Proda viziton në QSUT efektivin që pësoi djegie gjatë zjarrit në Delvinë
TIRANĂ, 25 korrik /ATSH/ Drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda, i shoqĂ«ruar nga drejtori i DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« TiranĂ«, Elton Alushi, vizitoi nĂ« repartin e djegieve nĂ« QSUT shefin e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« DelvinĂ«, Komisar Agim Troci, i cili pĂ«soi djegie tĂ« shumta gjatĂ« pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar disa tĂ« moshuar qĂ« nuk dilnin dot nga zona e zjarrit nĂ« fshatin Vergo tĂ« DelvinĂ«s.
Proda është interesuar që në momentet e para për gjendjen e tij dhe ka ndjekur nga afër organizimin e transportimit me helikopter drejt Tiranës, menjëherë sapo është njoftuar për ngjarjen.
Gjatë vizitës, drejtori i përgjithshëm është interesuar pranë stafit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Shefit të Komisariatit, duke i uruar atij shërim të shpejtë dhe e ka përgëzuar për aktin e tij të guximshëm dhe human.
Po ashtu, ai ka vlerësuar të gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që sot kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar nga flakët shumë banorë pjesa më e madhe të moshuar, në fshatrat e Delvinës, si pasojë e një zjarri të madh të favorizuar nga era, që ka përfshirë shumë zona të banuara.
Nga QSUT, Proda theksoi se, âshefi i Komisariatit Agim Troci Ă«shtĂ« shembulli mĂ« i mirĂ« i pĂ«rkushtimit dhe sakrificĂ«s qĂ« mishĂ«ron njĂ« oficer i PolicisĂ« sĂ« Shtetit. Ai veproi me guxim dhe ndjenjĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«rgjegjĂ«sie, pĂ«r tĂ« mbrojtur jetĂ«n e tĂ« tjerĂ«ve. Dua tĂ« falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ«, pĂ«rfshirĂ« NĂ«nkomisar Eridionin, i cili ka pĂ«suar asfiksi dhe po merr ndihmĂ« mjekĂ«sore nĂ« Spitalin e DelvinĂ«s, si dhe gjithĂ« punonjĂ«sit e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« DelvinĂ« qĂ«, nĂ«n drejtimin e Komisar Trocit, me pĂ«rkushtim dhe guxim, mbĂ«shtetur dhe nga shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« SarandĂ«, kanĂ« shpĂ«tuar dhjetĂ«ra jetĂ« qytetarĂ«sh, duke bĂ«rĂ« tĂ« mundur evakuimin nga banesat e tyre deri jashtĂ« zonĂ«s sĂ« rrezikut. Edhe disa punonjĂ«s tĂ« tjerĂ« kanĂ« pĂ«suar. Ky akt Ă«shtĂ« njĂ« shembull frymĂ«zues i pĂ«rkushtimit dhe humanizmit tĂ« efektivĂ«ve nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s.â
Në zonën e përfshirë nga zjarri, në fshatrat Senicë, Vergo dhe Kopaçëz, vijon ndërhyrja intensive e shërbimeve të Zjarrfikëses, Emergjencës Civile, Policisë dhe Ushtrisë, për neutralizimin e vatrave dhe garantimin e sigurisë së banorëve.
Policia e Shtetit ndodhet aty, nĂ« krah tĂ« qytetarĂ«ve. Drejtori i DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« VlorĂ«, Elidon Ăela, ndodhet nĂ« zonĂ« pĂ«r menaxhimin e situatĂ«s.
Policia e Shtetit apelon pĂ«r kujdes tĂ« shtuar nga qytetarĂ«t, veçanĂ«risht gjatĂ« lĂ«vizjes nĂ« zonat me bimĂ«si tĂ« dendur dhe nĂ« ato tĂ« ekspozuara ndaj zjarreve. Ădo veprim i pakujdesshĂ«m, si ndezja e zjarrit nĂ« natyrĂ«, hedhja e cigareve apo djegia e mbeturinave, mund tĂ« sjellĂ« pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r jetĂ«n dhe mjedisin.
Policia po bashkëpunon me banorët dhe gjithë instancat e tjera shtetërore për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve në disa rrethe të vendit, ku në disa raste janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë.





/gj.m//r.e/
The post Proda viziton në QSUT efektivin që pësoi djegie gjatë zjarrit në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.