Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

By: M C
13 July 2025 at 20:27

Në meshën e së dielës në Shkodër, famullitari Dom Vlash Palaj mbajti një qëndrim të ashpër lidhur me aksionet e fundit për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit.

Ai kritikoi sjelljen e autoriteteve, duke i akuzuar për mashtrim dhe braktisje të banorëve të zonës.

Në fjalën e tij, Palaj u bëri thirrje institucioneve dhe qytetarëve që të reflektojnë thellë mbi mënyrën se si sillen me njëri-tjetrin, veçanërisht në komunitete të vogla, ku besimi dhe solidariteti janë jetikë.

“Një konflikt i madh atje në Theth, më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë sepse i joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare, dhe në fund i hodhën, i tradhtuan, i dogjën, i shkatërruan, do t’i gjobisin e do t’i burgosin.

Faik Konica thotë nji fjalë, e cila, duhet të na bajnë të reflektojmë. E keqja ma e madhe e Shqipnisë janë shqiptarët. Por, cilët shqiptarë?

Ato, të cilët s’i kanë mësu ende fjalët e jetës. Krishti thotë: Në qoftë se don me zgjidh problemin me vëllaun tand, me të afërmin tand, jena pjesë e nji kombi. Shqipnia është një fshat i vogël me e krahasu me vendet e tjera.

Merre përpara vëllaun tand, ulu me të, mos e kushtëzo dialogun tand në kohë. Kërko ta bindësh se cila është e mira dhe e vërteta.

Por, mundet me të ndodh që s’ndigjon. Atëherë, të lutem, mos e dëno, mos e gjyko as mos e paragjyko, sepse nuk je ti Zoti i jetës së tij.

Thirri edhe 2-3 dëshmitarë, edhe në praninë e tyre, thuaji edhe njiherë. E në qoftë se edhe ato nuk i ndigjon, e prapë nuk ndigjon, prapë mos u dorëzo. Ftoje krejt bashkësinë. Uluni të gjithë së bashku. Diskutoni sesi mund të zgjidhet problemi i këtij personi.

Mund të ndodhin që as ato nuk i ndigjon. Atëherë, kur ke ba edhe tentativën e tretë, dhe i ke vu në dijeni të gjithë, atëherë kur nuk merr vesh, leçite – veçoje, thotë. Sepse nuk e don të mirën. Kurse, në atë realitet të atij fshati malor, ça vërejmë?

A thua se jena armiq të njeni-tjetrit. Më besoni, të krishtenë të dashtun, dhe ju ftoj që të mendoni seriozisht në lidhje me këtë gja”, tha ai.

The post Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog appeared first on Albeu.com.

Irani paralajmëron vendet europiane dhe SHBA-në: Ju sulmojmë nëse ndihmoni Izraelin

By: user 11
14 June 2025 at 20:20

Vijojnë të përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit që nga sulmi i parë të premten. Ministria e Naftës në Iran ka deklaruar se dy fusha të mëdha të gazit natyror në provincën jugore Bushehr janë sulmuar nga Izraeli.

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Irani ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe disa vende europiane të mos ndihmojë Izraelin të ndalojë sulmet e tij ndaj vendit. Sipas mediave vendase, Irani do të shënjestrojë anijet dhe bazat që i përkasin Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Francës, nëse ato mbrojnë Izraelin kundër dronëve ose raketave iraniane. Mbretëria e Bashkuar nuk ka marrë pjesë në asnjë veprim ushtarak, përfshirë përpjekjet për të mbrojtur Izraelin kundër këtyre sulmeve.

The post Irani paralajmëron vendet europiane dhe SHBA-në: Ju sulmojmë nëse ndihmoni Izraelin appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Tension në Gaza, qindra palestinezë përpiqen të hyjnë në një qendër ndihme

11 June 2025 at 19:42

Pamjet e shpërndara në internet tregojnë qindra palestinezë që përpiqen të hyjnë në një qendër ndihme në Gaza, duke ngjitur një grumbull të madh dheu dhe duke u ngjitur në një gardh metalik. Pamjet janë filmuar të martën në perëndim të Rafah, dhe tregojnë situatën e tensionuar përpara një qendre që menaxhohet nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli.

