KIEV, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Rusia kreu një valë sulmesh me raketa dhe dronë gjatë natës në Ukrainën perëndimore, duke goditur zona larg vijës së frontit, njoftuan sot mediet dhe zyrtarë ukrainas.
Sipas tyre, numri i kombinuar i dronëve dhe raketave ishte 623.
Sipas gazetës “The Kyiv Independent” ka pasur shpërthime në qytetin Lviv, pranë kufirit me Poloninë, dhe në Chernivtsi, afër kufirit me Rumaninë.
Gjithashtu, transmetuesi publik “Suspilne” njoftoi për një shpërthim të fuqishëm në qytetin veriperëndimor të Lutskit.
”Në Lviv, një ndërtesë u përfshi nga flakët pas sulmeve”, bëri të ditur kryebashkiaku Andriy Sadovyi përmes një postimi në Telegram.
”Forcat ajrore ukrainase kishin paralajmëruar më herët për raketa balistike dhe dronë që po vinin nga Rusia drejt perëndimit”, raportoi “The Kyiv Independent”.
Sipas burimeve zyrtare, dronë u panë gjithashtu duke iu afruar rajoneve Ternopil dhe Volyn.
Polonia, fqinja perëndimore e Ukrainës, ngriti avionë luftarakë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore gjatë sulmeve, njoftuan Forcat e Armatosura Polake në platformën X./ /Ad.Ab./ a.jor.
The post KIEV – Rusia lëshon 623 dronë dhe raketa kundër Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.