Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

31 May 2025 at 22:47

Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” disa nga vitet më të vështira në jetën e tij, të cilat i kujtoi i përlotur. Ai u shpreh se ka qenë një shtysë e tij që familja të emigronte drejt Gjermanisë, por atje janë përballur me një realitet të hidhur.

Mua më patën futur për piano dhe duke u rritur po shtohej nevoja, në ato kushte që ishim po vështirësohej. Nuk po e ndihmoja familjen aq sa duhej dhe nuk doja të ktheheshim në atë gjendje të vështirësive ekonomike. Mora para borxh dhe në moshën 16-vjeçare ika për tre ditë. Në tre ditë bëmë edhe pasaportat e familjarëve dhe ikëm. Përfunduam në një kamp në Gjermani, kushtet ishin të tmerrshme, vidhja edhe bukë në kamp.

Ishte shumë e vështirë. Atje kishim një racion të mirë në ditë, por ishte një. Unë kam pas një çantë krahu dhe atje kishte sportele ku merrej buka, shkoja tek njëri merrja bukën dhe shkoja tek tjetri për të marrë sa më shumë bukë. Sa e shihja që largoheshin shkoja merrja bukën e fusja në çantë. Thoja ku dreqin e solla familjen. Nuk flija, kisha frikë. Ndjehesha shumë fajtor, kisha motrat mamin dhe babin aty.

Ata më kanë besuar dhe besojnë ende sot. Kjo zgjati për një muaj dhe më pas jeta jonë ndryshoi. U largova sërish drejt Gjermanisë, vetëm në moshën 21-vjeçare. Ndenja tre muaj pas hekurave. Më kapi policia sepse nuk isha kthyer brenda tre muajsh në Shqipëri, më kanë mbajtur po aq muaj brenda.

Vështirësia kanë qenë vetëm katër ditët e para sepse më izoluan brenda një dhome të errët me një dritare shumë të vogël. Për katër ditë babi im nuk e ka ditur nëse jam gjallë apo jo. Babai po më kërkonte, atje më rrinte truri. Më pas gjej një adresë, i kërkoj, dhe i shkruaj në Facebook, babit”, tha Akili.

 

The post Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë appeared first on Sot News | Lajme.

Nuk ka mëshirë për Interin, vjen dhe goli i katërt në Mynih

31 May 2025 at 22:39

PSG dhe Interi luajnë këtë mbrëmje për trofeun më të lakmuar për klube në futbollin europian, Ligën e Kampioneve.

Ky është një trofe që do ta diskutojnë dy skuadra të cilat nuk janë ndeshur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare në sfida zyrtare.

PSG vjen për herë të dytë në finale, teksa ka humbur të parën në vitin 2020 përballë Bajern Mynihut. Ndërsa për Interin kjo është finalja e shtatë në histori, me tre të fituara dhe tre të humbura.

LIVE: PSG 4-0 INTER

Hakimi 12’,

Doue 20’, 64’,

Kvaratskhelia

 

 

The post Nuk ka mëshirë për Interin, vjen dhe goli i katërt në Mynih appeared first on Sot News | Lajme.

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

31 May 2025 at 22:26

Lëvizja palestineze Hamas ka pranuar një propozim për armëpushim të ndërmjetësuar nga i dërguari i posaçëm amerikan Steve Uitkoff, përfaqësues i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Lindjen e Mesme. Sipas një deklarate të Hamasit, plani synon arritjen e një armëpushimi të përhershëm, tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Rripi i Gazës dhe garantimin e aksesit të papenguar për ndihmat humanitare.

Hamasi njoftoi se, në bazë të marrëveshjes, është i gatshëm të lirojë 10 pengje të gjalla dhe të dorëzojë trupat e 18 të tjerëve në këmbim të lirimit të një numri të dakorduar të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.

“Lëvizja Islamike e Rezistencës (Hamas) paraqiti sot përgjigjen e saj ndaj propozimit të fundit të SHBA-së përmes ndërmjetësve”, thuhet në deklaratën e organizatës, duke shtuar se përgjigjja është rezultat i konsultimeve të gjera kombëtare.

Megjithëse deklarata nuk përmend ndryshime të drejtpërdrejta në propozim, një zyrtar palestinez i tha Reuters se Hamasi ka paraqitur disa kërkesa për modifikime, por përgjigjja mbetet pozitive në thelb.

Nga ana tjetër, Zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ende nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj këtij zhvillimi. Më herët gjatë javës, mediat izraelite raportuan se Netanyahu kishte informuar familjet e pengjeve se Izraeli e kishte pranuar planin e Uitkoff, edhe pse kjo nuk është konfirmuar nga qeveria.

Negociatat për armëpushim janë penguar prej kohësh nga kushtet e kundërta të të dyja palëve. Izraeli kërkon çarmatimin dhe shpërbërjen e Hamasit, si dhe lirimin e të gjithë 58 pengjeve që mbeten në Gaza. Ndërsa Hamasi refuzon të dorëzojë armët dhe kërkon një fund të qartë të luftës me tërheqjen e forcave izraelite.

The post Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur appeared first on Sot News | Lajme.

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

31 May 2025 at 22:04

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike dhe rolin e Sali Berishës.

I ftuar në një emision televiziv, Sula theksoi se në politikë figura udhëheqëse ka një ndikim të madh dhe se opozita nuk mund të pretendojë ndryshim duke sjellë në skenë persona që, sipas tij, i përkasin së kaluarës.

