Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sulmet online tentojnë të kufizojnë prezencën e VNA në rrjetet sociale

11 July 2025 at 12:19

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurtë raportoi mbi përpjekjet për censurimin e një blogu mediatik në rrjetet sociale, i cili poston përmbajtje satirike dhe kritike ndaj politikbërjes në Shqipëri. “Facebook kufizoi menaxhimin e faqes së VNA, një blog i pavarur shqiptar i njohur për raportimet kritike mbi zhvillimet politike,” shkruhet në njoftimin e Rrjetit për Gazetarët […]

The post Sulmet online tentojnë të kufizojnë prezencën e VNA në rrjetet sociale appeared first on Reporter.al.

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër

1 July 2025 at 13:05

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, organizata mjedisore EcoAlbania së bashku me organiozatat ndërkombëtare EuroNatur dhe Riverwatch ngritën alarmin se Parku Kombëtar i lumit Vjosa rrezikon të kthehet në një “park letre” të mbrojtur thjesht me ligj, por jo në realitet. “Lumi Vjosa po përballet vazhdimisht me presione nga industritë nxjerrëse, zgjerimi i infrastrukturës dhe […]

The post Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër appeared first on Reporter.al.

Bieta Sula largohet nga TCH? Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’…, ja çfarë po ‘gatuhet’

30 June 2025 at 15:22

Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias. Kjo pasiqë thuhet se mbyllja e sezonit muajin tjetër mund të shënojë përmbylljen e ciklit të saj shtatë vjecar si drejtuese dhe autore e programit të Pasdites në Top Channel.

Lart e poshtë, përflitet se Bieta mund të zhvendoset në Radio Televizionin Shqiptar, aty ku është rikthyer së fundmi bashkëshorti i saj, Alban Dudushi. Jo vetëm kaq! Persona të afërt me zhvillimet në botën e medias në Tiranë i kanë zbuluar emisionit tonë edhe një tjetër detaj. Paçka se asgjë nuk është e sigurtë, thuhet se Top Channel ka gati edhe pasuesen e saj në pasdite.

Rozana Radi mund të jetë moderatorja e re e programit të pasditeve nëse Bieta largohet drejt RTSH-së. Kjo nuk është hera e parë që përflitet për një lëvizje të tillë. Bieta ishe përfolur se do largohej edhe tre vera më parë por ajo vazhdoi stoikisht me stafin e saj nga e hëna në të premte.

Kujtojmë se Sulo është bërë prezantuesja më jetëgjatë në këtë format duke thyer mallkimin që Topi kishte paraprakisht pasiqë prej vitesh nuk rehatohej kurrë me pasditet që pësonin ndryshime të vazhdueshme në moderim dhe drejtim. Se a do të largohet Bieta pas dy dekadash nga Top Channel, do na duhet të presim edhe pak. Por, ku ka zë, s’është pa gjë!

The post Bieta Sula largohet nga TCH? Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’…, ja çfarë po ‘gatuhet’ appeared first on Sot News | Lajme.

Gazetarët denoncojnë paligjshmëri në administrimin shtetëror të TV Ora

20 June 2025 at 16:50

Prej vitit 2020, televizioni “Ora” – dikur në pronësinë familjare të Ylli Ndroqit – menaxhohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pas peripecive ligjore që sollën sekuestrimin dhe më pas kalimin e pronësisë në favor të shtetit shqiptar. Por gazetarët dhe punonjësit e tjerë pranë këtij televizioni kanë zbuluar së fundmi […]

The post Gazetarët denoncojnë paligjshmëri në administrimin shtetëror të TV Ora appeared first on Reporter.al.

BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri

18 June 2025 at 14:56

Lajmet për hapjen e kapitujve të negociatave kanë qenë të shumëreklamuara nga qeveria gjatë muajve të fundit, nën premtimin e integrimit të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por një dokument jozyrtar i sekretariatit të Këshillit të Bashkimit Evropian, institucionit që merr vendime në lidhje me procesin negociues dhe anëtarësues, thekson se vendi ka nevojë […]

The post BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Twitch po vjen me risi në transmetim

2 June 2025 at 15:39

Twitch po bëhet gjithnjë e më shumë si TikTok me kalimin e kohës.