Në video shihen palestinezë që presin në një radhë pas gardhit, ku më pas vrapojnë për të hyrë dhe të marrin ndihmën që ofrohet.

GHF është një grup i ri dhe kontrovers që synon të anashkalojë OKB-në si furnizuesin kryesor të ndihmës për palestinezët. Ky sistem i ri ka shkaktuar kundërshtime nga OKB dhe organizata të tjera humanitare, të cilat thonë se ai bie ndesh me parimet e neutralitetit, paanshmërisë dhe pavarësisë.

Një aktivist izraelit kundër luftës, Alon Lee-Green, shpërndau videon dhe e përshkroi situatën si “apokaliptike”. Ai e quajti këtë skenë “ferrin që krijuam në Gaza”, duke thënë se kjo është mënyra se si duket dehumanizimi i miliona njerëzve që përballen me urinë dhe kushte ekstreme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Tension në Gaza, qindra palestinezë përpiqen të hyjnë në një qendër ndihme appeared first on Euronews Albania.

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca

By: user7
5 June 2025 at 13:08

Noka: Kur jo vidhni thoni i shërbeni Shqipërisë, ta fshehim. Kur ju merrni koncesioni thoni i shërbejmë Shqipërisë, kur Pëllumb Gjoka merr dhjetëra hektarë, Sueli atje kazinotë, apo drogën Troplinët, ju thoni i shërben Shqipërisë…

Spiropali: Nuk është për procedurë, ta dhamë fjalën tre herë dhe nuk e përdore. Nuk lejoj këtu zaptim të foltores.

Ndërpritet seanca për 5 minuta

The post Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca appeared first on Lapsi.al.

Mynihu ‘zien’ para finales, probleme në transport dhe tension mes tifozëve

By: user 11
31 May 2025 at 19:00

Policia gjermane është vënë në gatishmëri të lartë pasi situata në Mynih është përshkallëzuar në disa zona të qytetit, përpara fillimit të ndeshjes.

Gaz lotsjellës dhe kaos në metro

Një incident serioz ndodhi në linjën U6, në stacionin “Universität”, ku është raportuar përdorimi i gazit lotsjellës në një prej trenave. Për pasojë, u aktivizua frena e emergjencës, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe konfuzion në rrjetin e transportit publik. Roja e metrosë nuk arriti të ndërhynte për shkak të situatës së tensionuar.

Tifozë të lënduar në stacionin Fröttmaning

Tensione u raportuan edhe në stacionin “Fröttmaning”, pranë stadiumit, ku disa tifozë të Interit mbetën të lënduar, madje edhe të mbuluar me gjak, sipas raportimeve. Fatmirësisht, një gardh sigurie mes shinave ndaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Përleshje dhe hedhje gurësh mes tifozëve

Përplasjet vazhduan me hedhje gurësh nga tifozët e Interit në drejtim të atyre të PSG-së në të njëjtin stacion, ndërsa përleshje fizike ndodhën edhe në stacionin qendror të trenit. Policia ndërhyri me shpejtësi për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës. Sipas burimeve nga terreni, grupet ultras kanë nisur marshimin drejt stadiumit nën mbikëqyrje të fortë të forcave të rendit.

Finalja, e cila pritet të ndjekë një spektakël futbolli në fushë, ka përballë dy nga klubet më të mëdha në Europë, por tensionet jashtë stadiumit po errësojnë atmosferën sportive.

The post Mynihu ‘zien’ para finales, probleme në transport dhe tension mes tifozëve appeared first on Lapsi.al.

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

By: user 8
26 May 2025 at 21:29

“Prevalenca e hipertensionit në popullatën shqiptare ka ardhur në rritje. Sipas studimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afro 42 %  e personave mbi 18 vjeç vuan nga hipertensioni”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.

“Hipertensioni mbetet një rrezik kryesor për të gjitha vendet e Evropës Juglindore krahasuar me vendet Evropës Perëndimore. Hipertensioni arterial ka ardhur në rritje në popullatën tonë. Prevalenca e hipertensionit arterial është tek grupmoshat më të reja, nën 40 vjeç. Tek meshkujt varion nga 16-40 %, ndërsa tek fermat nga 9-26 %”,thotë specialistja e ISHP, Dorina Canaku.

Edhe të rinjtë mbi 18 vjeç po preken nga hipertensioni.

