❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 August 2025Main stream

Zjarr nĂ« MirditĂ«, digjet masivi pyjor pranĂ« fshatit “Katund i VjetĂ«r”

By: Elva
16 August 2025 at 20:47

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor pranë fshatit turistik Katund i Vjetër, në Mirditë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke rrezikuar zonën e njohur për vlerat e saj natyrore dhe turistike. Ende nuk raportohet për banesa të rrezikuara, por terreni i [
]

The post Zjarr nĂ« MirditĂ«, digjet masivi pyjor pranĂ« fshatit “Katund i VjetĂ«r” appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Zjarri nĂ« MirditĂ«, prej orĂ«sh avioni italian “Canadair” ka ndĂ«rhyrĂ« pĂ«r tĂ« shuar flakĂ«t

15 August 2025 at 15:55

Ekipet zjarrfikëse janë ende të angazhuara për të neutralizuar plotësisht vatrat e zjarrit në Mirditë.

PĂ«rveç ndĂ«rhyrjes nga toka, Ă«shtĂ« ndĂ«rhyrĂ« edhe nga ajri. Prej disa orĂ«sh avioni italian “Canadair” operon nĂ« zonĂ« pĂ«r tĂ« shuar zjarret.

Ndërkohë situata me zjarret orët e fundit është përmirësuar. Në 24 orë janë raportuar 28 vatra zjarri , nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim.

/abcnews.al/

Programi “EU4Schools”, ndĂ«rhyrje edhe nĂ« bashkinĂ« MirditĂ«

15 August 2025 at 12:58

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Programi pĂ«r Zhvillim i Kombeve tĂ« Bashkuara – UNDP nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«rmes njĂ« publikimi nĂ« rrjet social, bĂ«n me dije se, edhe bashkia MirditĂ« Ă«shtĂ« njĂ« prej 11 bashkive pĂ«rfituese tĂ« Programit “EU4Schools” – “BE pĂ«r Shkollat”.

“NĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative Rubik tĂ« kĂ«saj bashkie, EU4Schools ka bĂ«rĂ« tĂ« mundur rindĂ«rtimin e kopshtit & çerdhes “Bleta PunĂ«tore” duke sjellĂ« shpresĂ« dhe standarde tĂ« larta nĂ«pĂ«rmjet infrastrukturĂ«s moderne arsimore. Prej rreth 2 vitesh e gjysmĂ« tashmĂ«, ky objekt i rindĂ«rtuar mirĂ«pret fĂ«mijĂ« tĂ« Rubikut dhe stafin mĂ«simor nĂ« hapĂ«sira bashkĂ«kohore me termoizolim, instalime elektrike dhe hidro-sanitare eficiente, sistem ngrohje-ftohje dhe tĂ« mbrojtjes nga zjarri, sistem kamera sigurie, me rampa pĂ«r aksesin e personave me aftĂ«si tĂ« kufizuara, ndriçim efikas tĂ« jashtĂ«m etj”, nĂ«nvizon UNDP nĂ« ShqipĂ«ria nĂ« publikimin e saj.

Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion euro dhe zbatohet nga UNDP nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« bashkĂ«punim me qeverinĂ« shqiptare.

Deri tani në kontekstin e këtij projekti janë përfunduar 61 nga 63 objekte arsimore në 11 bashki të prekura nga tërmeti i 2019-tës, duke ndikuar në jetën e mbi 25,000 fëmijëve, nxënësve dhe mësuesve.

/gj.m/j.p/

The post Programi “EU4Schools”, ndĂ«rhyrje edhe nĂ« bashkinĂ« MirditĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

By: armand
11 August 2025 at 22:24

Kylian Mbappe nis sezonin e tij tĂ« dytĂ« me Real Madridin me fanellĂ«n numĂ«r 10, duke marrĂ« njĂ« rol edhe mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m si lider nĂ« ekip. Pas njĂ« viti ku fitoi çmimet “Pichichi” dhe “Golden Boot”, objektivi i tij pĂ«r sezonin 2025-2026 Ă«shtĂ« i qartĂ«: tĂ« fitojĂ« çdo trofe tĂ« mundshĂ«m me “Los Blancos”. [
]

The post Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe appeared first on BoldNews.al.

“Nuk shitet shpirti”/ BanorĂ«t e MirditĂ«s betohen nĂ« BibĂ«l kundĂ«r ndĂ«rtimit tĂ« HEC-eve

By: Elva
11 August 2025 at 16:17

NjĂ« protestĂ« e pazakontĂ« dhe me ngarkesĂ« tĂ« fortĂ« simbolike Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ« fshatin Simon tĂ« MirditĂ«s, ku dhjetĂ«ra banorĂ« janĂ« mbledhur pĂ«r t’i thĂ«nĂ« “jo” ndĂ«rtimit tĂ« hidrocentraleve nĂ« zonĂ«. TĂ« vendosur nĂ« njĂ« rreth, me dorĂ«n mbi Ungjill, burrat e fshatit kanĂ« shpallur publikisht se nuk do tĂ« pranojnĂ« asnjĂ« marrĂ«veshje qĂ«, sipas [
]

The post “Nuk shitet shpirti”/ BanorĂ«t e MirditĂ«s betohen nĂ« BibĂ«l kundĂ«r ndĂ«rtimit tĂ« HEC-eve appeared first on BoldNews.al.

Zjarret nĂ« Finiq dhe MirditĂ«, ndĂ«rhyjnĂ« nga ajri “Black Hawk” dhe “Canadair”, zjarrfikĂ«sit pozicionohen pĂ«rreth fshatit LivinĂ«

9 August 2025 at 13:44

Flakët vijojnë ende të djegin sipërfaqe toke në Finiq dhe Mirditë.

Flakët në fshatin Livinë të Finiqit janë vendosur nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për banesat. Operacionet për shuarjen e zjarrit po zhvillohen  nga ajri me helikopterin Black Hawk dhe avionin kroat Canadair, ashtu edhe nga toka.

Mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë pozicionuar përreth fshatit, në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.

Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për komunitetin.

NdĂ«rsa nĂ« MirditĂ« operacionet pĂ«r shuarjen e zjarreve nĂ« zonĂ«n e MirditĂ«s vijojnĂ« me mbĂ«shtetjen e mjeteve ajrore. Deri tani, avioni “Canadair” nga Italia ka realizuar 7 hedhje mbi vatrat e zjarrit, duke lĂ«shuar rreth 50 mijĂ« litra ujĂ« nĂ« terren.

Ndërhyrja nga ajri po kombinohet me punën e forcave tokësore dhe mjeteve zjarrfikëse, të cilat po operojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

The post Zjarret nĂ« Finiq dhe MirditĂ«, ndĂ«rhyjnĂ« nga ajri “Black Hawk” dhe “Canadair”, zjarrfikĂ«sit pozicionohen pĂ«rreth fshatit LivinĂ« appeared first on Telegrafi.

