TIRANĂ, 17 korrik /ATSH/ Tendenca e eksporteve shqiptare nĂ« gjashtĂ«mujorin e parĂ« tĂ« kĂ«tij viti mbetet pozitive duke shĂ«nuar rritje me 2,1 % me bazĂ« vjetore.
Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT-i, eksportet arritën vlerën 203 miliardë lekë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 431 miliard lekë, duke u ulur me 2,0 %, krahasuar me një vit më parë.
Deficiti tregtar arriti vlerën 228 miliard lekë, duke u ulur me 5,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Referuar tĂ« dhĂ«nave grupet qĂ« kanĂ« ndikuar nĂ« rritjen vjetore tĂ« eksporteve, janĂ«: âMinerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji elektrikeâ me 8,6 %, âUshqime, pije, duhanâ me 1,2 %, etj., ndĂ«rsa negativisht kanĂ« ndikuar grupet: âMateriale ndĂ«rtimi dhe metaleâ me 6,1% âProdukte kimike dhe plastikeâ me 0,6 pikĂ« pĂ«rqindje, etj.
INSTAT bën të ditur se eksportet janë rritur në qershor për të dytin muaj radhazi.
Në qershor 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke u rritur me 1,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,6 %, në krahasim me maj 2025.
Ndërsa importet e mallrave në qershor arritën vlerën 77 miliard lekë, duke u ulur me 0,2 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 1,5 %, në krahasim me majin 2025. Deficiti tregtar i këtij muaji është 41 miliardë lekë, duke u ulur me 2,0 %, krahasuar me qershorin 2024 dhe 3,2 % në krahasim me majin 2025.
GjatĂ« muajit qershor 2025, nĂ« rritjen e eksporteve prej 1,9 %, pozitivisht kanĂ« ndikuar grupet: âMinerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se, energji elektrikeâ me 9,7 %, âUshqime, pije, duhanâ me 3,1 %. Negativisht ka ndikuar grupi: âMateriale ndĂ«rtimi dhe metaleâ me 6,2 %.
INSTAT bën të ditur se, në muajin qershor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me qershor 2024 janë: Kosova 64,8 %, Gjermania 39,6 %, Greqia 18,1 %, etj.
Ndërsa gjatë këtij gjashtëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 72,5 %, Greqia 8,6 % dhe Gjermania 10,3 %.
Sa i takon importeve rritjen më të madhe e shënojnë vendet: Kina 29,9 %, Greqia 1,3 % dhe Gjermania (4,3 %). /j.p/
Â
The post INSTAT: Eksportet, me rritje 2,1% në 6-mujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.