Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tatimi mbi të ardhurat personale sjell 40.8 miliardë lekë në buxhet në 6-mujorin e parë

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Gjatë periudhës janar-qershor 2025, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë tejkaluar si nivelin e planifikuar, ashtu edhe performancën e regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke reflektuar një rritje të konsiderueshme.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, ky tatim ka sjellë në buxhetin e shtetit 40,8 miliardë lekë, që përfaqëson një rritje prej 8,6 miliardë lekësh ose 26,6% më shumë se gjashtëmujori i parë i vitit 2024.

Kjo shumë është gjithashtu 5,4 miliardë lekë më e lartë sesa ishte parashikuar në planin fillestar të të ardhurave për këtë periudhë, duke reflektuar një realizim prej 15,4% mbi objektivin.

Kjo performancë pozitive është rezultat i një sërë faktorësh të ndërlidhur. Së pari, ndikim të drejtpërdrejtë ka pasur rritja e punësimit formal dhe përmirësimi i deklarimit të pagave në sektorin privat, ku ndërmarrjet janë nxitur nga kontrolli më i shtuar tatimor dhe nga përdorimi i teknologjive të reja për raportim dhe deklarim.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, sipas të dhënave të raportuara nga Administrata Tatimore, rezultojnë 10 523 punonjës të rinj më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Njëkohësisht, rritja e pagave në sektorin publik dhe në disa sektorë strategjikë të ekonomisë, si teknologjia, ndërtimi dhe shërbimet financiare, ka çuar në një rritje të bazës së tatueshme.

Një tjetër faktor që ka ndikuar është përmirësimi i administrimit tatimor, ku përmes sistemeve të digjitalizuara, si e-filing dhe fiskalizimi në kohë reale, është rritur ndjeshëm transparenca dhe efikasiteti i mbledhjes së të ardhurave.

Përveç pagave, një kontribut të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave ka dhënë edhe tatimi mbi burimet e tjera personale të të ardhurave, përfshirë qiratë, dividentët, të ardhurat nga vetëpunësimi dhe fitimet kapitale.

Rritja e aktivitetit në tregun e pasurive të paluajtshme dhe rritja e interesit për investime individuale mund të ketë çuar në një zgjerim të kësaj baze tatimore.

/a.f/

 

The post Tatimi mbi të ardhurat personale sjell 40.8 miliardë lekë në buxhet në 6-mujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

30 July 2025 at 06:50

Një grup ekspertësh të huaj mbërritën në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë në muajin maj dhe pasi vëzhguan sistemin aktual të kamerave të sigurisë, bënë disa matje dhe u larguan nga ambientet e shkollës. Vizita e pazakontë lidhej me projektin e kushtueshëm qeveritar “Smart City”, i cili premton që të instalojë mijëra kamera […]

The post Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale appeared first on Reporter.al.

Monitorimi i territorit me dronë/ Bardhi: Justifikimi i aferës nga Rama për qoka personale

By: Oldi
21 July 2025 at 18:59

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e sotme të Kryeministrit Edi Rama për kontrollin imagjinar me dronë të territorit për të shmangur ndërtimet pa leje. Në reagimin e tij në rrjete sociale, Bardhi ka postuar një video të Ramës në vitin 2022 ku deklaronte se kontrolli i territorit […]

The post Monitorimi i territorit me dronë/ Bardhi: Justifikimi i aferës nga Rama për qoka personale appeared first on BoldNews.al.

Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie

27 May 2025 at 12:02

Autor: Emirjon Senja | Citizens.al | Tiranë

Shqipëria mbetet e ekspozuar ndaj rreziqeve kibernetike, mirëpo instalimi – pa një kuadër të qartë rregullator – i pajisjeve Deep Packet Inspection (DPI) nga kompanitë e telefonisë celulare ka ngritur shqetësime serioze mbi privatësinë dhe liritë digjitale të qytetarëve.

Autoritetet kanë deklaruar se pajisjet DPI synojnë rritjen e sigurisë dhe bllokimin e platformave si “TikTok”, por ekspertët paralajmërojnë se mungesa e transparencës dhe e kuadrit ligjor mund t’i hapë rrugën censurës dhe mbikëqyrjes masive.

Besmir Semanaj, ekspert në teknologjinë e informacionit, thotë se Shqipëria rrezikon të ndjekë rrugën e vendeve autoritare që përdorin DPI-në për mbrojtje por edhe kontroll informacioni.

