Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rusia kufizon thirrjet në “WhatsApp” dhe “Telegram” për të luftuar kriminelët

14 August 2025 at 14:35

MOSKË, 14 gusht /ATSH- Rusia njoftoi sot kufizime në thirrjet e aplikacioneve WhatsApp dhe Telegram, duke thënë se kjo ishte e nevojshme për të luftuar kriminalitetin, sipas “France24”.

“Për të luftuar kriminelët, po merren masa për të kufizuar pjesërisht thirrjet në këto aplikacione të huaja të mesazheve, WhatsApp dhe Telegram”, tha organi mbikëqyrës i komunikimit “Roskomnadzor”.

“Aplikacionet e mesazheve janë bërë shërbimet kryesore zanore të përdorura për mashtrim dhe zhvatje, si dhe për përfshirjen e qytetarëve rusë në aktivitete subversive dhe terroriste”, shtoi organi mbikëqyrës.

Shërbimet ruse të sigurisë kanë thënë shpesh se Ukraina po përdorte Telegram për të rekrutuar njerëz ose për të kryer akte sabotimi në Rusi.

Moska kërkon që të ofrohet akses në të dhëna me kërkesë nga forcat e rendit, jo vetëm për hetimet e mashtrimit, por edhe për hetimin e aktiviteteve që Rusia i përshkruan si terroriste.

“Qasja në thirrjet e aplikacioneve te huaja do të rikthehet pasi ata të fillojnë të zbatojnë legjislacionin rus”, tha Ministria Digjitale e Rusisë.

Në një deklaratë, Telegram tha se po lufton në mënyrë aktive keqpërdorimin e platformës së saj, duke përfshirë thirrjet për sabotim ose dhunë, si dhe mashtrimin dhe se eleminon miliona përmbajtje të dëmshme çdo ditë.

Që nga nisja e ofensivës së saj në Ukrainë, Rusia ka kufizuar në mënyrë drastike lirinë e shtypit dhe lirinë e fjalës në internet.

“WhatsApp është privat, i enkriptuar nga fillimi në fund dhe sfidon përpjekjet e qeverisë për të shkelur të drejtën e njerëzve për komunikim të sigurt, prandaj Rusia po përpiqet ta bllokojë atë për mbi 100 milionë rusë”, tha një zëdhënës i WhatsApp në pronësi të Meta-s.

Më shumë se 100 milionë banorë në Rusi përdorin WhatsApp për mesazhe dhe thirrje. //a.i/

The post Rusia kufizon thirrjet në “WhatsApp” dhe “Telegram” për të luftuar kriminelët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

WhatsApp: Rusia po përpiqet të na bllokojë

By: Ardit
14 August 2025 at 11:47

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp, ka thënë të enjten se Rusia po përpiqet t’i bllokojë shërbimet e tij për shkak se aplikacioni ua ka ofruar njerëzve të drejtën për komunikim të sigurt. WhatsApp, i cili është në pronësi të Meta-s, u zotua se do t’i vazhdojë përpjekjet për t’i kthyer shërbimet e aplikacionit të vet edhe […]

The post WhatsApp: Rusia po përpiqet të na bllokojë appeared first on BoldNews.al.

Rusia ngushton lirinë online: WhatsApp dhe Telegram nën presion

By: gaze tare
14 August 2025 at 09:30

Rusia ka vendosur kufizime të pjesshme ndaj thirrjeve zanore në WhatsApp dhe Telegram, duke i akuzuar këto platforma për mosbashkëpunim me autoritetet në luftën kundër mashtrimeve dhe terrorizmit.

Sipas Roskomnadzor, kufizimet prekin vetëm thirrjet, ndërsa funksionet e tjera të aplikacioneve mbeten aktive. Ministria e Zhvillimit Dixhital tha se shërbimi do të rikthehet vetëm nëse kompanitë zbatojnë ligjet ruse.

