Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Main stream

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, i jep jetë sipërmarrjeve bujqësore e turistike

28 July 2025 at 09:30

Aksi rrugor Ura e Çerenecit – Zgosht rreth 47 km e gjatë që lidh Dibrën me Elbasanin, hap një perspektivë të re duke transformuar qasjen ndaj zhvillimit rural dhe turizmit malor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale pamje pas përfundimit të punimeve të këtij segmenti, investim me rëndësi që përmirëson ndërlidhjen mes dy qarqeve.

“Me rrugën e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, që jo vetëm lidh Dibrën me Elbasanin, por krijon një korridor të ri lindor duke sjellë më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike”, shprehet Rama.

Rruga e re pritet të sjellë një ndikim direkt pozitiv në zhvillimin ekonomik, bujqësor e turistik duke përmirësuar mundësinë e hyrje-daljeve për komunitetin, fermerët dhe ndërmarrje të tjera ekonomike, për turistë drejt destinacioneve në Shqipërinë lindore, duke përfshirë zona të reja turistike si Parku Shebenik-Jabllanicë në Librazhd dhe zonat kulturore, natyrore e historike në qarkun e Dibrës.

Me planin për hapjen e një pike kufitare të re në Urën e Bushtricës, pjesë e Korridorit 8, për ndërtimin e të cilës po punojnë si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut, do t’u krijohet mundësi banorëve të këtyre, zonave që kalojnë në segmentin Zgosht-Ura e Çerenecit, të lëvizin më shpejt. /Telegrafi/

The post Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, i jep jetë sipërmarrjeve bujqësore e turistike appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 27 July 2025Main stream

Në Bulqizë dhe Mirditë vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Në fshatrat e Mirditës dhe Bulqizës vijon puna për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ministria e Mbrojtjes ndau foto të efektivëve të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore dhe Bazës së Mbështetjes për Emergjencat Civile të Komandës Mbështetëse, gjatë operacioneve për shuarjen e flakëve, të dislokuar në Mirditë dhe Bulqizë.

Sipas njoftimit zyrtar të MM-së në Qafë Buall, bashkia Bulqizë zjarri është përhapur drejt zonës së Qytetit të Vjetër, fshatit Plan i Bardhë dhe drejt Krastës. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 120 forca nga strukturat operacionale  dhe kanë  ndërhyrë 2 helikopterë.  Situata është më e qetë dhe nuk rrezikohen zona urbane. Janë evakuuar 6 banesa.

Në zonën e Shkopetit, njësia administrative Milot, vazhdon aktiv zjarri vatra e të cilit është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth, kua janë angazhuar rreth 80  forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë. Nuk ka rrezik për banesat.

Në fshatin Kulmë dhe fshatin Fang, bashkia Mirditë, zjarr i rënë në një sipërfaqe pyjore ka marrë përmasa të mëdha, favorizuar nga temperaturat ekstreme dhe era që fryn. Në fshatin Fang operuan forca zjarrfikëse, shërbimi pyjor, forca bashkiake dhe vullnetarë të ndihmuar dhe nga 80 forca ushtarake në total me 3mjete dhe rreth 40 forca bashkiake.

/m.q/j.p/

The post Në Bulqizë dhe Mirditë vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në Qafën e Buallit, Vengu: Efektivët punuan gjatë natës për të frenuar përhapjen e flakëve

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Një vatër e madhe zjarri u shfaq në zonën e Qafës së Buallit në Bulqizë, në orët e vona të pasdites së djeshme.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu njoftoi sot se “përballë flakëve që përfshinë zonën e Qafë Buallit në Bulqizë, efektivët tanë punuan pa u ndalur gjatë natës për të frenuar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur banesat dhe pyjet përreth”.

“Me mjetet dhe pajisjet në dispozicion, ndërhyrja nga toka ka vijuar në kushte të vështira terreni dhe erërash të forta”, shkruan ministri Vengu.

