Gjyqtari Erjon Bani shpalli të premten moskompetencë në shqyrtimin e një kërkese të ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurimit. Meta paraqiti kërkesën përmes avokatëve më datë 6 gusht dhe çështja u shqyrtua nga Bani si gjyqtar i gatshëm, por, për shkak të procedurës, ky i fundit shpalli moskompetencë. “Shpalljen e moskompetencës funksionale […]
Olsi Bylyku ka zgjedhur një mënyrë shumë të ndjerë për të uruar ditëlindjen e partneres së tij, Denades. Aktori dhe moderatori i njohur ka publikuar një foto ku shihet duke shkëmbyer një puthje me të dashurën, ndërsa bashkangjitur ka ndarë edhe një dedikim prekës.
Në mesazhin e tij, Olsi shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe përkushtimin që ajo ka treguar në çdo hap të marrëdhënies së tyre. Ai rrëfen sesi ajo ka qenë aty pa kushte, pa kërkuar shpjegime, thjesht duke dashur dhe qëndruar pranë tij.
“Te dashurosh është bukur, por të dashurosh dhe të riskosh është lavdi”, shkruan ai, duke e falënderuar që e ka mësuar çfarë është dashuria e vërtetë.
“Gëzuar ditëlindjen Amla. Të dua!”, përmbyll Olsi dedikimin e tij.
Janë bërë publike emrat që më së shumti janë shfrytëzuar për të pagëzuar fëmijët e lindur në Angli dhe Uells – Muhammad është emri më i popullarizuar mashkull për vitin e dytë radhazi, ndërsa Noah dhe Oliver kanë zënë vendet e dyta dhe të treta, po ashtu si në vitin 2023.
Sipas BBC-së, Olivia dhe Amelia kanë zënë dy vendet e para ndër vajzat për vitin e tretë radhazi, ndërsa Isla ka rënë nga vendi i tretë dhe është zëvendësuar nga Lily.
Lista është publikuar nga Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS), e cila përgatit listën bazuar në të dhënat nga regjistrat e lindjeve.
Emrat e rinj që kanë hyrë në top 100 për vajzat janë Eloise, Nora, Myla, Rosa, Athena, Sara dhe Zoe. Emrat e rinj për djemtë janë Austin, Nathan, Vinnie dhe Yahya.
Muhamedi ka mbajtur vendin e parë si emri më i popullarizuar mashkull, me 5721 foshnja që morën këtë emër. Ai ishte më i popullarizuar në pesë nga nëntë rajonet e Anglisë, ndërsa në Uells ishte në vendin e 57-të.
Variacione të tjera të këtij emri gjithashtu janë në listë: Mohamed në vendin e 21 me 1760 djem, dhe Mohamad në vendin e 53 me 986.
Rreth 2.61 vajza në Angli dhe Uells quhen Olivia, që është emri më i popullarizuar në shtatë rajonet e Anglisë dhe në Uells.
Emrat e lidhur me natyrën janë gjithashtu në listën e emrave më të njohur, dhe Lily, Poppy dhe Ivy janë ndër 10 më të përdorurit. Green tha se këto emra janë “të përjetshëm” dhe kanë qenë për vite të tëra në top 100.
Emrat për djem që në 2024 janë përdorur më pak se pesë herë përfshijnë Awesome, Cuthbert, Crispin dhe Beckham. Emrat për vajza me më pak se pesë përdorime janë Sicily, Everest, Orchid dhe Poem. /Telegrafi/
Shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon humbjen e hapësirave publike në Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kulla. Por kujtesa kolektive, zëri qytetar dhe sheshet nuk mund të zëvendësohen me beton.
Nga Teatri te trotuari – Kronika e një qyteti të shembur me ligj
Në fillimin e verës së 2018-ës Tirana pa, edhe pse ende e pandërgjegjshme për atë që po dëshmonte, të vendosej një mikrofon në një nga hapësirat publike të saj, në sheshin e Teatrit Kombëtar.
E dizajnuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté, godina kishte shërbyer gjatë jetës së vetë kryesisht në tre funksione kryesore: si hapësirë socializimi të spektatorëve në pushimin para dhe mes akteve; si shesh vallëzimi për hapësirën e jashtme të restorantit kur nuk kishte shfaqje; si fushë ping-pongu duke shoqëruar fushën e tenisit dhe pishinën e kompleksit kulturor dhe sportiv “Skanderbeg”.
Tetëdhjetë vite më pas, ai shesh do të përdorej edhe si një hapësirë ku do të zhvillohej një protestë për ta mbrojtur atë.
Teatri i kishte mbyllur dyert dhe përveç punëtorëve, që herë pas here dilnin nga salla e kuqërremtë me kuti materialesh në duar, që nga 2 korriku i 2018, kur u vu shfaqja e fundit në skenë, nuk shiheshin më spektatorë në mjediset tij.
Tre ditë më pas, më 5 korrik, Kuvendi do të miratonte me 75 vota, “Ligjin për Teatrin”*, apo siç njihet ndryshe, “Ligji Special”, i cili e transferonte hapësirën publike, si sheshin ashtu edhe teatrin, tek shoqëria private, “Fusha shpk”, që kjo e fundit të mund të ndërtonte.
Pas atij votimi, protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mori përmasa të tjera dhe hyri në një rrugëtim ku dorëzimi nuk ishte opsion.
Në sheshin e teatrit u krijua një kuvend i qytetit. Një hapësirë e paindoktrinuar, e pakapur nga interesa të ngushta private apo motive antiligjore. Ndërsa ndërtesa që u mor nën kontroll nga qytetarët më 24 korrik 2019, të cilët filluan ta rijetëzonin edhe pse pa përvojë, mësuan ta menaxhonin dhe kujdeseshin për të.
Ndërsa salla zhvillonte aktivitete artistike dhe kulturore – rreth 65 shfaqje u vunë në skenë në më pak se 8 muaj – në sheshin e tij protesta zhvillohej 24 orë, 7 ditë në javë, në dukje si gardiane e teatrit, dhe njerëzit rojtarët e tij.
Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.
Nga një shesh proteste, tek një rrugë kalimi për kullën.
Ato 75 vota që miratuan ligjin Fusha, ishin edhe goditja e parë që iu dha Teatrit Kombëtar, 682 ditë përpara se Erion Veliaj të çonte fadromat për të shembur ndërtesat e tij, në orën 04:30 të mëngjesit të datës 17 maj 2020.
Miratimi i ligjit për teatrin ishte një goditje që iu bë jo vetëm protestës – si akt demokratik, – apo ndërtesës – si dëshmi e historisë së brezave para nesh – por edhe vetë hapësirës, sheshit si vendkrijim i fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes, nga vetë përfaqësuesit e pushtetit të popullit në kuvend.
Ato 75 kartonë jeshil, rrëzuan jo thjesht një ndërtesë, por hapësirën e përbashkët ku njerëzit shkonin për të qenë bashkë – jo thjesht për të kaluar, por për të mbetur. Ishte goditje ndaj asaj nyje urbane që mblidhte këdo, nga të katër anët, dhe nga të gjithë dhe më pas krijonte diçka.
Sot ajo hapësirë nuk ekziston më në qytet.
Shembja e “17 Majit”, i hapi rrugë lejeve të njëpasnjëshme nga “Rama & Veliaj”, të cilët vunë në zbatim planin e Bjarke Ingels, të kullës me teatër.
Sot pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i punimeve në atë shesh, hapësira publike nuk ekziston më. Në vend të saj, është një kalim i zgavruar në tunelin e betonuar, i cili qëndron i hijezuar nën ndërtesën si flutur e Bjarke Ingels, e cila sot të ngjan si porta hyrëse për në kullën e Fushës.
Të dyja kantieret sot janë bashkuar në një të vetëm dhe kanë lidhur mes tyresh hekurin i cili më pas mbulohet në beton, duke zhdukur krejtësisht atë çfarë ka mbetur nga dikur hapësira publike e teatrit.
Tashmë ato dy projekte po shpalosin në shkallë reale se si grabitet dhe më pas zaptohet me ligj hapësira publike.
