❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Jesus, trajneri i ri i CR7/ Portugezi ulet për një vit në stolin e ekipit saudit, Al Nassr

Kontratën e rinovoi dhe idetë i ka tepër të qarta.

Kristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të dorëzohet as tani në moshën 40-vjeçare, dhe objektivat mund të realizohen sidomos me një trajner të zotin në krye të ekipit të tij, Al Nasr.

Klubi saudit njoftoi se ka arritur marrëveshje me teknikun portugez, Zhorge Zhezus, I cili është vërtet një veteran I profesionit, por e njehj mirë futbollin dhe Arabinë.

Mbi të gjitha, njihet mirë dhe pëlqehet nga Ronaldo, I cili duket se ka nxitur Al Nasrin për ta caktuar në detyrë.

Akordi mes tyre Ă«shtĂ« njĂ«vjeçar, pra deri nĂ« verĂ«n e vitit tĂ« ardhshĂ«m, por padyshim me mundĂ«si pĂ«r t’u rinovuar.

Zhezus ka fituar shumë në karrierë, ndonëse nuk është se ka punuar me CR7-ën.

Me Benfikën u shpall tri herë kampion I Portugalisë si dhe fitoi kupa e Superkupa, me Bragën mori Kupën Intertoto, tek Sportingu fitoi Superkupën e Portugalisë dhe Kupën e Ligës, me Flamengon fitoi Kampionatin Brazilian dhe Kupën Libertadores, ndërsa në Arabinë Saudite u shpall kampion në 2024 me Al Hilalin, duke fituar edhe Kupën e Mbretit si dhe tri herë Superkupën e vendit.

Ronaldo ende nuk ka fituar ndonjë trofe të rëndësishëm dhe zyrtar tek Al Nasr, edhe pse ka shënuar gola pa fund.

Superylli portugez e synon titullin kampion si dhe Championsin e Azisë, si dhe që të arrijë nivelin mitik të 1000 rrjetave si futbollist profesionist./abcnews.al

Kampion edhe në financa/ Chelsea, përfitime rekord pas triumfit në Botërorin e Klubeve

Ka marrë edhe më shumë para, por jo vetëm për një muaj.

Çelsi Ă«shtĂ« njĂ« skuadĂ«r angleze, nĂ« njĂ« Premier LigĂ« ku kampionia fiton plot 175 milionĂ« paundĂ« nĂ« sezon, por gjithsesi, paratĂ« qĂ« u futĂ«n nĂ« xhep nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s pĂ«r Klubet nuk janĂ« aspak pĂ«r t’u hedhur poshtĂ«.

Përkundrazi.

BlutĂ« e LondrĂ«s, qĂ« fituan pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« kĂ«tĂ« trofe pas finales ndaj Paris SG nĂ« stadiumin “Metlajf” tĂ« Nju Xhersit, arkĂ«tuan njĂ« shifĂ«r prej afĂ«rsisht 100 milionĂ« eurosh.

BBC britanike e jep përfitimin në 84 milionë paundë, apo rreth 114 milionë USD, ndërsa televizioni amerikan CBS, shkruan se përfitimet ishin 103.5 milionë euro apo 121 milionë USD.

Në çdo rast janë shumë, aq më tepër për vetëm një muaj punë.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, sipas televizionit tĂ« mĂ«sipĂ«rm amerikan, Çelsi ka fituar nĂ« total nga aventura amerikane plot 154 milionĂ« USD, duke pĂ«rfshirĂ« edhe tĂ« ardhura qĂ« nuk lidhen vetĂ«m me pjesĂ«marrjen.

Të mos harrojmë se Blutë e Londrës morën 164 milionë paundë për vendin e katërt në Premier Ligë, që do të thotë 220 milionë USD.

Trajneri Enzo Mareska pritet të bëjë blerje të fuqishme, që skuadra e tij të pretendojë tituj të mëdhenj edicionin e ardhshëm, pse jo kampionatin anglez dhe Championsin.

Përse të mos I synojë një ekip që mundi Paris SG 3-0 në finalen e Botërorit të Klubeve duke merituar gjithçka?

Bundesliga “thĂ«rret” BrojĂ«n/ Mediat angleze: Leipzig dhe Stuttgart interesohen pĂ«r sulmuesin

Pritshmëritë kanë qenë gjithmonë të mëdha, por asnjëherë nuk janë shpërblyer. Të tilla janë edhe në këtë sesion të merkatos së verës për Armando Brojën, që duhet të bëjë një zgjedhje të rëndësishme, ndoshta atë të karrierës.

Sulmuesi kuqezi do tĂ« largohet nga Chelsea. PĂ«r kĂ«tĂ« nuk ka asnjĂ« dyshim. NjĂ« tjetĂ«r gjĂ« e sigurtĂ« Ă«shtĂ« se nuk do tĂ« ketĂ« mĂ« huazim, ndĂ«rsa pĂ«r t’u mĂ«suar mbetet skuadra e ardhshme e BrojĂ«s.

Si gjithmonë në këtë periudhë, lajmet janë të shumta, por pista që është forcuar shumë gjatë ditëve të fundit është ajo e Bundesligës.

“The Athletic” nĂ« Angli ka zbuluar sĂ« fundmi pĂ«r njĂ« interes tĂ« shtuar tĂ« dy klubeve tĂ« mĂ«dhenj tĂ« kampionatit gjerman, Lajpcig dhe Stuttgart.

I pari ishte folur prej kohësh, ndërsa në garë është futur edhe një tjetër skuadër, që kërkon shërbimet e sulmuesin 24 vjeçar.

Bundesliga mund të jetë skena e duhur për Armando Brojën, pas sezoneve të fundit zhgënjyes, për shkak të dëmtimeve të rëndë.