Semanaj, ishte ndër të parët që shprehën shqetësimin për rrezikun e këtyre pajisjeve. Ai tha për Citizens.al se përdorimi i tyre në një kohë kur nuk ka ende ligje apo udhëzime që rregullojnë si proces “i lë rrugën hapur mbikëqyrjes së aktivitetit të qytetarëve apo bizneseve të ndryshme online”, e cila “është një shkelje e madhe sa i përket të dhënave personale”.

Sipas tij, mungesa e kuadrit rregullator lehtëson procesin e censurimit të përmbajtjes që qytetarët mund të qasin online, pasi DPI e filtron atë.

Kjo teknologji mund të përdoret jo vetëm për të bllokuar aplikacione, por edhe për të mbledhur informacion të hollësishëm dhe të dëmshëm për qytetarët, siç janë zakonet e përdorimit të internetit dhe të dhëna që lidhen me përdoruesit,” tha Semanaj, duke i njohur edhe elementët pozitivë kësaj teknologjie, siç është përmirësimi i sigurisë kibernetike në rastet e rrezikut të shtuar.

Një tjetër ekspert, Tomi Kallanxhi, vë në dukje mungesën e informacionit mbi menaxhimin e të dhënave dhe përfshirjen e palëve të treta, duke ngritur shqetësime mbi pavarësinë dhe sovranitetin digjital të Shqipërisë.

Sipas tij, është shqetësuese që, edhe pse autoritetet kanë deklaruar se pajisjet DPI nuk ruajnë të dhëna personale, ende nuk dihet kush janë ekspertët e pavarur që e kanë verifikuar këtë gjë, pasi nuk ka asnjë përgjigje zyrtare.

Ai thotë se mungesa e informacionit për mënyrën se si ruhen të dhënat, për sa kohë mbahen ato dhe nëse një palë e tretë, si kompania që ka furnizuar pajisjet, mund t’i përdorë për qëllime të tjera, si analizimi i sjelljes së përdoruesve, ngre shqetësime serioze.

Përtej këtyre mangësive, Kallanxhi analizon se, në një skenar pozitiv, përdorimi i pajisjeve DPI do të ishte efektiv për të bllokuar platforma si TikTok, por gjithashtu edhe instrument i fuqishëm për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike.

Pajisje të dhuruara nga Izraeli dhe në përdorim të përkohshëm

Tregu i telefonisë celulare dhe i komunikimeve elektronike në Shqipëri kontrollohet nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Në një përgjigje për Citizens.al – në tejkalim të afateve të parashikuara ligjore për kërkesat për informacion – AKEP heq përgjegjësinë duke theksuar se me procesin e vendosjes së pajisjeve DPI është angazhuar Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK).

Citizens.al iu drejtua AKSK-së për të kuptuar më shumë mbi procesin e instalimit të tyre. AKSK shpjegoi për herë të parë zyrtarisht vendimin që çoi në instalimin e pajisjeve DPI, fillimisht në kompanitë e telefonisë celulare në vend, me synimin për ta shtrirë më tej edhe te ofruesit e tjerë të shërbimit të internetit.

AKSK konfirmoi se pajisjet DPI nuk ishin blerë, por janë marrë në përdorim falas për një periudhë njëvjeçare, falë një marrëveshjeje të lidhur me Autoritetin e Sigurisë Kibernetike të Izraelit në shkurt 2023.

Pas përfundimit të kësaj periudhe, pajisjet do t’i kthehen palës izraelite. Ky informacion bëhet publik për herë të parë dhe lidhet me një periudhë të ndjeshme për Shqipërinë, atë të sulmeve kibernetike që ekspozuan të dhëna të ndjeshme si pagat, targat, numrat e telefonit dhe llogaritë bankare të qytetarëve shqiptarë.

Sa i përket bazës ligjore për këtë vendim, AKSK thekson se është mbështetur te vendimi i Këshillit të Ministrave për bllokimin e TikTok, ligji për sigurinë kibernetike dhe ligji “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”.

Megjithatë, nuk ka asnjë referencë specifike për mbrojtjen e të dhënave personale nga keqpërdorimi në këtë proces, duke rritur shqetësimet e ngritura më parë nga ekspertët dhe mediat.

Në përpjekje për të qetësuar opinionin publik, AKSK sqaroi gjithashtu se pajisjet DPI nuk kanë aftësi për të përgjuar komunikimet e qytetarëve. Sipas institucionit, DPI analizon vetëm “kokën” (headerin) e paketave të të dhënave dhe nuk është në gjendje të deshifrojë ose të lexojë përmbajtjen e tyre, për shkak të enkriptimit të komunikimeve në internet.

