Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vrasja e Renis Dobrës/ Disa persona dyshohet se iu prezantuan si policë, zbardhen pistat e hetimit të prokurorëve

11 July 2025 at 16:53

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me hetimet e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Sipas gazetarit Enver Doçi, Prokuroria e Dibrës po heton në dy pista që lidhen me aktivitetin e të riut në Gjermani dhe në Shqipëri. Gjithashtu bëhet me dije se Dobra ka qenë i dënuar me burgim për disa muaj nga autoritetet gjermane dhe dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Konkretisht pista e parë e hetimit ka të bëjë me dënimin e Dobrës në Gjermani dhe lidhjet që ka pasur me persona të tjerë gjatë qëndrimit në këtë shtet. Ndërsa pista e dytë ka të bëjë me konflikti që ka pasur në Tiranë me të rinjtë e tjerë në Tiranë.

Siç raportohet Dobra është rikthyer në Shqipëri rreth 6 muaj më parë, ndërsa nga hetimet e prokurorisë rezulton se 23-vjeçari 1 muaj më parë ka qenë në Tiranë dhe është përfshirë në një sherr me disa të rinj. Por pista kryesore e hetimit mbetet Ddyshimet për përfshirjen e 23-vjeçarit Renis Dobra në trafikimin e lëndëve narkotike në Gjermani.

Gjithashtu dëshmia e babait të Renisit mund të hedhë dritë mbi të vërtetën pasi ka qenë personi i fundit që ka komunikuar me 23-vjeçarin. Po ashtu bëher me dije se më 8 korrik rreth orës 21:36 Renisi i ka dërguar një mesazh babait të tij, ku e ka pyetur për një darkë familjare. Rreth 300 metra larg banesës së familjes Dobra, te afërm te tyre qe kanë qenë me makinë pas 23-vjeçarit kanë parë që disa persona që dyshohet se janë prezantuar si policë kanë marrë me vete te riun.

Aty menjëherë kanë njoftuar babane e djalit i cili është nisur për në Policinë e Matit, për të pyetur nëse djali i tij ishte shoqëruar nga policia. Pasi policia mohoi të ketë shoqëruar të riun, babai i djalit ka kryer një kallëzim për zhdukjen e tij dhe më pas është kthyer sërish në fshatin Zenisht. Mëngjesin e 9 korrikut babai i 23-vjeçarit është nisur drejt rrugës Burrel-Milot, ku tek Ura e Ulzës ka gjetur një prej pandoflave të djalit.

Rreth 2 km nga Ura e Ulzës, në rrugën që të çon drejt Milotit ka vërejtur që një makinë ka dalë nga rruga. Babai ka dyshuar se ka qenë makina e tij, ndërsa një banor i zonës i ka pohuar se ka dëgjuar zhurmën e rrëshqitjes së mjetit në zonë. Më pas kanë njoftuar policinë, e cila gjeti buzë Liqenit të Shkopetit trupin e pajetë të 23-vjeçarit Renis Dobra.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ Disa persona dyshohet se iu prezantuan si policë, zbardhen pistat e hetimit të prokurorëve appeared first on Sot News | Lajme.

Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës

11 July 2025 at 17:04

Prej dy ditësh, minatorët e Bulqizës kanë nisur një protestë, duke kërkuar rritje page dhe përmirësim të kushteve të punës. Ata shprehen se po kërkojnë zbatimin e një premtimi të dhënë nga kompania Albchrome që në muajin mars, për një rritje page prej 10%. Jetmir Ahmeti një nga minatorët protestues tha se janë ngritur në […]

The post Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës appeared first on Reporter.al.

Tensione në Theth/ Disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT

By: V K
11 July 2025 at 15:18

Pas përplasjeve me policinë, një tjetër incident raportohet të jetë regjistruar në Theth në vazhdën e prishjes së ndërtimeve pa leje.

Disa persona kanë gjuajtur me molotov fadromat e IKMT, si dhe urën në lagjen “Gjelaj”.

Raportohet se dëmet janë të konsiderueshme.

Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të tyre.

The post Tensione në Theth/ Disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT appeared first on Albeu.com.