Grabitje nga e cila do të përfitonte kushdo biznesmen apo politikan që ka investuar para në dy gropat tashmë të hapura dhe betonizuara në truallin e Teatrit Kombëtar.
Ndërsa ky i fundit, ashtu siç i ka ngritur kryet si karabina, të ngjan më shumë me një roje të kullës, e cila shkeli interesin publik, mori dhe përvetësoi tokën publike dhe grabiti përveç tokës edhe 33 kate ajër.
Teatri ishte vetëm fillimi
Ai shesh, ai mikrofon i hapur, ai mur ku shkruhej “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, dhe nuk lejonte që qyteti të shembej me turp, duhej zhdukur.
Duhej vrarë ideja që hapësira publike është e jona. Sepse aty ku publiku mbledh zërin dhe kujtesën, aty nuk ndërtohen kulla, aty nuk qarkullon paraja e zezë.
Që ajo të rrjedhë pa pengesë, duhej zhdukur sheshi, duhej shembur gjithçka që kujtonte se qyteti është i njerëzve.
Kantieri i Pixel Tower/Doriana Musai, Citizens.al
Dhe ashtu ndodhi edhe me “Pazarin e Ri” – një tjetër hapësirë publike e zaptuar, e shndërruar në “pronë private” me çati xhami dhe çmime që përjashtojnë të përditshmit dhe larguan tregtarët.
Me Sheshin “Skënderbej”, që nga vendtakim për të gjithë, u bë një shesh që eskpozon vetëm kullat.
Me Liqenin Artificial apo atë të Farkës që është rrethuar me ndërtim dhe kulla biznesi.
Me vilat historike të qytetit, zonën historike të tij, e cila u flijua për një imazh që ka për fasadë hipokrizinë.
Në çdo goditje ndaj qytetit fshihet një gënjeshtër që ka emër: integrimi evropian. Sepse çdo kullë ndërtohet me emrin e zhvillimit, çdo shembje justifikohet me progresin, çdo përvetësim me modernizimin.
Por qyteti nuk matet me lartësinë e ndërtesave, por me lartësinë e qytetarëve që guxojnë të flasin. Dhe nëse zërat e tyre janë shtypur me beton, kjo nuk është rruga drejt Evropës. Është rruga drejt një talljeje publike me ëndrrën evropiane.
Ndërkohë që BE predikon pjesëmarrjen, decentralizimin, transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë, qeveria jonë betonon, centralizon përjashton dhe zhduk kujtesën.
“Në BE vetëm me Edin!” slogani që Edi Rama shpalli si lokomotivë fushate elektorale, ishte më shumë se sa propagandë; ishte privatizimi simbolik i ëndrrës evropiane të të gjithë shqiptarëve. Një fjalë e thjeshtë që i vuri drynin qytetit ku çelësat e tij i ka një njeri i vetëm.
Por historia nuk mbyllet me shembjen e teatrit.
Në vend të ndërtesës së teatrit, ngrihet rrëfimi. Në vend të sheshit, mbetet kujtesa. Në vend të mikrofonit, jemi ne – sepse ne jemi Teatri. Qyteti është ende aty ku janë njerëzit që nuk harrojnë.
Dhe po, ajo hapësirë nuk është më fizike. Por ajo ekziston në çdo rrëfim, në çdo kujtim, në çdo artist që nuk u shit, në çdo qytetar që s’u tërhoq.
Në çdo deputet që nuk votoi “pro”, në çdo anëtar këshilli, punonjës administrate, që rezistoi dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e krimit mbi qytetin.
Në çdo të ri që sot pyet: “Po kush e dha këtë vendim? Kush e firmosi këtë turp? Kush e heshti këtë vjedhje?”
Ata që firmosën, janë ende aty. Por edhe ne jemi ende këtu. Dhe sa kohë jemi, historia nuk mbyllet.
Ajo fillon aty ku kujtesa bëhet revoltë. Dhe hapësira publike rifillon aty ku qytetari e ndjen veten pronar jo të truallit, por të së drejtës për të thënë: Ky është qyteti im. Nuk jepet me koncesion.
