Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Main stream

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

By: Ardit
12 July 2025 at 22:16

E ardhmja e Kristjan Asllanit vijon të mbetet një çështje e rëndësishme në shtëpinë e Interit. Zikaltërit kërkojnë që të shesin mesfushorin e kombëtares, pas 3 sezonesh bashkëpunimi, me nivelin e përformancën së futbollistit që ka qenë me ulje-ngritje. Për të lënë të lirë Asllanin, Interi kërkon 18-20 milionë euro. Pista spanjolle e Betis nuk […]

The post Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Bieta Sula largohet nga TCH? Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’…, ja çfarë po ‘gatuhet’

30 June 2025 at 15:22

Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias. Kjo pasiqë thuhet se mbyllja e sezonit muajin tjetër mund të shënojë përmbylljen e ciklit të saj shtatë vjecar si drejtuese dhe autore e programit të Pasdites në Top Channel.

Lart e poshtë, përflitet se Bieta mund të zhvendoset në Radio Televizionin Shqiptar, aty ku është rikthyer së fundmi bashkëshorti i saj, Alban Dudushi. Jo vetëm kaq! Persona të afërt me zhvillimet në botën e medias në Tiranë i kanë zbuluar emisionit tonë edhe një tjetër detaj. Paçka se asgjë nuk është e sigurtë, thuhet se Top Channel ka gati edhe pasuesen e saj në pasdite.

Rozana Radi mund të jetë moderatorja e re e programit të pasditeve nëse Bieta largohet drejt RTSH-së. Kjo nuk është hera e parë që përflitet për një lëvizje të tillë. Bieta ishe përfolur se do largohej edhe tre vera më parë por ajo vazhdoi stoikisht me stafin e saj nga e hëna në të premte.

Kujtojmë se Sulo është bërë prezantuesja më jetëgjatë në këtë format duke thyer mallkimin që Topi kishte paraprakisht pasiqë prej vitesh nuk rehatohej kurrë me pasditet që pësonin ndryshime të vazhdueshme në moderim dhe drejtim. Se a do të largohet Bieta pas dy dekadash nga Top Channel, do na duhet të presim edhe pak. Por, ku ka zë, s’është pa gjë!

The post Bieta Sula largohet nga TCH? Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’…, ja çfarë po ‘gatuhet’ appeared first on Sot News | Lajme.

E papritur! Anna Wintour largohet nga drejtimi i “Vogue” pas më shumë se tre dekadash

By: gaze tare
26 June 2025 at 20:45

Pas më shumë se 35 vitesh në krye të Vogue, Anna Wintour raportohet se do të largohet nga posti i saj si kryeredaktore e revistës ikonë të modës. Lajmi u bë i ditur gjatë një mbledhjeje të stafit të mërkurën, ndërsa disa media amerikane e konfirmuan të enjten.

Wintour, 75 vjeç, e cila ka udhëhequr Vogue që prej vitit 1988, do të vijojë të mbajë rolet e saj si drejtoreshë globale e përmbajtjes në Condé Nast dhe drejtuese editoriale globale e Vogue. Përfaqësues të revistës nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar.

Gazetarja britanike është prej vitesh një mbështetëse aktive e kandidatëve demokratë. Në mars të vitit të kaluar, ajo ndihmoi në organizimin e një fushate mbledhjeje fondesh prej 25 milionë dollarësh në Nju Jork për rizgjedhjen e Presidentit Biden.

Presidenti amerikan e nderoi Wintour me Medaljen Presidenciale të Lirisë në janar, vetëm pak javë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e darkave shtetërore, si ajo e vitit 2022 për presidentin francez Emmanuel Macron, ku u shfaq me syzet e saj karakteristike.

Në vitin 2016, Vogue bëri historinë duke publikuar për herë të parë një mbështetje politike, në favor të Hillary Clinton.

Megjithëse e lidhur ngushtë me politikën demokrate, Wintour u takua muajin e kaluar me shefen e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, për të diskutuar mbi ndikimin e tarifave të propozuara nga Donald Trump në industrinë e modës.

The post E papritur! Anna Wintour largohet nga drejtimi i “Vogue” pas më shumë se tre dekadash appeared first on iconstyle.al.

Hasani: Evakuohen edhe katër qytetarë të tjerë nga Izraeli

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri të ditur sot se katër qytetarë të tjerë shqiptarë që ndodheshin në Izrael për arsye profesionale dhe familjare janë evakuar me sukses nga Izraeli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani informoi se dy prej tyre janë larguar përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit.

Hasani falënderoi autoritetet izraelite, jordaneze, egjiptiane dhe ambasadën austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel-Aviv dhe Kajro.

Ai siguroi se MEPJ vijon të ndjekë me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona.

Pesë shqiptarët e parë u evakuan nga Izraeli në 18 qershor, mes konfliktit në rritje midis Izraelit dhe Iranit me sulme të ndërsjella me raketa.

