❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kosova u mburr me ushtrinë në Veri, por nuk modifikoi imazhet

Raportimet mediatike në Kosovë për një tragjedi në liqenin e Ujmanit morën trajta qesharake kur vëmendja u spostua jo më tek ngjarja e rëndë e një të riu që humbi jetën në liqen, por tek propaganda e qeverisë Kurti dhe më pas akuzat e pabaza për modifikim të fotografive.

Një publikim në rrjetin social Facebook nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili njoftonte ndërhyrjen e njësive të specializuara të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës për kërkimin e trupit të një 33 vjeçari shqiptar të mbytur në liqenin e Ujmanit në Zubin Potok, u përdor për shkëmbim akuzash propagandistike dhe për karrema klikimesh.

LĂ«vizja VetĂ«vendosje publikoi nĂ« rrjetin social Facebook njoftimin e ministrit Maqedonci, duke e titulluar “FSK pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« si ushtri nĂ« veri tĂ« vendit”. Kjo ngjalli reagime tĂ« shumta nĂ« KosovĂ«, duke e akuzuar VetĂ«vendosjen pĂ«r propagandĂ« tĂ« panevojshme, pas dĂ«shmive nga ish- punonjĂ«s tĂ« FSK-sĂ« qĂ« kujtuan njĂ« operacion tĂ« ngjajshĂ«m tĂ« vitit 2015.

Por ishte njĂ« tjetĂ«r detaj qĂ« krijoi tymnajĂ« dhe dezinformim nĂ« media. NĂ« imazhet e pĂ«rzgjedhura nga ministri Maqedonci pĂ«r t’u shpĂ«rndarĂ« nĂ« rrjetin social Facebook, dukeshin vetĂ«m makinat e FSK, jo ato tĂ« KFOR qĂ« i shoqĂ«ronin nĂ« kĂ«tĂ« operacion nĂ« zonĂ«n me shumicĂ« serbe.

Shpejt në rrjet u shpërnda edhe një imazh tjetër tejet i ngjashëm me atë të shpërndarë nga Maqedonci. Por ky imazh i dytë tregon në pamje edhe makina të KFOR-it.

*Imazhi i shpërndarë nga ministri Maqedonci
*Imazhi i shpĂ«rndarĂ« si “provĂ«â€ qĂ« fotoja e ministrit Maqedonci Ă«shtĂ« manipuluar

Kaq mjaftoi për të nisur akuza për manipulim të imazheve me qëllim propagandën nga qeveria e Kosovës. Sipas kërkimit të Faktoje rezulton se akuza për manipulim të imazhit është publikuar fillimisht nga gazetari Lirim Mehmetaj.

Por do të kishte mjaftuar një kërkim në rrjet për të gjetur burimin e këtyre fotografive për të kuptuar se në fakt nuk bëhet fjalë për modifikim të imazheve.

Media në Kosovë Kallxo publikoi në rrjetin e saj social Facebook një album me fotografi në orën 8:40 min të datës 29 Korrik ku qartësisht duken të dy imazhet e mësipërme.

Madje kjo verifikohet më tej edhe nga videoja e shpërndarë nga Kallxo, ku plani i parë është pikërisht imazhi i shpërndarë nga ministri i mbrojtjes Maqedonci.

*Imazh i shkëputur nga video e shpërndarë nga gazetarët e Kallxo.com

Verifikimi nĂ«se ministri i ka manipuluar dhe modifikuar vĂ«rtetĂ« imazhet apo jo nuk ka qenĂ« qĂ«llimi kryesor i mediave qĂ« shpĂ«rndanĂ« kĂ«tĂ« pretendim. Ndaj, keqinformimi – i nxitur nga etja pĂ«r tĂ« “zbardhur” njĂ« gĂ«njeshtĂ«r qeveritare propagandistike – u pĂ«rhap me shpejtĂ«si nĂ« media.

Vërtetësia e dy imazheve u konfirmua sërisht nga vetë gazetari i Kallxo, Artan Hamiti në një video ku shpjegonte se ishte ai autori i të dy imazheve dhe se asnjë prej tyre nuk është i manipuluar. Pavarësisht kësaj, mediat që shpërndanë lajmin dezinformues vijojnë të mbajnë në rrjet lajmin e tyre të pandryshuar.

E ndërsa lëvizja Vetëvendosje e përdori rastin për të ndërtuar narrativë triumfaliste mbi praninë e FSK në Veri, kjo ishte lehtësisht e mbështetur nga faktet dhe dëshmitë e ish-pjesëtarëve të FSK-së. Reagime lidhur me këtë pati edhe nga përfaqësitë e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë, të cilat kërkuan mospolitizimin, respektin dhe mirënjohjen e merituar për forcat e KFOR duke përshëndetur mediat të cilat e pasqyruan qartë rolin e tyre në operacionin për gjetjen e trupit të të riut të mbytur në Ujman.

PĂ«rzgjedhja e imazheve nga ministri Maqedonci – qĂ« dukshĂ«m kĂ«rkonte tĂ« mbĂ«shteste kĂ«tĂ« narrativĂ« tĂ« VetĂ«vendosjes – u bĂ« subjekt pĂ«r pĂ«rhapje tĂ« informacioneve tĂ« pavĂ«rteta dhe keqinformuese duke errĂ«suar edhe mĂ« shumĂ« pamjen, nĂ« vend qĂ« tĂ« ndriçonte tĂ« vĂ«rtetĂ«n. NĂ« fund tĂ« fundit, propagandĂ«s i duhet kujdesi po aq sa kritikĂ«s – pĂ«rndryshe, lexuesit humbasin mundĂ«sinĂ« pĂ«r tu informuar me fakte.

The post Kosova u mburr me ushtrinë në Veri, por nuk modifikoi imazhet appeared first on Faktoje.al.

BM vlerëson koordinimin e FSK-së me KFOR-in lidhur me operacionin e kërkimit në Ujman

PRISHTINË, 30 korrik /ATSH/ Ambasada e BritanisĂ« sĂ« Madhe ka vlerĂ«suar sot koordinimin e ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe KFOR-it lidhur me operacionin qĂ« u zhvillua pĂ«r kĂ«rkimin e njĂ« personi nĂ« Liqenin e Ujmanit.

Ambasada tha se operacioni është dëshmi e aftësive të kërkim-shpëtimit të Forcës dhe në përputhje me marrëveshjet afatgjata midis KFOR-it dhe FSK-së.

