Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Muzeut Historik të Shkodrës i dhurohen 5 harta me vlerë historike

7 August 2025 at 09:46

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Muzeut Historik të Shkodrës iu shtuan 5 harta me vlerë historike.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci i cili falenderoi publikisht Gjergj Marenën, një qytetar i pasionuar pas historisë dhe trashëgimisë kulturore, i cili e bëri këtë dhurim për muzeun e qytetit.

“Këto harta të rralla pasurojnë fondin e muzeut dhe përbëjnë një dëshmi të vyer të kujtesës sonë historike, si dhe një shprehje të qartë të dashurisë për Shkodrën dhe identitetin kombëtar”, u shpreh Benet Beci në një publikim në rrjetet sociale.

Ky gjest i vyer u përmblodh në aktivitetin simbolik “Një dhuratë me vlerë historike”, e organizuar pranë muzeut, ku vlerësimi dhe mirënjohja për këtë kontribut u ndanë me të gjithë.

Gjatë aktivitetit, dhuruesit të hartave historike, Gjergj Marenës, iu dha edhe një certifikatë vlerësimi për përkushtimin, vizionin dhe kontributin e tij në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

/e.r//a.f/

The post Muzeut Historik të Shkodrës i dhurohen 5 harta me vlerë historike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shuhet vatra e zjarrit në Shkodër, tre mjete zjarrfikëse dhe 20 efektivë të angazhuar

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri me dije mbrëmjen e sotme, se forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e një vatre zjarri pranë ish-fushës së aviacionit, në njësinë administrative Rrethina.

Sipas Becit, në operacion u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse dhe 20 efektivë, të cilët punuan për neutralizimin e flakëve që rrezikonin përhapjen për shkak të erës së fortë.

Në një postim në rrjetet sociale, Beci falënderoi efektivët për përkushtimin e treguar jo vetëm sonte, por në të gjitha ndërhyrjet e ditëve të fundit, në përballje me vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Shkodër.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e një vatre zjarri në Njësinë Administrative Rret...
1 nga 4

/e.i/r.e/

The post Shuhet vatra e zjarrit në Shkodër, tre mjete zjarrfikëse dhe 20 efektivë të angazhuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Beci: Turistët e huaj të befasuar nga tradita, historia dhe monumentet e kulturës në Shkodër

By: redi
5 August 2025 at 15:14

Shkodra me bukuritë e shumta natyrore dhe historike, është kthyer në destinacion për turistët e huaj dhe vizitorët vendas. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka postuar një video me përshtypjet e disa turistëve të huaj që kanë vizituar Shkodrën ditët e fundit. Ura e Mesit mbetet një destinacion i veçantë për të gjithë vizitorët, duke tërhequr turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë…

Source

Kongresi i Drejtshkrimit, një ngjarje gjuhësore e shndërruar në instrument politik

By: Kult Plus
1 August 2025 at 16:30

Një konferencë që nisi me qëllim shkencor për të diskutuar mbi gjuhën shqipe, standardin, gjuhën letrare dhe drejtshkrimin, përfundoi si një kongres partie, i ndikuar fort nga klima ideologjike e kohës. Kështu e përshkruan gjuhëtari Bahri Beci, një nga pjesëmarrësit dhe dëshmitarët e Kongresit të Drejtshkrimit, këtë ngjarje që shënjoi historinë gjuhësore dhe kulturore të Shqipërisë, në librin e tij.

Në librin e tij “Përjetime 1936–2021”, Beci ndan kujtime që nga fëmijëria në Shkodër e deri te reflektimet për tri periudha historike të Shqipërisë: periudha e sistemit kapitalist (1936–1944), ajo e sistemit komunist (1944–1990) dhe tranzicioni postkomunist (1990–2021). Ai vëren se “Shqipëria dhe shqiptarët gjatë këtyre tri epokave janë përpëlitur si një anije pa vela në mes dallgëve të detit”.

Përmes një stili publicistik dhe reflektues, Beci përshkruan ngjarje kyçe kulturore, nga Kongresi i Manastirit deri tek Kongresi i Drejtshkrimit, duke e vendosur veten në rrëfimin e një shkencëtari të gjuhës që operonte nën presionin e doktrinës politike. Ai flet për ndërtimin e figurës së “Homo ideologicus”, si një produkt i drejtpërdrejtë i regjimit:

“Ishte krijuar njeriu ideologjik, që është e keqja më e madhe e këtij vendi në të dyja kohët”, thotë Beci, teksa përshkruan mënyrën se si ndërtohej “elita e re” me bekim politik.

