Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 July 2025Main stream

Amber Candy: Nuk rri pa një bashkëjetesë, por s’mund të adoptoj një fëmijë!

By: D Marku
29 July 2025 at 19:53

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy, foli për jetën e saj pas daljes nga formati dhe planet që ka për të ardhmen, si në aspektin profesional ashtu edhe atë personal.

E pyetur nga moderatori nëse mendon të krijojë një familje dhe të ketë fëmijë, Amber u tregua e sinqertë, duke theksuar se ndonëse nuk e përjashton mundësinë e një bashkëjetese, nuk është gati për të marrë përsipër një përgjegjësi kaq të madhe si rritja e një fëmije vetëm.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: A do të krijosh një familje, të kesh fëmijë?

Amber: Në momentin që unë jam realiste, e marr jetën ashtu si më vjen. Nëse në jetë bëra një ndryshim, kjo nuk do të thotë që të deliroj me mendjen time. Absolutisht nuk mund të rri dot pa një familje, pa një bashkëjetesë, por fëmija është një përgjegjësi e madhe, nuk mendoj të adoptoj… Më duket shumë e vështirë. Ai fëmijë duhet të rritet normalisht, me nënë e me baba, natyral. Nuk duhet të deliroj në këtë jetë. Në këtë jetë ne nuk do të thotë që t’i bëjmë të gjitha dhe të marrim përsipër gjëra që mund të mos i bëjmë dot dhe që të rrezikojmë për një të tretë, për jetën e një të treti.
Ronaldo: Mendon për pasojat që mund të ketë tek fëmija?

Amber: Absolutisht që po.

Ronaldo: E lidh këtë me mentalitetin shqiptar?

Amber: Jo, sepse nëse unë do të ecja me mentalitetin shqiptar, nuk do të isha kjo që jam. Por ai fëmija, duhet të rritet me një nënë e baba natyral dhe duhet të ketë një jetë të lumtur e të mos ketë trauma.

The post Amber Candy: Nuk rri pa një bashkëjetesë, por s’mund të adoptoj një fëmijë! appeared first on Albeu.com.

Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI

By: M C
29 July 2025 at 19:16

Përvec korrupsionit dhe fshehjes së pasurise ndaj Ilir Metës është ngritur akuza e pastrimit të parave.Kjo veper penale sipas Spak lidhet me episodin ku Ilir Meta ishte në krye të partisë LSI.

Sipas dosjes hetimore rezulton se është vërtetuar se egziston një lidhje interesash ekonomike dhe transaksione bankare midis kompanisë B.SK. shpk, kompanisë Unifi Communications Inc me president Adrian Shatkun, Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Metaj e Monika Kryemadhi. Bazuar në faktin se:

1. Partia LSI për vitin 2016-2017 ka kryer pagesa të padeklaruara në shumën 369.785 USD për të kryer pagesat për shërbimet e ofruara nga kompania lobuese GSIS LLC.

2. Burimi i fondeve që kanë financuar kontratat e lobimit dhe konsulencës të partisë LSI, nuk është deklaruar sipas ligjit

3. Adrian Shatku dhe kompania Unifi Communication Inc kanë kryer pagesa në shumën 253.285 lekë për logari të partisë LSI me qëlim mbulimin e shpenzimeve që lidhen me ekzekutimin e kontratës së këshilimit që Lëvizja Socialiste për Integrim ka lidhur me kompaninë Global Security& Innovative Strategies LLC.

4. Ema Çoku i ka transferuar Adrian Shatkut dhe Unifi Communication Inc shumën 220,000 dolarë nga të cilat 100,000 USD janë derdhje cash të copëzuara brenda një dite në të njëjtën llogari nga persona pa të ardhura (punonjëse të B.S.K shpk).

5. Kompania B.S.K dhe vetë Ema Çoku, kanë paguar shuma nga 3,000 Euro; 4,465 Euro; 10,000 Euro; 867,000 lekë; 1,142,000 lekë deri në 4,100,000 lekë, për aktivitete të LSI-së dhe të përfaqësuesve të kompanisë JPM Strategic Solutions LLC që kanë kryer aktivitet në Shqipëri për llogari të LSI-së.

