Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 August 2025Main stream

Tiranë/ Ka humbur kontaktet me djalin, nëna bën kallëzim në polici

20 August 2025 at 19:44

Tiranë- Një 34-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen e tij. Ka qenë nëna e të riut që ka bërë kallëzimin këtë të mërkurë në Policinë e Tiranës, duke thënë se ka humbur kontaktet me djalin e saj. Ndërkohë shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.

“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur një shtetase e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin 34 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Ngërçi politik në Kosovë, BE mesazh partive politike: Kuvendi të konstituohet sa më shpejt

20 August 2025 at 19:20

Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të mërkurën partitë politike në Kosovë ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të konstituojnë sa më shpejt Kuvendin, pak orë pas dështimit më të fundit të deputetëve për ta zhbllokuar ngërçin.

Zyra e BE-së në Kosovë tha për Radion Evropa e Lirë se blloku “po i ndjek me kujdes zhvillimet që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë”.

Deputetët u mblodhën të mërkurën paradite për vazhdimin e seancës konstituive, pasi dy ditë më parë gjykata më e lartë e vendit e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me këtë çështje, i cili i detyron ata ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati prej 30 ditëve, i cili skadon më 18 shtator.

Megjithatë, konstituimi dështoi pasi asnjëra prej dy kandidateve të propozuara nga partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje – Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla – nuk arritën t’i marrin më shumë se 57 vota, që është 4 vota më pak se të paktën 61 votat e kërkuara për t’u zgjedhur.

Zyra e BE-së theksoi se “formimi i shpejtë i Kuvendit dhe i Qeverisë është thelbësor për Kosovën që të ecë përpara me reformat e rëndësishme në të gjitha sektorët, të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës”.

Ndërkohë, Ambasada e Italisë në Prishtinë, e pa si diçka inkurajuese faktin që Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, propozoi një kandidat të ri për kryeparlamentar, pasi në të kaluarën kishte propozuar vetëm Haxhiun.

Në një përgjigje me shkrim për REL-in, Ambasada italiane tha se propozimi i Gërvallës “tregon gatishmëri për të bërë përparim, i cili do të duhet të konfirmohet në ditët në vijim”.

“Shpresojmë që të gjithë aktorët politikë të punojnë me përgjegjësi për të siguruar konstituimin e Kuvendit me kohë, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Pas seancës, Vetëvendosje i akuzoi partitë e tjera të mëdha në Kuvend, si PDK, LDK dhe AAK, se me këtë dëshmuan se emri i Haxhiut nuk ishte problemi kryesor, por se ato “po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve”.

PDK-ja përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e Qeverisë në mandatin paraprak.

LDK-ja tha Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme. Në të kaluarën, LDK ka thënë vazhdimisht se nuk e voton asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar. Ndërkaq, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Nisma Socialdemokrate tha se do të abstenojë dhe nuk do të japë votë për pa u arritur një marrëveshje politike. Vazhdimi i seancës u caktua për të premten, më 22 gusht. Kosova mbajti zgjedhje parlamentare në shkurt, por nuk ka qenë në gjendje t’i themelojë institucionet e reja prej atëherë.

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme. Vetëvendosje i fitoi 48 ulëse, PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./REL/

Kopja e rrallë e “The Hobbit” / Rekord në ankand, libri me ilustrime shitet 50 mijë euro

20 August 2025 at 19:15

Një kopje e rrallë e librit “The Hobbit” është shitur në ankand në Angli për një vlerë gati 50 mijë euro.

Vëllimi është një kopje e rrallë e botimit të parë me ilustrime nga autori John Ronald Reuel Tolkien

Stafi ai ankandit zbuloi librin ndërsa po rendiste sendet e një pronari shtëpie në Bristol që kishte vdekur.

Një specialiste librash në shtëpinë e ankandeve tha se ajo po shfletonte në një bibliotekë të rregullt kur hasi një vëllim me kapak të fortë të zbukuruar me male dhe një dragua.

Kur romani “The Hobbit” u botua në vitin 1937, u shtypën vetëm 1,500 kopje. Librat përmbanin ilustrime nga Tolkien, të cilat tregonin dragonj që fluturonin mbi male dhe pyje.

