Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Deklarata që u konsiderua fyese ndaj Erdogan, gazetari turk rrezikon 5 vite burg

By: armand
17 July 2025 at 16:20

Prokurorët turq kanë hartuar një aktakuzë që kërkon një dënim me burg prej të paktën pesë vitesh për gazetarin e pavarur Fatih Altayli, për deklaratat e tij që u konsideruan fyese ndaj Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Altayli, i cili ka më shumë se 1.5 milion abonentë në YouTube , u la në paraburgim muajin e kaluar në pritje të […]

The post Deklarata që u konsiderua fyese ndaj Erdogan, gazetari turk rrezikon 5 vite burg appeared first on BoldNews.al.

RAMALLAH – Arrestohet një gazetar palestinez, i dyshuar për lidhje me milicinë pro-iraniane Hezbollah

RAMALLAH,  7 korrik/ATSH-DPA/ – Agjencia palestineze e lajmeve “Maan” njoftoi sot se kryeredaktori i saj ishte arrestua nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor.

Agjencia tha se autoritetet izraelite kishin urdhëruar që kryedaktori, Nasser Lahham, të mbahej në paraburgim deri të enjten.

Arrestimi u u krye sot pasdite në shtëpinë e Lahham në fshatin al-Doha, pranë Betlehem-it.

Ushtria izraelite njoftoi se një “person i kërkuar” ishte arrestuar në Betlehem.

Nuk është dhënë asnjë informacion lidhur me arsyet e arrestimit të gazetarit.

Lahham është kreu i zyrës së Betlehem-it të stacionit televiziv libanez “al-Mayadeen”, i cili shihet si i afërt me milicinë pro-iraniane Hezbollah.

Stacioni televiziv është i ndaluar në Izrael dhe në territoret e pushtuara palestineze. /Ad.Ab./ /a.i/

 

The post RAMALLAH – Arrestohet një gazetar palestinez, i dyshuar për lidhje me milicinë pro-iraniane Hezbollah appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alarmi për bombë në Kuvend, gazetari jep detaje: Telefonata mbërriti në zyrën e…

5 July 2025 at 12:42

Policia e Kosovës i ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit e tjerë në ndërtesën e Kuvendit të largohen, ndërsa pritej të mbahej seanca e konstituive, pas dyshimeve për një kërcënim me bombë. Gazetari Venhar Isufi nga Kosova dha detaje në një lidhje live. Isufi tha se telefonata për kërcënim me bombë ka mbërritur në zyrën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Më pas ai thotë se është njoftuar policia dhe të gjithë deputetët, personeli dhe gazetarët janë nxjerrë jashtë. Gazetari Isufi shprehet se policia po bën kontrollet në të gjithë godinën, edhe në makinat e deputetëve të parkuara në oborrin e Kuvendit.

“Deputetët erdhën për të marrë pjesë në seancën konstituive, kemi dalë nga kuvendi i Kosovës. Na kanë kërkuar që 50 metra të largohemi nga objekti, pasi kanë marrë një telefonatë, ku është bërë thirrje që dyshohet për një bombë që është vendosur diku. Telefonata ka mbërritur në zyrën e kryeparlamentarit Konjufca. Është dhënë informacioni tek policia e Kosovës dhe janë larguar të gjithë deputetë dhe personeli i kuvendit. Aktualisht janë policia që po bëjnë hetimet. Jemi duke pritur derisa të marrim një sinjal pozitiv.

Kuvendi ka konfirmuar telefonatën, ka thënë që ka marrë një telefonatë për një mjet shpërthyes bombë që është vënë në Kuvendin e Kosovës. Policia po bën kërkime edhe tek makinat e deputetëve që i parkojnë në oborrin e Kuvendit. Do shohim nëse do vazhdojë seanca konstituive ose jo. Sapo të përfundojnë hetimet, deputetë pritet të kthehen në sallë për të vijuar me seancën. Gjysma e skanerëve nuk funksionojnë, aty brenda mund të futet gjithçka. Pas këtij rasti, Kuvendi apo personeli duhet të marrë masa më rigoroze”, tha ai

The post Alarmi për bombë në Kuvend, gazetari jep detaje: Telefonata mbërriti në zyrën e… appeared first on Sot News | Lajme.