Me këtë cilësi, i pandehuri Ilir Metaj, ka ndërmarrë veprime aktive kriminale, me qëllim fshehjen e natyrës së vërtetë, origjinës dhe burimit të fondeve të cilat janë përdorur për të financuar kontratat e

lobimit, duke ditur që këto para janë produkt i veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Sipas Spak është vërtetuar që në marrëdhënien që Lëvizja Socialite për Integrim ka me Global Security& Inovative Strateges janë deklaruar shpenzime 93.761 USD, ndërkohë që është vërtetuar se Global Security& Inovative Strateges ka përfituar nga kjo marrëdhenie 463.546,26 USD apo 369.785 USD më shumë, se shuma e deklaruar në Shqipëri.

The post Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI appeared first on Albeu.com.

Gjermania përballet me krizën e strehimit/ Planifikon lehtësime ligjore për ndërtimin e banesave

29 July 2025 at 19:34

“Ndërtimi dhe strehimi janë çështja sociale e kohës sonë”, njoftoi Ministria e Ndërtimit dhe Strehimit në Gjermani, kur publikoi planin për të ndihmuar në procesin e strehimit të përballueshëm. Me kabinetin që do të paraqesë projektbuxhetin e vitit 2026 më 30 korrik, shpenzimet për strehim janë një nga pikat kryesore. Në një vend ku mund […]

The post Gjermania përballet me krizën e strehimit/ Planifikon lehtësime ligjore për ndërtimin e banesave appeared first on BoldNews.al.

Flitet për një lidhje me Mirlind Dakun, Vesa Vllasaliu: Nuk e publikoj se më marrin mësysh

By: D Marku
29 July 2025 at 15:36

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, po përflitet së fundmi për një lidhje të mundshme me futbollistin e njohur të Kosovës, Mirlind Daku.

Thashethemet janë shtuar veçanërisht pas disa detajeve të vërejtura në rrjetet sociale, përfshirë edhe mungesën e fotografive me partnerin.

Një ndjekës e ka pyetur Vesën në Instagram: “Pse i ke heq fotot me të dashurin?”.

Ajo ka vendosur t’i përgjigjet me një ton të lehtë dhe me pak humor: “Pa arsye valla. Nëse publikoj sërish në Highlight e publikoj me fytyrë të vet. Po nuk po dua se po mi marrin mësysh (hajgare pak)”.

Përgjigja e saj ka ngjallur reagime të ndryshme nga ndjekësit, ndërsa vetë Vesa nuk ka konfirmuar as mohuar një lidhje me Dakun.

Megjithatë, deklarata e saj lë të nënkuptohet se ajo është ende në një raport dashurie, por dëshiron ta mbajë më të rezervuar nga publiku.

Pritet të shihet në vazhdim nëse do të dalin publikisht, për të konfirmuar këtë romancë.

The post Flitet për një lidhje me Mirlind Dakun, Vesa Vllasaliu: Nuk e publikoj se më marrin mësysh appeared first on Albeu.com.

Adrola Dushi zbulon kërkesat e të birit: Mos pi duhan dhe mos hyr në…

By: D Marku
29 July 2025 at 11:15

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë së fundmi një moment me djalin e saj, duke treguar dy kërkesat e sinqerta që ai i ka bërë.

“Djali im më ka kërkuar dy gjëra: të lutem, mos pi duhan, për mua mos e bëj kurrë. Unë nuk e bëj, jo vetëm për veten, por edhe sepse ma ka kërkuar ai. Dhe e dyta, të lutem, mos hyr në Big Brother mami”, ka rrëfyer Adrola në “Natën me Aulonën”.

Modelja shtoi se, pavarësisht se e respekton vendimin e atyre që zgjedhin të futen në reality show, për veten e saj nuk e sheh të përshtatshëm: “Nuk është gjë për mua. Ia kam thënë edhe djalit: nëse unë hyj aty, nuk jam më as mami jot, nuk jam më e vetëdijshme për çfarë po ndodh.”

E pyetur më tej se si do të reagonte nëse partneri i saj hipotetik do të merrte pjesë në “Big Brother”, ajo u përgjigj prerë: “Jam shumë kundër, kategorikisht. Po mundohem të jem pak ‘nice’, por të them të vërtetën, jam kundër.”

The post Adrola Dushi zbulon kërkesat e të birit: Mos pi duhan dhe mos hyr në… appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 28 July 2025Main stream

“Dasmë nënujore”: Çifti në Turqi zhyten në ujë, për të thënë “Po” në thellësitë e detit

28 July 2025 at 17:43

Një çift i dashuruar u martua në mënyrë unike nën ujë në Turqi, më 26 korrik.