Hipokrizia e “pastrimit” të hapësirave publike
Për të kompletuar farsën, po i kthehen qytetit me një tjetër maskë: atë të pastërtisë morale. Po shembin mbulesat e hijezuesve, po heqin çadrat, po dëbojnë kafenetë nga trotuaret si të kishin zbritur nga ndonjë Olimp i etikës urbane.
Por kush ua lejoi? Kush ua dha lejet të zgjeroheshin me platforma druri në trotuare? Kush i mbylli sytë për vite me radhë?
Ishte e njëjta administratë, e njëjta bashki, e njëjta qeveri që sot bën sikur është e tronditur nga “shpërdorimi i hapësirës publike”.
E njëjta dorë që i hapi rrugën, sot vjen dhe thotë: “Çfarë keni bërë kështu?” E njëjta dorë që firmosi lejet, sot vendos shiritin e verdhë për moral publik.
I toleruan, i ushqyen, i kthyen në normalitet – sepse për vite me radhë edhe trotuari ishte pronë për t’u shitur. Dhe kur erdhi momenti i “Rilindjes 2.0”, në vend që të godasin veten, godasin të vegjlit. Jo ata që ndërtojnë kulla, e zaptojnë hapësira publike duke i shkatërruar dhe vjedhur, por ata që vendosin një karrige plastike mbi pllakat e betonit të trotuareve.
Ky nuk është pastrim. Është amnezi e planifikuar, është rigrabitur dhe mbuluar me moral. Është një narrativë e prodhuar nga vetë shkaktarët e kaosit, që tani luajnë rolin e shpëtimtarit. Por qyteti nuk harroi. Sepse trotuaret nuk i zaptuan qytetarët – i zaptuan ata që shesin edhe ajrin midis hapave në rrugë.
Sot, hapësira publike në Shqipëri nuk grabitet më natën – ajo miratohet me ligj, zbatohet me fadromë dhe justifikohet me moral të rremë.
Në emër të rendit, pastrohet kaosi që vetë kanë krijuar. Në emër të qytetarisë, përjashtohet qytetari. Në emër të zhvillimit, fshihet çdo gjurmë kujtese.
Por qyteti ka memorie. Dhe për sa kohë kujtojmë si u shemb Teatri, si u grabit sheshi, si u mbyt fjala dhe si u zëvendësua me beton – për aq kohë kjo histori nuk është e mbyllur.
Ata e duan qytetin pa njerëz, pa pyetje, pa rezistencë. Por qyteti nuk është kartolinë. Nuk është planimetria e një kompanie ndërtimi. Është ai vend ku dikush mund të ulet, të flasë, të protestojë, të kujtojë dhe të mos harrojë.
Për aq kohë sa nuk harrojmë, hapësira publike nuk është plotësisht e humbur. Ajo jeton në kujtesën tonë, derisa të kemi forcë ta rikthejmë.
Me mikrofonin e hapur. Me sheshin e mbushur. Dhe me qytetin si pronë të përbashkët, jo si çmim ndërtimi, jo si mall shumice për tu shitur tek kushdo kalimtar i rastit.
Shënim: Lista e deputetëve që votuan “pro” duke miratuar ligjin special, është marrë nga dokumentat e Kuvendit. Një numër i konsiderueshëm i atyre që votuan, 25% e tyre, sot janë në burg, nën hetim penal ose në kërkim nga SPAK.
*Projektligji për Teatrin 37/2018, formuluar “Për përcaktimin e procedurës së veçantë të për negocimin dhe lidhje ne kontratës me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’,” u botua online për konsultim më 8 qershor 2018. U shqyrtua dhe votua me procedurë të përshpejtuar 20 ditë më vonë dhe u rimiratua dy muaj më tutje pasi Presidenti e pati kthyer për rishqyrtim.