Tek grupmosha mbi 18 vjeç dëshmon për një rritje të hipertensionit arterial në popullatës shqiptare, nga 37% në 40%, por pozitiv është fakti i personave që e kanë nën kontroll hipertensionin”, shprehet Canaku.

Për mjekët ky është një alarm i cili nuk duhet neglizhuar, pasi hipertensioni është klasifikuar si vrasësi i heshtur.

“Është një faktor rreziku kryesor për vdekshmërinë në vendin tonë. Të reduktohet konsumi i kripës, të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime. Sa më pak yndyra të saturuara, të kryhet aktivitet fizik i rregullt dhe intensiv të paktën 3 ditë të javës”, shton Canaku për tvklan.

Vlerësohet se 1.28 miliardë të rritur të moshës 30-79 vjeç në të gjithë botën kanë hipertension, shumica (dy të tretat), jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Sipas raporteve të OBSH, 46% e të rriturve me hipertension nuk janë në dijeni se e kanë këtë gjendje.

The post 40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension appeared first on Lapsi.al.

Xheneta bën deklaratën e fortë ndaj moderatores: I ke shkruajtur të dashurit tim!

By: gaze tare
25 May 2025 at 20:17

Ajo çfarë nisi si një diskutim i qetë në “E Diell”, mori papritur kthesën që askush nuk e priste. Finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, nuk kurseu aspak moderatoren Sara Gjoka, teksa në mes të emisionit ngriti një pretendim të fortë: “I ke shkruar të dashurit tim, ndërsa isha me të.”

Situata u tensionua menjëherë, duke i habitur edhe të ftuarit e tjerë, pasi tema e ditës nuk kishte aspak lidhje me jetën personale të të pranishmëve. Por për Xhenetën, ky ishte momenti për të kërkuar llogari.

Me tone të drejtpërdrejta dhe pa shumë filtra, modelja e bëri të qartë se ndjen se është thyer një kufi, ndërsa Sara e vendosur përballë akuzës u përpoq të ruajë qetësinë.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Xheneta Fetahu: Sara pse ju shkruan çunave kur e di që janë në një lidhje me një gocë? Po flas për një rast që më ka ndodhur mua dhe asaj.

Sara Gjoka: Çfarë rasti?

Xheneta Fetahu: Ti vitin e kaluar i ke shkruar çunit me të cilin kam qenë në një njohje.

Sara Gjoka: Cili është?

Xheneta Fetahu: Po ti e di se cili është, ai nuk është fytyrë publike. Ti më ke inçizuar mua kur unë kam folur me ty, e kam me fakte. Mos më bëj moralisten.

Sara Gjoka: Nuk jam dakord fare që ne të diskutojmë në publik këtë.

The post Xheneta bën deklaratën e fortë ndaj moderatores: I ke shkruajtur të dashurit tim! appeared first on iconstyle.al.

Tension në takimin e Trump dhe presidentit të Afrikës së Jugut, zbardhen diskutimet

22 May 2025 at 07:39

Tre muaj pas fillimit të mandatit të tij të dytë, Presidenti amerikan Donald Trump ka ripërsëritur stilin e tij të konfrontimit të drejtpërdrejtë me udhëheqës të huaj – kësaj radhe me presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa – në një episod që shumë e konsiderojnë si përpjekje për provokim dhe poshtërim diplomatik.

Ngjarja ndodhi gjatë një vizite zyrtare të Ramaphosës në Shtëpinë e Bardhë, ku pas një diskutimi fillimisht të përzemërt, një pyetje nga një gazetar për pretendimet e diskredituara mbi “gjenocidin e bardhëve” ndezi atmosferën. Presidenti Ramaphosa iu përgjigj me qetësi se Trump duhet të “dëgjojë zërat e afrikanojugorëve”. Por më pas Trump mori fjalën në mënyrë teatrale.

Ai kërkoi që të uleshin dritat dhe të ndizhej një televizor në sallë për të shfaqur një video të gjatë, të montuar me kujdes, që përfshinte pamje të politikanëve të zjarrtë afrikanojugorë duke kënduar këngë si “Shoot the Boer” – një himn historik i epokës së aparteidit. Videot ishin të pasigurta në origjinë, por Trump, ndryshe nga qëndrimi i zakonshëm kritik ndaj mediave, i paraqiti ato si prova.

