Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vëllezërit që u mbytën në lum përcillën në banesën e fundit, banorët: Ngjarje shumë e rëndë

Janë përcjellë për në banesën e fundit dy vëllezërit e mitur që u mbytën pasditen e së premtes në lumin Shkumbin në Labinot-Fushë të Elbasanit. Miq dhe të afërm të familjes janë mbledhur për t’u dhënë lamtumirën e fundit. Të pranishëm në ceremoninë mortore, përveç të afërmve, janë edhe njerëz të tjerë që ndonëse nuk kanë lidhje gjaku, thonë se u shokuan nga ngjarja. “E morëm vesh dhe erdhëm.

Source

Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Roskovec

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Roskovecit pasi kishin kultivuar 65 bimë kanabis vendin e quajtur “Toka e zezë” . Lënda narkotike u asgjësua përmes procesit të djegies.

Njoftimi i policisë:

Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

U kapën në flagrancë, në vendin ku kishin kultivuar bimët narkotike, arrestohen 2 shtetas (vëllezër). Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Për rastin u vunë në pranga shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në Roskovec.

Ata u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

The post Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Roskovec appeared first on Lapsi.al.

3 vëllezërit kërcënuan me armë një 30-vjeçar pas sherrit në rrugë, arrestohen dy prej tyre, ja çfarë iu gjet në banesë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafaj”, një 30-vjeçar ishte kanosur me armë zjarri nga 3 shtetas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Triangle”, për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. M., 41 vjeç dhe R. M., 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 45 vjeç (vëllezër). Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, me një 30-vjeçar, e kanë kanosur atë me armë zjarri. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Njoftimi:

Kanosën me armë zjarri një 30-vjeçar, pasi u konfliktuan për motive të dobëta, në rrugë, identifikohen 3 shtetas (vëllezër). Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe 1 automjet.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafaj”, një 30-vjeçar ishte kanosur me armë zjarri nga 3 shtetas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Triangle”, për identifikimin dhe kapjen e tyre. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. M., 41 vjeç dhe R. M., 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 45 vjeç (vëllezër).

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, me një 30-vjeçar, e kanë kanosur atë me armë zjarri. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post 3 vëllezërit kërcënuan me armë një 30-vjeçar pas sherrit në rrugë, arrestohen dy prej tyre, ja çfarë iu gjet në banesë appeared first on Sot News | Lajme.

Zbulohet parcela me kanabis në Shkodër, arrestohen dy vëllezër (Emrat)

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët ishin shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike kanabis në zonën e fshatit Sheldi.

Të arrestuarit janë shtetasit Emiljan Filipi, 28 vjeç, dhe Mikelian Filipi, 20 vjeç, banues në Sheldi. Të dy kishin ndaj tyre një masë sigurie të caktuar nga Gjykata: “Arrest në burg”.

Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Sheldija”, i finalizuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë. Sipas autoriteteve, gjatë hetimeve të mbështetura në metoda proaktive dhe informacione operative, u siguruan prova që i lidhin vëllezërit me kultivimin e bimëve narkotike.

Këto bimë u zbuluan më 29 prill 2025, gjatë operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, që u zhvillua në zonën e Sheldisë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e veprimeve ligjore.

The post Zbulohet parcela me kanabis në Shkodër, arrestohen dy vëllezër (Emrat) appeared first on Lapsi.al.

Prodhonin dhe shisnin kànabis, vihen në pranga dy vëllezërit në Fier

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike. Nga kontrollet e kryera në banesën e këtyre shtetasve, në fshatin Ngjeqar, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri automatikë, 3 krehra, 1 thikë, doza kanabisi, 200 fara kanabisi dhe 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Fier dhe i punës së pandërprerë të inteligjencës policore, për shtetas të cilët prodhonin dhe shitnin lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe posedonin armë zjarri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Implicazione”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier kapën dhe vunë në pranga shtetasit K. Sh., 47 vjeç dhe E. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar. Shtetasi E. Sh., sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Sh. iu gjetën doza kanabisi, të cilat i shiste në fshatin ku banonte.