Ilhami Bilecen, zhytës amator, dhe Ozlem Sayin, teknikë mjekësore, zgjodhën të kryenin ceremoninë në gjirin ku u takuan për herë të parë.

Ata u zhytën së bashku me pajisjet speciale të zhytjes, së bashku me kryetarin e bashkisë Gelibolu, Ali Kamil Soyuak, dhe dëshmitarët.

Nën ujë, ata shpalosën një banderolë me mbishkrimin “Po”.

Pas ceremonisë, çifti u rikthye në breg dhe firmosën në regjistrin e martesës para të ftuarve. /Telegrafi/

The post “Dasmë nënujore”: Çifti në Turqi zhyten në ujë, për të thënë “Po” në thellësitë e detit appeared first on Telegrafi.

Zjarri në Dukat del jashtë kontrollit, flakët i afrohen me shpejtësi banesave

By: Ardit
28 July 2025 at 17:41

Duket se jugut të Shqipërisë nuk po i ndahen zjarret këtë verë, pasi me dhjetra hektarë janë shkrumbuar nga flakët. U raportua se një vatër e madhe zjarri është aktivizuar këtë pasdite në fshatin Dukat i Ri, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë duke u përhapur […]

The post Zjarri në Dukat del jashtë kontrollit, flakët i afrohen me shpejtësi banesave appeared first on BoldNews.al.

Grekët “vajtojnë” për emigrantët shqiptarë, industria e turizmit po vuan nga mungesa e stafit

By: V K
28 July 2025 at 11:41

Industria e turizmit në Greqi, po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj, por Athina po i pengon emigrantët me masa të ashpra duke kufizuar migrimin.

“Do të shkoja në gjunjë sot në kishën e Megalokarit për të gjetur një anëtar stafi në kohë për vitin e ardhshëm”, thotë Matina, pronarja e butikut elegant “Armonia” në Tinos.

Ajo i referohet me këtë pelegrinazhit më të famshëm të grekëve, i cili zhvillohet çdo vit më 15 gusht në ishullin Cikladik.

Pelegrinët bëjnë udhëtimin e gjatë deri në kishë në gjunjë, duke u lutur që Virgjëresha Mari t’u plotësojë dëshirat për shëndet, ndihmë dhe mbështetje.

Edhe Matina shpreson për ndihmë: Ajo kërkon me dëshpërim staf, po me pak sukses, edhe pse pagat në Tinos janë pak më të larta se në Athinë dhe ajo mund të ofrojë edhe akomodim. Por po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh punëtorë për sezonin e verës në turizëm. Pothuajse kudo në ishullin popullor të pushimeve, mund të shihni tabela që shkruajnë: “Kërkohet Staf”.

Në dyqanin e bizhuterive pranë butikut, një shitëse mjaft e sjellshme Tamar mezi kupton greqisht. Ajo mund të flasë vetëm përshëndetjet e zakonshme dhe pastaj kalon menjëherë në anglisht. Për të kuptuar se çfarë duan klientët më të vjetër grekë, ajo duhet të telefonojë shefin e saj. Megjithatë, argjendari është i kënaqur që ka gjetur një punonjëse për të gjithë verën. Tamar është nga Gjeorgjia, ka ardhur në Greqi ligjërisht si punëtore sezonale dhe punon në Tinos prej një muaji.

Hotelierët grekë kërkojnë me urgjencë punëtorë

Në Greqi mund të vinin për të punuar me dokumente të rregullta më shumë njerëz si Tamar. Pranverën e kaluar, Greqia nënshkroi marrëveshje përkatëse me Armeninë, Gjeorgjinë, Republikën e Moldavisë, si dhe me Indinë, Filipinet dhe Vietnamin, duke u zotuar të rekrutonte 40,000 punëtorë të huaj. Në realitet, megjithatë, këto marrëveshje po zbatohen shumë ngadalë ose me pak ose aspak sukses.

Burokracia është e ndërlikuar, konsullatat greke jashtë vendit kanë mungesë stafi dhe ofertat nuk janë veçanërisht tërheqëse. Prandaj, hotelierët në të gjithë vendin janë ende në kërkim të dëshpëruar për recepsionistë, pastrues, punonjës pishine, portierë, kamerierë dhe kuzhinierë. Sipas Shoqatës Greke të Hoteleve, ka një mungesë prej të paktën 60,000 punëtorësh në industrinë e tyre.

