka premtuar Arjan Ndonit se emërimin e të birit në punë, do e realizonte përmes influencës që kishte “vëllai” i tij, Plarent Ndreca. Bëhet fjalë për periudhën që ky i fundit ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Në vazhdim të dëshmisë së Arjan Ndonit, ai ka treguar se i kishte besuar Dritan Lleshit alias Ndrecës, që do i punësonte të birin në administratën publike, pa aplikuar apo pa iu nënshtruar një konkursi,”-shkruan Qyno në artikull.

Në kallëzimin e tij, Arjan Ndoni ka treguar se Dritan Lleshi ia ka dhënë të gjithë dokumentet e shkollës së të birit dhe e ka bërë ai aplikimin në Tiranë. Por përveç dokumentave, njëherë i është kërkuar shuma prej 2 milionë lekësh të vjetra, si kapar. Pas dorëzimit të dokumentave, plani ishte që Eljo Ndoni të punësohej në qershor, por kur kishte kaluar afati i ishte shtyrë për në shtator.

Këtu kanë lindur dyshimet e para dhe Arjan Ndoni i ka kërkuar paratë mbrapsht. Në këtë moment, Dritan Ndreca i ka premtuar edhe njëherë se do të bënte punësimin në muajin nëntor. Kur ka kaluar edhe nëntorit, Arjan Ndoni i është drejtuar me një kallëzim penal Policisë së Fierit, duke akuzuar Dritan Lleshin alias Ndreca për “Mashtrim” dhe “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.
Nga aty, çështja përfundoi në Prokurorinë e Posaçme. Vetë Plarent Ndreca ishte pak ditë më parë në SPAK, por nuk zbuloi detaje se për cilën dosje ishte marrë në pyetje si person në dijeni. Ndaj nuk përjashtohet që të jetë pyetur edhe për dosjen në fjalë.

The post “Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët ‘kushëriri’ i deputetit appeared first on Sot News | Lajme.

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

20 June 2025 at 18:19

Një dosje hetimore që mban Nr.586 e rregjistruar në SPAK ka pasur si subjekt gjykimi shtetasin Dritan Lleshi alias Dritan Ndreca, i cili është djali i xhaxhit të deputetit të PS, Plarent Ndreca. Dritan Ndreca me origjinë nga Puka por banues në fshatin Ngurëz të Vogël në Lushnjë, është marë i pandehur dhe rrezikon dënimin […]

The post “Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS appeared first on BoldNews.al.

Kultivimi i kanabisit, Prokuroria kërkon gjykimin e vëllait të deputetit të PS

19 June 2025 at 14:11

Prokuroria e Lezhës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim çështjen penale nr. 332/ 2024 në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, ku janë marrë të pandehur tre persona, mes të cilëve edhe Armando Ndreca, 30 vjeç- vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca. Dy të pandehurit e tjerë janë Armel […]

The post Kultivimi i kanabisit, Prokuroria kërkon gjykimin e vëllait të deputetit të PS appeared first on Reporter.al.

Kultivonte kanabis/ Prokuroria kërkon gjykimin e vëllait të deputetit të PS

By: Ela
19 June 2025 at 14:59

Prokuroria e Lezhës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim çështjen penale nr. 332/ 2024 në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, ku janë marrë të pandehur tre persona, mes të cilëve edhe Armando Ndreca, 30 vjeç- vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca. Dy të pandehurit e tjerë janë Armel Nikdukaj dhe Elvis Spellzaj. […]

The post Kultivonte kanabis/ Prokuroria kërkon gjykimin e vëllait të deputetit të PS appeared first on BoldNews.al.

Ndreca flet pas daljes nga SPAK: Isha si person në dijeni, s’ka lidhje me Veliajn

17 June 2025 at 16:15

Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca ka dalë pas një ore nga Prokuroria e Posacme. I pyetur nga mediat rreth arsyes së paraqitjes së sotme në SPAK, Ndreca u shpreh se është thirrur në cilësinë e personit në dijeni rreth një hetimi.

Ai mohoi që paraqitja e sotme ka të bëjë me çështjen e tenderëve në polici për të cilën është marrë i pandehur dhe as me çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin mesa la të kuptohej Ndreca e ka takuar në ambientet e paraburgimit.

“Jam për një hetim, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes. Nuk flas dot për shkak se është nën hetim ende”, tha Ndreca.

Më herët, Ndreca është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, apo ankande publike lidhur me prokurimin për supervizimin e disa komisariateve të policisë.