“Ne e pĂ«rgĂ«zojmĂ« KFOR-in pĂ«r ofrimin e mbĂ«shtetjes dhe sigurisĂ« gjatĂ« gjithĂ« kĂ«tij operacioni dhe i shprehim ngushĂ«llime familjes sĂ« burrit qĂ« fatkeqĂ«sisht humbi jetĂ«n. Britania e Madhe mbĂ«shtet plotĂ«sisht misionin e KFOR-it pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« njĂ« mjedis tĂ« sigurt dhe tĂ« sigurt pĂ«r tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit dhe komunitetet nĂ« KosovĂ«. BashkĂ«punimi i ngushtĂ« mes KFOR-it, FSK-sĂ« dhe reaguesve tĂ« tjerĂ« tĂ« sigurisĂ« pĂ«rfshirĂ« PolicinĂ« e KosovĂ«s dhe EULEX-in janĂ« jetik pĂ«r suksesin e misionit tĂ« KFOR-it”.

FSK-ja arriti dje, më 29 korrik, të gjejë trupin e pajetë të një personi i cili u raportua se kishte rënë nga ura në Liqenin e Ujmanit të dielën.

Ekipet e specializuara të Forcës u përfshinë në operacion vetëm në ditën e tretë dhe kjo erdhi pasi KFOR-i e autorizoi FSK-në që të zhvillojë këtë operacion humanitar.

Dislokimi i trupave të FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe mund të bëhet vetëm me pëlqim paraprak të KFOR-it, në bazë të një zotimi që është bërë në vitin 2013 nga Qeveria e Kosovës dhe NATO.

Ujmani ndodhet nĂ« Zubin Potok – njĂ« prej katĂ«r komunave veriore tĂ« KosovĂ«s, tĂ« banuara me shumicĂ« serbe. /KosovaPress/

The post BM vlerëson koordinimin e FSK-së me KFOR-in lidhur me operacionin e kërkimit në Ujman appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bĂ«hen sistematike”, pas Rohdes reagon edhe Guerot

Pas ambasadës gjermane, edhe ambasada franceze në Kosovë ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mënyrën se si e ka paraqitur aksionin e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të vendit.

Ambasadori francez, Olivier Guerot, ka dalë në mbështetje të plotë të misionit të NATO-s në Kosovë, duke theksuar se KFOR-i ka një rol të pazëvendësueshëm dhe meriton respektin e të gjithë aktorëve në rajon.

“Franca mbĂ«shtet plotĂ«sisht KFOR-in dhe Komandantin e tij. QĂ« nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon tĂ« luajĂ« njĂ« rol tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m nĂ« sigurimin e sigurisĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Meriton respektin dhe mirĂ«njohjen e tĂ« gjithĂ« aktorĂ«ve nĂ« rajon. Franca do tĂ« vazhdojĂ« t’i ofrojĂ« atij gjithĂ« mbĂ«shtetjen e nevojshme nĂ« njĂ« kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bĂ«hen sistematike,” ka deklaruar Guerot nĂ« rrjetin social “X”.

Ai gjithashtu ka përgëzuar mediat që kanë raportuar me saktësi për rolin e KFOR-it në operacionin për kërkimin e trupit të Rrahim Latifit, i cili u zhduk në Liqenin e Gazivodës dhe më pas u gjet nga njësitë e FSK-së.

Ndërkohë, qasja e partisë në pushtet ka nxitur reagime.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes disa postimeve të zyrtarëve të saj, tentoi ta paraqesë operacionin si një arritje të FSK-së, duke theksuar se ishte hera e parë që ajo kishte hyrë në veri të vendit.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, publikoi fotografi nga operacioni në faqen e tij zyrtare në Facebook, por pa përfshirë imazhet që tregonin se FSK-ja ishte e shoqëruar nga automjetet e KFOR-it.

France fully supports KFOR and its Commander. Since its creation, KFOR has played, and continues to play, an irreplaceable role in ensuring security for all. It deserves the respect and gratitude of all actors in the region. France will continue to provide it with all the


— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) July 29, 2025

The post “Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bĂ«hen sistematike”, pas Rohdes reagon edhe Guerot appeared first on Telegrafi.

Ambasada gjermane e shqetësuar nga përpjekjet për politizim të angazhimit të FSK-së në veri

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka thënë të martën se është thellësisht e shqetësuar nga përpjekjet për të politizuar angazhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Ujmanit, për gjetjen e trupit të një 33-vjeçari që dyshohet se ka kërcyer nga ura e liqenit dy ditë më parë.

Ujmani gjendet në Zubin Potok, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Disa orë pas angazhimit të FSK-së është gjetur trupi i pajetë. Paraprakisht, operacioni i FSK-së e ka marrë dritën e gjelbër nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, me arsyetimin se ka të bëjë me qëllime humanitare.

“Humbja tragjike e jetĂ«s sĂ« njĂ« tĂ« riu duhet tĂ« jetĂ« moment i pikĂ«llimit kolektiv dhe jo rast pĂ«r tĂ« fituar pikĂ« politike”, ka thĂ«nĂ« Ambasada gjermane.

Sipas saj, deklaratat e aktorĂ«ve politikĂ« se ky mision i FSK-sĂ« Ă«shtĂ« “i pari nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s”, vetĂ«m se e keqinterpretojnĂ« qĂ«llimin e angazhimit.

“Po aq shqetĂ«suese janĂ« edhe akuzat pĂ«r manipulim me fotografi – konkretisht, heqja e elementĂ«ve tĂ« dukshĂ«m tĂ« shoqĂ«rimit tĂ« KFOR-it – pĂ«r tĂ« promovuar narrativĂ« mashtruese. Veprime tĂ« tilla rrezikojnĂ« tĂ« minojnĂ« besimin e publikut dhe tĂ« heqin vĂ«mendjen nga fokusi humanitar i misionit”, Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« mes tjerash nĂ« reagim.

Ky reagim është referencë për një debat që ka shpëryer në rrjete sociale lidhur me dy fotografi afër Ujmanit. Në njërën shihen makina të FSK-së dhe të KFOR-it, ndërsa në tjetrën vetëm të FSK-së. Disa pretendojnë se imazhet janë manipuluar qëllimshëm nga zyrtarë të pushtetit që të mos shihet prezenca e KFOR-it aty.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur ta konfirmojë nëse është bërë manipulim me fotografi.