Meta, pronarja e WhatsApp, reagoi ashpër, duke theksuar se privatësia e përdoruesve është thelbësore dhe se Rusia po përpiqet ta ndalojë platformën për mbi 100 milionë qytetarë. Telegram, nga ana tjetër, tha se lufton përmbajtjen e dëmshme çdo ditë.

Ndërkohë, Presidenti Putin ka urdhëruar krijimin e një aplikacioni shtetëror për mesazhe, pjesë e një plani për “sovranitet dixhital”. Kritikët paralajmërojnë për rritje të kontrollit dhe censurës mbi internetin.

Human Rights Watch raporton se Rusia po e përdor sigurinë si pretekst për të shtypur lirinë dixhitale dhe për të monitoruar përdoruesit.

The post Rusia ngushton lirinë online: WhatsApp dhe Telegram nën presion appeared first on iconstyle.al.

Meta aksion pastrimi, WhatsApp mbyll 6.8 milionë llogari: Merreshin me mashtrime

By: D Marku
6 August 2025 at 16:56

“WhatsApp ka mbyllur 6.8 milionë llogari të lidhura me mashtrues që synojnë njerëz në mbarë botën në gjysmën e parë të këtij viti”, kështu thuhet në njoftimin e Meta-s.

Shumë prej tyre ishin të lidhur me qendra mashtrimi të drejtuara nga kriminelë të organizuar në Azinë Juglindore, të cilët shpesh përdornin punë të detyruar në operacionet e tyre.

Meta e bëri njoftimin ndërsa WhatsApp nxori masa të reja kundër mashtrimit për të njoftuar përdoruesit për aktivitete të mundshme mashtruese, siç është shtimi i një përdoruesi në një bisedë në grup nga dikush që nuk është në listën e tij të kontakteve.

Masa goditëse synon një taktikë gjithnjë e më të zakonshme në të cilën kriminelët rrëmbejnë llogaritë e WhatsApp ose shtojnë përdorues në biseda në grup duke promovuar skema të rreme investimi dhe mashtrime të tjera.

Meta tha se WhatsApp “zbuloi dhe mbylli llogaritë në mënyrë proaktive përpara se qendrat e mashtrimit të ishin në gjendje t’i vinin ato në funksionim”.

Në një rast, WhatsApp punoi me Meta-n dhe OpenAI-në, zhvilluesin e ChatGPT, për të penguar mashtrimet e lidhura me një grup kriminal kamboxhian që ofronte para në dorë për pëlqime në postimet në mediat sociale për të promovuar një skemë piramidale të rreme të qirasë së skuterëve.

Thuhej se mashtruesit kishin përdorur ChatGPT për të krijuar udhëzimet e lëshuara viktimave të mundshme.

Zakonisht, mashtruesit do të kontaktonin fillimisht objektivat e mundshëm me një mesazh teksti përpara se ta zhvendosnin bisedën në mediat sociale ose aplikacionet e mesazheve private.

The post Meta aksion pastrimi, WhatsApp mbyll 6.8 milionë llogari: Merreshin me mashtrime appeared first on Albeu.com.

WhatsApp mbyll 6.8 milionë llogari të lidhura me mashtrues, Meta njofton masa të reja mbrojtëse

By: Rovena
6 August 2025 at 10:57

Kompania Meta, pronare e WhatsApp, ka njoftuar se ka mbyllur 6.8 milionë llogari të lidhura me mashtrime në gjysmën e parë të këtij viti. Llogaritë ishin pjesë e rrjeteve të mashtrimit që veprojnë në mbarë botën, shumë prej tyre të lidhura me qendra mashtrimi të drejtuara nga grupe kriminale të organizuara në Azinë Juglindore.

Sipas Metës, këto qendra shpesh përdorin punë të detyruar në aktivitetet e tyre dhe synojnë individë të ndryshëm përmes platformave të komunikimit si WhatsApp.

Njoftimi u bë publik ndërkohë që WhatsApp ka prezantuar masa të reja për të luftuar mashtrimet në platformë. Një nga risitë është paralajmërimi për përdoruesit kur shtohen në një bisedë në grup nga dikush që nuk ndodhet në listën e kontakteve të tyre.