“Një lider ka peshë të madhe në fatin e një partie. Nëse Rama konsiderohet një figurë e konsumuar, nuk mund të përballemi me të me një figurë edhe më të vjetër,” u shpreh ai.

Sula nuk ishte pjesë e garës së 11 majit, pasi nuk u përfshi në listat e kandidatëve. Që prej asaj kohe, ai ka artikuluar disa herë qëndrime kundërshtuese ndaj lidershipit të Berishës dhe drejtimit që ka marrë PD-ja.

The post Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha appeared first on Sot News | Lajme.

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

31 May 2025 at 21:49

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të shumë organeve në trupin e njeriut.

Ekspertët thonë se këto fruta të thata duhen konsumuar rregullisht për të ofruar një larmi përfitimesh duke nisur që nga ulja e kolesterolit e deri tek rënia në peshë.

Këto përfitime mund të merren edhe duke konsumuar një sasi të vogël bajamesh çdo ditë.

Përfitimet që merrni duke ngrënë 4 bajame në ditë Duke ngrënë 4 bajame në ditë, trupi juaj do të marrë 6 përfitime direkte.

Zemër e fortë

Antioksidantët, flavonoidët dhe vitamina E tek bajamet ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe e bëjnë atë më të fortë.

Ekspertët thonë se ngrënia e rregullt e bajameve ul rrezikun e atakut në zemër me 50 përqind.

Kolesterol i ulët

Bajamet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E dhe kjo e fundit është një antioksidant i fuqishëm.

Antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira, ulin kolesterolin në gjak, pastrojnë enët e gjakut dhe pengojnë aterosklerozën.

Mendje e mprehtë

Antioksidantët dhe substancat e tjera që gjenden tek bajamet janë të rëndësishme për shëndetin e trurit.

Konsumi ditor i bajameve përmirëson aktivitetin dhe funksionet e trurit dhe e bën atë më të mprehtë.

Kockat dhe dhëmbët

Bajamet përmbajnë fosfor dhe ky mineral i bën kockat dhe dhëmbët më të fortë. Ekspertët këshillojnë se njerëzit që vuajnë nga osteoporoza duhet të konsumojnë bajame çdo mëngjes.

Mbipesha

Bajamet përmbajnë shumë fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë duke penguar ngrënien e tepërt.

Fibra rregullon tretjen dhe pengon akumulimin e depozitave dhjamore. Ekspertët thonë se nëse njeriu ha bajame të paktën dy herë në javë ka 30% më shumë gjasa për të mos shtuar në peshë.

Sheqernat në gjak

Këto arrorë janë të domosdoshëm për uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe të rëndësishëm për shëndetin e diabetikëve.

Bajamet dhe nën produktet e tyre rekomandohen kundër diabetit nga shumë ekspertë të fushës./AgroWeb.org

The post Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

31 May 2025 at 21:27

Sulmet ajrore ruse në rajonet në vijën e frontit në Ukrainë kanë vrarë të paktën shtatë persona dhe kanë plagosur disa të tjerë, thanë zyrtarët ukrainas më 31 maj, teksa ka pasiguri nëse negociatorët nga të dyja shtetet do të takohen më 2 qershor për rundin e dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta.

Forcat ruse sulmuan me raketa zona civile në një qark afër frontit në rajonin e Zaporizhjës, duke shkatërruar të paktën një shtëpi dhe duke dëmtuar disa ndërtesa të tjera. Në mesin e të vrarëve, ishte edhe një vajzë 9-vjeçare, tha kreu rajonal, Ivan Federov. Ai tha se po ashtu në këtë sulm u plagos edhe një djalë 16-vjeçar.

Tre persona u vranë nga sulmet ruse në Pokrovsk, në rajonin e Donjeckut, që ka qenë skenë e luftimeve të ashpra për muaj të tërë, ndërkaq dy të tjerë u vranë në një fshat aty pranë, tha Vadym Filashkin, zyrtar i lartë rajonal.

Shefi rajonal i Hersonit, Oleksandr Prokudin, tha se një burrë 60-vjeç u vra nga granatimet ruse në këtë qytet.

Hersoni është çliruar gjatë kundërofensivës ukrainase në fund të vitit 2022, disa muaj pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Por, Hersoni vazhdimisht sulmohet nga forcat ruse që gjenden në pozicione përtej lumit Dnjepër.

Ushtria ukrainase njoftoi se ka regjistruar gati 200 përleshje gjatë 24 orëve të fundit, me forcat ruse që sulmuan në disa pjesë të vijës së frontit në lindje të Ukrainës.

Më në veri, guvernatori i rajonit të Sumit urdhëroi evakuimin e 11 qyteteve dhe fshatrave të tjerë, teksa forcat ruse po shtojnë presionin në atë që autoritetet ukrainase e përshkruajnë si përpjekje për të krijuar një “zonë të sigurt” pranë kufirit.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 31 maj se forcat ruse kanë kapur fshatin Vodolahi në rajonin e Sumit, pranë kufirit me Rusinë. Po ashtu, tha se trupat ruse kanë marrë kontrollin e fshatit Novopil në rajonin e Donjeckut.

Ndërkaq, zyrtarët në rajonin rus të Kurskut, që gjendet afër Sumit, thanë se dhjetë persona u plagosën nga sulmet ukrainase me dronë gjatë natës.