Akuza për shkelje te barazisë ne tenderë për kohën kur Ndreca mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Hetimet kanë treguar se në këtë çështje përmendet edhe emri i një zyrtari të lartë të qeverisë, ish-zëvendës Ministri i Zhvillimit Urban, Gjon Radovani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndreca flet pas daljes nga SPAK: Isha si person në dijeni, s’ka lidhje me Veliajn appeared first on Euronews Albania.

Deputeti i PS, Ndreca del nga SPAK: Jam thirrur si person në dijeni, nuk mund të flas dot

By: redi
17 June 2025 at 16:56

Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca u paraqit këtë të martë në ambientet e SPAK-ut. Në një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes nga prokuroria, Ndreca u shpreh se është thirrur “në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes”, por theksoi se nuk mund të japë detaje, pasi “bëhet fjalë për një çështje që vijon të jetë nën hetim”. Ai ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në…

Source

A u thirr për çështjen e Veliajt? Plarent Ndreca flet pas daljes nga SPAK

17 June 2025 at 16:54

Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca është thirrur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka dëshmuar për rreth dy orë. Burime për mediat bëjnë me dije se ai është thirrur si personi në dijeni për hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më konkretisht për takimet që kanë zhvilluar në paraburgim. […]

The post A u thirr për çështjen e Veliajt? Plarent Ndreca flet pas daljes nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Plarent Ndreca në SPAK, del pa dhënë detaje

By: user 8
17 June 2025 at 16:33

Deputeti socialist Plarent Ndreca u paraqit sot në ambientet e SPAK.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes nga prokuroria, Ndreca u shpreh se është thirrur “në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes”, por theksoi se nuk mund të japë detaje, pasi “bëhet fjalë për një çështje që vijon të jetë nën hetim”.

Ndreca, që më parë ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, po hetohet nga SPAK për abuzime me tendera publikë gjatë kohës në detyrë.

The post Plarent Ndreca në SPAK, del pa dhënë detaje appeared first on Lapsi.al.

‘Nuk mund të flas’, Plarent Ndreca del nga SPAK: Jam thirrur si person në dijeni

By: M C
17 June 2025 at 17:47

Deputeti socialist Plarent Ndreca u paraqit sot në ambientet e SPAK, ku pas daljes dha një deklaratë të shkurtër për mediat. Ndreca sqaroi se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes dhe nuk mund të japë detaje të mëtejshme, pasi hetimet janë ende në proces.

Ndreca është marrë më parë i pandehur në lidhje me procedurat për rikonstruksionin e katër komisariateve në Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatin nr. 4 në Tiranë, në kohën kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Kallëzimi ndaj tij u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), i cili evidentoi devijime dhe mospërputhje ligjore në procedurat e prokurimit publik, duke cënuar barazinë në garën e tenderave. Sipas KLSH-së, është konstatuar rritje e pajustifikuar e kostove të ndërtimit dhe projektimit gjatë këtyre procedurave.

Hetimet lidhen me periudhën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj, ndërsa SPAK po shqyrton edhe një tender tjetër të kohës për uniformat e Policisë së Shtetit.

The post ‘Nuk mund të flas’, Plarent Ndreca del nga SPAK: Jam thirrur si person në dijeni appeared first on Albeu.com.

I pandehur për abuzim me tenderat, Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO

By: V K
17 June 2025 at 14:26

Ditën e sotme, deputeti i PS-së, Plarent Ndreca, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në seancën e parë gjyqësore ndaj tij, pasi u mor i pandehur nga SPAK.

Ligjvënësi socialist, i cili nuk fitoi mandat në zgjedhjet e 11 Majit, është marrë i pandehur për abuzim me tenderat, gjatë kohës që ka qenë Sekretar i përgjithshëm të Ministrinë e Brendshme.

Plarent Ndreca, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve.

Sipas SPAK, Plarent Ndreca dhe zyrtarët e Ministrisë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedures së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me me bashkmin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk,ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore.

Radovani sikurse rezulton në dosjen e SPAK del të jetë mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka shkëmbyer dhe mesazhe. E duket se për shkak të njohjeve dhe lidhjeve me titullarin e institcionit, kompania e tij ka fituar dhe tendera pranë Ministrisë së Brendshme.

Nga hetimet rezulton se mes Radovanit i cili ka qenë konsulent në Ministrinë e Brendshme për këtë tender dhe të pandehurit Plarent Ndreca janë shkëmbyer emaile, që përmbajnë të dhëna lidhur me ambientet e komisariateve Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, të cilët do të rikonstruktoheshin.