/m.m/a.f/r.e/

The post Hasani: Evakuohen edhe katër qytetarë të tjerë nga Izraeli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pakënaqësitë ndaj Berishës/ Kthupi: Në PD kanë nisur lëvizjet e “nëndheshme” për ta çuar nenin ‘Basha’ në Gjykatë

18 June 2025 at 21:41

TIRANË- Në Partinë Demokratike ka nisur një lëvizje e “nëndheshme”, e cila po përgatitet për ta çuar nenin “Basha” në të që njihet si Gjykata e partisë.

Kështu u shpreh juristi Rezart Kthupi, i cili ishte i ftuar në emisionin “Real Story”, të drejtuar nga gazetari Sokol Balla.

Statuti dhe neni në fjalë parashikon që kryetari i partisë pasi humbet zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i saj.

“Është lëvizje jo Nga Durrësi, por nga Tirana. Ka një lëvizje kështu underground, nga këto njerëzit që ti nuk i konsideron fare, matrix i PD brenda.

Ka një lëvizje për të çuar një kërkesë në atë që është gjykata e brendshme e partisë, që gjykata të aplikojë nenin Basha apriori.

Këtu është problemi se nuk  aplikon dot se nuk janë certifikuar ende zgjedhjet”, tha ai.

Por çfarë do të ndodhë me Sali Berishën pas humbjes madhështore në zgjedhjet e 11 majit?

Kjo sigurisht është një përgjigje, e cila mund të merret pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, proces ky që po vonohet edhe për shkak të rinumërimit të votave, pas vendimit të KAS./abcnews.al

 

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Familjet e diplomatëve largohen nga Izraeli, mbyllet edhe ambasada e SHBA-ve

18 June 2025 at 15:01

Anëtarët e familjeve të stafit që punojnë në ambasadat e Britanisë së Madhe dhe Rusisë po largohen nga ambasadat në Izrael për shkak të rreziqeve të konsiderueshme që paraqet konflikti me Iranin.

“Anëtarët e familjes së stafit në Ambasadën Britanike në Tel Aviv dhe Konsullatën në Jerusalem janë tërhequr përkohësisht si masë paraprake”, tha Ministria e Jashtme Britanike në faqen e saj të internetit për këshilla udhëtimi në Izrael, duke shtuar: “Ambasada dhe konsullata vazhdojnë të kryejnë punë thelbësore, duke përfshirë ofrimin e shërbimeve për shtetasit britanikë.”

Më herët sot (18/06), ambasadori i Rusisë në Tel Aviv, Anatoly Viktorov, njoftoi se familjet e diplomatëve rusë ishin larguar nga territori izraelit.

“Praktikisht të gjithë bashkëshortët dhe fëmijët e punonjësve të ambasadës” u nisën dje, të martën, nëpërmjet Egjiptit “për t’u kthyer në atdheun e tyre”, tha Viktorov nëpërmjet transmetimit online Soloviev.

Në të njëjtën kohë, ai nuk e përjashtoi mundësinë që ambasada ruse të zhvendoset “në një vend më të sigurt pa u larguar nga Izraeli”, pas natës së gjashtë të përleshjeve midis izraelitëve dhe iranianëve.

Ambasada amerikane u mbyll

Ambasada amerikane në Jerusalem do të mbetet e mbyllur deri të premten (20/6) për arsye sigurie, ndërsa skenari i përfshirjes ushtarake amerikane në Iran intensifikohet.

“Për shkak të situatës së sigurisë dhe bazuar në rekomandimet” nga autoritetet ushtarake izraelite, “ambasada amerikane në Jerusalem do të jetë e mbyllur nga nesër ( sot, e mërkurë, 18 qershor) deri të premten (20 qershor)”, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit.

“Për shkak të situatës aktuale të sigurisë dhe konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit, ambasada amerikane u ka kërkuar të gjithë punonjësve të qeverisë amerikane dhe anëtarëve të familjeve të tyre që të vazhdojnë të qëndrojnë të strehuar brenda dhe pranë banesave të tyre deri në njoftim të mëtejshëm”, thuhet në deklaratë.

Departamenti i Shtetit njoftoi dje, të martën (17/6), se po krijon një grup pune për të ndihmuar qytetarët amerikanë në Lindjen e Mesme të qëndrojnë të informuar rreth zhvillimeve në konflikt.
Autoritetet amerikane kanë lëshuar një direktivë që i këshillon amerikanët “të mos udhëtojnë” në Izrael, Irak dhe mbi të gjitha në Iran “në asnjë rrethanë”.

The post Tensionet në Lindjen e Mesme/ Familjet e diplomatëve largohen nga Izraeli, mbyllet edhe ambasada e SHBA-ve appeared first on Sot News | Lajme.

Tentoi të dilte nga Shqipëria ndërsa ishte në kërkim, arrestohet 51-vjeçari

18 June 2025 at 11:59

Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit kanë arrestuar një 51-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Ai u kap në tentativë për të dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, arrestimi u bë si rezultat i kontrolleve intensive dhe punës së shtuar të inteligjencës policore nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër.

I ndaluari, shtetasi F. H., 51 vjeç, banues në fshatin Vrakë, ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. Ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Pas arrestimit, 51-vjeçari iu dorëzua strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër për vijimin e veprimeve procedurale.

Njoftimi i policisë:

PKK Hani i Hotit

Kontrolle intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim.