Huazimi te Everton në edicionin e fundit të Premier League nuk shkoi si duhet për futbollistin shqiptar, që qëndroi për muaj të tërë jashtë fushe, ndërsa edhe pas rikuperimit i kishte minutat me pikatore.

Për këtë arsye, ashtu si Chelsea edhe vetë Broja kërkon një sistemim të përhershëm.

Këtë mision ia lehtësojnë kampionët e rinj të botës, që kanë vendosur të ulin ndjeshëm pretendimet financiare për kartonin e tij. Vlerësimi i parë është 20 milion euro, por Blutë e Londrës mund të zbresin më poshtë nëse iu vjen një ofertë serioze për sulmuesin shqiptar./abcnews.al

ShqiptarĂ«t do vetĂ«deklarojnĂ« adresĂ«n/ Procedura, online nĂ« e-Albania. ËshtĂ« detyrim ligjor

Qyteratët shqiptarë ose të huaj  me vend qëndrim në Shqipëri duhet që të vetdeklarojnë adresat e vendbanimit.Vendimi është publikuar në fletore zyrtare dhe parashikon që  shtetasit me vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë të  kryejnë deklarimin, ndryshimin ose saktësimin e vendbanimit.

Procei do tĂ« realizohet nĂ« mĂ«nyrĂ« elektronike nĂ« portalin qeveritar “e-Albania ndĂ«rsa kusht do tĂ« jetĂ« ngarkimi i dokumentit tĂ«  pronĂ«sisĂ« sĂ« banesĂ«s, os nĂ« rastet kur personat janĂ« me qira duhet tĂ« ngarkojnĂ« kontratĂ«n e qiramarrjes, tĂ« huadhĂ«nies, tĂ« pĂ«rdorimit ose çdo dokument tjetĂ«r tĂ« ligjshĂ«m, qĂ« provon vendbanimin.

Sipas ligjit  deklarimi, ndryshimi ose saktĂ«simi i vendbanimit, me kĂ«rkesĂ« tĂ« kryefamiljarit, pasqyrohet njĂ«kohĂ«sisht pĂ«r tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e tjerĂ« tĂ« familjes.NĂ« rastet kur njĂ« anĂ«tar madhor i familjes, i cili kĂ«rkon tĂ« ndryshojĂ« vendbanimin, mĂ« parĂ« duhet tĂ« kryejĂ« procedurĂ«n e veçimit nga familja.NdĂ«rkohĂ« qĂ« dokumentat e ngarkuara nĂ« “e-Albania” ruhen nĂ« bazĂ«n e tĂ« dhĂ«nave tĂ« Regjistrit KombĂ«tar tĂ« Gjendjes Civile.

Në rastet e konstatimit të gabimeve pas verifikimit zyrat e gjendjescivile në bashki apo njësi administrative, kur konstatojnë element të pasaktë të adresës, që mund të rregullohet prej tyre, e saktësojnë këtë element kryesisht, pa qenë nevoja për aplikim nga ana e shtetasit.

Detyrimi për vedklarimin e adresës ndryshon për personat që kryejnë dënimin në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, apo qëndrojnë në institucionet e paraburgimit në pritje të vendimit gjyqësor për më shumë se 3 (tre) muaj dhe shtetasit që qëndrojnë pa ndërprerje në institucione shëndetësore për kurim  mjekësor afatgjatë.

Në  këto raste ngarkohet institucioni përgjegjëspër dorëzimin e , listës emërore të tyre, e cila duhet  të përmbajë emrin, mbiemrin dhe numrin personal./abcnews.al

Vlora, destinacion kroçerash/ “Silver Whisper” u ankorua nĂ« port me 383 pasagjerĂ«

KĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« nĂ« portin e VlorĂ«s mbĂ«rriti anija kroçere “Silver Whisper”, e cila solli me vete 383 pasagjerĂ« nga kombĂ«si tĂ« ndryshme, pĂ«rfshirĂ« SHBA, Britani tĂ« Madhe, Australi dhe Kanada. Kjo anije ka nisur udhĂ«timin e saj nga porti i Barit nĂ« Itali dhe do tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« portin e VlorĂ«s deri nĂ« orĂ«n 23:00 tĂ« mbrĂ«mjes, pĂ«rpara se tĂ« niset drejt portit tĂ« Galipolit.

Turistët e kësaj kroçere kanë shprehur interes të veçantë për të vizituar jo vetëm qytetin bregdetar të Vlorës, por edhe destinacione historike dhe kulturore në afërsi, si Apolonia dhe Berati.

MbĂ«rritja e “Silver Ëhisper” shĂ«non njĂ« tjetĂ«r hap pozitiv nĂ« zhvillimin e turizmit detar nĂ« VlorĂ«, duke i dhĂ«nĂ« qytetit njĂ« vend tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« itineraret e njohura ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« anijeve kroçere. Autoritetet lokale dhe operatorĂ«t turistikĂ« shprehen optimistĂ« se ky trend do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« rritet, duke sjellĂ« pĂ«rfitime ekonomike dhe promovuar mĂ« tej bukuritĂ« natyrore dhe historike tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Pak ditë më parë, edhe në Durrës anija luksoze Nautica zbarkoi në brigjet shqiptare me 676 turistë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës./abcnews.al

Mbaruan zgjedhjet, merret me bashkitĂ«/ Sali Berisha gjen “kauzĂ«â€ tĂ« re pĂ«r luftĂ«n opozitare

Vetë doktori nuk prodhon më lajm, ndaj i duhet të ndjekë kundërshtarin. Sali Berisha në konferencë akuzoi se Edi Ramën pas 11 majit, përvecc kryeministër do të bëhet dhe kryebashkiak.