Ambasada ka thënë se mbështet plotësisht misionin e KFOR-it dhe vlerëson përpjekjet e këtij misioni, si dhe të FSK-së, për kërkim-shpëtim.

“Profesionalizimi i tyre dhe bashkĂ«punimi janĂ« nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« publikut dhe shĂ«rbejnĂ« si pĂ«rkujtim se çfarĂ« mund tĂ« arrihet kur institucionet punojnĂ« sĂ« bashku nĂ« shĂ«rbim tĂ« dinjitetit njerĂ«zor”.

Përmes një postimi në Facebook, FSK-ja ka thënë se operacioni është zhvilluar në koordinim me Policinë e Kosovës, misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

“Trupi u Ă«shtĂ« dorĂ«zuar autoriteteve pĂ«r procedurat e mĂ«tejme hetimore”, Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« mes tjerash nĂ« Facebook.

Operacioni është realizuar me urdhër të komandantit të FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari.

Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s. Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.

Pas këtij rasti Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura në Ujman.

Ndryshe, FSK-ja është në proces të transformimit të saj në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara. Ky proces pritet të përmbyllet më 2028.

The post Ambasada gjermane e shqetësuar nga përpjekjet për politizim të angazhimit të FSK-së në veri appeared first on Telegrafi.

Kurti falënderon ekipet për gjetjen e trupit të Rrahim Latifit, i shpreh ngushëllime familjes

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur në pasditen e së martës se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i cili kishte kërcyer në të dy ditë më parë.

Ujmani gjendet në Zubin Potok, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar institucionet dhe ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« publike, Kurti shprehu mirĂ«njohje pĂ«r AgjencinĂ« e Menaxhimit tĂ« Emergjencave, ForcĂ«n e SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, PolicinĂ« e KosovĂ«s, ShoqatĂ«n e KosovĂ«s pĂ«r KĂ«rkim dhe ShpĂ«tim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in pĂ«r punĂ«n profesionale, pĂ«rkushtimin e jashtĂ«zakonshĂ«m dhe angazhimin e pareshtur deri nĂ« pĂ«rfundimin me sukses tĂ« operacionit.

“Familjes Latifi i shprehim ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« pĂ«rzemĂ«rta dhe ju qĂ«ndrojmĂ« pranĂ« nĂ« kĂ«to momente tĂ« vĂ«shtira pĂ«r tĂ« ofruar gjithĂ« mbĂ«shtetjen tonĂ« e pĂ«r tĂ« ndarĂ« me ta dhimbjen e madhe,” tha Kurti.

The post Kurti falënderon ekipet për gjetjen e trupit të Rrahim Latifit, i shpreh ngushëllime familjes appeared first on Telegrafi.

FSK në veri, flet ish-komandanti Rrahman Rama: Më herët ka ndodhur në tri raste të ndryshme

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka komentuar pretendimet të Lëvizjes Vetëvendosje se ndërhyrja e fundit e FSK-së në liqenin e Ujmanit ishte hera e parë që kjo forcë operon në pjesën veriore të vendit që nga viti 2018.

“FSK pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« si ushtri nĂ« veri tĂ« vendit”, thuhet nĂ« njĂ« komunikatĂ« VetĂ«vendosjes.

Në RTVDukagjini, Rama tha se FSK ka zhvilluar misione edhe më herët në veri, përfshirë operacione specifike në vitet 2014, 2016 dhe 2019.

“E kam thĂ«nĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« FSK-ja ka operuar nĂ« pjesĂ« veriore. NĂ« 2014, 2016 dhe 2019 kemi pas intervenime. PikĂ«risht nĂ« korrik tĂ« 2014 kemi pas intervenim nĂ« liqenin e Ujmanit. PĂ«r tri ditĂ« radhazi kemi operuar bashkĂ«risht me KFOR-in”
, ka thĂ«nĂ« Rama.

Ai theksoi se ndërhyrja e FSK-së në raste të tilla ndodh vetëm kur kërkohet ndihmë nga institucionet përkatëse si Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME), e cila është reaguesja e parë, e më pas përfshihet FSK-ja.

“Fillimisht reaguesi i parĂ« Ă«shtĂ« Policia, nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« AME-ja dhe nĂ« qoftĂ« se ata kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ«n e FSK-sĂ«. QĂ« FSK-ja e ka ekipin e kĂ«rkim-shpĂ«timit mĂ« tĂ« avancuarin nĂ« regjion. Dhe me anĂ« tĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« tyre atĂ«herĂ« shqyrtohet kĂ«rkesa
”, ka thĂ«nĂ« Rama.

The post FSK në veri, flet ish-komandanti Rrahman Rama: Më herët ka ndodhur në tri raste të ndryshme appeared first on Telegrafi.

Gjendet trupi në Ujman/ Tre ditë kërkime, bashkëpunim mes FSK dhe KFOR

Në ditën e tretë të kërkimeve gjendet trupi i pajetë i emigrantit në Liqenin e Ujmanit. Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkërendim me KFOR-in zhvilluan operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës, pasi dy dite me pare nga një prej urave të këtij liqeni dyshohet se një person kërceu dhe nuk doli më nga uji.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se FSK-ja u angazhua në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit.

“Forca e SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« kuadĂ«r tĂ« detyrave tĂ« saj thelbĂ«sore ka edhe mbĂ«shtetjen e autoriteteve civile. NĂ« kĂ«tĂ« aspekt nĂ« bashkĂ«punim me AgjencinĂ« e Menaxhimit tĂ« Emergjencave, PolicinĂ« e KosovĂ«s dhe bashkĂ«rendim me KFOR, ekipet e specializuara tĂ« FSK-sĂ« kanĂ« filluar operacionin e kĂ«rkimit nĂ« Liqenin e Ujmanit me synimin qĂ« sa mĂ« shpejt tĂ« nxirret trupi i mĂ«rgimtarit dhe t’i lehtĂ«sohet dhimbja familjes”, shkroi Maqedonci nĂ« Facebook.

Një 33-vjeçar dyshohet se kërceu nga ura në Ujman pasditen e së dielës. Ujmani gjendet në Zubin Potok, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Pas këtij rasti Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes gjate kalimit ne ure.

Liqeni i Ujmanit Ă«shtĂ« pĂ«rdorur nga qytetarĂ«t e zonĂ«s dhe shumĂ« prej emigrantĂ«ve si njĂ« lokacion pĂ«r t’u freskuar nĂ« ditĂ«t e nxehta tĂ« korrikut.