Sipas raporteve të reja, Twitch do të ketë mundësinë e transmetimit vertikal të lojërave, ndërsa rezolucioni 2K do të lejojë shikimin, për shembull, të transmetimeve të lojës “League of Legends” në cilësi më të lartë.

Bëhet e ditur se transmetimi në modalitetin portret do ta bëjë më të lehtë shikimin e transmetimeve të lojërave në telefona, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por për fat të mirë, Twitch po prezanton gjithashtu një modalitet të formatit të dyfishtë.

Krijuesit mund të transmetojnë njëkohësisht drejtpërdrejt vertikal dhe horizontal, ndërsa shikuesit kanë mundësinë të vendosin se çfarë funksionon më mirë për pajisjen e tyre.

Kompania do të fillojë testimin “në një numër të vogël kanalesh” këtë verë, me këto veçori që do të zgjerohen më vonë këtë vit. /Telegrafi/

The post Twitch po vjen me risi në transmetim appeared first on Telegrafi.

Studimi zbulon pasojat e rënda ekologjike të digës mbi burimin e Vjosës

22 May 2025 at 08:26

Një kërkim i ri shkencor, i kryer prej hulumtuesve të Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave Humane në Vienë në bashkëpunim me Qendrën Helene për Kërkime Detare në Athinë, vë në dukje disa prej pasojave më të rënda ekologjike që ka sjellë një prej digave të vendosura në rrjedhën e burimit të lumit Vjosa (Aoos) […]

The post Studimi zbulon pasojat e rënda ekologjike të digës mbi burimin e Vjosës appeared first on Reporter.al.

Benedict Cumberbatch dhe Sophie Hunter pozojnë dorë për dore në premierën e “The Phoenician Scheme” në Kanë

19 May 2025 at 13:59

Benedict Cumberbatch dhe bashkëshortja e tij, Sophie Hunter, u shfaqën të dashuruar dhe plot stil në premierën e filmit më të ri të Wes Anderson, “The Phoenician Scheme”, në Festivalin e Filmit në Kanë.

Çifti pozoi dorë për dore në tapetin e kuq, duke reflektuar elegancë dhe afeksion.

Sophie, 47 vjeçe, kishte veshur një fustan të kuq me stil klasik të viteve të 50-ta, ndërsa Benedict, 48 vjeç, zgjodhi një kostum të zi elegant dhe mbante një fashë në krah, për të cilën nuk dihet ende arsyeja, shkrun DailyMail.

Ajo plotësoi pamjen me vathë argjendi dhe flokë kaçurrela, ndërsa ai mbante syze dielli ngjyrë kafe.

Filmi i Anderson, me yje si Tom Hanks dhe Scarlett Johansson, është një nga më të priturit e festivalit. Cumberbatch luan xhaxhain Nubar, një rol që ende mbahet misterioz.

Të martuar që nga viti 2015 dhe prindër të tre fëmijëve, Benedict dhe Sophie zgjedhin zakonisht të qëndrojnë larg vëmendjes mediatike, por shfaqja e tyre në Kanë u komentua gjerësisht për stilin e rafinuar dhe përputhjen me kodin e ri të veshjes në festival, i cili ndalon veshjet provokuese në tapetin e kuq.

Në premierë morën pjesë edhe figura të tjera të njohura si Emma Weymouth dhe Stella Maxwell, të cilat zgjodhën pamje elegante dhe klasike, në përputhje me rregulloren e re të Kanës që promovon një stil më të përmbajtur dhe formal. /Telegrafi/

The post Benedict Cumberbatch dhe Sophie Hunter pozojnë dorë për dore në premierën e “The Phoenician Scheme” në Kanë appeared first on Telegrafi.

