Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Main stream

KLP voton me shumicë variantin e Stojanit për mentorët e magjistratëve

31 July 2025 at 21:36

Pas dy ditë debate, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me 5 vota propozimin që mentorët e magjistratëve të rinj nuk duhej domosdoshmërisht që të jenë trajnuar si të tillë, duke rrëzuar variantin e propozuar më parë nga shumica e Komisionit të Karrierës. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me shumicë votash të enjten propozimin […]

The post KLP voton me shumicë variantin e Stojanit për mentorët e magjistratëve appeared first on BoldNews.al.

Qeveria mbulon shpenzimet mjekësore për drejtoreshën e APP, 2.3 mln lekë për kurimin e Reida Kashtës

31 July 2025 at 21:23

Qeveria ka vendosur që të mbulojë shpenzimeve mjekësore për drejtoreshën e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit, masa e shpenzimeve është caktuar në 2 milionë e 300 mijë lekë të reja, fond i cili do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të […]

The post Qeveria mbulon shpenzimet mjekësore për drejtoreshën e APP, 2.3 mln lekë për kurimin e Reida Kashtës appeared first on BoldNews.al.

Himarë/ Ujësjellësi i Vranishtit kushtoi 1.7 milionë euro, por uji është me pikatore

31 July 2025 at 21:06

Në vitet 2021 dhe 2022 u bë një investim nga Bashkia e Himarës për ujë 24 orë në fshatin Vranisht. Ujësjellësi u bë, u vendosën tuba, rrjet shpërndarës, u ndërhy te ai i vjetri në burim. Por, 3 vite më pas, banorët ankohen dhe thonë se uji u shkon me pikatore. Sipas tyre, firma apo […]

The post Himarë/ Ujësjellësi i Vranishtit kushtoi 1.7 milionë euro, por uji është me pikatore appeared first on BoldNews.al.

Gati për kulla? Pallati i Kongreseve i kalon në administrim ministrisë së Ekonomisë

31 July 2025 at 20:56

Pasi u miratua në Këshillin Bashkiak të Tiranë, sot ka marrë vendimi edhe Qeveria për kalimin e Pallatit të Kongreseve në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ky kalim pronësie është bërë në funksion të realizimit të projektit të investimit “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”. Ndonëse kjo godinë gëzon statusin e monumentit të […]

The post Gati për kulla? Pallati i Kongreseve i kalon në administrim ministrisë së Ekonomisë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Velipojë, pranë rrugës kryesore (FOTO)

31 July 2025 at 20:41

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjte në zonën e Velipojës, Shkodër. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, zjarri ka rënë në një sipërfaqe toke, rrëzë një kodre, teksa ndodhet pranë rrugës kryesore. Për shkak të erës së fortë, zjarri rrezikon të përhapet në një zonë më të gjerë.

The post Zjarr në Velipojë, pranë rrugës kryesore (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Emërohet drejtoreshë e re e Galerisë Kombëtare të Arteve

31 July 2025 at 20:31

Qeveria ka emëruar drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve. Në këtë post është emëruar Adela Demetja, kuratore, menaxhere kulture dhe producente arti. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Që nga viti 2010, Adela Demetja ka qenë drejtore artistike e Tirana Art Lab – Qendër për Artin Bashkëkohor, e […]

The post EMRI/ Emërohet drejtoreshë e re e Galerisë Kombëtare të Arteve appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët

31 July 2025 at 19:46

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjte në zonën e Bratajt, në territorin e Bashkisë Selenicë. Nga informacionet paraprake mësohet se flakët janë konstatuar rreth orës 18:00 dhe kanë përfshirë sipërfaqe me kullota. Për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar përhapjen në një zonë më të gjerë, […]

The post Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët appeared first on BoldNews.al.

