Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 August 2025Main stream

Lamtumire vëndet e mija

By: Kult Plus
7 August 2025 at 23:00

Gjergj Fishta

Lamtumire vëndet e mija,
Që po m’zhdukeni dalngadalë
Gjëmon Deti ushton duhija
Lkundet varka vale mbi vale.

Kah njaj Diell që asht tuj flakrue
Andej fill un tash do t’veta
Lamtumir atdhe i bekue
Lamtumirë për sa të jetë jeta!

Neser Nadja kur mbi ne,
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e di sa Ujë e Dhe,
Mue prej teje ka me me më nda?

Po ni pvetsha retë minore?
Po në i pvetsha zogjt e detit?
Veç për ty moj tokë arbnore,
Ska me më fol kush ma mue t’shkeretit

Kam me shkel në të tjera zalle
Në të tjera brigje e të tjera Dete
Kam me ndije të tjera gjuhë
Në të tjera vënde e të tjera qytete…

Vëndin tëm ma skam me pa…

Ka me prit pra motër zeza
Me i pru nanës në shpi ndonjë re,
Po, kushedi, i vllau atëhera,
Ku asht kah kalbet për nan dhe…

Para Hyut naltohet lutja,
O ju bjeshkët e shqiptarisë,
Ku ndër ju s’dijmë, çka asht tuta!
Veç në ju asht logu i burrënisë!

Lamtumire ju mriza e stane!
Lamtumire ju “shkurre e mreta”!
Lamtumire ju o armt e t’parve
Lamtumire për sa t’jetë jeta./KultPlus.com

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

7 August 2025 at 22:29

Një hotelier në Ksamil ka reaguar pas rastit të bujshëm të qytetarit gjerman, i cili denoncoi komisionet e larta të ATM-ve në zonë. Ai thotë se kjo situatë është kthyer në një përditshmëri shqetësuese për bizneset vendase, të cilat po përballen me pakënaqësi të vazhdueshme nga turistët. Ai ndan një faturë të datës 20 korrik […]

The post FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€! appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 7 August 2025Main stream

Kam dashur, po dua tani

By: Kult Plus
7 August 2025 at 21:49

Kam dashur, po dua tani
Gëte


Kam dashur, po dua tani më me zjarr,
Kam qene shërbyes, tani jam një skllav,
Me ç’zell kam shërbyer këdo!
Por befas më ndezi kjo mike besnike,
Dhe nis ma shpërblen çdo dhimbje fisnike,
Për mua s’ka tjeter si kjo!

Besova, tani besoj me pasion!
Në shkon jeta mbarë a barra ngarkon,
Besimi prej teje s’mërgohet!
Po ngryset kaq shpesh, po erret e nxin,
Shtrëngon kaq brenga, rreziku arrin,
Por qielli nis prap kthjellohet!

Kam ngrënë, tani po ha sa për tre,
Më ndriti krejt shpirti e zemra më rreh,
Gjithçka e harroj mes dëfrimi!
Rinia më zjen bërtas e gajas,
Kam mall që të shtrohem ndër vene plot gas,
Ngjeroj, më shijo fort ushqimi!

Kam pirë më parë, tani s’le sapllak,
Dhe vera na ngre, na bën me çakmak,
Dhe gjuhen na gjidh nga zinxhirat!
Nga vozat po zbrazet e rrjedh me rrëmbim,
Na ndez kaq dëshira, na ngjall kaq besim,
S’na ndalin hendeqet, rrepirat!

Në valle jam hedhur, në valle marr zjarr,
Asnjë shilarthar dhe asnjë valltar
S’erdh rrotull në valle si flutur!
Dhe kush shumë lule ia doli të thure,
Dhe kurrë s’i ndau, s’i shkeli në turr,
I mbeti kurora e bukur!

