Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 July 2025Main stream

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

By: Oldi
24 July 2025 at 22:40

Gazetari Bledian Koka deklaroi se në Shqipëri bandat dhe shteti bashkëqeverisin vendit, ku sipas tij, në një vend normal ato luftojnë me njëra-tjetrën. Sipas Kokës, kryeministri Edi Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës. “Problemi kryesor tashmë është që vjedhim Shqipërinë, për të blerë votat dhe blejnë votat për të vazhduar të grabisin Shqipërinë. […]

The post Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth

By: Oldi
10 July 2025 at 20:00

Gazetari Bled Koka tha se prishja e banesave në Theth, është një operacion racist i ndërmarrë nga qeveria Rama. Koka theksoi se Edi Rama me mesazhin ‘Toke e Xanum’ i ka ofenduar banorët e veriut, pasi sipas tij, i identifikon në mënyrë indirekte si ‘malokë’. “Unë mendoj që kjo është më së pari, një operacion […]

The post Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth appeared first on BoldNews.al.

U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

2 July 2025 at 22:55

Pas 17 vitesh mister, autoritetet italiane kanë zbuluar kokën e një kufome, e cila ishte gjetur më 21 shkurt 2008 brenda një kuti kartoni buzë autostradës Brennero. Rasti, që prej vitesh mbetej i pazgjidhur për prokurorinë e Bolzanos, tashmë ka marrë një kthesë të re falë hetimeve të autoriteteve gjermane dhe bashkëpunimit me kolegët italianë. […]

The post U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali appeared first on BoldNews.al.

Reportazhi/ BIRN: Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët

By: user 6
29 June 2025 at 19:48

Nëse do të kremtohej ditëlindja e një burgu, Instituti i Ekzekutimit të Veprave Penale (IEVP) në Durrës do të kishte arritur në ditëlindjen e 20-të.

Ai ka nisur të funksionojë në vitin 2005, dhe aty janë të arrestuar me masë sigurie politikanë si kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ai i Mjedisit, Lefter Koka.

Në fakt, godinat e tij janë gati 10 vjet më të hershme, dhe mbi të gjitha i përkasin një destinacioni krejtësisht tjetër, atyre të një spitali të ndërtuar në ish-kënetë.

Por që prej dy dekadash, ato i janë kaluar ministrisë së Drejtësisë, që i shfrytëzon si struktura të një burgu.

Ndërtesat e mesit të viteve 1990 u ngritën si Qendra e Diagnostikimit Pediatrik në qytetin bregdetar, një shërbim krejtësisht i ri dhe i unifikuar në hapësirën që po e shtonte popullsinë.

Gjithçka u arrit pas këmbënguljes së “Lions Club” (Distrikti 108) në Itali, të cilët menjëherë pas ndryshimeve demokratike në vend ishin njohur nga afër dhe kishin ndihmuar sistemin shëndetësor shqiptar.

Klubi ndërkombëtar i shërbimeve kishte një veprimtari 100-vjeçare dhe shumë shpejt në projektin e Durrësit u përfshinë të gjitha klubet “Lions” të vendit fqinj.

Marrëveshja e vitit 1995 mes Bashkisë së Durrësit, “Lions Club” Italian dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ishte pasojë e njohjes mjaft të mirë që krijuan mjekët dhe infermieret e vendit fqinj për gjendjen e vështirë të reparteve mjekësore në spitalin e qytetit.

Punimet filluan në ish-kënetën e boshatisur, pikërisht në janar të vitit 1996, ndërsa paralelisht me të ngriheshin edhe banesat e familjeve të para të ardhura nga krahina të ndryshme të vendit.

Banorët kujtojnë se e kanë ruajtur strukturën me armë, gjatë muajve problematikë të vitit 1997.

Menjëherë pas përurimit, godinat u pagëzuan me shërbimet e para intensive për pacientët e parë nga kriza e Kosovës.

Mjekë shqiptarë dhe italianë u bënë bashkë në spitalin e ri për ndërhyrje të çdo lloji, madje edhe për ato obstetrike e gjinekologjike.

“Spitali u zgjerua me me personelin dhe pajisjet që mbërritën nga Italia,” kujton dr. Carlo d’Angelo, një nga mjekët që u kujdesën për zbatimin e projektit.

Sipas tij, një pjesë e spitalit do të shfrytëzohej si një repart i pacientëve me problem mendore.

Ndërkaq filluan trajnimet për personelin shëndetësor shqiptar.

NATO e shfrytëzoi për disa vite strukturën spitalore, në mbështetje të pacientëve ushtarakë nga zonat problematike.