Artur Hoxhosmani ose siç njihet ndryshe në botën e krimit si “Turi Burrelsi”, së bashku me Plaurent Dervishaj nga Durrësi, rezultojnë të jenë personat kryesorë që kishin ngritur në këmbë një rrjet të fuqishëm të trafikimit të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. Paralelisht me biznesin e paligjshëm […]
Nga Boldnews.al Një ish-deputet, tashmë biznesmen, ka tentuar të marrë rreth 180 mijë euro nga kompania koncesionare e inceneratorit jo-funksional të Fierit për punime të pretenduara ndërtimore dhe të shoqëruara me fatura pa vulë. Bujar Derveni ka qenë deputet i ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në periudhën 2013-2017. Para se merrte mandatin, ai ka qenë […]
Në ditët kur inspektorët e IKMT-së ishin të zënë me aksionin e çlirimit të hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, një tapet betoni zëvendësoi brutalisht barin e gjelbër në lulishten kryesore të qytetit të Kukësit. Betonizimi i lulishtes së vetme të Kukësit po bëhet me bekimin e Bashkisë si pjesë e një projekti për ndërtimin […]
Të dhënat mbi popullsinë në moshë pune (15–64 vjeç) në Shqipëri gjatë viteve 2010–2025 tregojnë një prirje të fortë rënëse, veçanërisht në vitet e fundit, duke i bërë më të forta shqetësimet për tregun e punës dhe perspektivën ekonomike të vendit. Nga viti 2010 deri në vitin 2019, popullsia në moshë pune ka qenë relativisht […]
Këngëtari dhe aktori i njohur shqiptar, Olsi Bylyku, ka fituar zemrat e fansave me një gjest të bukur dhe shumë të veçantë.
Ai ka realizuar dëshirën e një maturanteje nga Lushnja, e cila e kishte kontaktuar në WhatsApp me një kërkesë të pazakontë: t’i bëhej shoqërues në mbrëmjen e matures.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Olsi shihet teksa mbërrin me një veturë luksoze për të marrë vajzën, Roselën – një maturante bukuroshe dhe ekselente në mësime.
Ai shoqëroi Roselën në mbrëmjen e saj të matures, duke u bërë pjesë e një kujtimi të paharrueshëm për të dhe familjen e saj.
“Pas kërkesës së Roselës, një maturanteje ekselente me një familje të shkëlqyer, për të qenë unë shoqëruesi i saj në mbrëmjen e matures, më shumë se surprizë për të, ishte një satisfaksion shumë i madh dhe për mua! Suksese Rosela dhe të gjithë maturantëve!”, ka shkruar Olsi në profilin e tij në Instagram, duke e shoqëruar postimin me pamje nga momenti emocional.
Ky veprim i artistit është pritur me shumë entuziazëm dhe komente pozitive në rrjet, duke e vlerësuar për thjeshtësinë dhe afërsinë me publikun e tij.
Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një moment të ëmbël nga plazhi, në të cilin shfaqet i buzëqeshur përkrah partneres se tij, gjatë një perëndimi të bukur dielli.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje se vetë imazhi, ishte përshkrimi ironik dhe humoristik që Olsi i kishte vendosur fotos:
“Dhe me pas, ajo afrohet, me një qetësi olimpike, ashtu sikur po të rregullon pak jakën, dhe të thotë një fjali e cila të shpërthen trurin 2 orë më mbrapa: ‘shi sa bukur motra, me të dytin’…”
Ky moment u shkrep gjatë gender reveal te motrës së Olsit, e cila është në pritje te embel për herë të dytë.
Zëdhënësja e Partisë së Lirisë Jasmira Memelli ka reaguar ndaj Endrit dhe Eriol Braimllarit dhe i ka cilësuar si “palaço të regjimit”. Ajo i ka akuzuar për mashtrime dhe shkelje të ligjit në lidhje me çështjen e lobimeve të LSI-së gjatë viteve 2018–2019. Në reagimin e saj në Facebook, Memelli thotë se Endrit Braimllari ka […]
Nga burgu Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një dokument, sipas tij të SPAK, ku tregohet se ish-anëtari i kësaj force politike, Endrit Braimllari ishte personi përgjegjës për firmosjen e lobimeve në emër të LSI-së gjatë periudhës 2018-2019. Në atë kohë, Braimllari ishte Sekretar i Përgjithshëm i PL, ish-LSI, ndërsa Meta mbrohet […]
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, analizoi gjendjen e vështirë ku ndodhet kjo parti, ndërsa u shpreh se po konfirmohet fjalët që thoshte kryeministri Edi Rama për ish-Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ai theksoi se në PD ka “vdekur” debati dhe të gjithë sillen me përulësi rreth modelit të njëshit.