SOFT NEWS – 8 gushti Dita NdĂ«rkombĂ«tare e Maceve

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ – 8 gushti Ă«shtĂ« Dita NdĂ«rkombĂ«tare e Maceve, njĂ« ditĂ« pĂ«r tĂ« festuar njĂ« nga kafshĂ«t shtĂ«piake mĂ« tĂ« zakonshme dhe tĂ« lashta tĂ« njeriut, sipas nationaltoday.com.

Ato madje janë adhuruar si perëndi në Egjipt.

Dhe nuk Ă«shtĂ« pĂ«r t’u habitur.

Macet janĂ« njĂ« nga qeniet mĂ« tĂ« bukura nĂ« planet: ato janĂ« tĂ« pavarura, kurioze, aventureske, kanĂ« njĂ« fizionomi tĂ« mahnitshme dhe fuqinĂ« pĂ«r t’u shĂ«ruar vetĂ« — tĂ« paktĂ«n shumicĂ«n e kohĂ«s.

Njerëzit i kanë zbutur si kafshë shtëpiake që nga kohërat e lashta, edhe pse ato kanë prejardhjen nga macja e egër afrikane.

Rekordi i parë historik njerëzor për macet mund të gjendet në kulturën e qytetërimit antik egjiptian.

Ne të gjithë duket se i lidhim macet me egjiptianët, për shkak të adhurimit dhe konsiderimit të tyre të maceve si perëndi.

Mafdeti ishte hyjnia e parë e njohur e maceve dhe konsiderohej si mbrojtëse kundër gjarpërinjve, akrepave dhe së keqes gjatë Dinastisë së Parë, kështu që për ta, macet nuk ishin vetëm hyjni, por edhe mbrojtëse.

Më vonë, pas rënies së dinastisë egjiptiane, macet u bënë të njohura kudo!

Grekët dhe romakët i përdornin ato si kontroll të dëmtuesve, dhe në Lindje, macet fillimisht ishin në pronësi të njerëzve të pasur.

Por, gjatë Mesjetës, në Evropë, macet u shoqëruan me supersticion dhe dyshoheshin se mbartnin sëmundjen gjatë Murtajës së Zezë të vitit 1348, kjo është arsyeja pse shumë mace u vranë në atë epokë dhe vetëm në vitet 1600 reputacioni i maceve filloi të rikuperohej.

Në Amerikë, macet ishin pjesë e ngarkesës në anijet e kolonizimit për të minimizuar parazitët dhe sëmundjet, kështu që ato mace zbritën në breg dhe lulëzuan.

NĂ« ditĂ«t e sotme, macet duket se janĂ« njĂ« nga ikonat e njohura nĂ« shoqĂ«rinĂ« moderne – kemi rreth gjysmĂ« miliardi midis nesh.

Dhe, qĂ« nga viti 2002, falĂ« “Fondit NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r MirĂ«qenien e KafshĂ«ve”, macet kanĂ« festĂ«n e tyre!

Duke filluar qĂ« nga 3 gushti 2020, organizata kryesore bamirĂ«se pĂ«r mirĂ«qenien e maceve, ”International Cat Care”, u bĂ« kujdestarja e DitĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« Maceve.

Që nga viti 1958, ata kanë sfiduar mizorinë, injorancën dhe keqkuptimin për të ndikuar në ndryshime pozitive në jetën e maceve.

Popullsia globale e maceve vlerësohet në 600 milionë./ a.jor.

The post SOFT NEWS – 8 gushti Dita NdĂ«rkombĂ«tare e Maceve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

7 August 2025 at 20:20

Një vatër e madhe zjarri ka rënë pasditen e sotme në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. Mësohet se për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thepisur, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pylli me pisha. Burime bëjnë me dije se pavarësisht përpjekjeve, forcat zjarrfikëse nuk kanë mundur [
]

The post Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha appeared first on BoldNews.al.

Zjarr i madh edhe në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

By: M C
7 August 2025 at 21:27

Një vatër zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në fshatin Vjollcë të Mirditës, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe pylli me pisha.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse, por për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thepisur, flakët janë përhapur me shpejtësi.

Pavarësisht, përpjekjeve të pandërprera zjarrfikësit nuk kanë mundur të izolojnë zjarrin.

Aktualisht, forcat ndodhen ende në terren dhe po vijojnë punën, ndërsa autoritetet vlerësojnë nevojën për ndërhyrje të specializuar nga ajri për të vënë situatën nën kontroll.

The post Zjarr i madh edhe në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha appeared first on Albeu.com.

Proda në Arabinë Saudite, bashkëpunim për sigurinë publike

TIRANË, 3 gusht/ATSH/  Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesĂ« tĂ« homologut tĂ« tij, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami, zhvilloi njĂ« vizitĂ« zyrtare nĂ« PolicinĂ« e ArabisĂ« Saudite.

Proda dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në një takim nga Al-Bassami, dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Arabisë Saudite.

Gjate takimit mes tyre, Al-Bassami tha se “jemi tĂ« interesuar ta thellojmĂ« bashkĂ«punimin me PolicinĂ« shqiptare, jo vetĂ«m nĂ« fushĂ«n e rendit dhe sigurisĂ« publike, por nĂ« tĂ« gjitha fushat me interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t.”

Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda theksoi se  “Policia e Shtetit shqiptar ka prioritet shtrirjen dhe forcimin e marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rkombĂ«tare me tĂ« gjithĂ« partnerĂ«t dhe agjencitĂ« ligjzbatuese. Jemi tĂ« vendosur pĂ«r tĂ« luftuar sĂ« bashku krimin e organizuar, terrorizmin, krimet ekonomike dhe kibernetike qĂ« tashmĂ« janĂ« globale.”

Gjatë takimit, dy drejtorët theksuan nevojën e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy policive, në fusha me interes të përbashkët.

Proda u shpreh se “marrĂ«veshja pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ«, e nĂ«nshkruar mĂ« parĂ«, ka krijuar njĂ« bazĂ« solide pĂ«r tĂ« avancuar nĂ« mĂ«nyrĂ« konkrete dhe tĂ« qĂ«ndrueshme drejt njĂ« partneriteti strategjik. Policia e Shtetit shqiptar e sheh me shumĂ« interes shkĂ«mbimin e pĂ«rvojĂ«s me PolicinĂ« e ArabisĂ« Saudite, nĂ« fusha jetike si menaxhimi i rendit publik, lufta kundĂ«r terrorizmit dhe krimit tĂ« organizuar, siguria kibernetike dhe mbrojtja e hapĂ«sirave tĂ« ndjeshme”.

“Eksperienca saudite, sidomos nĂ« menaxhimin e sigurisĂ« gjatĂ« pelegrinazheve masive dhe pĂ«rdorimi i inteligjencĂ«s artificiale nĂ« parandalimin e rreziqeve, pĂ«rbĂ«n njĂ« model nga i cili ne duam tĂ« mĂ«sojmĂ« dhe tĂ« bashkĂ«punojmĂ« ngushtĂ«sisht”, tha Proda.

Ai shtoi se “jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« intensifikojmĂ« trajnimet e pĂ«rbashkĂ«ta, tĂ« zhvillojmĂ« projekte pilot dhe tĂ« punojmĂ« nĂ« ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale, nĂ« dobi tĂ« tĂ« dyja vendeve tona”.