Meta thekson se këto përpjekje janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të luftuar taktikat gjithnjë e më të zakonshme të mashtruesve, të cilët vjedhin llogari të WhatsApp-it ose i shtojnë përdoruesit në grupe ku promovohen skema mashtruese investimi apo oferta të tjera të rreme. Kompania deklaron se ka vepruar në mënyrë parandaluese duke zbuluar dhe mbyllur llogaritë mashtruese para se të aktivizoheshin nga qendrat kriminale.

Në një rast konkret, WhatsApp bashkëpunoi me Meta dhe zhvilluesin e ChatGPT, OpenAI, për të ndërprerë një skemë mashtrimi të lidhur me një grup kriminal në Kamboxhia. Grupi ofronte para në këmbim të “pëlqimeve” në rrjetet sociale për të promovuar një skemë piramidale mashtruese me qira motorësh elektrikë. U zbulua se udhëzimet për viktimat ishin hartuar përmes ChatGPT.

Mashtruesit zakonisht fillojnë kontaktin përmes mesazheve tekst, përpara se të kalojnë komunikimin në rrjete sociale apo aplikacione të mesazheve private. Transaksionet përfundimtare shpesh ndodhin në platforma pagese apo në tregje të kriptomonedhave, sqaroi Meta.

“Ka gjithmonë një kurth që duhet të jetë sinjal paralajmërues për këdo: kërkohet pagesë paraprake për të marrë fitimet e premtuara,” thuhet në deklaratë.

Qendrat e mashtrimit që u shkaktojnë humbje miliarda dollarë viktimave janë të njohura për aktivitetet e tyre në vende si Mianmari, Kamboxhia dhe Tajlanda. Këto qendra gjithashtu rekrutojnë persona që më pas detyrohen të marrin pjesë në skemat mashtruese.

Autoritetet në rajon kanë bërë thirrje për vigjilencë dhe përdorimin e masave mbrojtëse, si aktivizimi i verifikimit me dy hapa në WhatsApp, për të parandaluar vjedhjen e llogarive.

Në Singapor, për shembull, policia ka paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj çdo kërkese të pazakontë që marrin përmes aplikacioneve të mesazheve.

WhatsApp mbyll 6.8 milionë llogari: Merreshin me mashtrime

By: Ela
6 August 2025 at 09:03

“WhatsApp ka mbyllur 6.8 milionë llogari të lidhura me mashtrues që synojnë njerëz në mbarë botën në gjysmën e parë të këtij viti”, kështu thuhet në njoftimin e Meta-s. Shumë prej tyre ishin të lidhur me qendra mashtrimi të drejtuara nga kriminelë të organizuar në Azinë Juglindore, të cilët shpesh përdornin punë të detyruar në […]

The post WhatsApp mbyll 6.8 milionë llogari: Merreshin me mashtrime appeared first on BoldNews.al.

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

By: Ela
2 August 2025 at 19:27

Një zëdhënës i Autoritetit italian të Antitrustit në Milano tha, se të martën (29.07.2025) bashkë me policinë financiare italiane janë kontrolluar zyrat e biznesit të filialit italian Meta. Hetimi po bëhet në ‘bashkëpunim të ngushtë’ me autoritetet përkatëse të Bashkimit Europian. Akuza nga Milano është: Ofruesi i Whatsapp-it, Meta, ka instaluar chatbot-in me IA pa […]

The post Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp appeared first on BoldNews.al.

Opsioni i ri i WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

By: Ela
28 July 2025 at 22:47

WhatsApp po zhvillon një opsion të ri ‘Remind Me’ që përdoruesit të mos humbasin bisedat e rëndësishme. Risia po testohet me përdoruesit beta në Android dhe lejon vendosjen e kujtesave për mesazhe individuale në çfarëdo bisede. Ideja e kësaj është që ju mos të humbisni ose të harroni t’i përgjigjeni diçkaje të rëndësishme në bisedat […]

The post Opsioni i ri i WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh! appeared first on BoldNews.al.