Në operacion për fikjen e zjarrit sipas MM-së u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse, 40 efektiv të MZSH, 15 efektiv të Policisë së Shtetit, 25 forca bashkie, 10 forca vullnetare, 2 helikopterë në rotacion. Përveç operacionit në terren u operua edhe me ndërhyrje nga ajri.

/m.q/j.p/

The post Zjarri në Qafën e Buallit, Vengu: Efektivët punuan gjatë natës për të frenuar përhapjen e flakëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Zjarri në Qafë Bualli, MM: 8 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë të angazhuar

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njofton se po monitorohet zjarri i rënë në vendin e quajtur Qafë Bualli, drejtuar nga Qyteti i Vjetër dhe Plani Bardhë.

Sipas MM, në operacion janë angazhuar, 8 mjete zjarrfikëse, 40 efektiv të MZSH, 15 efektiv të Policisë së Shtetit, 25 forca bashkie, 10 forca vullnetare dhe 2 helikopterë në rotacion.

Ministrja e Mbrojtjes bën me dije se përveç operacionit në terren po operohet me ndërhyrje nga ajri.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri me dije se, aktualisht janë 17 vatra aktive në disa qarqe të Shqipërisë, ndërsa vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Vengu tha se në terren janë angazhuar afërsisht 1000 forca, ushtarake dhe civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje, nën koordinimin e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Prefektëve dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

“Nën koordinimin e AKMC po sigurojmë mbështetjen e mjeteve të Forcës Ajrore në disa zona si Delvinë, Konispol, Berat/Dimal dhe Bërzhitë, me 5 helikopterë të përfshirë në operacione në këto momente”, shkroi Vengu.

Vengu u shpreh se, “deri tani janë neutralizuar 9 vatra zjarri, të cilat po monitorohen nga afër për të parandaluar riaktivizimin”.

/e.i/ /gj.m/

The post Zjarri në Qafë Bualli, MM: 8 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë të angazhuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret ‘pushtojnë’ Bulqizën dhe Matin/ Zjarrfikësit nuk ndërhyjnë, shkak përmasat shumë të mëdha të flakëve

By: M C
26 July 2025 at 18:14

Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në Bulqizë dhe në Klos të Matit ku siç shihet dhe nga pamjet zjarret e ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta po djegin me qindra hektar pyje me pisha dhe kullota, por jo vetëm.

Zjarret janë ofruar deri tek bizneset duke i rrezikuar ato. Zjarret kanë sjellë probleme serioze edhe për kalimin e automjeteve se dhe tymi ka mbuluar të gjithë zonën e Bulqizës.

Për shuarje e zjarrit janë angazhuar dhjetëra zjarrfikësish, por e kanë të pamundur ndërhyrjen, pasi zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, ndërkohë në ndihmë për fikjen e zjarrit janë edhe dy helikopterë.

The post Zjarret ‘pushtojnë’ Bulqizën dhe Matin/ Zjarrfikësit nuk ndërhyjnë, shkak përmasat shumë të mëdha të flakëve appeared first on Albeu.com.

Zjarret “pushtojnë” Bulqizën dhe Matin, vështirësohet ndërhyrja. Rrezikohen disa biznese

By: Ela
26 July 2025 at 18:35

Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në Bulqizë dhe në Klos të Matit. Zjarret, e ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat, e larta po djegin me qindra hektar pyje me pisha dhe kullota. Zjarret janë ofruar deri tek bizneset duke i rrezikuar ato. Zjarret kanë sjellë probleme serioze edhe për kalimin […]

The post Zjarret “pushtojnë” Bulqizën dhe Matin, vështirësohet ndërhyrja. Rrezikohen disa biznese appeared first on BoldNews.al.

Zjarret/ 29 vatra në 24 orët e fundit, 13 ende aktive. Ministria e Mbrojtjes qytetarëve: Njoftoni autoritetet në çdo rast, strukturat në terren

26 July 2025 at 10:14

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 13 vatra janë ende aktive dhe 6 vatra janë në monitorim.

Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Elbasan, Peqin, Dimal, Poliçan, Skrapar, Gjirokastër, Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Tiranë, Fier e Kukës.

Aktualisht mbeten aktive këto vatra zjarri, ku është përqendruar edhe puna e forcave operacionale:

–       Qarku Vlorë. Në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat. Në perimetrin e djegur ka prezencë të vogël tymi, pasi digjen trungje brenda tij dhe kjo vatër mbahet në monitorim. Sot po vazhdon puna për shuarjen e plotë të zjarrit nga 7 efektivë të MZSH Vlorë dhe 4 forca të pyjores.

–       Në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë, ka vazhduar puna për zjarrin e rënë në kullota. Ditën e djeshme ka vijuar operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 60 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse të FA-së dhe gjithashtu janë asistuar nga helikopterë të FA-së dhe ata Hungarez.Gjatë operacionit pati djegie Shefi Komisariatit Delvinë, Agim Troci, si dhe 5 persona patën probleme nga asfiksia. Zjarri vazhdon të jetë aktiv dhe janë përshkuar 10 banesa. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

–       Mbi fshatin Ploç, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë vazhdon aktiv zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurredhe ndodhet në një vijë të gjatë shtrirje të përhapur në kodrat në afërsi të fshatrave Velc – Ramic – Verbas – Matogjin të njësisë administrative Brataj. Ka prezencë të forcave operacionale, por për shkak të terrenit nuk mund të ndërhyjnë. Kërkohet ndërhyrje nga ajri.

–       Qarku Gjirokastër. Zjarri i rënë në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës, njësia administrative Cepo, i cili ka ardhur nga territori i bashkisë Delvinë, për shkak se ishte në lartësi të madhe, forcat operacionale nuk mundën të ndërhyjnë ditën e djeshme dhe e mbajtën situatën në monitorim. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale, pasi zjarri është afruar pranë tunelit të Skërficës.

–       Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Zjarri ka përshkuar mbi 350 ha sipërfaqe. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

–       Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit . Në terren operuan 16 forca vendore dhe 30 efektivë nga FA, mbështetur edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M. Ditën e sotme zjarri zhvillohet në një perimetër me një shtrirje mbi 13 km, me zhvillime në tre kahe. Në njërin kah po zhvillohet nga Masdeja, ku përfshin sipërfaqe të konsiderueshme në pyje. Në njërin kah në vendin e quajtur Qafa e Tolle, ku rrezikohet një banesë, si dhe në vendin e quajtur Fushë Kuqe, ku rrezikohen tre banesa. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

–       Në fshatin Ulëz, vatra e zjarrit është në monitorim dhe drejt izolimit të plotë. Sot janë angazhuar mbi 15 forca operacionale, të cilat po punojnë që të mos lejohet zhvillimi i zjarrit në vatra të ndezura brenda vatrës.

–       Vazhdon aktive, por me zhvillime të pakta, vatra e zjarrit të rënë në Livadhet e Peladhisë, e cila ka kaluar mbi fshatin Krajkë të bashkisë Bulqizë. Zjarri ka përshkuar mbi 40 ha sipërfaqe. Ditën e djeshme janë angazhuar në operacion 16 forca të bashkisë Bulqizë dhe zjarri është mbajtur nën monitorim për të ndaluar përhapjen e mëtejshme. Sot kjo vatër po vendoset nën kontroll nga 10 forca të bashkisë.

–       Qarku Elbasan. Nëz onën e Shmilit në fshatin Lugaxhi, njësia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë. Në terren u angazhuan rreth 50 forca, ku nga këta 20 janë forca ushtarake të FA-së dhe 30 forca janë të MZSH Elbasan, forca bashkiake dhe forca të pyjores. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

–       Qarku Lezhë. Në zonën e Shkopetit. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth. Ditën e djeshme janë angazhuar 39 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë dhe 50 forca ushtarake të ndihmuar edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M. Nuk ka rrezik për banesat. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

–       Qarku Korçë. Në fshatin Dishnicë. Vatra e zjarrit mbetet aktive, por me intensitet të ulët. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

