Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dumani thotë se 43 procedime për krime zgjedhore janë ende në hetim

26 June 2025 at 11:43

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani deklaroi të enjten se hetimi i krimeve zgjedhore ka prevaluar mbi çdo vepër penale në periudhën para dhe gjatë zgjedhjeve. Nga tryeza “Përtej monitorimit: Drejt një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, Dumani bëri me dije se çdo denoncim që ka shkuar në adresë të […]

The post Dumani thotë se 43 procedime për krime zgjedhore janë ende në hetim appeared first on Reporter.al.

Gara për mandatin e 7, Gjylameti kërkon pamjet e numërimit

19 May 2025 at 18:31

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka kërkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pamjet filmike të procesit të numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës, duke vënë në diskutim saktësinë e numërimit mes kandidatëve socialistë në listën e hapur. Në kërkesën drejtuar KQZ, Gjylameti thekson se “pamjet e kërkuara do të përdoren […]

The post Gara për mandatin e 7, Gjylameti kërkon pamjet e numërimit appeared first on Reporter.al.

KQZ miraton renditjen e partive politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit

17 March 2025 at 15:16

Shorti për Partinë Demokratike ishte shumë bujar. Koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, do të renditet e para në fletën e votimit në 11 maj. Këtë të hënë në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u hodh shorti për renditjen e partive politike në fletën e votimit, ku lista nis me […]

The post KQZ miraton renditjen e partive politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Reporter.al.

‘Megafon i qeverisë’: Si po e minon makineria e PR-it gazetarinë në Shqipëri 

17 March 2025 at 07:56

Në ekran mesditën e 10 shkurtit, kryetari i Bashkisë së Tiranës shfaqej i qetë dhe i buzëqeshur, ndërsa përuronte ndërtimin e një kopshti në lagjen Yzberisht të Tiranës. Kamera e ndiqte Erion Veliajn në çdo gjest, ndërsa inspektonte mjediset e kopshtit, bënte pyetje për përrallat që mësonin fëmijët dhe dëgjonte me vëmendje stafin e kuzhinierëve, […]

The post ‘Megafon i qeverisë’: Si po e minon makineria e PR-it gazetarinë në Shqipëri  appeared first on Reporter.al.

KQZ regjistron 15 partitë e para për zgjedhjet e 11 majit

24 February 2025 at 15:25

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të gjitha forcat politike kishin dorëzuar dokumentacionin e plotë, duke nisur nga vërtetimi i lëshuar nga Zyra e Regjistrit të Partive Politike, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor e deri te deklarata e angazhimit solemn me firmën e kryetarit të partisë. Në bazë të këtij vendimi, zyrtarisht parti garuese deri më […]

The post KQZ regjistron 15 partitë e para për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Reporter.al.

PS-PD miratojnë së bashku rritjen e financimeve dhe kohës televizive në fushatë

11 February 2025 at 17:55

Demokratët dhe socialistët nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të lehtësuar votimin e emigrantëve, por në një mbledhje të Komisionit të Ligjeve të martën, ranë sërish dakord që të bëjnë ndryshime në Kodin Zgjedhor me qëllim rritjen e tavanit të financimit dhe kohës për reklama televizive gjatë fushatës elektorale. Gjatë mbledhjes 5-orëshe, debatet ishin […]

The post PS-PD miratojnë së bashku rritjen e financimeve dhe kohës televizive në fushatë appeared first on Reporter.al.

Qeveria vendos zgjatjen e afatit të dokumenteve të identifikimit për emigrantët

5 February 2025 at 14:43

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tregoi edhe shifrat se sa shqiptarë përfitojnë nga ky vendim. “Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Në këtë mënyrë, me miratimin e këtij akti do të kenë mundësinë të gjithë shtetasit shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit […]

The post Qeveria vendos zgjatjen e afatit të dokumenteve të identifikimit për emigrantët appeared first on Reporter.al.

Partitë përdorin diasporën për të marrë më shumë para publike për zgjedhjet e 11 majit

28 January 2025 at 15:59

Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi, duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2021 që merren për referencë për ndarjen e fondeve, pohoi se në atë kohë partitë kanë pasur në dispozicion 130 milionë lekë të rinj. “Sot, nga ana juaj, ne duam të merrni vendimin se sa do jetë fondi i fushatës […]

The post Partitë përdorin diasporën për të marrë më shumë para publike për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Reporter.al.

KQZ e rreshton partinë e Tom Doshit me mazhorancën

28 January 2025 at 11:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktoi këtë të martë se si do ndahen komisionerët e partive politike që do të administrojnë zgjedhjet e 11 majit. Pa debate dhe pretendime nga partitë politike, KQZ përcaktoi se dy nga anëtarët e KZAZ do të propozohen nga Partia Socialiste, po kaq edhe Partia Demokratike. Nga një anëtar do të […]

The post KQZ e rreshton partinë e Tom Doshit me mazhorancën appeared first on Reporter.al.