I pyetur më pas për vendndodhjen e të ashtuquajturave varre të fermerëve të bardhë, Trump u përgjigj shkurt: “Afrika e Jugut”, pa ofruar prova apo detaje.

Një moment që kujtoi vizitën e udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky në shkurt, kur Trump kishte ndjekur një qasje të ngjashme demonstrative dhe dominimi, ky episod nënvizoi edhe një herë stilin e tij të jashtëzakonshëm të diplomacisë personale.

Trump gjithashtu aludoi se politikanët në videot e shfaqura kishin autoritetin të konfiskonin tokën nga fermerët e bardhë – gjë që nuk është e vërtetë. Edhe pse Ramaphosa nënshkroi në fillim të vitit një projektligj të debatueshëm që lejon konfiskimin e tokës pa kompensim, ligji nuk ka hyrë ende në fuqi dhe është kundërshtuar gjerësisht si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Presidenti Ramaphosa, nga ana e tij, nuk u përfshi në përplasjen emocionale dhe u distancua publikisht nga retorika e ashpër politike që shfaqej në video.

Ky takim i tensionuar nxjerr në pah vështirësitë e diplomacisë ndërkombëtare nën udhëheqjen e një presidenti që përdor skenat zyrtare për të dërguar mesazhe politike me tone të forta, shpesh të bazuara në narrativa të diskutuara.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tension në takimin e Trump dhe presidentit të Afrikës së Jugut, zbardhen diskutimet appeared first on Euronews Albania.

Hipertensioni prek të rinjtë, një e treta e 18-vjeçarëve kanë probleme

By: gaze tare
20 May 2025 at 22:50

Hipertensioni po bëhet një problem serioz edhe mes të rinjve, sipas një studimi të fundit që tregon se rreth 31-35% e personave mbi 18 vjeç vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, pa e ditur dhe pa u trajtuar.

Situata bëhet më shqetësuese tek ata mbi 45 vjeç, që shpesh nuk kontrollojnë fare tensionin e tyre.

Prof. Margarita Gjata, drejtuesja e Shërbimit të Mjekësisë së Brendshme, thekson se hipertensioni i pa trajtuar rrit rrezikun për sëmundje të rënda si infarkti i zemrës, ishemia cerebrale dhe dëmtimet kronike të veshkave, që mund të jenë fatale.

Për të përballuar këtë sfidë, mjekët kanë nisur fushata ndërgjegjësuese, sidomos për të rinjtë, duke u këshilluar që të ulin nivelin e stresit, të ndjekin një stil jetese të shëndetshëm, të shmangin duhanin dhe alkoolin, dhe të kujdesen për ushqimin.

Hipertensioni ndodh kur presioni i gjakut tejkalon normat normale dhe mund të shoqërohet me simptoma si dhimbje koke, marrje mendsh, humbje ekuilibri, zbehje të shikimit apo vështirësi në frymëmarrje.

Zbulimi i hershëm është kyç për të parandaluar komplikacionet serioze në zemër, tru dhe veshka.

The post Hipertensioni prek të rinjtë, një e treta e 18-vjeçarëve kanë probleme appeared first on iconstyle.al.

Edhe të rinjtë me hipertension, 35% e 18-vjeçarëve me tension

By: Ardit
20 May 2025 at 15:57

Një në tre persona në Shqipëri vuan nga tensioni i lartë apo “vrasësi i heshtur” siç e cilësojnë mjekët. Më shumë se gjysma e të moshuarve në vendin tonë janë të prekur nga hipertensioni, por edhe më alarmante janë shifrat e sëmundshmërisë tek moshat e reja. Afro 35% e të rinjve mbi 18 vjeç sot […]

The post Edhe të rinjtë me hipertension, 35% e 18-vjeçarëve me tension appeared first on BoldNews.al.

Tensione në Dibër, ndalohet automjeti me lekë dhe tollona për të blerë vota, përplasje mes grupeve PS-PD

By: M C
10 May 2025 at 21:33

Një tjetër përplasje mes grupeve simpatizante të partive politike PS-PD është regjistruar në Dibër.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Tomin ku një grup simpatizantësh të Partisë Demokratike kanë bllokuar një automjet me pretendimin se nga personat e pranishëm në të, po kryhej krim zgjedhor.