Ushtarët amerikanë me patrulla për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, zhvilluan patrulla të montuara dhe të çmontuara në bashkësitë lokale në të gjithë Kosovën.

Sipas njoftimit, patrulla të tilla synojnë të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm të zonës.

“PĂ«rmes kĂ«tyre pĂ«rpjekjeve, KFOR-i pĂ«rforcon angazhimin e tij pĂ«r paqe tĂ« qĂ«ndrueshme, duke siguruar njĂ« mjedis tĂ« sigurt dhe tĂ« sigurt pĂ«r tĂ« gjitha komunitetet nĂ« tĂ« gjithĂ« rajonin”, thuhet nĂ« njoftim.

KFOR-i vazhdon tĂ« zbatojĂ« mandatin e tij – bazuar nĂ« RezolutĂ«n 1244 tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« tĂ« vitit 1999 – pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« njĂ« mjedis tĂ« sigurt dhe tĂ« sigurt pĂ«r tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit dhe komunitetet qĂ« jetojnĂ« nĂ« KosovĂ« dhe lirinĂ« e lĂ«vizjes, nĂ« çdo kohĂ« dhe KFOR-i punon nĂ« koordinim tĂ« ngushtĂ« me PolicinĂ« e KosovĂ«s dhe Misionin e Sundimit tĂ« Ligjit tĂ« Bashkimit Evropian nĂ« KosovĂ« (EULEX) nĂ« rolet e tyre pĂ«rkatĂ«se si reagues tĂ« sigurisĂ«.

The post Ushtarët amerikanë me patrulla për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm appeared first on Telegrafi.

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto rrethana, përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë paraqet një rrezik të vazhdueshëm.

Në raportin e saj vjetor, SOA hedh dritĂ« jo vetĂ«m mbi situatĂ«n e sigurisĂ« nĂ« Kroaci, por edhe mbi zhvillimet nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor – njĂ« rajon qĂ«, sipas saj, vazhdon tĂ« pĂ«rballet me sfida tĂ« thella politike dhe tĂ« sigurisĂ«, tĂ« lidhura ngushtĂ« me çështjet e pazgjidhura ndĂ«rshtetĂ«rore.

Edhe pse BE-ja dhe SHBA-ja mbeten të përfshira në përpjekjet për stabilizim, raporti nënvizon se zgjidhja e këtyre çështjeve vazhdon të jetë e vështirë.

Kjo klimë pasigurie, sipas SOA-s, ndikon drejtpërdrejt edhe në procesin e integrimit evropian të rajonit, i cili po ec me ritme të ngadalta.

Kroacia sheh kërcënime të vazhdueshme në veri

Në vlerësimin e saj për Kosovën, SOA thekson ekzistencën e grupeve që synojnë destabilizimin e situatës në veri të vendit, ku shumica e popullsisë është serbe.

Si shembull për këtë, raporti përmend sulmin e armatosur të formacioneve serbe ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, më 24 shtator të vitit 2023, në të cilin mbeti i vrarë një polic.

Prishtina e ka akuzuar Beogradin për këtë sulm, ndërsa zyrtarët serbë kanë mohuar çdo përgjegjësi.

Raporti vëren se ende nuk është e qartë se si është organizuar ky formacion paraushtarak dhe si është armatosur me armë të rënda me origjinë ushtarake.

Për Millan Radoiçiqin, i cili ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit dhe ka qenë pjesëmarrës në të, raportohet se është larguar në Serbi, ku është marrë në pyetje, por ende pritet ngritja e procedurave penale kundër tij.

Raporti i SOA-s përmend edhe përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të shuar institucionet paralele serbe në veri, me qëllim forcimin e sovranitetit të shtetit dhe kufizimin e ndikimit të Beogradit në këtë zonë.

“NĂ« rrethana tĂ« tilla, pĂ«rshkallĂ«zimi i tensioneve nĂ« KosovĂ« mbetet njĂ« rrezik i vazhdueshĂ«m. Ndaj, rolin e garantuesit tĂ« sigurisĂ« vazhdon ta luajĂ« prania ushtarake e forcave ndĂ«rkombĂ«tare”, pĂ«rfundon SOA.

Balancimi strategjik i Serbisë

Për fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, SOA thekson vazhdimësinë e politikës së balancimit midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës.

Kjo strategji pĂ«rfshin edhe promovimin e konceptit tĂ« “botĂ«s serbe”, i cili synon bashkimin e serbĂ«ve nĂ« vendet fqinje – sidomos nĂ« Bosnje e HercegovinĂ«, Mal tĂ« Zi dhe KosovĂ« – nĂ«n ombrellĂ«n e unifikuar politike tĂ« Beogradit zyrtar.

Në nivelin e brendshëm, SOA vëren se Serbia ka përjetuar disa valë protestash antiqeveritare, të organizuara kryesisht nga studentët, të cilët kërkojnë demokratizim të shoqërisë, depolitizim të institucioneve shtetërore, forcim të lirisë së medias dhe luftë kundër korrupsionit.

Raporti thekson se – nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« tillĂ« tĂ« ndĂ«rlikuar, me polarizim shoqĂ«ror nĂ« rritje – mediat pranĂ« strukturave qeverisĂ«se pĂ«rforcojnĂ« njĂ« narrativ qĂ« identifikon armiq tĂ« jashtĂ«m dhe tĂ« brendshĂ«m.

Sipas raportit, kjo krijon një atmosferë të kërcënimit kombëtar dhe përdoret për të diskredituar protestat studentore.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Republika e KroacisĂ« pĂ«rmendet si njĂ« “faktor i pĂ«rhershĂ«m antiserb”, thekson SOA.

Sfida të tjera

Agjencia kroate vëren se në Bosnje dhe Hercegovinë vazhdon paqëndrueshmëria politike, e shkaktuar nga mosmarrëveshjet midis entiteteve dhe komuniteteve për rregullimin kushtetues dhe politikën e jashtme.

Konflikti kryesor qëndron midis udhëheqjes së Republikës Sërpska dhe Përfaqësuesit të Lartë mbi juridiksionin.