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

By: Ardit
18 July 2025 at 20:05

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë shpejt në Rusi, teksa ligjvënësit ashpërsojnë kufizimet ndaj platformave digjitale prej “shteteve armiqësore”. “Është koha që WhatsApp të përgatitet për t’u larguar nga tregu rus”, ka thënë Anton Gorelkin, zëvendësudhëheqs i Komitetit të Dumas për Politika të Informacionit, përmes një shkrimi në Telegram. Aplikacioni në pronësi të […]

The post WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në landfillin e mbetjeve në Elbasan, shkak temperaturat dhe tejmbushja

1 July 2025 at 19:52

Fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga zjarri rreth orës 15:00 të së hënës, në një kohë kur një makineri e kompanisë publike që menaxhon landfillin ishte duke punuar brenda tij. Flakët, të një zjarri të përsëritur në tre vitet e fundit, u përhapën me shpejtësi. Leli Kaja, administratori i EcoElb, kompanisë publike që […]

The post Zjarr në landfillin e mbetjeve në Elbasan, shkak temperaturat dhe tejmbushja appeared first on Reporter.al.

‘WhatsApp’ prezanton një funksion të ri për përdoruesit, ja çfarë sjell përditësimi i fundit

30 June 2025 at 15:05

WhatsApp ka lançuar një veçori të re që lejon përdoruesit të përmbledhin mesazhet e palexuara në bisedat e tyre. Ky funksion, i quajtur “Message Summaries,” është tani i disponueshëm për të gjithë përdoruesit dhe përdor teknologjinë Meta AI për të ofruar përmbledhje të shpejta dhe private të mesazheve.

Ky zhvillim ka përfunduar dhe është i disponueshëm si versioni i qëndrueshëm i funksionit. WhatsApp siguron që përmbledhjet nuk mund të lexohen nga palët e treta, përfshirë Meta dhe vetë WhatsApp, duke garantuar privatësinë e përdoruesve. Funksioni është opsional dhe i çaktivizuar fillimisht, kështu që ata që duan ta përdorin, duhet ta aktivizojnë vetë këtë mundësi.

The post ‘WhatsApp’ prezanton një funksion të ri për përdoruesit, ja çfarë sjell përditësimi i fundit appeared first on Sot News | Lajme.

WhatsApp lançon një veçori të re

By: Ela
28 June 2025 at 20:40

WhatsApp ka lançuar një veçori të re që lejon përdoruesit të përmbledhin mesazhet e palexuara në bisedat e tyre. Ky funksion, i quajtur “Message Summaries,” është tani i disponueshëm për të gjithë përdoruesit dhe përdor teknologjinë Meta AI për të ofruar përmbledhje të shpejta dhe private të mesazheve. Ky zhvillim ka përfunduar dhe është i […]

The post WhatsApp lançon një veçori të re appeared first on BoldNews.al.

WhatsApp tani përmbledh mesazhet tuaja të palexuara duke përdorur Inteligjencën Artificiale

27 June 2025 at 13:57

Pasi u shfaqën informacione të mëparshme se WhatsApp do të ofronte mundësinë e përmbledhjes së mesazheve të palexuara në bisedë, ky funksion tani është zyrtarisht i disponueshëm për përdoruesit e aplikacionit të njohur.

Funksioni i ri u lejon përdoruesve të përmbledhin mesazhet e palexuara dhe kështu të njihen shpejt me bisedat.

Zhvillimi dhe testimi i këtij funksioni ka përfunduar, kështu që ka marrë versionin e tij të qëndrueshëm.

WhatsApp e quan këtë veçori “Message Summaries” dhe përdor teknologjinë Meta AI nga Meta Platforms për të përmbledhur “privatisht dhe shpejt” mesazhet e palexuara të bisedës.

WhatsApp pretendon se kjo teknologji siguron që palët e treta nuk mund të lexojnë mesazhe ose përmbledhje, madje as Meta ose vetë WhatsApp.

