Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zjarret po shkrumbojnë Shqipërinë! 26 vatra në të gjithë vendin, ja qarqet më të rrezikuara

By: Ela
26 July 2025 at 20:07

Situata e zjarreve në vend mbetet shqetësuese, me 26 vatra të evidentuara deri në orën 13:00 të kësaj të shtune, 26 korrik. Prej tyre, 17 janë aktive ndërsa 9 të tjera po mbahen në monitorim nga autoritetet. Ndryshimet klimatike po i bëjnë flakët më të rrezikshme, por reagimi institucional në Shqipëri mbetet i vakët. Shërbimet […]

The post Zjarret po shkrumbojnë Shqipërinë! 26 vatra në të gjithë vendin, ja qarqet më të rrezikuara appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në pyje, fatura që djeg

By: Ela
26 July 2025 at 17:45

Teksa përshkron rrugën për në rivierën shqiptare,  një shtullungë re gri ngrihet mbi kurorat e bukura të Dukatit. Era e ngrohtë përhap aromën e barit dhe pemëve të djegura, ndërsa tymi mbulon qiellin, duke e zbehur diellin e fortë të korrikut. Një pamje e zakonshme. Zjarret në pyje nuk janë më lajm vere, por një […]

The post Zjarret në pyje, fatura që djeg appeared first on BoldNews.al.

Çudira nga Vlora! Zjarrfikësi i hedh ujë shtyllës elektrike që bënte masë/ VIDEO

By: Ela
26 July 2025 at 17:00

Një shtyllë elektrike ka shkaktuar panik sot në Vlorë, teksa telat e korentit kanë rënë në masë. Në ndihmë ka ardhur një zjarrfikës, i cili, mesa duket i paditur, i ka hedhur ujë dhe menjëherë pas kësaj kishte disa shkëndija elektrike. Veprimi i zjarrfikësit ka habitur disa turistë të huaj që ndodheshin aty pranë dhe […]

The post Çudira nga Vlora! Zjarrfikësi i hedh ujë shtyllës elektrike që bënte masë/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në malin e Dukatit, asfiksohen tre zjarrfikës, transportohen në spital

21 July 2025 at 15:48

Tre zjarrfikës në Vlorë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Kjo për shkak se kanë pasur probleme me frymëmarrjen, asfiksi për shkak të tymit që ka përfshirë zonën si pasojë e zjarrit të rënë në malin e  Dukatit.

Tre zjarrfikësit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, raportohet se janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Zjarri në Dukat vijon prej tri ditësh dhe në vend janë të angazhuar 30 efektivë të Forcave të Armatosura si edhe 17 efektivë të zjarrfikësve por edhe punonjës të emergjencave civile Vlorë dhe të pyjores.

/abcnews.al/

Metaj: Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit në Kosovë, 3 ende aktive

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Rreth 300 raste zjarresh janë regjistruar në Kosovë vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në konferencën e thirrur për media, Metaj deklaroi se dita më e rënduar ka qenë 7 korriku, kur janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 kanë ndodhur pasdite.

Metaj shtoi se situata është menaxhuar me sukses deri më tani, por rreziku mbetet i lartë për shkak të kushteve të motit.

Sipas tij, dyshohet që zjarrëvëniet mund të jenë të qëllimshme dhe shumica prej tyre janë në toka bujqësore dhe që shpërndahen edhe në zona malore.Metaj tha se numri i zjarrfikësve është i kënaqshëm, por duhet të jetë edhe më i madh.

Drejtori i AME-së, Genc Metaj tregoi se aktualisht janë 3 vatra aktive, një në Pejë dhe dy në Skënderaj.

AME apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe bashkëpunim në parandalimin e zjarreve, duke shmangur ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe duke raportuar çdo rast të dyshimtë.

Metaj u shprehu ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe miqve për vdekjen e shefit të Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Lima.

/kosovapress/

The post Metaj: Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit në Kosovë, 3 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasan, vihet nën kontroll zjarri në Krastë

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njofton se është vënë nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan.