Duke iu rikthyer ngjarjes që do të ngulitej thellë në historinë gjuhësore shqiptare, Kongresit të Drejtshkrimit, Beci tregon se për të “ka qenë e rëndësishme e vërteta”:

“Unë nuk kam bërë ndonjëherë, refuzim apo mohim të gjuhës letrare. Unë jam marrë me argumentet shkencore. Gjuha e vendosur si standard, ka qenë më shumë një gjuhë gazetash, një gjuhë burokratike, më shumë se një gjuhë letrare e mirëfilltë; këtu përjashtoj shkrimtarin e madh Ismail Kadare, i cili diti ta lëvrojë gjuhën, ta shpëtojë nga ngurtësimi.”

Në kujtimet e tij, Beci ndalet edhe në përjetimet personale brenda Institutit ku punonte. Ai tregon se si, me propozimin e Jorgos, u zgjodh sekretar shkencor i Institutit – një lëvizje që ai e sheh jo si rastësi, por si pjesë e politikës së “kulaçit” pas asaj të “kërbaçit”.

“Tani sikur kërkonin të më merrnin me të mirë. Me sa duket, drejtori donte të jepte prova se ai nuk kishte pasur dhe nuk kishte gjë me mua, se ai më donte e më respektonte, madje edhe më vlerësonte… tani nuk isha më naiv, madje mund të them se isha bërë shumë vigjilent e kërkoja si i thonë, qimen në qull.”

Gjatë viteve 1972–1975, Beci kujton se punoi me përkushtim të veçantë, duke e vlerësuar këtë periudhë si një ndër më të frytshmet në jetën e tij shkencore. Megjithatë, ai thekson se “bashkëjetesa me drejtuesit kërkonte si peng personalitetin”.

Kujtimet e tij rikthejnë atmosferën e tensionuar të kohës, ku “etja për lavdi dhe mania për t’u imponuar me gjëra të mëdha” ishte shndërruar në mënyrë të menduari dhe vepruari.

“Shoqëria shqiptare ishte si një tullumbace tepër e fryrë që vërtitej sa andej-këndej, po pa e ditur se ku po shkonte… Pra, tullumbace shteti, tullumbace shoqëria, tullumbace institucionet.”

Një nga ngjarjet më të rëndësishme që ai përshkruan është konferenca ndërkombëtare e organizuar nga Instituti i Historisë, e cila u bë “bisedë e ditës” në gjithë vendin. Por, shumë shpejt pas saj, Kongresi i Drejtshkrimit do të merrte vëmendjen kombëtare:

“E ky do të ishte Kongresi i Drejtshkrimit që është vlerësuar si ‘një fitore e vijës marksiste të PPSH-së për zgjidhjen e problemit të gjuhës sonë letrare kombëtare’.”

Këto rrëfime dhe analiza nga Bahri Beci, të ndërtuara mbi përjetime personale dhe njohuri të thella shkencore, edhe pasi ai ka vdekur, ofrojnë një dritare të vyer për të kuptuar se si politika ndikoi formësimin e gjuhës shqipe standarde, jo vetëm si proces gjuhësor, por edhe si instrument ideologjik./KultPlus.com

Beci: 393 aplikime për vendet vakante në administratën vendore

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri të ditur sot se për vendet vakante në administratën vendore kanë ardhur në total 393 aplikime.

“393 aplikime për të kontribuar së bashku për Shkodrën. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes sonë për të aplikuar për t’u bërë pjesë e administratës vendore”, u shpreh Beci.

Sipas tij, “fakti që morëm 393 aplikime është një dëshmi e besimit dhe gatishmërisë së qytetarëve për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e qytetit dhe të njësive tona administrative”.

Beci njoftoi se nga dita e hënë, 4 gusht, nis procesi i intervistave, i cili do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë Shkodër.

“Të gjithë aplikantët do të njoftohen individualisht për datën dhe orën e intervistës së tyre.
Ky është vetëm fillimi i një procesi për të ndërtuar një administratë më të hapur, më funksionale dhe më pranë qytetarëve. Faleminderit për besimin dhe angazhimin tuaj për Shkodrën”, u shpreh ai.