VENDIMI I GJKKO-SË PËR DËRGIMIN PËR GJYKIM TË PLARENT NDRECËS:

1. Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 240 të vitit 2021 në ngarkim të të
pandehurve Plarent Ndreca, Denisa Skënderaj, Blendi Kovi, Lira Kolasi, Ferdinant Tarazhi, Grida Isufi, Jonarda Qurku, Lindita Mukaj, Silva Dauti, Denisa Klosi, Julia Hysa, Elora Kokalari, Klejdi Meço, Emiliano Mehmeti dhe Erand Rroboçi”.

2. Në seancën e datës 20.03.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Elsa Ulliri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 41, datë 20.03.2025, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës.

2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 240 të vitit 2021 në ngarkim të të pandehurve:

i. Plarent Pjetër Ndreca i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

ii. Denisa Flamur Skënderaj e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja ebarazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit paramndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

iii. Blendi Zoji Kovi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

iv. Lira Viktor Kolasi e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

v. Ferdinant Jak Tarazhi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

vi. Grida Alfred Isufi e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

vii. Jonarda Kristo Qurku e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja ebarazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

viii. Lindita Izet Mukaj e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

ix. Silva Marigo Dauti e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

x. Deni Ismail Klosi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

xi. Julia Arqile Hysa (Done) e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer nëm bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

xii. Elora Arian Kokalari e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

xiv. Klejdi Kujtim Meço i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal;

xv. Emiliano Flamur Mehmeti i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal;

xvi. Erand Majko Rroboçi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal.

3. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me tjetër trup gjykues, të përbërë nga tre gjyqtarë Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al

4. Fashikulli i gjykimit në bazë të nenit 332/ë/4 të K.Pr.Penale do të përmbajë të gjitha aktet që janë kryer gjatë hetimeve paraprake dhe që ndodhen në dosjen penale të procedimit penal Nr. 240/2021 të Prokurorisë së Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe aktet e kryera gjatë seancës paraprake.

5. Pjesë e fashikullit të gjykimit bëhen edhe kërkesat për gjykim të shkurtuar të paraqitura nga të gjithë të pandehurit, me përjashtim të të pandehurit Plarent Ndreca.

6. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

The post I pandehur për abuzim me tenderat, Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO appeared first on Albeu.com.

Akileu Ndreca shpreh zhgënjimin nga Tirana: Kurrë nuk u vlerësova si të tjerët

By: armand
16 June 2025 at 21:41

Një faqe tjetër në karrierën e tij: Akileu Ndreca nuk është më pjesë e Tiranës. Sulmuesi ka zgjedhur të vijojë rrugëtimin futbollistik në Prishtinë, duke u prezantuar zyrtarisht dje te kryeqytetasit kosovarë. Por pas këtij transferimi, nuk mungoi edhe fjala e lënë pezull. Me një ton të qartë, por pa mllef, Ndreca vendosi të flasë […]

The post Akileu Ndreca shpreh zhgënjimin nga Tirana: Kurrë nuk u vlerësova si të tjerët appeared first on BoldNews.al.

ZYRTARE/ U largua nga Tirana, sulmuesi prezantohet në klubin tjetër kryeqytetas

By: S SH
15 June 2025 at 22:46

Para pak ditësh, Akileu Ndreca konfirmoi largimin e tij nga klubi i Tiranës pas vetëm një sezoni. Tashmë karriera e sulmuesit shkodran do të vazhdojë në kryeqytetin e Kosovës.

Ndreca është lojtari më i ri i Prishtinës, të cilët e kanë bërë të ditur lajmin pak më parë në faqen zyrtare.

“Akileu Ndreca përforcimi më i ri i FC Prishtina!

Futbollisti i bashkohet klubit tonë, pasi edicionin e fundit ishte pjesë e KF Tiranës. I rritur dhe zhvilluar në sistemin e futbollit italian, Ndreca sjell me vete përvojën dhe disiplinën e fituar gjatë viteve të formimit në Itali, si dhe eksperiencën e futbollit elitar në Shqipëri.

Mirësevjen në kryeqytet Ndreca, suksese me fanellën bardhekaltër!”, shkruan Prishtina.

The post ZYRTARE/ U largua nga Tirana, sulmuesi prezantohet në klubin tjetër kryeqytetas appeared first on Albeu.com.

BIRN: Në gjyq për abuzim me tendera, deputeti socialist vë në shënjestër ILD-në

By: user 6
5 June 2025 at 20:46

Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca, i cili është në gjykim nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit tër Organizuar – për abuzim me tenderat në kohën kur ishte Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ka ndërmarrë të enjten një sulm publik ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) se ka refuzuar të nis hetim disiplinor ndaj prokurorëve të çështjes së tij.