Ministria e Brendshme publikon listën paraprake të zgjedhësve

6 January 2025 at 17:41

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, deklaroi të hënën se 3,721,116 shqiptarë do të kenë të drejtë për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen më 11 maj. “50.5% janë zgjedhës meshkuj dhe 49.5% janë femra,” u shpreh ministri në një deklaratë për mediat, duke shtuar se në listën e zgjedhësve […]

The post Ministria e Brendshme publikon listën paraprake të zgjedhësve appeared first on Reporter.al.

Qarku i Tiranës fiton një mandat deputeti më shumë

7 December 2024 at 15:06

Komisioni Rregullator vendosi të shtunën numrin e mandateve për çdo qark dhe ngritjen e 93 Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas vendimit, bashkitë që kanë më shumë se 80 mijë shtetas me të drejtë vote ndahen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në më shumë se sa një ZAZ, duke […]

The post Qarku i Tiranës fiton një mandat deputeti më shumë appeared first on Reporter.al.

Presidenti dekreton zgjedhjet parlamentare më 11 maj 2025

5 December 2024 at 16:51

Më 11 maj 2025, shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Pas konsultimit me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, presidenti Bajram Begaj vendosi të dekretojë datën e kërkuar nga Partia Socialiste për mbajtjen e zgjedhjeve. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Presidenca sqaroi se përzgjedhja e kësaj date […]

The post Presidenti dekreton zgjedhjet parlamentare më 11 maj 2025 appeared first on Reporter.al.

Raportet financiare të partive politike: Çfarë fshehin shifrat zyrtare?

13 November 2024 at 08:06

Në shikim të parë, sipas raporteve të depozituara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, fushata elektorale e zgjedhjeve vendore të vitit 2023 në Shqipëri mund të duket modeste – një përpjekje e përmbajtur, e financuar nga anëtarësitë e partive dhe pjesërisht nga fonde publike. Por, siç ndodh shpesh, shifrat e raportuara nga partitë politike shqiptare për […]

The post Raportet financiare të partive politike: Çfarë fshehin shifrat zyrtare? appeared first on Reporter.al.

Në hijen e kuotave gjinore: Si gratë e zgjedhura zëvendësohen nga burra në këshillat bashkiakë

8 November 2024 at 08:11

Pasi fituan një vend në këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, dhjetëra gra nëpër Shqipëri vendosën të dorëhiqen. “Referuar zgjedhjeve vendore të datës 14 maj 2023, 102 këshilltarë që kanë fituar mandatin në këshill, si dhe 80 kandidatë për këshilltarë kanë dhënë dorëheqjen përpara marrjes së mandatit,” tha Komisioni Qendror i Zgjedhjeve […]

The post Në hijen e kuotave gjinore: Si gratë e zgjedhura zëvendësohen nga burra në këshillat bashkiakë appeared first on Reporter.al.

Vota e diasporës në rrezik: KQZ paralajmëron sfida me afatet zgjedhore

18 October 2024 at 16:04

Nëpërmjet një letre dërguar 7 partive që kanë përfaqësues në Kuvend, KQZ informon se ka zhvilluar një takim me të gjithë operatorët e shërbimit postar ndërkufitar, ku është konkluduar se afatet zgjedhore të tanishme mund të pamundësojnë votimin e diasporës. Celibashi informoi partitë se kompanitë e shërbimit postar kërkojnë 30 deri në 45 ditë për […]

The post Vota e diasporës në rrezik: KQZ paralajmëron sfida me afatet zgjedhore appeared first on Reporter.al.

“Nuk ka më kohë,” KQZ i shkruan letër partive politike: Votimi elektronik vetëm në Elbasan dhe Durrës 

11 October 2024 at 14:36

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, në një letër drejtuar partive politike, pohon se votimi elektronik në 5 qarqe, siç ishte propozuar më herët, nuk është i mundur, pasi sipas tij, koha e mbetur në dispozicion “është e pamjaftueshme për përgatitjen e gjithë elementëve teknikë dhe njerëzorë për zhvillimin e këtij lloj votimi në këtë […]

The post “Nuk ka më kohë,” KQZ i shkruan letër partive politike: Votimi elektronik vetëm në Elbasan dhe Durrës  appeared first on Reporter.al.

Partitë politike vuajnë nga “informaliteti i skajshëm” në Shqipëri

25 August 2024 at 10:20

Më 4 gusht, Bashkia e Himarës në jug të vendit iu drejtua kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas arrestimit të debatueshëm të Fredi Belerit dhe humbjes së mandatit të tij për shkak të dënimit për korrupsion në zgjedhje. Gara u zhvillua mes Vangjel Tavos nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nga […]

The post Partitë politike vuajnë nga “informaliteti i skajshëm” në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

❌
❌