Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 August 2025Main stream

Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin

By: b b
24 August 2025 at 09:39

Policia e Lushnjes ka shpallur në kërkim  Resul Gashi, 56 vjeç, pas një ngjarjeje të ndodhur gjatë natës në fshatin Çukas.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se, pas një konflikti për motive të dobëta, i dyshuari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë Ramadan Menka, 58 vjeç, klient i lokalit në pronësi të tij.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e rendit po vijojnë punën intensive për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. G., 56 vjeç, pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin R. M., 58 vjeç, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. G.

Durrës/ Përplasje me armë zjarri mes Policisë dhe grabitësve, plagoset një person

By: b b
24 August 2025 at 08:53

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Durrës-Tiranë, ku dy persona, pasi kishin vjedhur një automjet dhe e kishin përdorur për një grabitje me dhunë në një karburant në Sukth, janë përfshirë në një përplasje të armatosur me Policinë.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, një nga autorët mbeti i plagosur, ndërsa tjetri u arrestua në vendngjarje.

Ngjarja nisi rreth orës 01:00 të mëngjesit, kur shërbimet e Policisë konstatuan një automjet të vjedhur më 20 gusht në zonën e Sektor Rinisë, Durrës. Automjeti ishte përdorur më pas në një grabitje të ndodhur më 21 gusht, në orën 03:40, në një karburant në Sukth, ku, sipas dëshmisë së një punonjësi, “ishte marrë me dhunë shuma e lekëve të xhiros”.

Policia e Durrësit jep më shume detaje mbi ndjekjen, duke njoftuar se pak para mbërritjes në Vorë, në rrethrrotullimin e mbikalimit drejt Shijakut, mjeti doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë. Të dyshuarit në ato momente hapën zjarr ndaj efektivëve.

“Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë. Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, bëjnë me dije uniformat blu.

Ndërkohë, personi i dytë, L. Ç., 27 vjeç, po ashtu banues në Bilalas, pas një përballjeje të armatosur me Policinë, u neutralizua dhe u arrestua. Gjatë kontrollit në vendngjarje, Policia sekuestroi një armë zjarri tip kallashnikov dhe dy krehra me fishekë.

Horoskopi për sot, 24 gusht 2025

By: b b
24 August 2025 at 08:38

Dashi

Dita nis me energji pozitive dhe me dëshirë për të përmbyllur angazhime të rëndësishme. Në punë, mund të lindin mundësi për të marrë përgjegjësi të reja. Kujdes në komunikim me partnerin, shmangni nxitimin në biseda delikate.

Demi

Do ndiheni më të vendosur për të ndjekur objektivat tuaja afatgjata. Një zhvillim pozitiv në aspektin financiar mund të sjellë qetësi. Në marrëdhëniet personale, lërini ndjenjat të flasin, por pa harruar racionalitetin.

Binjakët

Dita sjell dinamizëm dhe kërkon fleksibilitet në përballimin e sfidave të përditshme. Një ide kreative mund të marrë vlerësim. Në aspektin sentimental, tregohuni më të hapur për dialog të sinqertë.

Gaforrja

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi prioritetet personale. Në familje, mund të ketë nevojë për më shumë prani dhe mbështetje nga ana juaj. Mos e lini pas dore shëndetin emocional.

Luani

Planet tuaja për të ardhmen marrin më shumë formë sot. Në punë, bashkëpunimet rezultojnë produktive. Romanca vjen natyrshëm, por kërkon më shumë përkushtim për të ruajtur ekuilibrin.

Virgjëresha

Me Diellin që kalon në shenjën tuaj, dita premton rikthim të fokusit dhe përqendrimit. Koha është e përshtatshme për të bërë plane të qarta për muajt në vijim. Në dashuri, qëndrimet e qeta dhe të maturuara sjellin harmoni.

Peshorja

Një atmosferë e qetë ju ndihmon të analizoni marrëdhëniet dhe vendimet e fundit. Është ditë e mirë për të kërkuar këshilla apo për të bërë ndërmjetësime. Në jetën personale, një sinjal pozitiv vjen nga dikush i afërt.

