Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KOMENT – Konfliktet ushtarake po ndryshojnë aviacionin botëror

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ – Lart në qiell, linjat e njohura të udhëtimeve botërore ajrore po zhduken. Aty, ku dikur pilotët fluturonin në rrugë të drejtpërdrejta transkontinentale, tani ata po navigojnë në një qiell që duket si xham i thyer – miliona fluturime që po realizohen përmes korridoreve të mbipopulluara.

Në të njëjtën kohë, hapësira të mëdha ajrore, çuditërisht, mbeten bosh ose gumëzhijnë nga raketat dhe dronët.

Ky ndryshim nuk është i rastësishëm. Përhapja e luftërave, armiqësive rajonale dhe përshkallëzimeve ushtarake vitet e fundit i ka bërë qiejt e botës më të rrezikshëm dhe më të paparashikueshëm se në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë.

Nga Rusia te Lindja e Mesme e deri në Afrikë, “zonat e ndalim-fluturimit” janë rritur, duke e futur aviacionin ndërkombëtar në krizë dhe duke e riformësuar ekonominë, sigurinë dhe fluturimet.

Kaosi ajror i Rusisë

Në fillim të korrikut të vitit 2025, kaosi përfshiu aeroportet në mbarë Rusinë. Vetëm gjatë fundjavës së 5 dhe 6 korrikut, mbi 2 000 fluturime u anuluan ose u shtyn pas një sërë sulmesh me dronë të kryer nga Ukraina, që shkaktuan mbylljen e një pjese të madhe të hapësirës ajrore ruse.

Në aeroportin Sheremtjevo të Moskës, pasagjerja Tatyana e përshkroi situatën si “një katastrofë”. Vendet e pritjes ishin të mbingarkuara, me njerëz të shtrirë në dysheme dhe shërbimet bazë, sikurse uji i pijes ishin të harxhuara.

“Nuk kishte ku të uleshe dhe njerëzit po flinin nëpër pllaka”, tha ajo.

Në Shën Petërburg, taksistët kërkonin deri në 80 000 rubla (1 025 dollarë) për udhëtimet drejt Moskës, pasi biletat e trenit u shitën të gjitha pas mbylljeve në aeroportin ”Pulkovo”.

Vetëm më 6 korrik, më shumë se 15 000 pasagjerë mbetën të bllokuar në ”Sheremetjevo”, ndërsa aeroportet më të vogla në Kaluga, Tambov dhe Pskov pezulluan të gjitha operacionet.

Zyrtarët rusë të mbrojtjes pretenduan se kishin rrëzuar deri në 120 dronë atë natë, disa prej të cilëve u rrëzuan vetëm disa kilometra larg Moskës. Autoritetet përmendën “ndërhyrje të jashtme” si arsye për mbylljet e përsëritura të hapësirës ajrore, që tani janë bërë gjë e zakonshme. Në Rusi aeroportet janë mbyllur mbi 600 herë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022.

Të bllokuar në qiell

Por, nëse bllokimi në një aeroport është i tmerrshëm, imagjinoni nëse mbesni të bllokuar në qiell. Në qershor të këtij viti, pasi Irani lëshoi raketa drejt bazës amerikane ”Al Udeida” në Katar, shtetet përreth menjëherë mbyllën hapësirat e tyre ajrore. Një aeroplan i kompanisë Qantas, nga Perthi në Paris qëndroi 15 orë në ajër duke bërë ecejake përpara se të kthehej në Australi. Një tjetër u detyrua që të devijonte fluturimin për në Singapor.

Tensionet Indi-Pakistan në maj të vitit 2025 çuan në mbylljen e korridoreve kyç ajrore, duke detyruar që fluturimet mes Evropës dhe Azisë Juglindore të përshkonin rrugë më të gjata dhe më të shtrenjta. Kohëzgjatja e fluturimeve u shtua deri në dhjetë orë, ndërsa ndalesat e paparashikuara për furnizim me karburant në aeroporte të panjohura u bënë rutinë.

Të dhënat nga ”Flightradar24” tregojnë se pilotët tani përballen me “korridore super të ngarkuara” – rrugë të ngushta të mbushura me aeroplan dhe me zona, në të dyja anët, ku ka ndalesë fluturimi. Fluturimet në një trafik të tillë të rënduar rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve, ndërkohë që kontrollorët e trafikut ajror bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për ta menaxhuar situatën.

Mbi Detin e Kuq, Libinë, Sudanin, Sirinë dhe në disa pjesë të Afrikës Sub-Sahariane, fluturimet po devijohen gjithnjë e më shumë për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Kontrolli ajror në zonat e konfliktit shpesh është i çrregullt ose nuk ekziston fare, dhe pilotët detyrohen të koordinojnë devijimet në ajër duke përdorur kanale të vjetruara ose rrugë alternative komunikimi.

Pasojat mjedisore dhe ekonomike

Të gjitha këto devijime të fluturimeve kanë një kosto të madhe për mjedisin. Sipas një studimi të fundit të kryer nga Universiteti Reading në Mbretërinë e Bashkuar dhe Institut Pierre-Simon Laplace në Francë, shmangia e hapësirës ajrore ruse ka shkaktuar një rritje prej 8.2 milionë tonësh në emetimet e CO2 brenda një viti. Fluturimet që janë prekur nga ky devijim kanë djegur mesatarisht 13 për qind më shumë karburant, dhe rritja më e madhe është regjistruar në rrugët ajrore ndërmjet Evropës dhe Azisë si dhe Amerikës së Veriut dhe Azisë.

Një hulumtim tjetër, i kryer më 2024 nga Viktoriia Ivannikova, studiuese e njohur në fushën e aviacionit në Universitetin City të Dublinit, gjeti se fluturimet e devijuara nga Evropa drejt Azisë tani i kushtojnë linjave ajrore deri në 39 për qind më shumë për karburant dhe lëshojnë deri në 40 për qind më shumë dyoksid karboni – shifra të mëdha për një industri që tashmë po përballet me presion të madh për dekarbonizim.

Fituesit dhe humbësit në luftërat e qiellit

Transportuesit ajrorë kinezë kanë përfituar nga mundësia për të përdorur hapësirën ajrore ruse. Rrugët e tyre nga Evropa drejt Azisë janë më të shpejta dhe më të lira, duke rritur konkurrencën për kompanitë perëndimore që nuk kanë qasje në të njëjtat korridore.