“Kushtetuta, Karta Europiane e AutonomisĂ« Lokale dhe ligji pĂ«r qeverisjen vendore, mbizotĂ«rojnĂ« mbi udhĂ«zimet partiake, dhe ata do ti zbatojnĂ« ato. Kjo Ă«shtĂ« e gjitha. Edi Rama don tĂ« bĂ«het kryetar i bashkisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ«, tĂ« marrĂ« edhe atĂ« pushtet qĂ« kanĂ«, ndaj dhe ka shpĂ«rthyer nĂ« urrejtje tĂ« madhe ndaj bashkiakĂ«ve, ndaj administratorĂ«ve, ndaj kĂ«tyre dhe atyre. Natyrisht kĂ«tu nuk ka asgjĂ« tĂ« re. ËshtĂ« njĂ« njeri qĂ« ka gjithĂ« pushtetet nĂ« duart e tij dhe do ti ushtrojĂ« ato nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« antikushtetuese.”

Tashmë që farsa spi më ujë, doktori paralajmëroi se Rama do të përballet për bashkitë në Strasburg. Por pataten në dorë, ua ka lënë kryebashkiakëve demokratë, të cilët e kanë ccuar letrën para tij.

“Letra e tyre Ă«shtĂ« njĂ« akt pĂ«rgjegjĂ«sie ndaj qytetarĂ«ve shqiptarĂ«, ndaj kushtetutshmĂ«risĂ« sĂ« vendit. Ata kanĂ« informuar nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« KĂ«shillin e EuropĂ«s dhe Kongresin e Autoriteteve Rajonale dhe Lokale sepse ShqipĂ«ria ka firmosur kartĂ«n dhe po shkel me dy kĂ«mbĂ«t kartĂ«n. Sigurisht qĂ« ne kĂ«tĂ« do ta ndjekim me tĂ« gjithĂ« mekanizmat tonĂ« qĂ« kemi. PĂ«rfaqĂ«suesit tanĂ« nĂ« KĂ«shillin e EuropĂ«s do ta kenĂ« njĂ« çështje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme shumĂ« nĂ« agjendĂ«n e tyre.”

Shembjet në Theth, Berisha i ndjek nga larg. Por nuk heziton ti fryjë zjarrit, sidomos kur vjen tek përccarja.

“Rama Ă«shtĂ« sjellĂ« me Thethin njĂ«lloj si malazezĂ«t, turqit, serbĂ«t, Mehmet Shehu. ËshtĂ« sjellĂ« me Thethin dhe dukagjinasit si njĂ« pushtues i egĂ«r. ArmiqĂ«sia e Edi RamĂ«s ndaj banorĂ«ve tĂ« Thethit tejkalon tĂ« gjitha armiqĂ«sitĂ« e njohura gjer sot ndaj tyre. Edi Rama pĂ«rdori praktikat mĂ« tĂ« ulĂ«ta morale, pafytyrĂ«sinĂ« dhe pabesinĂ« mĂ« tĂ« madhe pĂ«r tĂ« realizuar njĂ« projekt shkatĂ«rrimtar pĂ«r banorĂ«t, njĂ« projekt mafioz, njĂ« projekt antishqiptar, njĂ« projekt hakmarrĂ«s, primitiv.  Armik i shpallur i Veriut.”

Por tani doktori s’ka mĂ« as ccfarĂ« premton. Por meqenĂ«se sipas tij, ccdo gjĂ« bĂ«het pĂ«r tĂ« mbuluar farsĂ«n, i kĂ«rkoi RamĂ«s tĂ« ndĂ«rhyjĂ«.

“Krim shtetĂ«ror i kryer ndaj banorĂ«ve tĂ« Thethit dhe kĂ«rkoj ndĂ«rprerjen e kĂ«tij terrori. DĂ«mshpĂ«rblimin e tĂ« gjitha banesave tĂ« prishura, tĂ« premtuara se do legalizohen nga Edi Rama. I ka me zĂ« dhe figurĂ« premtimet e tij, inkurajimin, mashtrimin e tyre. Çdo gjĂ« bĂ«het pĂ«r tĂ« mbuluar funeralin elektoral tĂ« 11 majit”

“Dashuria” pĂ«r UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dĂ«shmi nĂ« KosovĂ«

Gazetarja polake, Weronika Kochan ka krijuar një lidhje të veçantë shpirtërore me Kosovën.

Për vendin tonë, për herë të parë kishte dëgjuar gjatë pushimeve në Shqipëri, por që nga ajo kohë, interesimi i saj për Kosovën vetëm është thelluar.

Mes shumĂ« vlerave qĂ«, sipas saj, i karakterizojnĂ« shqiptarĂ«t nga Kosova, ajo veçon njĂ«: adhurimin e saj pĂ«r UshtrinĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

“Mbreti” Sinner i AnglisĂ«/ Italiani i parĂ« nĂ« histori qĂ« fiton titullin nĂ« Wimbledon

Më në fund ia doli edhe ai. Janik Siner, edhe pse nga minoriteti gjerman në Tirolin e Jugut, pati mbi supe gjithë kombin e Italisë në finalen e madhe të Uimbëlldonit.

Talenti i madh 23-vjeçar bëri miliona njerëz të lumtur në Apenine duke u bënë I pari Italian që fiton Grand Slemin më të vjetër të botës, Uimbëlldonin.

Asnjë tjetër më parë, djalë apo vajzë, nuk kishte mundur ta bënte. Suksesi ishte I shkëlqyer edhe sepse u arrit ndaj rivalit të tij më të madh, spanjollit Karlos Alkaraz.

