Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rinumërimi i votave, anëtari i KAS: Partitë e mëdha kanë humbur vota nga procesi

19 June 2025 at 11:27

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, dha një prononcim për mediat ditën e sotme nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të votave për qarqet Tiranë, Fier dhe Elbasan.

“Stafi i KQZ po numëron votat. Kur votat kanë qenë të diskutueshme, KAS ka vendosur. Janë numëruar më pak se 10 përqind e të votave. Partitë e mëdha kanë humbur vota nga procesi”, tha anëtari i KAS.

Braho shtoi se procesi është ende në fillimet e tij dhe nuk mund të flitet aktualisht për ndonjë bilanc apo për tjetërsime masive të votave.

“Procesi është në fillim dhe nuk bëjmë dot një bilanc tani për të thënë në çfarë mase ka ndodhur një tjetërsim votash.

Deri tani, për ato fletë që janë konsultuar me KAS-in kanë qenë çështje të diskutueshme, nuk mund ti quajmë as gabime njerëzore, por janë çëshjte subjektiviteti të grupeve të numërimit. Nëse në vijim do shohim tjetërsime votash masive nga i njëjti grup numërimi, pastaj nuk mund të themi dot që janë gabime njerëzore por të qëllimshme, s’kemi pasur një rast të tillë deri tani”, tha Braho.

Sa i përket ritmit të procesit të rinumërimit, Braho u shpreh i pakënaqur me ecurinë e ditës së djeshme, ku u numëruan vetëm 87 qendra votimi. Sipas anëtarit të KAS, qarku i Tiranës përbën sfidë të veçantë për shkak të numrit të madh të kandidatëve në fletën e votimit, rreth 500, çka kërkon më shumë kohë për verifikimin e çdo vote.

“Ishim të pakënaqur nga ritmi i djeshëm i numërimit sepse u numëruan rreth 87 qendra votimi. Sot janë marrë masat që të ndahen në dy turne procesi, duke e bërë që të jetë një proces më i gjatë, dhe në mënyrë që numëruesit të ndërrohen. Shpresojmë të ecim me një ritëm më të shpejtë por duhet të kemi parasysh që qarku i Tiranës ka një fletë votimi me rreth 500 kandidatë dhe kërkon më shumë kohë fizike në vlerësimin e cdo flete, duke shtuar këtu dhe presionin nga vëzhguesit që merren me pikat me shenjat, me peintimet, e bën procesin më të ngadaltë”, tha Braho.

Braho përmbylli deklaratën duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe korrektësisë në këtë proces rinumërimi, duke nënvizuar se KAS do të ndjekë me vëmendje çdo rast.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rinumërimi i votave, anëtari i KAS: Partitë e mëdha kanë humbur vota nga procesi appeared first on Euronews Albania.

​Osmani fton në takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale

3 June 2025 at 12:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar në takim partitë politike, ku pritet të diskutohet data e zgjedhjeve të reja lokale.

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina bëri të ditur për KosovaPress se takimi do të mbahet të mërkurën.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, ka thënë ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ​Osmani fton në takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale appeared first on Euronews Albania.

Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar”

21 May 2025 at 22:50

Mandatet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit u ndanë në 83 për Partinë Socialiste dhe 50 për demokratët, 3 për Partinë Social-Demokrate, 2 për Partinë Mundësia dhe 1 mandat për Nisma Shqipëria Bëhet dhe 1 për Lëvizjen Bashkë. Në 2013 grupi parlamentar i PD ka patur 49 deputetë, 52 bashkë me aleatët, në 2017-ën, 43 […]

The post Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar” appeared first on BoldNews.al.

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

19 May 2025 at 22:49

Endrit Shabani ka kritikuar sistemin zgjedhor që kanë vendosur dy partitë e mëdha në vend, i cili sipas tij nuk lejon rotacionin. I ftuar në A2 CNN, Shabani iu rikthye edhe njëherë qëndrimit se të rinjtë që morën pjesë në këto zgjedhje duhet të shkonin bashkë si një koalicion, dhe do të kishin një numër […]

The post “Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin appeared first on BoldNews.al.