Mungesa e fuqisë punëtore me përmasa të mëdha

Pjesërisht kjo është trashëgimi e pandemisë së koronavirusit 2020-2023, e cila ende ndihet në të gjithë Evropën, thotë Jorgos Hosoglu, President i Federatës Panhelenike të Punëtorëve të Ushqimit dhe Turizmit. Problemi është veçanërisht i mprehtë në Greqi: “Po përjetojmë një mungesë të paparë të punëtorëve të kualifikuar dhe me përvojë, veçanërisht në sektorin e hoteleve dhe restoranteve, pasi punëtorët u larguan gjatë izolimit. Shumë prej tyre nuk janë kthyer kurrë në këtë industri”.

Sipas Hosoglu, një faktor është sezonaliteti në turizëm. Kur turistët largohen dhe hotelet dhe baret në plazh mbyllen, punëtorët kanë të drejtë për përfitime papunësie vetëm për tre muaj.

“Si supozohet të mbijetojnë ata pjesën tjetër të vitit, veçanërisht tani, kur kostoja e jetesës është rritur për një kohë të gjatë”?

Përveç kësaj, një numër gjithnjë e në rritje i grekëve të rinj po kërkojnë punë sezonale në Evropën Veriore, madje edhe në Islandë. Edhe shumë shqiptarë që kanë punuar si fuqi punëtore e lirë në Greqi, për dekada ose po i afrohen daljes në pension ose po largohen nga Greqia.

Shqiptarët e harruar

Fakt është që ekonomia greke është mbështetur tek puna e emigrantëve nga vitet 1990, si në sektorin e turizmit ashtu edhe në bujqësi dhe ndërtim. Deri në kohën e krizës ekonomike, Greqia ishte shumë e varur nga fuqia punëtore nga Shqipëria. Gjatë programeve të “rimëkëmbjes financiare” (2010-2018), kërkesa ra ndjeshëm. Megjithatë, pas pandemisë, kur ekonomia u rimëkëmb dhe turizmi u rrit kjo kërkesë u shumëfishua

Por të njëjtin zhvillim patën edhe vende të tjera që ofrojnë paga më konkurruese dhe procedura më të thjeshta legalizimi për emigrantët.

Si rezultat, shumë punëtorë të bujqësisë të emigruar nuk u kthyen kurrë në Greqi. Prandaj, duket e qartë se Greqia ka nevojë për një politikë tërheqëse imigracioni. Përveç 60,000 punëtorëve shtesë të nevojshëm në turizëm, nevojiten edhe 50-60,000 të tjerë në sektorin e ndërtimit dhe 60,000 në sektorin e bujqësisë.

Athina ndjek politikë ultra të djathtë në vend të politikës së mençur të migracionit
Por qeveria konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka vendosur të ndjekë politikën kundër imigracionit.

Sipas saj, mënyra më e mirë për të kapërcyer krizat, skandalet dhe vlerësimet e ulëta në sondazhe është të marrë masa të ashpra ndaj emigrantëve. Qëllimi është të fitohen votuesit e krahut të djathtë.

Ish-Ministri i Migracionit, Makis Voridis, i cili dha dorëheqjen në fund të qershorit për shkak të një skandali që përfshinte subvencione të paligjshme bujqësore të BE-së, tashmë ua ka vështirësuar jetën shumë emigrantëve të ligjshëm. Hapi i tij i parë ishte “ngrirja” e mundësisë së zgjatjejeve të lejeve të qëndrimit. Kjo përbën një problem të madh për emigrantët që kanë jetuar dhe punuar në Greqi – disa prej tyre prej vitesh.

Ministri i ri, Thanos Plevris i ekstremit të djathtë, nuk është marrë aspak me nevojën urgjente për emigracion të ligjshëm që kur mori detyrën. Në vend të kësaj, ai menjëherë ashpërsoi edhe më tej ligjin për azilin. Riatdhesimi i emigrantëve të paligjshëm është përparësia kryesore, sipas tij. Migrantët që hyjnë në Evropë ilegalisht ose kërkesat e të cilëve për azil refuzohen nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Evropë dhe duhet të kthehen menjëherë në vendet e tyre, shprehet ai.