Finalja nĂ« barin legjendar nĂ« “Oll InglĂ«nds Klab” zgjati 3 orĂ« e 4 minuta, shumĂ« mĂ« pak sesa dueli epik nĂ« “Rolan Garos” tĂ« Parisit kĂ«tĂ« vit, qĂ« Alkaraz e fitoi pas 5 seteve dhe pas 5 orĂ«sh e 29 minutave lojĂ«.

Janik pati rezultatin e seteve: 4-6, 6-4, 6-4 e 6-4!

Spanjolli, fitues I pestë Grand Slemeve në karrierë, dhe dy herë radhazi kampion në Uimbëlldon, mori setin e parë, por pastaj italiani ishte I pagabueshëm, e padyshim që nxorri mësime nga Parisi ku udhëhoqi 2-0, për të humbur në fund.

Siner e vlerësoi shumë rivalin.

“PĂ«rshĂ«ndetje tĂ« gjithĂ«ve. Dua ta nis me Karlosin. Ishte sĂ«rish njĂ« turne pĂ«rrallor prej teje. TĂ« falenderoj pĂ«r atĂ« qĂ« pĂ«rfaqĂ«son. ËshtĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« luash kundĂ«r teje, por ne kemi njĂ« raport tĂ« shkĂ«lqyer. Ti do ta fitosh shumĂ« herĂ« kĂ«tĂ« trofe. Ti I ke dy kupa tĂ« tilla qĂ« tani. ËshtĂ« shumĂ« e veçantĂ«, sidomos kĂ«tu janĂ« prindĂ«rit e mi, vĂ«llai im dhe skuadra ime. ShumĂ« emocionuese. Falenderoj vĂ«llanĂ« qĂ« erdhi tĂ« mĂ« shikonte, dhe qĂ« nuk pati Formula 1 kĂ«tĂ« fundjavĂ«. Prandaj, ai Ă«shtĂ« kĂ«tu”.

Ky ishte titulli I katĂ«rt Grand Slem pĂ«r Janik Sinerin, me dy Australian Open, njĂ« UimbĂ«lldon e njĂ« US Open, ndĂ«rsa i mbetet “Rolan Garosi”.

Me largimin e treshes së madhe Federer-Nadal-Gjokoviç, Siner dhe Alkaraz nuk lejuan që tenisi të binte në dekadencë dhe konkurrenca është e garantuar të paktën për një dekadë./abcnews.al

Daku firmos rinovimin/ Ylli i Kombëtares nënshkruan kontratvn deri në 2029

Golat do tĂ« vazhdojĂ« t’i shĂ«nojĂ« si mĂ« parĂ«.

Kështu shpreson Mirlind Daku, kështu edhe drejtuesit e Rubinit dhe trajneri Rahimov, ndërsa konfirmimi për vazhdimësinë erdhi pa vonesë.

Pas lajmeve për arritjen e akordit për rinovimin e kontratës me klubin e tij, ja ku mbërritën edhe pamjet e para filmike dhe fotot e nënshkrimit.

Klubi I Premier Ligës ruse njoftoi se kjo telenovelë përfundoi, dhe se daku firmosi marrëveshjen deri në vitin 2029.

Shifra zyrtare për rrogën nuk janë dhënë, dhe asnjëherë nuk jepen, por besohet se ylli I Shqipërisë fiton një shifër rrotull 3 milionë eurove në sezon.

Kjo do të thotë se ai është lojtari I tretë më I paguar I kampionatit rus, e padyshim me pagën më të lartë tek Rubini.

Pritet, që Daku të bashkohet me skuadrën në fazë përgatitore, por vështirë të jetë gati për javën e parë të sezonit, që është në program në 20 korrik, me ndeshjen në fushën e Ahmatit të Groznit.

Sulmuesi kuqezi shëoi 15 gola e shërbeu 8 asistë në 26 ndeshje të Premier Ligës edicionin e kaluar, duke qenë më I miri jo vetëm I ekipit të tij, por edhe më I miri në Rusi për kontributin e golave dhe asisteve, ndërsa në total ka 25 rrjeta e 12 asistë në 54 ndeshje, një efikasitet tepër I lartë.

Jo më kot, Daku ishte pranë kalimit tek Zeniti, klubi më I shquar I Rusisë, për 10 milionë euro gjithsej, dhe me rrogë rreth 3 milionë euro në sezon./abcnews.al

SarandĂ«/ Zbriti nga “Porsche” dhe u hodh nĂ« det pĂ«r t’i ikur PolicisĂ« por u kap nga skafi, me vete kishte njĂ« armĂ« zjarri

SARANDË- NĂ« SarandĂ« sekuestrohet njĂ« armĂ« zjarri gjatĂ« kontrolleve pĂ«r kapjen e personave qĂ« lĂ«viznin me “Porsche” Panamera nĂ« rrugĂ«n “Butrinti”.

Arma është gjetur tek personi që u hodh në det, i cili u kap nga skafi policisë kufitare.

Arma u gjet ne një çantë krahu, që ai mbante me vete. Deri tani janë shoqëruar në Komisariat 4 persona, të gjithë nga Tirana.

Dhjetëra forca policore mbërritën në vendngjarje, ndërsa aventura e të riut që u hodh në det nuk ka zgjatur shumë, pasi u kap në det nga policia kufitare e Sarandës dhe iu dorëzua me pas efektivëve në shëtitoren e qytetit./abcnews.al

FMN: Regjim i lirë i kursit të këmbimit. Sejko: Ekonomia po përballet me rreziqe gjeopolitike

Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon që në Shqipëri të vijoj regjimi i lirë i kursit të këmbimit.Guvernatori Gent Sejko priti në një takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilët u distua për zhvillimet ekonomike në vend.