Tentoi të dilte nga Shqipëria ndërkohë që ishte në kërkim, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 51-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në pikat e kalimit kufitar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u kap në dalje të RSh-së, në PKK Hani i Hotit, shtetasi F. H., 51 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

51-vjeçari iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të dilte nga Shqipëria ndërsa ishte në kërkim, arrestohet 51-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

Pas arrestimit, tiktoker-i i famshëm Khaby Lame largohet nga ShBA

By: gaze tare
11 June 2025 at 20:18

Khaby Lame, influencuesi më i ndjekur në TikTok, është detyruar të largohet nga Shtetet e Bashkuara pasi u ndalua në aeroportin e Las Vegasit për tejkalim të afatit të vizës.

Me shtetësi italiane dhe i lindur në Senegal, ai mbërriti në SHBA më 30 prill, por sipas autoriteteve të emigracionit (ICE), kishte qëndruar më gjatë se lejohej. Lame u ndalua më 6 qershor në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid dhe u lirua po atë ditë, duke shmangur dëbimin zyrtar me një largim vullnetar.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur SHBA po zbaton masa më të ashpra ndaj emigracionit, me protesta në qytete të mëdha si Los Angeles.

Khaby u bë i famshëm gjatë pandemisë me videot e tij ironike pa fjalë dhe sot është një nga fytyrat më të njohura të rrjeteve sociale, ambasador i UNICEF-it dhe bashkëpunëtor i Hugo Boss.

The post Pas arrestimit, tiktoker-i i famshëm Khaby Lame largohet nga ShBA appeared first on iconstyle.al.

Sula thirrje Berishës: Doktor tërhiqu, shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit

By: Oldi
5 June 2025 at 12:32

Deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili në zgjedhjet e 11 majit u la jashtë listave, i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha që të dorëhiqet dhe të lërë demokratët të zgjedhin kreun e ri të opozitës. Dash Sula më i votuari në primaret e PD-së në qarkun e Elbasanit u la jashtë […]

The post Sula thirrje Berishës: Doktor tërhiqu, shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit appeared first on BoldNews.al.

“Nëse s’ka asgjë për të ofruar…” – Orban kërcënon me largim nga Bashkimi Evropian

25 April 2025 at 14:29

Qeveria e Viktor Orban ka nisur një “konsultim” popullor për anëtarësimin e Ukrainës në BE: të gjithë votuesit po marrin një fletë votimi me postë për të vendosur mbi anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Vota ka pamjen e referendumit, por nuk ka vlerë juridike; Orban e përdor rregullisht këtë mjet për të legjitimuar pozicionet e tij euroskeptike. Në funksion të këtij votimi, qeveria po promovon gjithashtu një propagandë të pamëshirshme: postera gjigantë me fotot e Ursula von der Leyen dhe Volodymyr Zelensky shfaqen në rrugë: “Ne nuk do t’i lejojmë ata të vendosin për ne!”.

Në një letër drejtuar votuesve, Orban pretendon se “Brukseli po përshpejton pranimin e Ukrainës pa pyetur opinionin e popullit”, ndërsa kjo do t’i shkaktonte dëme të mëdha Hungarisë, me rreziqe për fermerët, vendet e punës dhe pensionet. Sipas Orban, Ukraina nuk mund ta fitojë luftën kundër Rusisë dhe hyrja e saj do të shkatërronte BE-në.

Orban shpreson për mbështetje masive për të justifikuar pozicionin e tij për këtë çështje në Bruksel, por ai gjithashtu shpreson të ketë një argument në luftën e tij të brendshme kundër kundërshtarit të tij të rrezikshëm, Peter Magyar, i cili mund ta mposht atë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Nëse Bashkimi Evropian “do të kishte qenë si sot në vitin 2004, nuk është e sigurt që ne do t’i bashkoheshim”, tha gjithashtu Viktor Orban gjatë një forumi të partisë Fidesz. Duke komentuar pozicionin aktual të Hungarisë, Orban nuk e përjashtoi daljen e Budapestit nga BE, por shtoi: “Ne duhet të vendosim se kur do të vijë momenti kur do të ia vlen të merret vendimi për t’u larguar”.

Sipas kryeministrit, “dalja duhet të ndodhë kur disavantazhet e anëtarësimit të jenë më të mëdha se avantazhet”, dhe tani për tani “ai moment nuk ka ardhur ende”. Më pas, kryeministri hungarez iu kthye çështjes së anëtarësimit të Ukrainës në BE. Në një postim në Facebook, ai shkroi se nëse kjo do të ndodhte, “ne mund të humbim gjithçka për të cilën kemi punuar gjatë 15 viteve të fundit”, pasi hyrja e Kievit do të nënkuptonte “fundin e subvencioneve bujqësore, ulje të taksave komunale dhe shtesat e fëmijëve”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nëse s’ka asgjë për të ofruar…” – Orban kërcënon me largim nga Bashkimi Evropian appeared first on Euronews Albania.