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur korçar, Vehbi Furxhi

By: Ela
21 June 2025 at 19:07

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare gazetari dhe mësuesi i njohur Vehbi Furxhi, një prej figurave më të spikatura të kulturës dhe medias në qytetin e Korçës. Furxhi ka qënë një figurë e shquar e kulturës dhe medias, ai dha një kontribut të çmuar si drejtues i Radio Korçës, gazetar i revistës Hosteni dhe […]

The post Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur korçar, Vehbi Furxhi appeared first on BoldNews.al.

Debat i fortë për zgjedhjet/ Gazetari: Qeveria shtroi asfalt më 9 maj, njerëzit s’janë budallenj

19 June 2025 at 15:26

Gazetari Almer Toska dhe drejtori i Shërbimeve Sociale, Alfred Muharremi, shkëmbyen akuza të forta në një debat televiziv mbi zgjedhjet e 11 majit. Toska akuzoi qeverinë për manipulim elektoral dhe përdorim të asfaltit si mjet propagande, ndërsa Muharremi u shpreh se Partia Socialiste ka marrë votën “me rrugë dhe pa rrugë”. Ai tha se është i hapur për hetim nga SPAK.

Drejtori i Shërbimeve Sociale, Alfred Muharremi: Rinumërimi nuk ndryshon rezultatin e zgjedhjeve. Partia Socialiste bën patronazhim për gjithë qytetarët.

Almer Toska: Si mund të bëhet shtrimi i rrugës më 9 maj? Po i bën njerëzit budallenj.

Alfred Muharremi: Zotëria thotë të heqim kujdesin shëndetësor, të mos bëjmë gjë për infrastrukturën. Vota është marrë me rrugë dhe pa rrugë.

Almer Toska: PD ka mëkatet e veta, por vjedhja e votave ka ndodhur. I përdorni njerëzit si skllevër për t’ju marrë votën. Ti zyrën mund ta kesh përdorur për zgjedhje.

Alfred Muharremi: Unë jam i hapur, të vijë SPAK, kam celular, prej kaq kohësh të njëjtin mbaj.

The post Debat i fortë për zgjedhjet/ Gazetari: Qeveria shtroi asfalt më 9 maj, njerëzit s’janë budallenj appeared first on Sot News | Lajme.

“Mund të ketë pasoja në dialogun me Serbinë dhe BE”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet gazetari: Pritet vendimi i…

10 June 2025 at 12:48

“Zgjidhja për “ngërçin” politik në Kosovë, për shkak se nuk po arrihet konstituimi i Kuvendit, ka mbetur te Gjykata Kushtetuese”, është shprehur gazetari Shkodran Hoti, i ftuar në një studio televizive. Ai thotë se zakonisht vendimmarrjet e Kushtetueses zgjasin dhe ndoshta do të duhet më shumë kohë. Nga ana tjetër, gazetari tha se presidentja Vjosa Osmani ka vendosur 12 tetorin si datën e zgjedhjeve lokale, ndërkohë që për ngërçin në Kuvend nuk ka bërë asnjë lëvizje të re.

Kjo çështje është dërguar në Kushtetuese nga AAK.

“Janë dy procese të ndara që nuk interferojnë te njëra-tjetra. Tingëllon e çuditshme që tani po merremi me zgjedhjet lokale ndërkohë që nuk është përmbyllur akoma ajo që ka dalë nga zgjedhjet parlamentare. Por zgjedhjet lokale po mbahen në afatin e rregullt, ka pasur dakordësi të presidentes me partitë politike ndërkohë që nuk ka pasur lëvizje të re për të dalë nga kriza.

Tani gjithçka mbetet sa i përket bllokadës së kuvendit është vendimi i Gjykatës Kushtetuese pas kërkesës së AAK, sa i përket zgjedhjeve lokale tani do të fillojë fushata sipas afateve që parashihen ndërkohë që partitë kanë filluar të propozojnë kandidatët e tyre për komunat e Kosovës. Zakonisht vonojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk mund të parashohim se kur do të japë vendim dhe për më tepër nëse do të jetë edhe zgjidhje për shkak se është një gjë që kushtetuta nuk e specifikon në terma shumë praktik prandaj mund të jetë prapë problematike edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Hoti.