Autoritetet përgjegjëse theksojnë se kjo është një masë e përkohshme, por shumë ekspertë kanë shprehur shqetësimin se përdorimi i pajisjeve DPI mund të përfshijë një sërë tjetër përpjekjesh për të monitoruar të dhënat e qytetarëve, përfshirë ato që lidhen me përdorimin e aplikacioneve të tjera dhe aktivitetet online.

Përdorimi i këtyre pajisjeve mund të krijojë mundësi të shumta për mbledhjen e të dhënave personale dhe për manipulimin e informacionit të qytetarëve.

Kompanitë celulare në vend ishin të para që instaluan pajisjet DPI sipas udhëzimeve të AKSK, por deri në publikimin e këtij shkrimi, nuk pati një përgjigje prej tyre në drejtim të “Citizens” për çështjen në fjalë.

Pajisjet DPI po përdoren pa një kuadër rregullator të mirëfilltë

Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale konfirmon për “Citizens” se, sipas legjislacionit aktual, nuk ka ende një detyrim ligjor që operatorët e komunikimeve elektronike në Shqipëri të kryejnë një “Vlerësim të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave” (DPIA) për teknologjinë Deep Packet Inspection (DPI).

Ky qëndrim i autoritetit mbikëqyrës vjen në një moment kur ekspertët dhe gazetarët kanë ngritur shqetësime serioze për mundësinë e keqpërdorimit të të dhënave personale nga operatorët që aplikojnë DPI në rrjetet e tyre.

Komisioneri sqaron se sipas ndryshimeve ligjore të miratuara në fillim të 2024, detyrimi për kryerjen e një DPIA-je do të hyjë në fuqi vetëm në janar 2027, duke iu referuar dispozitave kalimtare të ligjit të ri nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Sipas praktikës ndërkombëtare, praktika DPIA shërben për të identifikuar dhe ulur rreziqet që lidhen me përpunimin e të dhënave personale, duke mbrojtur privatësinë dhe të drejtat e qytetarëve. Në mungesë të një DPIA-je, qytetarët rrezikojnë të ekspozohen ndaj mbikëqyrjes së tepruar, abuzimit me të dhënat dhe shkeljeve të privatësisë.

Në rastin tonë, kjo nënkupton se deri në janar 2027, përdorimi i DPI-së nga kompanitë e internetit në Shqipëri mund të vazhdojë pa një analizë të thelluar të rreziqeve për privatësinë e qytetarëve.

Në mungesë të një DPIA-je të detyrueshme, mbikëqyrja mbi përpunimin e të dhënave mbështetet vetëm në respektimin e përgjithshëm të parimeve ligjore të sigurisë, transparencës dhe minimizimit të të dhënave.

Zyra e Komisionerit i mëshon përgjegjësisë së operatorëve për të siguruar masat teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave, por mungesa e një vlerësimi të detajuar të ndikimit për teknologji të tilla si DPI mbetet një boshllëk i rëndësishëm në garantimin e privatësisë.

Lufta e të dhënave, kush i menaxhon ato

Matematicieni i njohur britanik Clive Humby është shprehur disa vite më parë se të dhënat janë nafta e shekullit XXI, duke paralajmëruar edhe një “luftë” mes shteteve për aksesin në to, si edhe nevojën për përpunimin e të dhënave për të nxjerrë prej tyre informacione që ndihmojnë në projektimin e së ardhmes dhe në parashikimin e sjelljes së qytetarëve si konsumatorë të internetit.

Në këtë kuadër, Tomi Kallanxhi thekson se diskutimi mbi vendosjen e pajisjeve Deep Packet Inspection  (DPI) nuk mund të shkëputet nga çështja e sovranitetit digjital. Ai shpjegon se një element shumë i rëndësishëm për t’u marrë parasysh është fakti që sot shtetet janë duke bërë përpjekje të mëdha për ruajtjen e sovranitetit të tyre digjital, ndërkohë që Shqipëria, sipas tij, nuk është më sovrane në këtë aspekt.

E kemi dorëzuar sovranitetin, jo vetëm në kontekstin e DPI-ve, por edhe në atë të e-Albania, ku të dhënat e qytetarëve shqiptarë ruhen jashtë territorit të Shqipërisë,” shprehet Kallanxhi, duke ngritur pikëpyetje mbi vendimin për të mbajtur në serverë të huaj të gjitha të dhënat personale të shqiptarëve.

Ndërkohë, Besmir Semanaj e lidh sovranitetin digjital edhe me të drejtën e qytetarëve për një akses të lirë në internet.