”British Airways”, për shembull, u detyrua të anulonte linjën Londër-Pekin dhe njërën nga fluturimet ditore Londër-Hong Kong gjatë verës së vitit 2024 për shkak të humbjeve të mëdha financiare.

”Finnair”, kompania kryesore e Helsinkit, e ka humbur avantazhin e saj në lidhjen midis Evropës dhe Azisë. Një fluturim për në Shangai, që dikur zgjaste 9,1 orë me kompaninë ajrore kineze ”Juneyao”, tani zgjat 12 orë ose më shumë me ”Finnair”.

Edhe në Shtetet e Bashkuara, kompanitë ajrore po ndiejnë presionin. Kompania ”United Airlines”, për shembull, e ka zhvendosur itinerarin Delhi–Njuark nga një fluturim i drejtpërdrejtë 13-orësh në një udhëtim 15-orësh përmes Evropës dhe Lindjes së Mesme, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore ruse. Kjo përshtatshmëri, megjithëse është përgjigje ndaj vështirësive, është një dëshmi e qëndrueshmërisë së industrisë së aviacionit.

Kompania ”Air India” fillimisht e kapitalizoi këtë situatë, por më pas e humbi avantazhin pas kufizimeve në hapësirën ajrore nga Pakistani, pas sulmit terrorist në prill të këtij viti në Kashmirin e kontestuar.

Raketat në qiell

Në rajonet pranë zonave të luftës, qiejt më nuk janë vetëm domenë për aeroplanët komercialë. Aktiviteti ushtarak tani është edhe në rrugët civile. Në shkurt, Kina zhvilloi stërvitje detare ushtarake pa paralajmërim në Detin Tasman. Aeroplanët komercialë u detyruan të ndryshonin rrugën gjatë fluturimit pasi një pilot i ”Virgin Australia” mori gabimisht një paralajmërim në një frekuencë radioje të papërdorur.

Në dhjetor të vitit 2024, një sistem rus i mbrojtjes ajrore aksidentalisht rrëzoi një fluturim të AZAL nga Azerbajxhani pranë Aktaut në Kazakistan.

Tridhjetë e tetë nga 67 personat në bord humbën jetën./ (REL)  /os/

The post KOMENT – Konfliktet ushtarake po ndryshojnë aviacionin botëror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 August 2025 at 21:06

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës, udhëtarët janë përballur me një tjetër shqetësim: çmimet e larta shtesë për transportin e tyre. Shoqata italiane e mbrojtjes së konsumatorëve, Assoutenti, paralajmëron se mungesa e qartësisë dhe zbatimi i ndryshëm i rregullit nëpër aeroporte […]

The post Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese legjitimon ndryshimet e ligjit për “Zonat e Mbrojtura”

31 July 2025 at 18:39

Gjykata Kushtetuese vendos të mos e shfuqizojë ligjin që ndryshon kuadrin për “Zonat e Mbrojtura”.

Përmes një konference për shtyp, pasditen e sotme Gjykata Kushtetuese tha se kishte vendosur të rrëzojë kërkesën e një të pestës së deputetëve të Kuvendit dhe organizatave mjedisore “Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë” (AOS) dhe “EcoAlbania”, të cilët kërkonin shfuqizimin si antikushtetues të ligjit nr. 21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 ‘Për Zonat e Mbrojtura’”.

Pretendimet për cenim të barazisë përpara ligjit, parimeve të shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së akteve u rrëzuan për mungesë argumentesh kushtetuese.

Njësoj u rrëzua pretendimi se ndryshimet cenojnë trashëgiminë natyrore dhe identitetin kombëtar.

Gjykata vlerësoi se ligji është një ligj kuadër, pra nuk krijon pasoja të drejtpërdrejta dhe konkrete për mjedisin. Efektet reale do të vlerësohen vetëm kur të miratohen aktet nënligjore (si vendimet e Këshillit të Ministrave).

Sa i takon konsultimeve publike, Gjykata vlerësoi se ato ishin përmbushur, pasi nisma ishte parlamentare dhe Kuvendi kreu konsultimin me publikun për versionin përfundimtar të projektligjit.

Për sa më sipër, duke marrë në konsideratë dhe qëndrimin e ndarë (pa shumicë të cilësuar prej 5 gjyqtarësh) sa i takon pajtueshmërisë ose jo të ndryshimeve me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) dhe “acquis communautiaire”, Gjykata Kushtetuese nuk konstatoi shkelje të Kushtetutës dhe vendosi rrëzimin e kërkesës.

Për rrjedhojë ligji nr. 21/2024 mbetet në fuqi.

Në seancën e 23 qershorit, palët patën paraqitur qëndrime të kundërta mbi ndikimin mjedisor dhe standardet kushtetuese të ligjit. Organizatat mjedisore argumentuan se ligji hapte rrugën për ndërtime në zona natyrore të ndjeshme.

Vendimi, i cili pritet të zbardhet në javët e ardhshme, ka ngjallur zhgënjim nga shoqëria civile, pasi krijon precedent për dobësimin e mbrojtjes ligjore të natyrës në emër të investimeve.

Lexoni gjithashtu:

The post Gjykata Kushtetuese legjitimon ndryshimet e ligjit për “Zonat e Mbrojtura” appeared first on Citizens.al.

Gjykata në provë: A do t’i mbrojë Kushtetuesja zonat e mbrojtura?

23 June 2025 at 16:09

Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet një seancë publike plenare për të shqyrtuar kërkesën për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, që sjell ndryshime të debatueshme në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Kërkesa është paraqitur nga shoqata “Ornitologjike e Shqipërisë” (AOS), “EcoAlbania” dhe një pjesë e opozitës ndërsa palë të paditura janë Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave. Në thelb të kësaj beteje gjyqësore është mbrojtja e natyrës nga shkatërrimi institucional dhe komercial.

Prej vitit 2022, me një seri shkrimesh nga gazeteari Artan Rama, Citizens.al ka ndjekur hap pas hapi degradimin sistematik të zonave të mbrojtura në Shqipëri. Kjo përmbledhje sjell një panoramë të dokumentuar të përplasjeve, vendimeve dhe propagandës që ka shoqëruar këtë çështje.

Protestë kundër Aeroportit të Vlorës/Facebook.

Mbrojtje me emër, por me qëllim dorëzimin

Në nëntor 2022, Citizens.al solli në vëmendje paradoksin e shpalljes së “një mbrojtjeje të re” për lumin Vjosa, ndërsa paralelisht i hapej rruga projekteve infrastrukturore që e cenonin.