Thirrja për aplikime për vendet në administratën vendore u çel pas analizës së performancës së institucioneve vendore dhe një sërë dorëheqjesh nga pozicione të ndryshme.

/m.m/j.p/

The post Beci: 393 aplikime për vendet vakante në administratën vendore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Benet Beci: 393 qytetarë iu përgjigjën thirrjes për të kontribuar për Shkodrën

By: nilda
30 July 2025 at 20:57

Me mirënjohje dhe vlerësim të sinqertë, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka ndarë lajmin për pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në thirrjen për të kontribuar në administratën vendore. 393 aplikime për Becin janë më shumë se një shifër, ”janë dëshmi e vullnetit për t’u angazhuar bashkë për një Shkodër më të mirë”. Postimi i plotë 393 aplikime për të kontribuar së bashku për Shkodrën.

Source

Benet Beci “nuk kursen” aktorët: Nuk mund të fshehim paaftësinë individuale! Talent lind, nuk të bën partia

By: M C
29 July 2025 at 22:51

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar së fundmi lidhur me reagimet publike të dy aktorëve të pushuar nga puna në Teatrin “Migjeni” si rrjedhojë e “mungesës së efikasitetit, efektivitetit, produktivitetit dhe cilësisë në punë”.

Bëhet fjalë për aktorin Simon Shkreli dhe regjisorin Vladimir Doda, të cilët kanë pretenduar se janë larguar nga puna e tyre disa vjeçare padrejtësisht, duke akuzuar se të gjitha shkarkimet janë bërë me urdhër politik të Benet Becit.

Kryebashkiaku Beci shkruan se dy aktorët janë pushuar nga Teatri për shkak të mospërmbushjes së pritshmërive dhe objektivave të sezoneve teatrale.

“Ne nuk dimë se me çfarë meritash apo kriteresh janë punësuar në trupën e teatrit dy zotërinjtë me të cilët është ndërprerë raporti i punës, por bazuar në tetarin që mund të lexoni më poshtë, rezulton se asnjëri prej tyre nuk ka patur EFIKASITET, EFEKTIVITET, PRODUKTIVITET DHE CILËSI NË PUNË.

Talent lind, nuk të bën partia!”, shkruan Benet Beci në postim duke përjashtuar çdo mundësi të ndikimit politik në drejtimin e Teatrit të Shkodrës.

Reagimi i plotë i kryebashkiakut të Shkodrës:

Sqarim për opinionin publik

Në kuadër të riorganizimit në prag të nisjes së sezonit të ri artistik, pak ditë më parë Drejtoria e Kulturës në Bashkinë e Shkodrës bëri një bilanc të punës individuale të secilit nga pjesëtarët e trupës profesioniste të aktorëve të Teatrit Migjeni, falë të cilit u arrit në përfundimin që disa prej tyre nuk i kishin përmbushur pritshmëritë dhe objektivat e sezoneve të mëparshme.

Dëshirojmë të theksojmë se ky riorganizim jo vetëm që nuk cënon cilësinë apo numrin e shfaqjeve të programuara për sezonin artistik të ardhshëm të Teatrit Migjeni, por përkundrazi synon të forcojë dhe përmirësojë më tej veprimtarinë artistike dhe organizative të institucionit.

Në një trupë artistike, ashtu si në çdo sektor tjetër të administratës, ka detyrime të një kontrate pune, e cila në rast moszbatimi apo mosrealizimi, vjen një moment dhe ndërpritet.

Për më tepër kur këto mosrealizime nuk janë periodike, por për tre vite, 12 muaj pa ndërprerje, me kontributin e taksapaguesve shkodranë.

Në respekt të këtyre të fundit kemi detyrimin të mos lejojmë që asnjë nga paratë e tyre të përfundojë duke paguar rroga të pamerituara siç ka ndodhur për vite me radhë në këtë institucion. Bashkia Shkodër ka në themel të punës së saj përkushtimin dhe angazhimin e përditshëm maksimal dhe këtë e ka injektuar te çdo individ, duke filluar nga punonjësit e shërbimeve të bashkisë që pavarësisht kushteve të motit vijojnë punën për rritjen e cilësisë së jetës në qytet, e deri tek ata që mbushin sallat e sheshet me performacat e tyre artistike.