Asnjë nga raportimet mbi luftimet nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Rusia ka refuzuar thirrjet e Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe mbështetësve evropianë të Kievit për një armëpushim 30-ditor, me mundësi zgjatjeje, duke vazhduar sulmet dhe duke i bërë thirrje Ukrainës që të dërgojë negociatorë për bisedimet e propozuara që të mbahen në Stamboll më 2 qershor.

Rundi i parë i bisedimeve i mbajtur më 16 maj përfundoi me një marrëveshje për një shkëmbim të madh të të burgosurve, por pa ndonjë përparim drejt kapërcimit të dallimeve të mëdha mes dy vendeve sa i përket rrugës drejt paqes.

Rusia ka thënë se do të përdorë takimin e propozuar të 2 qershorit për të paraqitur një memorandum me kushtet e saj për një marrëveshje paqeje. Kievi ka deklaruar se është i gatshëm të marrë pjesë, por dëshiron ta shohë paraprakisht memorandumin rus./Rel

 

The post Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë appeared first on Sot News | Lajme.

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital

31 May 2025 at 21:07

Një vrasje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në jug të Londrës në Britaninë e Madhe. Viktimë raportohet se ka mbetur një vajzë rreth 20-vjeç.

I plagosur në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një 30-vjeçar, i cili u dërgua në spital me lëndime të lehta. Gjithashtu ai dyshohet si autor i krimit dhe është vënë në pranga nga autoritetet.

Sipas mediave britanike, vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti që dyshohet se filloi në një adresë aty pranë dhe u përshkallëzua në Frith Road.

The post Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital appeared first on Sot News | Lajme.

Kurti viziton komandën amerikane në Kosovë gjatë ushtrimit Defender Europe 25

31 May 2025 at 20:50

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi komandën e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane, që po drejton brigadat shumëkombëshe në kuadër të ushtrimit “Defender Europe 25” në Kosovë.

I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, Kurti vlerësoi bashkëpunimin ushtarak ndërkombëtar dhe progresin e FSK-së në këtë ushtrim.

Ai theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën ushtarake dhe theksoi kapacitetet në rritje të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Defender Europe 25” është një nga ushtrimet më të mëdha të SHBA-së dhe NATO-s në Ballkan, me pjesëmarrjen e mijëra trupave aleatë dhe partnerë.

The post Kurti viziton komandën amerikane në Kosovë gjatë ushtrimit Defender Europe 25 appeared first on Sot News | Lajme.

Finalja e Champions League/ Publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

31 May 2025 at 20:33

Këtë të shtunë në orën 21:00 në Mynih do luhet finalja e Champions League për edicionin 2024-25. Ndeshja vendos përballë PSG-në dhe Interin, për herë të parë në një ndeshje zyrtare, që vlen trofeun më të madh në Evropë.

Në historinë mes tyre dy skuadrat janë përballur pesë herë në miqësore, nga të cilat tre kanë folur për francezët e PSG-së dhe në dy raste për italianët e Interit.

Formacionet zyrtare:

PSG: Donnarumma; Mendes, Pacho, Marquinhos, Hakimi; Fabian Ruiz, Vitinha, Neves; Kvaratskhelia, Doue, Dembele.

Inter: Sommer; Dimarco, Bastoni, Acerbi, Pavard, Dumfries; Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella; Thuram, Lautaro.

The post Finalja e Champions League/ Publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter appeared first on Sot News | Lajme.

Trump shkarkon drejtoreshën e Galerisë së Portreteve: Mbështetja për DEI është e papërshtatshme për rolin e saj

31 May 2025 at 20:20

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten shkarkimin e drejtoreshës së Galerisë Kombëtare të Portreteve, Kim Sajet. Kjo është ndërhyrja e parë e drejtpërdrejtë e presidentit në Institutin Smithsonian pas lëshimit të urdhrit të tij ekzekutiv të kohëve të fundit për të eliminuar “narrativat përçarëse” nga muzetë dhe institucionet kërkimore federale.

“Me kërkesën dhe rekomandimin e shumë njerëzve, po e shkarkoj Kim Sajet nga pozicioni i saj si Drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Portreteve”, shkroi Trump në platformën Truth Social. “Ajo është jashtëzakonisht e anshme dhe mbështetëse e DEI-t, diçka krejtësisht e papërshtatshme për pozicionin e saj. Zëvendësuesi i saj do të shpallet së shpejti.”

Galeria Kombëtare e Portreteve, e themeluar në vitin 1962 me një akt të Kongresit, strehon portrete të amerikanëve të shquar, përfshirë të gjithë presidentët e SHBA-së. Koleksioni i saj përfshin mbi 26,000 vepra arti. Smithsonian, megjithëse vepron si një institucion i pavarur, merr afërsisht 62% të financimit të tij nga qeveria federale.

Kim Sajet u emërua në vitin 2013 si drejtoresha e parë femër e Galerisë Kombëtare të Portreteve. E lindur në Nigeri dhe shtetase holandeze, ajo ka punuar në SHBA për më shumë se 30 vjet. Gjatë mandatit të saj, ajo promovoi zgjerimin e koleksionit me theks në diversitetin e artistëve dhe temave, dhe forcoi praninë e gjuhës spanjolle në komunikimet e muzeut.