“Pas një heshtjeje të gjatë dhe pas dy shkresave të mia dërguar edhe gjithë autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare që merren me drejtësinë, më në fund ka ardhur një përgjigje shkresore nga ILD, cila provon vetëm një fakt: dështimin e këtij institucioni dhe bashkë me të, dështimin e një instrumenti kushtetues për zbatimin e parimit “kontroll dhe balancë” midis pushteteve”, shkruan Ndreca në Facebook.

Sipas tij, ILD ka mbyllur sytë para shkeljeve kushtetuese të prokurorëve që kanë hetuar çështjen ku ai është në gjykim. Refuzimi i ILD-së për të marrë parasysh kërkesën e tij, sipas Ndrecës, “…nuk është thjesht diskreditim institucional i ILD-së, por një rrezik eminent për funksionimin e balancuar të superstrukturës shtetërore”

Ndreca ka publikuar më tej një ankesë publike dërguar ILD-së dhe institucioneve dhe organizatave kombëtare e ndërkombëtare, ku pretendon se të qënit deputet i jep atributin për të kërkuar angazhimin e ILD-së në kontrollin e prokurorëve konkretë.

ILD nuk i komentoi akuzat. “Çdo pretendimi të ngritur nga z. Ndreca i është kthyer përgjigje shteruese në letrën dërguar atij”, i tha BIRN-it zëdhënësja e këtij institucioni, Mimoza Koçiu.

Sulmi i Ndrecës ndaj ILD-së dhe prokurorëve të SPAK, sipas ekspertëve të së drejtës cenon balancat midis pushteteve. Ai gjithashtu bie ndesh me deklarimet e kryeministrit Edi Rama, i cili premtoi pas fitores së mandatit të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, se Partia Socialiste do ta mbronte pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

“Ne kemi në dorë dy gjëra për fatin e drejtësisë në Shqipërinë 2030,” tha Rama, në një fjalim përpara deputetëve socialistë në Pallatin e Brigadave me 26 maj.

“E para duke udhëhequr me forcën e shembullit dhe e dyta të jemi mburojë e institucioneve të drejtësisë duke nisur nga SPAK që do të vijojmë ta mbështesim,” shtoi kryeministri.

“Përveç gjërave që nuk shkojnë, mësimi nga historia jonë është që pavarëisa e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto është e vetmja rrugë”, theksoi ai.

Ndreca e mori mandatin e deputetit në fillim të 2024-ës pas heqjes së mandatit ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili është në arrati, i akuzuar nga SPAK për korrupsion në aferën e inceneratorëve.

Ndërkohë Ndreca po gjykohet për abuzimet me tenderat në Ministrinë e Brendshme ku ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm dhe sipas akuzës ka favorizuar në shkelje të ligjit arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me vlerë 34 milionë lekë.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, bashkëpunuan në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike.

Të pandehurit, të udhëhequr nga Ndreca, akuzohen se kanë kryer shkelje ligjore në fazat e tenderit për të shpallur fitues shtetasin Gjon Radovani, pavarësisht mospërmbushjes së kritereve ligjore nga ky i fundit.

Ministria e Brendshme në kontratën “Studimi dhe Projektimi i disa objekteve të Policisë së Shtetit” kishte caktuar një vlerë totale prej 54,2 milionë lekësh pa TVSH për katër objekte policore. Por kjo vlerë u ndryshua duke zvogëluar numrin e objekteve në 2 dhe reduktuar vlerën në 34,2 milionë lekë. Prokuroria vlerëson se kjo u bë për të favorizuar fituesin.

Për organizatat e të drejtave të njeriut që monitorojnë punën e Kuvendit dhe të funksionimit të Reformës në Drejtësi, sjellja e Ndrecës është një abuzim i hapur me funksionin e deputetit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, një prej organizatave që u drejtohet ankesa publike e Ndrecës ndaj ILD-së, e sheh sjelljen e Ndrecës në tejkalim të dispozitave ligjore dhe përdorimin e funksionit kushtetues të deputetit.

“Çdo shtetas i prekur nga veprimet / mosveprimet e magjistratit ka të drejtë të ankohet tek ILD” – thotë Erida Skëndaj, drejtoreshë e KSHH-së. Por, megjithatë, ajo shton se “duke marrë në konsideratë parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pavarësinë e gjyqësorit dhe institucioneve qeverisëse të tij si dhe standartet për parandalimin e konfliktit të interesit në raport me detyrën publike, për zyrtarët e nivelit të lartë, përfshi këtu të zgjedhurit në Kuvend, kjo nuk duhet të realizohet duke përdorur njëkohësisht tagra të funksionit publik (qoftë deputet, ministër, etj).”