Por a e dëmton Kosovën ky ngërç në raport me dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet me BE? Hoti tha se pasojat mund të jenë të shumëfishta, dhe mund të shkaktohet edhe një krizë ekonomike.

“Mendoj se ka pasoja të mëdha për shkak se jemi në një situatë të tillë kur qeveria nuk është në nivelin e kompetencave të plota të saj ndërkohë që prej faktorit ndërkombëtar bëhet thirrje që të ecet para me procesin e dialogut për të cilin pala jonë nuk është gati dhe nuk ka interes. Duke qenë në një situatë të tillë, ku parlamenti nuk ekziston, rrjedhimisht nuk ka as kërkim të llogaridhënies dhe është pasojë tjetër institucioneve tona,. Në anën tjetër në raport me masat ndëshkuese mund të kemi telashe përderisa qeveria në detyrë…Pra rreziqet janë të shumëfishta duke marrë parasysh edhe krizën ekonomike që po paralajmërohet dita ditës. “, thotë ai.

The post “Mund të ketë pasoja në dialogun me Serbinë dhe BE”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet gazetari: Pritet vendimi i… appeared first on Sot News | Lajme.

Momenti që “ndez” zemrat në sfidën Shqipëri-Serbi: Tifozi shqiptar puth në faqe gazetarin serb në transmetim live

By: gaze tare
8 June 2025 at 17:47

Në një nga ndeshjet më të pritura të kualifikuesve për Botërorin, Shqipëria dhe Serbia u përballën në një duel të tensionuar, i cili përfundoi pa gola (0-0). Takimi i zhvilluar në Tiranë ishte në qendër të vëmendjes së mediave ballkanike, që kishin dërguar gazetarët e tyre për të mbuluar këtë ngjarje të rëndësishme sportive dhe politike.

Por, ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe nuk ishte vetëm loja në fushë, por edhe një moment i veçantë jashtë stadiumit. Gjatë transmetimit live, një tifoz shqiptar iu afrua me një surprizë të pazakontë gazetarit serb të Al Jazeera, Milan Boskovic, duke e puthur në faqe.

Reagimi i reporterit ishte spontan dhe i ngrohtë; ai iu drejtua moderatorit në studio me një buzëqeshje dhe ktheu sytë drejt tifozit. Ky moment i vogël njerëzor dhe paqësor dërgoi një mesazh të fuqishëm në një mbrëmje që pritej e tensionuar: mes sportit dhe tifozëve shqiptarë dhe serbë, dominon respekti dhe dëshira për paqe, larg dhunës dhe urrejtjes.

The post Momenti që “ndez” zemrat në sfidën Shqipëri-Serbi: Tifozi shqiptar puth në faqe gazetarin serb në transmetim live appeared first on iconstyle.al.

Pyetet nga gazetari për politikat e Trump, Musk “humb durimin” gjatë intervistës: Është e pavërtetë që…

3 June 2025 at 14:50

12 mijë fermerë nga rajoni i Korçës kanë aplikuar për të përfituar nga skemat mbështetëse të bujqësisë. Miliarderi Elon Musk u acarua gjatë një interviste dhënë rrjetit amerikan CBS, kur u pyet nga gazetari lidhur me njërën prej politikave më të diskutueshme të presidentit amerikan Donald Trump.

David Pogue i CBS fillimisht e pyeti Musk nëse bizneset e tij ishin prekur nga tarifat e presidentit Donald Trump, dhe më pas e pyeti Musk-un e lindur në Afrikën e Jugut nëse ai mbështeste përpjekjet e Trump për të ndaluar studentët e huaj.

“Po. Dua të them, mendoj se është më mirë të qëndrojmë tek tema e ditës, të themi anijet hapësinore, ndryshe nga politika presidenciale”, u përgjigj Musk.

Më tej sakaq, ai u ankua se DOGE u fajësua për çdo gjë që po bënte administrata Trump.