SOA vlerĂ«son se udhĂ«heqja e RepublikĂ«s SĂ«rpska mbĂ«shtet hapur shpĂ«rbĂ«rjen e Bosnje dhe HercegovinĂ«s dhe kĂ«rkon mbĂ«shtetje politike nga Rusia – gjĂ« qĂ« do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« krijojĂ« sfida serioze politike dhe tĂ« sigurisĂ«.

Në Mal të Zi, sipas raportit, vazhdon po ashtu ndarja socio-politike mes opsionit proevropian dhe atij serb, i cili është njëkohësisht prorus dhe antiperëndimor.

PartitĂ« radikale serbe janĂ« pjesĂ« e koalicionit aktual qeverisĂ«s, dhe megjithĂ«se Qeveria malazeze synon tĂ« demonstrojĂ« angazhim evropian, ndikimi i politikave nacionaliste dhe antiperĂ«ndimore tĂ« opsionit serb mund tĂ« pengojĂ« integrimin evropian dhe t’i ndikojĂ« negativisht marrĂ«dhĂ«niet me BE-nĂ«, vlerĂ«son raporti i SOA-s.

Ai pĂ«rmend edhe KishĂ«n Ortodokse Serbe, qĂ« pĂ«rveç rolit fetar, thotĂ« se ka edhe ndikim tĂ« fuqishĂ«m politik – kombĂ«tar dhe rajonal.

UdhĂ«heqĂ«sit e KishĂ«s promovojnĂ« konceptin e “botĂ«s serbe”, duke pĂ«rfshirĂ« veçanĂ«risht Bosnje dhe HercegovinĂ«n, Malin e Zi dhe KosovĂ«n si pjesĂ« tĂ« kĂ«saj hapĂ«sire, vĂ« nĂ« dukje raporti.

I njëjti paralajmëron, gjithashtu, se organizatat kriminale të Ballkanit Perëndimor, sidomos ato serbo-malazeze, janë shumë aktive në trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Roli destabilizues i Rusisë

Në një pjesë të raportit, SOA thekson edhe ndikimin e vazhdueshëm dhe destabilizues të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Moska, sipas raportit, pĂ«rdor njĂ« gamĂ« mjetesh – sidomos lidhjet tradicionale me SerbinĂ« – pĂ«r tĂ« ruajtur dhe zgjeruar ndikimin e saj nĂ« rajon.

Agjencia vëren, gjithashtu, praninë aktive të shërbimeve ruse të inteligjencës në Serbi, të cilat, sipas SOA-s, përfshijnë edhe strehimin e agjentëve të larguar nga vendet perëndimore.

Raporti thekson se nga territori serb operojnë edhe mjete hibride ruse dhe përmend në mënyrë të veçantë RT-në dhe Sputnik-un.

KĂ«to media “shĂ«rbejnĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rhapur narrativĂ« prorusĂ« dhe antiperĂ«ndimorĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor”, thekson raporti.

“Demokraci e sigurt”

PĂ«r vetĂ« KroacinĂ«, SOA vlerĂ«son se Ă«shtĂ« njĂ« “demokraci e sigurt dhe e qĂ«ndrueshme nĂ« njĂ« mjedis sfidues tĂ« sigurisĂ«â€.

Ajo thekson se ndryshimet e shpejta globale, zhvillimet teknologjike dhe pasojat e luftës në Ukrainë kanë ndikuar në përkeqësimin e sigurisë në Evropë.

Por Kroacia, aktualisht, nuk përballet me kërcënime serioze të drejtpërdrejta ndaj sigurisë kombëtare apo rendit demokratik kushtetues, konstaton SOA.

The post Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm appeared first on Telegrafi.

Forcat shqiptare të KFOR-it në stërvitje të përbashkët me NATO-n në Pejë

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se efektivët e Batalionit Komando, pjesë e Misionit KFOR 07 në Komandën Rajonale Perëndimore po stërviten në Pejë.

“EfektivĂ«t e Batalionit Komando, pjesĂ« e Misionit KFOR 07 nĂ« KomandĂ«n Rajonale PerĂ«ndimore (RC-Ă«), vazhdojnĂ« tĂ« tregojnĂ« profesionalizĂ«m dhe pĂ«rkushtim jo vetĂ«m nĂ« pĂ«rmbushjen e detyrave operacionale, por edhe nĂ« stĂ«rvitjet e pĂ«rbashkĂ«ta me aleatĂ«t tanĂ« tĂ« NATO-s”, thuhet nĂ« postimin e MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes nĂ« Facebook.

Stërvitja HELI MEDEVAC, ishte e fokusuar në evakuimin mjekësor ajror. /Telegrafi/

The post Forcat shqiptare të KFOR-it në stërvitje të përbashkët me NATO-n në Pejë appeared first on Telegrafi.

Ushtarë shqiptarë dhe austriakë dislokohen në Kosovë në kuadër të KFOR-it

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ KompanitĂ« shqiptare dhe austriake tĂ« ForcĂ«s RezervĂ« Operacionale ShumĂ«kombĂ«she (MN ORF) janĂ« vendosur sot nĂ« KosovĂ«, duke zĂ«vendĂ«suar njĂ«sitĂ« bullgare dhe greke, nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« misionit tĂ« KFOR-it tĂ« udhĂ«hequr nga NATO.

Njoftimin e bĂ«ri me dije Ministria e Mbrojtjes. Sipas MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes, “ky rotacion forcon mĂ« tej gatishmĂ«rinĂ« operacionale tĂ« KFOR-it pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur mandatin e tij tĂ« gjatĂ«, bazuar nĂ« RezolutĂ«n 1244 tĂ« KS tĂ« OKB-sĂ«, pĂ«r sigurinĂ« dhe lirinĂ« e lĂ«vizjes pĂ«r tĂ« gjitha komunitetet nĂ« KosovĂ«â€.

Forca e Kosovës (KFOR) janë një trupë e armatosur e formuar nga bashkësia ndërkombëtare pas luftës së Kosovës me qëllim ruajtjen e sigurisë në Kosovës. Qendra komanduese e trupës gjendet në Prishtinë.

Në fillim (1999) trupa përbëhej nga kontingjentet e 40 kombeve me një fuqi prej 50 mijë ushtarakësh. Që prej 30 nëntorit 2012 në përbërjen e kësaj trupe janë rreth 5565 ushtarakë nga 31 kombe anëtare të OKB-së.