Ta thurim kuroren! Mos kini ngurrime!
Kush merr trëndafilin plot vese e shkëlqime
E çjerr vec pak gjemi i mprehtë.
Si dje edhe sot shkëlqejnë fort yjet,
Por larg mjaft i rrijnë kujt frikshem ul kryet
Dhe ngrys po gjithnjë po në jete!/KultPlus.com

Shqipëria dhe aleatët e Perëndimit akuzojnë Teheranin për dhunim të sovranitetit

7 August 2025 at 16:06

Shqipëria iu bashkua këtë javë një deklarate të përbashkët të lëshuar nga 14 vende perëndimore – përfshirë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Kanadanë – duke dënuar operacionet e shërbimeve inteligjente iraniane në territoret e tyre. Deklarata shënon një përshkallëzim të qëndrimeve ndërkombëtare ndaj Teheranit dhe denoncon bashkëpunimin e tij gjithnjë e më të […]

The post Shqipëria dhe aleatët e Perëndimit akuzojnë Teheranin për dhunim të sovranitetit appeared first on Reporter.al.

Ish-deputeti Murrizi letër Dumanit: Hidhi sytë nga “Bankers”

By: redi
7 August 2025 at 15:16

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi i ka drejtuar një letër publike drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani për çështjen “Bankers Petroleum”. Murrizi kërkon nga drejtuesi i SPAK-ut të hedhë sytë nga Bankers dhe të hetohet nga SPAK si çështje. Ai shkruan se shuma e parave që është vjedhur në rastin Bankers, nuk është vjedhur as nga të gjithë të burgosurit së bashku, që nga vitit 1991.

Source

  • ✇
  • Maska  

Maska

By: Kult Plus
7 August 2025 at 14:20

Poezi nga Willam Butler Yeats

“Hiqe atë maskë me ar të shkrirë

Me sy smerald!”

“Oh jo, i dashur, ti do të bëje mirë ta gjeje

a është zemra e urtë e zjarrt’

dhe ende e pangrirë.”

“Do ta zbuloj çka pas saj ndryhet,

Dashuri a mashtrim.”

“Qe maska ajo q’e bëri mendjen të t’mpihet

Dhe t’rrahurave t’zemrës dha kumbim,

Jo ajo çka pas saj fshihet.”

“Po se mos jemi armiq ne dy,

Këtë m’duhet vesh ta marr.”

“Oh jo, i dashur, lëri ato tani,

Ç’na duhen kur ka kaq zjarr

Në mua dhe në ty?”

Përktheu Ag Apolloni/KultPlus.com

NJERIUT

7 August 2025 at 11:44

Poezi nga: Mahmoud Darwish
Përktheu Agron Islami

Ia kyçën gojën me pranga,
ia lidhën duart në shkëmbin e të vdekurve
dhe i thanë: Vrasës!

la morën ushqimin, rrobat dhe pankartat,
e flakën në qelinë e të vdekurve
dhe i thanë: Hajdut!

E përzunë nga çdo port,
ia rrëmbyen të dashurën e re,
pastaj i thanë: Refugjat!

O ti, me sy dhe pëllëmbë të përgjakura!
Nata do të ikë.

Asnjë dhomë paraburgimi s’është e përjetshme,
aq më pak hallkat e prangave.

Neroni vdiq, por Roma nuk u shua …
ajo, me sytë e saj, po lufton!

Dhe kokrrat e një kalliri të tharë
do të mbushin luginën me kallinj të rinj!

The post NJERIUT appeared first on Telegrafi.

Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trump – ja sa do të jenë ato për Kosovën dhe vendet e rajonit

7 August 2025 at 11:31

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për më shumë se 90 vende anembanë botës tashmë kanë hyrë në fuqi.

Dhe ndër vendet e prekura, janë edhe Kosova dhe vende të tjera të rajonit.

Kështu, produktet nga Kosova që mësyjnë tregun amerikan, prej sot (7 gusht) do të përballen me tarifë prej 10 për qind, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Kosova ka hequr tarifën doganore prej 10 për qind për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Por nuk janë vetëm produktet nga Kosova ato që do të përballen me tarifa të tilla amerikane pasi me të njëjtën tarifë do të përballen edhe produktet nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

Ndërkohë, edhe produktet nga Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut do të përballen me 15 për qind.

Ndërsa sipas të dhënave, për produktet në Serbi ato arrijnë në 35 për qind dhe për ato nga Bosnja dhe Hercegovina në 30 për qind.

Kujtojmë se pak para afatit të fundit për marrëveshjet që duhen arritur për të ulur ose shmangur taksat e importit, Trump tha se miliarda dollarë po hynin në SHBA për shkak të tarifave.