Nën petkun e “Parkut Kombëtar”, Vjosa u kthye në fasadë të politikave “të gjelbra” të qeverisë, ndërkohë që ligji dhe praktikat administrative shkonin në drejtim të kundërt me ruajtjen e ekosistemeve të saj.

Ilustrim nga diksutimi parlamentar i ligjit për Zonat e Mbrojtura/Citizens.al

Propaganda për zhdukjen e mbrojtjes

Në dhjetor 2023, Citizens.al denoncoi ngritjen e një fushate propagandistike për të justifikuar ndërhyrjet në “Zonat e Mbrojtura”. Përmes videove, eventeve dhe konferencave, qeveria u përpoq të bindte opinionin publik se ndryshimet në ligj nuk i dëmtojnë këto zona.

Në fakt, përtej propagandës, hartat zyrtare tregonin shkurtim të kufijve dhe lehtësim të procedurave për investime.

Ilustrim i biodiversitetit në zonat e mbrojtura/Facebook.

Parqet Kombëtare në rrezik

Artikulli i dhjetorit 2023 solli prova se një numër parqesh kombëtare, përfshirë Divjakën dhe Lurën, po përfshiheshin në plane zhvillimi që i zhbënin ato si zona të mbrojtura.

Në vend të mbrojtjes së biodiversitetit, ligji po ofronte mburojë për interesat ekonomike.

Protesta për mbrojtjen e Vjosës/Citizens.al.

Tragjedia shqiptare e zonave të mbrojtura

Në shkurt 2024, Citizens.al analizoi të gjithë zinxhirin e deformimeve – nga konsultimet fiktive, te draftet ligjore të hartuara me ngut e deri te miratimi pa debat në Kuvend.

Ky shkrim nxori në pah edhe rolin pasiv të institucioneve që duhet të ishin në mbrojtje të natyrës.

Ilustrim i dëgjesave për ndryshimet ligjore/Citizens.al

Dëgjesa të parakohshme për të shmangur reagimin

Në janar 2024, u zbardhën praktikat e dëgjesave publike, që u organizuan me njoftime të minutës së fundit dhe në zona të kufizuara.

Këto dëgjesa nuk plotësonin as standardet minimale për pjesëmarrje dhe konsultim, duke nxjerrë në pah mungesën e vullnetit real për transparencë.

Ilustrim për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura/Citizens.al

Koha e pamjaftueshme, një tjetër mjet për të përshpejtuar shkatërrimin

Gjithashtu në janar 2024, Citizens.al solli në vëmendje kohën shumë të shkurtër që iu la ekspertëve dhe publikut për të dhënë opinion mbi ndryshimet në ligj.

Në vetëm pak ditë, një ndër ligjet më të rëndësishëm për mjedisin u transformua rrënjësisht.

Diskutimi parlamentar për zonat e mbrojtura/Citizens.al

Peizazhet i dorëzohen investitorëve

Në korrik 2024, Citizens.al analizoi se si zona të tëra me status mbrojtjeje u nxorën nga mbrojtja për t’u kthyer në hapësira ndërtimi.

Ligji i ri hoqi pengesat për investime të mëdha në zona si Riviera, Divjaka apo Lura, duke vendosur interesin ekonomik mbi atë ekologjik.

Ilustrim grafik për statusin e Vjosës/Citizens.al

Vjosa, fasada e gjelbër e një modeli të qëllimshëm shkatërrimi

Në dhjetor 2024, Citizens.al denoncoi përdorimin e Parkut Kombëtar të Vjosës si mjet për të fituar imazh ndërkombëtar, ndërkohë që zona të tjera degradojnë në heshtje.

Një strategji që vendos një fasadë ndërkombëtare mbi një realitet lokal të trishtë.

Seanca e sotme në Gjykatën Kushtetuese nuk është thjesht një betejë ligjore. Ajo është një pikë kthese për të ardhmen e zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Kjo çështje teston nëse sistemi kushtetues është ende në gjendje të mbrojë interesin publik nga vetë shteti (në këtë rast qeveria dhe shumica parlamentare) dhe nga interesat që e deformojnë atë..

The post Gjykata në provë: A do t’i mbrojë Kushtetuesja zonat e mbrojtura? appeared first on Citizens.al.

Kur natyra përballet me betonin: Çmimi i lartë i Aeroportit të Vlorës

8 May 2025 at 13:30

Në Akërni të Vlorës, mes grykëderdhjes së Vjosës dhe lagunës së Nartës, aty ku tingujt e natyrës kryqëzohen me rrugët migratore të shpendëve, sot u ulën dy avionë.

Prej më shumë se dy vitesh, përballjet mbi shkeljet në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë zhvilluar jo vetëm në sallat e gjyqit, por edhe në hapësirat publike dhe diplomacinë ndërkombëtare.

Që nga padia e parë në vitin 2022 nga qendra “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri” (PPNEA) dhe Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS), mbështetur nga EuroNatur, kundër koncesionit të qeverisë, e deri te ndërhyrja e Gjykatës së Lartë që ende nuk ka zbardhur vendimin e saj më shumë se një vit pas dhënies, saga e këtij projekti është kthyer në kauzë kryesore të mbrojtjes së trashëgimisë natyrore në Shqipëri.

Ndërtimi i nisur pa leje të plotë, procedurat e paqarta të tenderimit, dhe lidhjet me projekte për resorte të mëdha rreth zonës kanë ngjallur shqetësime serioze për të ardhmen.

Mjedisorët paralajmërojnë pasoja të rënda në biodiversitet me dëme direkte për shpendët migratorë dhe në ekosistemin e mbrojtur nga konventa ndërkombëtare.

Bashkia e Mynihut nuk e rinovoi bashkëpunimin me aeroportin e Vlorës, ndërsa përplasja e mëhershme për tjetërsimin e zonës së Divjakë-Karavastasë tregon se kjo histori nuk është vetëm për aeroportin, por për vizionin urban të tërë zonës së bregdetit.

Në horizont ndërhyrje të tjera parashikohen në Sazan, Zvërnec, Darëzezë dhe sërish në Divjakë-Karavasta, pjesët kryesore të të cilave janë zona të mbrojtura.

Dy avionët që u ulën sot në Aeroportin e Vlorës, me një prej të cilit udhëtoi Pacolli.