Në vitin 2017, ajo ishte drejtoresha e parë e Smithsonian që emëroi një koreograf në mënyrë të përhershme për të krijuar shfaqje vallëzimi bazuar në ekspozitat e muzeut. Ajo gjithashtu lançoi serinë e podkasteve “PORTRAITS”, tani në sezonin e saj të gjashtë, duke synuar të arrijë audiencën përmes dialogëve rreth artit, historisë dhe identitetit

The post Trump shkarkon drejtoreshën e Galerisë së Portreteve: Mbështetja për DEI është e papërshtatshme për rolin e saj appeared first on Sot News | Lajme.

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu, arrestohet autori 23-vjeçar, detaje

31 May 2025 at 20:03

Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën të enjten në mbrëmje në Podgoricë, Mali i Zi. Ngjarja tragjike erdhi pas një konflikti verbal mes tij dhe një shtetasi shqiptar, i identifikuar me inicialet E.B., 23 vjeç.

Kabashi u qëllua rëndë dhe u transportua me urgjencë në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Vdekjen e të riut e ka bërë të ditur edhe babai i tij, Aliu, përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook.

Viktima2

Sipas një njoftimi nga Policia e Malit të Zi, i dyshuari E.B. është kapur në zonën e kanionit të lumit Moraça dhe tashmë po përballet me akuza për veprën penale të vrasjes.

The post Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu, arrestohet autori 23-vjeçar, detaje appeared first on Sot News | Lajme.

E sulmoi media e familjes Berisha pasi foli mirë për Ramën, reagon drejtuesja e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri

31 May 2025 at 19:50

Drejtuesja e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, Katharina Hofmann De Maura ka reaguar për një shkrim të saj lidhur me kryeministrin Edi Rama, të publikuar edhe në median pranë familjes së Sali Berishës.

Teksa lajmi është shtrembëruar dhe keqinterpretuar, duke iu referuar si një “analizë gjermane“, De Maura është detyruar që të bëjë një reagim, ku sqaron se në fakt artikulli është shkruar prej saj si autore e pavarur për IPS Magazine dhe nuk përfaqëson asnjë qëndrim zyrtar të Fondacionit Friedrich Ebert.

“Është shqetësuese të vërehet se përmbajtje të nxjerra jashtë kontekstit, tituj dhe përkthime të manipuluara po përdoren për të ndërtuar narrativa që nuk përkojnë aspak me punën apo qëndrimet tona. Edhe më problematike është që këto materiale po përdoren për qëllime të qarta politike dhe zgjedhore, duke keqpërdorur emrin dhe reputacionin e Fondacionit.”, shkruan ajo.

Më tej, De Maura thekson se analizat e tyre bëhen në mënyrë transparente dhe se nuk bëjnë qëndrime pro apo kundër një force të caktuar në Shqipëri, duke shtuar se distancohet nga përmbajtjet e manipuluara apo tentativat për të përdorur emrin e fondacionit për qëllime elektorale.

“Distancohem plotësisht nga çdo përmbajtje e manipuluar apo keqinterpretuar, si dhe nga çdo përpjekje për të instrumentalizuar emrin e Fondacionit për qëllime elektorale.”

Në shkrimin e De Maura bëhej një ‘analizë’ për kryeministrin Edi Rama, samitin e Komunitetit Politik Evropian të mbajtur me 16 maj në Tiranë, peripecitë për rrugën evropiane të vendit, marrëveshjen për emigrantët me Italinë, si edhe për luftën e brendshme në vend kundër krimit dhe korrupsionit.

Reagimi i plotë i Katharina Hofmann De Maura:

Në cilësinë time si përfaqësuese e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, dëshiroj të reagoj publikisht ndaj disa publikimeve të fundit në media, të cilat kanë shtrembëruar dhe keqinterpretuar artikullin tim, duke iu referuar gabimisht si një “analizë gjermane”.

Artikulli në fjalë është shkruar prej meje në kapacitetin tim personal si autore e pavarur për IPS Magazine, ashtu siç kam bërë edhe me kontribute të tjera më parë. Ai nuk përfaqëson një qëndrim zyrtar të Fondacionit Friedrich Ebert.

Është shqetësuese të vërehet se përmbajtje të nxjerra jashtë kontekstit, tituj dhe përkthime të manipuluara po përdoren për të ndërtuar narrativa që nuk përkojnë aspak me punën apo qëndrimet tona. Edhe më problematike është që këto materiale po përdoren për qëllime të qarta politike dhe zgjedhore, duke keqpërdorur emrin dhe reputacionin e Fondacionit.

Dua të theksoj me forcë se as unë personalisht, dhe as Fondacioni që përfaqësoj, nuk kemi dhënë asnjë qëndrim publik që mbështet apo kundërshton forca të caktuara politike në Shqipëri. Çdo analizë apo publikim i Fondacionit Friedrich Ebert publikohet në mënyrë transparente, përmes kanaleve tona zyrtare, dhe në përputhje me standardet më të larta të paanshmërisë, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj demokracisë.

Distancohem plotësisht nga çdo përmbajtje e manipuluar apo keqinterpretuar, si dhe nga çdo përpjekje për të instrumentalizuar emrin e Fondacionit për qëllime elektorale.

Për informacion të saktë dhe të verifikuar mbi aktivitetin dhe publikimet tona, ju ftoj të referoheni vetëm te burimet tona zyrtare.