“Mendoj se është pak e padrejtë, sepse DOGE u kthye në imazhin e kamxhikut për gjithçka. Pra, nëse do të kishte ndonjë shkurtim, real apo të imagjinuar, të gjithë do të fajësonin këtë departament. Kam njohur njerëz që mendonin se DOGE do t’i ndalonin ata të marrin çekun e Sigurimeve Shoqërore, gjë që është krejtësisht e pavërtetë”, shtoi Musk.

Miliarderi, i cili dhuroi 288 milionë dollarë për të ndihmuar në zgjedhjen e Trump në 2024, u shpreh se mbetet parimisht mbështetës i idesë së një qeverie të vogël. Elon Musk u largua disa ditë më parë nga roli i tij qeveritar si këshilltar i lartë i Trump, pasi udhëhoqi përpjekjet për të reduktuar dhe reformuar burokracinë federale. Largimi i tij shënoi fundin e një kapitulli që përfshiu mijëra largime nga puna, mbyllje agjencish qeveritare dhe një sërë padish.

The post Pyetet nga gazetari për politikat e Trump, Musk “humb durimin” gjatë intervistës: Është e pavërtetë që… appeared first on Sot News | Lajme.

OSBE shpreh shqetësimin lidhur me incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhje: Liria e medias, gur themeli i demokracisë

By: Oldi
27 May 2025 at 17:49

Prezenca e OSBE-së në Tiranë me anë të një reagimi për shtypin, ka shprehur shqetësimin e saj, sa i përket incidenteve me gazetarët këto zgjedhje që lamë pas. OSBE i referohet disa rasteve që kanë ndodhur me gazetarët gjatë raportimeve të tyre, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 11 majit. Rastet sipas OSBE-së kanë të […]

The post OSBE shpreh shqetësimin lidhur me incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhje: Liria e medias, gur themeli i demokracisë appeared first on BoldNews.al.

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

25 May 2025 at 19:41

Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës të dielën, duke i vrarë të paktën 20 palestinezë në të enklavën palestineze, përfshirë një gazetar vendas dhe një zyrtar të lartë të shërbimit të shpëtimit, sipas autoriteteve shëndetësore.

Izraeli kreu sulme të ndara në Han Junis në jug, në Xhabalia në veri dhe Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës, sipas mjekëve.

Në Xhabalia, mjekët thanë se gazetari Hassan Majdi Abu Warda dhe disa anëtarë të familjes së tij u vranë nga një sulm ajror që goditi shtëpinë e tij mëngjesin e së dielës.

Një tjetër sulm ajror në Nuseirat vrau Ashraf Abu Nar, një zyrtar i lartë i shërbimit të emergjencës civile në territor, dhe gruan e tij në shtëpinë e tyre, shtuan mjekët.

Ushtria izraelite nuk i ka komentuar deri tani sulmet e së dielës. Numri i gazetarëve të vrarë në Gazë që nga fillimi i luftës më 2023 është rritur në 20, sipas zyrës së Qeverisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

Izraeli është duke e vazhduar ofensivën e tij ushtarake dhe deri tani ka lejuar ndihmë minimale të hyjë në territorin palestinez. Gaza ka qenë nën bllokadën izraelite për gati tre muaj, dhe ekspertët paralajmërojnë se shumë nga 2 milionë banorët e saj janë në rrezik të madh urie të skajshme.

Edhe Shtetet e Bashkuara, mbështetësit më të mëdhenj të Izraelit, kanë shprehur shqetësime për krizën e urisë. Izraeli ka bërë të ditur se do t’i vazhdojë sulmet derisa Hamasi t’i lirojë të gjithë 58 pengjet izraelite të mbetura dhe të çarmatoset.

Më pak se gjysma e pengjeve që ndodhen ende në Gazë besohet se janë gjallë. Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.

Prej atëherë, lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 53.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. REL/

The post Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar appeared first on Sot News | Lajme.

“Berisha, humbës serial zgjedhjesh”, gazetari: Duhet të largohet, të mbajë përgjegjësi për tkurrjen e PD-së

23 May 2025 at 07:58

Gazetari i njohur Fatos Mahmutaj u shpreh se Partia Demokratike është kthyer në parti familjare, e cila punon për të mbrojtur interesat e Sali Berishës. Ai theksoi se Sali Berisha është kthyer në humbës serial zgjedhjesh dhe në këto kushte ai duhet të japë dorëheqjen.