–       Zjarri në vendi i quajtur Qeramica ndërmjet fshatrave Trestenik- Vishocicë të bashkisë Devoll, për shkak të erës rrezikon të përhapet, pasi vendi ku është kjo vatër zjarri është i veshur me barishte e shkurre. Në vendngjarje ndodhen forcat operacionale, që po punojnë për neutralizimin e saj

–       Vatra në fshatin Strelcë, bashkia Maliq vijon në drejtim të Veriut. Vatrat e tjera janë të neutralizuara  dhe po mbahen në monitorim për të mos lejuar riaktivizim.

–       Po punohet për shuarjen e zjarrit  në fshatin Kriçkovë, njësia administrative Proptisht, bashkia Pogradec.

–       Qarku Berat. Në fshatin Muzhakë. Terreni është malor, pyll lisi dhe bimësi të dendur dhe vështirëson ndërhyrjen e punonjësve të zjarrfikëses, por situata është nën kontroll.

–       Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal. Zjarri është në kufi të dy bashkive Dimal dhe Berat (në fshatin Mbreshtan dhe Galinë). Gjatë natës zjarri ka përparuar në drejtim të fshatrave Mbjeshovë, dhe Bistrovicë. Dje është ndërhyrë edhe me 1 helikopter Hungarez H225M. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

–       Në fshatin Zgërbon, bashkia Poliçan po vijon puna për shuarjen e flakëve nga forcat operacionale.

–       Qarku Kukës, në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë, punonjësit e AdZM-së nuk kanë mundur të izolojnë vatrën e zjarrit. Ditën e sotme janë angazhuar 7 punonjës të AdZM Kukës, për shuarjen e zjarrit.

–       Në Malin me Gropa, saktësisht në vendin e quajtur Fusha e Stanëve, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një terren me barishte të buta. Sipërfaqja e djegur e raportuar është më shumë se 10 ha. Sot kjo vatër zjarri vazhdon të jetë aktive dhe po punohet me 30 forca operacionale MZSH dhe 11 forca AdZM.

Në total nga zjarret janë djegur mbi 450 hektarë sipërfaqe me bimësi, rrënjë ullinj e pemë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë, 140 efektivë, 5 automjete zjarrfikëse dhe 2 Helikopterë nga Forcat e Armatosura e 2 helikopterë hungarezë.

Nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), sot nuk priten reshje shiu.

Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në të gjitha qarqet. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 43 gradë celsius në zonat e ulëta.

Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë të angazhuara në të gjithë territorin e vendit, në ndjekje të situatës së krijuar nga zjarret. Në këto ditë me temperatura ekstreme, ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes, të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë dhe të njoftojnë autoritetet vendore në rast të konstatimit të vatrave të zjarrit.

Dibra përballë bruçelozës: Fermerë të pambrojtur dhe mungesë koordinimi institucional

26 July 2025 at 06:36

Një shpërthim i sëmundjes infektive të bruçelozës tek bagëtitë në zonat malore të Dibrës ka vënë në alarm fermerët vendas, të cilët akuzojnë autoritetet për mungesë reagimi, transparence dhe mbështetje. Edhe pse sëmundja është e njohur si zoonozë – që mund të transmetohet nga kafsha te njeriu, institucionet vendore dhe qendrore duket se kanë lënë […]

The post Dibra përballë bruçelozës: Fermerë të pambrojtur dhe mungesë koordinimi institucional appeared first on Reporter.al.

Aksident në Bulqizë/ Dy viktima dhe një i plagosur, i mituri transportohet te Trauma

23 July 2025 at 15:03

Një aksident ka ndodhur në Bulqizë. Mësohet se dy persona kanë humbur jetën.

Viktimë mësohet se kanë mbetur Desta Gjeta dhe Burhan Gjoka.

Ndërsa një i mitur është plagosur dhe është nisur te Trauma.