“Aty janë dy grupe, një grup që mendon se doktori është Zoti, është gjithçka dhe një grup tjetër që iu bashkua më vonë… keni parasysh historinë e jezuitëve, që rrihnin veten natën me kamxhik që ë largonin mendimet e këqija, edhe ky grup i dytë ta rrahin vetën natën tani dhe është mbyll kjo histori.
Vdiq ajo….! Tani llafi që thoshte Edi Rama: Rahmet pastë për LSI, tani kaloi te ne: Rahmet pastë ish-PD për debatin. Ajo është pronë e atyre njerëzve dhe pikë.”, tha ai.
Ai theksoi se në fushatën e 11 majit nuk ka punuar fare për PD-në.
“Skam punuar për PD. Është refuzim pjesa e madhe”, tha ai./abcnews.al
Tkurrja e popullsisë së vendit është përshpejtuar gjatë tri viteve të fundit. Me përjashtim të Tiranës, e cila vijon të jetë qendra e gravitetit të emigrimit të brendshëm, në të gjitha qarqet e tjera popullsia ka rënë.
Censi i vitit 2023 regjistroi 2,4 milionë banorë. Një vit më pas më 2024 popullsia ra në 2,39 milionë persona, ndërsa parashikimi për 2025-n zbret në 2,36 milionë persona.
Humbja kumulative nga Censi 2023 në 2025 është rreth 38,800 banorë. Rënia nuk duket drastike në shifra absolute, por ritmi i tkurrjes është përshpejtuar me 1.2% më 2025, gati tre herë më shumë sesa në 2024 me -0.5%.
Nga 12 qarqet e vendit, Tirana është i vetmi qark me rritje të lehtë. Popullsia e saj nga 758 513 banorë në Cens 2023 arriti në 759,981 në 2025, një shtesë modeste prej rreth 1500 personash.
Kjo rritje simbolike mjafton për të konsoliduar kryeqytetin si strehë demografike, pasi e gjithë pjesa tjetër e vendit është në rënie.
Popullsia e Tiranës po rritet nga braktisja e zonave rurale dhe migrimi i brendshëm drejt Tiranës, që balancon edhe humbjen që vetë kryeqyteti ka nga emigracioni ndërkombëtar.
Në Veri, Shkodra u tkurr me gati 5000 banorë në dy vite, duke pësuar rënien relative më të madhe me mbi 3%.
Një panoramë e ngjashme shfaqet në Kukës, Dibër dhe Lezhë, ku reduktimi i popullsisë varion nga 2,4% në 3%.
Veriu i vendit po përjeton një cikël më të vonë emigracioni si rrjedhojë edhe e zhvillimit të pabarabartë rajonal.
Gjirokastra, Korça dhe Fieri pësuan rënie krahasueshme me 2,5-3%, të ndikuara nga emigracioni tradicional dhe plakja e popullsisë vendase.
Në qarqet si Elbasani dhe Vlora, ritmi i tkurrjes është disi më i butë, por sërish i pandalshëm.
Të dhënat tregojnë se në Tiranë rriten më tej presionet për shërbime publike dhe infrastrukturë, ndërsa qarqet po përballen me mbyllje shkollash dhe rritje të pabarazive.
Nëse nuk ndërmerren masa për të shpërndarë investimet jashtë kryeqytetit do të thellohet më tej hendeku social dhe ekonomik, duke bërë që shifrat e sotme të duken vetëm si faqja e parë e një cikli të zgjatur plakjeje dhe emigracioni./ Monitor
India do të nisë regjistrimin e ri të popullsisë në prill 2026, një proces që pritet të zgjasë deri në mars 2027 dhe do të kushtojë rreth 500 milionë dollarë.