PS synon 84 mandate, tkurret PD, partitë e reja shpresë tek Tirana

By: FAKTOJE
12 May 2025 at 19:00

Nga Sebi Alla Në një letër tavolinë njëpërdorimshme, të pikuar nga yndyra dhe rakia, kryeministri Edi Rama “nënshkroi” për të dytën herë “Memorandumin e Kuçit”, ku parashikoi se në zgjedhjet e 11 majit PS minimalisht kapte 78 mandate dhe maksimalisht 88 mandate. Kapi një të mesme të artë dhe tashmë që janë numëruar më shumë se 53 për qind e votimit, PS varion nga 83-84 mandate, duke synuar edhe “shumicën e cilësuar” në Parlament.

Pas PS-së ndjek PD dhe koalicioni “Shqipëria Madhështore” e tkurrur në shifrat 49-50 mandate. Forcë e tretë që vështirë të dilte në çdo sondazh parazgjedhor u shfaq PSD e Tom Doshit me 3 mandate, (dy në Shkodër dhe një në Tiranë).

Partitë e reja, “Shqipëria Bëhet” dhe “Mundësia” luhaten në shifra të ngjashme, por në Qarkun Tiranë, “Mundësia” po shkon më pranë mandatit të dytë, ndërsa “Shqipëria Bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë” kanë nga 1 mandat pasi janë numëruar mbi gjysma e kutive të votimit. Gati në kufijtë e së pamundurës është “Koalicioni Euro Atlantik” i drejtuar “de facto” nga Lulzim Basha, ish kryetar i PD-së.

Kryesimi i PS

Nga 12 qarqet e vendit PS kryeson në dhjetë prej tyre. Bindshëm e cila i është përkthyer ndjeshëm në mandate në favor të saj janë qarqet Fier, Vlorë, Elbasan, Berat dhe Dibër. Pikërisht këto qarqe, veçanërisht Fieri i kanë dhënë PS-së një epërsi të ndjeshme në raport me kundërshtarin politik.

Zhgënjen PD

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka zhgënjyer, teksa mban vetëm dy qarqe në favorin e saj, Shkodër dhe Kukës. Rezultat më i ngushtë, por me PS-në më përpara është në qarkun Lezhë ku pritet garë e fortë deri në fund të numërimit. Në garën e Tiranës, PD deri më tani ka të siguruar 12 mandatet e “listës së mbyllur”, por nuk jep shumë shpresë për mandatin e 13 dhe 14. Dy kandidatët e listës së hapur të opozitës, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku janë në rivalitet të theksuar mes tyre si ndër më të preferuarit e zgjedhësve të opozitës.

Meta mbetet jashtë

Në 75 qendrat e votimit në Tiranë ajo që bie në sy është numri i vogël i votave të marra nga Ilir Metaj, kreu i Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në burg që nga tetori i vitit të kaluar.

Partitë e reja, shpresë tek Tirana

Pavarësisht pretendimeve për disa mandate në Parlament, partitë e reja veçanërisht “Nisma Shqipëria Bëhet”, “Partia Mundësia” dhe “Lëvizja Bashkë”, tashmë janë përqendruar në kryeqytet, ku shpresojnë të sigurojnë më shumë se një mandat. Teksa janë numëruar mbi 28 për qind e kutive të votimit në Tiranë, PS ka gati të sigurt 19 mandate, PD 13, Mundësia 2 dhe nga 1 PSD, “Lëvizja Bashkë” dhe “Shqipëria Bëhet”. Në të gjithë qarqet e tjera edhe pse partitë e reja kanë një numër të konsiderueshëm votash e kanë gati të pamundur që të sigurojnë një mandat, kjo edhe për shkak të formulës dhe Kodit Zgjedhor që favorizon partitë e mëdha.

The post PS synon 84 mandate, tkurret PD, partitë e reja shpresë tek Tirana appeared first on Faktoje.al.

Numërohen 56% e kutive në Shkodër: Kryeson PD, PSD drejt 2 mandateve

By: fra nc
12 May 2025 at 15:47

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Shkodrës po ecën me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri më tani janë përpunuar 230 nga 405 qendra votimi në total, ose rreth 56%.

Të dhënat paraprake tregojnë një avantazh për Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), e cila kryeson me 21,732 vota, që përfaqësojnë 40.34% të totalit të deritanishëm.