 

 

AlbChrome përballet me protesta: Minatorët e Bulqizës kërkojnë rritje pagash

14 July 2025 at 13:24

Prej disa ditësh minatorët e Bulqizës në kompaninë Albchrome po protestojnë për rritjen e pagës. Atyre u është premtuar rritje pagash që prej muajit janar, por kjo nuk ka ndodhur. Për këtë ata bojkotuan punën në mars.

Kompania u kërkoi më tepër kohë dhe tani, në muajin korrik, minatorët gjenden sërish përballë së njëjtës situatë.

Përgjatë këtyre muajve, ata janë ulur disa herë në bisedime me kompaninë, por, sikurse shprehen për Citizens.al: muajt kaluan dhe asgjë nuk po bëhej.

Minatorët kërkojnë plotësimin e premtimit për një rritje page me 10%, teksa kompania Albchrome u ka njoftuar punëtorëve se do të aplikojë një rritje page në masën 5%. Sipas tyre, kjo rritje është e pamjaftueshme.

Javën e kaluar, të mërkurën, një përfaqësi minatorësh u ulën sërish në bisedime me kompaninë për të gjetur një zgjidhje dhe dolën me një vendim për t’i dhënë kohë deri në fund të korrikut. Por ky afat i dakordësuar mes palëve ka tensionuar situatën mes punëtorëve të tjerë që nuk ishin pjesë e mbledhjes.

Mes tensionit, minatori Altin Kola e ka grisur këtë shkresë, dhe kjo ka bërë që ai të pushohet nga puna.

Përmes një shkrese, të firmosur nga administratori turk, Cemil Acar, minatorit iu bë me dije se është pushuar nga puna pasi ka “dëmtuar materiale zyrtare të kompanisë duke ndikuar në përshkallëzimin e marrëdhënieve me punëmarrësit”.

Pushimi nga puna i minatorit Kola ka intimiduar minatorët. Njëri prej tyre i tha Citizens se janë të frikësuar të flasin në këto momente, pasi mund t’i heqin edhe ata nga puna.

“Jemi pjesa më e madhe me kredi, dhe kompania na ka marrë firma me presion për të shkuar në punë, për të mos e vazhduar grevën [protestën]. Kush nuk firmoste, nuk pranohej më në punë”, tha një prej minatorëve për Citizens, i cili kërkoi të mos përmendej me emër.

Ai u shpreh se këtë shkresë të kompanisë e kanë firmosur, pasi “shumica mezi mbyllin muajin, janë me borxhe”.

Një tjetër minator u shpreh përmes një bisede telefonike se kërkesa e tyre është minimale.

“Kërkojmë një rritje page me 10%, çmimet janë rritur dhe nuk i përballojmë dot me rrogat tona, kushte më të sigurta në punë dhe pagesën për ditët e pushimit kemi kërkuar”, u shpreh minatori.

Ai tha se janë ende në bisedime me kompaninë, dhe i kanë dhënë afat deri në fund të muajit.

Kompania Albchrome është kritikuar shpesh për kushte të vështira pune dhe mungesë sigurie, gjë që ka sjellë aksidente, disa edhe fatale.

Minierat e Bulqizës janë ndër burimet më të mëdha të kromit në Shqipëri. Ato u gërmuan gjerësisht pas vitit 1948, duke u lidhur me uzinat e pasurimit dhe ferro-kromit në Burrel e Elbasan, por me rrëzimin e diktaturës dhe vështirësitë ekonomike të viteve 1990-2000, ato u dhanë me koncesion.

Minierat dhe uzinat iu dhanë fillimisht grupit italian Darfo, më pas një grupi austriako-rus, – DCM Deco-Metal dhe Terwngo – grupit Balfin e më tej kompanisë turke të Yildirim International Mining (YIM).

Protestat e fundit tregojnë se problemet për punonjësit e minierave të Bulqizës nuk janë zgjidhur.

Lexoni gjithashtu:

The post AlbChrome përballet me protesta: Minatorët e Bulqizës kërkojnë rritje pagash appeared first on Citizens.al.