Akrepi

Fokusohuni tek qëllimet profesionale, pasi dita sjell mundësi për të ecur përpara. Lajme të mira mund të vijnë nga një bashkëpunim i hershëm. Në jetën private, mund të ndiheni të përfshirë emocionalisht, por ruani qartësinë.

Shigjetari

Energjia juaj është e lartë dhe e përshtatshme për të ndërmarrë nisma të reja. Udhëtimet apo kontaktet ndërkombëtare sjellin përfitime. Në dashuri, ndjeshmëria është rritur – dëgjoni më shumë partnerin.

Bricjapi

Një ditë për të përmbyllur çështje të pazgjidhura. Fokusohuni në çështjet financiare, pasi mund të lindin mundësi për investime afatgjata. Emocionalisht, një bisedë e hapur mund të sqarojë paqartësi.

Ujori

Partneritetet, si profesionale ashtu edhe personale, janë në qendër të vëmendjes. Shmangni konfliktet e panevojshme dhe kërkoni zgjidhje me diplomaci. Në dashuri, ndjenjat thellohen – veçanërisht nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme.

Peshqit

Dita kërkon përqendrim në detaje dhe përmbushje të angazhimeve të përditshme. Mund të ndiheni pak të lodhur, ndaj kujdesuni për ritmin e punës. Në marrëdhënie, jini të sinqertë me atë që ndjeni.

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 gusht 2025

By: b b
24 August 2025 at 08:22

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites, priten alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje.

Këto vranësira në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Pas orëve të pasdites, moti pritet të jetë përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës do të fitojë shpejtësi 12 m/s.

Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë.

Pamje magjike nga lindja e diellit në Pogradec, Rama ndan pamjet

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Qyteti i Pogradecit vijon të mbetet ndër më të preferuarit për mijëra vizitorë vendas e të huaj. Pamja mbresëlënëse dhe ujërat e kristaltë që të ofron liqeni e bëjnë Pogradecin një atraksion turistik për t’u vizituar.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm një video nga lindja e diellit në Pogradec, teksa e cilëson këtë moment si “pamje magjike”.

Përveç bukurive natyrore që ofron, investimet në infrastrukturë dhe hapësira publike kanë bërë që Pogradeci të jetë një zgjedhje kryesore për turizëm në të gjitha stinët e vitit.

I zgjedhur masivisht për qetësinë dhe freskinë që ofron në ditët e nxehta të verës, Pogradeci është i bukur jo vetëm prej natyre, por është edhe një qytet i lashtë e me tradita të hershme kulturore e artistike.

/m.q/j.p/

The post Pamje magjike nga lindja e diellit në Pogradec, Rama ndan pamjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kremtohet sot dita e Shën Kozmait, pelegrinazh në Manastirin në Kolkondas

24 August 2025 at 09:35

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot ditën e Shën Kozmait, një nga shenjtorët të cilit i janë kushtuar më shumë kisha e manastire në mbarë vendin. Më i rëndësishmi është Manastiri i Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit, i ndërtuar me kontributin e Ali Pashë Tepelenës, më 12 maj 1814.

Ky manastir ka mbledhur sot besimtarë të shumtë, si vend pelegrinazhi jo vetëm për banorët e Fierit dhe zonave përreth, por edhe nga vende të tjera.

Festa zakonisht nis mbrëmjen e 23 gushtit dhe kulmon ditën e sotme. Më të devotshmit, e kalojnë natën në Kolkondas, me shpresë në ndihmën e shenjtit Kozma.

Manastiri është ngritur përbri lumit Seman. Dy letra të Ali Pashë Tepelenës drejtuar të krishterëve të Nahijes së Beratit dhe një mbishkrim i gdhendur mbi një pllake guri në apsidën e kishës dëshmojne për kontributin Pashait të Janinës në ngritjen e manastirit.