Partia Socialiste e Shqipërisë ndjek me 18,880 vota ose 35.04%, ndërsa rritje e ndjeshme vërehet për Partinë Socialdemokrate (PSD), e cila ka siguruar 10,624 vota, që përbëjnë 19.72% të rezultatit aktual.

Bazuar në projeksionet  e votës deri tani, PD-ASHM pritet të sigurojë 5 mandate, PS merr 4 mandate, ndërsa PSD 2 mandate.

Rezultatet për subjektet e tjera janë si më poshtë:

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 707 vota (1.31%)
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 849 vota (1.58%)
  • Partia Mundësia – 642 vota (1.19%)
  • Lëvizja Bashkë – 289 vota (0.54%)
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 47 vota (0.09%)
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 52 vota (0.10%)
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 14 vota (0.03%)
  • Lëvizja Atdheu (LA) – 38 vota (0.07%)

LEXONI GJITHASHTU:

The post Numërohen 56% e kutive në Shkodër: Kryeson PD, PSD drejt 2 mandateve appeared first on Euronews Albania.

Përplasjet në Vorë/ Celibashi revokon akteditimin e vëzhguesve të partive politike

11 May 2025 at 16:17

Komisioneri Shtetër i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin që të revokojë akreditimin e të gjithë vëzhguesve të partive politike në Qendrën e Votimit në Vorë. Të vlefshme do të jenë vetëm akreditimet për vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat. Ky vendim ka ardhur pas përplasjeve të regjistruara, ku deputetët Flamur Noka dhe Albana Vokshi u përplasën […]

The post Përplasjet në Vorë/ Celibashi revokon akteditimin e vëzhguesve të partive politike appeared first on BoldNews.al.

Për kë nuk do të votoj

9 May 2025 at 17:37

Nga Artan Fuga Mos votoni partitë politike, janë tërësisht gënjeshtër, votoni individët që doni pavarësisht se cilës parti i përkasin! Në fakt, do të them kujt nuk ja jap votën. Jo se kam gjë me personat që refuzoj t’u jap votën, aspak, madje mund t’i kem edhe miq të mirë, por vota në politikë nuk […]

The post Për kë nuk do të votoj appeared first on BoldNews.al.

Vota e diasporës dhe partitë e reja sjellin një atmosferë pasigurie në zgjedhje

9 May 2025 at 15:46

Socialistët dhe Demokratët ka ende gjasa të dominojnë peizazhin politik shqiptar pas zgjedhjeve të 11 majit, por një grup partish të reja dhe futja e votave me postë nga diaspora po kërcënojnë t’i tronditin gjërat. Votat me postë dhe një numër i vogël partish të reja po kërcënojnë një ndryshim në peizazhin politik shqiptar në […]

The post Vota e diasporës dhe partitë e reja sjellin një atmosferë pasigurie në zgjedhje appeared first on BoldNews.al.

Premtime reale apo lojëra fjalësh, çfarë na thonë sloganet ndër vite për politikën shqiptare?

By: Ardit
7 May 2025 at 18:56

Në politikë, fjalët kanë peshë…Në fushata ato bëhen armë. Nga viti në vit që me ardhjen e pluralizmit partitë politikë kanë bërë përpjekjet e veta për të përmirësuar mënyrat se si i drejtohen qytetarëve për t’i kërkuar votën. Fushatat elektorale janë bërë gjithnjë e më të strukturuara, marketingu politik më i sofistikuar. Një nga elementet […]

The post Premtime reale apo lojëra fjalësh, çfarë na thonë sloganet ndër vite për politikën shqiptare? appeared first on BoldNews.al.

Votat për një deputet, qarqet ku partitë marrin mandate “me pak mund”

7 May 2025 at 14:00

Sa vota i duhen një kandidati partie në listë të hapur për të fituar mandatin e deputetit në një qark të caktuar? Në një kohë kur zgjedhjet mbahen këtë të dielë, Faktoje.al në bashkëpunim me ekspertin e ekonomisë, Ilir Brasha, sjell një projeksion mbi këtë temë.

Metodologjia

Qasja e kombinuar e sondazheve të fundit të publikuara (Barometri dhe Notosondaggi me News 24), të dhënave të zgjedhjeve të 2021 dhe numrit të regjistruar të diasporës për secilin qark, sipas ekspertit Ilir Brasha, ofron një model sa më të afërt me realitetin për të kuptuar prirjet elektorale si dhe, për të llogaritur shpërndarjen e mandateve në bazë të herësit.