Punëtorë të lënduar në dy aksidente minerare në Bulqizë dhe Martanesh

30 May 2025 at 17:43

Dy aksidente në minierat e kromit në Bulqizë dhe Martanesh rikthejnë në vëmendje mungesën e sigurisë në sektorin minerar. Ngjarjet ndodhën më 29 dhe 27 maj, por u raportuan më vonë nga policia.

I.D, 40 vjeç, u plagos në Martanesh të enjten, më 29 maj, teksa policia e raportoi ngjarjen sot. Ajo tha për mediat se “40-vjeçari u lëndua në këmbë gjatë punës” dhe “ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”.

Njësoj, me 24 orë vonesë, policia raportoi dhe aksidentin e së martës, ndodhur në galeritë e Bulqizës, ku mbeti i lënduar A.N, 40 vjeç. Policia tha se ai u godit nga një masiv gurësh teksa ndodhej nëntokë, por që aktualisht gjendet në spital pa rrezik për jetën.

Aksidentet në sektorin minerar kanë qenë të shpeshta ditët e fundit. Po të martën, më 27 maj, në minierën e Katjelit në Përrenjas humbi jetën Saimir Bego, 57 vjeç, me profesion minator.

Ai u zu nga një masiv minerar që u shkëput në galerinë ku po punonte.

Në fillim të muajit maj, për një javë rresht, 29 vjeçari Ardit Beshiri, punëtor pranë fabrikës së pasurimit të kromit në zonën e Bulqizës u shpall i humbur.

Trupi i tij u gjet  pas disa ditësh kërkimi, ndërkohë që familjarët ngritën akuza ndaj autoriteteve për neglizhencë dhe mungesë logjistike.

Më shumë se 65 punëtorë kanë humbur jetën në dy vitet e fundit, shumica në sektorin minerar dhe atë të ndërtimit. Sektorët me shkeljet më të rënda të standardeve të sigurisë në punë.

Po gjatë muajit maj, Abaz Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç, humbën jetën në kantierin e ndërtimit të një hidrocentrali në fshatin Holtë në Gramsh.

Shumica e aksidenteve lidhen me mungesën e kontrolleve nga institucionet, mbikëqyrjes teknike, kushtet e amortizuara të galerive, logjistikës, apo mungesës së pajimeve dhe trajnimeve për sigurinë.

Lexo gjithashtu:

The post Punëtorë të lënduar në dy aksidente minerare në Bulqizë dhe Martanesh appeared first on Citizens.al.

Urdhri i kryeministrit Rama, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

15 July 2025 at 11:41

Pas urdhrit të kryeministrit Rama në Bashlinë e Bulqizës kanë dhënë dorëheqjen 8 Administratorë të njësive përfshirë edhe qytetit.

Ndërkohë dorëheqjen kanë dhënë edhe dy Nënkryetarët si dhe drejtorët e drejtorive që i përkasin bashkisë.

Në Bashkinë Klos nuk kanë dhënë dorëheqjen 4 Administratorët dhe Nënkryetari pasi janë në proces akoma për dorëheqjen.

Në proces të dorëheqjes së administratorëve të nënkryetarëve dhe drejtorëve vijonë edhe në Bashkinë Dibër.

Në bashinë Mat kanë dhënë dorëheqjen 8 Administratorët e njësive si dhe një Nënkryetar pasi Nënkryetari tjetër pason detyrën e kryetarit të Bashkisë pas dorëheqjes së ish kryetarit Agron Malaj i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Nuk ka shkarkime sa i përket drejtorëve pasi në vjeshtë Bashkia Mat do të ketë zgjedhje të parakohshme për zgjedhje të kryetarit të ri për Bashki.

Po ashtu, pas dorëheqjes se 9 administratorëve të bashkisë Gramsh dje, sot kane dhënë dorëheqjet të gjithë drejtorët e bashkisë dhe përgjegjësit në varësi të tyre.