/m.q//r.e//a.f/

The post Ushtarë shqiptarë dhe austriakë dislokohen në Kosovë në kuadër të KFOR-it appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngërçi në Kuvend, komandanti i KFOR-it: Siguria ndikohet edhe nga situata politike

PRISHTINË, 30 qershor/ATSH/ PĂ«r tĂ« 39-tĂ«n herĂ« me radhĂ«, deputetĂ«t e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s nuk arritĂ«n ta konstituojnĂ« legjislaturĂ«n e re. NgĂ«rçi Ă«shtĂ« thelluar qĂ« nga 1 maji, kur kryesuesi i seancĂ«s konstituive, Avni Dehari nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje, propozoi qĂ« zgjedhja e kryetarit tĂ« Kuvendit tĂ« bĂ«hej pĂ«rmes njĂ« votimi tĂ« fshehtĂ«. Si kundĂ«rpĂ«rgjigje, partitĂ« opozitare – PDK, LDK, AAK-Nisma – si dhe Lista Serbe, kanĂ« refuzuar tĂ« propozojnĂ« anĂ«tarĂ« pĂ«r komisionin qĂ« do tĂ« mbikĂ«qyrte votimin, duke e zgjatur kĂ«shtu krizĂ«n institucionale.

Këtë situatë e ka komentuar edhe komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Enrico Barduani, në një intervistë për emisionin FIVE në Dukagjini.

Edhe pse theksoi se mandati i tij Ă«shtĂ« kryesisht ushtarak dhe KFOR-i nuk ndĂ«rhyn nĂ« çështje politike tĂ« brendshme, Barduani nĂ«nvizoi se “mjedisi i sigurisĂ« Ă«shtĂ« i ndikuar edhe nga situata politike”.

Sipas tij, edhe pse aktualisht nuk ka një ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme nga ky bllokim politik, ngërçi institucional është një zhvillim që ndiqet me kujdes nga misioni i NATO-s në Kosovë.

“PikĂ« sĂ« pari mĂ« lejoni tĂ« nĂ«nvizojĂ« se si komandant i KFOR-it interesi im dhe detyrat e mia janĂ« kryesisht dhe nĂ« pĂ«rgjithĂ«si ushtarake.

MegjithatĂ« nuk mund tĂ« mos e nĂ«nvizojĂ« se mjedisi i sigurisĂ« Ă«shtĂ« i ndikuar edhe nga situata politike. Ne nuk ndĂ«rhyjmĂ« nĂ« politikĂ«n e brendshme tĂ« KosovĂ«s por nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« jemi duke i ndjekur zhvillimet politike nĂ« KosovĂ« duke pĂ«rfshirĂ« edhe zgjedhjet pĂ«r parlament qĂ« janĂ« mbajtur nĂ« shkurt. Edhe pse nuk kemi pa ndonjĂ« ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« ngĂ«rçin politik aktual nĂ« situatĂ«n e sigurisĂ«, ne inkurajojmĂ« tĂ« gjitha palĂ«t qĂ« tĂ« gjejnĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« ecin pĂ«rpara qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« mirĂ«n e tĂ« gjitha palĂ«ve qĂ« po jetojnĂ« nĂ« KosovĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Barduani.

/Kosovapress/

The post Ngërçi në Kuvend, komandanti i KFOR-it: Siguria ndikohet edhe nga situata politike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Gjermania do të mbetet në Kosovë. Bundestagu votoi të enjten zgjatjen e mandatit të misionit ushtarak gjerman si pjesë e KFOR-it për edhe 12 muaj. Me 391 vota pro, 189 kundër dhe vetëm dy abstenime, parlamenti gjerman konfirmoi vazhdimin e angazhimit ushtarak, në një kohë tensioni të shtuar në veri të Kosovës dhe sfidash të reja gjeopolitike në rajon.

Në një debat gjysmë orësh, për herë të parë foli në Bundestag edhe Johannes Volkmann, nipi i kancelarit të ribashkimit gjerman Helmut Kohl.

Ai kërkoi njohje të plotë për Kosovën dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, duke theksuar se premtimi i vitit 2003 për integrimin në BE nuk mund të mbetet peng i historisë.

ZĂ«rat kundĂ«r misionit erdhĂ«n nga partia e djathtĂ« ekstreme AfD dhe E Majta. Stefan Keuter (AfD) tha se “ky nuk Ă«shtĂ« konflikti ynĂ«â€ dhe i cilĂ«soi shpenzimet pĂ«r KFOR-in tĂ« panevojshme. Deputetja Gökay Akbulut nga E Majta tha se Kosova ka nevojĂ« pĂ«r shkolla dhe spitale, jo pĂ«r mĂ« shumĂ« trupa.

Nga qendra e spektrit politik, SPD dhe Të Gjelbrit mbështetën misionin si stabilizues. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD) e cilësoi praninë gjermane si ndihmë për një shoqëri demokratike e multietnike, ndërsa Niklas Wagner nga Të Gjelbrit paralajmëroi se tërheqja e SHBA-së nga rajoni mund të krijojë një vakuum të rrezikshëm që do të shfrytëzohet nga aktorë autoritarë.

Gjermania do të mund të angazhojë deri në 400 trupa në Kosovë, me mision të ruajtjes së sigurisë dhe ndihmës në ndërtimin e institucioneve demokratike. Qeveria gjermane konfirmoi mbështetjen për transformimin e FSK-së në një forcë moderne dhe demokratikisht të kontrolluar, si përgatitje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.

Ndërkohë, kancelari Friedrich Merz doli në krah të SHBA-ve dhe bëri thirrje për armëpushim pas bombardimeve në Iran. Në një tjetër linjë politike, ai iu bashkua aleancës së liderëve të djathtë që kërkojnë kontroll më të fortë ndaj migracionit të paligjshëm, të udhëhequr nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Bundestagu miratoi projektligjin për pezullimin e bashkimit familjar për refugjatët me mbrojtje të kufizuar, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm të kursit në politikën migratore të Gjermanisë.

NĂ« sfondin e kĂ«tyre zhvillimeve, partia AfD ka kĂ«rkuar nga qeveria hetime nĂ«se ka pasur manipulime nĂ« zgjedhjet e fundit nĂ« ShqipĂ«ri. NdĂ«rkohĂ«, njĂ« shkollĂ« nĂ« zemĂ«r tĂ« Berlinit e mban me krenari emrin e njĂ« shqiptari – duke simbolizuar marrĂ«dhĂ«niet kulturore tĂ« qĂ«ndrueshme mes dy vendeve./Deutsche Welle/

The post Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag appeared first on Telegrafi.