Për herë të parë që prej vitit 1931, do të përfshihen edhe të dhëna për kastat, një sistem tradicional shoqëror që ende ndikon në arsim, punësim dhe përfaqësim politik.
Qeveria synon të përdorë informacionin për të ndërtuar politika më gjithëpërfshirëse sociale, ndërsa kritikët paralajmërojnë për rrezikun e thellimit të ndasive.
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është shprehur se ka zyrtarë e ish-zyrtarë të LSI që duhet të ishin prapa hekurave dhe jo Meta.
Cakrani ka thënë se në akuzën zyrtare ndaj Ilir Metës, i cili sot u mor zyrtarisht i pandehur, nuk ka ndonjë ndryshim nga dosja e masës së sigurisë.
“Nuk ka patur ndonjë ndryshim nga ai materiali që është paraqitur kur është kërkuar masa e sigurimit personal. Akuzat nuk qëndrojnë, janë shpjeguar gjatë fazës hetimore, por dhe kur ai (Ilir Meta) është marrë në pyetje. Akuza përfundoi në momentin që përfunduan dhe zgjedhjet, për të hequr vëmendjen nga problemet që kanë zgjedhjet.
Këtu, persona që duhet të ishin të pandehur, janë dëshmitarë. Shumë persona të tjerë që kanë qenë pjesë e LSI të cilët duhet të ishin zyrtarisht të pandehur, dhe jo zoti Meta, sot janë të lirë dhe ushtrojnë dhe funksione publike. Emrat do të vijë një moment që do t’i bëjmë publik”, është shprehur avokati Kujtim Cakrani.
Mbrojtja e Ilir Metës është shprehur për mediat jashtë SPAK se ai nuk ka qenë i vetëm në Lëvizjen Socialiste për Integrim, gjatë kohës për të cilën akuzohet për lobim të mijëra dollarëve në SHBA. Sipas Kujtim Cakranit, në një moment të dytë do dalin dhe emrat.
“Po si thoni ju, zoti Meta ka qenë vetëm në atë parti? Ka pasur grup parlamentar, ka pasur deputetët, ka pasur ministra, pra një Kryesi, funksionarë të lartë në atë parti, të cilët kanë përgjegjësi direkte përsa i përket lobimeve, njohjeve, pagesave. Kjo është një çështje e montuar.
Janë të tjerë persona që mbajnë përgjegjësi dhe për lobimet, dhe kanë firmosur dhe kanë njohje në SHBA. Emrat do dalin, dhe pasi ju të lëxoni dhe dosjet. Kjo çështje do zgjasë, do thirren të gjithë ata persona që kanë firmosur. Ky do jetë procesi i shekullit”, është shprehur avokati i Ilir Metës.
“Prevalenca e hipertensionit në popullatën shqiptare ka ardhur në rritje. Sipas studimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afro 42 % e personave mbi 18 vjeç vuan nga hipertensioni”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.
“Hipertensioni mbetet një rrezik kryesor për të gjitha vendet e Evropës Juglindore krahasuar me vendet Evropës Perëndimore. Hipertensioni arterial ka ardhur në rritje në popullatën tonë. Prevalenca e hipertensionit arterial është tek grupmoshat më të reja, nën 40 vjeç. Tek meshkujt varion nga 16-40 %, ndërsa tek fermat nga 9-26 %”,thotë specialistja e ISHP, Dorina Canaku.
Edhe të rinjtë mbi 18 vjeç po preken nga hipertensioni.
“Tek grupmosha mbi 18 vjeç dëshmon për një rritje të hipertensionit arterial në popullatës shqiptare, nga 37% në 40%, por pozitiv është fakti i personave që e kanë nën kontroll hipertensionin”, shprehet Canaku.
Për mjekët ky është një alarm i cili nuk duhet neglizhuar, pasi hipertensioni është klasifikuar si vrasësi i heshtur.
“Është një faktor rreziku kryesor për vdekshmërinë në vendin tonë. Të reduktohet konsumi i kripës, të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime. Sa më pak yndyra të saturuara, të kryhet aktivitet fizik i rregullt dhe intensiv të paktën 3 ditë të javës”, shton Canaku për tvklan.