Gjatë periudhës së diktaturës komuniste, manastiri u braktis dhe ato pak pjesë të konakëve, që kishin mbijetuar pas përmbytjes që manastiri pësoi nga vërshimi i lumit Seman në fillim të shek. XX, u shkatërruan në vitin 1986.

Mbas punimeve të restaurimit të kishës dhe të plotësimit, restaurimit dhe rindertimit të konakëve me shumë vlerë për tipologjinë e kësaj gjinie, të kryera nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, manastiri rifitoi vlerat e vërteta dhe është kthyer në një qendër pelegrinazhi me veprimtari të dendur fetare e kulturore.

The post Kremtohet sot dita e Shën Kozmait, pelegrinazh në Manastirin në Kolkondas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë, përpjekja e radhës për ta konstituuar Kuvendin

24 August 2025 at 09:20

PRISHTINË, 24 gusht/ATSH/ Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës konstituive, nga ora 11:00, e katërta kjo pas vendimit të Kushtetueses, sipas së cilës kandidati për kryetar të Kuvendit duhet të nominohet vetëm tri herë dhe procesi i votimit të bëhet në mënyrë të hapur.

Dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati, dështuan të marrin 61 votat e nevojshme, pasi nuk morën më shumë se 57 vota, raporton KosovaPress.

Vetëvendosja pas seancës ka akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, se me mos votimin e kryetarit të ri, dëshmuan pasi emrat nuk janë problemi kryesor për konsitutimin e Kuvendit, por se ato “po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve”.

PDK përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e qeverisë në mandatin paraprak.

LDK-ja tha se Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme. Ndërsa, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Nisma Socialdemokrate tha se do të abstenojë dhe nuk do të jep votë ‘pro’, pa u arritur një marrëveshje politike.

Kujtojmë zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 9 shkurt. Deri më tash janë mbajtur 55 seanca për konstituimin e Kuvendit të ri dhe kjo e sotmja është numër pesëdhjetegjashtë.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e legjislativit të nëntë brenda 30 ditësh, i cili afat skadon më 18 shtator. /Kosovapress/

The post Kosovë, përpjekja e radhës për ta konstituuar Kuvendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vullkani “Kilauea” shpërthen në Havai, harku i lavës me lartësi 30 metra, spektakolar

24 August 2025 at 09:01

ROMË, 24 gusht /ATSH/- Vullkani “Kilauea” në Havai shpërtheu përsëri të premten, më 22 gusht, duke nxjerrë një hark lave rreth 30 metra të lartë dhe duke mbuluar një pjesë të dyshemesë së kraterit të tij në majë, sipas “Corriere della Sera”.

Ky është shpërthimi i 31-të i lavës që nga dhjetori i kaluar, një frekuencë që pasqyron natyrën e “Kilauea” – ndër vullkanet më aktivë në botë.

Dalja veriore e kraterit filloi të shpërthente në mëngjes – me spërkatje lave që u transformuan në shatërvane të vërteta inkandeshente deri në pasdite.

Aktiviteti mbeti i kufizuar në krater, duke mos paraqitur kërcënim për banesat.

“Kilauea” ndodhet në Ishullin e Madh, ishulli më i madh në arkipelagun Havaian, rreth 200 milje në jug të Honolulusë (Oahu).

Kjo është hera e katërt në 200 vjet që “Kilauea” ka prodhuar shatërvane të përsëritura lave: në vitet 1959, 1969 dhe midis viteve 1983 dhe 1986, kur u regjistruan 44 episode gjatë një periudhe 3-vjeçare.

Ai shpërthim më pas u transformua në një rrjedhë të vazhdueshme lave që zgjati, në faza të ndryshme, deri në vitin 2018.//a.i/

The post Vullkani “Kilauea” shpërthen në Havai, harku i lavës me lartësi 30 metra, spektakolar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Grabitësit e karburantit luftë me policinë në autostradë, një i plagosur

By: Ela
24 August 2025 at 08:33

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht) në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Sukthit, ku dy persona u përfshinë në një përplasje të armatosur me Policinë. Dy autorët kishin vjedhur një automjet më datë 20 gusht 2025, në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, dhe e përdorën […]

The post Grabitësit e karburantit luftë me policinë në autostradë, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Vështirësohet pleqërimi, rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

By: Ela
24 August 2025 at 08:11

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare po rritet shumë shpejt. Fuqia blerëse për pjesën tjetër të popullatës mbahet disi në kontroll nga rritja e pagave, ndërsa për pensionet mbrojtja është e papërfillshme. Të dhënat […]

The post Vështirësohet pleqërimi, rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare appeared first on BoldNews.al.