Kalvari i çështjeve gjyqësore

Nëntor 2022 – Me mbështetje të organizatës ndërkombëtare EuroNatur, PPNEA dhe AOS paditën qeverinë në Gjykatën Administrative. Përmes studios ligjore “Meçi” dhe qendrës “Res Publica” ata kërkuan pezullimin e punimeve, anulimin e koncesionit, shfuqizimin e lejes së zhvillimit dhe ndërtimit lëshuar nga KKT-ja dhe ministria e Infrastrukturës si dhe shfuqizimin e vendimeve të ministrisë së Mjedisit dhe AKBN-së dhënë në favor të projektit.

Dhjetor 2022 – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë nuk i legjitimoi organizatat mjedisore si palë për të nisur procesin gjyqësor. Ajo arsyetoi se organizatat nuk mund t’i ngrenë padi akteve administrative dhe për rrjedhojë vendosi të mos e vijojë shqyrtimin e çështjes. Vendimi u apelua.

Qershor 2023 – Gjykata e Apelit i konsideroi palë legjitime organizatat mjedisore, por gjykoi se nuk ka kompetencë për të shqyrtuar ajo çështjen dhe vendosi kthimin e çështjes për gjykim në Shkallën e Parë me trup tjetër gjykues. Organizatat bënë rekurs në Gjykatë të Lartë.

Mars 2024 – Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, me trupë gjykuese Enkelejda Metaliaj-Softa, Asim Vokshi dhe Arbena Ahmeti, prishi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit duke e dërguar çështjen për rishqyrtim në këtë gjykatë me të njëjtën trupë gjykuese.

Në një përgjigje me shkrim, Gjykata e Lartë tha për Citizens.al se vendimi nuk është zbardhur ende pavarësisht se ka kaluar më shumë se një vit. 

“[Duke]… marrë në konsideratë ngarkesën e gjyqtares relatore [Arbena Ahmeti], aktualisht jemi në pritje të përfundimit të arsyetimit të tij. Sapo të përfundojë, Gjykata do ta publikojë vendimin në përputhje me procedurat e parashikuara,” tha Ida Vodica-Laska nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun në Gjykatën e Lartë.

“Gjykata e Lartë është e vetëdijshme për rëndësinë e çëshjes dhe sikundër për çdo rast tjetër, garanton trajtimin e saj në përputhje me përgjegjësinë institucionale,” theksoi Vodica-Laska.

Master-Plani i Aeroportit të Vlorës ku bie në sy zhvillimi masiv me ndërtime në zonën mes Hidrovorit dhe grykëderdhjes së Vjosës.

Turqi, Itali, Kosovë – Historia e projektit

Aeroporti i Vlorës është një ide e hershme e qeverisë Rama, e cila që në fillim u shoqërua me dritëhije ndikimesh dhe favorizimesh politike nga Turqia.

Zyrtarisht për këtë ide u mësua në tetor 2017 kur ministria e Infrastrukturës shpalli fituesin e tenderit për studimin e fizibilitetit – kompaninë Seed Consulting, asokohe në pronësi të ortakëve të Atelier 4, vëllezërit Alban, Andi dhe Olsi Efthimi (Eftimi) – nga një studio arkitekture e lidhur ngushtë me projektet e urbanistike të qeverisë.

Në janar 2018, kryeministri Rama deklaroi se kishte marrë një kërkesë zyrtare për ndërtimin e aeroportit dhe se ndërtimi do të niste brenda qershorit. Deklarata u bë ende pa u publikuar studimi i fizibilitetit dhe pa u shpallur ndonjë procedurë tenderimi. 

Kërkesa në fjalë ishte nga konsorciumi turk i tre kompanive: “Cengiz Constr.” (Mehmet Cengiz), “Kalyon Constr.” (Ömer Faruk Kalyoncu) dhe “Kolin Constr.” (Celal Koloğlu) – të njohura për lidhjet e tyre të ngushta me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.

Kjo kërkesë pasoi një vizitë të Ramës në Turqi, ku ai bëri të ditur se Erdoğan kishte premtuar ndihmë për krijimin e një kompanie ajrore shqiptare – Air Albania dhe se selia e saj do të ishte pikërisht Aeroporti i Vlorës. 

Megjithatë, në prill 2019, konsorciumi turk u tërhoq nga koncesioni pa shumë shpjegime dhe ministria njoftoi hapjen e një gare tjetër. Më herët Komisioneri përgjegjës për zgjerimin në BE qe shprehur se do të shqyrtonte nëse kishte pasur shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) në rastin e kësaj ujdie.

Master-Plani i Aeroportit të Vlorës ku bie në sy zhvillimi masiv me ndërtime në zonën mes Hidrovorit dhe grykëderdhjes së Vjosës.

Në shtator 2019, kryeministri njoftoi se projekti i ri ishte hartuar nga studioja Archea e arkitektit italian Marco Casamonti – edhe ky i lidhur ngushtë me projektet e urbanistike të qeverisë – dhe një ditë më pas, e prezantoi atë në qytetin e Vlorës.

Qeveria e dha përfundimisht me koncesion 35-vjeçar projektimin, ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës në dhjetor 2019.

Sipërmarrësit Behgjet Pacolli (Mabetex, Mabaco Constructions) dhe Valon Ademi (2A Group) u shpallën fitues me një ofertë prej rreth 104 milionë eurosh. Në garë ishte dhe kompania e Aldi Çelit (AL-DE Corporation Ltd), por ajo u skualifikua pasi “nuk paraqiti ofertë”, argumentim që u kundërshtua nga përfaqësuesit e Çelit, të cilët ngritën pretendime për favorizime.

Në ofertën fituese të sipërmarrësve Pacolli dhe Ademi ishte edhe dyshja e sipërmarrësve turq Cuneyt dhe Huseyin Arslan (YDA Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi) – të cilët njihen gjithashtu për afërsinë me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan pasi me urdhër të tij ata ndërtuan Spitalin Rajonal Memorial të Fierit – por që në shtator 2022 ata ia shitën kuotat (40%) Pacollit për vetëm 4,450 euro.

Punimet për aeroportin nisën me një ceremoni solemne më 28 nëntor 2021, pavarësisht se projekti nuk kishte marrë ende leje mjedisi dhe ndërtimi – zyrtarisht qe miratuar vetëm “Leja e zhvillimit” dhënë nga qeveria në nëntor të atij viti, leja e mjedisit u dha një muaj më vonë dhe ajo e ndërtimit pas 15 muajsh të tjerë, më 9 nëntor 2022.