Tre firmat e ndryshme të kandidatit që rrezikon mandatin e Adriatik Lapajt

10 July 2025 at 20:14

Kërkesa e kandidatit Zeqir Kordhoni në KQZ për të verifikuar dokumentet që ka dorëzuar koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” për të zbatuar zotimin e tyre që kandidatët e listave të mbyllura t’i linin vendin kandidatëve më të votuar në listat e hapura, shkaktoi jo pak habi dhe pështjellim gjatë ditës së sotme.

Por kjo kërkesë e Kordhonit nuk duke aq “rrufe në qiell të hapur”, po të shohësh me kujdes dokumentet që janë dorëzuar me firmën e tij në KQZ.

Nga një vështrim me sy të lirë, dallohet që në tre dokumente të ndryshme që kandidati Kordhoni ka firmosur për t’u dorëzuar në KQZ, firmat janë tre modele të ndryshme.

Për më tepër gjatë komunikimit me Euronews Albania, këtë të enjte ishte vetë Kordhoni që hodhi dyshime mbi dokumentet e dorëzuara me fimën e tij, ku theksoi se nuk është shumë i qartë për çfarë ka firmosur, duke ngritur dyshime për një falsifikim të mundshëm. Për këtë të fundit, Kordhoni u shpreh i rezervuar, duke theksuar se do të shohë dokumentet, do të flasë me drejtuesit e koalicionit, Lapaj dhe Shabani, e më pas do të mbaj një qëndrim publik.

Mbetet për t’u parë nëse Kordhoni do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje për të zbuluar nëse i është falsifikuar firma, apo thjesht ka qenë i pavëmendshëm në dokumentet që ka firmosur.

Nëse Kordhoni do i shkojë deri në fund kësaj çështje, do të jetë radha e organeve kompetente, pra Policia dhe Prokuroria, që do duhet të nisin një hetim për bërë ekspertimin e firmave në këto dokumente.

 

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tre firmat e ndryshme të kandidatit që rrezikon mandatin e Adriatik Lapajt appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni… (Detaje)

10 July 2025 at 18:33

Detaje të reja zbardhen nga hetimet e grupit hetimor që po heton shkaqet e vrasjes së 23-vjeçarit nga fshati Zenisht i Matit.

Mediat raportojne se dy makina Range Rover dyshohet kanë ardhur nga Rrësheni për të marrë peng 23-vjeçarin Renis Dobra.

Ndërsa një makinë tjetër, e ardhur nga Miloti,  pa u futur në rrugën Milot-Burrel, ka kontrolluar rrugën 12 km nëse ka lëvizje. Për këtë ngjarje, pritet të shoqërohen 10 persona.

The post Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni… (Detaje) appeared first on Sot News | Lajme.

Zbardhen detaje nga tragjedia në Mat/ Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

10 July 2025 at 14:09

Palombarët e forcave RENEA kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e liqenit të Shkopetit automjetin e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i vrarë.

Sipas ekspertizës, i riu ka humbur jetën nga asfiksia, çka përforcon pistën se ai është mbytur me qëllim.

Pritet që ekspertët e kriminalistikës, të sigurojnë prova shtesë në lidhje me ngjarjen përmes automjetit të viktimës.

Sakaq, policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe motivin e krimit.

The post Zbardhen detaje nga tragjedia në Mat/ Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit appeared first on Sot News | Lajme.

Publikohet studimi: Sa është numri i viktimave nga i nxehti ekstrem që kapi Evropën

By: fra nc
10 July 2025 at 11:11

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën që nga java e kaluar vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 2.300 vdekje, sipas një studimi të publikuar këtë të enjte.

Rreth 1.500 nga këto vdekje, që përfaqësojnë 65 për qind të totalit, lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, të cilat kanë sjellë një rritje të intensitetit të temperaturave në kontinent, sipas shkencëtarëve të Imperial College London dhe London School of Hygiene and Tropical Medicine.

Hulumtimi tregon se ndryshimet klimatike kanë trefishuar numrin e vdekjeve të lidhura me të nxehtin në fillim të verës në gjithë Evropën.