Ndërkohë Trump kërcënoi gjithashtu me një tarifë 100% për çipat kompjuterikë të prodhuar jashtë vendit, ndërsa i shtyn firmat e teknologjisë të investojnë në SHBA.

Javën e kaluar, administrata Trump njoftoi një listë të rishikuar të taksave të importit për dhjetëra partnerë tregtarë dhe zgjati një afat për vendet që të arrijnë marrëveshje me SHBA-në deri më 7 gusht.

Vendet kanë qenë në garë për të arritur marrëveshje me Uashingtonin për të ulur – ose hequr – atë që Trump e quan “tarifa reciproke”.

Politikat e tij tregtare synojnë riformësimin e sistemit global tregtar, të cilin ai e sheh si trajtim të padrejtë të SHBA-së. /Telegrafi/

The post Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trump – ja sa do të jenë ato për Kosovën dhe vendet e rajonit appeared first on Telegrafi.

Myslim Murrizi letër Altin Dumanit: Hidhi sytë nga “Bankers”

By: V K
7 August 2025 at 11:40

Ish-deputeti Myslim Murrizi i ka drejtuar një letër publike drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në lidhje me çështjen e “Bankers Petroleum”.

Në letrën drejtuar Dumanit, Murrizi kerkon nga drejtuesi i SPAK të hedhë sytë nga Bankers dhe të hetohet nga SPAK si çështje.

Murrizi shkruan se shuma e parave që është vjedhur në rastin Bankers, nuk është vjedhur as nga të gjithë të burgosurit së bashku, që nga vitit 1991.

Letra e Myslim Murrizit drejtuar Altin Dumanit

Pas vendimit të djeshëm të gjyqtares së Apelit, znj. Gilda Hoxha, për të lënë në fuqi masat e arrestit për drejtuesin dhe ish-drejtues të kompanisë BANKERS, habitem nga heshtja e drejtuesit në detyrë të SPAK-ut, z. Dumani.

Nisur nga shifrat marramendëse të qindra miliona eurove të “qerasura” nga kjo kompani te kompani të tjera, te individë, politikanë apo sekserë të politikanëve në 21 vite, nga viti 2004, duke mos paguar asnjë kokërr leku si tatim fitimi në shtet, kjo është vjedhja më e madhe e pasurisë së shqiptarëve në 35 vite, rreth 15 miliardë euro.

Z. Dumani!
Të kërkoj ndjesë që ndoshta ta prish rehatinë e pushimeve të gushtit, se edhe ti njeri je, dhe të takon të bësh pushime pas një pune intensive, plot ngarkesë me deklarata pritshmërie se do godasësh fort korrupsionin në nivele të larta… dhe në afro 3 vjet ke arrestuar 4 herë Lefter Kokën, 4 herë Alqi Bllakon, 5 herë Fatos Tushen. Por kur të kthehesh nga pushimet, shife njëherë këtë punën e BANKERS-it, se mos është për “ndërmarrjen” tuaj si çështje – meqë kaq euro nuk janë vjedhur as nga të gjithë të arrestuarit së bashku që nga viti 1991.

Ndoshta e kam gabim, por meqë pak ditë më parë ke emëruar si këshilltare znj. Brunilda Bekteshi, që ka punuar tek CEZ-i dhe ia di marifetin këtyre qindra milionave euro të “shpërndara” dorë më dorë te hajdutët e politikës, pyete dhe atë njëherë si e sheh ajo këtë aferën e BANKERS-it.

Megjithëse znj. Bekteshi e ke marrë të “këshillojë” për vettingun, pasi “realizoi” me sukses fazën e parë si ish-anëtare e KPK-së që në fakt ishte KÇK, e tani në konflikt të hapur interesi do “gjuajë” ata që nuk arriti t’i “gjuante” dot në KPK, se nuk ishte e mundur të ishte në trup gjykues në çdo subjekt.

Z. Dumani!
Po ju drejtohem juve, se mendova t’i drejtohem z. Metani, por ai ka afro 6 vjet që është rraskapitur nga lodhja në krye të ILD-së, duke u marrë rreth 3 vjet me rikonstruksionin e godinës dhe 2 vjet ju bënë bythët kallë në kafe tek lokali Panevino tek hotel Plazza, e i takon të bëjë 3-4 muaj pushime të shtrydhë kockat, se edhe 3 vjet deri sa të mbarojë mandatin 9-vjeçar do ketë “ngarkesë” të madhe me mobilimin e zyrave.