Plagosje në Lushnjë/ Pronari i lokalit qëllon me armë klientin, shpallet në kërkim

24 August 2025 at 09:24

LUSHNJË- Plagosje me armë zjarri në Lushnjë. Pas një sherri për motive të dobëta, pronari i një lokali në fshatin Çukas ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur klientin e tij.

Sipas policisë, i plagosur ka mbetur Ramadan Mënka, ndërsa u shpall në kërkim autori i dyshuar Resul Gashi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim 56 vjeçari pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin 58 vjeçarin, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit.”, njoftoi policia.

Dy të rinj grabisin karburantin në Sukth/ Qëllojnë me armë Policinë, njëri prej grabitësve mbetet i plagosur

24 August 2025 at 09:08

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të diele në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Sukthit. Policia e Durrësit thekson se dy persona u përfshinë në një përplasje të armatosur me efektivët.

Grupi në fjalë, i cili përbëhej nga dy persona, raportohet se fillimisht vodhën një automjet dhe më pas përdorën atë për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth.

Gjatë ndjekjes nga Policia, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga. Autoritetet policore sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë.

POLICIA TREGON DINAMIKËN E NGJARJES:

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.

Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi  28 vjeçar, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tjetër, 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.

Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur./abcnews.al

Rreziqet/ Si ndikojnë ushqimet ultra të përpunuara në shëndetin tonë

24 August 2025 at 08:47

Termi “ushqime ultra të përpunuara” është bërë i zakonshëm kur diskutohet se sa të shëndetshme ose jo të shëndetshme  janë ushqimet

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikuan sot një raport që tregoi se fëmijët dhe të rriturit amerikanë marrin më shumë se 50% të kalorive të tyre nga ushqimet ultra të përpunuara.

Sipas burimeve, ushqimet ultra të përpunuara, janë një nga arsyet e rritjes së sëmundjeve kronike në SHBA.

Çfarë janë ushqimet ultra të përpunuara?

Në SHBA nuk ka një përkufizim standard se çfarë janë ushqimet ultra të përpunuara, kështu që shumica e nutricionistëve, dietologëve dhe ekspertëve të politikave ushqimore mbështeten në sistemin e klasifikimit NOVA të zhvilluar nga studiuesit në Universitetin e San Paolos, në Brazil në vitin 2009.

Sistemi NOVA i ndan ushqimet në katër grupe, ku grupi i parë janë të papërpunuara ose të përpunuara minimalisht, siç janë frutat dhe perimet; grupi i dytë janë përbërës të përpunuar të kuzhinës, siç janë kripa, sheqeri dhe vaji; dhe grupi i tretë janë ushqime të përpunuara, siç janë frutat dhe perimet e konservuara ose mishrat e kripur.

Grupi i katërt, ose ushqimet ultra të përpunuara, janë ushqime që ndryshohen ndjeshëm nga gjendja e tyre origjinale përmes formulimeve industriale.

Ato mund të bëhen në laborator duke përdorur substanca të nxjerra nga ushqimet, aditivë, përmirësues shijeje ose ngjyrues. Ato përgjithësisht përmbajnë pak ose aspak ushqime të plota.

Këto përfshijnë pije të ëmbëlsuara me sheqer, ushqime të ëmbla ose të kripura të paketuara,  drithëra për mëngjes, bukë të paketuara të prodhuara në masë, vakte të gatshme për t’u ngrënë, akullore dhe pica.

Si të identifikoni ushqimet ultra të përpunuara?

Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të identifikuar ushqimet ultra të përpunuara në supermarket ose dyqan ushqimor është të lexoni listën e përbërësve.

Nëse përbërësit nuk janë artikuj që do të gjendeshin në kuzhinë, ka të ngjarë të jetë një ushqim ultra i përpunuar.

Problemi i vetëm me leximin e etiketave të ushqimit është se ato nuk rendisin proceset industriale që çojnë në krijimin e artikullit ultra të përpunuar.

A janë ushqimet ultra të përpunuara të pashëndetshme?

Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve ultra të përpunuara lidhet me shtimin në peshë.

Megjithatë, hulumtimet kanë zbuluar gjithashtu një lidhje midis ushqimeve ultra të përpunuara dhe një rreziku më të lartë të sëmundjeve, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, dhe madje edhe vdekja.

Një studim i vitit 2024 i udhëhequr nga studiues në Shkollën e Shëndetit Publik T.H. Chan të Harvardit zbuloi se konsumi i lartë i ushqimeve ultra të përpunuara – mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Pjesëmarrësit që hëngrën ushqime ultra të përpunuara kishin një rrezik 4% më të lartë vdekjeje nga çdo shkak dhe një rrezik 8% më të lartë vdekjeje nga sëmundjet neurodegjenerative.

Një studim tjetër i vitit 2024 nga studiues në SHBA, Francë, Irlandë dhe Australi – zbuloi një lidhje të drejtpërdrejtë midis ekspozimit ndaj ushqimeve ultra të përpunuara dhe rrezikut më të lartë të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Edi Rama: Mirëmëngjes me ngjyrat magjike të lindjes së diellit në Pogradec

By: danieli
24 August 2025 at 08:46

Mëngjesi i sotëm ka zënë Pogradecin nën një dritë të veçantë, ku ngjyrat e lindjes së diellit, portokalli, rozë dhe nuanca të artë reflektohen mbi sipërfaqen e qetë të liqenit, duke krijuar një peizazh mahnitës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë pamje sot në rrjetet sociale, shoqëruar me një urim për qytetarët: “MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje magjike nga lindja e diellit në Pogradec…

Source

Aksident masiv në Bulqizë/ Katër makina përfundojnë në kanal, raportohet për disa të plagosur

By: V K
24 August 2025 at 09:51

Ditën e sotme, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Bulqizë, ku katër automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir dhe kanë përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit, të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur në një segment të dëmtuar ku për shkak të gropave, shpesh automjetet ndryshojnë korsi dhe bëhen burim aksidenti.

The post Aksident masiv në Bulqizë/ Katër makina përfundojnë në kanal, raportohet për disa të plagosur appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin

By: V K
24 August 2025 at 09:39

Gjatë mesnatës, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Çukaste Lushnjes, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas Policisë, shtetasi R. G., 56-vjeç, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri një 58-vjeçar, klient i lokalit të tij. I plagosuri, i identifikuar si R. M., është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnje.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

The post Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin appeared first on Albeu.com.

Rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

By: V K
24 August 2025 at 09:28

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve, ka munsesi të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare po rritet shumë shpejt.

Fuqia blerëse për pjesën tjetër të popullatës mbahet disi në kontroll nga rritja e pagave, ndërsa për pensionet mbrojtja është e papërfillshme.

Të dhënat e fundit zyrtare, tregojnë një rënie të vazhdueshme të shkallës së zëvendësimit të pensioneve të pleqërisë, si në zonat urbanë ashtu edhe për ata ruralë.

Shkalla e zëvendësimit matet si raporti midis pensionit mesatar dhe të ardhurave mesatare.

Në vitin 2020, shkalla e zëvendësimit për pensionet urbane të pleqërisë ishte 37.6%, por kjo ka rënë ndjeshëm në 31.2% në vitin 2024, një rënie prej 6.4 pikë përqindje në pesë vjet.

Kjo do të thotë se pensionistët në qytete, marrin gjithnjë e më pak për të kompensuar të ardhurat që kishin gjatë periudhës aktive të punës.