Shqetësimet për ndikimet në mjedis

Aeroporti i Vlorës nisi të ndërtohej pranë fshatit Akërni në lagunën e Nartës – një zonë e mbrojtur dhe vendbanim për më shumë se 62 lloje shpendësh të listuar në Direktivën e Shpendëve të BE-së.

Organizatat mjedisore denoncuan se si projekti shkelte ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare teksa rrezikonte dëme të rënda në ekosistemin e zonës dhe në rrugët migratore të shpendëve.

Qeveria mohoi shkeljet dhe në të gjitha rastet e mbrojti investimin duke u zotuar se ky aeroport është konform planit strategjik për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit, se ai do të jetë ndërkombëtar dhe se do të presë avionë të mëdhenj. 

Por mjedisorët druajnë se zhurmat e mëdha dhe fluturimet e avionëve të mëdhenj do të dëmtojnë shpendë të rrezikuar si pelikanët kaçurrelë. Për këtë Konventa e Bernës ka kërkuar disa herë ndalimin e punimeve dhe rishikimin e projektit.

Ndërkohë masterplani i botuar nga ministria gjatë garës zbuloi se funksioni i vërtetë i aeroportit do të jetë për të pritur flukset e turistëve që parashikohet t’i drejtohen zonës së lagunës, e cila prezantohet me ndryshime rrënjësore me ndërtime resortesh, mjedisesh sportive, agrikulture dhe një porti jahtesh.

Përmasat e mëdha të aeroportit të Vlorës marrin kuptim edhe nga projektet e tjera me zhvillime kolosale në dëm të mjedisit që parashikohen në zonat përreth si derdhja e Vjosës, Hidrovori, Zvërneci dhe Sazani, dy të fundit, të prezantuara bujshëm vitin e shkuar nga dhëndri i Presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner. Ky fitoi statusin e investitorit strategjik në janar 2025.

Vlen të thuhet se zhvillimi për turizëm në zonën mes kripores dhe grykëderdhjes së Vjosës qe parashikuar edhe nga qeveria e Sali Berishës.

Qindra hektarë qenë caktuar për zhvillimin e turizmit bazuar në një studim urbanistik për bregun në hapësirën “Derdhja e Vjosës-Hidrovor, Novoselë-Vlorë”, i miratuar më pas me vendim të ish-Këshillit të Rregullimit të Territorit (sot Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, vendimi Nr.19 dt.14/07/2009).

Faksemile e vendimit të qeverisë Berisha, 2009.

Në prill 2025, Bashkia e Mynihut njoftoi tërheqjen nga përfshirja e saj si këshilltare në projektin e Aeroportit të Vlorës, pas presionit të vazhdueshëm nga organizatat mjedisore. Komiteti Ekonomik përgjegjës për ekonominë e qytetit gjerman u distancua kështu nga ndikimi negativ mjedisor që paraqet projekti.

Nga ana tjetër, për investitorin kryesor të aeroportit, Behgjet Pacollin, ky nuk është rasti i parë i një projekti të diskutueshëm në raport të keq me mjedisin në Shqipëri.

Më herët, ai pati shfaqur interes për zhvillimin e një kompleksi pallatesh, hotelesh dhe 370 vilash turistike në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Propozimi, i quajtur “Divjaka Resort”, premtonte investim prej 1 miliard eurosh, por gjithashtu tjetërsim rrënjësor të zonës së mbrojtur. Për këtë u kundërshtua ashpër nga organizatat mjedisore dhe më vonë, në nëntor 2019, u refuzua nga qeveria Rama.

Megjithatë Divjaka nuk mbetet paqtë, pasi sikurse Citizens ka raportuar më parë, një projekt tjetër – sikurse “Kingscoast Divjaka” nga sipërmarrësi turkoaustriak Cevdet Caner – e rrezikon atë.

Lexoni gjithashtu:

The post Kur natyra përballet me betonin: Çmimi i lartë i Aeroportit të Vlorës appeared first on Citizens.al.

Ilir Mëngrës i del situata jashtë kontrollit, qytetarët 4 orë pritje për të marrë shërbimet

By: Oldi
15 July 2025 at 14:44

Ilir Mëngra me paaftësinë e tij po çon drejt kaosit Drejtorinë e Shërbimint të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në kryeqytet. Qytetarët që iu drejtuan Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë për kontrollin fizik të automjeteve janë përballur sot me pritje të gjata, kaos dhe mungesë informacioni. Prej më shumë se 4 orësh, automjetet […]

The post Ilir Mëngrës i del situata jashtë kontrollit, qytetarët 4 orë pritje për të marrë shërbimet appeared first on BoldNews.al.

Sulmet me dronë ukrainas shkaktojnë kaos në trafikun ajror të Rusisë

7 July 2025 at 07:19

Sulmet e fundit ajrore me dronë të Ukrainës kanë krijuar një kaos të madh në trafikun ajror të Rusisë gjatë fundjavës, duke detyruar aeroportet kryesore të ndërpresin ose kufizojnë aktivitetet e fluturimeve. Aeroportet më të mëdha që shërbejnë Moskën dhe Shën Petersburgun janë përfshirë në këtë valë ndërprerjesh.

Ministria e Transportit e Rusisë njoftoi se deri në orën 18:00 të dielën, rreth 400 fluturime ishin anuluar për shkak të masave të sigurisë ajrore. Pasagjerët janë këshilluar që të përdorin trenat si një alternativë për të udhëtuar, pasi shumë fluturime u bënë të pamundura.

Në Aeroportin Sheremetyevo në Moskë, 171 fluturime u anuluan dhe 56 të tjera u vonuan për më shumë se dy orë. Po ashtu, në Aeroportin Pulkovo në Shën Petersburg, 90 fluturime u anuluan dhe 37 të tjera u shtynë për një periudhë të ngjashme.

Ministria theksoi se udhëtarët mund të përdorin linjat hekurudhore për të udhëtuar mes Shën Petersburgut dhe Moskës, pasi bileta janë të disponueshme për trenat me distancë të gjatë dhe me shpejtësi të lartë. Ndërkohë, anulime fluturimesh janë regjistruar edhe në aeroporte të tjera të Rusisë, përfshirë Ivanovo, Kalluga, Kirov, Pskov dhe Tambov.