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

14 May 2025 at 17:37

Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe debatit demokratik, organizatat konstatojnë se, “për fat të keq, u vunë re shkelje të shumta të këtyre parimeve gjatë muajve para, gjatë dhe në ditën e zgjedhjeve”. Problematikat me transparencën e fushatës lidhen me mungesën […]

The post Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike appeared first on Reporter.al.

Ora Swatch e Papa Françeskut preku botën: Simbol shprese dhe përulësie

By: Iconstyle
1 May 2025 at 16:13

Një orë Swatch. Një çmim rekord. Një mesazh që tingëllon më fort se çdo predikim!

Kur njerëzit shpenzojnë mijëra euro për orë të arta, të stolisura me diamante, një orë e thjeshtë Swatch u bë simboli më i fuqishëm i përulësisë, bamirësisë dhe shpirtit njerëzor. Kjo sepse qëndroi në kyçin e dorës së një njeriu të veçantë: të ndjerit Papa Françesku.

Në fund të vitit 2022, Vatikani konfirmoi një lajm që u përhap me shpejtësi në mbarë globin: Papa kishte vendosur të nxirrte në ankand orën e tij personale, një Swatch i thjeshtë me rrip plastik të zi dhe fushë të bardhë, të cilin e kishte vendosur qindra herë gjatë viteve të tij në detyrë. Një orë elegante Swatch që shitej për më pak se 60 euro, por që në ankand arriti plot 56,250 dollarë, duke thyer çdo rekord të mëparshëm për një orë Swatch .

Por vëmendja e kësaj historie nuk ishte rekordi… ishte mesazhi që përcolli!

Nga Green Bay në Vatikan: Një letër që ndryshoi gjithçka

Gjithçka nisi me një letër të thjeshtë. Prifti David Ricken, nga qyteti Green Bay në Wisconsin, i shkroi Papa Françeskut për të rrëfyer historinë e Brian LaViolette, një 15-vjeçar që humbi jetën në një aksident noti. Familja e Brian krijoi një fondacion në emrin e tij; një organizatë që ndihmon studentë të talentuar, por pa mundësi ekonomike, për të ndjekur ëndrrat e tyre akademike.

Letra përfundonte me një kërkesë të përulur: “Shenjtëria Juaj, nëse mund të dhuroni një orë, jo të shtrenjtë, por të përdorur nga Ju, do të ishte një ndihmë e madhe për kauzën tonë.”

Dhe Papa Françesku, si gjithmonë i ndjeshëm ndaj thirrjeve njerëzore, nuk ngurroi. Ai dërgoi orën e tij personale, një Swatch Once Again. Nuk kishte flori. Nuk kishte mekanizma të ndërlikuar. Por kishte historinë e një Pape që kishte zgjedhur të jetonte me thjeshtësi ekstreme .

Një mesazh universal: Më pak është më shumë

Përballë botës që idealizon markat luksoze dhe pasuritë materiale, ora e Papës ishte një mesazh: “Vlera nuk qëndron te çmimi, por te kuptimi.”

Nëse Papa Gjon Pali II mbante një Rolex prej ari dhe Benedikti XVI një Junghans elegant, Papa Françesku preferoi një Swatch cilësor dhe të thjeshtë. Kjo zgjedhje ishte në përputhje me gjithçka që Papa përfaqësonte: përulësi, solidaritet, thjeshtësi dhe dashuri për më të pambrojturit.

Ai nuk jetonte në Pallatin Apostolik por në një apartament të vogël në Shtëpinë e Shën Martës. Ai udhëtonte me Fiat dhe kishte refuzuar shumë herë simbolet e luksit që e kanë ndjekur papatin me shekuj.

Ora Swatch e Papës nuk ishte e vetmja që u shit në ankand. Të famshëm si Condoleezza Rice, Randall Park, Mike Krzyzewski, Betty White, Tony Shalhoub dhe të tjerë dhuruan gjithashtu orët e tyre për këtë nismë të veçantë. Por ora e Papës ishte më e veçanta nga të gjitha: u shit 1.022 herë më shtrenjtë se çmimi i saj origjinal .

