Ndreu apel pushuesve në Shëngjin: Denonconi çdo rast abuzimi
TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu reagoi në një postim në rrjetet sociale, lidhur me një situatë abuzimi që po ndodh në plazhin e Shëngjinit.
Sipas Ndreut, persona të papërgjegjshëm, të cilëve u është dhënë mundësia të vendosin çadra me pagesë të ulët te Rana e Hedhun u kanë marrë klientëve dy herë lekë.
“500 lekë për parking, pa faturë, pa NIPT dhe pa asnjë të drejtë dhe 500 lekë për çadrat sa janë çmimi i bashkisë”, shkruan Ndreu.
Kryebashkiaku i Lezhës u bëri thirrje qytetarëve dhe pushuesve që të denoncojnë çdo rast të tillë, pasi bashkia nuk mund të jetë në kontratë me subjekte të tilla që abuzojnë.
Ndreu tha se do merren masa të menjëhershme për ndërprerjen e kontratës për këto subjekte.
“Ju kërkoj subjekteve të ndalojnë këtë maskaradë të turpshme”, pohoi Ndreu.
Kryetari i bashkisë Lezhë ka ndarë edhe numrat e kontakteve të institucioneve zyrtare për të gjithë qytetarët dhe pushuesit, ku ata mund të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje.
Pjerin Ndreu +355 69 404 5011 – Kryetari i bashkisë
Fatjon Zefi +355 69 559 1150 – Zv.kryetari i bashkisë
Brahim Demi +355 69 333 4446 – Administratori Shëngjin
Leonard Palaj +355 68 313 1061 – Kryeinspektori i Policisë Bashkiake
Besmir Frroku +355 69 393 0434 – Administratori “Lezha Invest”
Renaldo Xhanej +355 69 626 7623 – Drejtori i Turizmit
/e.i//r.e//a.f/
The post Ndreu apel pushuesve në Shëngjin: Denonconi çdo rast abuzimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.