Gjithashtu, njerëzit në një bisedë nuk mund të shohin përmbledhjet e njëri-tjetrit.

Duhet thënë se funksioni është opsional dhe është i çaktivizuar si parazgjedhje, dhe ata që duan ta aktivizojnë atë duhet ta aktivizojnë vetë. /Telegrafi/

The post WhatsApp tani përmbledh mesazhet tuaja të palexuara duke përdorur Inteligjencën Artificiale appeared first on Telegrafi.

Inteligjenca artificiale e WhatsApp-it ndan aksidentalisht numrat privatë të përdoruesve

23 June 2025 at 07:25

Asistentja e AI-së e Meta-s në WhatsApp, kohët e fundit ngriti shqetësime serioze në lidhje me sigurinë e të dhënave.

Në fakt, asistenti i AI-së i WhatsApp-it zëvendësoi numrin e shërbimit TransPennine Express, dhe i dha në vend të tij numrin privat të një përdoruesi të WhatsApp-it, transmeton Telegrafi.

Komploti filloi kur përdoruesi Barry Smethurst kërkoi numrin e kontaktit të një zyre hekurudhore në WhatsApp.

Në vend të kësaj, AI dërgoi një numër që i përkiste James Gray, një ekzekutiv 44-vjeçar nga Oxfordshire.

AI pretendoi për muaj të tërë se numri ishte i sajuar dhe “fiktiv”, vetëm për ta “thirrur gabimisht nga një bazë të dhënash”.

Meta pretendon se AI nuk ishte trajnuar për të dhënat private të përdoruesve dhe se numri është i disponueshëm publikisht, ndërsa të dy kompanitë po punojnë për të zvogëluar “halucinacionet” (përgjigjet e gabuara) dhe për të rritur besueshmërinë e asistentëve të AI-së.

Çështja ngre përsëri pyetjen: sa e sigurt është të përdoren asistentë të AI-së që qasen dhe gjenerojnë të dhëna?

Nëse IA mund t’ua caktojë numrin personal të dikujt përdoruesve të rastësishëm, cili është rreziku tjetër – detajet bankare, informacioni personal?

Shumë kompani të mëdha si Meta theksojnë përparimin e vazhdueshëm në siguri, por incidenti i fundit tregon se zgjidhjet janë ende të pazhvilluara. /Telegrafi/

 

 

 

The post Inteligjenca artificiale e WhatsApp-it ndan aksidentalisht numrat privatë të përdoruesve appeared first on Telegrafi.

WhatsApp do të vijojë të ofrohet falas për përdoruesit

18 June 2025 at 15:19

Pretendimi: Aplikacioni i mesazheve WhatsApp do të bëhet me pagesë

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————–

Në rrjetet sociale shqipfolëse po qarkullon lajmi se “një nga aplikacionet më të përdorura të mesazheve në botë, WhatsApp” do të bëhet me pagesë.

Megjithatë, ky lajm nuk është i vërtetë. Ai duket se është një keqinterpretim i njoftimit të botuar disa ditë më parë nga Meta, kompanisë që bleu WhatsApp 11 vite më parë.

Meta njoftoi më 16 qershor se do të fillojë të monetizojë funksionin e Kanaleve (Channels) të WhatsApp përmes reklamave dhe abonimeve.

Kompania prezantoi skedën Përditësime (Updates) të WhatsApp në qershor 2023 së bashku me funksionin e Kanaleve që u lejon njerëzve dhe organizatave të dërgojnë mesazhe dhe përditësime te ndjekësit e tyre në vend të bisedave personale. 

Organizatat dhe njerëzit që janë administratorë të Kanaleve tani do të jenë në gjendje të shpenzojnë para për të rritur dukshmërinë e Kanaleve të tyre përkatëse kur një person i kërkon ato përmes një drejtorie, ngjashëm me reklamat në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google.