Përfaqësues të Misionit theksuan se një kurs i lirë këmbimi ofron një instrument të dobishëm në amortizimin e goditjeve të huaja dhe është përqasja më e mirë me standardet e Bashkimit Evropian.

Aktualisht një euro po këmbehet me 97 lekë ndërsa një dollar me 83 lekë.

Guvernatori Sejko vuri theksin në sfidat me të cilat përballet ekonomia vendase të tilla si si intensifikimi i konflikteve gjeopolitike që krijojnë një mjedis me pasiguri të lartë duke kërkuar vëmendjen e nevojshme dhe fleksibilitet për të reaguar në mënyrë efektive./abcnews.al

Rama: Thethi, flagrancë spektakolare/ Berisha mbron Gjelin, pas dërgimit të dosjes nga qeveria, sulmon KLP dhe ILD

Me shembullin e ndĂ«rtimeve pa leje nĂ« Theth, kryeministri Rama sulmoi sĂ«rish prokuroren Elsa Gjeli dhe lĂ«vizjat e saj tĂ« fundit pĂ«r t’u vetĂ«mbrojtur.

 “NĂ« njĂ« rast tĂ« njĂ« flagrance spektakolare ku nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar njĂ« ngrehinĂ«, por njĂ« fshat i tĂ«rĂ« turistik, nĂ« mes tĂ« Thethit, njĂ« prokurore me mbiemrin Gjeli ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Ka refuzuar tĂ« shohĂ« se pĂ«r çfarĂ« bĂ«het fjalĂ«, dhe ka bĂ«rĂ« njĂ« ese filozofike me pafajĂ«sinĂ« e ndĂ«rtimit pa leje. NdĂ«rtimi pa leje Ă«shtĂ« vepĂ«r penale. NĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« mbrojtur si Thethi Ă«shtĂ« njĂ« vepĂ«r penale edhe mĂ« e rĂ«ndĂ«.”

Një ditë pasi porosia e Ramës ndaj gjyqtares së Shkodrës, Elsa Gjeli mbërriti në ILD dhe KLP. Berisha zbatoi strategjinë e tij për ta mbrojtur, dhe mbrojtja më e mirë është sulmi.

“Koordinimi interinstitucional I kĂ«shillatĂ«ve, pra KLP, KLGJ dhe institucioneve tĂ« tjera tĂ« drejtĂ«sisĂ« nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar. ËshtĂ« pĂ«rtokĂ«, sepse nuk kanĂ« asnjĂ« vullnet tĂ« koordinojnĂ«, por vetĂ«m tĂ« qeverisin si koorporata tĂ« veçanta. Dhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« gjĂ«mĂ« pĂ«r shtetin ligjor. NdĂ«rhyrje serioze bĂ«hen nga politikanĂ«t nĂ« sistem. Pra nuk ekziston njĂ« sistem i integruar drejtĂ«sie”

Konferencën e fundit për këtë javë doktori e ruajti si fusheqitje ndaj drejtësisë.

 “Kjo farsĂ« nuk njihet, ka njĂ« autor, Edi Rama. Por ka njĂ« mbrojtĂ«s kryesor, Altin Troplini, me qĂ«ndrimet qĂ« ka mbajtur ndaj krimit kushtetuese elektoral, dĂ«shmon se nuk ka ligj, nuk ka moral por Ă«shtĂ« thjesht njĂ« skllav dhe bashkĂ«punĂ«tor i krimit”

I shqetësuar u duk Berisha nga lëvizjet e Ramës në territor, por jo dhe aq për reformën territoriale.

“Nuk ulemi me tĂ« pĂ«r ReformĂ«n Territoriale.Se ne nuk e njohim si kryeministĂ«r.Ne nuk njohim farsĂ«n.”

Megjithatë, doktori ndërron mendje shpejt.

“Jo, reformĂ«n zgjedhore e bĂ«jnĂ« partitĂ« politike. Pra ne nuk zgjedhim kundĂ«rshtarin, as kryetarin e saj”/abcnews.al

Çarmatosen kurdĂ«t/ Pas 4 dekadash dorĂ«zojnĂ« armĂ«t anĂ«tarĂ«t e PKK

Pas katër dekadash lufte të armatosur kundër shtetit turk, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit e shpallur organizatë terroriste nga Turqia, SHBA, BE dhe Britania e Madhe, mbajti këtë të premte një ceremoni simbolike për të shënuar fillimin e çarmatosjes së saj.

Ceremonia u zhvillua në qytetin e Sulejmanijas në Kurdistanin irakian, ku një grup i vogël prej 30 anëtarësh të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dorëzuan armët para se të riktheheshin në bazat e tyre.

Procesi I kĂ«saj tĂ« premteje  u zhvillua nĂ«n masa tĂ« forta sigurie dhe pritet tĂ« zgjasĂ« gjatĂ« gjithĂ« verĂ«s. Ai do tĂ« monitorohet nga pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« partisĂ« pro-kurde Dem nĂ« Turqi, si dhe nga media turke. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan e pĂ«rshĂ«ndeti kĂ«tĂ« hap si “heqjen dhe flakjen e prangave tĂ« pĂ«rgjakshme qĂ« i ishin vĂ«nĂ« kĂ«mbĂ«ve tĂ« vendit tonĂ«â€.