“Burg ose kthim”

Në takimin joformal të Ministrave të Brendshëm dhe të Imigracionit të BE-së në Kopenhagen (22 korrik 2025), Plevris e bëri të qartë se Greqia nuk mund të përballojë më fluksin në rritje të migrantëve nga Libia. Sipas Ministrisë së Jashtme greke, 9,000 njerëz kanë mbërritur që nga fillimi i vitit, kryesisht nëpërmjet ishullit të Kretës. Plevris prezantoi me krenari ligjin e tij të ri. Ai parashikon një dënim me burg nga dy deri në pesë vjet për azilkërkuesit e refuzuar që nuk kthehen në atdheun e tyre. “Kushdo që qëndron ilegalisht në vendin tonë ka dy mundësi: burg ose kthim”, tha ministri dhe bëri të mundur që një poster me këtë deklaratë të prodhohej dhe shpërndahej në mediat sociale./DW

The post Grekët “vajtojnë” për emigrantët shqiptarë, industria e turizmit po vuan nga mungesa e stafit appeared first on Albeu.com.

Humbi jetën nga asfiksia, 52-vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike, pamje nga banesa që u përfshi nga flakët (EMRI)

By: V K
28 July 2025 at 08:30

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku  52-vjeçarja  Kozeta Teço, ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku sipas raportimeve, viktima Kozeta Teço, e cila jetonte e vetme dhe ndodhej në kushte të vështira ekonomike.

Nga informacionet paraprake, zjarri është përhapur në dy ambiente të hyrjes së banesës, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë asfiksia nga tymi.

Kozeta Teço, nuk ishte e martuar dhe nuk kishte fëmijë. Ajo mbështetej financiarisht nga motra e saj, që e ndihmonte herë pas here, për shkak të vështirësive ekonomike në të cilat ndodhej.

 

The post Humbi jetën nga asfiksia, 52-vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike, pamje nga banesa që u përfshi nga flakët (EMRI) appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Pogradec/ Banesa e saj u përfshi nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja

By: V K
28 July 2025 at 07:34

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku një grua 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1 të qytetit, në banesën e shtetases K. T., ka rënë zjarr ende në rrethana të paqarta.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, 52-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Autoritetet janë duke kryer veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

The post E rëndë në Pogradec/ Banesa e saj u përfshi nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

‘U kthyem në Kosovë’/ Aksidentohen Gresa dhe Vullneti

By: gaze tare
25 July 2025 at 16:34

Pushimet që Gresa dhe Vullneti po kombinonin me angazhimet profesionale në Shqipëri janë ndërprerë në mënyrë të papritur për shkak të një aksidenti rrugor.

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 3”, të cilët ndodheshin në vend për të xhiruar episodet e radhës të emisionit “S’je ti që vendos”, janë detyruar të anulojnë planet dhe të kthehen për shkak të ngjarjes së papritur.

Fatmirësisht, të dy kanë pësuar vetëm lëndime të lehta, por automjeti ka dalë i dëmtuar rëndë. Si pasojë, xhirimet janë pezulluar deri në një njoftim të dytë, derisa gjendja e tyre shëndetësore të jetë stabilizuar plotësisht.

The post ‘U kthyem në Kosovë’/ Aksidentohen Gresa dhe Vullneti appeared first on iconstyle.al.

Digjen 11 banesa në Senicë, kryebashkiaku: Situata kritike, po punohet për evakuimin e banorëve

By: redi
25 July 2025 at 15:10

11 banesa të djegura është bilanci i zjarrit që ka përfshirë zonën e Senicës në Delvinë. Sakaq, autoritetet lokale kanë nisur evakuimin e banorëve. Kryebashkiaku i Delvinës, Besmir Veli, thotë se situata është tejet kritike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Për momentin, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. …

Source

Guvernatori Sejko: Shkëmbimi pagesave i njëvlershëm me vendet e BE-së

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se tashmë vendi ka shënuar një hap të rëndësishëm në modernizimin e sistemit të pagesave duke e bërë atë të njëvlershëm me vendet e Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për mediet, Sejko ndau detaje lidhur me zhvillimet më të fundit në sistemet e pagesave në vend, të cilat janë një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pagesave dhe njëkohësisht formalizimit të ekonomisë shqiptare.

“Projekti “Open Banking”, i cili tashmë ka përfunduar teknikisht, SEPA që pritet të bëhet operacional më 7 tetor 2025, së bashku me pagesat e menjëhershme “Instant Payment”, do të sjellin reduktimin e përdorimit të parasë fizike dhe rritjen e digjitalizimit në ekonominë shqiptare”, tha Guvernatori.