Deputeti gjerman: BE të njohë Kosovën dhe ta anëtarësojë në KiE

Deputeti gjerman Johannes Volkmann ka bërë thirrje që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe të anëtarësohet në Këshillin e Evropës (KiE). Në një video të ndarë nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, Volkmann shfaqet duke mbajtur fjalimin e tij të parë në Bundestag, ku shpreh mbështetje të fortë [
]

The post Deputeti gjerman: BE të njohë Kosovën dhe ta anëtarësojë në KiE appeared first on BoldNews.al.

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

Gjermania nuk largohet nga Kosova – tĂ« paktĂ«n jo kĂ«tĂ« vit.

Të enjten, më 26 qershor, Bundestagu në Berlin vendosi që misioni i Bundeswehr-it si pjesë e forcës ndërkombëtare të KFOR-it do të vazhdojë edhe për 12 muaj të tjerë.

Me 391 vota pro, 189 kundër dhe vetëm dy abstenime, u miratua zgjatja e mandatit.

ÇfarĂ« thanĂ« deputetetĂ«t nĂ« Bundestag?

“E ardhmja e Ballkanit PerĂ«ndimor nuk duhet reduktuar vetĂ«m nĂ« çështje sigurie“, tha deputeti konservator Johannes Volkmann (CDU/CSU) i cili merrte fjalĂ«n pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« parlament.

Volkmann, nipi i kancelarit të njohur gjerman Helmut Kohl, i cili në vitin 1990 udhëhoqi ribashkimin historik të Gjermanisë, kërkoi një qasje më të guximshme ndaj Kosovës.

“Si mund tĂ« ndihen brezat e rinj nĂ« KosovĂ« kur ende nuk Ă«shtĂ« realizuar premtimi pĂ«r integrim nĂ« BE qĂ« u dha nĂ« Selanik nĂ« vitin 2003?”

Ai i bëri thirrje BE-së që më në fund ta njohë Kosovën plotësisht dhe ta pranojë në Këshillin e Evropës.

Stefan Keuter, përfaqësuesi i së djathtë së skajme AfD, partia më e madhe opozitare në Bundestag, hodhi poshtë të gjithë logjikën e misionit në Kosovë.

“Ky nuk Ă«shtĂ« konflikti ynĂ«. Ky mision nuk ka sjellĂ« asgjĂ« konkrete. Me ato para mund tĂ« ushqenim fĂ«mijĂ« tĂ« uritur nĂ« Jemen ose Sudan.“

NjĂ« tjetĂ«r zĂ« kritik erdhi nga E Majta, ku deputetja Gokay Akbulut e quajti misionin e KFOR-it “njĂ« zgjidhje tĂ« ngrirĂ« ushtarake pa perspektivĂ«â€œ.

“Kosova Ă«shtĂ« ende njĂ« nga vendet mĂ« tĂ« varfra nĂ« EvropĂ«. Nuk kemi nevojĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« trupa, por pĂ«r shkolla, spitale dhe vende pune.“

Nga qendra e spektrit politik, SPD dhe Të Gjelbrit mbrojtën vendimin për zgjatjen e mandatit, shkruan DW.

“UshtarĂ«t tanĂ« ndihmojnĂ« nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« shoqĂ«rie demokratike dhe multietnike“, tha ministrja Nancy Faeser (SPD), ndĂ«rsa Niklas Wagner nga TĂ« Gjelbrit e quajti KFOR-in “spirancĂ« stabiliteti“, dhe paralajmĂ«roi: “NĂ«se SHBA-ja tĂ«rhiqet, Evropa duhet tĂ« jetĂ« e gatshme tĂ« marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«si.”

ÇfarĂ« roli kanĂ« ushtarĂ«t gjermanĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« KFOR-it?

Deri në 400 ushtare dhe ushtarë gjermanë do të mund të angazhohen sërish në Kosovë.

Detyra e tyre?

Të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë, në rendin publik dhe në përpjekjet për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm, demokratik dhe multietnik.

Gjermania shpreh qartĂ« edhe mbĂ«shtetjen pĂ«r transformimin e ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« njĂ« strukturĂ« moderne dhe tĂ« kontrolluar nĂ« mĂ«nyrĂ« demokratike – si pĂ«rgatitje pĂ«r integrimin nĂ« NATO dhe BE.

Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, Gjermania ishte një nga kontribueset më të mëdha në misionin KFOR, me deri në 6 000 ushtarë të dislokuar në Kosovë.

Prania u ruajt në nivele të larta deri në vitin 2004, kur pas trazirave ndëretnike u përforcua sërish me 600 trupa shtesë.

Nga viti 2011 nisi një ulje graduale, duke zbritur në më pak se 1,000 ushtarë dhe duke e mbyllur bazën ushtarake në Prizren më 2018.

Në fund të vitit 2022, Gjermania kishte vetëm rreth 80 ushtarë në terren.

Por me rritjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe largimin e kontingjentit austriak, Berlini reagoi.

NĂ« prill 2024 u dĂ«rgua njĂ« kompani shtesĂ« dhe sot Bundestagu ka mandatuar deri nĂ« 400 trupa – njĂ« rikthim simbolik i vĂ«mendjes ndaj sigurisĂ« nĂ« rajon.

Misioni ushtarak në Kosovë i kushton Gjermanisë 38.9 milionë euro.

The post Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Rutte: KFOR nuk largohet nga Kosova

Stabiliteti nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, pĂ«r ruajtjen dhe stabilitetin rajonal. KĂ«shtu Ă«shtĂ« shprehur Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s, Mark Rutte, nĂ« njĂ« deklaratĂ« gjatĂ« Samitit tĂ« NATO-s nĂ« HagĂ«. “Ne mbetemi shumĂ« tĂ« vĂ«mendshĂ«m. KFOR Ă«shtĂ« i pranishĂ«m nĂ« KosovĂ«, EUFOR nĂ« BosnjĂ«â€, tha Rutte, duke shtuar se zhvilloi bisedime tĂ« gjera me udhĂ«heqĂ«sit nĂ« tĂ« dy vendet gjatë 

Source

Erdogan: Derisa KFOR-i turk ndodhet në veri të Kosovës, nuk do të ketë probleme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe prezencën e KFOR-it turk në vend.