Përllogaritjet

Përllogaritjet tregojnë se mandati i deputetit mund të fitohet me më pak vota në qarkun e Shkodrës konkretisht 9’550 vota, kurse në qarkun e Tiranës do të duheshin më shumë, përkatësisht 13’500 vota.

Për qarqet e Vlorës, Lezhës dhe Gjirokastrës do të duheshin më pak se 10’000 vota për të fituar mandatin e deputetit.

Në renditje pas Tiranës me herës më të lartë është Korça me 12’200 vota, ndjekur nga Fieri me 12’150 vota.

Rezultatet projeksion

Eksperti për ekonominë, Ilir Brasha, sqaron se rezultatet e herësit mund të ndryshojnë në varësi të votave që marrin partitë. Sa më shumë të shpërndahen votat tek partitë, aq më i vogël do të jetë herësi i mandatit, ku në çdo rast partia më e madhe është ajo që fiton më shumë mandate me herës më të ulët.

The post Votat për një deputet, qarqet ku partitë marrin mandate “me pak mund” appeared first on Faktoje.al.

Qori: Lëvizja Bashkë synon një shtet social dhe luftë kundër korrupsionit

By: Mirgen
3 May 2025 at 20:52

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, tha se strategjia e kësaj partie është që të shkojnë ata te qytetari. Qori foli dhe për prioritetet kryesore të kësaj partie, ku tha se programi i tyre ndahet në katër shtylla. “Programi ynë ndahet në katër shtylla: 176 faqe program, si askush tjetër në këto 34 vite pluralizëm […]

The post Qori: Lëvizja Bashkë synon një shtet social dhe luftë kundër korrupsionit appeared first on BoldNews.al.

Sa e dëmtojnë PD-në partitë e Shehajt, Alibeajt dhe Bashës? Tabaku: Ata kanë ambicie vetëm për kryetar

30 April 2025 at 09:09

Kandidatja e PD në listën e hapur në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, e ftuar në Vizion Plus, ka folur për situatën zgjedhore, dhe forcat politike të dala nga PD. E pyetur se sa e dëmtojnë PD-në eksponentët e saj të larguar tashmë dhe që kanë krijuar parti të reja si Lulzim Basha, Agron Shehaj […]

The post Sa e dëmtojnë PD-në partitë e Shehajt, Alibeajt dhe Bashës? Tabaku: Ata kanë ambicie vetëm për kryetar appeared first on BoldNews.al.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë politike mblidhen sërish për konsultim

19 April 2025 at 11:48

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari ka ftuar sërish të shtunën në konsultë partitë politike, pak para fillimit të seancës.

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu tha se raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk do të ndryshohet.

“Ka disa zgjidhje, por mund t’i themi në takimin konsultativ që është thirrur nga kryesuesi i seancës konstituive në ora 11:30. Ne e kemi dhënë dorëheqjen”, tha Haxhiu.

Deputetët e zgjedhur pritet të mblidhen sot në orën 12:00 në një tentim të tretë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Tentimi i parë për konstituimin e Kuvendit ishte më 15 prill por partitë që deri më tash ishin në opozitë, votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës argumentuan se anëtarët e qeverisë në detyrë duhet të japin dorëheqje formale para se të betohen si deputetë.

Për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kjo nuk është e nevojshme meqë sipas tij, qeveria është në detyrë që prej marsit – periudhës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Ligjit për Qeverinë – i miratuar gjatë mandatit të Kurtit – përcakton se nëse një anëtar i ekzekutivit zgjidhet deputet i Kuvendit, i njëjti duhet të jap dorëheqje nga posti qeveritar para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Ashtu siç e parasheh rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e zgjedhur u mblodhën pastaj më 17 prill – 48 pas mbledhjes së parë – në një tentim të dytë për konstituimin e organit legjislativ.

The post Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë politike mblidhen sërish për konsultim appeared first on Euronews Albania.

“PS, 61 deri në 64 mandate”, Koka bën llogaritë: Ja sa marrin partitë e tjera

10 April 2025 at 21:25

Analisti dhe gazetari Bledi Koka, ka bërë një parashikim lidhur me mandatet që partitë politike, dy më të mëdhatë dhe partitë e reja mund të marrin në prag të kësaj beteje të 11 majit.