Sovraniteti digjital nuk është vetëm një çështje shtetërore. Ai lidhet edhe me të drejtën e çdo qytetari për të pasur akses të pakufizuar në teknologji dhe informacion”, thekson Semanaj. Ai paralajmëron se përdorimi i DPI-ve për qëllime censure cenon drejtpërdrejt këtë të drejtë. Sipas tij, në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të respektojë parimet e një interneti të lirë, ku çdo ndërhyrje duhet të jetë e ligjshme, proporcionale dhe e justifikuar.

Përdorimi i pajisjeve DPI në vende autoritare

Në shtete autoritare apo gjysmë-autoritare, teknologjia DPI përdoret gjerësisht për qëllime të ndryshme, nga siguria kibernetike deri te kontrolli i informacionit dhe censura.

Në Rusi, përdorimi i DPI është pjesë e një strategjie shtetërore për mbikëqyrjen e komunikimeve digjitale dhe filtrimin e përmbajtjes online. Qeveria ruse ka detyruar kompanitë e internetit (ISP) që prej vitit 2020 të instalojnë këto pajisje, ndërsa përdoruesit që shfrytëzojnë rrjete VPN rrezikojnë gjoba. Platforma si Twitter, Facebook dhe Telegram janë bllokuar përmes këtyre mekanizmave.

Radio Evropa e Lirë  (REL) raportonte në vitin 2023 për një bashkëpunim intensiv mes Rusisë dhe Kinës për ngritjen e një strukture të sofistikuar të kontrollit të internetit, me fokus në filtrimin e përmbajtjes përmes DPI-ve. Në thelb të këtij bashkëpunimi qëndronte ideja e “ruajtjes së rendit shoqëror” përmes kufizimit të aksesit në aplikacione apo faqe që konsiderohen të rrezikshme.

Praktika të ngjashme janë ndjekur edhe në Turqi dhe Egjipt. Në Turqi, që prej vitit 2016, pas instalimit të DPI-ve, autoritetet kanë ndërmarrë bllokime sistematike të faqeve të mediave online dhe profileve në rrjetet sociale, duke rritur ndjeshëm kontrollin mbi hapësirën digjitale. Shembuj të përdorimit të pajisjeve DPI në Turqi pati edhe gjatë protestave pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, ku interneti u ngadalësua ndjeshëm.

Edhe pse qeveria shqiptare mund të synojë mbrojtjen e të miturve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt online, instalimi i pajisjeve DPI pa një kuadër të qartë ligjor dhe pa një mekanizëm të pavarur mbikëqyrjeje përbën rrezik real për liritë qytetare. Mungesa e transparencës dhe kontrollit institucional hap rrugën për abuzime dhe cenon të drejtën themelore për informim dhe privatësi.

The post Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie appeared first on Citizens.al.

Krijohet regjistri elektronik i nëpunësve të mbrojtjes së të dhënave personale

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për krijimin, pranë institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim, KDIMDHP), e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri elektronik i nëpunësve të mbrojtjes së të dhënave personale” (në vijim, RENMDHP), përmbajtja e së cilës publikohet në faqen zyrtare të internetit të KDIMDHP-së.

“KDIMDHP-ja është përgjegjëse për krijimin, mbajtjen, administrimin, ndërveprimin me bazat e tjera dhe bërjen të disponueshëm të informacionit, në përmbajtje të bazës së të dhënave “Regjistri elektronik i nëpunësve të mbrojtjes së të dhënave personale””, thuhet në vendim.

Sipas vendimit të qeverisë RENMDHP-ja përmban të dhëna për nëpunësit e mbrojtjes së të dhënave personale (në vijim, NMDHP), caktuar nga kontrolluesit dhe përpunuesit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se të dhënat që do të mbahen në RENMDHP do të ndahen në dy kategori: të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore.

Ngarkohet Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Lexo vendimin e plotë

/m.q/r.e/a.f/

The post Krijohet regjistri elektronik i nëpunësve të mbrojtjes së të dhënave personale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria, çmime më të larta se rajoni, por fuqi blerëse më të ulët

19 June 2025 at 11:18

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka nivelet më të ulëta të konsumit individual në Europë, sipas të dhënave të vitit 2024.

Shifrat që analizon Eurostat tregojnë se konsumi individual për frymë në vendin tonë janë sa 41% e mesatares europiane, pa progres nga viti 2023. Ky tregues mat konsumin e qytetarëve sipas fuqisë blerëse, në raport me çmimet.