Çdo cent i grumbulluar nga kjo nismë, mbi 144,000 dollarë në total, shkuan për të financuar bursa universitare për të rinj që nuk do të kishin mundësi të studionin ndryshe. Me këtë veprim, Papa Françesku nuk dhuroi thjesht një orë. Ai dhuroi kohë. Kohë për të rinj që do të ndërtojnë të ardhmen. Kohë për të shpresuar.

Një orë që mat më shumë se sekondat: mat vlerat

Swatch-i i Papës është një simbol. Një kujtesë se thjeshtësia nuk është mungesë, por pasuri. Se ndihma nuk matet me vlerën monetare, por me qëllimin. Se çdo njeri mund të bëjë diçka që të ndryshojë jetën e dikujt tjetër.
Në fund të ditës, ora nuk mat vetëm kohën. Ajo mat historinë që mbart. Ora Swatch e Papa Françeskut do të mbetet një orë që mat dritën e përulësisë, fuqinë e dashamirësisë dhe madhështinë e një gjesti të vogël që preku botën.

Papa Françesku na mësoi se ora më e vlefshme është ajo që i shërben të tjerëve.

Swatch- gjithmonë aty për të na dhuruar cilësi, thjeshtësi dhe për të na kujtuar se çdo tik-tak vlen shumë! Për të gjithë kuriozët që dëshirojnë t’u hedhin një sy modeleve apo të përfitojnë nga ofertat, Swatch e gjeni në platformën e blerjeve online www.bybest.shop apo fizikisht në Qendrën Metropol, Rruga Sami Frashëri, Tiranë.

The post Ora Swatch e Papa Françeskut preku botën: Simbol shprese dhe përulësie appeared first on iconstyle.al.

Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit

26 April 2025 at 23:28

Për dy vjet të plota, nga prilli i vitit 2023 kur ishte arrestuar Nagip Krasniqi, Korporata Energjetike Kosovës vijon të funksionojë me ushtruese detyre të kryeshefit ekzekutiv.

Derisa thirrja e parë për këtë pozitë, vitin e kaluar, kishte dështuar, konkursi i dytë u mbyll në fillim të këtij muaji.

Në KEK nuk dhanë asnjë informacion lidhur me procesin e rekrutimit të kryeshefit të ri të ndërmarrjes.

Sipas Programit për Zbatimin e Strategjisë së Energjisë, vitin e kaluar dhe këtë vit KEK-u do të duhej të përfundonte rehabilitimin e thellë të dy njësive të termocentralit Kosova B dhe një në atë Kosova A.

Këto investime me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe kapacitetit të prodhimit, krahas jetëgjatësisë, nuk kanë nisur ende, ndërkaq tejkalojnë vlerën 300 milionë e euro.

“Mos pasja e mandatit të plotë, ashtu siç përcakton Ligji për ndërmarrjet publike dhe Kodi, ka pasur edhe pasojat e veta në mbarëvajtjen e punës së ndërmarrjeve publike të cilat janë reflektuar në dështim për të arritur objektivat strategjike dhe përmbushjen e planit të biznesit”, thuhet në reagimin e Corrwatch.

Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, e vlerësoi absurd funksionimin për kohë kaq të gjatë të ndërmarrjes prodhuese më të madhe të energjisë elektrike në vend, me ushtrues detyre të kryeshefit.

“Nuk e kuptoj se si është e mundur që në një kompani sikur është Korporata Energjetike e Kosovës, ku ka njerëz jashtëzakonisht të zot që kanë dhënë gjithë djersën e tyre për vite të tëra, nëse s’ke nga jashtë njerëz atëherë merr nga brenda. Angazhoje një person që është ekspert i asaj fushe, që di ta menaxhojë atë ndërmarrje, që themi ne – e di me sy mbyllur menaxhimin e saj. Dhe, mos sjellë njerëz që janë të dështuar ose s’marrin vesh fare në atë proces”, ka thënë Kushtrim Ahmeti, drejtor në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.

Referuar investimeve të papërfunduara, të cilat parashihet të rrisin kapacitetin prodhues për rreth 100 megavatë/orë, Ahmeti tha se papërgjegjësinë dhe dështimin po e paguajnë qytetarët dhe ekonomia.