“Propozimi pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar ura komunikimi tĂ« drejtpĂ«rdrejta ndĂ«rmjet strukturave operative tĂ« dy policive, pĂ«rmes planeve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« veprimit dhe nismave tĂ« trajnimit, pĂ«rbĂ«n njĂ« hap konkret pĂ«r thellimin e bashkĂ«punimit”, tha Proda duek shtuar se ShqipĂ«ria mbetet njĂ« partnere e besueshme nĂ« rajonin e Ballkanit dhe ka njĂ« angazhim tĂ« qartĂ« euroatlantik.

“Jemi tĂ« vendosur tĂ« ndĂ«rtojmĂ« me PolicinĂ« Saudite njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« qĂ«ndrueshme dhe afatgjatĂ«, tĂ« bazuar nĂ« respekt tĂ« ndĂ«rsjellĂ«, besim institucional dhe interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r siguri dhe stabilitet”, nĂ«nvizoi Proda.

Proda shprehu bindjen se se kjo vizitë do të jetë një gur themeli për hapat e ardhshëm në dobi të sigurisë së qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami, vlerësoi gatishmërinë dhe vendosmërinë e Drejtor Prodës për të bashkëpunuar pa barriera me partnerët ndërkombëtarë, dhe veçanërisht me Arabinë Saudite, në të gjitha fushat që kanë interes të përbashkët.

Ai e garantoi Drejtor Prodën se do ta mbështesë Policinë shqiptare me trajnime, logjistikë dhe në veprime të përbashkëta hetimore në luftën kundër krimeve globale, në zbatim të marrëveshjes që është nënshkruar në vitin 2023, ndërmjet dy vendeve, për bashkëpunim në fushën e sigurisë.

Gjatë vizitës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, delegacioni shqiptar zhvilloi takime me drejtues të sigurisë publike të Mekës dhe të Medinës, me të cilët shkëmbyen eksperienca për menaxhimin e aktiviteteve masive.

1 nga 2

/k.s//a.f/

The post Proda në Arabinë Saudite, bashkëpunim për sigurinë publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tronditëse në Arabinë Saudite, plagosen 23 persona pasi pajisja-lodër ndahet në dy pjesë (VIDEO)

By: V K
31 July 2025 at 13:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një park argëtimi në Arabinë Saudite, ku të paktën 23 persona kanë mbetur të plagosur pas një defekti të rëndë teknik në një nga pajisjet e parkut.

Aksidenti ka ndodhur në Green Mountain Park, në zonën Hada pranë qytetit Taif.
Sipas mediave saudite, gjatë funksionimit të një loje shumë të frekuentuar, shtylla qendrore e pajisjes është këputur në mes, duke shkaktuar rrëzimin e saj me gjithë vizitorët që ndodheshin mbi të.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë momentet dramatike ku njerëzit po shijonin lojën para se ajo të shembej papritur.

Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, raportoi gazeta saudite Okaz, e cila citoi burime nga autoritetet vendase.

Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e aksidentit, ndërsa ndihma e parë u dha menjëherë nga ekipet emergjente në vendngjarje.

 

ŰčŰ§ŰŹÙ„ 🔮
Ù…Ű”Ű§ŰŻŰ± ŰȘŰ€ÙƒŰŻ :

ŰȘŰŽÙƒÙŠÙ„ Ù„ŰŹÙ†Ű© من ŰŹÙ…ÙŠŰč Ű§Ù„Ù‚Ű·Ű§ŰčۧŰȘ للŰȘŰ­Ù‚ÙŠÙ‚ في ŰłÙ‚ÙˆŰ· Ű§Ù„Ù„Űčۚ۩ Ű§Ù„ÙƒÙ‡Ű±ŰšŰ§ŰŠÙŠŰ© ŰšÙ€ #Ű§Ù„Ű·Ű§ŰŠÙ ÙˆŰ„ŰșÙ„Ű§Ù‚ Ű§Ù„Ù…Ù†ŰȘŰČه ÙˆÙŰ”Ù„ Ű§Ù„ŰȘÙŠŰ§Ű± Ű§Ù„ÙƒÙ‡Ű±ŰšŰ§ŰŠÙŠ Űčنه.#Ű§Ù„ŰŹŰšÙ„_Ű§Ù„Ű§ŰźŰ¶Ű± #Ű§Ù„Ù‡ŰŻŰ§
pic.twitter.com/RGooVZx50T

— ŰčŰ§Ű±Ù Ű§Ù„ŰčŰ¶ÙŠÙ„Ű© (@msader16) July 31, 2025

The post Tronditëse në Arabinë Saudite, plagosen 23 persona pasi pajisja-lodër ndahet në dy pjesë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Arabia Saudite mirëpret njoftimet e Kanadasë dhe Maltës për shtetin palestinez

31 July 2025 at 11:18

Arabia Saudite përshëndeti të enjten njoftimet e Kanadasë dhe Maltës për qëllimin e tyre për të njohur një shtet palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në shtator dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të ndjekin një shembull të tillë.

“MbretĂ«ria vlerĂ«son vendime tĂ« tilla pozitive qĂ« forcojnĂ« zgjidhjen me dy shtete dhe qĂ« theksojnĂ« marrĂ«veshjen e komuniteteve ndĂ«rkombĂ«tare mbi nevojĂ«n pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«rave tĂ« popullit vĂ«llazĂ«ror palestinez”, tha Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme e MbretĂ«risĂ« nĂ« njĂ« deklaratĂ« nĂ« X.

“[Arabia Saudite] pĂ«rsĂ«rit thirrjen e saj [duke u bĂ«rĂ« thirrje] vendeve tĂ« tjera tĂ« ndĂ«rmarrin hapa kaq seriozĂ« qĂ« mbĂ«shtesin paqen”.

Kujtojmë se kryeministri kanadez Mark Carney njoftoi të mërkurën se vendi i tij planifikonte të njihte një shtet palestinez në shtator.

Ndërkohë, kryeministri i Maltës, Robert Abela, bëri një njoftim të ngjashëm të martën.

Zhvillimet vijnë pasi presidenti francez Emmauel Macron njoftoi javën e kaluar se Franca do të ndërmerrte hapin për të njohur një shtet palestinez.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu tha këtë javë se po planifikonte të ndiqte shembullin nëse Izraeli nuk merrte masa të caktuara për të përmirësuar situatën në Gaza.

Këto vendime erdhën në një kohë kur OKB-ja këtë javë priti një konferencë të nivelit të lartë të bashkëkryesuar nga Arabia Saudite dhe Franca mbi çështjen palestineze dhe zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez. /Telegrafi/

The post Arabia Saudite mirëpret njoftimet e Kanadasë dhe Maltës për shtetin palestinez appeared first on Telegrafi.