Për shkak të situatës së tensionuar, autoritetet ruse po monitorojnë nga afër zhvillimet dhe po marrin masa shtesë për sigurinë e udhëtarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet me dronë ukrainas shkaktojnë kaos në trafikun ajror të Rusisë appeared first on Euronews Albania.

Festa për zbulimin e gjinisë sjell kaos, 200 persona të dehur në “Airbnb”

By: Besnik
6 July 2025 at 17:33

Një shtëpi me qira “Airbnb” është kthyer në rrëmujë totale pasi një festë për zbulimin e gjinisë doli jashtë kontrollit dhe përfundoi në një “party” me mbi 200 persona të dehur.

Ngjarja ndodhi në fshatin e qetë anglez të Norden, në zonën Greater Manchester, ku pronari i një vile luksoze me 10 dhoma gjumi, vlerësuar rreth 635 mijë paund, u mashtrua nga një grup që pretendonte se po organizonte një festë të vogël familjare.

Matt Genesis, 33 vjeç, e kishte dhënë shtëpinë me qira përmes Instagram-it për vetëm tetë persona dhe me qëllimin e një “gender reveal”, por ajo që ndodhi tejkaloi çdo imagjinatë.

Brenda pak orësh, më shumë se 150 persona mbushën rrugën para vilës, me minibusë që vinin çdo 15 minuta, duke bllokuar hyrjet e shtëpive përreth dhe shqetësuar banorët lokalë.

Policia u detyrua të ndërhynte me furgonë të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë për të kontrolluar situatën.

Ndërkohë, pronari mori vesh për incidentin nga fqinjët, por nuk mundi të monitoronte as kamerat e sigurisë, pasi ato ishin shkëputur nga organizatorët e festës.

Shtëpia pësoi dëme të shumta, përfshirë mobilje të thyera dhe llamba të rrëzuara, me një faturë dëmi që arrin në rreth 2 mijë paund.

Pas festës, tre persona u desh të punonin për 12 orë rresht për të pastruar rrëmujën.

Ngjarja është krahasuar me filmin e njohur “Project X” – një komedi adoleshentësh e vitit 2012, ku një festë në shtëpi përhapet në mediat sociale dhe përfundon me turmë të papërmbajtshme.

Shtëpia, e rinovuar së fundmi me një investim prej 200 mijë paundësh, përfshin luks si vaskë me hidromasazh dhe tavolina bilardoje – por tani, do t’i duhet kohë për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Çfarë është AirBnb? Si përdoret?

Airbnb, është një platformë për ndarjen e shtëpisë që bashkon mysafiret dhe mikpritësit e udhëtimeve, ju mund të regjistroheni në faqen e saj të internetit.

Duke përdorur Airbnb, ju merrni me qira shtëpi të mobiluara, të lira të përdoruesve të tjerë ose një dhomë në atë interval datash për përdorim.

Kjo praktikë ekziston që nga viti 2008, ajo është bërë e njohur në gjithe boten gjatë 2-3 viteve të fundit. Munde të merret një shtëpi me qira në baza ditore ose mujore, veçanërisht në resorte pushimi.

Ky opsion do t’ju lejojë të qëndroni në qendër të qytetit me një çmim shumë më të volitshëm se hoteli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festa për zbulimin e gjinisë sjell kaos, 200 persona të dehur në “Airbnb” appeared first on Euronews Albania.

Vazhdon mosbindja civile në Serbi, kaos dhe dhjetëra persona të ndaluar

2 July 2025 at 12:56

Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin e studentëve të arrestuar dhe heqjen e kampit me çadra, që zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) kanë ngritur mes ndërtesës së Presidencës dhe asaj të Kuvendit në Beograd.

Raportohet  se një grup njerëzish, mëngjesin e së mërkurës, ndaloi trafikun pranë Fakultetit të Elektroteknikës në Beograd, por se policia e largoi pak më vonë nga rruga.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se, natën mes 1 dhe 2 korrikut, janë ndaluar 72 persona nga protestat, si dhe është kontrolluar identiteti i 976 pjesëmarrësve.

Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë mbajtur 117 tubime të paparalajmëruara dhe janë bërë 87 bllokada trafiku – prej të cilave 68 në Beograd.

“Incidente u regjistruan në Zemun, Nish, Novi Sad dhe Valevë, ku disa persona u ndaluan për shkelje të rendit publik dhe kryerje të veprave penale, ndërsa policia veproi në përputhje me ligjin”, tha Ministria e Brendshme serbe.

Organizata akademike “Studentët në bllokadë” bëri thirrje për mosbindje civile, pas tubimit të 28 qershorit në Beograd.

Studentët janë duke protestuar që prej aksidentit në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor, humbën jetën 16 persona.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vazhdon mosbindja civile në Serbi, kaos dhe dhjetëra persona të ndaluar appeared first on Euronews Albania.

Kaos në rrugët e qytetit të Vlorës, më shumë se një orë për të lëvizur në bregdet

14 June 2025 at 15:29

Trafiku i verës ka filluar të ndihet në zonat bregdetare. Kjo fundjave e ka gjetur Vlorën me një numër të lartë mjetesh, që i drejtohen qytetit bregdetar.

Hyrja e qytetit bregdetar, por edhe të gjitha rrugët e qytetit të cilat të çojnë drejt bregdetit, janë pushtuar nga trafiku. Edhe pse rrugët e reja janë vënë në funksion të qytetarëve, sërish trafiku në Vlorë nuk po gjen zgjidhje.

Trafiku i automjeteve fillon prej hyrjes së qytetit në orët e mëngjesit, duke vazhduar më pas në aksin Transballkanik, rrugën “Kosova”, por edhe më pas në Lungomare apo aksin Vlorë–Radhimë–Orikum. Janë këto akse që janë kryesisht plazhet e Vlorës, të cilat pushtohen nga makinat.

Për të shkuar nga hyrja e qytetit në Orikum sot të duhet më tepër se 1 orë, kur kjo distancë në kohë normale kryhet për më pak se 30 minuta. Fundjava dhe fluksi i pushuesve në Vlorë ka nisur dhe pritet të vazhdojë gjatë gjithë sezonit veror.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kaos në rrugët e qytetit të Vlorës, më shumë se një orë për të lëvizur në bregdet appeared first on Euronews Albania.

TEHERAN/TEL AVIV – Qytetarët i frikësohen kaosit pas sulmeve izraelite

TEHERAN, 13 qershor /ATSH-DPA/ – Banorët në Teheran janë shprehur të tronditur nga vala e sulmeve izraelite në kryeqytetin iranian dhe pjesë të tjera të vendit.