KATHARINA HOFMANN DE MOURA

Përfaqësuese e Fondacionit Friedrich Ebert

Zyra në Shqipëri

 

The post E sulmoi media e familjes Berisha pasi foli mirë për Ramën, reagon drejtuesja e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri appeared first on Sot News | Lajme.

Dhanë dëshmi të rreme në lidhje me protestat e Parkut Gezi, dënohen me burg 2 aktorët e njohur turq

31 May 2025 at 19:40

Aktori i famshëm turk Halit Ergenc është dënuar me burgim me kusht për dhënien e dëshmisë së rreme në lidhje me protestat e Parkut Gezi të vitit 2013. Sipas mediave turke, një gjykatë e Stambollit e dënoi Ergencin me burg për përpjekje për të përmbysur qeverinë turke dhe pengim të funksioneve të saj.

Çështja u hap pasi prokurorët thirrën Ergenc dhe aktorin Riza Kocaoglu në një tjetër procedurë ligjore që përfshinte agjenten e famshme të talenteve Ayse Barım, e cila është në paraburgim që nga janari me akuzat për përpjekje për të përmbysur qeverinë turke. Barım dyshohet se i udhëzoi aktorët që ajo përfaqësonte të mbështesnin publikisht protestat e Parkut Gezi.

Gjatë gjyqit, Ergenc pretendoi se nuk kishte kontakt me organizatorët e protestave të akuzuar, përfshirë Memet Alabora dhe Ayşe Barım. Megjithatë, hetuesit gjetën prova që tregonin lidhjen e tij me ta. Përveç kësaj, ka regjistrime që tregojnë praninë e tij në protesta.

Ergenc u dënua me një vit e dhjetë muaj e 15 ditë burg, ndërsa Kocaoglu me një vit e tetë muaj. Megjithatë, gjykata e shtyu shpalljen e vendimit, që do të thotë se dënimet nuk do të ekzekutohen nëse aktorët nuk kryejnë një vepër të re penale. Të dy aktorët i mohuan akuzat dhe kërkuan lirim nga akuzat gjatë seancës dëgjimore.

Vendimi ka shkaktuar dënim ndërkombëtar, me organizata të tilla si Amnesty International që kërkojnë rrëzimin e akuzave dhe lirimin e të gjithë të burgosurve të lidhur me protestat e Gezi-t. Halit Ergenc është një aktor i respektuar në Turqi dhe fitoi popullaritet ndërkombëtar falë roleve të tij në serialet “Një mijë e një netë” dhe “Sulejmani i Madhërishëm”.

Çfarë ishin protestat e Parkut Gezi?

Në vitin 2013, një grup qytetarësh protestuan ndaj shkatërrimit të Parkut Gezi në qendër të Stambollit për t’i hapur rrugë një projekti ndërtimi. Ajo që nisi si një protestë mjedisore u kthye shpejt në një lëvizje mbarëkombëtare kundër qeverisë dhe kufizimit të lirive demokratike. Protesta u përhapën në qytete të ndryshme dhe u shoqëruan me dhunë policore dhe qindra arrestime.

Çfarë lidhje kanë aktorët me këto protesta?

Në mesin e hetimeve për organizatorët e protestave, në vitet që pasuan, u përfshi edhe menaxherja e famshme e artistëve turq, Ayse Barim. Prokuroria e akuzoi atë se kishte ndihmuar në përfshirjen e figurave të njohura në protesta për të shtuar ndikimin publik. Gjatë procesit gjyqësor, Halit Ergenç dhe Riza Kocaoglu u thirrën si dëshmitarë në mbrojtje të saj. Ata mohuan lidhjet me organizimin e protestave apo përfshirjen aktive në to.

The post Dhanë dëshmi të rreme në lidhje me protestat e Parkut Gezi, dënohen me burg 2 aktorët e njohur turq appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasje e ashpër mes tifozëve të Interit dhe PSG, kaos në një metro në Mynih (Video)

31 May 2025 at 19:23

PSG dhe Inter sfidojnë njëra tjetrën në Mynih, në finalen e madhe të Champions. Gjatë githë ditës së sotme, tifozët e të dy skuadrave kanë “pushtuar” qytetin, duke mbushur rrugët.

Nuk kanë munguar përplasjet, teksa ka patur konfrontim fizik mes tyre në në një stacion metroje në Mynih.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, është plagosur një mbështetës i PSG-së.
Për të rikthyer qetësinë u desh ndërhyerja e autoriteteve, që shpërndanë turmën duke përdorur gaz lotsjellës.

Les ultras de l’inter attaquent les supporters parisiens dans le métro !!
Attention à vous les gars, ils font tout pour casser l’ambiance bon enfant 🤦🏽‍♂️
Ils ne représentent pas les supporters interistes qui sont plutôt cools aux abords du stade !!! #UCLfinal #PSGINT pic.twitter.com/GChiWU4mgv

— Paris By Match (@ParisByMatch) May 31, 2025

The post Përplasje e ashpër mes tifozëve të Interit dhe PSG, kaos në një metro në Mynih (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Po punonte në një pallat në ndërtim, bie nga lartësia 48-vjeçari në Tiranë, ndërron jetë në vend

31 May 2025 at 19:13

Një 48-vjeçar ka humbur jetën paraditen e së shtunës në Tiranë, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një pallat në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Brigada VIII”. Viktima është një shtetas i huaj nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.