Bile, meqë ti ke marrë si këshilltare Brunildën e KPK-së, Metani mund të marrë këshilltare Klotildën e Komisionit të Ligjeve, se kënaqet edhe Llagami e KLGJ-së dhe e bën tutar të gjithë sistemin e drejtësisë, e pastaj nuk kanë ku të futen gjyqtarë e prokurorë që nuk zbatojnë ligjin.

Z. Dumani!
Këto 3 muaj që të kanë ngelur si drejtues i SPAK-ut, mos u lodh më kot me Krifcën e IPARD-it, me inceneratorin e Tiranës, me Tigrin e tërmetit që po “vuan” të zezën në Zvicër, me Tigrin 1 dhe Tigrin 2 të Bangladeshit në Vlorë, me telefonat BQ, SKY, ECROÇAT, me tenderat e AKSH-it, me çunat e Dubait, me të “emëruarin” koordinator të bandave me qeverinë, me këta shejtanër që blenë vota më 11 maj, me 4 koncesionet 500 milionë euro të Ministrisë së Shëndetësisë, me portin e Pashalimanit, me tendera rrugësh e tunelesh, me Bektashin me autokombajn nga Kozara dhe Bektashin e Partizanit, me Gërdecin apo 21 Janarin, me kontejnerët me drogë që kanë edhe ndonjë arkë banane brenda, me harabelin e Arjolës, apo me zogun e Tiranës e me lloj-lloj çështjesh “bombastike”.

Por po ke këlqe, meru me këta zogj k… kinezë e shqiptarë të BANKERS-it, që kanë vjedhur miliarda euro dhe kanë tallur trapin 21 vjet me pasurinë e shqiptarëve, duke ushqyer si qen zinxhiri pothuajse të gjithë zagarët e politikës. E ke kryer detyrën tënde si drejtues i SPAK-ut, se aty i ke paketë të gjitha hallet që kanë mbërthyer prej fyti Shqipërinë 35 vjet, e që bëjnë sikur zihen apo luftojnë njëri-tjetrin./ CNA

The post Myslim Murrizi letër Altin Dumanit: Hidhi sytë nga “Bankers” appeared first on Albeu.com.

Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare

6 August 2025 at 22:50

Ndërtimi i urës mbi lumin Buna që do të lidhte Velipojën me Ulqinin në Mal të Zi, duke shkurtuar ndjeshëm distancat, nuk është më prioritet i qeverisë. Tre vite pas prezantimit për herë të parë të idesë, në një takim mes Kryeministrave Rama dhe Abazoviç në kuadër të “Ballkanit të Hapur” në Ohër dhe pas […]

The post Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Thirrjet antishqiptare në Maqedoni, Elezi: Dorë serbe dhe ruse

By: redi
6 August 2025 at 17:37

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi komenton incidentin me thirrje raciste në Kumanovë. Sipas tij, situatat e fundit kërkojnë një analizë të thelluar dhe veprime të qarta institucionale. Për të Kosova po kalon një moment kritik për shkak të ngërçit politik dhe mungesës së funksionalitetit të plotë të institucioneve, çka po ndikon drejtpërdrejt në procesin e dialogut me Serbinë.

Source

Gjeloshaj e Milatoviç pyetën në prokurori, presidenti i Malit të Zi ka kallëzuar zv/kryeministrin për kërcënim

6 August 2025 at 14:41

Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe njëkohësisht Ministër i Zhvillimit Ekonomik u mor në pyetje këtë të mërkurë nga Prokuroria Themelore në Podgoricë pas denoncimit që u bë ndaj tij nga Presidenti i vendit Jakov Milatovic i cili tha se politikani shqiptar e kishte kërcënuar.

Pasi dha dëshminë e tij, në një deklaratë për mediat Nik Gjeloshaj deklaroi se ai dëshmoi përballë autoriteteve si një qytetar i thjeshtë i vendit.