Nga kontrollet e kryera në banesën e këtyre shtetasve, në fshatin Ngjeqar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri automatikë, 3 krehra, 1 thikë, doza kanabisi, 200 fara kanabisi dhe 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

The post Prodhonin dhe shisnin kànabis, vihen në pranga dy vëllezërit në Fier appeared first on Lapsi.al.

Lufta u mori jetën/ Identifikohen tre fëmijët e vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, janë vëllezër e motër

Sulmet ajrore ruse të dielën, u kanë marrë jetën tre fëmijëve të cilët janë identifikuar si vëllezër e motra. Zëvendësministrja e Jashtme, Mariana Betsa, ka thënë se viktimat janë vëllezërit e motrat Stanislav, tetë vjeç, Tamara, 12 dhe Roman, 17 vjeç. Ata u vranë në rajonin Zhytomyr, në perëndim të Kievit.

Vëllezërit e motrat janë në mesin e të paktën 12 civilëve që vdiqën pasi Rusia lëshoi rreth 300 dronë dhe 69 raketa në Ukrainë. Betsa i ka dërguar “ngushëllimet më të thella familjes së fëmijëve”.

Ndërkohë, të dielën më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga SHBA-ja dhe vendet e tjera që t’i vënë më shumë sanksione Rusisë. Sipas Zelenskyt, heshtja e tyre po e inkurajon edhe më tepër Putinin.

The post Lufta u mori jetën/ Identifikohen tre fëmijët e vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, janë vëllezër e motër appeared first on Sot News | Lajme.

Vodhën një motor dhe matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy vëllezërit hajdutë në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër, të cilët akuzohen për vjedhje.  Në pranga janë vënë shtetasit A. N., 33 vjeç dhe K. I., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, me precedentë të theksuar për vjedhje. Sipas bluve të kryeqytetit, ata akuzohen se kanë vjedhur një motor dhe disa matësa uji të një pallati […]

The post Vodhën një motor dhe matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy vëllezërit hajdutë në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Kundërshtojnë me dhunë efektivët e dëmtojnë mjetin e policisë, arrestohen 3 vëllezër

Policia e Dibrës ka arrestuar tre persona në Maqellarë, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e shërbimit.

Të arrestuarit janë A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç dhe A.M., 53 vjeç – të tre vëllezër, banues në Maqellarë. Sipas njoftimit zyrtar, ata do përballen me akuzat për “Kundërshtim me dhunë ndaj punonjësit të rendit publik” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Ngjarja ndodhi gjatë një ndërhyrjeje të shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër.

Njoftimi i policisë:

“Kundërshtuan me dhunë shërbimet e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e saj, Policia e Dibrës vë në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër kanë vënë në pranga shtetasit: A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç A.M., 53 vjeç, banues në Maqellarë (vëllezër me njëri-tjetrin).

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kundërshtojnë me dhunë efektivët e dëmtojnë mjetin e policisë, arrestohen 3 vëllezër appeared first on Euronews Albania.

Kundërshtojnë me dhunë efektivët dhe dëmtojnë mjetin e policisë, arrestohen 3 vëllezër

✇Albeu
By: V K

Policia e Dibrës ka arrestuar tre persona në Maqellarë, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e shërbimit.

Të arrestuarit janë A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç dhe A.M., 53 vjeç – të tre vëllezër, banues në Maqellarë. Sipas njoftimit zyrtar, ata do përballen me akuzat për “Kundërshtim me dhunë ndaj punonjësit të rendit publik” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Ngjarja ndodhi gjatë një ndërhyrjeje të shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër.

Njoftimi i policisë:

“Kundërshtuan me dhunë shërbimet e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e saj, Policia e Dibrës vë në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër kanë vënë në pranga shtetasit: A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç A.M., 53 vjeç, banues në Maqellarë (vëllezër me njëri-tjetrin).