 

 

The post Po punonte në një pallat në ndërtim, bie nga lartësia 48-vjeçari në Tiranë, ndërron jetë në vend appeared first on Sot News | Lajme.

“Në mandatin e katërt, PS duhet të ndryshojë veten dhe qasjen ndaj njerëzve”/ Braçe: Jemi bërë arrogantë

31 May 2025 at 18:55

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të moderuar nga Nisida Tufa, deputeti jetëgjatë i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i zgjedhur rishtaz që nga viti 1996, u shpreh se dashje pa dashje pas fitores bëhesh arrogantë.

Braçe u shpreh gjithshtu se PS duhet të ndryshojë veten në katër vitet e ardhshme qeverisje, të ketë një qasje që të jetë sa më afër në shërbim të njerëzve, duke dëgjuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve.

“Nuk i shoh ato që thotë Berisha, jam i angazhuar në analizën tonë te zgjedhjet. Nuk e prisja që në Njësinë 5 këtë rezultat, prisja më shumë vota, pavarësisht se kemi pasur rritje” – tha Braçe.

Nisida Tufa: Ju si pozitë dhe PS, e patët më të lehtë për të fituar?

 

 

Erion Braçe: Problemi ynë nuk është opozita, jemi ne vetë. Nëse ne nuk korrigjohemi dhe nuk kemi një qasje të përulur, jo arrogante, në raport me njerëzit, sepse në disa raste jemi arrogantë, nuk mund të përmisohemi. Nga unë i pari, deri ata që janë në krye, nganjëherë kemi qasje arrogante, ju del natyrshëm, edhe pse mundohemi të përmbahemi. Por nuk është ky thelbi i qeverisjes. Mendoj se qeverisja ka qenë bashkëpunuese dhe e përkushtuar e kështu me radhë, siç ka edhe të meta, që patjetër duhen korrigjuar, duhen të jetë thuajse zero në këtë mandat. Ky manadat, që është marrë me kaq shumë vota, duhet të shërbejë që të jemi gjithnjë e më shumë të përulur, në punë dhe të përkushtuar përballë problematikave, qoftë edhe një njeriu të vetëm. Mbit ë gjitha, ky mandat duhet të shërbejë për të dëgjuar shumë e për të vepruar akoma edhe më shumë në raport me njerëzit.

Nisida Tufa: Çfarë duhet të ndryshojë PS?

Erion Braçe: Veten. Pas 12 viteve në pushtet patjetër që është e domosdoshme të ndryshosh veten. Jo thjesht dhe vetëm si individë, sepse mund të ndryshosh deputetët apo drejtuesit e partisë në nivel qendror e lokal, mund të ndryshosh kryetarët e bashkive, gjithashtu edhe ministrat, por nuk ndryshon qasjen në raport me njerëzit. Ajo që duhet të ndryshojë është qasja. Arroganca duhet të shkojë në zero dhe përkushtimi duhet të shkojë në 100%.

Nisida Tufa: Çfarë ka bërë keq deri tani Partia Socialiste?

Erion Braçe: Do thoja vetëm çfarë duhet të bëhet më mirë. Lufta kundër korrupsionit duhet bërë akoma më mirë. Është thelbësore që qytetarit i mungojnë shërbime publike dhe të mira, ajo që nuk meritojnë është korrupsioni. Kemi bërë një hap të madh dhe kemi lënë drejtim të veprojë drejtësinë, kemi hequr çdo lloj mburoje politike për çdo anëtar të PS në secalin nivel të qeverisjes dhe I kemi lënë të përballen drejtpërdrejt me drejtësinë nëse kanë një akuzë penale. Kjo është një qasje që më herët nuk ka ekzistuar në Shqipëri. Është një gjë positive që po ndodh në këtë vend. Ama, kjo është vetëm drejtësia penale, ajo që neve na intereson është drejtësia sociale, që buron në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mënyra se si ti e ushtron pushtetin.

Nisida Tufa: Sa e ka goditur SPAK famijen tuaj politike?

Erion Braçe: Në çfarëdo shkalle të jetë tronditja jonë, është shumë më i madh përfitimi i qytetarëve. Ne nuk e kemi bërë drejtësinë e re thjesht për të vënë para përgjegjësisë një ministër, një deputet, president po do, kryeministër apo kështu me radhë. Nuk është hakmarrje pë rata që në kohë të ndryshme kanë gjynahe për mënyrën se si kanë qeverisur dhe i kanë borxhe qytetarëve. Pra, duhet të shihet si proces ku përfitojnë qytetarët, jo një process që trondit PS, trondit Qeverinë apo kështu me radhë. Duhet të çlirohemi nga historia, ja u fut edhe ai në burg. Shikoni se sa ka përfituar siguria publike nga goditja e krimit të organizuar në Shqipëri.

The post “Në mandatin e katërt, PS duhet të ndryshojë veten dhe qasjen ndaj njerëzve”/ Braçe: Jemi bërë arrogantë appeared first on Sot News | Lajme.

Fluks i madh në pikën kufitare Morinë–Vërmicë, nis sezoni turistik me mijëra udhëtarë drejt bregdetit shqiptar

31 May 2025 at 18:44

Në pikën kufitare të Morinit, fundi i muajit maj u shënua nga kolonat e para të automjeteve që vinin nga Kosova. Rritja e temperaturave dhe nisja e sezonit veror kanë sjellë një shtim të ndjeshëm të lëvizjes së qytetarëve drejt bregdetit shqiptar. Që në orët e para të mëngjesit, sportelet kufitare kanë funksionuar me kapacitet të plotë për të përballuar fluksin në rritje.