“Sa më shumë prodhim vendor të energjisë që kemi, aq më shumë i ikim importit dhe aq më shumë i ikim arsyetimeve të kompanive në këtë rast KEDS, KESCO dhe të tjera, që duhet të marrim import sepse nuk kemi energji të bollshme brenda”, ka thënë Kushtrim Ahmeti, Drejtor në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.

Pas arrestimit të Ngaip Krasniqit, në Prill 2023, Bordi i KEK-ut fillimisht e kishte suspenduar atë dhe e kishte caktuar Përparim Kabashin ushtrues detyre të kryeshefit.

Në Shkurt 2024, Bordi kishte liruar Kabashin nga detyra duke e caktuar ushtrues detyre, Bekir Gërgurin. Ndërsa dy muaj më vonë e kishte shkarkuar Nagip Krasniqin.

Ndërsa më 28 Shkurt të këtij viti, ky organ vendimmarrës i KEK-ut liroi nga detyra edhe Gërgurin, duke emëruar ushtruesin e tretë të detyrës, Gramos Hashanin./Dukagjini/

The post Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit appeared first on Telegrafi.

‘Me shkop dhe karrotë’: Si po e ndikon krimi i organizuar raportimin mediatik në Shqipëri

23 April 2025 at 06:36

Paraditen e 10 prillit në Gjykatën e Posaçme, Erion Alibej, një anëtar i krimit të organizuar në Elbasan, i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, akuzoi gazetarët e pranishëm në sallë për cënimin e moralit të familjes së tij. “U sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët,” tha me […]

The post ‘Me shkop dhe karrotë’: Si po e ndikon krimi i organizuar raportimin mediatik në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Kritika për marrëveshjen Rama-Meloni: Shqipëria, kamp për refugjatët e padëshiruar

By: user 4
7 April 2025 at 17:38

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), ka reaguar sërish ndaj planit të Italisë dhe Shqipërisë për të përdorur qendrën e Gjadrit për mbajtjen e emigrantëve afrikanë që iu është refuzuar kërkesa për azil. Pas vendimit të qeverisë italiane për të transferuar në Shqipëri qindra emigrantë të shpëtuar në Mesdhe, që nuk plotësojnë kriteret për mbrojtje ndërkombëtare, HRW ka kritikuar ashpër këtë praktikë, duke e quajtur “një shembull të rrezikshëm të eksportimit të përgjegjësive ndërkombëtare.”

Kritikat e HRW: Shqipëria po shndërrohet në një “zonë gri” të së drejtës

Në deklaratën e saj, HRW shprehet se Shqipëria po legalizon mbajtjen e personave të ndaluar pa të drejtë, duke lejuar që emigrantë që nuk janë pranuar për azil në Itali të qëndrojnë në qendra të mbyllura në territorin shqiptar.

“Transferimi i refugjatëve të refuzuar në një vend të tretë pa garanci të plota për të drejtat e tyre është shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Shqipëria nuk duhet të lejojë që të përdoret si portë mbrapa për të shmangur detyrimet ndërkombëtare të Italisë,” thuhet në deklaratë.

Qendra në fjalë, e vendosur në Gjadër të Lezhës, është një ish-bazë ushtarake që po rikonstruktohet me fonde të qeverisë italiane për të pritur një numër të madh emigrantësh të cilëve u janë refuzuar kërkesat për azil. Ata do të mbahen aty deri në përfundimin e procedurave të deportimit.

Meloni ndryshon paktin që firmosi me Ramën, Shqipëria shtet me Cpr

Marrëveshja mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare u nënshkrua në nëntor 2023 dhe u konfirmua nga Kryeministri Edi Rama si një “akt solidariteti dhe bashkëpunimi rajonal”, por është përballur me kritika të ashpra nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe juristë ndërkombëtarë, për shkak të paqartësisë ligjore dhe mungesës së kontrollit të pavarur mbi trajtimin e të ndaluarve.