“Ndërkohë mundësitë financiare të “Lions Club” nga Italia, për ta çuar para aktivitetin e spitalit, filluan të tkurren,” tregon dr Carlo d’Angelo.

Në vitin 2003, një ceremoni kuptimplote e zhvilluar në Durrës ia kaloi shtetit shqiptar strukturën shëndetësore të ngritur nga “Lions” Club Italia.

Dy vjet më vonë, në një periudhë parazgjedhore, godina e ndërtuar për qëllime shëndetësore e ndryshoi destinacionin e saj fillestar.

Struktura, që lindi si Qendër e Diagnostikimit Pediatrik, që nga ajo periudhë shfrytëzohet si Instituti i Ekzekutimit të Veprave Penale. /Marrë nga Reporter.al

The post Reportazhi/ BIRN: Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët appeared first on Lapsi.al.

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët

29 June 2025 at 12:32

Nëse do të kremtohej ditëlindja e një burgu, Instituti i Ekzekutimit  të Veprave Penale (IEVP) në Durrës do të kishte arritur në ditëlindjen e 20-të. Ai ka nisur të funksionojë në vitin 2005, dhe aty janë të arrestuar me masë sigurie politikanë si kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ai […]

The post Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët appeared first on Reporter.al.

Danja Koka flet për lidhjen me Redin pas daljes nga Big Brother VIP: Ne duhemi dhe kjo punë ka marrë fund

By: D Marku
25 June 2025 at 14:53

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Danja Koka, ish-banore e sezonit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka folur për herë të parë më hapur rreth marrëdhënies së saj me Redin, lidhje kjo që mori vëmendje të madhe edhe sa ishte brenda formatit.

E ftuar në një intervistë për emisionin “Prive”, Danja ka deklaruar se pavarësisht se brenda shtëpisë nuk kishte dijeni për ndikimin që lidhja e tyre kishte jashtë, tani që është jashtë, nuk ka asnjë arsye për ta mbajtur të fshehtë.

“Përderisa unë atje kam folur për Redin dhe jashtë ishte bërë e madhe, dhe unë nuk e dija. Ama tani që kam dalë përpiqem të jem kështu, t’i them dy fjalë. Ne duhemi dhe kjo punë ka marrë fund, kështu që nuk ka ndonjë gjë të madhe për ta ruajtur hermetikisht”, u shpreh bukuroshja me sinqeritet.

Ajo tregoi se Redi është shumë i përfshirë në jetën e saj, përfshirë edhe projektet që po ndërmerr pas daljes nga reality shou.

“Ai përfshihet vetë dhe unë kam shumë dëshirën që ta përfshij njëkohësisht. Është shumë i gjindshëm për mua dhe e kemi marrëdhënien shumë të rehatshme në këtë pikë”, shtoi ajo.

Danja dhe Redi u komentuan si një ndër lidhjet më të ndjeshme dhe diskrete gjatë edicionit të fundit të BBV, por duket se tani që janë jashtë, çifti ka vendosur ta jetojë raportin e tyre pa barriera dhe pa presione publike, duke i dhënë rëndësi përkrahjes dhe bashkëpunimit në jetën e përditshme.

The post Danja Koka flet për lidhjen me Redin pas daljes nga Big Brother VIP: Ne duhemi dhe kjo punë ka marrë fund appeared first on Albeu.com.

Gazetari: Reagimi i Ramës ndaj Kushtetueses tregon një përpjekje për të kontrolluar institucionet

By: Oldi
12 June 2025 at 15:47

Gazetari Bledian Koka ka komentuar ashpër reagimin e djeshëm të kryeministrit Rama, duke e cilësuar atë si një reflektim të mentalitetit autoritar dhe imponues që ai ka zhvilluar që pas rikthimit në pushtet më 11 maj. Koka tha se paralajmërimi i Ramës ndaj Gjykatës Kushtetuese për vendimin që duhet të marrë, tregon qartë një përpjekje […]

The post Gazetari: Reagimi i Ramës ndaj Kushtetueses tregon një përpjekje për të kontrolluar institucionet appeared first on BoldNews.al.

Stefan Koka, të përkthesh pa dritën e syrit: “Tokë e thyer”, një roman që ka në vetvete disa zhanera

By: Re Nato
6 June 2025 at 08:41

“Tokë e thyer” është një roman i përkthyer nga Stefan Koka, sipas të cilit, në vetvete ka disa zhanera.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Koka deklaroi se ka përkthyer edhe pse ka probleme me shikimin.