“Elbasani po zbrazet, fëmijët po largohen”/ Mirela Karabina ngre alarmin për dramën sociale në qytet

22 April 2025 at 09:31

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Mirela Karabina, ka shpërndarë një mesazh të fortë përmes një postimi në Facebook, duke ngritur shqetësimin për largimin masiv të qytetarëve nga qyteti dhe mungesën e shpresës te të rinjtë. Ajo e përshkruan gjendjen aktuale si një dramë njerëzore që po zhvillohet në heshtje, ndërsa institucionet qëndrojnë pasive dhe qeveria, sipas saj, është zhytur në korrupsion dhe keqmenaxhim.

Karabina ndan histori prekëse të qytetarëve me të cilët është takuar gjatë fushatës në Elbasan – pensionistë të vetmuar, studentë të papunë, profesionistë të lënë pas dore dhe biznese të vogla që po mbyllen një nga një. Në një nga takimet, një qytetare e ftoi të shihte ndërtesën ku banon, ku nga 12 familje kanë mbetur vetëm 3. Një tjetër i tregoi lagjen e vet si simbol të braktisjes, ku në mbrëmje mezi ndizen dritat.

“Ky qytet po shuhet dita-ditës”, thotë Karabina, ndërsa thekson se largimi nuk është më statistikë, por një realitet i dhimbshëm që prek çdo familje.

Në reagimin e saj, kandidatja e KEA-s prezanton gjithashtu një pjesë të programit të koalicionit që synon rikthimin e shpresës për Elbasanin: ngritjen e një prej katër korpuseve kombëtare për aftësimin e të rinjve në teknologji dhe robotikë, zhvillimin ekonomik, rikthimin e dinjitetit për universitetin dhe prioritetin e arsimit. Ajo bën thirrje për një kthesë të madhe më 11 maj, duke vendosur qytetarët përballë një zgjedhjeje të qartë: “Ose me Shqipërinë, ose me Edi Ramën. Ose me dritën, ose me errësirën.”

Postimi i plotë i Mirela Karabinës:

Elbasani po zbrazet, qytetarët kanë humbur shpresën, Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Gjatë takimeve të zhvilluara me qytetarët e Elbasanit, kam dëgjuar me shqetësim dhe dhimbje dëshmitë e qindra familjeve, të rinjve, të moshuarve dhe profesionistëve që ndihen të braktisur dhe largimin e shohin si rrugën e vetme për mbijetesë.

Fjalët e përbashkëta të tyre janë:
“Nuk ka më shpresë.”
“Fëmijët tanë nuk shohin të ardhme këtu.”
“Ky qytet po shuhet nga dita në ditë.”

Një pensioniste më ftoi të shikoja pallatin e saj se sa drita ndizen në darkë: “nga 12 familje që pallati duhet të kishte janë vetëm tre, dhe ato dy pensionistë dhe një gjysmë familje.”
Një çift në një biznes të vogël më ftuan në Fushëbret, lagje e madhe: “hajde dhe shiko dritat natën, se sa pak kemi mbetur.”
Kam takuar studentë të diplomuar, të cilët janë të detyruar të punojnë si shitëse sepse nuk gjejnë mundësi punësimi.
Ndërsa një studente në degën informatikë ekonomike, me rezultate të mira, ishte e detyruar të punonte në një biznes ëmbëlsirash, në vend që kapaciteti i saj të shkojë në teknologji e informacion.
“Nuk ka meritokraci e vlerësim,” pohon studentja.

Largimi masiv i të rinjve dhe familjeve nga Elbasani nuk është thjesht statistikë, është një dramë njerëzore që po luhet çdo ditë përballë syve tanë, ndërsa institucionet heshtin dhe qeveria vazhdon të jetojë në një realitet paralel. Kjo situatë është pasojë direkte e papërgjegjshmërisë së qeverisë, mungesës së vizionit, keqmenaxhimit të burimeve publike dhe e një qeverie që i ka kthyer shpinën qytetarëve sepse është e korruptuar.

Ka shpresë. Koalicioni Euroatlantik me programin e tij vendos Elbasanin në shina normale dhe i hap rrugë zhvillimit:

• Ringjallje e shpresës, përmes një programi të qartë për zhvillim ekonomik dhe punësim;
• Rikthimin e besimit, duke garantuar një administratë të ndershme, profesionale dhe të depolitizuar dhe një drejtësi funksionale;
• Dhe, Rinia do të jetë fokusi ynë që Elbasani dhe jo vetëm, të jetë vendi i tyre i mundësive.

Nga 4 korpuse që do të ngrihen në gjithë vendin për trajnimin e 25 mijë të rinjve, njëri do të jetë në Elbasan. Të rinjtë do të trajnohen në teknologji, informacion dhe robotikë, aftësim ky për perspektivën e zhvillimit të së tashmes dhe së ardhmes.
Elbasani është qyteti i Universitetit të Elbasanit, shpallja e programeve të mësuesisë “prioritet kombëtar” do të rikthejë dinjitetin e universitetit dhe do të sjellë zhvillim ekonomik dhe intelektual të qytetit.

Që Elbasanin mos ta mundi errësira, në 11 maj zgjidhni:
Ose me Shqipërinë, ose me Edi Ramën,
Ose me dritën, ose me errësirën.

Beso te Shqipëria.
Beso te Elbasani.