E njëjta tendencë vërehet edhe në zonat rurale, ku shkalla e zëvendësimit ka rënë nga 35.7% në vitin 2020 në 29.7% në vitin 2024. Në vitin 2023 dhe 2024, për herë të parë, kjo shkallë ra nën nivelin 30%.

Në vitin 2024 paga mesatare mujore bruto, shënoi 79,500 lekë me rritje 47% nga viti 2020. Ndërsa pensioni mesatar urban në vitin 2024, ishte 19,609 lekë me rritje 24% nga viti 2020.

Kjo prirje është veçanërisht shqetësuese në kushtet e plakjes së popullsisë dhe uljes së kontributeve në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Një shkallë më e ulët zëvendësimi, nënkupton që të moshuarit po përballen me sfida të mëdha për të ruajtur standardin e jetesës pas daljes në pension.

Rënia e shkallës së zëvendësimit, është një tregues i dobësimit të rolit mbrojtës të sistemit publik të pensioneve.

Në mungesë të reformave të qëndrueshme, pensionet nuk po arrijnë të ruajnë një lidhje të mjaftueshme me të ardhurat reale dhe inflacionin, duke i lënë pensionistët gjithnjë e më të pambrojtur financiarisht.

Rënia e shkallës së zëvendësimit të pensioneve ka pasoja të drejtpërdrejta dhe të ndjeshme mbi cilësinë e jetës së pensionistëve, të cilat prekin aspektet ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar nuk është thjesht çështje financiare, por një problem social me pasoja të gjera për mirëqenien e të moshuarve dhe kohezionin e shoqërisë.

Ruajtja e një standardi të pranueshëm jetese për pensionistët është treguesi më i qartë i zhvillimit dhe drejtësisë sociale në një vend./MONITOR

The post Rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare appeared first on Albeu.com.

Kërcet arma në Durrës/ Të rinjtë grabisin pikën e karburantit, autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset njëri prej tyre (EMRAT)

By: V K
24 August 2025 at 08:35

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Sukthit, ku dy persona u përplasën me armë me Policinë.

Dy të rinjtë, që më 20 gusht kishin vjedhur një automjet në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, e kishin përdorur më pas për një grabitje me dhunë në një karburant në Sukth, në datën 21 gusht, rreth orës 03:40.

Mjeti i vjedhur u lokalizua nga patrullat e Policisë rreth orës 01:00 të natës së sotme.

Gjatë ndjekjes, automjeti me shpejtësi të lartë doli nga rruga pranë rrethrrotullimit të mbikalimit në Vorë, duke u drejtuar drejt Shijakut.

Nga brenda makinës autorët hapën zjarr ndaj efektivëve, të cilët u kundërpërgjigjën në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur 28-vjeçari A. D., banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij, 27-vjeçari L. Ç., po ashtu nga Bilalasi, u arrestua pasi rezistoi me armë ndaj Policisë.

Ata janë shtetasit Lorenc Çali dhe shtetasi i plagosur Ardit Domi.

Nga vendi i ngjarjes, forcat e rendit sekuestruan një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehra fishekësh.

Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.

DINAMIKA E NGJARJES

Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.

Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.

Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tjetër, shtetasi L. Ç., 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.

Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur.

The post Kërcet arma në Durrës/ Të rinjtë grabisin pikën e karburantit, autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset njëri prej tyre (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Del sot para gjykatës në Greqi 40-vjeçari shqiptar, ja ku u fsheh për mbi 30 orë

By: V K
24 August 2025 at 08:13

Pandeli Nakoleci, 40-vjeç, pritet të dalë sot para gjykatës në Greqi, pas vrasjes së bashkëshortes së tij 36-vjeçare, ngjarje e rëndë që ndodhi në qytetin e Volosit, para syve të fëmijëve të tyre.

Pas krimit, ai arriti t’i shpëtonte policisë për mbi 30 orë, duke u fshehur në një parcelë me shkurre vetëm 200 metra larg banesës së familjes.

Arrestimi u bë pasditen e së enjtes, rreth orës 16:00, falë një telefonate nga një banor që kishte vënë re lëvizjet e tij.