Por Eurostat tregon se Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon sipas konsumti individual, sa 63% e mesatares europiane.

Shqipëria ka edhe raportin më të ulët të PBB-së për frymë, 37% e mesatares europiane.

Për të dy treguesit, në rajon performon më mirë Mali i Zi. Kosova nuk është e përfshirë në matje.

Sipas shpjegimit të Eurostat, PBB për frymë tregon mirëqenien ekonomike të vendeve, konsumi për frymë është më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.

The post Shqipëria, çmime më të larta se rajoni, por fuqi blerëse më të ulët appeared first on Gazeta Si.

Posta Shqiptare paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese

4 June 2025 at 13:05

Posta Shqiptare paralajmëroi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm me mesazhe të paidentifikuara, që i ftojnë ata të klikojnë linqe të dyshimta në emër të Postës. “Paketa juaj ka mbërritur në magazinën tonë lokale, por nuk është dorëzuar për shkak të një adrese të gabuar të dorëzimit ose informacionit të paplotë. Ju lutem konfirmoni adresën […]

The post Posta Shqiptare paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese appeared first on Reporter.al.

Ndodh në Shqipëri/ Makina në lëvizje, i riu kryen nevojat personale nga dritarja e mjetit (VIDEO)

By: Ardit
2 June 2025 at 17:38

Një video e publikuar në mediat sociale po bën xhiron e rrjetit. Një pasagjer i një makine e cila është në lëvizje në një aks kombëtar, ka zgjedhur që të kryejë nevojat personale nga dritarja e makinës. Personi në fjalë është kthyer në burim aksidenti, duke rrezikuar jetën e tij. Një veprim i tillë është […]

The post Ndodh në Shqipëri/ Makina në lëvizje, i riu kryen nevojat personale nga dritarja e mjetit (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria me normat më të larta të varfërisë në Europë

28 May 2025 at 12:24

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka numrin më të lartë të qytetarëve në rrezik varfërie në të gjithë Europën.

Statistikat e reja të Eurostat, që i referohen vitit 2024 pasqyrojnë se treguesi i varfërisë për shqiptarët e rritur +18 vjeç është rreth 42% në raport me popullsinë, më e larta në kontinent. Mesatarja europiane është 20%.

Shifër më shqetësuese është ajo e të rinjve dhe fëmijëve poshtë moshës 18 vjeç, ku norma e varfërisë prek 50%. Eurostat shpjegon se shifrat që i referohen fëmijëve lidhen me nivelin arsimor të prindërve të tyre dhe të të ardhurave. Mesatarja europiane për këtë tregues është 24%.

Rrezik për të qenë i varfër do të thotë pamundësia e një individi për të patur të mira materiale, sociale dhe jetesa në një familje me të papunë. Ndër vendet e rajonit Serbia ka shifrat më të ulëta të varfërisë. Në Europë, Çekia.

The post Shqipëria me normat më të larta të varfërisë në Europë appeared first on Gazeta Si.

“Kam 2 fëmijë me ish-gruan”/ Ambasadori i BE flet për prirjen e tij seksuale: Tani jam martuar me një burrë

By: Oldi
19 May 2025 at 10:26

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato zgjodhi të flasë për prirjen e tij seksuale. Teksa shpjegoi të gjitha projektet që po zhvillohen me artistët në këtë javë, jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe dhe në Pilur të Vlorës, ambasadori solli në vëmendje ekspozitën fotografike me temë dashurinë të Blerta Kambos, ku […]

The post “Kam 2 fëmijë me ish-gruan”/ Ambasadori i BE flet për prirjen e tij seksuale: Tani jam martuar me një burrë appeared first on BoldNews.al.

Raporti i Avokatit të Popullit: Për të ulur varfërinë qeveria të rrisë pensionet dhe të miratojë minimumin jetik!

15 May 2025 at 10:35

Nga Gazeta ‘SI’ – Në raportin e vitit 2024, Avokati i Popullit thekson se asnjë nga masat e marra kundër varfërisë në vend, nuk e ka reduktuar atë.

Raporti thekson se varfëria nuk konceptohet vetëm me mungesën e të ardhurave, por edhe me mungesën e aksesit në shërbime dhe pjesëmarrjes në jetën shoqërore.