Si e shkaktoi Izraeli urinë në Gaza

31 July 2025 at 19:32

Matematika e urisë është e thjeshtë në Gaza: palestinezët nuk mund të largohen, lufta ka ndalur bujqësinë dhe Izraeli ka ndaluar peshkimin. Kështu, praktikisht çdo kalori që konsumon popullsia duhet të vijë nga jashtë. Izraeli e di saktësisht se sa ushqim nevojitet. Prej dekadash, ka llogaritur furnizimet në mënyrë që të ushtrojë presion pa shkaktuar […]

The post Si e shkaktoi Izraeli urinë në Gaza appeared first on BoldNews.al.

Plagosja në Shkodër/ Zbardhet EMRI i autorit dhe të plagosurit

31 July 2025 at 19:21

Policia e Shkodrës ka dalë me një komunikatë për mediat lidhur me plagosjen e regjistruar pasditen e kësaj të enjte, në zonën “Ish Dega”, të qytetit verior. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi Bledar Bylybashi, 28 vjeç, dyshohet se ka plagosur me sende të forta shtetasin Brigel Bizi, 42 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre për […]

The post Plagosja në Shkodër/ Zbardhet EMRI i autorit dhe të plagosurit appeared first on BoldNews.al.

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

31 July 2025 at 19:08

Një ndërhyrje e befasishme diplomatike nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha fund përplasjes më të ashpër ushtarake në më shumë se një dekadë mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Konflikti, që nisi pas një shkëmbimi zjarri në një segment 200-kilometërsh të kufirit të tyre të përbashkët, u përshkallëzua shpejt dhe solli pasoja të rënda diplomatike […]

The post Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja tjetër vendim pro Ramës, rrëzon padinë e PD për ligjin që betonizon zonat e mbrojtura

31 July 2025 at 18:54

Gjykata Kushtetuese ka marrë një tjetër vendim pro Edi Ramës, pasi ditën e sotme ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike që kërkonte shfuqizimin e ligjit të miratuar nga mazhoranca, që i hap rrugë ndërtimeve në Zonat e Mbrojtura, duke ua dhënë “strategjikëve” të Qeverisë. Padia ishte dorëzuar më 1 Nëntorë të vitit të kaluar dhe […]

The post Kushtetuesja tjetër vendim pro Ramës, rrëzon padinë e PD për ligjin që betonizon zonat e mbrojtura appeared first on BoldNews.al.

Dhoma amerikane kritika për klimën e biznesit: S’ka punonjës të kualifikuar, ka korrupsion dhe burokraci

31 July 2025 at 17:55

Në një treg ku rritja ekonomike shpesh matet me optimizëm, raporti i fundit i Dhomës Amerikane të Tregtisë sjell një “sinjal të verdhë” për klimën e biznesit në Shqipëri. Indeksi i Biznesit për vitin 2024 ka rënë në 46.47 pikë, një rënie me 1.1 pikë krahasuar me një vit më parë, duke treguar një perceptim […]

The post Dhoma amerikane kritika për klimën e biznesit: S’ka punonjës të kualifikuar, ka korrupsion dhe burokraci appeared first on BoldNews.al.

“Luftë” për kontraceptivët e USAID/ SHBA kërkon asgjësim, Franca nën presion

31 July 2025 at 17:46

Qeveria franceze deklaroi se po ndjek me vëmendje një plan amerikan për të asgjësuar miliona dollarë kontraceptivë të magazinuar në Europë, pas protestave nga grupet feministe franceze, organizata të të drejtave të njeriut dhe institucione për planifikimin familjar, të cilat e cilësuan këtë veprim si sulm të dëmshëm ndaj të drejtave të grave. The Guardian […]

The post “Luftë” për kontraceptivët e USAID/ SHBA kërkon asgjësim, Franca nën presion appeared first on BoldNews.al.