Botimet e para përmbanin gjithashtu dhjetë ilustrime bardh e zi nga autori. Romani, i cili ndjek Hobbitin me emrin Bilbo Baggins, zhvillohet rreth 60 vjet para trilogjisë “Zoti i Unazave”.

Ekspertët kishin pritur që libri të shitej 12,000 £. Çmimi përfundimtar prej 50 mijë eurosh është një rekord për një kopje të botimit të parë.

 

“Në PD ka krizë lidershipi”/ Lami: Duhet vetëpastrim i strukturës për reformim. Berisha, problemi kryesor!  

20 August 2025 at 19:01

Analisti Roland Lami i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, foli për situatën në Partinë Demokratike.

Sipas tij problemi i vetëm në PD është ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë intervistës në studion nënvizoi se Berishës tashmë i ka kaluar koha dhe se nuk mund të jetë dot një alternativë brenda asaj partie.

“Në atë parti dera e reformimit është mbyllur me kohë dhe çdo gjë tjetër është e kotë. Aty nuk ka frymë dhe ajo parti e ka mbyllur qepenin me kohë”, tha ai.

Gjithashtu nënvizoi se duhet që ajo parti të bëjë “vetëpastrim” të strukturës pasi ka nevojë për reformim  duke shtuar se ka treguar se gjithashtu në Partinë Demokratike ka krizë lidershipi.

/abcnews.al/

“Duhen negociata për të kaluar ngërçin”/ Lami për situatën në Kosovë: Zvarritja e krizës politike ndihet në gjithë sistemin

20 August 2025 at 18:48

Ngërçi politik në Kosovë vijon të mbetet një probleme, pasi edhe këtë të mërkurë ka dështuar zgjedhja e kryeparlamentarit. Edhe ditën e sotme nuk pati kuorum për Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën.

Analisti Roland Lami në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News ai tha se duhet patjetër që të arrihet një negocim për të kaluar ngërçin. Gjithashtu shtoi se zvarritja e krizës politike në Kosovë, ndihet në të gjithë sistemin.

“Në këto kushte ku është Kosova vetë formula të dikton që të gjesh format e negocimit me kundërshtarët. Nuk ke luksin të shprehësh arrogancën që fituesi i merr të gjitha sepse sistemi nuk ka lejon”, tha Lami.

Kjo situatë siç tha ai zbeh marrëdhëniet me partnerë strategjikë që ka Kosova dhe që i duhen vendin.

/abcnews.al/

Një takim trepalësh Zelensky-Trump-Putin? Analisti: Samiti SHBA-Rusi tregoi një qasje të re në politikën e jashtme!

20 August 2025 at 18:45

Ndërsa janë zhvilluar bisedime për të arritur një marrëveshje, sulmet nuk kanë ndaluar. Forcat ruse kanë vijuar sulmet mbi Ukrainë duke lënë viktima dhe të plagosur.

Analisti Roland Lami, gjatë intervistës në “Tirana Live” në ABC News e ka vlerësuar si një çështje shumë komplekse dhe se takimi Putin Trump siç tha ai tregon për një epokë të re të gjeopolitikës.

“Në arenën ndërkombëtare po shohim dy fuqi SHBA dhe Rusinë. Struktura të rëndësishme të shtetit bëhen instrumente teknikalitetesh dhe vendimmarrja fokusohet te liderët. Kjo është një zhvillim i ri që nuk është vënë re me presidentët e mëparshëm të Biden apo Obamës”, tha ai.

Gjatë intervistës në studion e  ABC News, ai tha se Samiti SHBA-Rusi tregoi një qasje të re në politikën e jashtme.

“Nisur nga fakti se si është pozicionuar SHBA me një personalizim që mishërohet tek roli, strategjia, anashkalimi i BE për ta zgjidhur çështjen që nuk duhet që është i paqëllimshëm dhe në këtë situatë ku mungon një aleancë, dakordësia mes BE dhe SHBA, nuk përjashton mundësinë të kemi një agjendë personale të Trump. Vetë gjeopolitika nëse SHBA largohet nga kjo tryezë bashkëbisedimesh çfarë mesazhesh jepen për konflikte që janë të hapura, apo që mund të hapen? Pra të gjitha këto janë të lidhura me mënyrën se si SHBA do të qaset problemeve dhe se si do ta shohë BE. Çfarë fuqie ka Bashkimi Europian dhe se çfarë roli do të luajë Kina? Dhe të gjitha këto na çojnë në konkluzionin se është e vështirë të arrijmë në konkluzione”, tha ai.