“PD është pronë familjare e Berishës. Mburoja e fundit është që të mbulojë PD si mburojë personale dhe familjen e tij. Berisha e ka në natyrën e tij manipulimin dhe intrigën.

Ai nuk ka turp t’i thotë vetes misionar. Ata që i shkojnë nga pas shkojnë për interes dhe jo për parime. Berisha vazhdon të gënjejë vetveten dhe ato që i shkojnë nga pas. Ai është humbës i disa zgjedhjesh dhe pasi i ka humbur ato nuk ka moral të jetë në krye të PD dhe opozitës shqiptare. Sa herë nuk i ka fituar zgjedhjet i ka quajtur të vjedhura, ndërsa kur ka fituar i ka quajtur demokratike”, tha ai.

Sipas tij, më 11 maj u dëshmua fakti se Partia Demokratike ka pësuar një tkurrje të frikshme në elektorat dhe votat e saj kanë shkuar te partitë e reja. Sipas tij, faji kryesor për këtë panoramë të zymtë të PD është e një personi të vetëm: Sali Berishës!

“Retorikën e Berishës nuk e beson më askush. I ka mbetur njolla e zezë personale me këto histori të shpikura. Humbës serial që prej 2013.

Përçarja e PD dallohet tek fakti që PS ka një rritje të vogël, ndërkohë PD e Sali Berishës ka humbur 13-14% dhe kjo ka shkuar te partitë e vogla, partitë e vogla kane marrë elektoratin e Sali Berishës dhe ai vijon me këto histori qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen”, tha ai

The post “Berisha, humbës serial zgjedhjesh”, gazetari: Duhet të largohet, të mbajë përgjegjësi për tkurrjen e PD-së appeared first on Sot News | Lajme.

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës një gazetar, procedohet 26-vjeçari

By: Ela
12 May 2025 at 11:43

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht një 26-vjeçari pasi ditën e djeshme ka kërcënuar një gazetar për shkak të detyrës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në fshatin Picar, pasi ditën e djeshme, ka kanosur shtetasin […]

The post Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës një gazetar, procedohet 26-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Kanosi për shkak të detyrës një gazetar, procedohet 26-vjeçari në Gjirokastër

12 May 2025 at 11:31

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht një 26-vjeçar pasi ditën e djeshme ka kërcënuar një gazetar për shkak të detyrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në fshatin Picar, pasi ditën e djeshme, ka kanosur shtetasin A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Lazarat, gazetar, me pretendimin se ai po e filmonte ndërkohë që 26-vjeçari ndodhej në një ambient”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kanosi për shkak të detyrës një gazetar, procedohet 26-vjeçari në Gjirokastër appeared first on Euronews Albania.

Rasti “Qyno”/ 15 organizata reagojnë në një deklatatë: Gazetarët s’mund të zbulojnë burimet

By: Ela
29 April 2025 at 15:38

Plot 15 Organizata Ballkanike dhe Evropiane, që kanë në fokus reagimin e shpejtë dhe mbrojtjen e Gazetarëve, përshëndetën dhe duartrokitën vendimin e 22 Prillit të Gjykatës Kushtetuese, e cila përmes një votimi 8 me 0, i dha të drejtë gazetarit Elton Qyno. Të 15 organizatat në muajin Janar 2024, ju drejtuan me një letër të […]

The post Rasti “Qyno”/ 15 organizata reagojnë në një deklatatë: Gazetarët s’mund të zbulojnë burimet appeared first on BoldNews.al.

“I kanë bërë presion”, gazetari jep detaje nga vrasja në Vlorë: 58-vjeçari u ekzekutua sepse nuk pranoi të jepte…

29 April 2025 at 09:35

58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba mëngjesin e djeshëm në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Ai punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë. Policia ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori ishte i maskuar me kapele dhe shall dhe ka qëlluar viktimën 4 herë para se të largohej në këmbë nga e njëjta rrugë nga erdhi.

Gazetari Enrik Mehmeti tha në emisionin People në Euronews Albania se një nga pistat ku po heton policia është konflikti për një sipërfaqe toke në pronësi të tij të cilën 58-vjeçari kishte refuzuar ta jepe për ndërtim.