Zëvendës kryeministri i Malit të Zi tha se me Presidentin ka diskutuar disa here mbi çështje të ndryshme dhe shtoi se i vinte keq për cirkun që bëri Kreu i Shtetit Jakov Milatoviç.

Gjeloshaj tha se si ish-kryetari i Tuzit ai ka mbështetur rimëkëmbjen e kompanisë së prodhimit të Verës Plantazha.

“Jam i sigurt për arsyen që e dërgova atë mesazh. Ish presidenti i bordit të drejtorëve të kompanisë Plantazh e ndryshoi këtë ligj për mos tatimin e tokave bujqësore tri vite më parë. Në atë kohë Ministri I Zhvillimit Ekonomik ishte presidenti që kemi aktualisht. Ne si qeveri, Kuvend dhe si Komuna e Tuzit duam rimëkëmbjen e Plantazhës. Komuna është e gatshme të heq dorë nga taksat deri sa kompania e prodhimit të verërave Plantazh të Rimëkëmbet”, ka thënë zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.

Dëshminë e tij në Prokurorinë e Podgoricës e dha këtë të mërkurë edhe Presidenti i Malit te Zi Jakov Milatovic i cili tha se është kërcënuar jo vetëm nga Gjeloshaj por edhe njerëz pranë tij, ndërkohë që gjithçka që ai po bënte ishte respektimi i Kushtetutës.

Përplasja mes Zëvendës Kryeministrit Shqiptar Nik Gjeloshaj dhe Presidentit te Malit të Zi erdhi pasi sipas asaj që raportuan mediat Malazeze, ku thuhej se Gjeloshaj kishte kërcënuar Presidentin se përse kishte kthyer për rishqyrtim ligjin për tatimin e pronave te patundshme ne Kuvend.

Komuna e Tuzit ndërkohë që drejtohej nga Nik Gjeloshaj i kishte marre tatimin mbi pronat e patundshme Kompanisë Platazh duke bllokuar llogarite e saj. Kjo kompani e prodhimit të Verës i ishte drejtuar me pas Gjykatës së Lartë duke thënë se kishte shkelje ligjore. Presidenti Malazes riktheu ligjin për tatimin e pronës se paluajtshme për rishqyrtim ne Kuvend duke thënë se nuk mund te këtë tatim për tokat bujqësore, pasi diçka e tille do të dëmtonte mbi 22 mije fermerë në vend.

/abcnews.al/

‘S’e dija se dhjetë vjet më i ri se Krishti, do të kryqëzohesha mbi ty’

By: Kult Plus
6 August 2025 at 13:10

Fragment poezie nga Ismail Kadare

Llora

-II-

Tani shiu godet me shkelma qelqeve.
Atje qielli i zi si negativi i një shkretëtire.
Llora,
Më ka marrë malli,
Mall bojë hiri.
Tani nata si një mbulesë vigane
Qëndisur me drita anëve
Karfosur me paralele dhe meridianë
Nga lindja në perëndim,
Na mbulon e shqetësuar.
Ne shtrihemi nën të,
Si në ethe zbulohemi
Të ndarë,
Të largët,
Të vetmuar.

Pati net,
I qullur nga stuhia jote,
Heshtja pranë teje dhe pasionit të marrë,
Mbërthyer mbi krahët dhe këmbët e tua
Si mbi një kryq të madh
Të bardhë.

Në fillim e mora kaq lehtë.
Madje s’thosha as fjalën “dashuri”.
S’e dija se dhjetë vjet më i ri se Krishti
Do të kryqëzohesha mbi ty./KultPlus.com

SHTRIGA N’PASQYRË

6 August 2025 at 09:57

Poezi nga: Sarah Morgan Bryan Piatt
Përktheu: Zef Zorba

Pa da m’thotë nana,
Se n’at pasqyre s’asht mire m’u kqyrë
Ajo ka frikë se kam me pa,
Nji shtrigë të vogël,
Që mue m’ka ngja,
Që me i’gojë t’kuqe do t’përshperisë,
Çka s’duhet të dij: Fjalët e dashnisë,

T’kota shqetësimet e nanës time,
Nji zog n’fluturime
Nji erë tuj lujtun
Ose mendimi,
O i’trandofille çue n’shej kujtimi,
Me një za t’amël do t’më përshpërisë
Çka s’duhet të dij:
Fjalët e dashnisë.