“MĂ« rrahu shefi i komisariatit”/ Policia pas denoncimit tĂ« qytetarit: E goditi vetĂ« me kokĂ« murin

29 July 2025 at 20:55

Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të qytetarit Emirion Mandreja, i cili në një intervistë për mediat, pretendonte se ishte dhunuar nga efektivët e komisariatit të Rrëshenit, mes tyre dhe ish shefi i komisariatit Klodian Kondi, teksa bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më shumë se një vit më parë. Autoritetet policore pranojnë [
]

The post “MĂ« rrahu shefi i komisariatit”/ Policia pas denoncimit tĂ« qytetarit: E goditi vetĂ« me kokĂ« murin appeared first on BoldNews.al.

Në Bulqizë dhe Mirditë vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ NĂ« fshatrat e MirditĂ«s dhe BulqizĂ«s vijon puna pĂ«r shuarjen e vatrave tĂ« zjarrit.

Ministria e Mbrojtjes ndau foto të efektivëve të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore dhe Bazës së Mbështetjes për Emergjencat Civile të Komandës Mbështetëse, gjatë operacioneve për shuarjen e flakëve, të dislokuar në Mirditë dhe Bulqizë.

Sipas njoftimit zyrtar të MM-së në Qafë Buall, bashkia Bulqizë zjarri është përhapur drejt zonës së Qytetit të Vjetër, fshatit Plan i Bardhë dhe drejt Krastës. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 120 forca nga strukturat operacionale  dhe kanë  ndërhyrë 2 helikopterë.  Situata është më e qetë dhe nuk rrezikohen zona urbane. Janë evakuuar 6 banesa.

Në zonën e Shkopetit, njësia administrative Milot, vazhdon aktiv zjarri vatra e të cilit është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth, kua janë angazhuar rreth 80  forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë. Nuk ka rrezik për banesat.

Në fshatin Kulmë dhe fshatin Fang, bashkia Mirditë, zjarr i rënë në një sipërfaqe pyjore ka marrë përmasa të mëdha, favorizuar nga temperaturat ekstreme dhe era që fryn. Në fshatin Fang operuan forca zjarrfikëse, shërbimi pyjor, forca bashkiake dhe vullnetarë të ndihmuar dhe nga 80 forca ushtarake në total me 3mjete dhe rreth 40 forca bashkiake.

/m.q/j.p/

The post Në Bulqizë dhe Mirditë vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Goditja e rrjetit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine/ SPAK del me njoftim zyrtar

By: V K
26 July 2025 at 15:33

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar droge.

Mbi 6 ton lëndë narkotike të sekuestruara me vlerë tregu prej 411 milionë eurosh, 16 persona nën hetim.

Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (Prokuroria e Posaçme), me vendimin e datĂ«s 15.05.2024, ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 184/1 i vitit 2021 dhe regjistrimin e procedimit penal nr. 184/3 i vitit 2024, ndaj 9 (nĂ«ntĂ«) shtetasve tĂ« dyshuar: P. D., J. M., B. P., A. (alias D.,) Sh., R. Rr., G. (alias K., alias E.,) N., E. S., B. H., dhe J. P., pĂ«r veprat penale tĂ« “Trafikimit tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike” (neni 283/a/1 dhe neni 28/4), “Grupi i strukturuar kriminal” (neni 333/a), si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” (neni 334) tĂ« Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve, gjatë muajit korrik 2025, janë identifikuar dhe përfshirë në procedim edhe 6 (gjashtë) persona të tjerë: A. H., K. H., E.N., E. A., P.D. dhe I. Ll., të cilët dyshohen se janë përfshirë në disa episode të trafikimit të drogës. Edhe këta shtetas dyshohen për të njëjtat vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet Evropiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit me strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme, ka paraqitur kĂ«rkesĂ« pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit personal ndaj 7 (shtatĂ«) personave nĂ« hetim, kĂ«rkesĂ« e cila Ă«shtĂ« miratuar nga Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr. 77, datĂ« 25.07.2025, duke vendosur masĂ«n “arrest nĂ« burg”, bazuar nĂ« nenin 238 tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale.

Vendimi u ekzekutua menjëherë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit. Më datë 25.07.2025 u bë e mundur arrestimi i gjashtë personave në hetim:

A. H.

K. H.

E.N.

E. A.

P. D.

I. Ll.

Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e shtetasit A. H. u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë.

Një prej të dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për interesat e hetimit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona.

Deri në këto momente janë ekzekutuar 5 vendime të Gjykatës së Posaçme, dhe janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar sende dhe materialet e mëposhtme:

Shuma monetare në total:

Euro: 43,470 €

Franga zvicerane: 5,000 CHF

Automjete:

3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7a, dhe një Volkswagen Sharan.

Mjet lundrues:

1 skaf luksoz i markĂ«s “Hull Works Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar nĂ« emĂ«r tĂ« njĂ« subjekti tregtar.

Armë zjarri:

3 pistoleta, me krehër dhe fishekë.

Ora të luksit:

1 orë Rolex, model 126613LN

1 orë Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68

Telefona celularë:

16 aparate celularë, kryesisht të markës iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive.

Karta bankare dhe dokumente financiare:

19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim.

Dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.

Pajisje elektronike:

1 dron i markës DJI Mavic 2 Enterprise, me të gjithë aksesorët përkatës.

8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili.

1 NVR Hikvision.

2 radio komunikimi Baofeng.

Dokumentacion identifikimi dhe pronësie:

Patentë dhe karta identiteti nga autoritete të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar.

Leje drejtimi dhe dokumente lundrimi për mjetet lundruese.

Certifikata pronësie, dokumente noteriale, kontrata shitblerjeje dhe deklarime të pasurisë.
Etj.

Episodet të trafikut të drogës

Bazuar nĂ« informacionin hetimor tĂ« mbledhur nga Prokuroria e Posaçme, aktiviteti i kĂ«tij grupi tĂ« strukturuar kriminal pĂ«r trafik ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike Ă«shtĂ« konkretizuar pĂ«rmes njĂ« sĂ«rĂ« episodesh tĂ« zhvilluara kryesisht gjatĂ« periudhĂ«s 2020–2021 nĂ« disa shtete tĂ« Bashkimit Evropian dhe MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar.

Episode të sekuestrimi të kokainës

SpanjĂ« – shkurt 2020

Sekuestruar 400 kg.

BelgjikĂ« – prill 2020

Sekuestruar 989.1 kg.

Kanali (FrancĂ« – MbretĂ«ri e Bashkuar) – prill 2020

Sekuestruar 250 kg në një ngarkesë me destinacion Britaninë e Madhe.
HolandĂ« – qershor 2020

Sekuestruar mbi 2000 kg kokainë. Vlera tregu e kësaj sasie llogaritet mbi 151 milionë euro (Burimi: https://www.ad.nl/rotterdam/douane-vindt-2020-kilo-cocaine-met-een-waarde-van-ruim-151-miljoen-euro-tussen-bananen )

HolandĂ« – tetor 2020

Sekuestruar 1484.07 kg.

Episode të sekuestrimit të hashashit

Rimini, Itali – korrik 2020

Sekuestruar 275 kg.

Bari, Itali – mars 2021

Sekuestruar 400 kg.