Ky Ă«shtĂ« hapi mĂ« serioz deri tani drejt pĂ«rfundimit tĂ« njĂ« konflikti qĂ« ka lĂ«nĂ« tĂ« paktĂ«n 40 mijĂ« tĂ« vrarĂ« qĂ« nga viti 1984. Çarmatosja e PartisĂ« sĂ« PunĂ«torĂ«ve tĂ« Kurdistanit pritet tĂ« ketĂ« ndikim tĂ« gjerĂ« jo vetĂ«m nĂ« Turqi, por edhe nĂ« Irak, Siri e Iran. NĂ« njĂ« video tĂ« publikuar sĂ« fundmi, lideri i burgosur i PKK-sĂ«, Abdullah Öcalan, e cilĂ«soi kĂ«tĂ« si njĂ« “kalim vullnetar nga faza e luftĂ«s sĂ« armatosur nĂ« fazĂ«n e politikĂ«s demokratike dhe ligjore”. Öcalan ndodhet nĂ« izolim tĂ« plotĂ« nĂ« burgun e ishullit Imrali qĂ« nga viti 1999. Kjo nuk Ă«shtĂ« pĂ«rpjekja e parĂ« pĂ«r paqe mes PartisĂ« sĂ« PunĂ«torĂ«ve tĂ« Kurdistanit  dhe shtetit turk. NĂ« vitin 2013 Öcalan shpalli njĂ« armĂ«pushim dhe kĂ«rkoi tĂ«rheqjen e forcave tĂ« PartisĂ« sĂ« PunĂ«torĂ«ve nga Turqia. MarrĂ«veshja e vitit 2015 dĂ«shtoi pas rikthimit tĂ« dhunĂ«s, veçanĂ«risht nĂ« qytetet me shumicĂ« kurde si Diyarbakır. Pas kĂ«saj, Turqia nisi sulme ajrore dhe operacione tokĂ«sore kundĂ«r bazave tĂ« PKK-sĂ« nĂ« veri tĂ« Irakut dhe kundĂ«r forcave kurde nĂ« Siri.

Për vite me radhë, qeveria turke ka refuzuar të kthehet në tryezën e bisedimeve pa një çarmatim të plotë të Partisë së Punonjësve të Kurdistanit, diçka që tashmë po realizohet.

Iniciativa aktuale nisi nĂ« tetor 2024, kur udhĂ«heqĂ«si nacionalist Devlet Bahçeli, aleat i Erdoganit, bĂ«ri thirrje pĂ«r njĂ« Turqi pa terrorizĂ«m dhe i kĂ«rkoi Öcalanit tĂ« shpallte shpĂ«rbĂ«rjen e organizatĂ«s. Qeveria turke hapi bisedime pĂ«rmes partisĂ« Dem, e cila nĂ« shkurt solli njĂ« letĂ«r historike nga Öcalan ku ai i bĂ«nte thirrje PKK-sĂ« tĂ« dorĂ«zonte armĂ«t dhe tĂ« shpĂ«rbĂ«hej.

E ardhmja e Öcalanit mbetet e paqartĂ«. Qeveria turke ka thĂ«nĂ« se kushtet e tij mund tĂ« rishikohen nĂ« vijim tĂ« procesit, por njĂ« vendim pĂ«r lirimin e tij do tĂ« merret nĂ« fazat e fundit./abcnews.al

“Nautica” ankorohet nĂ« DurrĂ«s/ 676 turistĂ« nga SHBA e Australia mbĂ«rrijnĂ« nĂ« portin shqiptar

Anija turistike “Nautica”, pjesĂ« e flotĂ«s prestigjioze oshienia kruizis ka mbĂ«rritur kĂ«tĂ« tĂ« premte nĂ« Portin e DurrĂ«sit, duke e shĂ«nuar kĂ«shtu ndalesĂ«n e saj tĂ« parĂ« pĂ«r sezonin veror 2025.

Kroçiera luksoze është ankoruar në kalatën numër 5 rreth orës 10 të paradites, pas një ndalese në ishullin Zakinthos të Greqisë. Në bord udhëtonin 676 turistë, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe vende të tjera të botës.

Vizitorët kanë në plan të eksplorojnë sitet arkeologjike dhe atraksionet turistike të Durrësit, si dhe destinacionet përreth qytetit, duke përjetuar nga afër kulturën, historinë dhe mikpritjen shqiptare.

Anija “Nautica” lundron nĂ«n flamurin e Ishujve Marshall dhe ka pĂ«rmasa prej 182 metrash gjatĂ«si me kapacitet pĂ«r tĂ« akomoduar deri nĂ« 684 pasagjerĂ«. E njohur pĂ«r dizajnin elegant dhe shĂ«rbimin cilĂ«sor, ajo Ă«shtĂ« ndĂ«r kroçierat mĂ« tĂ« preferuara pĂ«r udhĂ«time nĂ« Mesdhe.

Pas vizitĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri, “Nautica” do tĂ« vijojĂ« itinerarin e saj drejt Malit tĂ« Zi, me ndalesĂ«n e radhĂ«s nĂ« qytetin bregdetar tĂ« Kotorrit./abcnews.al

Meta ankohet në Kushtetuese/ Kërkon lirimin nga qelia, pas 10 muaj në burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese. 10 muaj në qeli, Meta nëpërmjet avokatit të tij kërkon tashmë lirinë në hallkën e fundit të drejtësisë në Shqipëri.
Mësohet se padia është dorëzuar nga avokati i tij i ri, Kujtim Cakrani.

Më herët, Gjykata e Posaçme, Apeli dhe Gjykata e Lartë kanë lënë në fuqi masën e kërkuar nga SPAK për ta lënë Metën në arrest me burg.

Kjo lëvizje e Metës vjen pasi SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka nisur gjyqi ndaj tij. Mbi të rëndëojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave e fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë për tre dosje, pasuria, afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA.

Për të njëjtat çështje akuzohet dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Kohët e fundit, nuk kanë munguar as akuzat e forta ndaj njëri-tjetrit.