Në një njoftim për mediet, Ministria e Mbrojtjes shkruan se në këtë aksion u përfshinë 12 efektivë të FA dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Mengël, Elbasan.

“Pas një pune të pandërprerë të forcave, është arritur të vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan. Aktualisht, forcat zjarrfikëse dhe strukturat e përfshira në operacion vazhdojnë punën intensive për izolimin e plotë dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura. Po ashtu, vijon monitorimi i terrenit për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm për shkak të erës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në këtë aksion u përfshinë 12 efektivë të FA dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Mengël, Elbasan”, bëhet me dije në njoftim.

Strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri në çdo moment në mbrojtje të komunitetit e të pasurive natyrore”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes, duke ndarë edhe foto nga puna e shërbimit zjarrfikës.

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krastë të Elbasanit
1 nga 7

/a.f/r.e/

The post Elbasan, vihet nën kontroll zjarri në Krastë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpopullimi lë pa zjarrfikës Shqipërinë, drejtuesit japin alarmin

By: Ela
9 June 2025 at 18:46

Teksa vendi ka hyrë zyrtarisht në stinën e nxehtë të vitit, që sjellë për pasojë zjarre të shpeshta, drejtuesit e shërbimit zjarrfikës japin alarmin për një tjetër problem. Duket se shpopullimi i vendit, ka prekur edhe shërbimin zjarrfikës. Agim Ponari, Drejtor i Shërbimit Zjarrfikës në Shkodër tregon për mediat se ky repart nuk ka punonjës. […]

The post Shpopullimi lë pa zjarrfikës Shqipërinë, drejtuesit japin alarmin appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria ka një problem me zjarrfikësit, drejtuesit japin alarmin

By: user 8
9 June 2025 at 18:21

Teksa vendi ka hyrë zyrtarisht në stinën e nxehtë të vitit, që sjellë për pasojë zjarre të shpeshta, drejtuesit e shërbimit zjarrfikës japin alarmin për një tjetër problem.

Duket se shpopullimi i vendit, ka prekur edhe shërbimin zjarrfikës. Agim Ponari, Drejtor i Shërbimit Zjarrfikës në Shkodër tregon për mediat se ky repart nuk ka punonjës.

Ai tregon për Tv Syri se të vetmit që e vuajnë këtë problem janë pikërisht zjarrfikësit, që janë ende në detyrë, të cilët punojnë edhe jashtë orarit dhe me turne të gjata për shkak të mungesës së personelit.

Gjatë sezonit të kaluar veror, në territorin e Bashkisë Shkodër, janë regjistruar mbi 340 vatra zjarri, një numër i lartë krahasuar me kapacitetet që ka ky shërbim zjarrëfikës.

The post Shqipëria ka një problem me zjarrfikësit, drejtuesit japin alarmin appeared first on Lapsi.al.

Përfshihet nga flakët një nënstacion elektrik në Londër (Pamjet)

29 April 2025 at 11:44

Rreth 100 zjarrfikës me 15 automjete kanë mbërritur në vendngjarje. Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore,konkretisht në Aberdeen Place.

Sipas mediave britanike, flakët janë përhapur edhe në një ndërtesë fqinje. “Ky është një zjarr shumë i dukshëm, që prodhon shumë tym. Banorëve u këshillohet që t’i mbajnë dritaret dhe dyert e mbyllura dhe të shmangin zonën, kur është e mundur”. tha komandanti i stacionit të zjarrfikësve Paul Morgan. Nuk dihen arsyet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Kjo vjen një muaj pasi Heathrow u mbyll pas një zjarri në një nënstacion elektrik aty pranë.

 

The post Përfshihet nga flakët një nënstacion elektrik në Londër (Pamjet) appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr në një banesë në Lagjen e Spitalit, intervenojnë zjarrfikësit

23 April 2025 at 21:44

Pak pas orës 20:00, sonte në njërën nga banesat në rrugën “Muharrem Fejza” në Lagjen e Spitalit të kryeqytetit, ka shpërthyer në rrethana ende të pasqaruara një zjarr.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës.