Shkencëtarët analizuan një periudhë 10-ditore vape, nga 23 qershori deri më 2 korrik, që përfshiu 12 qytete kryesore evropiane, duke përfshirë Londrën, Parisin, Frankfurtin, Budapestin, Zagrebin, Athinën, Romën, Milanon, Sassarin, Barcelonën, Madridin dhe Lisbonën.

“Gjetjet e kësaj analize dhe shumë studimeve të tjera janë jashtëzakonisht të qarta: ekstremet e të nxehtit në Evropë po rriten me shpejtësi për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu,” thuhet në raport.

Sipas hulumtimit, në disa qytete temperaturat u rritën deri në 4 gradë Celsius mbi mesataren, duke rritur ndjeshëm rrezikun për shëndetin publik.

Ndërkohë, Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Koperniku i Bashkimit Evropian njoftoi të mërkurën se qershori 2025 ishte i treti më i ngrohtë në nivel global.

“Qershori 2025 solli një valë të jashtëzakonshme të nxehtësisë që preku pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore. Kjo valë u bë edhe më intensive nga temperaturat rekord të sipërfaqes së detit në Mesdheun Perëndimor,” tha Samantha Burgess, udhëheqëse strategjike për klimën në Qendrën Evropiane për Parashikime të Motit me Afat Mesëm.

Ajo paralajmëroi se valët e të nxehtit pritet të bëhen “më të shpeshta, më intensive” dhe të prekin gjithnjë e më shumë njerëz në të gjithë kontinentin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Publikohet studimi: Sa është numri i viktimave nga i nxehti ekstrem që kapi Evropën appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e të riut në Mat/ Shoqërohen 4 persona, ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur jetën nga…

By: V K
10 July 2025 at 11:23

Këtë të enjte, Policia e Matit, ka shoqëruar 4 persona si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që u gjet i pajetë në afërsi të liqenit të Shkopetit.

Të shoqëruarit janë persona që më herët kanë pasur konflikte me viktimën.

Ata kanë thënë se problemet që kishin me 23-vjeçarin, i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit. Pasi u morën në pyetje për disa orë, u liruan nga policia.

Ekspertiza paraprake, ka nxjerrë se 23-vjeçari Renis Dobra, ka humbur jetën nga mbytja me litar.

Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Sipas burimeve, në Gjermani, nga ku ishte deportuar pak muaj më herët, ka qenë i përfshirë si shpërndarës i lëndëve narkotike. Këtë aktivitet, dyshohet se po e vijonte së fundmi edhe në qytetin e tij.

Në vendin tonë, 23-vjeçari nuk ka precedentë të theksuar kriminal, por i dyshuar dhe hetuar për vjedhje banesash.

The post Vrasja e të riut në Mat/ Shoqërohen 4 persona, ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur jetën nga… appeared first on Albeu.com.

Ngjarja e rëndë në Mat/ Si u rrëmbye dhe u mbyt, e më pas u hodh në liqen 23-vjeçari Renis Dobra

By: V K
10 July 2025 at 09:33

Mëngjesin e ditës së djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Madhesh të Ulzës në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra u vra dhe me pas u hodh në liqen nga persona ende të paidentifikuar.

Renis Dobra, është gjendur i pajetë dhe me shenja të dukshme dhunë, buzë liqenit të Shkopetit.

Babai i tij kishte mbërritur në komisariatin e Burrelit mbrëmjen e së martës, duke denoncuar se kishte humbur kontaktet me të birin, ndërkohë që askush nuk ia dinte vendndodhjen.

Ditën e djeshme (9 Korrik), një qytetar ka telefonuar policinë, duke dëshmuar se ka parë një trup të pajetë në afërsi të liqenit.

Me të shkuar në vendin e ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për të riun, që policia kishte marrë denoncim një natë më parë.

Nga dëshmitë e para të familjarëve, nuk është mësuar asnjë detaj që ndihmon në hedhjen dritë mbi shkaqet, ndërkohë që policisë dhe prokurorit të gatshëm u janë dashur shumë orë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me djalin.