Por siç ndodh shpesh në një shoqëri të polarizuar si e jona në raste të tilla shfaqen pakënaqësitë, kundërshtimet dhe përdorimi politik i individëve. Furtuna në gotë kësaj radhe përfshiu gjithë skalionet politike të së djathtës në aksin Shkodër – Tiranë, paçka se gota ishte tërësisht e boshatisur.

Por e vërteta është krejt e ndryshme nga ky përdorim politik tipik. Sepse faktet janë në tetarin e shfaqjeve sipas viteve, aty ku shihet se sa ka shkelur në skenën e teatrit secili aktor i “Migjenit”.

Ne si bashki nuk kemi asnjë arsye të demaskojmë individët, por në këtë rast nuk kemi pse t’i fshehim paaftësitë individuale të aktorëve të larguar, madje nuk duam as të diskutojmë në këto rreshta se sa regjisorë i kanë skualifikuar si të papërshtatshëm dy personat e larguar nga puna.

Ne nuk dimë se me çfarë meritash apo kriteresh janë punësuar në trupën e teatrit dy zotërinjtë me të cilët është ndërprerë raporti i punës, por bazuar në tetarin që mund të lexoni më poshtë, rezulton se asnjëri prej tyre nuk ka patur EFIKASITET, EFEKTIVITET, PRODUKTIVITET DHE CILËSI NË PUNË.

Talent lind, nuk të bën partia!

Së fundmi, duam t’u kujtojmë të gjithë artdashësve shkodranë dhe më gjerë se para rreth një viti e gjysmë u ngrit një flakë kashte e ngjashme ”në mbrojtje” të Teatrit Migjeni, i cili do të “shkrihej”. Sot jemi të gjithë dëshmitarë të punës së bërë për forcimin e cilësisë artistike, shtimin e numrit të shfaqjeve si dhe përmirësimin e kushteve të punës për aktorët, regjisorët dhe për vetë publikun.

Sezoni i ardhshëm artistik do të jetë pa diskutim një sukses i vërtetë për Teatrin “Migjeni” dhe trupën e tij artistike – ashtu siç Shkodra e meriton!

The post Benet Beci “nuk kursen” aktorët: Nuk mund të fshehim paaftësinë individuale! Talent lind, nuk të bën partia appeared first on Albeu.com.

Largimi i Shkrelit nga teatri “Migjeni”, Beci: Riorganizim për cilësi më të lartë artistike

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Pas vendimit për ndërprerjen e kontratës së aktorit Simon Shkrela dhe një tjetër anëtari të trupës së teatrit “Migjeni”, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në një deklaratë për mediet, bëri të ditur se kjo masë është pjesë e një procesi riorganizimi të brendshëm, i cili vjen në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri artistik dhe synon rritjen e cilësisë së aktivitetit artistik dhe organizativ të institucionit.

Beci sqaroi se analiza e performancës individuale të aktorëve gjatë tre viteve të fundit tregoi mungesë produktiviteti dhe angazhimi nga disa prej tyre. Ai tha se nuk bëhet fjalë për shkarkime të motivuara politikisht, por për masa konkrete për të garantuar që paratë e taksapaguesve shkodranë të mos përdoren për të mbështetur paga të pamerituara.

“Në një trupë artistike, ashtu si në çdo sektor tjetër të administratës, ekzistojnë detyrime kontraktuale që kur nuk përmbushen për një periudhë të gjatë, siç është rasti me tre vite rresht, sjellin ndërprerjen e marrëdhënies së punës”, theksoi kryebashkiaku.

Reagimi i Becit vjen pas valës së reagimeve dhe kundërshtimeve publike, të cilat, sipas tij, janë përdorur për qëllime politike nga faktorë të ndryshëm të spektrit të djathtë në Shkodër dhe Tiranë.

“Por siç ndodh shpesh në një shoqëri të polarizuar si e jona në raste të tilla shfaqen pakënaqësitë, kundërshtimet dhe përdorimi politik i individëve. Furtuna në gotë kësaj radhe përfshiu gjithë skalionet politike të së djathtës në aksin Shkodër – Tiranë, paçka se gota ishte tërësisht e boshatisur. Por e vërteta është krejt e ndryshme nga ky përdorim politik tipik. Sepse faktet janë në tetarin e shfaqjeve sipas viteve, aty ku shihet se sa ka shkelur në skenën e teatrit secili aktor i “Migjenit””, deklaroi Beci.