Por Ilir Meta, është i vetmi opozitar që ka mbetur në qeli. Në fillim të këtij muaji, Gjykatat kanë liruar ish-deputetin Ervin Salianji me kusht dhe dhëndrin e kryetarit të PD, Sali Berisha. Ky i fundit prej kohësh ka dalë nga masa e arrestit të shtëpisë, dhe ka vetëm masën detyrim paraqitje./abcnews.al

Pjesë e grupit të Gjergj Cukalit, Prokuroria sekuestron pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve

Me kĂ«rkesĂ« tĂ« ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ« u sekuestruan pasuritĂ« e shtetasit Paris Prenga, i dĂ«nuar pĂ«r veprĂ«n penale ‘Vrasja me paramendim’ e mbetur nĂ« tentativĂ«, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’, parashikuar nga nenet 78/2-22, 152, 278, 28/4 dhe 333/a tĂ« Kodit Penal.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të zhvilluara mbi bazën materialit të referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezultoi se shtetasi Paris Prenga, ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e tij të paluajtshme i ka fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale ku ka marrë edhe dënimin përkatës.

 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të hetimit pasuror nr.05/P, dt 02.07.2025 kërkoi sekuestrimin e pasurive të tij dhe familjarëve, për shkak se ato nuk justifikohen me burimet ligjore, si më poshtë:

  • Pasuria me nr.3/708+4-8, vol.23, fq/120, Z.K 8130, e llojit “Apartament” me sip.97.7 m2;
  • Pasuria me nr.3/708-G2, vol.23, fq/3, Z.K 8130, e llojit “Garazh” me sip.18.95 m2;
  • Pasuria me nr.1/312-N20, vol.24, fq/232, Z.K 8370, e llojit “NjĂ«si” me sip.256.1 m2; si dhe
  • Aktivitetin e subjektit “Auto Art Service”.

Drogë nga Amerika Latine/ Detaje nga aksioni në Shkodër, u trafikua rreth 1 ton drogë. Kush është ish-zyrtari i policisë në kërkim

Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i SPAK në Shkodër, i cili vjen një ditë pasi e ngarkuara me punë e SHBA, Van Horn zhvilloi një takim me kreun e këtij institucioni Altin Dumani.

MĂ«sohet se grupi nĂ« fjalĂ« akuzohet pĂ«r trafikim tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike nga Amerika Latine drejt ShqipĂ«risĂ«, bĂ«het fjalĂ« pĂ«r rreth 800 kg – 1000 kg lende narkotike.

Aksioni ka nisur në orët e pare të mëngjesit në Shkodër.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC News, se deri më tani mësohet se janë prerë 13 urdhër arreste me firmë të prokurorit Adnan Xholi, nga të cilët janë arrestuar 8 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, për të cilët dyshohet se ndodhen në Dubai.

Mes të kërkuarëve është edhe ish zyrtari i policisë Erjon Dani, i cili ka ushtruar detyrën edhe në komisariatin 3 në Tiranë, si shef krimesh, por ka disa kohë qe është larguar nga policia.

Urdhër arrestet janë lëshuar me akuzat e ndikimit të paligjshëm, shpërdorimit të detyrës si edhe trafik i lëndëve narkotike,ndërsa aksioni vjen pas zbërthimit të përgjimeve në Sky Ecc. /abcnews.al

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Pregës/ Prokurorët të ndarë për pretencën ndaj Festim Bexhdilit, shtyhet seanca

Në seancën e së premtes SPAK lexoi pretencën për dënimin e Festim Bexhdilit, por prokurorët kërkuan dënime të ndryshme. Për prokuroren Elida Kaçini, Bexhdili duhet të dënohet me burg përjetë, për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jan Prengës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“Ne vlersojmĂ« qĂ« vendimi i GJKKO qĂ« Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«r Festim Bexhdilin duhet tĂ« lihet nĂ« fuqi si vendim i mbĂ«shtetur nĂ« ligj dhĂ« prova. I pandehuri duhet tĂ« deklarohet fajtor sa i pĂ«rket veprave penale qĂ« kemi ngritur pĂ«r tĂ«. RrĂ«mbimi ka qenĂ« i paralajmĂ«ruar sepse viktima Ă«shtĂ« ndjekur disa ditĂ« radhazi. Kompleksi “Golden” ka qenĂ« i paracaktuar nga ana e tyre. I pandehuri ditĂ«n e ngjarjes ka patur nje venddodhje tĂ« ndryshme nga kompleksi, deri te paktĂ«n nĂ« oren 10:57 ku ka qdnĂ« nĂ« drejtim tĂ« Shijakut. Ai Ă«shtĂ« gjendur nĂ« kompleks, referuar pamjeve filmike, nĂ« orĂ«n 11:19 dhe shkon nĂ« drejtim te njĂ« garazhi dhe mĂ« pas shfaqet duke patur njĂ« vĂ«mendje tĂ« shtuar ndaj aparatit celular. Ai shfaqet duke pritur nĂ« derĂ«n hyrse tĂ« garazhit. NĂ« kĂ«tĂ« derĂ« mĂ« pas futet makina Audi A6 qĂ« i pĂ«rket Altin Hajrit. Kjo mĂ«nyrĂ« ndĂ«rveprimi, tregon qĂ« ata kanĂ« patur dijeni dhe secili prej te pandehurve drejtohet drejt kompleksit pĂ«r tĂ« kryer rolet e tyre. Altin Hajri shfaqrt nĂ« 11.27, ndĂ«rsa nĂ« 11:36 vjen mjeti i autorĂ«ve. Veprimet e kryera tregojnĂ« bindshĂ«m qĂ« Festim Bexhdili ka patur dijeni pĂ«r ngjarjen. NĂ« tĂ«rĂ«sinĂ« e provave, ne vlĂ«rĂ«sojmĂ« se i pandehuri ka patur rol aktiv nĂ« ngjarje, ndaj vlerĂ«sojme se vendimi me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m Ă«shtĂ« proporcional. I pandehuri nuk ka shprehur as pendesĂ«, nuk i ka kĂ«rkuar falje familjarĂ«ce. Ka mbatur vetĂ«m qĂ«ndrim mohues, jo sqarues.” tha ajo.