Algeciras, SpanjĂ« –mars-shtator 2020

Sekuestruar rreth 1442 kg, ku 170 kg dyshohet se ishin për llogari të të hetuarve.

Episode të tjera

FrancĂ« – shkurt 2020

Sekuestruar një automjet dhe 72,000 euro cash.

Modus Operandi

Ky grup i strukturuar kriminal vepronte nëpërmjet një organizimi të sofistikuar kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në Britaninë e Madhe.

Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar.

Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.

Sipas prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi:

“Struktura organizative e kĂ«tij grupi kriminal, me shtrirje nĂ« disa kontinente dhe me 16 anĂ«tarĂ« tĂ« identifikuar deri tani, dĂ«shmon nivelin e lartĂ« tĂ« sofistikimit tĂ« grupeve kriminale shqiptare, aftĂ«sitĂ« dhe shtrirjen e tyre nĂ« tregje kriminale ndĂ«rkombĂ«tare”.

Transporti i drogës karakterizohej nga metoda të sofistikuara fshehjeje dhe një logjistikë e mirëorganizuar ndërkombëtare. Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.

Organizimi i grupit ishte hierarkik dhe i ndarë në role të specializuara. Në krye këtij grupi kriminal qëndronin drejtuesit dhe financuesit, të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike.

Ata ishin ideatorët, investitorët dhe garantuesit e operacioneve, duke lidhur burimin e drogës në Amerikën Latine me tregjet evropiane përmes një zinxhiri të sofistikuar ndërmjetësimi.

Shumica e tyre jetonin midis vendeve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

PoshtĂ« tyre vepronin bashkĂ«punĂ«torĂ« qĂ« siguronin logjistikĂ«n dhe transportin. KĂ«ta persona gjenin kompani legjitime eksporti ose transporti, kontraktonin shoferĂ« – shpesh shtetas rumunĂ« – dhe pĂ«rgatisnin ngarkesat duke i maskuar me mallra tĂ« ligjshĂ«m si lĂ«ndĂ« drusore apo kakao.

Përmes tyre kalonin tonelata me lëndë narkotike drejt porteve të Belgjikës, Holandës apo kalimeve tokësore drejt Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

NĂ« terren, nĂ« vendet e destinacionit, funksiononte njĂ« tjetĂ«r hallkĂ« e grupit – ajo e shpĂ«rndarjes. KĂ«tu pĂ«rfshiheshin persona qĂ« prisnin sasitĂ« e drogĂ«s, siguronin dorĂ«zimin, dhe shpĂ«rndanin lĂ«ndĂ«n narkotike sipas porosive lokale. KĂ«ta ishin krahu ekzekutiv i rrjetit nĂ« BritaninĂ« e Madhe dhe EvropĂ«n PerĂ«ndimore.

Në origjinën e ngarkesave, në vendet e Amerikës Latine, qëndronin persona të paidentifikuar që shërbenin si pika kontakti. Ata ishin përgjegjës për sigurimin, ambalazhimin dhe dërgimin e drogës drejt porteve evropiane.

Gjithçka mbahej në kontroll nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC. Përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN, që garantonin anonimitetin dhe shmangien e përgjimeve.

Komunikimet përfshinin planet për dorëzime, paralajmërime për kontrolle doganore dhe udhëzime për mënyrën e reagimit në rast sekuestrimesh. Në raste dyshimi, telefonat fshiheshin, shkatërroheshin ose hidhnin për të mos lënë gjurmë.

NĂ« aspektin e kryerjes sĂ« pagesave, grupi kishte zbatuar njĂ« metodĂ« tĂ« sofistikuar pĂ«r tĂ« shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal tĂ« pagesĂ«s Hawala. Ky mekanizĂ«m mundĂ«sonte transferimin e shumave tĂ« mĂ«dha parash midis vendeve tĂ« ndryshme pa kaluar pĂ«rmes kanaleve financiare formale, duke shmangur kĂ«shtu gjurmĂ«t zyrtare tĂ« transaksioneve. Kjo formĂ« pagesash pĂ«rdorej pĂ«r tĂ« fshehur origjinĂ«n dhe destinacionin e tĂ« ardhurave nga trafiku i drogĂ«s. Verifikimi i shumave bĂ«hej pĂ«rmes kartĂ«monedhave tĂ« koduara, ku ishin shĂ«nuar pseudonime, shumat e pagesave dhe datat specifike qĂ« funksiononin si “token” pĂ«r tĂ« garantuar tĂ«rheqjen e saktĂ« tĂ« shumĂ«s nĂ« pikĂ«n pĂ«rkatĂ«se.

Ky grup kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Nga komunikimet del qartë që sigurimi i bashkëpunimit me doganierë ose personel të porteve shihej nga drejtuesit e këtij grupi kriminal si faktor vendimtar për suksesin e kryerjes së trafikut të narkotikëve prej tyre.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia. Një koordinim mjaft cilësor ka qenë edhe ai me agjencitë ligjzbatuese vendase.

Prokurorët e çështjes, z. Altin Dumani dhe z. Adnan Xholi, nënvizojnë se:

“Ky hetim i suksesshĂ«m i drejtuar nga SPAK Ă«shtĂ« rezultat i drejtpĂ«rdrejtĂ« i bashkĂ«punimit tĂ« ngushtĂ« ndĂ«rinstitucional dhe ndĂ«rkombĂ«tar, veçanĂ«risht me EUROPOL, EUROJUST, agjencitĂ« e shteteve anĂ«tare tĂ« BE-sĂ«, si dhe agjencitĂ« ligjzbatuese partnere nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, tĂ« cilĂ«t ofruan mbĂ«shtetje pĂ«rmes njĂ« analize tĂ« thelluar tĂ« tĂ« dhĂ«nave dhe zbatimit tĂ« njĂ« koordinimi efektiv ndĂ«rkombĂ«tar policor. Vlera e materialit tĂ« zbuluar pĂ«rmes analizĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« komunikimit tĂ« dekriptuara nga Sky/ECC ka qenĂ« thelbĂ«sore pĂ«r tĂ« plotĂ«suar provat e mbledhura gjatĂ« hetimit dhe mbetet ende e vlefshme pĂ«r arritjen e rezultateve tĂ« duhura hetimore. Ky informacion ka qenĂ« thelbĂ«sor nĂ« identifikimin e veprave penale tĂ« rĂ«nda, tĂ« tĂ« dyshuarve, si dhe pĂ«r pĂ«rcaktimin e rolit tĂ« tyre nĂ« kĂ«tĂ« grup tĂ« strukturuar kriminal”.

The post Goditja e rrjetit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine/ SPAK del me njoftim zyrtar appeared first on Albeu.com.