Përveç kësaj, administratorët e kanaleve do të jenë në gjendje t’u faturojnë përdoruesve tarifa abonimi mujor për të aksesuar përditësime dhe përmbajtje ekskluzive. Kompania nuk do të fitojë menjëherë para nga këto tarifa abonimi mujor, por planifikon që përfundimisht të marrë 10% të këtyre abonimeve, tha një zëdhënës.

Megjithatë, deri tani, përdorimi i funksioneve kryesore të WhatsApp, pra bisedat mes përdoruesve individualë, do të vijojnë të jenë falas.

Përveç monetizimit të Kanaleve, Meta tha se bizneset do të jenë në gjendje të shfaqin të ‘reklama statusi’ në WhatsApp, që i nxisin përdoruesit të bashkëveprojnë me reklamuesit përmes funksioneve të mesazheve të aplikacionit. Reklamat do t’u shfaqen përdoruesve vetëm brenda skedës Përditësime (Updates) të WhatsApp për të ndarë reklamat nga bisedat personale të përdoruesve. 

Që kur Meta bleu WhatsApp në vitin 2014, aplikacioni i mesazheve ka vazhduar të rritet në mbarë botën. Por ndryshe nga Facebook, Instagram dhe së fundmi Threads, WhatsApp nuk ka lejuar më parë reklamat.

Bashkëthemeluesit e WhatsApp, Jan Koum dhe Brian Acton, e shprehën publikisht përbuzjen e tyre për industrinë e reklamave dhe dyshja u largua nga Facebook pasi përplasjeve të raportuara me drejtuesit e rinj.

The post WhatsApp do të vijojë të ofrohet falas për përdoruesit appeared first on Faktoje.al.

TEHERAN – Irani u kërkon qytetarëve të fshijnë “WhatsApp-in” nga pajisjet e tyre

18 June 2025 at 13:52

TEHERAN, 18 qershor /ATSH/- Televizioni shtetëror iranian u bëri thirrje qytetarëve të hiqnin WhatsApp-in nga telefonat e tyre inteligjentë – duke pretenduar pa prova specifike – se aplikacioni i mesazheve mund të mblidhte informacione të përdoruesve për t’i dërguar në Izrael, sipas AP.

Në një deklaratë, “WhatsApp” tha se ishte i shqetësuar se këto raportime të rreme – mund të ishin një justifikim për bllokimin e shërbimit të platformës – në një kohë kur njerëzit kanë më shumë nevojë për të.

“WhatsApp” përdor “end-to-end encryption”, që do të thotë se ofruesi i shërbimit nuk mund të lexojë mesazhet.

“Ne nuk gjurmojmë vendndodhjen tuaj të saktë, nuk mbajmë regjistra se kujt i dërgoni mesazhe dhe nuk gjurmojmë mesazhet personale që njerëzit i dërgojnë njëri-tjetrit. Ne nuk u ofrojmë informacione asnjë qeverie”, shtoi “WhatsApp”

“WhatsApp” është në pronësi të “Meta Platforms”, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram.

Irani ka bllokuar aksesin në platforma të ndryshme të medieve sociale gjatë viteve, por shumë shtetas në vend përdorin proxy dhe rrjete private virtuale, ose VPN, për t’i aksesuar ato.

Irani ndaloi “WhatsApp-in” dhe “Google Play” në vitin 2022 gjatë protestave masive kundër qeverisë për vdekjen e një gruaje të arrestuar nga policia e moralit. Ky ndalim u hoq në fund të vitit të kaluar. //a.i/

 

The post TEHERAN – Irani u kërkon qytetarëve të fshijnë “WhatsApp-in” nga pajisjet e tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

WhatsApp mohon pretendimin e Iranit se ndan informacione me Izraelin

17 June 2025 at 22:02

Meta ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të thirrjes së qeverisë së Iranit ndaj qytetarëve për të fshirë WhatsApp-in.

Gjigandi i teknologjisë mohon akuzat e Iranit se informacioni nga aplikacioni i mesazheve ndahet me Izraelin.