/abcnews.al/

“Mori anën e paditësve që kanë bërë pallat pa leje”/ Rama: As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit

20 August 2025 at 18:42

Qeveria ka hapur një front të ri kundër paligjshmërisë, me drejtësinë në mes. Kësaj radhe, në zemër të Tiranës. Bëhet fjalë për këtë godinë buzë rrugës së Elbasanit,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish nëpërmjet një statusi në Facebook, ndërsa kritikon edhe gjykatësin Balliu

REAGIMI:

As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurt nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë

Potrebbe essere un'immagine raffigurante matrice di biglietti e il seguente testo "으ㅎ gjiaboaat parë-t of DI Seancat gjyqesore nga data 7/31/2025 deri ne 7/31/2025 Find Next Nr. Ceshtjes 300004-06861-8 025 Data Fillon 7/31/2025 Salla Mbaron 14:30:00 14:39:00 300004-06864-80- 2025 Pershkrimi Pala 1 H. Balliu 7/31/2025 09.20.00 09.20.0IVTVV Pa Shoqeria RT MAX shpk [Kërkues] 300004-06865-80- 2025 Balliu 7/31/2025 09:15:00 09:20:00 H. Balliu INILNIVATIONAL DISTRIBUTION Sh.p.k [Kërkues] Enton Shehu [Kërkues]"

 

Greqi, tërmeti me magnitudë 4.2 ballë godet brigjet e Hanias

20 August 2025 at 18:19

Greqi- Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë goditi brigjet e Hanias këtë të mërkurë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhej 24 kilometra në jugperëndim të Paleochoras, Hania.

Ndërsa thellësia e tërmetit ishte 54.8 kilometra.

/abcnews.al/

 

Sherri dyshohet se nisi për një vend parkimi/ Plagosja me armë zjarri në Durrës, autori në kërkim

20 August 2025 at 17:55

Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës.

Dyshohet se fillimisht ka ndodhur një konflikt dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Gazetari Leonidha Musaj tha për ABC News se autori i dyshuar Altin Lekegegaj është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”. Dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar për një vend parkimi.

Ndërkohë janë vendosur disa postblloqe nga policia në disa zona dhe në autostradën Durrës – Tiranë.

/abcnews.al/

VIDEO/ Droni rus shpërthen dhe rrëzohet në Poloni, Varshava: Provokim!

20 August 2025 at 17:37

Një dron ushtarak rus ka shpërthyer gjatë natës në Poloninë Lindore. Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosyniak-Kamiz, e ka cilësuar si një “provokim” nga Rusia.

“Edhe një herë po merremi me një provokim nga Federata Ruse, me një dron rus. Jemi në një moment kritik, pasi bisedimet e paqes (në Ukrainë) janë duke u zhvilluar”, tha ai.

Polonia ka qenë në gatishmëri të lartë për objekte që hyjnë në hapësirën e saj ajrore që kur një raketë ukrainase goditi fshatin jugor polak Przewodów në vitin 2022, duke vrarë dy persona.

 

BREAKING:

A suspected Russian suicide drone has struck Poland.

The suspected drone struck the village of Osiny, more than 100 km from the border with Ukraine. 3 buildings were damaged from the explosion. The authorities have found propeller and engine components in a crater. pic.twitter.com/DZjqfDlHIT

— Visegrád 24 (@visegrad24) August 20, 2025

“Cirk politik” në Kosovë/ Maliqi: Situata aktuale, absurde. Duhet patjetër konsensus!

20 August 2025 at 17:22

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës nuk është arritur as këtë të mërkurë. Kosova vijon të jetë në një ngërç politik.

Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News analisti Agon Maliqi tha se situata aktuale është absurde dhe se duhet patjetër që të arrihet një konsensus.

“Ose do të bëhet qeveria ose do të shkojmë drejt zgjedhjeve. Duhet një konsensus. VV është e para por nuk mund të qeverisë pa një parti tjetër të madhe. Edhe partitë e ish-opozitës kanë treguar rezerva shumë të mëdha për të bashkëpunuar me Kurtin. Dhe vazhdojmë të jemi në këtë situatë absurde”, tha ai.