Sa i përket nënkryetarëve, njëra është e sapo emëruar, një muaj në detyre, ndërsa nënkryetari tjetër ësht5ë në prag pensioni./tch/

The post Urdhri i kryeministrit Rama, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend appeared first on Telegrafi.

Përfshihet nga flakët mali Vlashaj në Bulqizë

By: Ela
13 July 2025 at 14:19

Një vatër zjarri ka përfshirë ditën e sotme malin Vlashaj, mbi fshatin Shupenzë, në Bulqizë. Era e fortë ka favorizuar flakët dhe ka bërë që zona të jetë e rrezikuar dhe vatra të zgjerohet më tej. Po ashtu situata kritike vazhdon të mbetet edhe në Lurë, ku flakët kanë përfshirë pyjet me pishë, ah dhe […]

The post Përfshihet nga flakët mali Vlashaj në Bulqizë appeared first on BoldNews.al.

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar

By: M C
12 July 2025 at 17:56

Një aksident rrugor u shënua këtë pasdite në Bulqizë, në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re, ku dy automjete tip “Mercedes-Benz” u përplasën me njëra-tjetrën.

Për pasojë, janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Të dyja makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa përplasja ka rrezikuar edhe kalimtarët në trotuar dhe një shitës pranë vendit të ngjarjes.

Sipas banorëve të zonës, në këtë kryqëzim mungon sinjalistika rrugore, pavarësisht lëvizjes së dendur të automjeteve dhe kalimtarëve. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit kanë nisur.

The post Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar appeared first on Albeu.com.

21 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura

By: Elva
12 July 2025 at 11:11

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, ndërsa pesë prej tyre mbeten ende aktive. Zjarret janë përhapur kryesisht në zona me shkurre, pyje dhe bimësi të dendur, duke djegur mbi 91 hektarë sipërfaqe dhe rreth 20 rrënjë ullinj. Aktualisht, vatra aktive raportohen në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan […]

The post 21 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura appeared first on BoldNews.al.

Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës

11 July 2025 at 17:04

Prej dy ditësh, minatorët e Bulqizës kanë nisur një protestë, duke kërkuar rritje page dhe përmirësim të kushteve të punës. Ata shprehen se po kërkojnë zbatimin e një premtimi të dhënë nga kompania Albchrome që në muajin mars, për një rritje page prej 10%. Jetmir Ahmeti një nga minatorët protestues tha se janë ngritur në […]

The post Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës appeared first on Reporter.al.

22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive

By: Elva
30 June 2025 at 08:57

22 vatra zjarri u raportuan në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga të cilat 20 janë shuar dhe 2 vijojnë të mbeten aktive. Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatin Hoshtimë të bashkisë Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës në Bulqizë. Ndërkohë janë shuar vatrat në: Fshatin Zvërnec, njësia administrative Qendër, […]

The post 22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive appeared first on BoldNews.al.

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

By: Ela
28 June 2025 at 19:06

Një nismë e qeverisë për të shndërruar një zonë ushtarake në Bulqizë në hotele dhe lokale, duke e quajtur Parku Retro, do të “hajë” edhe plot 2.7 milionë euro, duke e çuar koston totale në plot 6 milionë euro. Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “biznesmeni” Dritan Agolli nuk e ka harruar që në çdo […]

The post Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?! appeared first on BoldNews.al.

Pasoja të rënda për banorët/ Minierat e Bulqizës, ndotëset më të madh të ajrit dhe të ujërave

By: Ardit
27 June 2025 at 09:47

Prej më shumë se shtatë dekadash, jeta e qytetit të varfër të Bulqizës në verilindje të Shqipërisë është e lidhur ngushtësisht me kromin. Mbi 120 subjekte ose 22 për qind e të gjitha lejeve minerare të vendit e kanë përqendruar aktivitetin e tyre në minierën e Bulqizës – e cila është njëherazi punëdhënësja më e […]

The post Pasoja të rënda për banorët/ Minierat e Bulqizës, ndotëset më të madh të ajrit dhe të ujërave appeared first on BoldNews.al.

❌
❌