Mungesë transparence dhe mbikëqyrjeje

Sipas Human Rights Watch, një ndër shqetësimet kryesore është se nuk ka një mekanizëm të pavarur që të garantojë respektimin e të drejtave të të ndaluarve në qendrën e Gjadrit. Atyre nuk u garantohet hyrja në sistemin shqiptar të azilit, pasi trajtimi i tyre do të bëhet sipas juridiksionit italian, ndonëse ndodhen fizikisht në Shqipëri.

Kjo krijon një situatë të paprecedent ku individët janë të mbajtur në një vend ku nuk kanë qasje në gjykatat vendase, as në të drejtën për apel apo përfaqësim të pavarur ligjor.

VIDEO/ Socialisti dy metra i gjatë që i ulet në gjunjë Melonit

Human Rights Watch i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Europës që të monitorojnë nga afër këtë praktikë, duke paralajmëruar se ky model rrezikon të përdoret edhe nga vende të tjera si një mënyrë për të evituar përgjegjësitë ligjore ndaj refugjatëve.

“Nëse Shqipëria pranon të bëhet një ‘qendër pritjeje’ për njerëz të braktisur nga sistemi evropian i azilit, kjo do të dëmtojë jo vetëm imazhin e saj ndërkombëtar, por edhe të ardhmen e të drejtave të njeriut në rajon,” thuhet në reagim.

Deri më tani, qeveria shqiptare nuk ka dhënë një përgjigje të detajuar ndaj shqetësimeve të ngritura nga HRW dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ministria e Brendshme ka deklaruar se gjithçka “po bëhet në respekt të standardeve ndërkombëtare” dhe se qendra në Gjadër “nuk do të jetë një kamp ndalimi, por një zonë tranziti humane”.

Megjithatë, organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut këmbëngulin se mungesa e transparencës, mosgarantimi i të drejtës për azil dhe kufizimi i lirisë së personave pa vendim gjykate përbëjnë shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar./Lapsi.al

The post Kritika për marrëveshjen Rama-Meloni: Shqipëria, kamp për refugjatët e padëshiruar appeared first on Lapsi.al.

“Human Rights Watch” kritikon planet për kthimin e Gjadrit në një qendër ndalimi

7 April 2025 at 17:00

Pasi dështoi t’i vërë në funksion si qendra për procesim të shpejtë të azilkërkuesve, qeveria e djathtë e Giorgia Melonit miratoi ndryshimin e qëllimit të qendrës në Gjadër, si pikë ndalimi për 18 muaj për emigrantët me vendime dëbimi. Por Human Rights Watch thotë se ky ndryshim është problematik dhe cënon të drejtat e emigrantëve. […]

The post “Human Rights Watch” kritikon planet për kthimin e Gjadrit në një qendër ndalimi appeared first on BoldNews.al.

Human Rights Watch kritikon planet për kthimin e Gjadrit në një qendër ndalimi

7 April 2025 at 15:16

Pas dështimit për të vënë në punë qendrat e pritjes për azilkërkuesit në Shqipëri,  të cilat qëndrojnë bosh prej muajsh, qeveria italiane ka vendosur që ta kthejë qendrën në Gjadër në një qendër ndalimi jashtë territorit të BE-së për emigrantë që u është refuzuar azili dhe pritet të depërtohen në vendet e origjinës. Emigrantët mbahen […]

The post Human Rights Watch kritikon planet për kthimin e Gjadrit në një qendër ndalimi appeared first on Reporter.al.

Policia në Danimarkë merr një qasje unike për parandalimin e krimit – luan CS:GO

3 April 2025 at 10:36

Policia daneze ka marrë një qasje unike për parandalimin e krimit – duke u lidhur drejtpërdrejt në Twitch!

Bëhet e ditur se njësia policore angazhohet me lojtarë në lojëra të njohur si CS:GO, Fortnite dhe Minecraft ndërsa monitorojnë për mashtrim, gjuhë urrejtjeje dhe kujdes në internet, përcjell Telegrafi.