“Vendi ku ai kishte shtëpinë është vetëm disa metra larg një pallati që shkon në 1500 euro metra katrorë. Ai e ka shprehur te një i afërmi i tij pak kohë më parë se janë duke më bërë presion, po më kërcënojnë për të dhënë tokën, nuk më ofrojnë shumë dhe unë nuk e jap. Toka ku kishte banesën është në qendër, është me shumë interes për ndërtime. Kjo është pista që po hetohet intensivisht. Sipas burimeve nga familjarët bëhet fjalë për 1 mijë metra rreth e rrotull banesës së tij”, tha gazetari.

The post “I kanë bërë presion”, gazetari jep detaje nga vrasja në Vlorë: 58-vjeçari u ekzekutua sepse nuk pranoi të jepte… appeared first on Sot News | Lajme.

6 mln USD për të nxjerrë Berishën nga non-grata? Gazetari përplaset keq me deputetin e PD: Thoni që nuk kemi lekë por…

28 April 2025 at 15:16

Ditën e sotme për të folur në lidhje me kontratën e lobimit prej 6 milionë dollarësh ishin të ftuar në një emision gazetari Anri Bala dhe deputeti i PD-së në lidhje direkte Luan Baçi. Kontrata e lobimit prej 6 milionë dollarësh për heqjen e non-gratës së Sali Berishës në SHBA ka ngritur diskutime dhe pikëpyetje të mëdha në studio.

Ishte moderatorja e programit e cila drejtoi pyetjen deputetit nëse ai kishte dijeni të kësaj kontrate ose të parave më pas gazetari i kthehet duke konfirmuar se çdo anëtar i asaj partije kishte dijeni por çështja ishte se ku janë gjetur paratë që u pagua kjo kontratë.

Moderatorja: Nuredin Seçin nuk e njihni?

Baçi: Jo, s’është e thënë ta njoh

Moderatorja: E dinit ju zoti Baçi që kishte një kontratë lobimi për këtë çështje?

Bala: Sigurisht, e kanë ditur të gjithë përderisa thonin që Berisha do shkojë në Amerikë si do shkojë ai atje? E thanë në mars që zoti berisha do ikë atje, po dje një tjetër zyrtar i PD-së tha që zoti Berisha do shkojë në Amerikë. Kjo është kontrata që do e 7onte zoti berishën në Amerikë, se ishte non-grata nuk ikte dot me asgjë.

Bçi: E morët përgjigjen nga zotëria që është i revoltuar.

Bala: Jam pak se mund t’i kishit shpenzuar më zgjuar ato para se kur vjen puna te vota e diasporës thoni nuk kemi para, kur vjen puna për mbështetësit e partisë Demokratike thoni nuk kemi para kur vjen puna për t’i heq Berishës non-gratën si në Britani të Madhe si në SHBA nuk e keni problem të jepni me miliona dollarë e pastaj thoni mbështetësve tuaj nuk kemi para për të rrëzuar Edi Ramën.

The post 6 mln USD për të nxjerrë Berishën nga non-grata? Gazetari përplaset keq me deputetin e PD: Thoni që nuk kemi lekë por… appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Si do të ndahen mandatet e deputetëve mes partive, ja çfarë tregon sondazhi

26 April 2025 at 14:57

Gazetari Gjergj Stefa, i ftuar në një emision televiziv, prezantoi rezultatet e fundit të një sondazhi të kryer nga kompania e njohur “Sonketa”, që kishte si qëllim të matë mbështetjen aktuale që gëzojnë partitë politike në prag të zgjedhjeve të 11 majit, në rast se ato do të zhvilloheshin sot. Gjatë prezantimit të tij, Stefa ndaloi veçanërisht te ndarja e mandateve në qarkun e Tiranës, të cilin e cilësoi si një zonë kyçe dhe vendimtare për balancën politike kombëtare.