Për shkak të shpërthimit të zjarri, është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike në këtë pjesë të qytetit.

The post Zjarr në një banesë në Lagjen e Spitalit, intervenojnë zjarrfikësit appeared first on Telegrafi.

Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit

20 April 2025 at 17:40

Një javë pas kontrolleve të bëra nëpër institucionet e vendit, me theks të veçantë shkollat fillore dhe të mesme, nga dita e martë, inspektorati komunal në Tetovë do të dalë në terren për të kontrolluar, nëse janë plotësuar rekomandimet e dhëna apo jo. Fillimisht do të inspektohen shkollat, ku nga kontrolli i përgjithshëm rezultoi se 99 për qind e tyre nuk plotësojnë kushtet për mbrojtje kundër zjarrit. Nga komuna e Tetovës paralajmërojnë dënime të ashpra për të gjithë drejtorët që nuk kanë plotësuar rekomandimet e dhëna.

“Janë kryer 24 kontrolle, përfshi shkollat e mesme çerdhet dhe universitetet. Nga gjitha këto kontrolle, kushtet i kanë plotësuar vetëm, “Nikolla Shtejn”, “Besa”, çerdhja “Rinia”, “Maarif”, dhe Universiteti i Evropës Juglindore. Inspektorati komunal në shkollat dhe objektet që kontrolloi, iu dha afat institucioneve shtetërore dhe shkollave që të marrin masat e duhura për të siguruar nevojat, ose në të kundërtën do merren masa konform ligjit. Nga e marta inspektorati do jetë në terren për të parë nëse janë zbatuar urdhëresat”, tha Albion Alili, Zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Në gjendje të keqe rezultojnë edhe objektet fetare në vend të cilat sipas raportit final të inspektoratit, nuk plotësojnë aspak kushtet për mbrojtje kundër zjarrit, bashkë me Universitetin e Tetovës, ku sipas kontrolleve të kryera, ka rezultuar se asnjë aparat për shuarje të zjarrit nuk ka qenë funksional. Zjarrfikësit rekomandojnë që këto kushte të plotësohen sa më shpejtë, dhe mos lejohet përsëritjan e tragjedive të mëdha siç ishte rasti i Koçanit.

“Janë kontrolluar 19 xhami dhe pesë kisha, nga të cilat, asnjëra nuk plotëson kushtet e nevojshme. UT në momentin që inspektorati bëri kontroll, pajisjet kundër zjarrit kanë qenë me afat të skaduar dhe jo funksionalë. Ka pasur edhe disa lëshime të tjera”, tha Albion Alili, Zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Rasti i Koçanit ishte nxitja kryesore që inspektorati komunal, të nisë kontrollet në Tetovë, të cilat për fat të keq, nxorën në pah se 90 për qind e objekteve me karakter publik, fetar por edhe objektet hotelerike, nuk plotësonin aspak kushtet për mbrojtje nga zjarret. Rasti më i rëndë rezultoi në njërën nga shkollat më të mëdha të Tetovës, shkolla “Istigball” e cila, edhe pse ka më se një mijë nxënës, lere që nuk kishte aparate funksionale kundër zjarrit, por nuk kishte aspak as hidrantët për shuarje të zjarreve./Alsat.mk

The post Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit appeared first on Telegrafi.

Merr flakë sahati i energjisë elektrike në Shkodër, evakuohen banorët e një pallati

By: user 5
19 April 2025 at 14:08

Një zjarr ra këtë mesditë në një sahat matës të kabinës elektrike në një pallat në Shkodër.

Si pasojë e tymit që ka përfshirë të gjithë pallatin, është bërë edhe evakuimi i disa banorëve. Forcat zjarrfikëse ndërhynë për të normalizuar situatën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen.