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Kundërshtojnë me dhunë efektivët dhe dëmtojnë mjetin e policisë, arrestohen 3 vëllezër appeared first on Albeu.com.

Kundërshtojnë me dhunë efektivët e dëmtojnë mjetin e policisë, arrestohen 3 vëllezër

Policia e Dibrës ka arrestuar tre persona në Maqellarë, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e shërbimit. Të arrestuarit janë A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç dhe A.M., 53 vjeç – të tre vëllezër, banues në Maqellarë. Sipas njoftimit zyrtar, ata do përballen me akuzat […]

The post Kundërshtojnë me dhunë efektivët e dëmtojnë mjetin e policisë, arrestohen 3 vëllezër appeared first on BoldNews.al.

Kundërshtuan efektivët dhe dëmtuan makinën e policisë, arrestohen tre vëllezërit

Tre shtetas kanë rënë në prangat e Policisë në Dibër, pasi kanë kundërshtuar me forcë efektivët gjatë kryerjes së dëtyrës dhe kanë dëmtuar automjetin e uniformave blu. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në pranga kanë rënë 3 vëllezër, përkatësisht shtetasit A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç, dhe A.M., 53 vjeç, banues në […]

The post Kundërshtuan efektivët dhe dëmtuan makinën e policisë, arrestohen tre vëllezërit appeared first on BoldNews.al.

Përplasja me αrmë mes vëllezërve në Divjakë, policia jep detaje

Policia e Divjakës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Fier Seman në Divjakë. Policia bën të ditur se shkak i konfliktit me αrmë mes vëllezërve Konja erdhi pas një debati për motive pronësie. Gjithashtu është shoqëruar në komisariat njëri prej autorëve. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dhe dy prej autorëve që ishin të përfshirë në sherr.

“Rreth orës 20:00, në fshatin Fier Seman, Divjakë, pas një debati për motive pronësie, shtetasit Z. Konja, 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. Konja, 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. Konja).

Pas konfliktit, shtetasi Sh. Konja, ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G. Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi Sh. Konja dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Z. Konja dhe A. G. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

The post Përplasja me αrmë mes vëllezërve në Divjakë, policia jep detaje appeared first on Lapsi.al.

Sherri/ Policia: 58-vjeçari bashkë me shokun rrahu vëllain për pronën, ky i fundit qëlloi me armë

Policia e Fierit ka dalë me një komunikatë në lidhje me sherrin e dhunshlm të regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Divjakë, që degradoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në fshatin Fierseman. Autoritetet thonë se shtetasi Zarif Konja, 58 vjeç dhe shoku i tij, shtetasi A. […]

The post Sherri/ Policia: 58-vjeçari bashkë me shokun rrahu vëllain për pronën, ky i fundit qëlloi me armë appeared first on BoldNews.al.

Dy vëllezërit konfliktohen me armë në Divjakë, policia në kërkim të njërit prej tyre

Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri -tjetrin dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier-Seman njësia administrative Gradishtë, bashkia Divjakë.

Dy vëllezërit Zarif dhe Shpëtim Konja janë konfliktuar me grushta dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj vëllait.

Të shtënat nuk e kanë prekur Shpëtimin ndërkohë pasi ka gjuajtur me armë, Zarif Konja është larguar në drejtim të paditur.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja. Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje.

Policia ka ndaluar për të sqaruar rrethanat Shpëtim Konjën, ndërsa po pyeten edhe persona të tjerë që kanë parë ngjarjen si dhe vëllezërit që mund të kenë dijeni.

The post Dy vëllezërit konfliktohen me armë në Divjakë, policia në kërkim të njërit prej tyre appeared first on Lapsi.al.

EMRAT/ Sherr mes dy vëllezërve në Divjakë, pas grushteve qëllohen me armë zjarri

Dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm me njëri-tjetrin mbrëmjen e kësaj të marte, teksa sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Fier-Seman njësia administrative Gradishtë, bashkia Divjakë. Burime bëjnë me dije se shtetasit  Zarif dhe Shpëtim Konja, banues në këtë zonë, janë përfshirë […]

The post EMRAT/ Sherr mes dy vëllezërve në Divjakë, pas grushteve qëllohen me armë zjarri appeared first on BoldNews.al.