Më tej nënvizoi se zvarritja e këtij procesi do të shkaktojë më shumë pakënaqësi.

“Nëse Kurti nuk ka shumicën, rrezikohen zgjedhje të parakohshme”, tha më tej Maliqi.

/abcnews.al/

Izraeli do t’i thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në Gazë

20 August 2025 at 17:04

Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën se do t’i thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë dhe do ta zgjasë shërbimin për ushtarët e tjerë për një operacion të zgjeruar ushtarak në Qytetin e Gazës.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz i miratoi planet për të nisur një fazë të re të operacioneve në disa prej zonave më të dendura të Gazës, bëri të ditur ushtria izraelite të mërkurën.

Sipas planit, që pritet ta marrë pëlqimin përfundimtar nga shefi i shtabit në ditët në vijim, do të thirren 60.000 rezervistë dhe do të zgjatet shërbimi për 20.000 të tjerëve që tashmë janë në detyrë.

Ky vendim vjen në një kohë kur negociatorët po përpiqen të arrijnë marrëveshje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, për t’i dhënë fund luftës 22-mujore, ndërkohë që udhëheqës ndërkombëtarë dhe organizata për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se një sulm i zgjeruar mund të thellojë krizën humanitare në Gazë, ku shumica e banorëve janë të zhvendosur, lagjet janë shkatërruara dhe komunitetet përballen me uri.

Gjermania dërgon zjarrfikës për të ndihmuar Spanjën

20 August 2025 at 16:32

Gjermania i ka dërguar disa njësi të zjarrfikësve për të ndihmuar Spanjën në luftën ndaj zjarreve. Një zjarr në provincën veriperëndimore spanjolle të Zamorës ka shkatërruar më shumë sipërfaqe pyjore të mërkurën, teksa është përhapur nga erërat e forta.

Spanja po përballet me disa prej zjarreve më të mëdha në dekadat e fundit, në atë që po kualifikohet nga shkencëtarët si njëri ndër sezonet më të nxehta në historinë e vendit.

Mijëra zjarrfikës, të ndihmuar nga ushtarë dhe avionë, kanë luftuar me flakët në pyjet e thata, veçanërisht në veriperëndim të Spanjës. Krahas kësaj, disa njësi zjarrfikëse nga Gjermania kanë mbërritur po ashtu për të ndihmuar në pjesën veriore të shtetit iberik, ka shkruar AP.

Meta mbetet në burg/ Avokati Kara: Nuk pritet që të dalë derisa të pyeten dëshmitarët. Drejtësia duhet të veprojë!

19 August 2025 at 23:43

Ilir Meta sipas avokatit Romeo Kara mbahet në burg sepse dyshohet se mund të prishë provat.

“Nuk do ta dalë të paktën deri sa të pyeten dëshmitarët”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati tha se nuk pritet që të dalë derisa të pyeten dëshmitarët.

“Besoj se do të kemi një zgjerim të SPAK dhe jo një përfundim mandati siç duan kasapët e politikës shqiptare dhe gjenitë e korrupsionit shqiptar. Do kemi një zgjerim me dhjetëra dhe mbase me qindra prokurorë të tjerë. Ne ligjet i kemi dhe Kodin Penal e kishim dhe nuk e zbatuan”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, theksoi se si ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe se kanë bërë krime pafund.

Avokati nënvizoi se drejtësia duhet të veprojë jo vetëm për këto raste, por në të gjitha rastet e tjera.

“Lufta për drejtësi është luftë për mbijetesë e këtij populli dhe vendit tonë. Jam që ky popull dalëngadalë të mos i bindet atyre që pengojnë për drejtësisë, dhe të mos i bindet ligjeve të paligjshme. Nuk mund të ngelemi me shpresën se drejtësia jonë do të vijë si pasojë e një pazari politik”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

“Partizani”/ “Berisha të japë dorëheqjen nga PD”, avokati: Drejtësia do të jetë efektive për ish-kryeministrin!