Ndonëse Policia e Dibrës nuk reagoi zyrtarisht ditën e djeshme në lidhje me krimin e rëndë, ngjarja që nga mëngjesi e deri në mesditë kaloi nëpër tri versione.

Fillimisht u tha se djali ishte vrarë me plumb dhe ishte hedhur poshtë rruge. Më pas, policia konstatoi se nuk ka plagë plumbi, e për pasojë u hodh ideja e një aksidenti, ku u tha se edhe mjeti ka përfunduar në liqen, ndërkohë që pas mesdite, teksa janë hapur një sërë kamerash nga Burreli e deri në Shkopet, është konstatuar pas mjetit të të riut një makinë tjetër, nga ku dyshohet se kanë dalë disa persona, e kanë rrëmbyer, e dhunuar derisa djali ka ndërruar jetë.

Askush nuk di të thotë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por do të jetë e sotmja, me ekspertët që do të shkojnë nga Tirana që do të hedhin dritë mbi ngjarjen që ka tronditur gjithë opinionin publik.

Policia lokale ka nisur marrjen e dëshmive, shoqërimin e disa personave, ndërkohë që janë vënë në kërkim të mjetit të konstatuar pas makinës së Renisit, makinë që dyshohet që mbarte autorët e aktit horror.

Ngjarja dhe hetimet

Babai i Renisit, pasi nuk ka mundur të lidhet me të birin për disa orë, ka shkuar në komisariat duke treguar se kishte humbur kontaktet me të. U tha se efektivët nisën menjëherë kërkimet, siç thuhet gjithnjë, por pa rezultat. Dje u bë me dije se trupi i 23-vjeçarit Renis Dobra, u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Automjeti me të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia, dyshohet të ketë rënë në ujë, por ende nuk është gjetur.

Një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po heton për një vrasje të mundshme, pasi në trupin e të ndjerit ka gjurmë të mbytjes me litar, pasi ka shenja të dukshme në qafë. Kështu dyshon polica, por do të jetë mjekësia ligjore, që do të hedhë dritë mbi mënyrën se si iu ka marrë jeta të riut.

Mirëpo, pas arritjes në konkluzionin se Renisi mund të jetë vrarë, policia ka bërë me dije se ka arritur të zbardhë një pjesë të mirë të dinamikës.

The post Ngjarja e rëndë në Mat/ Si u rrëmbye dhe u mbyt, e më pas u hodh në liqen 23-vjeçari Renis Dobra appeared first on Albeu.com.

Vrasja në Mat/ Bashkëfshatarët: Ishin ndër familjet më të mira

By: user7
9 July 2025 at 14:25

Një ngjarje tragjike tronditi mëngjesin e sotëm Matin, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit. Lidhur me ngjarjen kanë reaguar edhe banore të fshatit, ku janë shprehur të prekura nga rasti. Duke folur për mediat banorët shprehen se familje ka qenë shumë e mirë.

“Ne jemi bashkëfshatarë. Ai ka qenë fëmijë, është bërë krim. Si familje ka qenë shumë e mirë, ai ka qenë mirë, fëmija rregullohet. Ka qenë një familje nga më të mirat në fshat”, u shprehën ato.

Fillimisht babai i tij kallëzoi në polici mbrëmjen e së martës, se i biri Renis Dobra nuk ishte kthyer në banesë, por Policia pas disa orësh kërkime gjeti trupin e tij të pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes ndërkohë që sipas policisë automjeti me të cilën lëvizte i riu ka rënë në liqen.

The post Vrasja në Mat/ Bashkëfshatarët: Ishin ndër familjet më të mira appeared first on Lapsi.al.

Zhdukja misterioze në Mat, 23-vjeçari gjendet i vdekur pas disa ditësh kërkime

By: gaze tare
9 July 2025 at 09:49

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mat. 23-vjeçari me iniciale R. D., është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, teksa babai i tij bëri denoncimin e zhdukjes një natë më parë. Sipas policisë, dyshohet se automjeti i tij ka rënë në liqen, por ende nuk dihet me saktësi.