Një zëdhënës i kompanisë mëmë të WhatsApp, Meta – e cila zotëron gjithashtu Facebook dhe Instagram – thotë se është “i shqetësuar se këto raportime të rreme do të jenë një justifikim që shërbimet tona të bllokohen në një kohë kur njerëzit kanë më shumë nevojë për to”.

Deklarata thotë se të gjitha “mesazhet që u dërgoni familjes dhe miqve në WhatsApp janë të enkriptuara nga fillimi në fund, që do të thotë se askush përveç dërguesit dhe marrësit nuk ka qasje në ato mesazhe”.

“Ne nuk u japim asnjë qeverie informacion në masë. Për më shumë se një dekadë, Meta ka ofruar raporte të qëndrueshme transparence që përfshijnë rrethanat e kufizuara kur është kërkuar informacion në WhatsApp”, shton zëdhënësi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post WhatsApp mohon pretendimin e Iranit se ndan informacione me Izraelin appeared first on Euronews Albania.

Ndryshimet/ Whatsapp vendos tarifa: Zbulohen kategoritë që do detyrohen të paguajnë

17 June 2025 at 13:24

Një nga aplikacionet më të përdorura të mesazheve në botë, WhatsApp, po kalon në një fazë të re që pritet të ndikojë miliona përdorues. Me përditësimin më të fundit, platforma ka prezantuar tarifa mujore për disa veçori të avancuara si dhe ka filluar testimin e reklamave në seksione të caktuara të aplikacionit. Ky është një hap i rëndësishëm drejt monetizimit më të thellë të shërbimit, ndërkohë që kompania premton ruajtjen e privatësisë së bisedave.

WhatsApp ka njoftuar ndryshime të mëdha në veçorinë e Channels dhe Status (nën seksionin “Përditësimet”). Për herë të parë, pronarët e kanaleve mund të vendosin një tarifë mujore për përmbajtje ekskluzive. Gjithashtu, bizneset mund të paguajnë për të promovuar kanalet e tyre dhe për të rritur dukshmërinë në listë.

Përveç kësaj, aplikacioni do të fillojë të shfaqë reklama në seksionin “Status”, të synuara ndaj përdoruesve, bazuar në të dhëna të kufizuara si vendodhja, gjuha, kanalet që ndiqni dhe aktivitetet tuaja me reklamat. WhatsApp premton se bisedat personale, thirrjet dhe statuset mbeten të kriptuara fund‐më‐fund, dhe reklamat nuk ndodhen në hapësirën tuaj të mesazheve.

Çfarë do të ndryshojë në Whataspp?

Kanale me pagesë: Pronari i një Channel-i në WhatsApp tani mund të vendosë një tarifë mujore për përmbajtje ekskluzive, e cila përdoret nga miliona përdorues.

Kanale të promovuara: Bizneset mund të paguajnë për të rritur dukshmërinë e kanalit të tyre në listën e Kanaleve.
Reklama në Status (Updates tab): WhatsApp do të shfaqë reklama në seksionin “Updates/Status”, të targetuara në mënyrë të limituar bazuar në vendodhje, gjuhë, kanalet e ndjekura dhe ndërveprimet e kaluara.
Privatësia e thyer? Jo: Bisedat, thirrjet dhe statuset personale mbeten me kriptim dhe reklamat nuk shfaqen në biseda private.

Këto ndryshime do të jenë të disponueshme gradualisht gjatë muajve të ardhshëm për të gjithë përdoruesit globalisht.

The post Ndryshimet/ Whatsapp vendos tarifa: Zbulohen kategoritë që do detyrohen të paguajnë appeared first on Sot News | Lajme.

Ndryshimet e reja/ WhatsApp vendos tarifa, zbulohen kategoritë që do detyrohen të paguajnë

By: Ela
17 June 2025 at 13:18

Një nga aplikacionet më të përdorura të mesazheve në botë, WhatsApp, po kalon në një fazë të re që pritet të ndikojë miliona përdorues. Me përditësimin më të fundit, platforma ka prezantuar tarifa mujore për disa veçori të avancuara si dhe ka filluar testimin e reklamave në seksione të caktuara të aplikacionit. Ky është një […]

The post Ndryshimet e reja/ WhatsApp vendos tarifa, zbulohen kategoritë që do detyrohen të paguajnë appeared first on BoldNews.al.