Dy nga pikat kryesore të varfërisë në Shqipëri sipas AP janë pensionet dh  mungesa e minimumit jetik.

 donëse pensionet janë indeksuar në vlerën 8.6% dhe 4.1%223 në dy vitet e fundit, rritja rezulton të jetë ende e pamjaftueshme për të adresuar nevojat reale të të moshuarve, veçanërisht atyre që i përkasin grupeve më të pafavorizuara sociale dhe ekonomike. Këta individë përballen me vështirësi serioze në sigurimin e të ardhurave minimale të mjaftueshme, për të përballuar kostot e jetesës dhe të medikamenteve të nevojshme, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore. Në këtë kuadër, ndonëse shpërblimi i pensionistëve për festat e fundvitit përbën një formë mbështetjeje të mirëpritur, ai mbetet simbolik dhe nuk zëvendëson nevojën për një rritje të qëndrueshme dhe të mjaftueshme të pensioneve.

Llogaritja e minimumit jetik shërben si një tregues për të përcaktuar kufirin real të varfërisë, për të ndarë individin e varfër nga jo i varfër. Ky tregues duhet të qëndrojë në themel të hartimit të politikave sociale që ndjek shteti për grupet në nevojë. Një vlerë e përditësuar dhe e miratuar e minimumit jetik, ndihmon për të përcaktuar sa i duhen minimalisht një shtetasi shqiptar për të jetuar, si dhe normën minimale të ndihmës ekonomike, pensioneve, pagesës së papunësisë, etj.

The post Raporti i Avokatit të Popullit: Për të ulur varfërinë qeveria të rrisë pensionet dhe të miratojë minimumin jetik! appeared first on Gazeta Si.

Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi

12 May 2025 at 12:31

Nga publikimi i rezultatit të votimit elektronik në Vorë dhe në njësinë nr. 10 të Tiranës, janë publikuar edhe votat personale në listat e hapura të kandidatëve për deputet. Tek Partia Demokratike më i votuari rezulton Ilir Alimehmeti me 1 115 vota persona, i cili ndiqet nga Jorida Tabaku me 996 vota persona. Ndërkohë, i […]

The post Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi appeared first on BoldNews.al.

95% e familjeve kanë të paktën një pronë. Bie numri i i atyre me më shumë se dy

6 May 2025 at 12:55

Nga Gazeta ‘SI’ – Në një anketë të kryer nga Banka e Shqipërisë gjysmën e dytë të vitit 2024, me familjet shqiptare, rezulton se është rritur numri i atyre që kanë pasuri të patundshme në pronësi.

95% e familjeve të pyetuara kanë të paktën një pronë dhe kjo është rritur me 0.3 p.p nga gjysma e parë e vitit 2024.

Në kontrast është ulur numri i familjeve që zotërojnë më shumë se 2 prona, nga 2% në fillim të vitit në 1% në mbyllje. 6% deklarojnë se nuk kanë asnjë pronë ku përfshihet shtëpia dhe godina apo toka.

Pronat vazhdojnë të jenë garantues kryesor të një huaje bankare, në 28% të rasteve, raporton BSH.

Rreth 53% e familjeve të anketuara deklarojnë se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar gjatë periudhës, por për 33% është përkeqësuar dhe vetëm për 15% është përmirësuar.

The post 95% e familjeve kanë të paktën një pronë. Bie numri i i atyre me më shumë se dy appeared first on Gazeta Si.

Anketa/ Familjet shqiptare preferojnë t’i kenë borxh miqve dhe jo bankës

6 May 2025 at 12:07

Nga Gazeta ‘SI’ – Familjet shqiptare preferojnë të marrin hua tek të afërmit më shumë se sa te bankat.

Kështu tregojnë shifrat e Bankës së Shqipërisë, ku ndonëse vërehet një rritje e kreditimit nga institucionet financiare, dominon borxhi i marrë “në dorë”.

50% të rasteve familjet kanë marrë borxh tek të afërm në formën e parave në dorë apo në formën e mallit të papaguar dhe në 44% të rasteve në banka, sipas anketës së gjashtëmujorit të dytë të vitit 2024.

Sipas qëllimit për çfarë është marrë borxhi, 42% e huamarrësve thonë për blerje/riparim prone, 34% për biznes dhe 21% për konsum.

Ngarkesa e borxhit për familjet në 84% të rasteve është më pak se 30% e të ardhurave mujore, në 16% të rasteve e kalon dhe për 2% të tyre borxhi kalon më shumë se 70% të të ardhurave.

Depozitat dhe/ose llogaritë bankare vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar, për 61% të familjeve të anketuara, por me një rënie të lehtë nga gjashtëmujori i shkuar.

The post Anketa/ Familjet shqiptare preferojnë t’i kenë borxh miqve dhe jo bankës appeared first on Gazeta Si.