 

Në deklaratë gjithashtu thuhet se Bashkia nuk ka asnjë qëllim të denigrojë individë, por nuk do të fshehë paaftësitë e atyre që, sipas saj, nuk kanë kontribuar në skenën teatrore për një kohë të gjatë.

Kreu i bashkisë siguroi publikun se sezoni i ri artistik nuk do të preket nga këto ndryshime, përkundrazi, pritet të sjellë një nivel të ri të cilësisë artistike dhe organizative.

“Sezoni i ardhshëm do të jetë pa dyshim një sukses i vërtetë për Teatrin “Migjeni” dhe trupën e tij artistike, ashtu siç Shkodra e meriton”, tha Beci. /j.p/

1 nga 2

The post Largimi i Shkrelit nga teatri “Migjeni”, Beci: Riorganizim për cilësi më të lartë artistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Avaria në linjën 110 kV në Shkodër, Beci: Rikthehet furnizimi me energji

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci njoftoi sot se, për shkak të temperaturave ekstreme, ka ndodhur një avari në linjën 110 kV të furnizimit me energji elektrike, e cila furnizon nënstacionet e qytetit të Shkodrës.

Beci u shpreh se, grupet e punës kanë bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji në nënstacionet dhe po monitorojnë në vijimësi situatën, me qëllim parandalimin e ndërprerjeve të mëtejshme në qytet.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Shkodrës tha se, si pasojë e temperaturave të larta gjatë mesditës, është shfaqur një vatër zjarri në zonën e Oblikës, e cila po mbahet nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, pavarësisht erës që favorizon përhapjen e flakëve.

Ekipet zjarrfikëse vijojnë të jenë në terren për menaxhimin e çdo situate dhe janë në koordinim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Grupet e punës së OSHE në Shkodë, si dhe aksioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Oblik
1 nga 4

/e.i/ /gj.m/

The post Avaria në linjën 110 kV në Shkodër, Beci: Rikthehet furnizimi me energji appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ligji për identitetin dixhital/ Silvana Pershqefa: Kërkohen masa të rrepta dhe përfshirje më e madhe

By: Rovena
25 July 2025 at 20:23

Ligji i ri për identitetin dixhital po ngjall diskutime mes ekspertëve të sigurisë dhe përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave personale.

Gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit”, Silvana Pershqefa nga sektori i mbrojtjes së të dhënave personale dhe ekspertja e sigurisë kibernetike Oltjana Beci, hodhën dritë mbi sfidat dhe mundësitë që sjell ky ligj.

Ato theksuan nevojën për standarde të qarta të BE-së dhe përfshirje më të gjerë të institucioneve, si dhe siguruan se Shqipëria do të ndjekë praktikat më të avancuara evropiane për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë digjitale.

“Është e vërtetë që është konceptuar në idenë e një aplikacioni i cili nuk mban vetëm të dhëna personale, por edhe të dhëna civile, të dhëna në raport me studimet etj. Kjo kërkon masa të rrepta organizative, ku duhen vendosur standarde të BE që ligji i rekomandon. Do doja që të kishte një përfshirje më të madhe me komisionerit, si me sektorin privat dhe publik që janë palë të përfshira”, tha përfaqësuesja e sektorit të mbrojtjes së të dhënave personale, Silvana Pershqefa.

“Në Shqipëri do të zbatohen të gjitha teknikat dhe procedurat që do të dalin nga BE. Është pak e vështirë që në një ligj të përcaktohen pak palët që do të përfshihen, ligji e ka për pacaktuar që projektligji do të jetë në përputhje me të dhënat personale, në përputhje me aktet ligjore dhe nën ligjore”, shtoi ekspertja e sigurisë kibernetike, Oltjana Beci./abcnews.al

SPAK zgjat afatet e hetimit edhe me 3 muaj për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci

By: V K
23 July 2025 at 14:59

Prokuroria e Posaçme, ka zgjatur edhe me tre muaj të tjerë hetimet ndaj Benet Becit, kryetar i Bashkisë së Shkodrës.