Më tej Skëndaj sugjeron se duke i qëndruar parimit ‘të gjithë janë të barabartë para ligjit, çdo funksionar publik ashtu si dhe qytetarët e thjeshtë mund të ankimojnë vendimet e ILD-së pranë këshillave drejtues të sistemit të drejtësisë.

“Në të kundërt, sipas parashikimeve të ligjit nr. 115/2016 i ndryshuar “Ndërhyrja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë (sikurse perceptohen qëndrime të tilla publike) në funksionet e Inspektorit për kryerjen e verifikimeve të ankesave, hetimeve dhe inspektimeve, ose në lidhje me ndonjë subjekt të caktuar shkakton përgjegjësi sipas ligjit”- thekson ajo.

Edhe Rigels Xhemollari, drejtor i “Qendresa Qytetare” e sheh sjelljen e Ndrecës si përdorim i mandatit të deputetit për të sulmuar organet e drejtësisë.

“Kërkon të shfrytëzojë edhe muajin e fundit si deputet për të goditur SPAKU-n, nëpërmjet një institucioni të tretë, ose për t’i bërë presion këtij të fundit që të vihet në shërbim të mbrojtjes së tij”, i tha BIRN-it Xhemollari.

Ai shtoi se , nuk e shikon sulmin e Ndrecës si një sulm të koordinuar të mazhorancës ndaj drejtësisë.

“E shoh si një grahmë të fundit të një individi që ka frikë të përballet me akuzën”, përfundoi Xhemollari. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Në gjyq për abuzim me tendera, deputeti socialist vë në shënjestër ILD-në appeared first on Lapsi.al.

Dosja “Partizani”/ Caktohet trupa gjykuese për Sali Berishën dhe Malltezin

By: Oldi
2 June 2025 at 11:27

Magjistratja Elsa Ulliri do jetë kryesuesja e trupës gjykuese për dosjen “Partizani”, e cila tashmë ka kaluar për gjykim me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe 3 bashkëpunëtorët e tyre. Elsa Ulliri u zgjodh pas hedhjes së shortit ditën e sotme në ambientet e GJKKO-së, ndërsa Bib Ndreca dhe Rudina Palloi do […]

The post Dosja “Partizani”/ Caktohet trupa gjykuese për Sali Berishën dhe Malltezin appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Dy herë kampion me Egnatian, mbrojtësi rinovon kontratën

By: armand
31 May 2025 at 15:38

Rinovim i rëndësishëm te Egnatia. Klubi kampion i Shqipërisë do të vijojë bashkëpunimin me Edison Ndrecën. Mbrojtësi do të qëndrojë në Rrogozhinë, edhe për dy vite të tjera. Lajmi është bërë publik së fundmi nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Edison Ndreca qëndron tek kampionët. Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kontrata me mbrojtësin […]

The post Zyrtare/ Dy herë kampion me Egnatian, mbrojtësi rinovon kontratën appeared first on BoldNews.al.

Ish-prokurori Aurel Zarka dënohet me 2 vjet e 8 muaj për ‘Toyota Auris”

20 May 2025 at 11:22

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të martën më 20 maj vendimin për deklarimin fajtor të ish-kreut të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjet penale që lidhen me dosjen e quajtur “Toyota Auris” të hetuar në Tiranë, si dhe në […]

The post Ish-prokurori Aurel Zarka dënohet me 2 vjet e 8 muaj për ‘Toyota Auris” appeared first on Reporter.al.

Përplasja me armë në Laç, gjykata lë në burg Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin

6 May 2025 at 17:56

Gjykata e Lezhës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për 28-vjeçarin Klevis Ndreca dhe 26-vjeçarin Daniel Gjeloshi, të përfshirë në përplasjen me armë në Laç mesditën e të shtunës, ku mbeti dhe një viktimë. Klevis Ndreca u paraqit në seancë para togave të zeza për t’u njohur me masën e […]

The post Përplasja me armë në Laç, gjykata lë në burg Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin appeared first on BoldNews.al.

Dinamika/ Masakra me 4 të plagosur e 1 viktimë në Laç, si nisi sherri dhe dëshmitë në polici

By: Ardit
4 May 2025 at 13:55

Ditën  e djeshme Laçi u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku 5 persona mbetën të plagosur pas përplsjes me armë zjarri. Nga plagët e marra 24-vjeçari Gerald Bitri ndërroi jetë në spitalin e Traumës! I riu nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën mëngjesin e sotme. Në gjendje të rëndë në […]

The post Dinamika/ Masakra me 4 të plagosur e 1 viktimë në Laç, si nisi sherri dhe dëshmitë në polici appeared first on BoldNews.al.

❌
❌