Autoritetet konfirmojnë se, falë marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, procedurat janë përshpejtuar ndjeshëm, duke e bërë kalimin më të shpejtë dhe më të lehtë.Në pikën kufitare Morinë–Vërmicë janë vënë në funksion 8 sportele në hyrje dhe 8 në dalje, një masë kjo që ka ndihmuar në shmangien e pritjeve të gjata që zakonisht karakterizojnë fundjavat me fluks të lartë.Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 24 orët e fundit përmes kësaj pike kufitare kanë kaluar rreth 30 mijë udhëtarë, përfshirë afro 8,500 automjete dhe 87 autobusë.

Lëvizja është zhvilluar në mënyrë të qetë, edhe pse me kontrolle të shtuara për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar çdo përpjekje për kalime të paligjshme.

Sezoni turistik duket se ka nisur fuqishëm. Të dhënat e para tregojnë se Shqipëria vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit nga Kosova një zgjedhje që ndikohet nga afërsia gjeografike dhe mikpritja që është bërë tashmë një markë e njohur shqiptare.

The post Fluks i madh në pikën kufitare Morinë–Vërmicë, nis sezoni turistik me mijëra udhëtarë drejt bregdetit shqiptar appeared first on Sot News | Lajme.

“Mund ta fitosh një garë, por pas një jave mund të humbësh popullaritetin”/ Braçe: Kam humbur shumë miq

31 May 2025 at 18:30

Erion Braçe do të vijojë të jetë deputet i Parlamentit shqiptar, pasi ishte i dyti më i votuar në listën e hapur të PS në Tiranë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të moderuar nga Nisida Tufa, Braçe pohoi se për shkak të sistemit që garohej edhe brenda partisë, ka humbur miq.

Sipas Braçes, “të promovosh veten, është një gjë krejt legjitime, por që të shash tjetrin, sidomos brenda një partisë, nuk është normale, prandaj unë këtë sistem nuk e dua edhe për këtë arsye”.

Nisida Tufa: Si ishte fushata dhe gara kësaj here?

Erjon Braçe: Lista e hapur ishte një garë e dyfishtë, një garë me opozitën në radhë të parë, por edhe një garë brenda pjesës tënde, brenda partisë tënde. Nëse e para është tradicionale, kjo e dyta patjetër që është e vështirë, veçanërisht për mua, sepse e kam parim që nuk dua të humb miq e shokë për një garë elektorale. Në të dyja aspektet u bë e vështirë, edhe për faktin se opozita nuk ishte inekzistente që thuhet. Në një njësinë 5 ishte i gjithë spektri i opozitës. Në krahun tjetër, ishin kolegët që kishin katër vjet në zonë, një pjesë edhe më shumë se katër vite, ndërsa unë kisha vetëm 2 muaj e pak ditë. Unë nuk kisha kohë për të njohur Tiranën, jo më për të bërë fushatë, pavarësisht se jetoj në Tiranë, por kam qenë i fokusuar në zonën time elektorale (Divjakë).

Nisida Tufa: Si e përjetuat kur e morët vesh që ishit në listë të hapur?

Erjon Braçe: Secili prej nesh duhet të mbajë barrë brenda partisë së tij. Duhet të mbaja peshë. Dy shqetësime kam pasur. E para, ndarja shumë paqësore me Divjakën. Meraku i dytë ishte koha e pamjaftueshme. Lista e hapur apo e mbyllur nuk ka qenë fare problem.

Nisida Tufa: Nuk e ndjetë garën mes kolegësh?

Erjon Braçe: Patjetër që sfidën e ndjeva, por meraku më i madh ishte mos humbja e miqve në këtë histori. Nga Divjaka në Tiranë kam humbur miq. Nuk ka triumf në politikë, mund ta fitosh një garë, por pas një jave mund të humbësh popullaritetin. Nuk ka triumfator në politikë. Ke bërë një garë, ke marrë një kontratë pune dhe shkon në punë. Pra, unë nuk e kam problem garën, edhe brenda partisë. Të promovosh veten, është një gjë krejt legjitime, por që të shash tjetrin, sidomos brenda një partisë, nuk është normale. Prandaj unë këtë sistem nuk e dua edhe për këtë arsye.

Nisida Tufa: Keni patur zhgënjimet e tua lidhur me këtë?

Erjon Braçe: Patjetër që kam pasur. E thashë, përderisa kam humbur miq. Nuk kanë rëndësi emrat. Kjo është është e imja, është personale. Patjetër që ndikoi në fushatë sepse të destabilizon. Të vijnë fjalë të tipit: çfarë do me atë, ai nuk zgjidhet deputet, atë nuk e do Rama, nuk i merr dot votat. Kemi qenë aty, kemi luftuar bashkë, i kemi dalë në krah njëri-tjetrit, për çfarë e bën, për një vend deputeti?

Nisida Tufa: Patët komunikim me Kryeministrin?

Erjon Braçe: Po, komunikimi ka qenë vetëm për punën. Normalisht ky ka qenë shqetësimi. I dyti është pikërisht atë që thashë: nuk jam mësuar të kacafytem me njerëzit. Ka bërë edhe ai ndërhyrjen e vet, siç janë bërë edhe publike. Mora një urim për fitoren, sipas stilit të tij, kuptohet: Hajde urime, se na çmende! Unë nuk ndihem fitues se jam unë, por ndihem fitues se është PS-ja.