Një 38-vjeçar nga Teherani i tha DPA-së se ishte i shqetësuar për të ardhmen.

“Radhët në pikat e karburantit janë të gjata dhe ka shumë forca sigurie në rrugë”, tha ai.

“Si iranian – megjithëse jam i pakënaqur me qeverinë – jam i trishtuar nga sulmi dhe pres hakmarrje. Vrasja e gjeneralmajorëve është tronditëse”, tha burri, duke iu referuar vdekjes së udhëheqësve të lartë ushtarakë në sulmet e synuara.

Një grua që ishte duke bërë pazar tha se shpresonte që bankat të mos mbylleshin “sepse kjo do të ishte kaotike”.

Menaxheri i një dyqani tha se qeveria ishte ekspozuar nga sulmet dhe kjo e bëri të ndihej i paqartë.

“Frikë apo gëzim? Fatkeqësisht, gëzimi është më i madh se frika për mua”, tha ai.

Një gazetar iranian tha se sulmi ushtarak ndaj vendit ishte i papranueshëm.

“Kam frikë dhe shpresoj që vendi të mos zhytet në një kaos edhe më të madh”, tha ai.

Pas sulmeve të mëdha të Izraelit ndaj Iranit, edhe jeta publike në Izrael është ndalur kryesisht.

”Izraeli urdhëroi mbylljen e shkollave, dyqaneve dhe zyrave, duke lejuar vetëm supermarketet të mbeten të hapura për mallrat thelbësore”, raportoi të premten gazeta izraelite ”Haaretz”.

Me një hakmarrje të pritur nga Irani, shërbimet izraelite të emergjencës u kanë bërë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak.

”Qendrat tregtare, vendet e ngjarjeve, institucionet kulturore dhe vendet fetare janë gjithashtu të mbyllura. Parada e Ditës së Rrugës Christopher në Tel Aviv – ngjarja më e madhe LGBTQ në Lindjen e Mesme – e planifikuar për këtë fundjavë, është anuluar”, shtoi ”Haaretz”.

Komanda e Frontit të Brendshëm Izraelit i ka këshilluar banorët të qëndrojnë pranë strehimoreve kundër bombave ose të kërkojnë strehim në ndërtesa publike si shkollat, sipas raportit./ a.jor.

The post TEHERAN/TEL AVIV – Qytetarët i frikësohen kaosit pas sulmeve izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

8 June 2025 at 21:16

Fillimi i sezonit të plazhit ka sjellë kaos me trafikun në të gjithë vendin që gjatë kësaj fundjave. Situata e qarkullimit është përkeqësuar ndjeshëm në orët e vona të pasdites të së dielës kur qytetarët kanë nisur kthimin nga bregdeti, kryesisht drejt kryeqytetit, por edhe në qytete të tjera. Siç shihet edhe në videon e […]

The post VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot appeared first on BoldNews.al.

Qendra e mbyllur, “paralizohen” akset rrugore të Tiranës, kaos trafiku në kryeqytet

By: Oldi
17 May 2025 at 14:37

Edhe pas samitit të Komunitetit Politik Europian (KPE), bllokimi i qarkullimit në një pjesë të rrugëve të Tiranës ka vijuar edhe ditë e sotme (e shtunë). Teksa rrugët që të çojnë në qendrën e Tiranës janë të bllokuara prej dy ditësh si pasojë e aktiviteteve të larta ndërkombëtare, akset rrugore të kryeqytetit janë të tejmbushura […]

The post Qendra e mbyllur, “paralizohen” akset rrugore të Tiranës, kaos trafiku në kryeqytet appeared first on BoldNews.al.

Skandali/ “Giro d’Italia” dhe policia e Ramës detyrojnë qytetarët të kalojnë poshtë urës së Lanës

10 May 2025 at 15:52

Zhvillimi i “Giro d’Italia” i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 7 milionë euro, por sikur të mos mjaftonin vetëm lekët, organizimi i këtiij aktiviteti është kthyer në një makth për qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Ky aktiviteti e ka kthyer kryeqytetin në një “paralizë” prej dy ditësh me rrugë të bllokuara, duke shkaktuar një trafik […]

The post Skandali/ “Giro d’Italia” dhe policia e Ramës detyrojnë qytetarët të kalojnë poshtë urës së Lanës appeared first on BoldNews.al.

Giro d’Italia “paralizon” Tiranën, Durrësin dhe Vlorën/ Ja rrugët që do të bllokohen

By: Oldi
9 May 2025 at 13:25

Nga sot (datë 9 deri më 11 maj) e gjithë Tirana do të “zhytet” në kaos pasi akset kryesore do të bllokohen për shkak se do të zhvillohet gara e çiklizmit, e quajtur “Giro d’Italia”. Si mos mjaftonte trafiku i rënduar që përjetojnë çdo ditë qytetarët e kryeqytetit por jo vetëm, tashmë i shtohet edhe […]

The post Giro d’Italia “paralizon” Tiranën, Durrësin dhe Vlorën/ Ja rrugët që do të bllokohen appeared first on BoldNews.al.

Kaos në Spanjë dhe Portugali/ Ndërprerje masive të energjisë elektrike, panik në disa rrugë…

28 April 2025 at 13:59

Një kaos , një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka goditur sot Spanjën dhe zona të mëdha të Portugalisë dhe Francës, duke “paralizuar“ shërbime kyçe dhe transportin. Arsyeja e ndërprerjes nuk dihet ende, ndërsa linjat telefonike janë jashtë funksionit, sipas Corriere della Sera. Trafiku rrugor në kryeqytetin spanjoll është në kaos për shkak të mosfunksionimit të semaforëve.

Mediat lokale në Spanjë po raportojnë se energjia elektrike është ndërprerë në aeroportin kryesor që i shërben Madridit. “Energjia nuk është rikthyer ende në Aeroportin Barajas,” thotë El Mundo. Po ashtu raportohet se pjesë të Francës janë prekur, sipas mediave spanjolle.

The post Kaos në Spanjë dhe Portugali/ Ndërprerje masive të energjisë elektrike, panik në disa rrugë… appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë po ndodh në Bosnje? Pengohet arrestimi i Milorad Dodik, rritet prania policore në Sarajevën Lindore

24 April 2025 at 15:20

Rreth 20 pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Republikës Sërpska (RS) u vendosën të enjten, më 24 prill, para qendrës administrative të Qeverisë së këtij entiteti në Sarajevën Lindore, një ditë pasi u pengua hyrja e pjesëtarëve të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) në atë ndërtesë.