#Voto4
#KoalicioninEuroatlantik
#VotoMirelaKarabina
#ShqipëriaMeritonMëShumë

The post “Elbasani po zbrazet, fëmijët po largohen”/ Mirela Karabina ngre alarmin për dramën sociale në qytet appeared first on Sot News | Lajme.

Tjetër aleat ‘braktis’ Berishën, kërkon në KQZ largimin nga “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, zbardhet arsyeja

21 April 2025 at 13:51

Një tjetër aleat është larguar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i drejtuar nga Sali Berisha. Bëhet fjalë për Partinë Ora e Shqipërisë, e cila ka bërë një kërkesë në KQZ, për t’u ikur nga ky koalicion.

Me një shkresë drejtuar komionserit shtetëror të zgjedhjeve, kryetari i kësaj force politike, Zef Shtjefni thotë se koalicioni me Berishën nuk ka funksionuar që ditën kur është firmosur. Ai thotë se nuk është përfshirë në listën e hapur të PD dhe se në hapjen e fushatës Partia Ora nuk është ftuar.

Shkresa drejtuar Celibashit

I nderuar Z.Kryekomisioner! Ju njoftoj se Partia Ora e Shqiperise ne Kualicion me Alencen per Shqiperine Madheshtore nuk ka funksionuar qe diten kur eshte firmosur marreveshja! Aleanca per Shqiperine madheshtore nuk ka future ne listen e hapur Kryetarin e partise, nuk ka ftuar Partine Ora e Shqiperise ne hapjen e fushates elektorale, por Kryetari I partise mori pjese I pa ftuar ne takim.

Sot ne takim me partite e koalicionit nuk e fton Partine Ora e Shqiperise ne takimin e rradhes! Ne keto kushte, kjo Aleance ka shkelur marreveshjen me Partine Ora e Shqiperise, prandaj kerkojme largimin nga ky Koalicion qe nuk respekton marreveshjen me aleatet e tij.

The post Tjetër aleat ‘braktis’ Berishën, kërkon në KQZ largimin nga “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, zbardhet arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Largimi i shqiptarëve, Rama: Propagandë e opozitës

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë sot narativën e ngritur nga opozita për largim masiv të qytetarëve shqiptare jashtë vendit.

Në rubrikën “Sy m’Sy”, ku ka zgjedhur tu përgjigjet pyetjeve të qytetarëve përmes rrjetit social “Facebook”, Rama tha se akuzuat e opozitës janë propagandë.

“Kjo është propaganda. Në mënyrën më të pacipë “bufi”, “Latifi” dhe gjithë të tjerët thonë pa pikë turpi: ikën 1 milion shqiptarë, ndërkohë që nga Censi 2023 rezultoi se në vend janë 2,4 milionë shqiptarë. 1,2 milionë kishin ikur deri kur PS mori detyrën. Nëse kanë ikur gjatë kësaj kohe edhe 1 milion, i bie të jemi 4,6 milionë“, theksoi Rama.

Rama tha se shqiptarët kanë ikur dhe do të ikin, pasi nuk jetojnë më në bunkierin e Enver Hoxhës, ashtu sikundër po kthehen.

“Kanë ikur shqiptarët patjetër, por nuk kanë ikur më shumë sesa historikisht kanë ikur vit pas viti. Nuk jetojmë më në bunkierin e Enver Hoxhës. Jemi të lirë të ikim e të vijmë. Shqiptarët kanë nisur të kthehen”, u shpreh ai.

Sipas Ramës, do të kthehen gjithmonë e më shumë kur të kenë mundësi këtu.

“Të kenë të njëjtat standarde dhe të njëjtat paga si një mesatare, duke mos diskutuar këtu Francë, Gjermani apo Danimarkë, ku edhe taksat janë më të larta. Diskutohen vendet si Kroaci apo Greqi. Jemi duke u afruar dhe po i arrijmë hap pas hapi”, deklaroi ai.

/r.e/a.f/

The post Largimi i shqiptarëve, Rama: Propagandë e opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ka mungesë meritokracie”/ Faik Basha braktis Partia e Lirisë: Pozitat merren me anë të marrëdhënieve personale

10 April 2025 at 14:54

Anëtari i Kryesisë në Partinë e Lirisë, Faik Basha, ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion që ka mbajtur deri më sot në PL. Ai ka argumentuar se ky vendim erdhi “si pasojë e një reflektimi të thellë mbi vlerat dhe praktikat që më rrethojnë mua dhe të gjithë mbështetësit e mi”.

Reagimi i Faik Bashës

Të dashur miq, mbështetës heroik dhe simpatizantë që me keni mbështetur pa kushte. Pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe analizimi të situatës aktuale në Partinë e Lirisë (PL), pasi u takova një e nga një me të gjithë miqte dhe mbështetësit e mi kam vendosur të dorëhiqem nga të gjitha pozitat dhe detyrat që kam mbajtur në këtë parti. Ky vendim ka ardhur pas një kontributi të madh dhe të vazhdueshëm në shërbim të interesit publik, i cili nuk ka marrë vlerësimin e merituar.

Kjo vendimmarrje nuk erdhi lehtë, por është pasojë e një reflektimi të thellë mbi vlerat dhe praktikat që më rrethojnë mua dhe të gjithë mbështetësit e mi.