Sipas Kokës, nisur nga sondazhet e zhvulliara, ka treguar konkretisht numrin e mandateve të këtyre partive.

“Me të dhënat e votës sot, PS merr nga 61-64 mandate, PD merr nga 44-46 mandate, Adriatik Lapaj dhe kooalicioni tij marrin 9 mandate, Agron Shehaj merr 6 mandate, Arlind Qori merr 1-2 mandate. Nëse kalojnë përqindjet, edhe Lulzim Basha dhe Tom Doshi mund të marrin një mandat.

Jo domosdoshmërisht ndjesitë në raport mpersonin kanë të bëjnë me votën. Ajo që mund të përllogarisim përafërsisht është me këto rezultate. Rama sipas sondazhit ka 61-64 mandate dhe jo 77 siç ai pretendon. Rama nuk e bën dot qeverinë i vetëm.

Kryeministri i bënte thirrje votusve të opozitës që të mos dilnin në votime, kjo është një deklaratë e bërë nga ai me të cilën nuk është për t’iu përgjigjur rubrikës së tij “Sy m’sy”, tha Bledi Koka.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “PS, 61 deri në 64 mandate”, Koka bën llogaritë: Ja sa marrin partitë e tjera appeared first on Euronews Albania.

SONDAZH/ Kush duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit

By: M C
9 April 2025 at 21:51

Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 22 mars-03 prill 2025.

Matjet e treta politike të Barometrit Euronews Albania në nivel vendi për zgjedhjet e 11 majit sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive dhe koalicioneve të cilat konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Edi Rama, në matjen e tretë të Barometrit Euronews Albania, ka 51.9% mendim pozitiv dhe 44.9% mendim negativ.

Adriatik Lapaj renditet i dyti për mendimin pozitiv, me 36.9 %, 34.6% mendim negativ dhe 28.5% janë përgjigjur nuk e di.

Agron Shehaj renditet i treti, me 33.9% që kanë mendim pozitiv, 38.2% që kanë mendim negativ për të dhe 27.9% janë përgjigjur nuk e di.

Më pas vjen Sali Berisha, 32.1% mendim pozitiv për të dhe 63.1% mendim negativ.

Arlind Qori, 25.2% mendim pozitiv, 33.5% mendim negativ dhe 41.3% janë përgjigjur nuk e di.

Dashamir Shehi ka 24.3% mendim pozitiv, mendim negativ 44.2 % dhe 31.5% janë përgjigjur nuk e di.

Tom Doshi ka 22% mendim pozitiv, 52.1% mendim negativ dhe 25.9% janë përgjigjur nuk e di.

Elena Kocaqi ka 15.2% mendim pozitiv, 21.8% mendim negativ dhe 63% janë përgjigjur nuk e di.

Lulzim Basha 12.6% mendim pozitiv, 78.3% mendim negativ dhe 9.1% janë përgjigjur nuk e di.

Kreshnik Osmani ka 7.9% mendim pozitiv, 20.2% mendim negativ dhe 71.9% janë përgjigjur nuk e di.

Edmond Stojku ka 6.5% mendim pozitiv, 22% mendim negative dhe 71.5% janë përgjigjur nuk e di.

The post SONDAZH/ Kush duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit appeared first on Albeu.com.

Projeksionet për zgjedhjet 2025/ PS ruan shumicën, partitë e reja dalin në skenë

8 April 2025 at 16:00

Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën në rubrikën “sy më sy” se nuk parasheh ndryshim të mazhorancës zgjedhjet e ardhshme parlamentare.  “Tani që të jemi shumë të qartë; unë nuk parashoh ndryshim të mazhorancës, të shumicës. PS do ta rifitojë shumicën…”, tha Rama.

Mandatet  

Faktoje.al në bashkëpunim me ekspertin, Ilir Brasha, sjell një projeksion mbi numrin e mandateve që mund të marrin partitë pjesëmarrëse, edhe pse sistemi aktual zgjedhor në Shqipëri, ashtu siç është i ndërtuar, favorizon në mënyrë të qartë partitë më të mëdha, duke e bërë shumë më të vështirë për partitë e vogla, që të sigurojnë përfaqësim në Kuvend.