The post “Mund ta fitosh një garë, por pas një jave mund të humbësh popullaritetin”/ Braçe: Kam humbur shumë miq appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ilir Meta: Shkelje flagrante e standardeve ndërkombëtare dhe kapje shteti

31 May 2025 at 18:09

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar fuqishëm ndaj zgjedhjeve të 11 Majit, duke i cilësuar ato si një farsë elektorale të kriminalizuar që nuk përmbush asnjë standard ndërkombëtar. Ai përkrahu vendimin e organizatës politike ndërkombëtare IDC-CDI, e cila dënoi manipulimin e procesit zgjedhor dhe shkeljet e rënda që u regjistruan gjatë zgjedhjeve.

Meta theksoi rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe kërkoi formimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i kushtuar një rol kyç rikthimit të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Përshëndes dhe mbështes plotësisht Rezolutën shumë të rëndësishme të organizatës politike më të madhe në botë, IDC-CDI, ku 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit!

Këto zgjedhje të kriminalizuara nuk përmbushën asnjë standard ndërkombëtar dhe shkelën dhunshëm kriteret e Kopenhagenit dhe unë e përkrah me vendosmëri vendimin e IDC-CDI për të dënuar manipulimin e procesit zgjedhor përmes kapjes së shtetit dhe bashkëpunimit kriminal në frikësimin e votuesve dhe manipulimin e rezultateve; përndjekjes gjyqësore ndaj liderëve të opozitës; pandëshkueshmërinë institucionale ndaj krimeve zgjedhore.

Vlerësoj lart mesazhet shumë të qarta të IDC-CDI për domosdoshmërinë e zbatimit me urgjencë të rekomandimeve prioritare të OSBE/ODIHR, për ndërprerjen e përndjekjes politike dhe rikthimin e të drejtave të plota për liderët e opozitës, si dhe për krijimin e një qeveri teknike, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të mbikëqyrur reformat drejt BE-së dhe për të përgatitur zgjedhje të reja.

Pa garantuar votën e lirë, themelin e demokracisë dhe shtetit ligjor, nuk mund të ketë kurrë integrim të Shqipërisë në familjen europiane!”

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Ilir Meta: Shkelje flagrante e standardeve ndërkombëtare dhe kapje shteti appeared first on Sot News | Lajme.

“Rama drejton një ‘makineri lufte'”/ Topi paralajmëron “pasojat” e super-mazhorancës

31 May 2025 at 17:57

Ish-presidenti Bamir Topi nuk heziton ta quajë PS-në një “makineri lufte”, duke iu referuar peshës së saj elektorale dhe se si Edi Rama, sipas tij, ka forcuar lidhjet përmes interesave dhe përdorimit të strukturave që ai i sheh si trashëgimi nga Partia e Punës. Mazhorancën socialiste në Kuvendin e ardhshëm, Topi e sheh të konsoliduar me 84 mandate.

“Rama do të ketë 84 deputetë në Kuvend. E ka treguar se, kur i duhen 2 ose 3 vota shtesë, i merr pa problem”, u shpreh Topi.

Ish-kreu i shtetit paralajmëroi megjithatë se rreziku nuk qëndron më tek numrat në Kuvend, por tek ndikimi që kjo super-mazhorancë ka mbi institucionet e tjera shtetërore të cilat sipas tij do të jenë të intimiduara.

Nisida Tufa: Çfarë do të thotë një mandat i 4-ët i Edi Ramës dhe PS-së në raport me elektoratin?
Bamir Topi: Rama, e para ka shfrytëzuar një histori politike të PPSH. Asgjë nuk ka humbur. Nuk e them këtë në kontekstin e një anatemimi që i bëhet një politike të caktuar, strukturat janë. Por ai nuk qëndroi aty, shfrytëzoi eksperiencën e asaj partie të mirëorganizuar dhe rinovoi linjat e angazhimit të të rinjve duke i afruar tek interesi dhe tek një program që ishte tërheqës për të rinjtë që vinin nga familje të majta. Ai që nuk merr listën dhe për të bërë vlerësimin statistikor, kot që merret me politikë. Ky vend, në të gjitha zgjedhjet, përjashto ato të 1992, ka një mazhorancë të lehtë të majtë, Edi Rama e ka forcuar përmes lidhjeve të interesit. Ai ka një makineri lufte dhe këtë do të vazhdojë ta ketë. Frika nuk është më tek PS për të ruajtur këtë elektorat, frikën e kemi ne të tjerët. Janë 83 vota, praktikisht 84 e ka treguar se për 2-3 vota kur i duhen e merr, frika është tek institucionet e shtetit të cilat po shkojnë në një lloj pozicionin ndaj partisë politike si një herë e një kohë. Kur ai forcon numrat në Parlament, ai shton intimidimin e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore sepse thotë s’keni më punë me Parlamentin në tërësi, por keni punë me mua personalisht. Gjithçka është në dorë të kryeministrit dhe përforcohet teza që kemi thënë, Republika nuk është më Parlamentare, por Kryeministrore…

The post “Rama drejton një ‘makineri lufte'”/ Topi paralajmëron “pasojat” e super-mazhorancës appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