U kthyen nga Anglia dhe kthyen banesën në ‘shtëpi bari’, Gjykata lë në burg dy vëllezërit Matraxhi

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy vëllezërit, Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi, të cilët kishin pershatur nje banesë në Laknas në shtëpi bari si dhe punonjesin e OSHEE-së, Endrit Paja.

Rezulton se dy vëllezërit ishin kthyer nga Anglia, dhe katin e dytë të banesës e kishin përshtatur për kultivim te  bimëve narkotike.

Pajisje të posaçme u gjetën të instaluara në ambientin e brendshëm të objektit për të krijuar kushte të kultivimit të drogës, teksa bimët e gjetura ishin në fazë të avancuar të rritjes ndersa u gjet edhe një sasi droge e paketur gati per shitje./abcnews.al

Absurdi, vëllezër e kunata përleshen për pronën që s’i përket askujt

Emisioni “Stop” u drejtua në Selitë të Tiranës për të takuar Sadete Koci, e cila tregon se në verë ndodhi një konflikt mes burrit dhe kunatit të saj për një gardh që prishi fëmija dhe bashkëshorti i saj, Skënder Koçi. Për këtë konflikt, i shoqi përfundoi në arrest me burg pasi kishte patur dhe raste […]

The post Absurdi, vëllezër e kunata përleshen për pronën që s’i përket askujt appeared first on BoldNews.al.

Shenjat e zodiakut që i admirojnë vëllezërit e motrat e tyre dhe duan të jenë si ata

Peshqit dhe Demi janë shenjat që kanë një lidhje të veçantë dhe të fortë me familjen e tyre. Peshqit, të njohur për natyrën e tyre emocionale, janë shumë të ndikuar nga mjedisi dhe marrëdhëniet që kanë me vëllezërit dhe motrat. Ata nuk janë të prirur të krijojnë tensione brenda familjes, përkundrazi, ata e shohin si një mbështetje të fortë dhe gjithmonë janë gati të qëndrojnë pranë të afërmve të tyre.

Nga ana tjetër, Demat janë të njohur për natyrën e tyre të qëndrueshme dhe besnikërinë ndaj familjes. Ata e vlerësojnë dhe respektojnë institucionin e familjes, dhe shpesh janë të përkushtuar dhe mbrojtës ndaj të afërmve të tyre. Demi është veçanërisht posesiv dhe ka një ndjenjë të fortë për të mbajtur lidhjet e ngushta brenda familjes, duke i mbështetur dhe admiruese vëllezërit dhe motrat e tij.

Të dyja shenjat, Peshqit dhe Demi, i japin shumë rëndësi unitetit dhe harmoni ndërmjet anëtarëve të familjes, duke i parë ata si shtyllat e jetës së tyre.

The post Shenjat e zodiakut që i admirojnë vëllezërit e motrat e tyre dhe duan të jenë si ata appeared first on iconstyle.al.

Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, Apeli lë në burg dy vëllezërit Hasaj

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë “Arrest me burg” për dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj, përkatësisht 29 dhe 23 vjeç. Ata akuzohen për vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Matajt, i cili u ekzekutua në një atentat e 4 Janarit në në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër me breshëri kallashnikovi brenda […]

The post Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, Apeli lë në burg dy vëllezërit Hasaj appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Mallakastër! Gjenden të pajetë në një banesë trupat e dy vëllezërve (EMRAT)

Dy të moshuar, vëllezër me njëri-tjetrin, janë gjetur të vdekur në një banesë në fshati Çorrush, në Mallakastër. Burime bëjnë me dije se viktimat, Novruz dhe Sabri Velaj ishin mbi 70 vjeç dhe jetonin bashkë në të njëjtën banesë. Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së tyre, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
❌