Ky fenomen vjen si pasojë e shpërndarjes së mandateve dhe mënyrës se si numërohen votat në nivel qarku.

Në parim, Ilir Brasha shpjegon se partia më e madhe (në këtë rast PS) zakonisht arrin të fitojë një numër më të madh mandatesh për një numër më të vogël votash për mandat, krahasuar me çdo parti tjetër që renditet më poshtë në garë. Që do të thotë se sa më e madhe të jetë partia, aq më efikase bëhet ajo në konvertimin e votave në mandate. E kundërta ndodh me partitë më të vogla, të cilat shpesh e kanë të pamundur të fitojnë një mandat, edhe kur kanë një numër të konsiderueshëm votash në total në shkallë vendi.

Zgjedhjet 2021

Një shembull konkret i këtij fenomeni u pa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Lëvizja Socialiste për Integrim, ndonëse mori rreth 107 mijë vota në rang kombëtar, ajo nuk arriti të sigurojë një përfaqësim proporcional me votat e saj (6.81% ose katër mandate)

Kjo ndodhi sepse votat e LSI-së ishin të shpërndara në të 12 qarqet duke mos arritur të përqendrohen në një mënyrë që t’i siguronin mandate. E kundërta ndodhi me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit, e cila edhe me një numër më të vogël votash se LSI (35475 ose 2.25%) siguroi tre mandate falë përqendrimit të votuesve në qarqe të veçanta.

Skenari

I njëjti skenar pritet të ndodhë edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Edhe pse këtë herë kemi votën e emigrantëve, dhe një sistem me lista pjesërisht të hapura, parimi i shpërndarjes së mandateve mbetet i njëjtë dhe favorizon sërish partitë që arrijnë të përqendrojnë votën në qarqe të caktuara.

Përllogaritja

Kur mbeten rreth një muaj përpara zgjedhjeve, Ilir Brasha, i është referuar dy elementeve për të sjellë një projeksion të deritashëm mbi mandatet e deputetëve.

Sondazhi i fundit i pavarur që shërben si indicie e mirë për shpërndarjen e votave për partitë në vend është ai Barometrit. Brasha në këtë rast i është referuar rezultatit të Barometrit gjatë muajit Mars, me të dhënat e mbledhura gjatë muajit Shkurt, (tjetri publikohet një javë më pas).

Elementi i dytë janë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Pse jo lokalet e 2023? Sepse ato nuk ofrojnë një pasqyrë të saktë të mbështetjes për partitë në nivel kombëtar, pasi ndikohen ndjeshëm nga faktorë lokalë.

Ndaj dhe, për të krijuar një projeksion më të qëndrueshëm dhe realist për mënyrën se si mund të shpërndahen mandatet në zgjedhjet e ardhshme, eksperti Ilir Brasha ka bërë një përllogaritje bazuar tek rezultatet e sondazhit të Barometrit për muajin Shkurt me votat reale të fituara nga partitë kryesore në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Projeksioni në këtë rast merr parasysh jo vetëm përqindjet e mbështetjes nga sondazhi, por edhe realitetin elektoral shqiptar, ku shpërndarja gjeografike e votës, madhësia e qarqeve dhe sistemi zgjedhor ndikojnë drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve.

Numrat

Sipas kësaj analize të kombinuar, eksperti Brasha përllogarit se (deri më tani) Partia Socialiste del përsëri forca e parë politike në vend, duke siguruar 75 mandate, që i japin asaj sërish shumicën në Kuvend (140 mandate në total).

Partia Demokratike, pavarësisht një rritjeje të lehtë të mbështetjes në sondazhe, (sipas përllogaritjeve të deritashme) arrin të sigurojë 54 mandate.

Megjithëse vota e emigrantëve dhe listat pjesërisht të hapura janë elementë të rinj që mund të kenë ndikim në rezultat, në këtë fazë kohore që jemi, ato nuk e ndryshojnë thelbin e përballjes: një mazhorancë për PS dhe një opozitë ende në kërkim të rritjes së ndikimit elektoral.