“Kam studuiar drejtësi dhe jurisprudencë. Unë jam marrë me përkthime, por të nivelit teknik. Ky është libri im i parë, i mirëfilltë. Është një roman që mbërthen në vetvete disa zhanera. Ka shumë romancë, që duhet mbajtur larg fëmijëve dhe adoleshentëve. Ka përmbajtje erotike. Është roman që të ndez. Në kohët më të mira kam parë 4-5 përqind. Bëhet fjalë për shikim të dobët. Lexoja me sy të lirë. Tani shoh vetëm në formë siluete, në dritë shoh.”, theksoi ai./abcnews.al

Gazetari: Procesi zgjedhor i manipuluar, nevojitet ndërhyrje ndërkombëtare

By: Oldi
4 June 2025 at 10:02

Gazetari Bledian Koka ka komentuar pas zgjedhjeve të fundit, duke ngritur disa shqetësime të rëndësishme mbi procesin zgjedhor. Ai e theksoi se kryeministri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, që do të duhej të ishte garancia kryesore për një proces të pastër dhe të drejtë, ka dështuar në disa aspekte kyçe të administrimit të zgjedhjeve. Sipas Kokës, […]

The post Gazetari: Procesi zgjedhor i manipuluar, nevojitet ndërhyrje ndërkombëtare appeared first on BoldNews.al.

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

31 May 2025 at 10:22

Duke kremtuar fitoren e zgjedhjeve te 11 majit që i dhanë atij mandatin e katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama e veçoi mbrojtjen e drejtësisë si një nga qëllimet kryesore të qeverisë së tij. “Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto edhe mbi trupin tënd, është e vetmja rrugë e ne do të […]

The post Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta appeared first on Reporter.al.

“E dyshimtë”/ Bushati: Pse i vonoi Irena Gjkoka urdhër-arrestet për bandën e Troplinëve?

By: Ardit
23 May 2025 at 20:53

Analisti Andi Bushati ka hedhur dyshime të forta mbi mënyrën se si SPAK ka vepruar në lidhje me akuzat për ndërhyrje kriminale në zgjedhjet në Durrës dhe Shkodër. Duke komentuar deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili i ndau çështjet kriminale nga ato zgjedhore, Bushati ngriti pyetjen thelbësore: A është drejtësia duke mbuluar […]

The post “E dyshimtë”/ Bushati: Pse i vonoi Irena Gjkoka urdhër-arrestet për bandën e Troplinëve? appeared first on BoldNews.al.

Franc Çopja i ofroi 5 mln euro për kokën e “Krymit”, kush është Flobenc Meçja që u arrestua me “Akilin”

By: Oldi
23 May 2025 at 11:00

Flobenc Meçja është mes 7 personave të arrestuar gjatë një aksioni policor në një restorant në Gjirin e Lalzit, teksa ndodhej në tavolinë me shumë të kërkuarin tjetër të policisë Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën Akili, që ishte arratisur në janar 2025 nga burgu i Ankonas në Itali. 43-vjeçari Flobens Meçja alias Gega alias Drini ishte […]

The post Franc Çopja i ofroi 5 mln euro për kokën e “Krymit”, kush është Flobenc Meçja që u arrestua me “Akilin” appeared first on BoldNews.al.

Koka: Edi Rama po negocion me liderët evropianë që mos të futet në BE

By: Oldi
15 May 2025 at 18:50

Gazetari Bledian Koka foli në lidhje me emigrantët e paligjshëm në Shqipëri. Koka u shpreh se kryeministri Rama nuk është i interesuar për anëtarësimin në BE, por po negocion që të mos hyjë në të. “Edi Rama nuk mund t’i ofrojë gjë tjetër BE-së. Përpara se të dimë se cilat banda veprojnë këtu, e di […]

The post Koka: Edi Rama po negocion me liderët evropianë që mos të futet në BE appeared first on BoldNews.al.

Parregullsia e kutisë ku votuan Veliaj, Koka e Beqaj, në QV e burgut ka më shumë vota

By: user 11
13 May 2025 at 10:25

Qendra e votimit në burgun e Durrësit ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj ka rezultuar me dy vota më tepër se numri i votuesve.

Si rrjedhojë është pezulluar numërimi i kutisë së burgut dhe rezultati nga numërimi i kësaj kutie nuk është marrë në konsideratë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të dalë me një vendim përfundimtar në lidhje me vlefshmërinë e votave në këtë qendër votimi.

The post Parregullsia e kutisë ku votuan Veliaj, Koka e Beqaj, në QV e burgut ka më shumë vota appeared first on Lapsi.al.