Vendimi im për tu dorëhequr nga Partia e Lirisë është i nevojshëm për të ruajtur principet e mia dhe përkushtimin ndaj interesit publik. Në të ardhmen, do të vazhdoj të angazhohem për kauzat që besoj, dhe shpresoj të shoh një zhvillim të qëndrueshëm në politikën shqiptare. Principet themelore të një partie kurajoze dhe progresive është merita dhe përkushtimi ndaj parimeve të barazisë dhe drejtësisë. Megjithatë, gjatë periudhës që kam qenë pjesë e kësaj partie, kam vënë re një mungesë të theksuar të meritokracisë. Është e qartë se shumë vende dhe pozita janë zënë përmes favoritizmit dhe marrëdhënieve personale, duke anashkaluar individët më të aftë dhe të përkushtuar në kauzat publike.

Gjatë këtyre viteve, kam qënë i përkushtuar në mbrojtjen e interesave të uniformave, sigurisë publike dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Kam besuar tek nevoja për një Shqipëri më të sigurt. Kam punuar me pasion për të promovuar politika që mbështesin forcat e rendit dhe sigurisë, si dhe për të siguruar që të drejtat e tyre të respektohen dhe mbrohen.

Gjithashtu kam dëshmuar përpjekje dhe përkushtim për të kontribuar në zhvillimin dhe progresin e partisë. Megjithatë, kam vërejtur se përparimi i individëve të aftë dhe të përkushtuar shpesh zëvendësohet nga praktika të servilëve dhe privilegjeve të paarsyeshme. Kjo ka sjellë një ambient ku meritat individuale dhe përkushtimi për ideale të larta bien në hije para interesave personale dhe politikave klanore.

Jap dorëheqjen nga cdo funksion që kam mbajtur deri më sot:

-❌Anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë

-❌Sekretar për Sigurninë Publike në Partinë e Lirisë

❌Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të PL në Bashkinë e Kamzës

-❌ Kryetar i Partisë së Liri Kamëz

Ky vendim nuk është aspak reflektim i humbjes së besimit në principet që unë i mbaj fort, por është një hap që mendoj se është i nevojshëm për të ruajtur integritetin tim personal dhe profesionin tim. Largimi im nga Partia e Lirisë nuk është fundi i përpjekjeve të mia për kauzat që kam mbrojtur, por një fillim i një beteje të re dhe më të suksesshme. Largimi im është një hap i guximshëm drejt rivlerësimit të angazhimeve tona dhe zbardhjes së një rruge të re për të ardhmen e Shqipërisë. Ky është fillimi i një beteje, ku do të vazhdoj të luftoj për çdo uniforme , për çdo familje për cdo shqiptar dhe për çdo komunitet që ndien se zëri i tyre është injoruar.

Unë besoj se e ardhmja e Shqipërisë është në duar të qytetarëve të saj. Çdo përpjekje e re, çdo hap i vogël përpara, është një hap drejt një të ardhmeje më të ndritur. Le të fillojmë këtë betejë së bashku për një Shqipëri Europiane 🇦🇱🤝🇪🇺, për të ndërtuar një Shqipëri që na bën krenarë të gjithve. Interesat e një Shqipëria Europiane janë detyrë patriotike e çdo Shqiptari.

🇦🇱✋🇦🇱

Me respekt,

Faik Basha

The post “Ka mungesë meritokracie”/ Faik Basha braktis Partia e Lirisë: Pozitat merren me anë të marrëdhënieve personale appeared first on Sot News | Lajme.

Netanyahu në Budapest, Hungaria njofton largimin nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës

3 April 2025 at 15:04

Hungaria ka vendosur që vendi të tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), tha qeveria të enjten, menjëherë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbërriti në vend për një vizitë shtetërore.

“Qeveria do të nisë procedurën e tërheqjes të enjten, në përputhje me kuadrin ligjor kushtetues dhe ndërkombëtar,” tha Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban.

GJPN-ja është përballur me polemika në rritje vitet e fundit, veçanërisht për shkak të urdhër-arrestit të lëshuar kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe Netanyahu. Kryeministri i Izraelit mbërriti në kryeqytetin hungarez, Budapest, të mërkurën, pavarësisht një urdhër-arresti të ICC kundër tij për sjelljen e tij të luftës në Rripin e Gazës. Gulyas kritikoi ICC-në për devijimin e supozuar nga qëllimi i saj fillestar dhe për t’u bërë një “organ politik”, duke përmendur urdhër-arrestin kundër Netanyahut.

Ai argumentoi se meqenëse Hungaria nuk e ka mishëruar kurrë statutin e Romës në vitin 1998 të ICC-së në ligjin e brendshëm, urdhër-arrestet e gjykatës nuk mund të ekzekutohen në vend. Gulyas iu referua faktit se fuqitë e mëdha ushtarake të botës nuk kanë qenë kurrë anëtare të ICC dhe se SHBA ka vendosur sanksione ndaj organizatës. Gulyas vuri në dukje gjithashtu Poloninë, ku kryeministri Donald Tusk tha në janar se Netanyahu nuk do të arrestohej nëse ai do të vizitonte një ngjarje përkujtimore të Aushvicit, pavarësisht nga urdhri i ICC kundër tij.