Të vegjlit

Pozitive, për ekspertin Ilir Brasha, duken rezultatet e partive të reja të cilat, sipas përllogaritjeve të deritashme që ai ka bërë, bashkërisht sigurojnë 11 mandate, përkatësisht koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet’ arrin të fitojë 8 mandate, Partia “Mundësia” 2 mandate dhe partia Lëvizja “Bashkë” 1 mandat.

Po të shikojmë votat sipas qarqeve, përveç Shkodrës dhe Kukësit që kryesohen nga koalicioni PD-ASHM, të gjitha të tjerat kryesohen nga PS.

Referuar gjithnjë projeksioneve, mandatet në Tiranë ndahen, 18 për PS-në, 13 për PD-ASHN, 3 koalicioni “NISMA-SHB”, 2 “MUNDËSIA” dhe 1 “BASHKË”.

QarkuPSPD-ASHMNISMA-SHBMUNDËSIABASHKË
Tiranë1813321
Fier961  
Elbasan851  
Durrës851  
Korçë64   
Vlorë741  
Shkodër461  
Berat52   
Lezhë34   
Dibër32   
Gjirokastër31   
Kukës12   
Skenari 17554821
Skenari  269551051

Tabela 1: Projeksion, shpërndarja e mandateve sipas partive dhe qarqeve në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Surprizat

Nga tabela më sipër,  vërejmë 2 skenarë që ka nxjerrë eksperti Brasha. Njëri na tregon që Partia Socialiste fiton zgjedhjet me 75 deputetë, pra siguron shumicën e qëndrueshme. Skenari i dytë lidhet me elementin e emigrantëve që votojnë për herë të parë nga jashtë, si dhe numri i të pavendosurve në rritje nëse i referohemi periudhës së mbajtjes së sondazhit të Barometrit.

Duke iu referuar dy  elementëve në fjalë, eksperti Brasha thotë se, situata mund të ndryshojë shumë lehtë në disfavor për PS-në. Që do të thotë se, nëse votat e emigrantëve dhe votat e të pavendosurve shkojnë për partitë e tjera dhe jo për PS-në, ato mund të krijojnë diferencën e nevojshme për fitimin e mandatit nga njëra anë të një partie x dhe humbjen lehtë të mandatit nga PS në anën tjetër. Sipas përllogaritjeve të ekspertit Basha, nëse këto dy elementë hyjnë fuqishëm në zgjedhje në favor të partive të tjera, PS mund të shkojë në kuotën e 69 mandateve.

Disfavori

Në një skenar  të dytë, sipas ekspertit Brasha, 6 mandate do të ishin në pikëpyetje për Partinë Socialiste. Pse? Sepse herësi i këtyre mandateve është shumë afër herësit të mandateve që mund të fitohen nga partitë e tjera.

Referuar kësaj logjike, sipas Brashës, PS mandat mund ta humbë 1 mandat në Tiranë duke shkuar për koalicionin ‘NISMA-SHB’, një tjetër në Korçë duke shkuar përsëri për NISMA-SHB, si dhe nga një në qarqet e Fierit, Elbasanit dhe Vlorës duke u shtuar si numër mandatesh për Partinë tjetër “Mundësia”. Në rastin e një mandati në Elbasan që mund të fitohet nga Partia “Mundësia” mund të humbet ose nga PS ose nga PD-ASHM, sepse të dy herësat e mandatit të fundit janë përafërsisht të njëjtë. Por po ashtu PD-ASHM mund të fitojë në kurriz të PS-së mandate në Durrës, Dibër dhe Gjirokastër.

Eksperti Brasha vëren se partitë e reja në total mund të arrijnë potencialisht 16 deputetë në parlament, me NISMA-SHB që në një skenar të dytë mund të kryesojnë me 10 mandate, “Mundësia” me 5 mandate dhe “Bashkë” me 1 mandat.

QarkuFitonHumbet
TiranëNISMA-SHBPS
FierMUNDËSIAPS
ElbasanMUNDËSIAPS ose PD-ASHM
DurrësPD-ASHMPS
KorçëNISMA-SHBPS
VlorëMUNDËSIAPS
DibërPD-ASHMPS
GjirokastërPD-ASHMPS

PSD

Nga sondazhi i Barometrit i muajit Shkurt 2025, nuk rezultojnë vota të konsiderueshme për Partinë Socialdemokrate dhe Partinë “Koalicioni Euroatlantik” të cilat bazuar në kalkulime matematikore rezultojnë pa asnjë mandat deri më tani.