Në Lufaj të Mirditës uji mungon për shkak të një hidrocentrali

25 July 2025 at 18:07

NĂ« Lufaj tĂ« MirditĂ«s, banorĂ«t detyrohen tĂ« blejnĂ« ujĂ« tĂ« ambalazhuar pavarĂ«sisht burimeve natyrore qĂ« kanĂ«. Shkak pĂ«r kĂ«tĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« devijimi burimeve nga hidrocentrali i kompanisĂ« “Seka Hidropower”. Ata thonĂ« se kompania nuk respekton kontratĂ«n, e cila parashikon qĂ« tĂ« lĂ«shojĂ« ujĂ« pĂ«r nevojat e tyre. Prandaj, paralajmĂ«rojnĂ« pĂ«rshkallĂ«zim nĂ« protesta nĂ«se situata nuk ndryshon.

“Zoti dhe po na ndihmoi SPAK-u, te ata kemi pak shpresĂ«â€ tha Jorgji Loci, i cili nĂ« mes tĂ« nxehtit tĂ« 24 korrikut mbushi bagazhin e kamionçinĂ«s me shishe uji tĂ« blerĂ« dhe u nis drejt fshatit. Atje e prisnin banorĂ« tĂ« tjerĂ« pĂ«r njĂ« protestĂ« tĂ« thirrur pĂ«r lirimin e rrjedhĂ«s sĂ« ujit, bllokuar nga hidrocentrali.

Zona me njĂ« peizazh tĂ« mrekullueshĂ«m, nuk ndihmohej aspak nga rruga, e cila ishte nĂ« gjendje tĂ« amortizuar. PĂ«rgjatĂ« saj, Jorgji ndaloi disa herĂ« pĂ«r tĂ« treguar burimet ujore, tĂ« cilat pĂ«r tĂ« ishin shĂ«njuese, pasi i kujtonin se dikur nga atje mund t’ia dĂ«gjoje gurgullimĂ«n ujit, ndĂ«rsa tani rrjedha Ă«shtĂ« futur nĂ« tuba.

“KĂ«tu nuk ka asnjĂ« pikĂ« ujĂ«, mbahet nga HEC-i,” tha ai teksa paralelizoi me enĂ«t e gjakut, qĂ« nĂ«se njĂ« njeriu i bĂ«hej njĂ« prerje nĂ« krah, gjaku nuk ka si t’i shkojĂ« mĂ« nĂ« parakrah.

Fshati Lufaj i përket njësisë administrative Selitë. Bashkë me fshatrat e tjerë të kësaj njësie sikurse Bardhaj, Lëkundë, Zajs, Kthëllë e Sipërme, Kurbnesh, Mërkuth e Kumbull ofrojnë një potencial të lart natyror dhe bujqësor.

Tharja e shtratit të lumit. Foto nga Jorgji Loci.

Hidrocentrali i Sekës ka filluar punën prej vitit 2017, por banorët thanë se edhe kur u ndërtua, nuk ishin pyetur.

“As nuk na ka pyetur njeri, as nuk kemi qenĂ« dakord,” tha Agron Kaçarri, banor i zonĂ«s.

Gjet Loci kujton se si zona mbante qindra banorë dhe mijëra bagëti teksa mbahej me grurë dhe misër.

“Tani nuk ka gram ujĂ«â€, tha ai i revoltuar teksa mungesa e ujit ka detyruar disa familje qĂ« tĂ« largohen.

Fatjon Gjinaj, i cili punon si gazetar në Tiranë, por që ka ende familjen në këtë zonë, tregoi se kompania nuk e ka respektuar kontratën, e cila e detyron që veçanërisht gjatë verës të lëshojë rrjedhë uji për në lumin e Urakës.

“KĂ«tu Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« masakĂ«r,” tha ai teksa tregoi se kompania kishte abuzuar me zhvendosjen e dherave nĂ«pĂ«r pĂ«rrenj, “ËshtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« kontratĂ« pĂ«r ujin e pijshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« banorĂ«t, por zero! AsnjĂ« ditĂ« nĂ« 12 muajt e vitit nuk kalon.”

Sipas tij, pasuritë dhe puna e banorëve në këtë zonë në blegtori e bujqësi nuk është për të përfituar të tjerët në kurriz të tyre.

“Kemi kulla, kemi lumenj, kemi pĂ«rrenj, kemi blegtori, kemi bujqĂ«si. Kemi bagĂ«ti. PĂ«r çfarĂ«? PĂ«r tĂ« fituar dikush nĂ« kurriz tĂ« tĂ« gjithĂ«ve ne tĂ« tjerĂ«ve?!”, vijoi Gjinaj.

Ai kërkoi që ky organizim i banorëve të merrej si ultimatum për kompaninë dhe organet përgjegjëse, që të zbatojnë detyrimet ligjore ndaj komunitetit dhe natyrës.

Jorgji Loci tregoi se kishte shpenzuar nga tĂ« ardhurat personale pĂ«r t’i sjellĂ« ujĂ« fshatit nga burime tĂ« largĂ«ta. Ai e konsideroi kĂ«tĂ« sakrificĂ« “pĂ«r tĂ« shmangur konfliktet me kompaninĂ«â€, por qĂ« edhe ky burim ishte ndĂ«rprerĂ«.

“E kam çuar ujin nĂ« fshat me 8,500 metra zorrĂ« vetĂ«m qĂ« mos tĂ« hyj nĂ« sherr, dhe edhe atĂ« ujĂ« e kanĂ« ndĂ«rprerĂ«,” tregoi Loci.

Banorët e Zall-Gjocajt në solidaritet me Lufajn

Fshati Zall-Gjoçajt i pĂ«rket Matit, mirĂ«po ndodhet pranĂ« Lufajt, me tĂ« cilĂ«n ndan dhe burime tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta ujore. NjĂ«jtĂ« sikurse Lufaj, lumi Flim nĂ« Zall-Gjoçaj Ă«shtĂ« futur nĂ« tubacionet e hidrocentralit tĂ« kompanisĂ« “Seka Hidropower”.

Adem Gjokolaj, njĂ« ndĂ«r aktivistĂ«t mĂ« tĂ« zĂ«shĂ«m tĂ« mbrojtjes sĂ« burimeve ujore tĂ« Zall-Gjoçajt, duke qenĂ« edhe Park KombĂ«tar kishte marrĂ« rrugĂ«n pĂ«r t’iu bashkuar banorĂ«ve tĂ« Lufajt.

“NĂ« kĂ«to dy lumenj, lumin Flim dhe lumin UrakĂ«, para ca kohĂ«sh kanĂ« qenĂ« mbi 2,500 bagĂ«ti qĂ« pinin ujĂ«, mbi 2,000 bletĂ« dhe tĂ« gjitha gjallesat mbi dhe nĂ«ntokĂ«sore po ngordhin, sepse nuk ka asnjĂ« pikĂ« ujĂ«â€, theksoi ai pĂ«rmes megafonit.

Gjokolaj kërkoi nga të gjithë banorët që të mos ndalojnë së kërkuari të drejtën e tyre themelore për të pasur ujë të rrjedhshëm për shtëpitë dhe bagëtitë e tyre.

Sikurse Ademi, në mbështetje të banorëve të Lufajt ishte edhe Dhimitër Koleci, që bashkë me të tjerë banorë të Zall-Gjoçajt enden nëpër gjykata për të drejtën e ujit.