Erdogani tha se pjesĂ«tarĂ«t e KFOR-it turk janĂ« nĂ« rajonin e Ballkanit PerĂ«ndimor “pĂ«r paqe dhe qetĂ«si”, teksa shtoi se derisa KFOR-i turk ndodhet aty, shpreson tĂ« mos ketĂ« ndonjĂ« problem.

“Siç e dini, KFOR-i turk Ă«shtĂ« nĂ« rajon. Pse Ă«shtĂ« nĂ« rajon? PĂ«r paqe, pĂ«r qetĂ«si, dhe pĂ«rderisa ne jemi atje, dhashtĂ« Zoti tĂ« mos kemi probleme atje”, deklaroi Erdogani nĂ« konferencĂ«n me media pas samitit tĂ« NATO-s nĂ« HagĂ«, teksa u pyet pĂ«r situatĂ«n nĂ« veri tĂ« vendit nga njĂ« gazetar i KosovĂ«s.

I pari i shtetit turk mori pjesë në Samitin e NATO-s i cili u mbajt në Hagë të Holandës.

The post Erdogan: Derisa KFOR-i turk ndodhet në veri të Kosovës, nuk do të ketë probleme appeared first on Telegrafi.

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Misioni i KFOR-it nĂ« KosovĂ« e konsideron si jashtĂ« kompetencave tĂ« tij, çështjen qĂ« lidhet me paralajmĂ«rmimin e QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« detyrĂ«, pĂ«r ndĂ«rtimin e dy urave tĂ« reja mbi lumin IbĂ«r, paralel me UrĂ«n e vjetĂ«r nĂ« MitrovicĂ«. TĂ« pyetur nga mediat, KFOR ka sqaruar se trupat e tyre do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« [
]

The post Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth appeared first on FaxWeb.

26 vjet nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovën e çliruar

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ MĂ« 12 qershor tĂ« vitit 1999 trupat e NATO-s u futĂ«n nĂ« territorin e çliruar tĂ« KosovĂ«s.

Pas mĂ« shumĂ« se dy muaj bombardimesh, trupat e NATO-s hynĂ« nĂ« KosovĂ« me misionin paqeruajtĂ«s qĂ« do tĂ« quhej “Kosovo Force” (KFOR), duke i dhĂ«nĂ« fund gjenocidit serb mbi popullsinĂ« e pafajshme tĂ« shqiptarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s.

Kjo ditĂ« erdhi si rezultat i njĂ« rezistence tĂ« kahershme tĂ« burrave dhe tĂ« grave tĂ« KosovĂ«s dhe qĂ« kulmoi me krijimin e UÇK-sĂ«.

Bombardimet e NATO-s kundĂ«r ushtrisĂ« dhe policisĂ« serbe nĂ« KosovĂ«, kishin nisur qĂ« nĂ« 24 mars tĂ« vitit 1999. KĂ«to bombardime zgjaten 78 ditĂ«. Si rezultat i tyre, Sllobodan Millosheviç, “Kasapi i Ballkanit”, si u quajt edhe nga mediat e huaja, shpalli nĂ« KumanovĂ« kapitullimin e plotĂ« tĂ« SerbisĂ«.

Kjo luftĂ« i shkaktoi KosovĂ«s qindra dhe mijĂ«ra tĂ« vrarĂ« apo tĂ« zhdukur, si dhe shkatĂ«rrimin nĂ« masĂ« tĂ« fshatrave, banesave nĂ«pĂ«r qytete e deri nĂ« shkatĂ«rrimin e shumĂ« vlerave tĂ« trashĂ«gimisĂ« kulturore, siç ishte Çarshia e GjakovĂ«s, shtĂ«pia dhe Memoriali i Lidhjes Shqiptare tĂ« Prizrenit etj.

PavarĂ«sia e KosovĂ«s u shpall mĂ« 17 shkurt 2008. Sot Republika e KosovĂ«s aspiron pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e BE-sĂ« dhe NATO-s.

/a.f/

The post 26 vjet nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovën e çliruar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“U sĂ«mura me leucemi nĂ« KosovĂ«â€/ Vdes ushtari italian qĂ« paditi shtetin e tij

Ka ndërruar jetë një rreshter-majori i ushtrisë italiane i cili paditi shtetin e tij duke e akuzuar se ishin armët që e sëmurën gjatë një misioni që kishte zhvilluar në Kosovë. Marco Vergine nuk do ta dijë kurrë se si përfundoi beteja e tij ligjore pasi nderoi jetë në moshën 48-vjeçare.

Ai la pas gruan e tij Eleonorën me të cilën u martua më 7 korrik 2007 dhe një vajzë të mitur. Më 4 qershor u zhvillua funerali në Mogliano Veneto, plot me të afërm dhe miq dhe shumë uniforma ushtarake.

“Corriere” shkruan se Vergine pretendonte se kishte marrĂ« sĂ«mundjen, e cila mĂ« vonĂ« rezultoi fatale, gjatĂ« misioneve paqeruajtĂ«se jashtĂ« vendit dhe veçanĂ«risht nĂ« KosovĂ« gjatĂ« operacionit tĂ« quajtur “Roja e PĂ«rbashkĂ«t”.

Marco muore a 48 anni: "Colpa dell'uranio" - La Voce di Rovigo

Ushtaraku deklaronte se kishte qenĂ« nĂ« kontakt pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« me uraniumin e varfĂ«ruar dhe metalet e rĂ«nda tĂ« pranishme nĂ« municione, duke i thithur ato derisa i shkaktuan sĂ«mundjen e gjakut nga e cila nuk u shĂ«rua kurrĂ«. KĂ«to janĂ« materiale tĂ« pĂ«rdorura nĂ« prodhimin e municioneve pĂ«r t’i bĂ«rĂ« ato mĂ« efektive.

Ato janĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u zbuluar sepse janĂ« nanopjesĂ«za, tĂ« shkaktuara nga shpĂ«rthimi, dhe nevojiten teste specifike dhe tĂ« thella pĂ«r tĂ« zbuluar praninĂ« e tyre nĂ« trupin e njeriut. NĂ«se ai do tĂ« fitojĂ« gjyqin, familja e tij do tĂ« ketĂ« njĂ« kompensim tĂ« konsiderueshĂ«m nga shteti italian. ©LAPSI.al

The post “U sĂ«mura me leucemi nĂ« KosovĂ«â€/ Vdes ushtari italian qĂ« paditi shtetin e tij appeared first on Lapsi.al.

❌