Sipas pretendimeve të mbështetësve të PS-së, automjeti ishte nisur drejt zonave të thella dhe se persona të Partisë Socialiste po shpërndanin para dhe tollona nafte me qëllim blerjen e votës.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia vendore dhe Prokuroria ku dhe po kryhen hetimet e nevojshme. Sakaq, sipas gazetarit Enver Doçi mes dy grupeve simpatizante ka pasur dhe konfrontim fizik.

The post Tensione në Dibër, ndalohet automjeti me lekë dhe tollona për të blerë vota, përplasje mes grupeve PS-PD appeared first on Albeu.com.

Tensioni politik/ BE gjobit 700 milionë euro gjigantët amerikanë Apple dhe Facebook

By: user 8
23 April 2025 at 14:31

Komisioni Europian ka vendosur gjobat e para sipas Aktit për Tregjet Dixhitale (Digital Markets Act), duke ndëshkuar dy gjigantët teknologjikë amerikanë, Apple dhe Meta, për shkelje të rregullave të reja të konkurrencës në tregun dixhital europian.

Apple është gjobitur me 500 milionë euro për praktika të padrejta në lidhje me dyqanin e aplikacioneve (App Store), ndërsa Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, ka marrë një gjobë prej 200 milionë euro për modelin e saj “paguaj ose prano reklama”, që i detyron përdoruesit në BE të paguajnë për versionet pa reklama të këtyre platformave.

Sipas Komisionit, këto masa janë rezultat i hetimeve të thelluara njëvjeçare dhe synojnë të vendosin rregulla të qarta për mënyrën se si gjigantët dixhitalë veprojnë në tregun europian.

Apple nën presion për ndryshime të reja

Përveç gjobës, Apple ka marrë edhe një urdhër për t’i dhënë fund praktikave të saj të paligjshme deri në fund të qershorit. Nëse dështon, mund të përballet me gjoba të përditshme shtesë.

Nga ana tjetër, Komisioni ka mbyllur një hetim ndaj Apple lidhur me shfletuesit dhe aplikacionet e paracaktuara, pas ndryshimeve që favorizuan konkurrencën nga kompani si Mozilla.

Meta shpëton pjesërisht

Meta ka përfituar gjithashtu nga një vendim i Komisionit për të hequr klasifikimin e Facebook Marketplace si një shërbim i rregulluar nga DMA, duke e nxjerrë këtë pjesë të biznesit jashtë fushës së zbatimit të ligjit.

Megjithatë, të dyja kompanitë mbeten nën hetim për praktika të tjera. Komisioni ka paralajmëruar Apple për sjelljen e saj ndaj tregjeve alternative të aplikacioneve – një hetim që mund të çojë në gjoba të tjera në të ardhmen.

Reagime të ashpra nga kompanitë amerikane

Të dyja kompanitë kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të BE-së. Zëdhënësja e Apple, Emma Wilson, tha se kompania do të apelojë vendimin dhe akuzoi Komisionin për “ndryshim të rregullave në çdo hap të rrugës”. Ndërsa përfaqësuesi i Meta-s, Joel Kaplan, e quajti vendimin një “tarifë prej miliarda eurosh” që, sipas tij, dëmton jo vetëm Meta-n, por edhe bizneset europiane.

Këto vendime vijnë në një klimë tensioni mes BE-së dhe SHBA-së për rregullat dixhitale. Ish-presidenti amerikan Donald Trump kishte kërcënuar me masa hakmarrëse për shkak të penalizimeve ndaj kompanive amerikane, por presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se zbatimi i ligjeve europiane nuk do të ndalet për shkak të presioneve tregtare. ©LAPSI.AL 

The post Tensioni politik/ BE gjobit 700 milionë euro gjigantët amerikanë Apple dhe Facebook appeared first on Lapsi.al.

“Je burrë i martuar!” – Akuza të forta nga Alba ndaj Anduelit në Ferma VIP

By: gaze tare
7 April 2025 at 11:52

Gjatë mbrëmjes së kaluar në “Ferma VIP”, një debat i ashpër shpërtheu midis Albës dhe Anduelit. Alba akuzoi Anduelin, i cili është i martuar, për sjellje të papërshtatshme, duke pretenduar se ai i hodhi shikime të pahijshme dhe e përqeshi gjatë ushtrimeve fizike. Ajo e konfrontoi duke thënë: “Burrë i martum i thot vetes. Të duket gjë normale të tallesh me femra? Çfarë bëre mbrëmë?