Siç raporton reporteri i Radios Evropa e Lirë (REL), policët po pengojnë qasjen në ndërtesë, para të cilës ndodhet një grup gazetarësh, ndërkohë që nuk ka konfirmim zyrtar nëse presidenti i RS-së, Millorad Dodik, ndodhet brenda saj. Protokolli i presidentit të RS-së parashikon që ai të marrë pjesë të enjten në mesditë në hapjen e ndërtesës së Rektoratit të Universitetit në Sarajevën Lindore, dhe më pas do të zhvillojë një takim me udhëheqësit e komunave Palle dhe Sokollac.

Policët e MPB-së së RS-së të mërkurën në mbrëmje ua ndaluan hyrjen pjesëtarëve të SIPA-s në ndërtesën e Qendrës Administrative në Sarajevën Lindore, në kohën kur Dodiku po zhvillonte një takim me përfaqësues të Qytetit të Sarajevës Lindore. Nga SIPA konfirmuan për REL-in se pjesëtarët e kësaj agjencie kishin synuar të vepronin sipas një urdhri të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës dhe se nuk ka pasur përdorim force.

Dodik, së bashku me kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin e RS-së, Nenad Stevandiç dhe Radovan Vishkoviç, është i dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues, dhe hetimet po zhvillohen nga Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës që nga fundi i vitit të kaluar. Në mes të marsit është lëshuar një fletarrestim qendror ndaj tyre në Bosnje e Hercegovinë, pasi ata nuk iu përgjigjën thirrjes së Prokurorisë për t’u paraqitur në një seancë dëgjimore.

Paraprakisht, Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës i kishte kërkuar Interpolit ta rishikojë vendimin për refuzimin e kërkesës për lëshimin e fletarrestimit të kuq për përfaqësuesit e udhëheqjes së entitetit të RS-së. Në fund të shkurtit, Dodiku u dënua në shkallën e parë nga Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të veprimtarisë politike për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë. Një ditë pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Dodikut, Kuvendi Popullor i RS-së miratoi ligje antikushtetuese për ndalimin e funksionimit të katër institucioneve shtetërore në RS./REL

The post Çfarë po ndodh në Bosnje? Pengohet arrestimi i Milorad Dodik, rritet prania policore në Sarajevën Lindore appeared first on Sot News | Lajme.

Kaos në Këshillin Bashkiak të Elbasanit/ Opozita braktis mbledhjen, kërkon shpalljen e emergjencës mjedisore

2 April 2025 at 17:25

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit u shoqërua me tensione, ku këshilltarët e opozitës braktisën sallën në shenjë proteste. Shkaku i konfliktit ishte kërkesa e tyre për shpalljen e emergjencës mjedisore, e cila u injorua nga shumica.

Sipas opozitës, situata mjedisore në qark është alarmante, por institucionet po e neglizhojnë për shkak të fushatës zgjedhore, duke shmangur çdo masë që mund të dëmtojë imazhin publik.

Ndërkohë, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim mbi kompaninë Eco-Elb, e cila akuzohet për “Shkatërrim të Pronës me Zjarr” dhe “Ndotje të Ajrit”, lidhur me zjarrin që përfshiu landfillin në korrik të vitit 2023. Hetimet janë zgjeruar edhe për dyshime mbi shpërdorimin e detyrës nga kompania, çka ka çuar në sekuestrimin e dokumenteve dhe marrjen në pyetje të disa personave, përfshirë administratorin e Eco-Elb, Leli Kaja.

Mbetet për t’u parë se si do të vijojnë hetimet dhe nëse do të ketë pasoja ligjore për përgjegjësit e situatës mjedisore në Elbasan.

The post Kaos në Këshillin Bashkiak të Elbasanit/ Opozita braktis mbledhjen, kërkon shpalljen e emergjencës mjedisore appeared first on Sot News | Lajme.

Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

By: D Marku
19 March 2025 at 16:26

Policia ka ndërhyrë për të penguar protestën e studentëve që reaguan ndaj arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, i cili u arrestua pas një vendimi të kontestuar nga autoritetet turke.

Arrestimi erdhi pas akuzave për korrupsion, çka solli një reagim të fortë nga mbështetësit dhe qytetarët e Stambollit.

Ky veprim ka ngjallur një atmosferë tensioni dhe pakënaqësie, ku studentët e Universitetit të Stambollit u mobilizuan për të shprehur protestën e tyre ndaj këtij zhvillimi politik, që ata e konsideruan si një tentativë për të frenuar opozitën.

Policia ka bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj studentëve, duke përdorur forcë për t’i shpërndarë ata, por studentët e vendosur nuk janë dorëzuar.

Ata kanë kaluar barrikadën që kishte vendosur policia dhe kanë vazhduar marshimin e tyre drejt qendrës së qytetit, duke kërkuar lirimin e İmamoğlu dhe dënimin e atyre që, sipas tyre, po shkelin të drejtat demokratike.

Pas deklaratave të tyre, studentët janë nisur nga Universiteti i Stambollit drejt Saraçhanes, duke kërkuar mbështetje dhe duke shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të autoriteteve.

Protesta ka tërhequr vëmendjen e medieve dhe ka pasur mbështetje edhe nga grupe të tjera opozitare, që e shohin arrestimin e Imamoglut si një kërcënim për demokracinë dhe liritë e qytetarëve turq.

Ndryshe, Imamoglu ishte parë si kandidat serioz i opozitës për president të Turqisë, gjegjësisht rival i Recep Tayyip Erdogan.

The post Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti appeared first on Albeu.com.

-33.8 gradë/ Turqia pushtohet nga akulli, kaos në qarkullimin e automjeteve

By: Oldi
24 February 2025 at 08:59

Pas rënies së vazhdueshme të borës në Turqi për ditë të tëra, e ndikuar nga një valë akulli nga Siberia, shumë vende shënuan temperatura dyshifrore minus gjatë fundjavës dhe autoritetet paralajmëruan qytetarët që të mos dalin jashtë pa nevojë, veçanërisht të moshuarit dhe fëmijët. Në qytetin malor Gole në Ardahan, mbrëmë u mat një temperaturë […]

The post -33.8 gradë/ Turqia pushtohet nga akulli, kaos në qarkullimin e automjeteve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