E lëshuar në nëntor, urdhër-arresti i ICC-së thoshte se kishte arsye për të besuar se Netanyahu dhe ish-ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant përdorën “vuajtjen nga uria si një metodë lufte” duke kufizuar ndihmën humanitare në Rripin e Gazës dhe synonin qëllimisht civilët në fushatën e Izraelit kundër Hamasit – akuza që zyrtarët izraelitë i mohojnë. Në përgjigje të urdhrit, Orban ftoi Netanyahun për një vizitë shtetërore dhe akuzoi ICC-në për “ndërhyrje në një konflikt të vazhdueshëm për qëllime politike”, duke thënë se masa minoi ligjin ndërkombëtar dhe përshkallëzoi tensionet.

Hungaria do të ishte vendi i tretë që do të tërhiqej nga Statuti i Romës, pas Burundit dhe Filipineve. Vendi i parë që u largua nga ICC ishte Burundi, në 2017. Afrika e Jugut dhe Gambia kanë kërcënuar të largohen të dyja, por kanë anuluar ose ndaluar vendimet e tyre për ta bërë këtë. Të tre shtetet pretendojnë se gjykata është e njëanshme kundër vendeve afrikane. Filipinet u larguan nga gjykata në vitin 2019, por ish-presidenti i saj, Rodrigo Duterte është i arrestuar dhe aktualisht po përballet me akuzat për vrasje që rrjedhin nga “lufta kundër drogës” e tij famëkeqe.

The post Netanyahu në Budapest, Hungaria njofton largimin nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës appeared first on Sot News | Lajme.

“Kur isha me LSI, kam votuar Ramën”/ Brahimllari tregon prapaskenat e largimit nga PL: Nuk tradhtova askënd

3 April 2025 at 13:32

Endrit Brahimllari ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, në Top News, ku ka folur për “divorcin” me Partinë e Lirisë. Brahimllari ka treguar prapaskenat e largimit të tij nga partia e Ilir Metës dhe bashkimin me socialistët. Ai ka bërë dhe një deklaratë të fortë, teksa u shpreh se edhe gjatë kohës që ka qenë pjesë e LSI-së, ai ka votuar për Edi Ramën.

“Fjala socialist nuk ndryshon. Kam qenë i qendrës së majtë, edhe në militimin tim në partinë ku aderoja prej 19 vitesh, në çdo rola që kam patur, kam mbrojtur interesat e të majtës. Unë kam qenë gjithmonë i majtë. Nuk ndryshon asnjë në bindjet e mija politike. Ajo që më bindi të bashkohem dhe të aderoj me PS ka qenë situata që kam kaluar në LSI, ose sot Partia e lirisë. Por gjithashtu më bindi dhe fakti që PS ka më shumë se një vit që lëshon disa mesazhe pozitive për opinionin publik, siç është hapja ndaj figurave të reja.

Unë jam i qetë me veten time sepse e kam të vërtetën në krah. Ish-kolegët e mi e dinë si është e vërteta, pavarësisht se në publik duhet të mbrojnë një linjë… Unë nuk kam tradhtuar askënd, nuk kam luajtur me dy porta. Unë tradhtar, sigurisht në thonjëza, quaj personazhe që dezertojnë nga fronti.

Në përplasjen Meta- Kryemadhi unë nuk mbështet asnjë prej tyre. Mbështeta ekipin dhe besoj se jam ndër të paktët persona që e ka mbajtur këtë qëndrim. Kam mbështetur historinë, meritokracinë dhe ekipin. Tashmë nuk kam kontakt me asnjë drejtues të Partisë së Lirisë. Tani jam përqëndruar tek e ardhmja, tek fushata e Partisë Socialiste. Ndihem shumë mirë që jam pjesë e një ekipi që po punon për gjeneratat e reja.

Kontaktet e mija me PS kanë qenë publike, kanë ardhur natyrshëm. Jam ndarë publikisht dhe kam kërkuar publikisht të bashkohem me PS. PS është një forcë politike e mirorganizuar dhe e disiplinuar. Ndihem i vlerësuar dhe komod. Angazhimi im në këtë forcë politike ka të bëjë me fillimin tim siç fillon çdo kush një punë. Unë e kam pasion politikën. Këtu mu hap rruga për ta ushtruar këtë pasion.

Unë nuk hedh baltë mbi të kaluarën time, nuk mund të harroj 19 vite angazhim me LSI, por në 2007 në zgjedhjet lokale unë kam bërë fushatë për Edi Ramën sepse ishim bashkë. Dhe votën time për herë të parë, si votues i ri, e kam hedhur për Edi Ramën. Edhe në 1013 kemi qenë koalicion, në 2015 për kryetarin e bashkisë së Tiranës, pra këto janë të pamohueshëm. Unë kam një lidhje organike më Partinë Socialiste

Keqardhja më e madhe është se aty ku isha, u krijua një brez i ri politikanësh që sot nuk është më. Do i mungojnë vendit sepse ishin figura të reja me energji dhe pasion. Por për shkak të situatës politike, sot nuk janë më.”– tha Brahimllari.