I hedh sytë aty ku nuk të takon.” Andueli mohoi akuzat dhe qëndroi i qetë gjatë debatit. Situata u përshkallëzua kur Alba zgjoi fermerët e tjerë për t’i përfshirë në diskutim. Më vonë, ajo u tërhoq në dhomën e fakirit, ku u përlot, por vazhdoi me akuzat ndaj Anduelit.

The post “Je burrë i martuar!” – Akuza të forta nga Alba ndaj Anduelit në Ferma VIP appeared first on iconstyle.al.

Gjesti flet me veten për Eglin: Me mua mos rri në lidhje, por mos u kthe kundër

By: gaze tare
20 March 2025 at 16:33

Raporti mes Gjesti dhe Egli Takos në Big Brother VIP Albania vazhdon të jetë i tensionuar, pavarësisht përpjekjeve për sqarim.

Së fundmi, Gjesti është shprehur i zhgënjyer, duke folur me vete dhe thënë se nuk e pranon fajin për situatën mes tyre:

“Jo Egli Tako, ka përfunduar. Ti me mua mos rri në lidhje, por mos u kthe kundër. S’po të ka hije, me më lënë mua në faj për çdo gjë. Jo valla,” – tha ai, ndërsa fliste me veten.

Ai shtoi se ndjen sikur e gjithë barra po i hidhet atij:

“Po më duket me lënë unë në faj komplet veten dhe me u kry çdo send. Nuk ka zgjidhje tjetër.”

Mbetet për t’u parë se si do të evoluojë ky raport në ditët në vijim.

The post Gjesti flet me veten për Eglin: Me mua mos rri në lidhje, por mos u kthe kundër appeared first on iconstyle.al.

SHBA – Takim i tensionuar Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë

28 February 2025 at 19:16

UASHINGTON, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Në një skenë të rrallë dhe spektakolare, presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky patën sot një shkëmbim jashtëzakonisht të tensionuar, ku i pari i bëri thirrje këtij të fundit të bëjë një marrëveshje, përndryshe “ne do t’ju zhgënjejmë”.

“Ju po luani me jetët e miliona njerëzve. Ju po luani me Luftën e Tretë Botërore (…) dhe kjo që po bëni është shumë mungesë respekti për vendin, këtë vend”, tha një Donald Trump shumë i zemëruar duke gjykuar se do të ishte “shumë e vështirë” të negociohej me homologun e tij ukrainas dhe duke i kërkuar atij që të jetë “mirënjohës” ndaj Shteteve të Bashkuara.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance gjithashtu akuzoi Zelenskyn për “mosrespektim” të amerikanëve, gjatë një pritjeje në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, të gjitha para kamerave.

Më herët presidenti amerikan kishte paralajmëruar homologun e tij ukrainas se do të duhej të bënte ”kompromise” me Rusinë, ndërsa ky i fundit tha se nuk dëshiron të bëjë asnjë me ”vrasësin” Vladimir Putin.

“Nuk ka marrëveshje pa kompromis. Kështu që patjetër do të ketë disa kompromise, por shpresoj që të mos jenë aq të mëdha sa mendojnë disa njerëz”, u tha Donald Trump gazetarëve.

Presidenti ukrainas e siguroi atë se Ukraina “nuk do të bëjë kompromis me një vrasës në territorin tonë”, duke iu referuar presidentit rus.

“Unë mendoj se presidenti Trump është në anën tonë”, tha ai.

Bashkëbisedimi mes dy presidentëve kishte nisur i qetë.

Trump tha se një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë ishte “afër” dhe përshëndeti një “marrëveshje shumë të drejtë” për burimet e mineraleve të rralla të Ukrainës.

Të dy krerët pritet të nënshkruajnë një marrëveshje kornizë për shfrytëzimin e mineraleve strategjike të Ukrainës dhe të diskutojnë garancitë e mundshme të sigurisë për Ukrainën pasi të përfundojë lufta me Rusinë.