Dalin 2 vota më tepër se numri i votuesve/ Pezullohet QV në burgun ku votuan Veliaj, Lefter Koka e Ilir Beqaj…

13 May 2025 at 09:23

Është konstatuar një parregullsi gjatë numërimit të votave, në qendrën e votimit të ngritur në burgun e Durrësit, ku votuan disa figura të njohura si Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj.

Mësohet se në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar. Për këtë arsye, kutia e votimit është pezulluar dhe rezultati i saj nuk është marrë në konsideratë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të dalë me një vendim përfundimtar në lidhje me vlefshmërinë e votave në këtë qendër votimi.

The post Dalin 2 vota më tepër se numri i votuesve/ Pezullohet QV në burgun ku votuan Veliaj, Lefter Koka e Ilir Beqaj… appeared first on Sot News | Lajme.

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

13 May 2025 at 09:44

Është pezulluar numërimi i votave për kutinë e qendrës së votimit në burgun e Durrësit ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako, Jurgis Çyrbja dhe Ilir Beqaj. Kjo për shkak se në kuti kanë rezultuar dy fletë votimi më shumë se sa votues, ku mbetet mister se si kanë përfunduar dy vota më shumë. […]

The post Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet parlamentare 2025/ Pezullohet QV në burgun ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj, dalin 2 vota më tepër se numri i votuesve

By: V K
13 May 2025 at 09:18

Në qendrën e votimit të ngritur në burgun e Durrësit, ku votuan disa figura të njohura si Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj, është konstatuar një parregullsi gjatë numërimit të votave.

Sipas burimeve zyrtare, në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar.

Për këtë arsye, kutia e votimit është pezulluar dhe rezultati i saj nuk është marrë në konsideratë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pritet të dalë me një vendim përfundimtar në lidhje me vlefshmërinë e votave në këtë qendër votimi.

The post Zgjedhjet parlamentare 2025/ Pezullohet QV në burgun ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj, dalin 2 vota më tepër se numri i votuesve appeared first on Albeu.com.

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

By: Ardit
8 May 2025 at 22:34

Gazetari Bledar Koka ka komentuar deklaratën e DASH për gazetarin Marco Caputo në lidhje me “non gratën” e vendosur ndaj Sali Berishës. Sipas tij sanksinimi i Sali Berishës nuk ka qenë një sanksionim i një politikani, por një “vulë turpi” për Shqipërisë. “Ky është akti i dytë në pesë muaj që administrata amerikane e Trump […]

The post “Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure appeared first on BoldNews.al.

Ka rënë apo jo “non grata” për Berishën? Koka: De facto po, ja kur bie edhe de jure

8 May 2025 at 21:42

Gazetari Bledar Koka ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar deklaratën e DASH për gazetarin Marco Caputo në lidhje me “non gratën”  e vendosur ndaj Sali Berishës.

Sipas tij sanksinimi i Sali Berishës nuk ka qenë një sanksionim i një politikani, por një “vulë turpi” për Shqipërisë.

“Ky është akti i dytë në pesë muaj që administrata amerikane e Trump dhe Rubio kanë marrë sa i përket politikës së “non gratave”. Rasti i parë ishte ai me zyrtarin hungarez dhe rasti i dytë në trajtimin e “non gratave” është ky me Berishën.

Kjo është një njohje e gabimit të madh që është bërë nga administrata dhe që ne e kemi thënë të gjithë, dhe sot është konfirmimi që “non grata” ka rënë de facto, por “de jure” akoma jo. Nuk ka rënë “de jure” sepse në optikën dhe vizionin e Sekretarit Rubio, politika e “non gratave” synon të rishikohet e tëra dhe të zëvendësohet nga një mekanizëm tjetër politik”, tha gazetari Koka.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ka rënë apo jo “non grata” për Berishën? Koka: De facto po, ja kur bie edhe de jure appeared first on Euronews Albania.

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare

By: gaze tare
27 April 2025 at 17:27

G Bani ka shpërthyer në një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me Danjën, duke shprehur se është ndjerë i ofenduar nga sjelljet e saj. Teksa ishte i ftuar në ‘Mos i bjer me Top’, ai tha:

“Nga Danja jam ndjerë i ofenduar. Ajo ishte një veriore që donte të bëhej jugore, një provinciale që donte të bëhej qytetare. Unë nuk po ofendoj njeri, thjesht po shpreh atë që kam ndjerë.”

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta, pasi konsiderohet një koment i fortë mbi identitetin dhe përpjekjet për ndryshim të dikujt.

Mendoni se do reagojë Danja?

The post “Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare appeared first on iconstyle.al.

❌
❌