“Kemi pĂ«r tĂ« njĂ«jtin problem, pĂ«r tĂ« njĂ«jtin ujĂ«, pĂ«r tĂ« njĂ«jtat HEC-e, pĂ«r tĂ« njĂ«jtit oligarkĂ«, pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ« mashtrues qĂ« kanĂ« mashtruar tĂ« gjithĂ« zonĂ«n,” theksoi ai teksa shtoi se rreth 80 kilometra katrorĂ« tashmĂ« janĂ« kthyer nĂ« shkretĂ«tirĂ«.

“KanĂ« marrĂ« ujĂ« nga Parku KombĂ«tar Zall Gjoçaj, duke devijuar me tunele duke e sjellĂ« nĂ« lumin e UrakĂ«s me njĂ« tunel tjetĂ«r e duke marrĂ« edhe ujin e UrakĂ«s se nuk ngopen me lumenjtĂ«, duke e nxjerrĂ« kĂ«tu”.

Ai shprehu solidaritet me banorët, duke sjellë në vëmendje situatën e tyre ndër vite, punën e vështirë dhe pasojat shëndetësore në minierën e bakrit të Kurbneshit.

“GjithĂ« banorĂ«t e zonĂ«s qĂ« dikur kanĂ« punuar me selikozĂ«n e bakrit nĂ« Kurbnesh dhe iu kalbĂ«n mushkĂ«ritĂ« sot po iu thahen veshkat pĂ«r ujĂ«â€, u shpreh Koleci.

Dhimitri solli në vëmendje edhe situatën në Parkun Kombëtar Zall-Gjocaj, ku gjatë ditëve të nxehta të korrikut ka pasur vatra zjarri. Sipas tij, futja e ujit nëpër tubacione, nuk bën gjë tjetër veçse përkeqëson situatën.

Paketë malesh, por pa ujë

Jorgji Loci ka një banesë në fshatin Lufaj dhe vjen shpesh për të qëndruar aty, ndërsa gjatë verës edhe më gjatë, kur fëmijët e tij janë me pushime. Ai punon në Durrës, por e ka menduar shpesh të investojë në fshatin e tij.

“MĂ« ka rritur babai dhe unĂ« nuk e lĂ«shoj kĂ«tĂ« vend, e lĂ«shoj vetĂ«m kur tĂ« iki te babai”, u shpreh ai pĂ«r tĂ« atin, qĂ« tanimĂ« nuk jeton mĂ«.

Jorgji tregoi se kishte dĂ«gjuar shumĂ« pĂ«r “PaketĂ«n e Maleve”, njĂ« nismĂ« e diskutueshme e qeverisĂ« Rama pĂ«r investimet nĂ« zonat malore dhe do tĂ« dĂ«shironte tĂ« investonte nĂ« tokat e tij. Por, mungesa e ujit ia bĂ«n tĂ« pamundur kĂ«tĂ« dĂ«shirĂ«.

“UnĂ« jam i gatshĂ«m tĂ« bĂ«j fermĂ«, jam i gatshĂ«m tĂ« bĂ«j bujtinĂ«, por unĂ« nuk kam asnjĂ« pikĂ« uji nĂ« fshat, Ă«shtĂ« e gjitha shkretĂ«tirĂ«â€, theksoi Jorgji pĂ«r Citizens.al.

 Edhe Gjet Loci, një tjetër banor i zonës shprehu dëshirën për të investuar në tokën e tij, por duke parë kushtet ka frikë të ndërmarrë një hap të tillë.

“Ne duam tĂ« vijmĂ« tĂ« investojmĂ« kĂ«tu, kam shtĂ«pinĂ« aty poshtĂ«, ne nuk i investojmĂ« dot. Gjendja e kĂ«tij fshati tani pas hidrocentralit qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ«, ka mbledhur burimet e ujĂ«rave dhe tani nuk ka ujĂ« fare”, u shpreh ai.

The post Në Lufaj të Mirditës uji mungon për shkak të një hidrocentrali appeared first on Citizens.al.

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

By: M C
24 July 2025 at 23:32

Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës, telekomunikacionit dhe sektorëve kryesorë të tjerë të vendit të shkatërruar nga lufta.

Mbretëria e pasur me naftë në Gjirin Persik është një nga mbështetëset kryesore të Qeverisë e re siriane, e cila mori pushtetin pas një ofensive të udhëhequr nga islamistët që rrëzoi nga pushteti udhëheqësin e komtshëm të Sirisë, Bashar al-Assad, në dhjetor.

Duke folur nĂ« Forumit tĂ« Investimeve Siri-Arabi Saudite tĂ« mbajtur nĂ« pallatin presidencial nĂ« Damask, ministri saudit i Investimeve, Khalid Al-Falih, njoftoi pĂ«r “nĂ«nshkrimin e 47 marrĂ«veshjeve dhe memorandumeve mirĂ«kuptimi
 me njĂ« vlerĂ« totale prej gati 6.4 miliardĂ« dollarĂ«ve”.

Me praninĂ« e presidentit tĂ« pĂ«rkohshĂ«m sirian, Ahmed al-Sharaa, dhe zyrtarĂ«ve tĂ« tjerĂ«, ministri sirian i EkonomisĂ«, Mohammed al-Shaar, e quajti kĂ«tĂ« forum “njĂ« hap tĂ« madh nĂ« historinĂ« e marrĂ«dhĂ«nieve midis dy vendeve tona vĂ«llazĂ«rore”.

Falih tha se 2.9 miliardë dollarë do të dedikohen për infrastrukturë dhe do të ndërtohen tri fabrika të çimentos.

KompanitĂ« saudite tĂ« telekomunikacionit do tĂ« investojnĂ« rreth 1.07 miliardĂ« dollarĂ« “me qĂ«llim zhvillimin e infrastrukturĂ«s dhe pĂ«rmirĂ«simin e kapaciteteve tĂ« sigurisĂ« kibernetike”, shtoi ai.

Sektorë të tjerë, përfshirë bujqësinë dhe financat, pritet gjithashtu të përfitojnë nga marrëveshjet e mëdha.

TĂ« enjten, ekspertĂ«t e Kombeve tĂ« Bashkuara mirĂ«pritĂ«n heqjen e sanksioneve ndaj SirisĂ« nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perĂ«ndimore, duke thĂ«nĂ« se kjo “hap rrugĂ« premtuese pĂ«r rimĂ«kĂ«mbje”.

“Ne i bĂ«jmĂ« thirrje QeverisĂ« sĂ« pĂ«rkohshme t’i japĂ« prioritet rindĂ«rtimit tĂ« infrastrukturĂ«s sĂ« qĂ«ndrueshme dhe shĂ«rbimeve publike pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur gamĂ«n e gjerĂ« tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut qĂ« janĂ« nĂ« rrezik nĂ« Siri”, tha OKB-ja.

Lufta 14-vjeçare civile në Siri shkatërroi pjesën më të madhe të infrastrukturës së vendit, dhe udhëheqësit e rinj shpresojnë të marrin mbështetje ndërkombëtare për përpjekjet e rindërtimit, të cilat OKB-ja i vlerëson se mund të kushtojnë mbi 400 miliardë dollarë.

Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan, Donald Trump, formalizoi heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Sirisë, duke synuar riintegrimin e vendit në ekonominë globale.

Në maj, ai veçse kishte hequr shumicën e masave, pas thirrjeve nga Arabia Saudite dhe Turqia.

Në maj, Siria nënshkroi një marrëveshje për energji në vlerë prej 7 miliardë dollarësh me një konsorcium kompanish nga Katari, Turqia dhe SHBA-ja për të ndihmuar ringjalljen e sektorit të energjisë elektrike./REL

The post Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë appeared first on Albeu.com.

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

By: Elva
24 July 2025 at 22:49

Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës, telekomunikacionit dhe sektorëve kryesorë të tjerë të vendit të shkatërruar nga lufta. Mbretëria e pasur me naftë në Gjirin Persik është një nga mbështetëset kryesore të Qeverisë e [
]

The post Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë appeared first on BoldNews.al.

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

By: Rovena
24 July 2025 at 21:19

Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës, telekomunikacionit dhe sektorëve kryesorë të tjerë të vendit të shkatërruar nga lufta.

Mbretëria e pasur me naftë në Gjirin Persik është një nga mbështetëset kryesore të Qeverisë e re siriane, e cila mori pushtetin pas një ofensive të udhëhequr nga islamistët që rrëzoi nga pushteti udhëheqësin e komtshëm të Sirisë, Bashar al-Assad, në dhjetor.

Duke folur nĂ« Forumit tĂ« Investimeve Siri-Arabi Saudite tĂ« mbajtur nĂ« pallatin presidencial nĂ« Damask, ministri saudit i Investimeve, Khalid Al-Falih, njoftoi pĂ«r “nĂ«nshkrimin e 47 marrĂ«veshjeve dhe memorandumeve mirĂ«kuptimi
 me njĂ« vlerĂ« totale prej gati 6.4 miliardĂ« dollarĂ«ve”.

Me praninĂ« e presidentit tĂ« pĂ«rkohshĂ«m sirian, Ahmed al-Sharaa, dhe zyrtarĂ«ve tĂ« tjerĂ«, ministri sirian i EkonomisĂ«, Mohammed al-Shaar, e quajti kĂ«tĂ« forum “njĂ« hap tĂ« madh nĂ« historinĂ« e marrĂ«dhĂ«nieve midis dy vendeve tona vĂ«llazĂ«rore”.

Falih tha se 2.9 miliardĂ« dollarĂ« do tĂ« dedikohen pĂ«r infrastrukturĂ« dhe do tĂ« ndĂ«rtohen tri fabrika tĂ« çimentos. KompanitĂ« saudite tĂ« telekomunikacionit do tĂ« investojnĂ« rreth 1.07 miliardĂ« dollarĂ« “me qĂ«llim zhvillimin e infrastrukturĂ«s dhe pĂ«rmirĂ«simin e kapaciteteve tĂ« sigurisĂ« kibernetike”, shtoi ai. SektorĂ« tĂ« tjerĂ«, pĂ«rfshirĂ« bujqĂ«sinĂ« dhe financat, pritet gjithashtu tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga marrĂ«veshjet e mĂ«dha.

TĂ« enjten, ekspertĂ«t e Kombeve tĂ« Bashkuara mirĂ«pritĂ«n heqjen e sanksioneve ndaj SirisĂ« nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perĂ«ndimore, duke thĂ«nĂ« se kjo “hap rrugĂ« premtuese pĂ«r rimĂ«kĂ«mbje”.

“Ne i bĂ«jmĂ« thirrje QeverisĂ« sĂ« pĂ«rkohshme t’i japĂ« prioritet rindĂ«rtimit tĂ« infrastrukturĂ«s sĂ« qĂ«ndrueshme dhe shĂ«rbimeve publike pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur gamĂ«n e gjerĂ« tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut qĂ« janĂ« nĂ« rrezik nĂ« Siri”, tha OKB-ja.

Lufta 14-vjeçare civile në Siri shkatërroi pjesën më të madhe të infrastrukturës së vendit, dhe udhëheqësit e rinj shpresojnë të marrin mbështetje ndërkombëtare për përpjekjet e rindërtimit, të cilat OKB-ja i vlerëson se mund të kushtojnë mbi 400 miliardë dollarë.

Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan, Donald Trump, formalizoi heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Sirisë, duke synuar riintegrimin e vendit në ekonominë globale.

Në maj, ai veçse kishte hequr shumicën e masave, pas thirrjeve nga Arabia Saudite dhe Turqia.

Në maj, Siria nënshkroi një marrëveshje për energji në vlerë prej 7 miliardë dollarësh me një konsorcium kompanish nga Katari, Turqia dhe SHBA-ja për të ndihmuar ringjalljen e sektorit të energjisë elektrike./REL

Arabia Saudite njofton investime me vlerë 6.4 miliardë dollarë në Siri

24 July 2025 at 21:33

Arabia Saudite njoftoi të enjten investime prej 6.4 miliardë dollarësh në Siri, ndërsa kërkon të rindërtojë Sirinë pas një lufte civile 14-vjeçare.

Marrëveshjet dhe memorandumi i mirëkuptimit u nënshkruan në Forumin e Investimeve Siriano-Saudite që u mbajt në Damask, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, në prani të presidentit sirian Ahmed al-Sharaa, u zhvillua një shkëmbim marrëveshjesh midis subjekteve saudite dhe siriane nga sektori publik dhe privat, duke mbuluar fusha të ndryshme si telekomunikacioni, siguria kibernetike dhe aviacioni.

Një delegacion i lartë saudit i udhëhequr nga ministri i Investimeve Saudite, Khalid al-Falih mbërriti në Damask të mërkurën për të marrë pjesë në forum, i cili u lansua nën drejtimin e Princit të Kurorës Mohammed bin Salman si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar rindërtimin e Sirisë.

Duke folur nĂ« hapjen e forumit, al-Falih tha se “47 marrĂ«veshje dhe memorandume mirĂ«kuptimi do tĂ« nĂ«nshkruhen me vlerĂ« 24 miliardĂ« SR (6.4 miliardĂ« dollarĂ«)”.

Ai shtoi se Kompania Saudite e Telekomunikacionit (stc Group) do të jetë midis kompanive saudite që do të nënshkruajnë marrëveshje me Sirinë për zhvillimin teknologjik.

Marrëveshjet e investimeve përfshinin 2.93 miliardë dollarë për pasuri të paluajtshme, shtoi al-Falih.

Al-Falih theksoi gjithashtu se vizita e delegacionit në Damask pasqyron mbështetjen e Arabisë Saudite për Sirinë, ndërsa njoftoi se Këshilli i Biznesit Saudito-Sirian do të krijohet sipas direktivave të MBS. /Telegrafi/

The post Arabia Saudite njofton investime me vlerë 6.4 miliardë dollarë në Siri appeared first on Telegrafi.

❌
❌