Sipas tij, rezultati në këtë qark do të jetë i ngushtë dhe çdo votë do të ketë peshë të madhe, por ajo që do të bëjë diferencën dhe mund të ndikojë ndjeshëm në ndarjen përfundimtare të mandateve do të jetë vota e diasporës. Ai theksoi se përfshirja e emigrantëve në procesin zgjedhor është bërë gjithnjë e më e rëndësishme, duke qenë se numri i tyre është i konsiderueshëm dhe ata mund të jenë faktor vendimtar në përcaktimin e fituesit në qarqe të mëdha si Tirana.
Rezultati në total

PS- 74, 75 mandate

PD- 56, 57 mandate

PSD Tom Doshi- 3 mandate

Lapaj- 2 mandate

Agron Shehaj- 1 mandat

Lëvizja Bashkë, Arlind Qori- 1 mandat

Lulzim Basha- 1 mandat

Qarku Vlorë

PS- 9 mandate

PD- 3 mandate

Qarku Shkodër

PS- 4 mandate

PD- 5 mandate

PSD- 2 mandate

Qarku Kukës

PS- 1 mandat

PD- 2 mandate

Qarku Dibër

PS- 2 mandate

PD- 3 mandate

Qarku Lezhë

PS- 3 mandate

PD- 4 mandate

Qarku Berat

PS- 4 mandate

PD- 3 mandate

Qarku Gjirokastër

PS- 2 mandate

PD-1 mandat

Lapaj- 1 mandat

Qarku Fier

PS- 9, 10 mandate

PD- 5, 6 mandate

DPZH- Dashamir Shehi- 0-1 mandat

Qarku Tiranë

PS- 18 mandate

PD- 14 mandate

Adriatik Lapaj- 1 mandat

Lëvizja Bashkë- 1 mandat

Partia Mundësia, Agron Shehaj- 1 mandat

KEA, Basha- 1 mandat

Qarku Elbasan

PS- 8 mandate

PD- 6 mandate

Qarku Durrës

PS- 8 mandate

PD- 6 mandate

Qarku Korçë

PS- 6 mandate

PD- 4 mandate

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Si do të ndahen mandatet e deputetëve mes partive, ja çfarë tregon sondazhi appeared first on Sot News | Lajme.

“Grupi i Brilant Martinaj dhunoi Roan Brahimin”/ Gazetari zbulon si nisi përplasja mes grupeve kriminale

21 April 2025 at 15:21

Më 17 prill, në Lezhë u ekzekutua në një atentat mafioz Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendi. Një orë pas atentatit që tronditi Lezhën, katër të rinj u plagosën në Lundër. Mes të plagosurve janë edhe dy vëllezër të mitur.

Policia ka dyshime se katër personat janë plagosur gabimisht, pasi dyshohet se shënjestër ishte gruaja e Roan Brahimit. Ky i fundit u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë në sy të gruas dhe djalit të tij. Roan Brahimi njihej edhe si armiku i përbetuar i Ervis Martinaj, fati i të cilit është mister prej gushtit të vitit 2022.

Gazetari Esido Barkaj, ka shpjeguar se si ka nisur hasmëria mes dy grupeve rivale. Roan Brahimi, i kishte një shumë parash borxh kushëririt të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj (i ekzekutuar më 17 korrik 2022). Grupi i Brilantit më pas e ka kapur dhe dhunuar Roan Brahimin, ndërsa ky i fundit mesa duket nuk ia fali.

Esido Barkaj: Në Lezhë mbeti i vrarë babi i Roan Brahimit. Roan Brahimi ishte një eksponent i lidhur me botën e krimit, shpesh ka sjellë edhe përplasje mes grupeve të ashpra të zonës. Bandat kriminale që operonin në zonën e Lezhës, Laçit ishin banda të frikshme. Ka pasur përplasje të ashpra me grupin kriminal të Ervis Martinaj. Zanafilla nis para disa vitesh. Dyshohet se Roan Brahimi kishte një shumë borxh ngaj Brilant Martinaj. Ai u kap nga grupi i Brilantitt, u dhunua dhe poshtërua nga disa veprime të pahijshme. Kjo mesa duket nuk është pranuar nga Roan Brahimi.