Ajola Xoxa shpërdoroi 18 mijë dollarë të Ambasadës Amerikane

31 July 2025 at 17:23

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se një fond prej 18 mijë dollarësh, i dhënë nga Ambasada Amerikane për një projekt social-kulturor organizatave jo qeveritare te Ajola Xoxës, është përdorur për një darkë luksoze në një hotel ne Tirane, ndërsa pjesa tjetër e parave mbetet e pajustifikuar. Në dosjen zyrtare të SPAK, përmenden fatura fiktive dhe […]

The post Ajola Xoxa shpërdoroi 18 mijë dollarë të Ambasadës Amerikane appeared first on BoldNews.al.

BE kërkon gjithëpërfshirje për Kodin e ri Penal

31 July 2025 at 16:59

Bashkimi Evropian thekson rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për paketën e projekt-amendamenteve të Kodit të ri Penal duke përfshirë institucionet e drejtësisë, aktorët e sundimit të ligjit dhe shoqërinë civile. REAGIMI Në përgjigje të një kërkese zyrtare për informacion nga “Faktoje”, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë thotë se, “rishikimi i përgjithshëm i Kodit Penal […]

The post BE kërkon gjithëpërfshirje për Kodin e ri Penal appeared first on BoldNews.al.

“Tragjikomike”/ Ish të burgosurit politikë në Shqipëri ende në pritje të dëmshpërblimit

31 July 2025 at 15:45

Më shumë se tre dekada pas rënies së komunizmit në Shqipëri, vetëm gjashtë për qind e ish të burgosurve politikë apo anëtarëve të familjeve të tyre kanë marrë dëmshpërblimin e plotë që u takon. Më 18 maj 1990, disa muaj para rënies së komunizmit në Shqipëri, Gjek Beci dhe vëllai i tij, Vati, tentuan të […]

The post “Tragjikomike”/ Ish të burgosurit politikë në Shqipëri ende në pritje të dëmshpërblimit appeared first on BoldNews.al.

Afera “Bankers”/ Dumani: E ka në dorë Prokuroria e Fierit, nëse do ta sjellë në SPAK

31 July 2025 at 15:36

Gjatë një takimi informal me gazetarët, kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjes dhe në lidhje me hetimet për aferën e kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, të cilat aktualisht janë në dorë të Prokurorisë së Fierit. Dumani tha se është në dorën e Prokurorisë së Fierit që të vendosë nëse do […]

The post Afera “Bankers”/ Dumani: E ka në dorë Prokuroria e Fierit, nëse do ta sjellë në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, e enjte, 31 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

30 July 2025 at 22:58

Horoskopi, e enjte, 31 Korrik 2025 Dashi Ditën e sotme do e filloni me më shumë pozitivizëm dhe do mendoni se edhe gjërat e vështira do të zgjidhen. Të afërmit do i keni përherë pranë. Nëse keni një lidhje, bashkëpunimi mes jush do përforcohet edhe më shumë. Do dilni dhe do argëtoheni me partnerin dhe […]

The post Horoskopi, e enjte, 31 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

30 July 2025 at 22:52

Edi Rama në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka folur edhe mbi projektet e e dhëndrit të presidentin amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, i cili do të ndërtojë resort në ishullin e Sazanit, si dhe në Zvërnec. Te përgjigjia që vihet re është se Rama e konsideron pjesën e Zvërnecit ku do ndërtohet resorti […]

The post Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit appeared first on BoldNews.al.

Tirana e Edi Ramës, një shkretëtirë me kulla dhe ngjyra

30 July 2025 at 22:36

Lucia Tozzi, studiuese e politikave urbane dhe gazetare e pavarur në Itali ka publikuar një artikull rreth zhvillimit urban në Tiranë. Në artikullin e titulluar “Tirana, Milanoja e ardhshme”, Lucia Tozzi kritikon ashpër transformimin e kryeqytetit shqiptar nën drejtimin e Edi Ramës. Ajo e konsideron Qeverinë Rama si një model autoritar të zhvillimit të qyteteve, […]

The post Tirana e Edi Ramës, një shkretëtirë me kulla dhe ngjyra appeared first on BoldNews.al.

❌
❌