(Përkthyer nga Zef Zorba në vitin 1947, në burg)

The post SHTRIGA N’PASQYRË appeared first on Telegrafi.

‘Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’e tu’

By: Kult Plus
5 August 2025 at 14:15

Poezi nga Azem Shkreli

Kangë rruge

Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’ e tu,
gjethet e stinët me i përtri-
vetëm edhe sonte

E nëse kam me humbë në rrugicën e vetullave harkue-
mos i fik dritat e shikimeve shituese, se fikën
yjt e gëzimeve të kësaj nate.

Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’e tu,
fushat e dëshirave gjelbëroshe me i gjesditë tanë natën-
vetëm edhe sonte

E nëse ke me kalue bulevardeve të krahnorit tim-
mos ik, se kam me t’zanë
langojt e harbuem t’gjakimit!

në flakën e tyne me ndezë edhe një fije shprese-
vetëm edhe sonte!
Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’ e tu./KultPlus.com

Shpërthen bombola e gatimit në Leskovik, plagoset 67-vjeçari

By: Elva
5 August 2025 at 13:56

Një incident është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Leskovikut, në bashkinë e Kolonjës, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në banesën e një 67-vjeçari me inicialet Dh. N. Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar vetë i zoti i shtëpisë, i cili ndodhet në […]

The post Shpërthen bombola e gatimit në Leskovik, plagoset 67-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Kristal

By: Kult Plus
5 August 2025 at 10:30

Poezi nga Ismail Kadare

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej
Si të harroj un’ dalëngadal
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj unë posht’ e lartë
Një vend ku ty të të lëshoj
Një strofë a notë, a një brilant
Ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s’të pranoftë asnjë varr
Asnjë mermer, a morg-kristal
Mos duhet vall’ prap’ të të mbart
Gjysmë të vdekur, gjysmë të gjallë?

Në s’gjetsha hon ku të të hedh
Do gjej një fushë a një lulnajë
Ku butësisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

Të të mashtroj ndoshta kështu
Dhe të të puth e t’ik pa kthim
Dhe nuk do dimë as ne askush
Harrim ish ky a s’ish harrim./KultPlus.com

Gjiganti BP thotë se ka zbuluar naftën dhe gazin më të madh në 25 vjet

5 August 2025 at 11:19

Gjiganti i energjisë BP thotë se ka bërë zbulimin e tij më të madh të naftës dhe gazit këtë shekull, ndërsa e zhvendos fokusin e tij nga energjia e rinovueshme dhe e kthen atë te lëndët djegëse fosile.

Firma me seli në Mbretërinë e Bashkuar tha të hënën se po kryen teste në vend në ujëra të thella pranë bregut lindor të Brazilit.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zbulimi mund të luajë një rol të madh në planet e BP për të rritur prodhimin e naftës bruto.

Ekzekutivi i kompanisë Gordon Birrell thotë se zbulimi është “më i madhi i BP në 25 vjet” dhe se firma do të eksplorojë ndërtimin e një qendre prodhimi atje.

Në shkurt, BP uli investimet e saj të planifikuara në energjinë e rinovueshme dhe tha se do të shpenzonte miliarda dollarë më shumë në vit për operacionet e saj të naftës dhe gazit, pasi synon të rrisë besimin e investitorëve.

BP tha se kishte gjetur një zonë rreth 500 metra me naftë dhe gaz në bllokun Bumerangue në pellgun e Santos, 400 km larg bregut lindor të Brazilit.

Siç thuhet më tej, zbulimi ishte më i madhi i kompanisë që nga fusha e gazit Shah Deniz në Detin Kaspik në vitin 1999. /Telegrafi/

The post Gjiganti BP thotë se ka zbuluar naftën dhe gazin më të madh në 25 vjet appeared first on Telegrafi.