Por, duhet sjellë në vëmendje fakti se PSD nuk ka rezultuar e rëndësishme në sondazhe as në zgjedhjet e kaluara parlamentare, por në fund fitoi tre mandate deputeti.

E njëjta situatë, sipas ekspertit Brasha, pritet që të ndodhë edhe këto zgjedhje, ku PSD për shkak të votave të përqendruara mund të fitojë mandate deputeti në qarqet e Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës, në kurriz të dy partive kryesore.

Ndërsa për Partinë Koalicioni Euroatlantik që përfaqësohet nga Lulzim Basha duhet të presim rezultatet e sondazheve të mëvonshme për të pasur një ide më të qartë se si do paraqiten dhe çfarë rezultati mund të marrin në zgjedhjet e 11 majit.

Përfundime

Ndërthurja e sondazhit të Barometrit për muajin Shkurt me votat e vitit 2021, tregojnë vetëm një projeksion paraprak, pra fotografi të momentit dhe jo se si do shkojnë saktësisht rezultatet zgjedhore. Sidoqoftë, projeksionet tregojnë se PS-ja, për të ruajtur shumicën e qëndrueshme, ndihet më shumë e kërcënuar nga partitë e reja.

Ndaj dhe, referuar dy skenarëve sa më sipër deklaratën e kryeministrit Edi Rama se parasheh marrjen e shumicës nga PS-ja këto zgjedhje do ta konsiderojmë deri tani si pjesërisht të vërtetë.

The post Projeksionet për zgjedhjet 2025/ PS ruan shumicën, partitë e reja dalin në skenë appeared first on Faktoje.al.

Qeveria shton fondin me 150 milionë lekë për partitë

By: user 5
4 April 2025 at 19:46

Në vendimet e Këshillit të Ministrave është miratuar shtimi i fondit për mbështetjen e partive politike. Sipas vendimit, fondi do të shtohet me 150 milionë lekë.

Në vendim citohet se efekti financiar i parashikuar do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

VENDIMI

“NJË SHTESË FONDI NË PROGRAMIN “MBËSHTETJE PËR PARTITË POLITIKE”, PËR FINANCIMIN E FUSHATËS ZGJEDHORE TË SUBJEKTEVE PJESËMARRËSE NË ZGJEDHJET PËR KUVEND TË DATËS 11 MAJ 2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 88, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Për financimin e fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025, në programin “Mbështetje për partitë politike” shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, i cili u shpërndahet subjekteve zgjedhore, pjesëmarrëse në këto zgjedhje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Efekti financiar, i parashikuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2025.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Qeveria shton fondin me 150 milionë lekë për partitë appeared first on Lapsi.al.

Qeveria shpërndan 150 milionë lekë për partitë politike, do përdoren për fushatë

By: Besnik
4 April 2025 at 19:42

Një javë para hapjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, Këshillit i Ministrave ka marrë një vendim për të shpërndarë një fond prej 150 milionë lekësh për të mbështetur partitë politike në organizimin e takimeve dhe tubimeve elektorale.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, 4 Prill 2025, është miratuar shtimi i këtij fondi në programin “Mbështetje për Partitë Politike” që do të përdoret për fushatën zgjedhore.

Paratë do të shpërndahen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), por sipas një vendimi, fondi nuk do të shpërndahet njëlloj për të gjitha partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje.

Efekti financiar i këtij vendimi do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave për vitin 2025, i miratuar për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Financave dhe KQZ-ja, që do të sigurojnë shpërndarjen e duhur të këtyre fondeve për subjektet zgjedhore.

Ky shtesë fondi synon të mbështesë partitë politike në organizimin e aktiviteteve elektorale dhe është pjesë e përpjekjeve për të siguruar një proces zgjedhor sa më të organizuar dhe të transparencishëm.

V E N D O S I:

  1. Për financimin e fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025, në programin “Mbështetje për partitë politike” shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, i cili u shpërndahet subjekteve zgjedhore, pjesëmarrëse në këto zgjedhje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
  2. Efekti financiar, i parashikuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2025.
  3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qeveria shpërndan 150 milionë lekë për partitë politike, do përdoren për fushatë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