Duke u angazhuar drejtpërdrejt me lojtarë, policia synon të krijojë një mjedis më të sigurt në internet dhe të krijojë besim në komunitetin e lojërave.

@dailymailgaming Denmark’s Politiets Online Patrulje streams and patrols online games to combat fraud, hate speech, and grooming. The 10-member police unit, launched in 2022, engages with players in Counter-Strike, Fortnite, and Minecraft. Since its launch, the unit has handled over 65 cases and received 5,200+ tips. Their goal is to make online spaces safer for children and adults. #gaming#streamer#denmark#csgo#fortnite ♬ original sound – Mail Gaming

Kjo nismë i ndihmon ata të identifikojnë kërcënimet e mundshme, të edukojnë lojtarët dhe të parandalojnë krimin kibernetik në kohë reale.

Ndryshe, që nga fillimi i nismës në 2022, njësia ka trajtuar mbi 65 raste.

Dhe kështu kanë krijuar hapësirë virtuale më të sigurt. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MINDSET THERAPY™ (@mindset.therapy)

The post Policia në Danimarkë merr një qasje unike për parandalimin e krimit – luan CS:GO appeared first on Telegrafi.

Publikohet traileri për filmin e ri artistik “Lilo & Stitch”: Nxiti reagime pozitive nga shikuesit

15 March 2025 at 18:35

Disney ka zbuluar trailerin e parë zyrtar për filmin artistik “Lilo & Stitch”, një version i ri i klasikut të animuar të vitit 2002.

Filmi artistik u realizua nga regjia e Dean Fleischer Camp, i njohur për filmin “Marcel the Shell with Shoes On”, ndërsa skenari u shkrua nga Chris Kekaniokalani Bright dhe Mike Van Waes.

Rolet kryesore luhen nga Maia Kealoha si Lilo, Sydney Elizabeth Agudong si motra e saj e madhe Nani dhe Chris Sanders i cili ia jep zërin Stitch, si në filmin origjinal të animuar.

Historia e filmit ndjek një vajzë të vetmuar, Lilo, e cila uron për një shoqe më të mirë kur sheh një yll. Dëshira e saj realizohet në një mënyrë të papritur kur një “alien blu” i quajtur Stitch, i njohur si ‘Eksperimenti 626’, zbarkon në Hawaii.

Përveç personazheve kryesore, traileri përmban edhe personazhe kyç nga filmi origjinal, si agjenti i Cobra Bubbles, i luajtur nga Courtney B. Vance dhe shkencëtarët e alienëve Jumba dhe Pleakley, të luajtur nga Zach Galifianakis dhe Billy Magnussen. Në film shfaqet edhe Tia Carrere, e cila ka shprehur zërin e Nanit në filmin origjinal. Reagimet për trailerin e “Lilo & Stitch” deri më tani kanë qenë kryesisht pozitive.

“Ky është i vetmi xhirim i Disney-t për të cilin jam i emocionuar”, “Stitch duket i mrekullueshëm dhe është vërtet nostalgjike t’i shoh përsëri këto skena”, “Më vjen mirë që Disney nuk e prishi këtë, Stitch shënoi fëmijërinë time”, “Ky do të jetë xhirimi më i mirë live-action”, ishin vetëm disa nga komentet në trailerin. /Telegrafi/

The post Publikohet traileri për filmin e ri artistik “Lilo & Stitch”: Nxiti reagime pozitive nga shikuesit appeared first on Telegrafi.

Post e vërteta e kryeministrit dhe kryebashkiakut

6 March 2025 at 11:05

Dikur, para goxha vitesh, na thuhej se në Shqipëri media transmeton dy gjysmë të vërteta, gjysmën e njërës palë politike dhe gjysmën e palës tjetër. Aritmetika e së vërtetës në fakt nuk është njësoj si aritmetika e zakonshme dhe dy gjysma të vërtetash nuk përbëjnë kurrsesi një të vërtetë. Por situata është bërë halucinante kohët […]

The post Post e vërteta e kryeministrit dhe kryebashkiakut appeared first on Reporter.al.

❌
❌