Nakoleci u kap pa bërë rezistencë dhe, sapo iu vunë prangat, tha përpara oficerëve: “Më tradhtonte. Çfarë duhej të bëja ndryshe”?

Sipas hetimeve, 40-vjeçari e goditi me thikë bashkëshorten, Marjola Nakoleci, dy herë: njëherë në qafë dhe më pas në shpinë.

Pamjet e kamerave të sigurisë, ndihmuan policinë të rindërtonte itinerarin e tij pas ngjarjes dhe të zbulonte vendstrehimin.

Autoritetet greke bënë me dije se Nakoleci nuk kishte precedentë për dhunë në familje, por në të kaluarën kishte qenë i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje të ligjit për narkotikët.

Po ashtu, më 28 qershor 2025, me urdhër të prokurorisë, ai ishte dërguar për ekzaminim dhe trajtim në një klinikë psikiatrike.

The post Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Del sot para gjykatës në Greqi 40-vjeçari shqiptar, ja ku u fsheh për mbi 30 orë appeared first on Albeu.com.

Ukraina feston ditën e Pavarësisë, i dërguari i Trump mbërrin në Kiev! SHBA bllokon raketat me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë

By: B K
24 August 2025 at 09:30

Ukraina nisi një seri sulmesh me dronë në territorin rus të dielën, një ditë kur feston 34-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj, duke shkaktuar zjarre në një central bërthamor në Kursk dhe një terminal nafte në portin e Ust-Lugës. Nuk pati të lënduar dhe zjarri i shkaktuar nga sulmi u shua.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së u ka bërë thirrje vazhdimisht si Rusisë ashtu edhe Ukrainës që të tregojnë përmbajtje maksimale rreth objekteve bërthamore gjatë luftës.

Rosaviatsia, autoriteti rus i aviacionit civil, tha se fluturimet u ndaluan për orë të tëra në disa aeroporte gjatë natës, përfshirë aeroportin Pulkovo në rajonin e Leningradit, për shkak të kërcënimit të sulmeve me dronë. Edhe Rusia, nga ana tjetër, raportohet se ka kryer disa sulme në Ukrainë.

Ndërkohë, në Ukrainë në një vizitë që prej ditës së djeshme ndodhet edhe i dërguari special i Donald Trump, Keith Kellogg, i cili do të takohet sërish me Zelenskyn. Ka mbërritur gjithashtu edhe kryeministri kanadez, Mark Carney.

Wall Street Journal raporton se Pentagoni ka bllokuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina për të goditur Rusinë, duke e penguar Kievin të përdorë një armë të fuqishme në luftën e saj kundër pushtimit të Moskës. Një proces miratimi i nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, i cili ende nuk është bërë publik, e ka penguar Ukrainën të lançojë Sisteme Raketash Taktike me Rreze të

Gjatë Veprimi të Prodhimit Amerikan, ose ATACM, kundër objektivave në Rusi që nga fundi i pranverës, thanë zyrtarët.

Ndërkohë, bisedimet midis kryeqyteteve evropiane mbi garancitë e sigurisë vazhdojnë pa ndërprerje, me qëllim që Kievi të ketë një pamje të qartë të asaj që mund të presë nga aleatët e tij, në mënyrë që të mund të hyjë në takimin dypalësh me Vladimir Putinin me një strategji të përcaktuar negociuese. Por samiti është gjithnjë e më i largët ndërsa afati i caktuar nga Trump afrohet.

Edhe Kina ka shprehur gatishmërinë e saj për të dërguar trupa paqeruajtëse në Ukrainë nëse arrihet një marrëveshje e negociuar, por vetëm brenda kuadrit të një mandati të OKB-së. Natyrisht, si Pekini ashtu edhe Moska kanë të drejtë vetoje.

 

The post Ukraina feston ditën e Pavarësisë, i dërguari i Trump mbërrin në Kiev! SHBA bllokon raketat me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë first appeared on JavaNews.al.

❌
❌