Sejko u shpreh se, këto zhvillime të rëndësishme përfaqësojnë një kriter garancie pasi në aspektin e integrimit financiar dhe shkëmbimit të pagesave vendi ynë do të konsiderohet i njëvlershëm me vendet e Bashkimit Evropian.

“Banka e Shqipërisë po punon intensivisht që më 7 tetor bankat të jenë gati për funksionimin e plotë në skemën SEPA. Vetëm në vitin e parë pas implementimit, ekonomia shqiptare pritet të përfitojë rreth 20 milionë euro në kursime, shifër që do të vijojë të rritet me kalimin e kohës. Vlen për tu theksuar se përtej kursimeve, do të rritet edhe siguria e transaksioneve”, deklaroi ai. /j.p/

The post Guvernatori Sejko: Shkëmbimi pagesave i njëvlershëm me vendet e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hartat e zonave kadastrale për çmimet e referencës, rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe

25 July 2025 at 08:20

Publikohen hartat e zonave kadastrale të çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve për 61 bashkitë në rang vendi. Për herë të parë harta e çmimeve të referencës së apartamenteve sjell ndarjen e zonave urbane të qyteteve kryesore të vendit në disa zona kadastrale me çmime të ndryshme për shitblerjen, ndryshe nga metodologjia e miratuar […]

The post Hartat e zonave kadastrale për çmimet e referencës, rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe appeared first on BoldNews.al.

Çmimet e reja të referencës, MF publikon hartat

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ministria e Financave publikoi sot për konsultim publik projektvendimin për metodologjinë, rregullat dhe procedurat për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, si dhe për llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj.

Në projektvendim propozohen ndryshimet e çmimeve të referencës për të gjitha qarqet e Shqipërisë, përjashtuar 32 zonat kadastrale të Tiranës dhe njësitë administrative, çmimet e të cilave ndryshuan në muajin korrik 2023.

Taksa mbi pasurinë e paluajtshme është një nga burimet më të rëndësishme të financimit për njësitë e qeverisjes vendore, si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në ato në zhvillim.

Në Shqipëri, kjo taksë ka një rol të veçantë për bashkitë, por të ardhurat që ajo gjeneron mbeten ende të ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe me vendet e zhvilluara.

Aktualisht, taksa mbi pasurinë e paluajtshme përfaqëson vetëm 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mesatarja rajonale është 0,8% dhe ajo e vendeve të OECD-së shkon në 1,1%.

Për të përballuar sfidat që lidhen me mbulimin e kostove në rritje të shërbimeve publike dhe për të forcuar autonominë financiare të bashkive, Ministria e Financave thotë se ka ndërmarrë këtë reformë për përmirësimin e sistemit të taksimit mbi ndërtesat.

Kjo nismë, sipas saj, synon ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm, transparent dhe të drejtë të taksimit të pasurive të paluajtshme, duke kontribuar në rritjen e të ardhurave vendore dhe zhvillimin më të balancuar urban.

“Reforma është në linjë me rekomandimet e organizatave ndërkombëtare si FMN dhe partnerë të tjerë zhvillimi, të cilët kanë theksuar rëndësinë e kësaj takse për drejtësinë fiskale dhe përmirësimin e efikasitetit të qeverisjes vendore”, thekson MF.

Që prej vitit 2018, në Shqipëri taksa mbi ndërtesat llogaritet mbi bazën e vlerës së pronës (sistem ad valorem), çka përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm drejt një sistemi më të drejtë dhe më të barabartë për taksapaguesit. Megjithatë, në praktikë, ky sistem përballet ende me sfida serioze, përfshirë administrimin e dobët, mungesën e të dhënave të sakta dhe mospërputhjen mes çmimeve referuese dhe atyre reale të tregut.

Për të adresuar këtë situatë, është përgatitur një projektvendim për përditësimin e çmimeve mesatare referuese për banesat në 12 qarqe të vendit, pa përfshirë bashkinë Tiranë. Këto çmime janë rezultat i një pune të koordinuar nga një grup ndërinstitucional i ngritur me urdhër të Kryeministrit, i cili synon të afrojë çmimet referuese me realitetin e tregut. Gjatë kësaj pune, qytetet janë ndarë në zona të ndryshme dhe janë hartuar harta përkatëse ku përcaktohet çmimi mesatar për metër katror banimi për çdo zonë. Ky përditësim synon të sigurojë një bazë më të saktë për llogaritjen e taksës mbi ndërtesat dhe do të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe më të miradministruar të taksimit të pasurisë së paluajtshme.