The post Merr flakë sahati i energjisë elektrike në Shkodër, evakuohen banorët e një pallati appeared first on Lapsi.al.

Përfshihet nga flakët një banesë në Malësinë e Madhe

By: user 5
19 April 2025 at 10:17

Një banesë në lagjen “Makaj” në Malësi të Madhe është përfshirë nga flakët. Shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Malësinë e Madhe appeared first on Lapsi.al.

Përfshihet nga flakët një banesë në Kolonjë, shpëtohet 80-vjeçari

By: user 5
15 April 2025 at 20:22

Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Sallonjas të Kolonjës. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në banesë jetonte i vetëm një 80 vjeçar, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital pasi ka pësuar djegie në trup.

Raportohet se ai është jashtë rrezikut për jetën. Banesa u përfshi e gjitha nga flakët pasi ndikoi edhe era e fortë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave ndërsa ekspertët do të përcaktojnë shkakun e rënies së zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Kolonjë, shpëtohet 80-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Përfshihet nga flakët një makinë në Tiranë

By: user 5
15 April 2025 at 17:02

Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë pranë rrugës së “Kavajës”.

Nga kjo ngjarje fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Nga vendi i ngjarjes raportohet se makina është përfshirë në flakë në pjesën e përparme të saj, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët një makinë në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Mbi 40 hektarë mal digjen në Bjeshkët e Deçanit, shkaktar dyshohet të jetë dora e njeriut

9 March 2025 at 19:55

Gjithçka që përfshihej brenda një hapësirë prej mbi 40 hektarësh në zonën e njohur si “Kulla e Qelisë” të Bjeshkëve t Deçanit u bë shkrumb e hi.

Zjarri që kishte filluar të shtunën, u përhap shpejtë në këtë zonë i ndihmuar edhe nga erërat.

Ekipet e zjarrfikësve të Deçanit e Junikut dhe numër u madh i vullnetarëve mesditën e së dielës ishin ende në luftë me flakët.

“Deri tash në një perimetër shumë të madh është lokalizuar zjarri, diku janë 40-50 hektar, tereni siç po shihet është shumë i vështirë dhe rrezikshëm”, ka theksuar për RTVDukagjini, Shaqë Mati, zjarrfikës.

Ndaljen e zjarrit e bënte edhe më të vështirë terreni i papërshtatshëm.

Rruga për të arritur deri tek pjesa e malit që është duke u djegur është goxha e vështirë dhe atje mund të arrihet veç me pajisjet të cilat i posedojnë organet kompetente, megjithatë në këtë djegie të malit e cila po bëhet në këtë pjesë të Deçanit e mirë është që nuk ka shtëpi dhe banorë që janë duke banuar atje të cilët mund të ishin rrezikuar.

Ndërkaq, pak kohë më vonë komandanti i “Brigadës së Zjarrfikësve” në këtë komunë tha që zjarri është lokalizuar, dhe se pa ndihmën e ofruar do ishte e pamundur.

“Ka qenë një zjarrë shumë i madh dhe ka pas shumë telashe, jemi mobilzu me krejt zjarrfikësit që kemi pas, ka pas vullnetarë me të cilët jemi mundu edhe sot tërë ditën prej mëngjesit duke ndal zjerm”, ka deklaruar Besim Selmanaj, Komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Deçan.

Ndërkaq, shkaktimin e tij kryetari i komunës Bashkim Ramosaj po e sheh të shkaktuar veç nga dora e njeriut.

“Ajo që nuk do ndonjë koment është që zjarri nuk ka arsyetim tjetër është zjarr i vendosur prej ndonjë njeriu, prej pakujdesie dikush që shkon me bo piknik ose shëtitje”, ka theksuar Bashkim Ramosaj, kryetar i Komunës së Deçanit.

Televizioni ka kontaktuar me përfaqësues të policisë e prokurorisë në rajonin e Pejës, por nuk ka arritur të marrë një përgjigje nëse rasti i fundit i zjarreve, tashmë është duke u hetuar si zjarrëvenie e qëllimshme.