Ndërsa prokurori tjetër i çështjes Behar Dibra, kërkoi dënimin me 20 vite burg për Bexhdilin. Sipas tij nuk provohet që Festim Bexhdili ka vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke i kërkuar Gjykatës së Apelit të rikualifikojë veprën penale dhe ta dënojë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo të grupit të strukturuar.

“NĂ« respekt tĂ« koleges, duke qenĂ« dakord pĂ«r parashtrimet qĂ« bĂ«ri, kam njĂ« vlĂ«rĂ«sim ndryshe pĂ«r elementet e fajsisĂ« sĂ« tĂ« pandehurit. Fakti Ă«shtĂ« qĂ« vepra penale “mbajtja peng e Jan PrengĂ«s” Ă«shtĂ« pasojĂ« e njĂ« aktiviteti tĂ« kryer nĂ« Angli tĂ« njĂ« tĂ« pandehuri qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« procedim tjetĂ«r. Prezenca e Festim Bexhdilit brenda nĂ« kompleks nĂ« orĂ«n 12:15 mund tĂ« ketĂ« qenĂ« pĂ«r arsye tĂ« punĂ«ve e tij. Ai Ă«shtĂ« kusheri i Altin Hajrit dhe punonte nĂ« kompleks. Nuk ka asnjĂ« provĂ« qe Festim Bexhdili njihte Aldo MajnishtĂ«n, Korado GeshtenjĂ«n, Dritan Rexhepin etj
 NĂ« orĂ«n 18:49 Festim Bexhdili ndihmon MajnishtĂ«n dhe Martin BletĂ«n tĂ« nxirte Jan PrengĂ«n nga bagazhi i makinĂ«s dhe mĂ« pas e zhvendosin nĂ« njĂ« automjet tjetĂ«r. NĂ« automjetin qe u fut trupi, hipin Altin Hajri, Geraldo Martini, Aldo Majnishta e tĂ« tjerĂ« dhe mĂ« pas automjeti rikthehet sĂ«rish nĂ« kompleks pa trupin e Jan PrengĂ«s. Trupi tashmĂ« ishte fshehur. Nuk ka prova tĂ« gjetjes fizike tĂ« Jan PrengĂ«s, nuk mund ti kĂ«rkojmĂ« te pandehurit tĂ« thotĂ« diccka qĂ« ai mbasĂ« nuk e di.” u shpreh ai.

I pranishëm në seancë vetë Bexhdili tha se i qëndron deklaratave të bëra, se në vendngjarje ka qenë prej frikës, ndërsa kërkoi drejtësi.

“Jam dakord mĂ« ccfarĂ« kam thĂ«nĂ« nĂ« shkallĂ« tĂ« parĂ«, nuk jam dakord as me pengmarrjen as me vrasjen. Kam qenĂ« aty nga frika kam mar trupin. Kushdo tĂ« ishte ashtu do bĂ«nte dhe prokuroria. Jam hallexhi, isha nĂ« punĂ« u gjenda aty. Ishalla bĂ«het drejtĂ«si.” u shpreh Bexhdili para trupĂ«s gjykuese.

Gjykata e Apelit të Posaçëm për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe përsëritjes së shqyrtimit gjyqësor, vendosi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 25 korrik ora 11:00./abcnews.al

“Shkarkimi i drejtorit tĂ« policisĂ« nĂ« ShkodĂ«r, mesazh pĂ«r gjithĂ«â€, Rama: AsnjĂ« nuk mund tĂ« justifikohet se nuk dinte gjĂ«

Rama: Meqë këtu kam edhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Drejtor ajo që është bërë dje me shkarkimin e kreut të Shkodrës, dua ta ritheksoj që është shpresoj mesazh për të gjithë. Asnjë drejtor qarku nuk mund të justifikohet se nuk dinte gjë. Nuk bëhet fjalë me një tavolinë me 4 karrige, por për 40 ndërtime pa leje. Policia ka treguar se kur do di të shkojë edhe në majën e një mali kur një fshatar bën një avlli pa leje. Poshtë në bregdet, ku ndërtohen resortet ku merret dheu nga kantierët dhe bëhet deti si lumi i lanës nuk e shohin. Të gjithë drejtorët e qarqeve shefat e komisariateve duhet ta dinë, për cdo ndërtim në formën e një pallati kur aty ka paligjshmëri.

Nuk kemi ne 4 mijë km bregdet që të kemi luksin të na dëmtohet më shumë sec është ndërtuar. Të gjithë ndërtuesit duhet të kuptojnë se nëse angazhojmë ajkën e arkitektëve ndërkombëtarë në Shqipëri, edhe merren ekspertët me të gjitha detajet,ne nuk mund të lejojmë që më pas projektet në territor të bëhen sipas qejfit. Që në projekt është gur nga ai i zonës dhe ai e bën suva nga Turqia.

Ndërtimet duhet të bëhen me kulmin e cilësisë.  Si mundet njëri të shkojë të marrë fadromën dhe të hapë 500 metra rrugë në shkëmb, e hap pa leje mbi kokën e Ermal Dredhës, dhe policia nuk di gjë. Kjo nuk është e mundur. Kështu që, kontrolli mbi territorin, pastërtia, respekti për lejet e ndërtimit, pamunndësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e jetës së përditshme të policisë dhe kryetarëve të bashkive. Shpresoj ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive të jenë të shkarkuar.

❌