Vlerësohet se 1.28 miliardë të rritur të moshës 30-79 vjeç në të gjithë botën kanë hipertension, shumica (dy të tretat), jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Sipas raporteve të OBSH, 46% e të rriturve me hipertension nuk janë në dijeni se e kanë këtë gjendje.
Teksa Shqipëria po plaket me ritme të shpejta, në vendin tonë mungon mjeku specialist për moshën e tretë, ai geriatër.
Sipas ekspertëve të shëndetit publik, të moshuarit në vend kanë të paktën dy diagnoza, dhe mjeku geriatër është thelbësor për shërbimin parësor.
“Jemi pak të përgatitur për këtë. Në politikat kombëtare këto janë të shkruara, por duket se ka pasur vështirësi, si nga pikëpamja e Fakultetit të Mjekësisë për t’u organizuar, ashtu edhe nga tregu, pasi ka pak interes nga mjekët për t’u specializuar si geriatër”, tha Alban Ylli, specialist i ISHP-së.
Sipas specialistëve, të moshuarit sot përballen me shumë sfida, që nga sëmundshmëria e lartë e deri te izolimi social.
“Te të moshuarit, sëmundjet shfaqen në mënyra të ndryshme, mund të kesh pneumoni pa temperaturë. Mbivendosja e patologjive, humbja e aftësive funksionale, izolimi social është një nga faktorët më të mëdhenj të riskut. Geriatri merret me trajtimin e sëmundjes biologjike, por dhe jetesën sociale”, tha Ylli.
Deri tani, në disa raste, ka qenë mjeku i familjes ai që ka kryer edhe rolin e mjekut geriatër.
Aktualisht, në Shqipëri, mbi 20% e popullsisë mbi 65 vjeç, krahas sëmundjeve bashkëshoqëruese, kanë humbur edhe një aftësi, në të ecur apo shikim, ndërsa te ata mbi 80 vjeç, kjo përqindje shkon deri në 50%. /tvklan
Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si lindjet dhe emigracioni tregojnë se profili demografik i vendit po përkeqësohet me shpejtësi. Në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin lindën 4662 foshnja me rënie 14% në […]
Mjeku okulist Rubin Topi i ftuar në emisionin e “Shije Shtëpie”, foli për miopinë, (uljen e shikimit) tek njeriu.
Ai u shpreh se në vitet e fundit është parë një tendencë në rritje për të miopisë, për këtë ai renditi dy faktorët kryesorë: gjenetikën dhe qëndrimin për një kohë të gjatë në ekran. Gjithashtu mungesa e dritës natyrale kishte një përqindje të lartë ndikimi në uljen e nivelit të shikimit.
Rubin Topi paralajmëroi se në bazë të studimeve është parashikuar se deri në vitin 2050 më shumë se gjysma e popullsisë globale do të kenë probleme me miopinë.
“Mendohet që deri në 2050-ën më shumë se gjysma e popullsisë globale do ketë probleme me miopinë. Eksitojnë dy realitete të miopisë, mund të jetë e lindur, ku gjasat që fëmijë të ketë miopi, nëse prindërit kanë miopi është 60% dhe ulet nëse e ka vetëm njëri pa prindërit. Por mund të jetë edhe e fituar, sepse ndoshta prindërit e kanë mësuar që të rrijë me celular në dorë ose me tablet qysh në moshë shumë të njomë dhe automatikisht e bashkuar kjo, sepse në vitet e fundit studimet janë thelluar në këtë fushë duke bërë një problem shumë të madh aktualisht për shëndetin publik global dhe këto studime të thelluara kanë dhënë rezultat.
Nuk është vetëm qëndrimi nga afër me pajisje digjitale, por është edhe mungesa e dritës natyrale dhe kjo është një e re shumë e rëndësishme. Qasja në ambient me dritë natyrale. Me të vërtet ky fëmijë mund të rrijë me tablet apo me telefon gjithë ditën, por në përgjithësi kjo është e bashkëshoqëruar me qëndrimin në një ambient të mbyllur”, u shpreh okulisti.