The post “Kur isha me LSI, kam votuar Ramën”/ Brahimllari tregon prapaskenat e largimit nga PL: Nuk tradhtova askënd appeared first on Sot News | Lajme.

SHBA – Shtëpia e Bardhë: Musk pritet të tërhiqet nga administrata në fund të muajit të ardhshëm

2 April 2025 at 22:01

UASHINGTON, 2 prill /ATSH/- Shefi ekzekutiv i Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk – drejtuesi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë dhe krahu i djathtë i presidentit Trump – pritet të tërhiqet nga administrata në fund të muajit të ardhshëm, tha sot Shtëpia e Bardhë, sipas “New York Post”.

Rregullat federale thonë se një punonjës i posaçëm i qeverisë (SGE) si Musk mund të jetë në vend vetëm deri në 130 ditë rresht. Në rastin e Musk, kjo do të duket se e bën datën e largimit të tij 30 maj, dita e 130-të që nga ardhja në detyrë e Trump.

Burimet thanë se plani ka qenë gjithmonë që Musk të kthehet në jetën civile pas përfundimit të statusit të tij SGE – dhe vetë Trump së fundmi aludoi se largimi i shefit të X do të ndodhte së shpejti.

“Në një moment ai do të kthehet … Unë do ta mbaj atë për aq kohë sa mund ta mbaj, ai është një djalë shumë i talentuar”, u tha sot Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

“I dua shumë njerëzit e zgjuar dhe ai është shumë i zgjuar dhe ka bërë një punë të mirë… Më pëlqejnë njerëzit me IQ të lartë. Në një moment, Elon do të dëshirojë të kthehet në kompaninë e tij”, tha Trump.

Musk ka bërë bujë në kohën e tij të shkurtër me administratën e Trump, duke udhëhequr DOGE në bërjen e shkurtimeve të mëdha në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Departamentin e Arsimit, si dhe në Byronë e Mbrojtjes Financiare të Konsumatorit dhe Administratën e Sigurimeve Shoqërore. //a.i/

The post SHBA – Shtëpia e Bardhë: Musk pritet të tërhiqet nga administrata në fund të muajit të ardhshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“E paimagjinueshme” – Princi Harry largohet nga organizata bamirëse që themeloi

By: gaze tare
26 March 2025 at 12:48

Princi Harry ka dhënë dorëheqjen nga organizata bamirëse “Sentebale”, të cilën e themeloi në vitin 2006, pas një konflikti mes bordit dhe presidentes Dr. Sophie Chandauka.

Mosmarrëveshjet mbi strategjitë e mbledhjes së fondeve çuan në një ndarje të pakthyeshme, duke bërë që Harry dhe bashkëthemeluesi, Princi Seeiso, të largoheshin në shenjë solidariteti me bordin.

Ndërkohë, Komisioni i Bamirësisë në Mbretërinë e Bashkuar ka hapur një hetim për menaxhimin e organizatës.

The post “E paimagjinueshme” – Princi Harry largohet nga organizata bamirëse që themeloi appeared first on iconstyle.al.

Thaçi largohet nga QKUK-ja

13 March 2025 at 16:35

PRISHTINË, 13 mars/ATSH/ Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është larguar nga QKUK-ja pasi ka vizituar babain e tij të sëmurë.

Nën shoqërimin e forcave të shumta të sigurisë, Thaçi doli nga objekti i Klinikës Interne pas rreth 4 orësh qëndrim. Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai ndodhet në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Ndërkohë, i ishte refuzuar disa herë kërkesa për ta vizituar babain e tij të sëmurë.

Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi për KosovaPress se e kanë lejuar vizitën e Hasim Thaçit në Kosovë “për arsye humanitare” që i njëjti të vizitoi babain e tij që ndodhet në spital.

“Po, mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, tha një zëdhënës i gjykatës.

/Kosovapress/

The post Thaçi largohet nga QKUK-ja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë, anulohet konferenca e shtypit me Trump

28 February 2025 at 20:23

UASHINGTON, 28 shkurt /ATSH-DPA-ANSA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është parë duke u larguar më herët nga Shtëpia e Bardhë, pas një takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili u shoqërua me momente tensioni.

Zelensky u pa në televizion duke hipur në një makinë të parkuar përpara Krahut Perëndimor dhe duke u larguar.

Largimi i tij erdhi pas një shkëmbimi të ashpër me Trump brenda Zyrës Ovale.

Zelensky tha se “nuk do të kishte kompromise me një vrasës në territorin tonë” dhe sugjeroi se Trump po rrezikonte sigurinë e SHBA me qasjen e tij ndaj Rusisë.

Mediet amerikane raportuan se liderët ndërprenë takimin e tyre me dyer të mbyllura dhe anuluan një konferencë shtypi që ishte planifikuar.

Kjo konferencë për shtyp, mes presidentit ukrainas dhe homologut të tij amerikan, do të pasonte nënshkrimin e një marrëveshjeje për aksesin në burimet e mineraleve të rralla të Ukrainës./ a.jor.

The post SHBA – Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë, anulohet konferenca e shtypit me Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