Procesi i përcaktimit të çmimeve është bazuar në një metodologji të qartë dhe të detajuar. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka mbledhur të gjitha kontratat e shitblerjeve të apartamenteve dhe ndërtesave për periudhën 2022-2024, duke përfshirë të dhëna si zona, numri i pasurisë, sipërfaqja në metra katrorë, vlera e kontratës dhe data e saj. Vlerat e shprehura në monedhë të huaj janë konvertuar në lekë me kursin mesatar të periudhës përkatëse dhe për çdo kontratë është llogaritur çmimi për metër katror. Më pas, të dhënat janë organizuar sipas bashkive dhe ndarë në blloqe, që janë njësitë më të vogla me të dhëna digjitale të disponueshme. Nga analiza janë përjashtuar kontratat me vlera jo realiste apo nën çmimin referencë.

Përpunimi ka përfshirë edhe analizën e të dhënave hartografike, duke përdorur harta digjitale të regjistrimit fillestar të zonave dhe duke i lidhur me të dhënat alfanumerike përmes numrit të bllokut. Rezultatet janë paraqitur në formate digjitale (.shp dhe .kmz), ku për çdo bllok që përmban transaksione pasqyrohen numri i kontratave dhe çmimi mesatar për metër katror.

Ndarja zonale për përcaktimin e çmimeve është bërë në bazë të disa kritereve që marrin në konsideratë karakteristikat e qyteteve dhe ndikimin që kanë në çmimin e banesave. Afërsia me qendrën e qytetit, që lidhet me kërkesën më të lartë për prona dhe zhvillimin ekonomik më të përqendruar, është një ndër kriteret kryesore. Po ashtu janë marrë në konsideratë edhe afërsia me polet e zhvillimit strategjik, si zona ku priten investime të rëndësishme që mund të ndikojnë në rritjen e çmimeve. Një tjetër faktor është afërsia me rrugët kryesore të aksesit në qytet, që ndikon në vlerën e pasurive për shkak të lidhjeve më të mira të transportit. Zonat historike, për shkak të vlerave arkitekturore dhe urbanistike, gjithashtu përbëjnë një element të rëndësishëm në ndarjen zonale. Për qytetet bregdetare është marrë në konsideratë afërsia me vijën bregdetare, duke qenë se këto zona kanë potencial më të lartë turistik dhe prirje më të lartë për zhvillim të tregut imobiliar.

1 nga 5

/r.e/

The post Çmimet e reja të referencës, MF publikon hartat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Atletico Madrid synon një transferim tronditës për yllin e Liverpoolit

23 July 2025 at 17:29

Atletico Madridi po përgatitet për një epokë të re në repartin ofensiv, teksa largimi i Angel Correas duket i pashmangshëm. Raportet sugjerojnë se sulmuesi argjentinas është shumë pranë një transferimi në Meksikë, me marrëveshjen që thuhet se është në fazat përfundimtare.

Largimi i Correës do të hapte hapësira në sulm dhe klubi madrilen nuk ka humbur kohë në kërkim të një zëvendësuesi të denjë. Një nga emrat në listën e ngushtë është Darwin Nunez. Sulmuesi uruguaian është i hapur për një largim nga Liverpooli, dhe Atletico ka shprehur interes serioz. Megjithatë, klubi anglez pritet të kërkojë një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij.

Ndërsa 26-vjeçari mbetet një opsion interesant, drejtuesit e Atleticos po shqyrtojnë alternativa më të arsyeshme financiarisht. Me çmimet e transferimeve që po rriten ndjeshëm, klubi po vepron me kujdes, sidomos duke pasur parasysh angazhimet që po ndjek aktualisht për Cristian Romeron dhe Alex Baena.

Sipas “Diario AS”, emri më i fundit që ka hyrë në radarin e Atleticos është Federico Chiesa. Edhe pse Liverpooli e transferoi italianin vetëm verën e kaluar, paraqitjet e tij të pakta kanë bërë që klubi të jetë i hapur për largimin e tij – qoftë edhe përmes një huazimi.

Një marrëveshje e tillë do t’i lejonte Atleticos të përforcohej pa tejkaluar buxhetin, ndërsa Napoli është gjithashtu në garë për të rikthyer Chiesan në Serie A. Megjithatë, madrilenët raportohen të jenë favoritë për momentin.