The post Mbi 40 hektarë mal digjen në Bjeshkët e Deçanit, shkaktar dyshohet të jetë dora e njeriut appeared first on Telegrafi.

“Hajdeni se po digjet një makinë”/ Një alarm fals “ngre në këmbë” zjarrfikësit në Vlorë

19 February 2025 at 12:45

Tek zjarrfikësja e Vlorës mesditën e kësaj të mërkure ka mbërritur një telefonatë nga një prej banorëve të zonës, i cili bënte me dije se një makinë është djegur në brendësi të lagjes “24 Maji”. Një automjet zjarrfikës dhe tre efektivë, janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, teksa në një pjesë të intenerarit kanë […]

The post “Hajdeni se po digjet një makinë”/ Një alarm fals “ngre në këmbë” zjarrfikësit në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Zjarri në Lezhë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, pronari i banesës tentoi të shuajë flakët

30 January 2025 at 22:46

Zjarri ka përfshirë një banesë në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë. Flakët kanë nisur në katin e tetë të një pallati.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Pronari i banesës është shprehur se ka patur një shkëndijë elektrike dhe e ka konstatuar me vonesë.

Kur ka vënë re zjarrin ka tentuar të shuajë flakët por nuk ka mundur. Ndërsa kanë qenë komshinjtë ata që kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit dhe policinë.

/abcnews.al/

Djali dy vjeçar i Paris Hilton dëshiron të bëhet zjarrfikës pas zjarreve në Kaliforni

By: lia rda
21 January 2025 at 14:26

Zjarret që “përfshinë” Kaliforninë dhe dogjën mijëra shtëpi, përfshirë atë të Paris Hilton, e ndihmuan djalin e saj të vogël të vendoste herët për orientimin e tij profesional.

Në një intervistë, 43-vjeçarja ka treguar se djali i saj dyvjeçar dëshiron të bëhet zjarrfikës në të ardhmen.

Ajo tha se ishte thellësisht “e lënduar për të gjithë ata që humbën gjithçka” pas shkatërrimit të shkaktuar nga zjarret. “Familjet, fëmijët, kafshët. Është thjesht zemërthyese të shohësh se çfarë ndodhi në Kaliforni”, tha Paris, siç raporton People.

Komentet e reja të Hilton vijnë pasi ylli zbuloi se çfarë ka mbetur nga shtëpia e saj në Malibu, e cila është shkatërruar plotësisht.

“Unë qëndroj këtu në atë që dikur ishte shtëpia jonë dhe dhimbja e zemrës është vërtet e papërshkrueshme. Kur e pashë për herë të parë lajmin, u trondita, nuk munda ta përpunoja. Por tani, duke qëndruar këtu dhe duke e parë me sytë e mi, ndjej se zemra ime është thyer në një milion copë”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetet sociale./abcnews.al

Departamenti i zjarrfikësve në Los Angeles nuk drejtohet nga ky balerin

21 January 2025 at 11:59

Pretendimi: Kjo video tregon shefin e zjarrfikësve të Los Angeles

Verdikti: E pavërtetë

——————————————

Në rrjete sociale po qarkullon video e një balerini shoqëruar me pretendimin se ai është shefi i zjarrfikësve të qytetit të Los Angeles. 

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme është postuar fillimisht në Instagram më 3 janar 2025 nga llogaria yung_x_lois, i cili duket se është balerini në video.

Balerini në video quhet Kouadio Davis dhe kërcen me kompaninë amerikane të baletit Dance Theatre of Harlem në New York.

Ndërkohë, shefja e zjarrëfikësve të qytetit të Los Angeles, sipas faqes zyrtare të Departamentit të Zjarrfikësve, është Kristin M. Crowley.

The post Departamenti i zjarrfikësve në Los Angeles nuk drejtohet nga ky balerin appeared first on Faktoje.al.

❌
❌