Beci është i pandehur nga SPAK, për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera bashkë me 7 vartës.

Më herët, Beci është marrë në pyetje nga prokurorët ku ka dhënë shpjegimet e tij për çështjen në hetim.

Benet Beci, ka mbajtur dhe detyrën e drejtorit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Për disa vite ai ka qenë edhe drejtor i KESH-it, detyrë nga e cila u largua në 2021, kur kandidoi për deputet të PS në Qarkun e Shkodrës.

Benet Beci, u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit 2023, ku fitoi përballë Bardh Spahisë së PD.

The post SPAK zgjat afatet e hetimit edhe me 3 muaj për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci appeared first on Albeu.com.

E papritur në merkato, Tirana rikthen mesfushorin që ka luajtur 272 ndeshje me bardheblutë

By: armand
23 July 2025 at 15:35

Erando Karabeci është futbollisti më i ri i Tiranës. Pas eksperiencës prej disa sezonesh te Teuta, mesfushori rikthehet në kryeqytet, pikërisht në ekipin ku qëndroi për një dekadë, ndërsa luajti 272 ndeshje. Në seancën e fundit stërvitore, mesfushori nuk ishte i pranishëm, por sipas informacioneve, lojtari do t’i bashkohet skuadrës ditën e hënë, aty ku […]

The post E papritur në merkato, Tirana rikthen mesfushorin që ka luajtur 272 ndeshje me bardheblutë appeared first on BoldNews.al.

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci

By: Ela
23 July 2025 at 13:30

SPAK ka zgjatur me 3 muaj afatin e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci. Ndaj Benet Becit u regjistrua procedim penal për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim më 23.10.2024. Ndërkohë më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist. Beci akuzohet për tenderin me […]

The post SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci appeared first on BoldNews.al.

RTSH paguan çmimin e valës së shkarkimeve nga ish-drejtori Alfred Peza

21 July 2025 at 10:57

Pas dy dekadash punë, Ogert Peza thotë se u pushua nga puna në televizionin publik të Shqipërisë, RTSH, dy vite më parë sepse refuzoi një urdhër nga drejtoria për të deklaruar në mënyrë të rremë se një nga kameramanët nuk ishte paraqitur në punë. “Refuzimi im për të manipuluar informacionin solli reagimin e menjëhershëm të […]

The post RTSH paguan çmimin e valës së shkarkimeve nga ish-drejtori Alfred Peza appeared first on Reporter.al.

Lirimi i hapësirave publike, Beci: 41 pika kritike në Shkodër bllokojnë hyrjen e mjeteve të emergjencave

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, bëri të ditur sot se janë identifikuar 41 pika kritike në qytet, ku ndërtime të ngritura mbi 30 vite më parë bllokojnë hyrjen e mjeteve të zjarrfikëses dhe krijojnë rrezik në rast emergjencash.

Sipas Beci, bashkia e Shkodrës ka nisur ndërhyrjet në këto zona problematike, duke filluar me një nga rastet më shqetësuese pranë kryqëzimit të spitaleve, ku hapësira për kalimin e mjeteve emergjente mungonte totalisht.

Ai theksoi se përveç rrezikut që paraqesin për mjetet zjarrfikëse dhe ambulancat, këto bllokime kanë shkaktuar vështirësi të përditshme për banorët në lëvizjen e lirë dhe sigurinë urbane.

“Paralelisht me lirimin e hapësirave publike, do të vijojnë ndërhyrjet edhe në këto zona problematike, për t’i çliruar dhe për të shmangur çdo rrezik për qytetarët”, u shpreh kryebashkiaku Beci.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike është në përputhje me fushatën e ndërmarrë në mbarë vendin, ku bashkitë po identifikojnë dhe ndërhyjnë në ndërtimet pa leje ose penguese, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurinë në zonat urbane.

Në Shkodër, ky proces pritet të vijojë me një plan të detajuar ndërhyrjesh, në bashkëpunim me strukturat e tjera të shtetit, për të garantuar akses të lirë për mjetet e emergjencës dhe rikthimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve. /j.p/

The post Lirimi i hapësirave publike, Beci: 41 pika kritike në Shkodër bllokojnë hyrjen e mjeteve të emergjencave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike, shkodranët mirëpresin aksionin: I drejtë dhe pak i vonuar

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike përveçse po mirëpritet nga qytetarët e Shkodrës, por ka dhe një mirëkuptim çdo ditë e më shumë nga bizneset që po lirojnë vullnetarisht hapësirat në shërbim të banorëve, shprehet Bashkia e qytetit.