Italia nuk aprovoi ligjin që dënon më burg leximin e mesazheve të partnerit

By: FAKTOJE
12 June 2025 at 10:03

Pretendimi: Ligji i ri në Itali të çon në burg nëse lexon mesazhet private të partnerit

Verdikti: Mungon konteksti

Nga Barbara Halla

Në një titull bombastik, një portal shqipfolës njofton në 5 qershor ekzistencën e një ligji të ri në Itali, sipas të cilit “kush kontrollon Whatsapp-in apo telefonin e partnerit dënohet me 10 vite burg.”  Këtu bëhet fjalë për keqinterpretimin dhe nxjerrjen nga konteksti të një vendimi gjyqësor dhe jo të një ligji të ri në Itali.

Lajmi në fjalë është marrë nga mediat italiane, disa prej të cilave po ashtu kanë përdorur tituj të natyrës clickbait për të marrë vemendjen e lexuesve. Një faqe shkruan: “Whatsapp, të spiunosh mesazhet është krim: për Gjykatën e Kasacionit, rrezikon 10 vite burg.” Ndërkohë, faqe të tjera kanë përdorur një titull më të moderuar: “Gjykata e Kasacioneve: të spiunosh mesazhet private është krim.”

Megjithatë, Parlamenti Italian, i cili është organi shtetëror që mund të miratojë legjislacionin në vendin fqinj, nuk ka marrë një vendim të tillë. Lajmi flet për vendimin e dhënë nga gjykata e Kasacionit (që në Itali, është gjykata që vendos për çështjet pas Gjykatës së Apelit). Vendimi u dha në ditët e fundit si pjesë e një çështjeje gjyqësore, ku një burrë akuzohej se kishte lexuar dhe përdorur pa leje mesazhet private të ish-gruas. Burri ishtë dënuar më parë nga Gjykata e Apelit e Mesinës për përdorimin e bisedave në WhatsApp dhe telefonatave nga dy telefonat e ish-gruas së tij. Ai ja kaloi këtë informacioni avokatit të tij, me qëllim që të përdoreshin përgjatë procesit të divorcit. Në mars 2022, gruaja raportoi sjelljen e të shoqit, duke e akuzuar se kishte dërguar mesazhe private palëve të treta.

Pas vendimit të Gjykatës se Apelit, burri në fjalë e ankimoi vendimin në Kasacion, e cila vendosi kundër tij. Gjykata ka vendosur se leximi i mesazheve private pa dijeninë dhe pëlqimin përbën shkelje dhe këto mesazhe nuk mund të përdorën në procedura divorci nga asnjë palë. Ata që e shkelin këtë ligj mund të marrin deri në 10 vjet burg, por kjo varet nga çështja në çështje dhe do jenë nën diskrecionin e gjyqtarit të çështjes së caktuar. Neni 615 i Kodit Penal Italian parashikon si shkelje penale aksesin e paautorizuar në pajisjet kompjuterike, duke vendosur një dënim deri në tre vjet burgim në rast të përhapjës së përmbajtjes private.

Pra kemi të bëjmë me një diferencë të hollë, por të rëndësishme midis një ligji dhe një vendimi gjykate. Ligjet kalohen nga parlamenti italian dhe aplikohen në mënyrë të përgjithshme për të gjithë popullsinë. Ndërkohë që Gjykata e Kasacionit interpreton ligjet ekzistuese, dhe aplikohet vetëm për çështjen në fjalë. Megjithatë, edhe pse vendimet e Gjykatës së Kasacionit (si një nga gjykatat më të larta të shtetit italian) nuk janë të detyrueshme për gjykatat më të ulëta, në shumicën e rasteve ato përdorën nga këto gjykata për të interpretuar çështjet në të ardhmen.   

❌
❌