Osmani: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fundjavë, duhet të ketë pasoja juridike për deputetët
PRISHTINĂ, 17 korrik/ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani ka thĂ«nĂ« se nĂ«se nuk konstituohet Kuvendi i KosovĂ«s deri mĂ« njĂ«zetegjashtĂ« korrik, afat i pĂ«rcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, duhet tĂ« ketĂ« pasoja juridike pĂ«r deputetĂ«t.
Ajo theksoi se janë duke përgatitur lëndën për interpretim kushtetues për krizën politike, dhe nëse nuk ka formim të institucioneve as gjatë këtij vikendi, atëherë në fillim të javës së ardhshme do ta dërgojnë çështjen në organin më të lartë juridik të vendit.
Osmani, në konferencë për media të enjten, renditi një varg pyetjesh që sipas saj kërkojnë sqarime kushtetuese nga Kushtetuesja për atë që ndodh pas datës njëzetegjashtë korrik.
Kuvendi i KosovĂ«s edhe pas mĂ« shumĂ« se pesĂ« muaj nga zgjedhjet e nĂ«ntĂ« shkurtit, nuk po arrin tĂ« zgjedhĂ« trupat e legjislativit, çka pastaj do tâi hapte rrugĂ« formimit tĂ« qeverisĂ« sĂ« re.
Gjykata Kushtetuese, në fund të muajit qershor, ka dalë me një aktgjykim ku i obligon deputetët ta konstituojnë Kuvendin deri më njëzetegjashtë korrik. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ndërsa kanë mbetur më pak se dhjetë ditë nga ky afat, nuk po arrihet pajtim për zgjedhjen e kryekuvendarit dhe trupave të tjerë të legjislativit.
Osmani tha se janë duke përgatitur lëndën për Kushtetuese, dhe paralajmëroi se nëse edhe gjatë këtij vikendit nuk ka formim të institucioneve, në fillim të javës ajo do ta dërgojë çështjen për interpretim.
Duke folur pĂ«r aktgjykimin e GjykatĂ«s Kushtetuese, ku theksohet se njĂ« deputet i certifikuar nuk mund tĂ« ushtrojĂ« poste ekzekutive, Osmani u shpreh mĂ« e rezervuar. Ajo tha se palĂ«t e pakĂ«naqura mund tâi drejtohen GjykatĂ«s Kushtetuese.
/Kosovapress/
The post Osmani: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fundjavë, duhet të ketë pasoja juridike për deputetët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.