Lidhur me këtë, presidenti Zelensky, i cili e ftoi homologun e tij amerikan që ta vizitojë atë në Ukrainë për ta parë vetë, tha se e konsideron “të rëndësishme” që Uashingtoni të garantojë sigurinë e një force të ardhshme paqeruajtëse.

“Kjo është vendimtare. Kjo është ajo për të cilën duhet të flasim, kjo është shumë e rëndësishme,” tha ai duke theksuar se nëse Rusia nuk ndalohej, ajo do të sulmonte vendet baltike.

Donald Trump, megjithatë, mbeti evaziv në lidhje me këto garanci sigurie./  a.jor.

The post SHBA – Takim i tensionuar Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tensionet në Kuvendin malazez/ Opozita bllokon seancën

By: user7
21 January 2025 at 14:46

Opozita në Mal të Zi, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e bllokoi seancën e 21 janarit në Kuvend, ku në rend dite ishte diskutimi dhe miratimi i buxhetit të vitit 2025. Pasi kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiç, hapi seancën, deputetët e opozitës u ngritën nga vendet e tyre dhe dolën para tij.

“Shikoni se në çfarë kushtesh punojmë, ndërkohë që duhet të diskutojmë një çështje të rëndësishme. Autoriteti i Kuvendit po vihet në pikëpyetje”, tha Mandiq. Ai paralajmëroi se deputetët që u ngritën nga vendet e tyre, do të marrin masa ndëshkuese me shkrim.

Mandiç nuk specifikoi se kur do të vazhdojë seanca. Opozita i ka penguar seancat parlamentare që nga 20 dhjetori, duke kërkuar që të anulohet vendimi për pensionimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Dragana Gjuranoviç, i marrë po atë muaj. Sipas opozitës, ky vendim ka qenë i paligjshëm.

BE-ja ofron ndihmë

Bllokimi i punimeve në Kuvendin e Malit të Zi u diskutua edhe gjatë vizitës zyrtare të komisionares evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në Mal të Zi, e cila ofroi ndihmën e Komisionit Evropian për normalizimin e punës së Kuvendit.

Delegacioni i BE-së propozoi përfshirjen e Komisionit të Venecias – një organ këshillues i Këshillit të Evropës – në zgjidhjen e krizës kushtetuese dhe parlamentare. Edhe pse DPS-ja nuk e refuzoi publikisht këtë propozim, kryeministri malazez, Millojko Spajiq, e akuzoi atë për aktivitete antievropiane. Deputeti i opozitës nga Social-demokratët, Nikolla Zirojeviç, tha se nuk ka vend për kompromis kur shkelet Kushtetua.

“Nuk e di se si duhet ta komunikojmë, ta shkruajmë, ta vizatojmë, ta këndojmë, si me shumicën parlamentare, ashtu edhe me Delegacionin e BE-së: nuk negociojmë për respektimin e Kushtetutës së Malit të Zi në Kuvendin e Malit të Zi”, tha Zirojeviç.

Kërkesat e opozitës

Përveçse anulimin e pensionimit të gjyqtares Gjuranoviç, opozita kërkon edhe nënshkrimin e marrëveshjes me pushtetin për të mos e ndryshuar Kushtetutën në fushën e çështjeve të identitetit dhe as Ligjin për shtetësinë malazeze.

Ndryshime të tilla kërkojnë partitë e ish-Frontit Demokratik prorus, i udhëhequr nga Andrija Mandiq. Konkretisht, ato kërkojnë që serbishtja të bëhet gjuhë zyrtare, duke u barazuar kështu me gjuhën malazeze, dhe liberalizim të shtetësisë, përkatësisht t’u mundësohet edhe shtetasve të vendeve fqinje të bëhen shtetas malazezë.

Përveç opozitës, këto kërkesa i kanë kundërshtuar edhe partitë shqiptare në Qeverinë e Malit të Zi. Spajiç tha se për to do të vendoset me konsensusin e të gjitha palëve. Opozita, në anën tjetër, tha se nuk do të lejojë mbajtjen e seancës së Kuvendit deri në plotësimin e kërkesave./REL

The post Tensionet në Kuvendin malazez/ Opozita bllokon seancën appeared first on Lapsi.al.