Standardet e Besnik Dervishit/ Shqetësohet për pagat e OJQ-ve, hesht për “kartelën mjekësore” të kandidatit të PD

2 May 2025 at 12:22

Nga Boldnews.al Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, i cili ka shprehur shqetësim të thellë për publikimin nga “Boldnews.al” të pagave “stratosferike” të drejtuesve të organizatave jo-qeveritare në Shqipëri, nuk ka mbajtur asnjë reagim publik dhe nuk duket se ka ndërmarrë asnjë nismë kundër një rasti flagrant-publikimit nga emisioni “Fiks Fare” në […]

The post Standardet e Besnik Dervishit/ Shqetësohet për pagat e OJQ-ve, hesht për “kartelën mjekësore” të kandidatit të PD appeared first on BoldNews.al.

Të pasurit vs të varfërit – Shqiptarët perceptojnë rritje të pabarazisë ekonomike

2 May 2025 at 12:40

Nga Gazeta ‘SI’ – Më shumë se 82% e të rriturve në Shqipëri perceptojnë një zgjerim të hendekut midis të pasurve dhe të varfërve në 4 vitet e fundit.

Matjet e Bankës Botërore tregojnë se ky perceptim është më i larti ndër vendet e Ballkanit, bashkë me Maqedoninë e Veriut që që ndron në rreth 83%.

Por përtej ndjeshmërisë së qytetarëve, matjet reale tregojnë se Shqipëria ka hendekun më të madh në rajon midis individëve të pasur dhe të atyre të varfër, me 36%.

Banka analizon se faktorët që kanë ndikuar në këtë ndryshim lidhen me polarizimin e tregut të punës, punësimit informal dhe pabarazia midis të rinjve dhe më të rriturve.

Pabarazia ekonomike mbetet një problem shqetësuar për Ballkanin Perëndimor, edhe pse normat e varfërisë raportohen në rënie.

The post Të pasurit vs të varfërit – Shqiptarët perceptojnë rritje të pabarazisë ekonomike appeared first on Gazeta Si.

Rama në delir: Kur ju them çyrykë, mos e merrni personale

By: user 5
1 May 2025 at 19:56

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kuçovë për takimin e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Rama u ndal edhe një herë tek etiketimi që ka bërë këtë fushatë ndaj kundërshtarëve si çyryk.

Ai u shpreh se askush nuk duhet ta marri këtë si personale, pasi është politike dhe iu drejtohet kundërshtarëve politikë të PD-së.

Më tej foli edhe për kërkesën që iu bëri vajzave të reja nëse kanë të dashurit e tyre demokratë.

“Askush prej tyre, askush nga të tjetër nuk duhet ta marri personale. Është politike. Kush e merr personale të vijë me ne dhe të votojë pesën. U mërzitën se thashë se vajzat socialiste janë në lirinë e tyre të kenë simpati për djemtë demokratë. 11 maji është test të provojnë a janë të kthjellët ata çuna. Ti thonë thjesht më do mua,. Do vish të votosh për në BE, jo nuk vij se do e çoj votën në kënetë. Mund të pranosh me një që hodh votën në kënetë të shikosh me ëmbëlsi.

Më 11 maj do marrin mësimin më të madhe në të gjitha zgjedhjet që kemi bërë. Të gjithë të derdhen lumë në kuti votimi. Më 16 maj vijnë në Tiranë gjithë udhëheqësit e Europës. Kur të vijnë rezultati duhet të dali i qartë se shumica e shqiptarëve do tani të hyjë në BE. Nuk do rrimë ti shpjegojmë tani atyre kush është bufi. Ti biem shkurt te 5 me PS, me kandidatët tuaj. Ne nuk mund ta hedhim në kënetë fatin europian të shqiptarëve”, tha ai.

The post Rama në delir: Kur ju them çyrykë, mos e merrni personale appeared first on Lapsi.al.

Taksat janë sakaq të sheshta

21 April 2025 at 15:58

Shqiptarët paguan 7.1 miliardë euro taksa e tatime gjatë vitit 2024 dhe nga këto, më pak se 660 milionë ose 9.3% e totalit u paguan në formën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale, një formë tatimi, i cili, për disa lloje të ardhurash është në formën e tatimit progresiv, ndërsa për një pjesë, edhe këtu […]

The post Taksat janë sakaq të sheshta appeared first on Reporter.al.

BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 4.2 për qind gjatë vitit 2025

21 April 2025 at 15:28

Banka Qendrore e Republikës së Kosovë ka njoftuar se sipas projeksioneve të BQK-së, ekonomia pritet të rritet me 4.2 përqind gjatë vitit 2025, me kontribuues kryesor konsumin, investimet dhe eksportin e mallrave dhe shërbimeve, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve pritet të ketë ndikim negativ.

Ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje reale prej 4.4 përqind në vitin 2024, e nxitur kryesisht nga konsumi dhe investimet, ndërsa eksportet neto ndikuan negativisht. Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), vetëm në tremujorin e katërt të vitit, rritja ekonomike ishte 4.1 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Industria përpunuese, tregtia dhe ndërtimtaria janë sektorët që kanë mbështetur këtë rritje, ndërkohë që importet e larta të mallrave dhe shërbimeve kanë reflektuar rritjen e kërkesës së brendshme pas liberalizimit të vizave.

Inflacioni në rënie, por çmimet e ushqimeve mbeten sfidë

Inflacioni ra në 0.7% në TM4 2024 nga 1.3% në tremujorin paraprak, i ndikuar nga rënia e çmimeve të energjisë dhe mallrave të tjera.

Megjithatë, rritja e çmimeve të ushqimeve ishte faktori kryesor që ndikoi në nivelin e inflacionit.

Deficit buxhetor dhe rritje të të hyrave tatimore

BQK raporton se të hyrat buxhetore primare arritën në 823.4 milionë euro (rritje prej 11.6%), ndërsa shpenzimet kapën vlerën e 1.1 miliardë eurove (rritje prej 7.0%), duke rezultuar në një deficit prej 289.3 milionë euro.

Tatimet direkte dhe indirekte shënuan rritje përkatësisht prej 10.7% dhe 10.1%.

Rritje e deficitit të llogarisë rrjedhëse, rënie e investimeve të huaja

Deficiti i llogarisë rrjedhëse u rrit në 488 milionë euro, një rritje vjetore prej 18.3%, kryesisht për shkak të bilancit tregtar negativ dhe rënies së të ardhurave dytësore.

Investimet e huaja direkte ranë me 17.1%, ndërsa remitencat u rritën për 3.0%, duke arritur në 344.2 milionë euro.

Sektori financiar në rritje – bankat dhe fondet pensionale me performancë të mirë

Sektori bankar ka përjetuar rritje të shpejtë të kredive dhe depozitave, me fitime në rritje për shkak të të hyrave më të larta krahasuar me shpenzimet.

Pavarësisht kësaj, ka pasur rënie të lehtë të treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit dhe ulje të likuiditetit, megjithëse mbeten mbi nivelet rregullatore.

Sektori pensional ka shënuar rritje të shpejtë të aseteve, kryesisht falë kthimeve nga tregjet ndërkombëtare.

Edhe sektori i sigurimeve dhe ai mikrofinanciar kanë regjistruar përmirësim të performancës dhe fitimeve, duke ruajtur qëndrueshmërinë e portofolit të kredive.

Eurozona me rritje të ngadaltë – inflacioni mbetet sfidë

Ndërkohë, ekonomia e Eurozonës u rrit me vetëm 0.2% në TM4 2024, ndërsa rritja vjetore u regjistrua në 1.2%. Parashikimet e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) flasin për një rritje më modeste në vitin 2025 (0.9%) dhe 2026 (1.2%).

Inflacioni në Eurozonë qëndroi në 2.2% për tremujorin e fundit, i nxitur nga çmimet e larta të energjisë dhe shërbimeve. BQE pret që inflacioni të ngadalësohet në 2.3% në vitin 2025 dhe 1.9% në 2026, por mbetet i ndjeshëm ndaj rreziqeve gjeopolitike dhe luhatjeve në tregjet globale./ Monitor

The post BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 4.2 për qind gjatë vitit 2025 appeared first on Sot News | Lajme.

Të dhënat personale, diskutohet metodologjia për gjobat, mund të arrijnë deri në 20 mln euro

By: Mirgen
21 April 2025 at 09:49

Në mënyrë të përmbledhur dokumenti i Komisionerit vlerëson pesë hapa që janë në bazë të përllogaritjes së një mase administrative. Kjo mban parasysh procesin apo veprimtarinë e përpunimit, xhiron e ndërmarrjes, rrethanat lehtësuese apo rënduese apo proporcionalitetin. Pak muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” zyra e Komisionerit për […]

The post Të dhënat personale, diskutohet metodologjia për gjobat, mund të arrijnë deri në 20 mln euro appeared first on BoldNews.al.

❌
❌