Në lidhje me atentatin e trefishtë në Fushë Krujë ku mbeti i vrarë edhe Brilant Martinaj dyshohet se fshihej Roan Brahimi për shkak të përplasjeve të ashpra që kanë pasur. Vijon më pas saga kriminale. Është vrasja e Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës. Bejtja dyshohet se ishte pjesë e grupit të Martinajt dhe dyshohet se pas ekzekutimit të tij fshihet Roan Brahimi. Sa i takon atentatit në Tiranë, për policinë një pistë e fortë mbetet ajo e ngatërimit të shënjestrës. Në zonën e Lundrës jeton edhe e veja e Roan Brahimit. Të katër personat e plagosur nuk kanë të shkuar kriminale dhe nuk kanë pasur probleme të tjera. Megjithatë nuk përjashtohen pistat e tjera.

Roan Brahimi njihet si armiku i përbetuar i Ervis Martinjat? A është gjallë Ervis Martinaj?

Esido Barkaj: Është e vështirë të thuhet në momentin që nuk ka një njoftim zyrtar nga policia. Një ultimatum që u vendos nga Rama për Rrumbullakun ishte që të zbardhej e vërteta për Martinajn brenda 100 ditësh. Nuk morëm asnjëherë një përgjigje. Unë dyshoj se policia e ka një indicie për fatin e Martinaj nëse ai është gjallë apo i vdekur. Kjo nuk mund të diskutohet publikisht nga unë apo kolegët e mi në momentin që nuk kemi një version zyrtar. Është një mister, i cili nuk mendoj se do zgjasë shumë. Mund të kemi një pergjigje në lidhje me fatin e tij shumë shpejt.

The post “Grupi i Brilant Martinaj dhunoi Roan Brahimin”/ Gazetari zbulon si nisi përplasja mes grupeve kriminale appeared first on Sot News | Lajme.

Gazeta amerikane: Drejtuesit e FBI të mos injorojnë skandalin Rama-McGonigal

By: Oldi
10 April 2025 at 13:30

Gazeta e madhe amerikane, Washington Examiner, u bën thirrje drejtuesve të FBI, Kash Patel dhe zëvendësit të tij, Dan Bongino që të mos injorojnë skandalin më të madh të FBI, që të Charles McGonigal, i cili u korruptua nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Më poshtë shkrimi i gazetarit John Schindler. Reformimi i të ashtuquajturit “shtet i thellë” […]

The post Gazeta amerikane: Drejtuesit e FBI të mos injorojnë skandalin Rama-McGonigal appeared first on BoldNews.al.

“Të ndëshkuarit nga vettingu, strehohen te Berisha”, gazetari Mahmutaj: Politizimi i policisë, ves i ish-kryeministrit

10 April 2025 at 11:46

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se të gjithë magjistratët e shkarkuar nga vettingu, nuk do u njihen vendimet, pasi sipas tij ishin hakmarrje ndaj tyre. Gazetari Fatos Mahmutaj tha se me këto veprime, ish-kryeministri Berisha humb mbështetjen totale.

“Janë me dhjetëra emra të përzënë nga vettingu që kanë gjetur strehë tek Berisha dhe partia e tij. Por procesi i vettingut është monitoruar nga institucione europiane si edhe nga SHBA. Nëse Berisha do zgjedhë sikur të fitojë, për t’i rikthyer ai ka humbur përkrahjen totale të ndërkombëtarëve”, tha ai.

Gjithashtu gazetari Mahmutaj komentoi edhe deklaratat e Berishës për reprezalje në radhët e policisë nëse merr pushtetin. Ndërsa më tej theksoi se ish-kryeministri është mësuar që të ketë institucionet në kontroll.

“Berisha është mësuar të përdorë rolin e feudalit dhe policia dhe gjithçka tjetër të jetë në funksionin e tij personal. Ai nuk arrin dot që të ketë konceptin e institucioneve të pavarura nga politika. Policia e Shtetit në kohën e Berishës ishte një nga institucionet mbështetëse të PD që udhëhiqte vendin. Berisha nuk ka ditur të bëjë institucione të pavarura, ka bërë vetëm institucione të varura”, u shpreh Mahmutaj.

The post “Të ndëshkuarit nga vettingu, strehohen te Berisha”, gazetari Mahmutaj: Politizimi i policisë, ves i ish-kryeministrit appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