Nëse transferimi realizohet, ai do të shënonte një kapitull të ri për Chiesan, i cili ka regjistruar 235 paraqitje, 47 gola dhe 43 asistime në Serie A. Që nga transferimi i tij te Liverpooli, 27-vjeçari ka luajtur vetëm 6 ndeshje në Premier League, pa shënuar apo asistuar, çka tregon se nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri Arne Slot.

Nga ana tjetër, Liverpooli është i gatshëm të negociojë, pasi ka nevojë për fonde për të financuar një tjetër transferim të madh: Rodrygo-n nga Real Madridi. /Telegrafi/

The post Atletico Madrid synon një transferim tronditës për yllin e Liverpoolit appeared first on Telegrafi.

Hargreaves: Partitë politike në Kosovë ta vënë vendin mbi interesat e tyre

PRISHTINË, 23 korrik/ATSH/ Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves njoftoi për takimin që e ka zhvilluar të martën, më 22 korrik, me presidenten Vjosa Osmani.

“U pajtuam se pasojat e një bllokimi të vazhdueshëm politik do të jenë të rënda për Kosovën dhe popullin e saj”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Tutje, Hargreaves tha se e ka përgëzuar Osmanin për përpjekjet e saj për zgjidhjen e bllokimit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Theksova përgjegjësinë e të gjitha partive politike për ta vënë vendin mbi interesat partiake për të gjetur një zgjidhje”, tha Hargreaves.

Osmani të martën zhvilloi takim edhe me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati me të cilën diskutoi për situatën rreth konstituimit të Kuvendit.

Të dy takimet u zhvilluan pak para se Osmani të dalë në konferencë për media për të njoftuar se e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të sqaruar pasojat juridike nëse deputetët nuk konstituojnë legjislaturën e nëntë deri më 26 korrik – afat i paraparë në aktgjykimin e 26 qershorit të Kushtetueses.

Ajo në konferencë për media të martën, tha se kërkesa e dërguar në Kushtetuese nuk e paragjykon epilogun në vazhdimin e afatit të mbetur prej katër ditësh për konstituimin e Kuvendit. Osmani tha se nëse arrihet marrëveshja për konstituimin e Kuvendit, ajo do të tërheq kërkesën e dorëzuar në Kushtetuese.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet më 9 shkurt por ende nuk janë formuar institucionet e reja.

Osmani kërkon nga Kushtetuesja masë të përkohshme për ndalimin e rrjedhjes së afatit për konstituimin e Kuvendit. /Kosovapress/

The post Hargreaves: Partitë politike në Kosovë ta vënë vendin mbi interesat e tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denoncimi/ Ish-policët e burgut të Reçit prej muajsh pa “pagesë kalimtare”

By: Oldi
22 July 2025 at 22:20

Një ish-punonjës i burgut të Reçit ka denoncuar vonesat e vazhdueshme në pagesën kalimtare, të cilat janë një të drejtë e garantuar për ata që janë larguar nga shërbimi. Ai tregon se pas largimit për arsye familjare, ka kërkuar dhe është shpërblyer me “Pagesë Kalimtare”, e cila duhet të paguhet çdo muaj, duke qenë 50% […]

The post Denoncimi/ Ish-policët e burgut të Reçit prej muajsh pa “pagesë kalimtare” appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Besa kryen lëvizjen e papritur, transferon ish-lojtarin e Partizanit

By: armand
22 July 2025 at 21:24

William Cordeiro është futbollisti më i ri i Besës së Kavajës. Pasi mbylli aventurën e tij me Laçin, 32-vjeçari vendosi që të bashkohej me kavajasit, po në Kategorinë e Parë. Sulmuesi brazilian pritet të jetë një vlerë e shtuar për “verdhezinjtë” të cilët kanë objektiva të qarta. Pas merkatos mjaft brilante, Besa do vetëm Superioren sezonin […]

The post Zyrtare/ Besa kryen lëvizjen e papritur, transferon ish-lojtarin e Partizanit appeared first on BoldNews.al.

I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin

By: redi
22 July 2025 at 19:51

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që kishte përfshirë një banesë në një lagje periferike të Korçës, për të shpëtuar jetën e 72-vjeçarit Jorgo Kostreci, i cili ndodhej i vetëm në banesë në momentin kur shtëpia është përfshirë nga flakët. Ka qenë shërbimi zjarrfikës ai që ka bërë të…

Source

❌
❌