’Më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiu’

By: Kult Plus
4 August 2025 at 21:54

Poezi nga Oktavio Paz

Shqipëroi: Merita Paparisto

Më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiu
as me vëmendje por as me shpërqëndrim,
gjurmë të lehta, rigim i hollë,
ujë që është ajri vetë dhe ajër që është vetë koha
dita është akoma e gjallë
nata ende s’ka lindur
trajta të mjegulluara
në kthesën pas qoshes
trajtat e kohës
në lakimin e heshtjes,
dëgjomë, ashtu siç dëgjohet shiu
pa më dëgjuar vër-vesh në atë që them
me sytë të hapur për së brëndëshmi, në gjumë
me të pesta shqisat zgjuar,
po bie shi, gjurmë të lehta, mërmërimë bashkëtingëlloresh,
ajër dhe ujë, fjalë pa rëndesë:
që jemi dhe që janë,
ditët dhe vitet, ky moment
kohë e papeshë dhimbje që rëndon,
më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiu,
asfalti i lagur shkëlqen,
avulli ngrihet dhe ikën larg,
nata shpaloset dhe hedh vështrimin tek unë,
ti je ti dhe trupi yt prej avulli,
ti dhe fytyra jote e natës
ti dhe flokët e tua rrufe të ngeshme
ti kapërcen udhën dhe futesh në ballin tim,
gjurmë uji përballë syve të mi,
degjomë, siç dëgjohet shiu,
asfalti është i lagur dhe ti kapërcen rrugën
në mjegull, përhumbur në natën,
në këtë natën që flen në shtratin tënd,
është dallga që fryhet në frymën tënde
gishtërinjtë e tu prej uji më njomin ballin,
gishtërinjtë e tu prej zjarri më djegin sytë
gishterinjte e tu prej ajri hapin qepallat e kohës
një ujvarë pamjesh dhe ringjalljesh
dëgjomë, siç dëgjohet shiu
vitet ikin tutje momentet vijnë tëhú
i dëgjon gjurmët në dhomën tjetër?
nuk janë këtu, as atje: ti i dëgjon
prej një tjetër kohë e cila ndodh tashti
dëgjoi gjurmët e kohës
krijueses së vëndeve të papesha, të pandodhëshme
dëgjoje shiun si vrapon mbi taracë
nata ështe tani e errët natë varri,
shkrepëtimat flenë në foletë mes gjetheve,
një kopësht i paqetë bredh në mëshirë të fatit
hija jote mbulon këtë faqe libri./KultPlus.com

Të shprehurit ju bën më të lehtë, ju shkarkon nga barra e vetvetes

By: Kult Plus
4 August 2025 at 21:17

Nga Emil Cioran
Përktheu: Balil Gjini

Librin e parë, me titullin kumbues – “Sur les cimes du désespoir (Mbi majat e dëshpërimit) – e shkrova rumanisht në moshën njëzet e një vjeçare, duke iu betuar vetes se s’do shkruaja më kurrë. Pastaj shkrova një tjetër, me të njëjtin premtim. Komedia është përsëritur përmbi dyzet vjet. Përse, vallë?

Sepse të shkruarit, sado i paktë qoftë sasia e tij, më ka ndihmuar të kaloj nga njëri vit në vitin tjetër, sepse obsesionet ishin shëruar, kurse gjysma e tyre ishin kapërcyer. Të prodhosh është një lehtësim i jashtëzakonshëm. Të botosh, jo më pak. Një libër që botohet është jeta juaj, apo të paktën një pjesë e jetës suaj, që bëhet diçka e huaj, që s’ju përket më, që ka rreshtur se ju rraskapituri.

Të shprehurit ju bën më të lehtë, ju varfëron, ju shkarkon nga barra e vetvetes, ai është humbje e substancës dhe liri. Ai ju kullon, ju shpëton, pra përlan me vete një pengesë të madhe.

Kur dikush ju këllet krupën aq shumë sa doni ta zhdukni, më e mira do të ishte të merrnit një fije letër dhe të shkruanit shumë herë në të se X është një qelbanik, një batakçi, një monstër dhe do të vëreni se e urreni më pak, se nuk mendoni pothuajse më fare për hakmarrje. Pak a shumë është kjo që edhe unë kam bërë ndaj vetes dhe botës. “Précis” e kam nxjerrë nga llagëmet e mia për të sharë jetën dhe veten. Rezultati?!

E kam duruar veten paksa më mirë, siç kam duruar po ashtu edhe jetën.

Kujdesuni për veten sa më mirë të jetë e mundur. / KultPlus.com

❌
❌