19 August 2025 at 23:34

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara, foli për çështjen e aferës “Partizani”. Gjatë intervistës ai tha se drejtësia sipas tij do të jetë efektive dhe se do të ketë një vendim të drejtë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Kemi një grup me tre gjyqtare. Dhe Besoj brenda 12 muaj do të kemi një vendim nga shkalla e parë pavërësisht se pala mbrojtëse do të mundohet të përfitojnë kohë sa më shumë. Besoj se drejtësia do të jetë efektive përballë një prej eksponentëve më negativ të politikës shqiptare. Zhurma që bëhet para SPAK dhe gjykatës është shumë e vogël dhe i papërfillshëm në krahasim me ata që presin drejtësinë”, shtoi ai.

Gjithashtu theksoi se sipas tij, Berisha nuk ka dhënë dëshmi para gjykatës në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, duke shtuar se nuk ka më as fuqi që të mbrojë te bashkëpunëtorët e tij dhe se është diskretituar politikisht.

“Nuk ka më mbështetje në faktorin ndërkombëtarë, ai europian dhe euroatlantike. Ai e di se ky proces nuk do të jetë i vetmi dhe do të vazhdojë edhe më tej”, theksoi ai.

/abcnews.al/

Arjan Ndoja bëhet deputet/ Avokati: Nëse do të bazohet sipas standardeve europiane, favorizohet kandidatja, Andia Ulliri

19 August 2025 at 23:28

Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Andia Ullirit. Për herë të tretë, mandati i 6 i demokratëve i mbetet ish-prokurorit Arian Ndoja. Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara komentoi çështjen duke thënë se mandatin duhet ta marrë Andia Ulliri dhe jo Ndoja.

Gjithashtu shtoi se nëse do të bazohet sipas standardeve europiane atëherë favorizohet kandidatja.

Lista e mbyllur nga lista e hapur nuk mund të trajtohet ndryshe. Mendoj që nuk kemi pasur trajtimin e duhur nga KQZ dhe KAS dhe do kemi një trajtim tjetër nga Gjykata Kushtetuese tek e cila do të prevalojë e drejta e barazisë gjinore. Nëse do ketë një gjykim sipas standardeve europiane, besoj që mandati do t’i jepet Andia Ullirit. Nuk mund të krijojmë një formë të rreme, këto porosi Kushtetuese, besoj se favorizojnë Andia Ullirin”, tha ai.

/abcnews.al/

Yesterday — 19 August 2025Main stream

Papa Leoni XIV: Ka shpresë për Ukrainën, palët të punojnë për të arritur paqen

19 August 2025 at 22:44

Papa Leoni XIV ka reaguar sërish për zhvillimet e fundit që lidhen me Ukrainën. Ai është shprehur besimplotë për një zgjidhje ndërsa bën thirrje që palët të punojnë për të ecur përpara dhe për të gjetur paqe.

“Ka shpresë, por ne ende duhet të punojmë shumë, të lutemi shumë dhe të kërkojmë vërtet rrugën për të ecur përpara dhe për të gjetur paqen.”

Takimet e kësaj të marte shihen si hap vendimtar drejt sigurimit të një paqeje të mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se pret finalizimin e garancive brenda 10 ditësh.

Ndërkohë, ekspertë evropianë paralajmërojnë se presidenti rus Vladimir Putin mund të mos pranojë praninë e trupave të NATO-s në Ukrainë, megjithatë Londra dhe aleatët e saj këmbëngulin se përgatitjet për mbështetje janë serioze.

/abcnews.al/

Tragjedi në Afganistan, aksidentohet autobusi, të paktën 71 viktima

19 August 2025 at 22:31

Tragjike në Afganistan. Të paktën 71 persona kanë humbur jetën pas një aksidenti me autobus të ndodhur në provincën Herat në Afganistan.

Në aksident u përfshi një autobus që po transportonte emigrantë në Kabul me një kamion dhe një motoçikletë që më pas shpërtheu në flakë.

Mes viktimave raportohet se ishin edhe 17 fëmijë.

 

🚨🇦🇫 DEADLY BUS CRASH IN AFGHANISTAN KILLS AT LEAST 71

A bus carrying deported migrants caught fire after colliding with a truck and motorcycle in Herat province.

At least 71 people are confirmed dead.

Source: AZintel pic.twitter.com/6IfCOMz47v

— Mario Nawfal (@MarioNawfal) August 19, 2025

❌
❌