Sipas informacioneve, i riu dyshohet se është rrëmbyer disa ditë më parë, ndërsa ende nuk dihet nëse është vrarë apo mbytur.

“Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë. Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen”.

The post Zhdukja misterioze në Mat, 23-vjeçari gjendet i vdekur pas disa ditësh kërkime appeared first on iconstyle.al.

Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, zbardhet identiteti i të riut (EMRI)

By: V K
9 July 2025 at 09:25

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Madhesh të Ulzës në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra, nga Burreli  është ekzekutuar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

I riu u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat.

Mbrëmjen e djeshme, babai i viktimës, shtetasi Rufat Dobra, kishte bërë kallëzim në komisariatin e Matit, ku kishte denoncuar se kishte humbur kontaktet me të birin dhe kërkonte ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkime, ai u gjet i pajetë, teksa sipas Policisë automjeti i të riut dyshohet se ka rënë në liqenin e Shkopetit.

Policia nuk e saktëson shkakun e vdekjes së 23-vjeçarit, por mediat raportojnë se i riu dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Dyshohet se 23-vjeçari, është rrëmbyer ditën e djeshme para se të ekzekutohej.

The post Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, zbardhet identiteti i të riut (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Ulëz, makina e 23-vjeçarit përfundoi në Liqenin e Shkopetit…

By: V K
9 July 2025 at 08:58

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Madhesh të Ulzës në Mat, ku një 23-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se, i riu lëvizte me një automjet kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mësohet se automjeti i 23-vjeçarit përfundoi në Liqenin e Shkopetit.

The post Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Ulëz, makina e 23-vjeçarit përfundoi në Liqenin e Shkopetit… appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Mat, qëllohet për vdekje një 23-vjeçar

By: V K
9 July 2025 at 08:41

Mëngjesin e sotëm, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Madhesh të Ulzës në Mat,

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka ndërruar jetë një 23-vjeçar.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur në Madhesh, ndërsa nuk ka njoftim zyrtar nga policia.

 

The post Të shtëna me armë zjarri në Mat, qëllohet për vdekje një 23-vjeçar appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se është vrarë me armë zjarri një 23-vjeçar në Mat

9 July 2025 at 08:39

Një person është gjetur pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi R. D., 23 vjeç. Babai i viktimës, shtetasi R. D. kishte bërë kallëzim në komisariatin e Matit mbrëmjen e djeshme se kishte humbur kontaktet me të birin dhe kërkonte ndihmë […]

The post Dyshohet se është vrarë me armë zjarri një 23-vjeçar në Mat appeared first on BoldNews.al.

Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor, nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend

7 July 2025 at 08:41

Seanca plenare e ditës së enjte përmbylli legjislaturën e 10 të Kuvendit të Shqipërisë ndërkohë që parlamenti i ri do të mblidhet më datë 10 shtator. Në seancën e fundit, mazhoranca miratoi e vetme projektligjet, por janë një numër i madh nismash nga PS e PD, të cilat do të mbeten në arkivat parlamentare pasi […]

The post Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor, nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in

5 July 2025 at 17:06

Tensionet në fshatin Kurdari të njësisë administrative Suç në Klos u rikthyen mëngjesin e së shtunës. Dhjetëra banorë nga disa fshatra të zonës u mblodhën në lokalin e vetëm të fshatit dhe më pas u drejtuan drejt lumit të Lusës, ku bllokuan makineritë e shoqërisë “Global Interprise Group”. Shoqëria po përpiqet prej disa ditësh të […]

The post Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in appeared first on Reporter.al.

“Është uji jonë”/ Katër të rinj rrahin investitorin që po ndërton hidrocentralin në Mat

By: armand
5 July 2025 at 15:01

Katër të rinj janë arrestuar nga policia e Matit, pasi dyshohet se kanë dhunuar një investitor që po punonte për ndërtimin e një hidrocentrali në fshatin Kurqelaj. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprat “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Shkatërrimi […]

The post “Është uji jonë”/ Katër të rinj rrahin investitorin që po ndërton hidrocentralin në Mat appeared first on BoldNews.al.