Video/ Momente tensioni gjatë ndeshjes Dinamo-Elbasani, çfarë ndodhi në tribuna

By: armand
19 January 2025 at 21:48

Momente tensioni u regjistruan në tribunat e “Elbasan Arenës” në duelin mes Dinamos dhe Elbasanit  të vlefshëm për javën e 21-të të Superiores. Gjithçka nisi në minutën e 61-të, kur sulmuesi i Dinamos, Zabërgja, shënoi për 2-0. Gjatë momentit të përplasjes mes tifozerive, u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit, të cilët shoqëruan edhe […]

The post Video/ Momente tensioni gjatë ndeshjes Dinamo-Elbasani, çfarë ndodhi në tribuna appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet se është mbytur në lumin Vjosa, flet banori: 63-vjeçari vuante nga tensioni dhe zemra

18 January 2025 at 13:03

Prej dy ditësh 63- vjecari Ëngjëll Kanani, rezulton i zhdukur dhe dyshohet se është mbytur në ujrat e lumit Vjosë.

Kallëzimi në polici është bërë nga shoku i tij 64- vjecar, të dy banues në Berat. Sipas banorit të fshatit Kashisht, Aleksandër Rakipi, dy peshkatarët vinin pothuajse cdo ditë në zonë për të peshkuar me grep. Ditën e ngjarjes ata janë parë duke peshkuar në vende të ndryshme dhe kishin lënë një vend takimi rreth orës 14:30, takim që nuk u realizua kurrë. Po sipas Rakipit 63- vjecari i humbur vuante nga zemra dhe dyshohet se mund të ketë rënë në ujrat e lumit Vjosë.

“Flisnim në telefon dhe më thonë ka humbur një person, mos ke parë gjë. I thashë nuk di gjë por do dalë dhe do pyes kunatën. Kunata më tha që ai perosni që vjen gjithmonë erdhi, dhe kur erdhëm në 2 e gjysmë e përshëndetëm tek rruga e Sheqit. Ai person ka thënë që ka ikur poshtë. Vuante nga zemra, nga tensioni. Ishte moshatar. Atje ku gjuanë me grepa thellësia është e madhe. Para 1 muaji një person rrëshkiti dhe një person e ndihmoi. Vjosa është e rrezikshme, janë mbytur me qindra persona. Ka pasur prani të policisë këto kohë.“ – u shpreh banori.

Babai i dy fëmijëve prej tre vitesh peshkonte në lumin Vjosë. Ndërkohë kërkimet për gjetjen e tij vijojnë në bashkëpunim me polumbarët. Operacioni i kerkimit po vazhdon në të gjithë zonën e Kashishtit dhe Kafarajt.

The post Dyshohet se është mbytur në lumin Vjosa, flet banori: 63-vjeçari vuante nga tensioni dhe zemra appeared first on Sot News | Lajme.

Prag tragjedie/ Shkëmbi këput shtyllën elektrike, shpëton për mrekulli shoferi

By: Oldi
13 January 2025 at 14:09

Prag tragjedie në Torovicë të Lezhës. Shkëmbi shkëputet nga mali dhe rrëzon shtyllën elektrike, por për mbrekulli shpëton pa goditur automjetin. Ngjarja është konstatuar ditën e sotme ku një tjetër gur i shkëputur nga mali rrëzoi shtyllën elektrike që bie në rrugë. Fatmirësisht shoferi që kaloi në ato momente aty shpëtoi. Nga rënia e gurëve […]

The post Prag tragjedie/ Shkëmbi këput shtyllën elektrike, shpëton për mrekulli shoferi appeared first on BoldNews.al.

“M’bo gangsterin ai”/ “Plas” në shtëpinë e Big Brother, banorët ndalojnë me forcë Xumin (Video)

By: armand
25 December 2024 at 17:47

Një debat i ashpër ka ndodhur këtë të mërkurë në shtëpinë e Big brother VIP. Dy prej banorëve të shtëpisë, Xumi dhe Zebervoki u “përplasën” me njëri-tjetrin, teksa të dy ata ishin të gatshëm që të futeshin në tualet. Gjithsesi, Xumi u ndalua nga pjesa tjetër e banorëve për të mos shkuar pas Zebervokit, me […]

The post “M’bo gangsterin ai”/ “Plas” në shtëpinë e Big Brother, banorët ndalojnë me forcë Xumin (Video) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