Qytetarët të ndryshëm shkodranë shprehen pro aksionit të ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset.

“Është shumë e drejtë dhe shumë e mirë që të lirohen hapësirat për këmbësorët. Ideja dhe qëllimi është shumë i mirë”, shprehet një qytetar shkodran.

“Është pak i vonuar”, shprehet një tjetër qytetar.

Një banor shprehet se, “boll mirë e kanë ba, edhe boll mirë bajnë që i lirojnë trotuaret, rrugë, për me kalu. Skadal kanë qenë, po shyqyr që po lirohen”.

Prej disa ditësh, Policia Bashkiake e Shkodrës ka zbritur në terren, duke njoftuar të gjitha bizneset që kanë zënë hapësirat publike me struktura metalike dhe pode të paligjshme në zonat e dedikuara për kalimtarët.

“Falënderojmë të gjitha bizneset për mirëkuptimin dhe i sigurojmë që bashkia do të bëjë më të mirën brenda rregullave për të mbështetur aktivitetin e tyre”, shprehet kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, në një postim në rrjetet sociale.

The post Lirimi i hapësirave publike, shkodranët mirëpresin aksionin: I drejtë dhe pak i vonuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bizneset në Shkodër lirojnë hapësirat publike, Beci poston fotot: Të hënën strukturat e bashkisë në terren

By: redi
19 July 2025 at 16:15

Edhe në Shkodër, si në çdo bashki të vendit, po vijon lirimi i hapësirave publike. Në Shkodër bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin e strukturave nga hapësirat publike vullnetarisht. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci teksa ka shpërndarë foto të punës që po bëhet, bën të ditur se të hënën, punonjësit e Bashkisë Shkodër do të jenë në terren. “Punonjësit e bashkisë do të zbatojnë…

Source

Bizneset në Shkodër lirojnë hapësirat publike, Beci: Të hënën strukturat e bashkisë në terren

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Lirimi i hapësirave publike po vijon në të gjitha bashkitë e vendit.

Në Shkodër bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin e strukturave nga hapësirat publike vullnetarisht.

Ndërsa ndau fotot nga lirimi i hapësirave publike, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri të ditur se të hënën, punonjësit e Bashkisë Shkodër do të jenë në terren.

“Punonjësit e bashkisë do të zbatojnë vendimin ndaj të gjithë atyre që nuk i janë përgjigjur thirrjes për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave, të cilat po u kthehen qytetarëve”, theksoi Beci.

Ndërkohë që policia Bashkiake Shkodër, ka njoftuar të gjitha bizneset për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave, në të kundërt do të veprohet sipas ligjit deri në lirimin e plotë të tyre.

Ndërhyrjet në Shkodër janë pjesë e aksionit të gjerë për lirimin e hapësirave publike në mbrojtje të komuniteteve.

/m.m/

The post Bizneset në Shkodër lirojnë hapësirat publike, Beci: Të hënën strukturat e bashkisë në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: Vijon pastrimi i mbetjeve inerte pas shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Në Theth, grupet e punonjësve të Bashkisë Shkodër po vijojnë punën për pastrimin e zonës në qendër të fshatit, pas aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ndau në rrjete sociale momente nga aksioni për pastrimin e territorit nga inertet, me synim rikthimin e hapësirave në gjendjen e mëparshme dhe ruajtjen e imazhit karakteristik të Thethit, qendër e Parkut Kombëtar të Alpeve.

Beci bëri të ditur se, gjithashtu janë vendosur rrethime për 5 pika të kontenierëve të mbetjeve, për të parandaluar shpërndarjen e tyre nga kafshët dhe hedhjen jashtë kontenierëve.

“Puna po zhvillohet në disa drejtime, me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët dhe turistët”, tha Beci.

I ndodhur 70 km larg Shkodrës, Thethi është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve në të gjitha stinët, por veçanërisht gjatë sezonit të verës.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. /j.p/

The post Beci: Vijon pastrimi i mbetjeve inerte pas shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