Fshati ku askush nuk guxon të hyjë pas perëndimit të diellit: Paralajmërimi që frikëson edhe taksistët

5 July 2025 at 13:32

Një paralajmërim i frikshëm qëndron në hyrje të këtij fshati, për të cilin ka dëgjuar i gjithë bota. Megjithatë, ata që e kanë vizituar thonë se të jep një ndjesi të çuditshme

India është vend i tregimeve. Në të jetojnë miliona legjenda popullore dhe mite, në të cilat një pjesë e mirë e njerëzve ende besojnë. Një nga vendet më misterioze në vend është fortesa Bhangarh, për të cilën thuhet se është e banuar nga fantazmat. Ajo është monument i mbrojtur nën kujdesin e Institutit Arkeologjik të Indisë (ASI), gjë që është njëkohësisht arsyeja pse qëndrimi aty natën është i ndaluar.

Fantazma, të paktën sipas rojeve – nuk ka. Megjithatë, pas perëndimit të diellit në fortesë ndonjëherë hyjnë ata që duan të binden vetë si duket ai vend, pavarësisht se hyrja është e paligjshme. Përjetimet e tyre shpesh i ndajnë në forume dhe blogje, duke pohuar se rojat i kanë lënë të kalojnë kundrejt ryshfetit. Për hyrjen natën nevojitet leje e veçantë nga autoritetet indiane.

Nëse rruga ju çon në këtë pjesë të Indisë, Bhangarh ndodhet 78 km nga Jaipur. Mund të merrni një taksi, më së miri atë që ka një gomë rezervë, pasi rrugët nuk janë fort të mira. Fortesa ndodhet mes Jaipurit dhe Alwarit, në shtetin federal Rajasthan. Edhe pse në rrënoja, ajo vazhdon të jetë magjepsëse për shkak të ambientit të qetë e të gjelbër, mbetjet e braktisura dëshmojnë për një mbretëri dikur madhështore, të cilën e ndërtoi Madho Singh, vëllai më i vogël i gjeneralit të famshëm Man Singh, transmeton Telegrafi.

Kujtime nga e kaluara

Njohësit pohojnë se peizazhi që të çon deri te fortesa është i shkretë dhe ngulfatës, dhe të jep një ndjesi të çuditshme, por jo edhe takim me fantazma. Megjithatë, tregimet lokale flasin për njerëz të zhdukur dhe zëra të çuditshëm që dëgjohen nga rrënojat. Në vetë hyrjen vizitorët i pret një paralajmërim nga Instituti Arkeologjik i Indisë:

“Hyrja në Bhangarh para agimit dhe pas perëndimit të diellit është rreptësishtë e ndaluar.”

Hyrja kryesore të çon përmes mbetjeve të qytetit të vjetër, dhe brenda mureve ndodhen mbetje pallatesh, tempujsh dhe tregjesh të braktisura.

Banorët vendas besojnë se ata që kanë hyrë në fortesë natën nuk janë gjetur kurrë më. Një nga legjendat flet për një magjistar të fuqishëm që ndaloi që ndonjë shtëpi në Bhangarh të ishte më e lartë se e tija. Nëse hija e saj do të binte mbi shtëpinë e tij, qyteti do të zhdukej. Nipit të Madho Singut, Ajab Singh, nuk i interesoi ky paralajmërim dhe ndërtoi një ndërtesë të lartë. Hija ra mbi shtëpinë e magjistarit – dhe qyteti u zhduk.

Një version tjetër i legjendës thotë se ai magjistar ishte i dashuruar me princeshën Ratnavati. Një ditë, ai zëvendësoi parfumin e saj me një eliksir që do ta detyronte ta dashuronte. Ratnavati zbuloi mashtrimin dhe hodhi enën me eliksirin mbi një gur, i cili u rrokullis dhe e vrau magjistarin. Para se të vdiste, ai mallkoi tërë qytetin, duke thënë se Bhangarh do të shkatërrohej dhe askush nuk do të mund të jetonte më aty.

/Telegrafi/

The post Fshati ku askush nuk guxon të hyjë pas perëndimit të diellit: Paralajmërimi që frikëson edhe taksistët appeared first on Telegrafi.

❌
❌