Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dhjetë personazhet e fushatës/ Yje në zbritje, gafa në rritje

9 May 2025 at 22:03

TIRANË- Fushata elektorale ishte një betejë e fortë talentesh të spektaklit politik. Aleanca Madhështore në këtë fushë, e mposhti me siguri numerikisht Partinë Socialiste.

Me në krye Sali Berishën. Më i vjetri i koalicionit, u cilësua nga kundërshtari i tij si buf. Por doktori, që ka kaluar me dhjetëra fushata, kësaj radhe surprizoi me elokuencën.

Këto, u mundua t’i kompensonte me premtimet e tij madhështore.

Por doktori, më shumë se vetes, kësaj radhe i besonte kryemagjistarit të ardhur nga SHBA. Fushatuesi i tij Kris La Civita, që do të përmbyste çdo parashikim, e la doktorin shumicën e fushatës vetëm. Edhe kur erdhi, mbajti vetëm disa fjalime që nuk kalonin 3 minutat.

Nga krahu tjetër, kryesocialisti Edi Rama në fushatën për mandatin e katërt, uli ritmin në marshin e katërt. Dhe ky ritëm më i ngadaltë, e nxori nga rruga nja dy herë.

Të rinjtë në fushatë, jot ë gjithë e përballuan stresin. Shqipëria ndoshta dhe bëhet, por Saranda jo. Kandidati i Lapajt në qytetin e jugut, u kap me kokainë dhe nga mitingu përfundoi në qeli. E kisha nga lodhja, u tha policëve, dhe u lirua një ditë më vonë.

Një tjetër yll premtues, që synon parlamentin, është Klevis Balliu. Inteligjenca e tij kishte munguar prej kohësh në një fushatë elektorale.

Një tjetër personazh i pazbuluar ishte dhe Tomor Alizoti. Dikur thoshte se ishte rrogëtar, por kësaj radhe shfrenoi fantazitë e tij.

Por intelektualët nga qytetarët, nuk dallojnë shumë në PD. Në këtë aspekt, Berishës i dha një dorë Rama. Dhe i zbuloi një xhevahir të pazbuluar në Korçë. Por Vrenozi, refuzoi piktorin, dhe zgjodhi doktorin.

Megjithatë, disa personazhe ishin më origjinalë. Xhelal Mziu dhe Bledjon Nallbati, nuk surprizuan. Thjesht treguan atë që dinë të bëjnë më mirë. Mziu grushtoi një zyrtar në Dibër, kurse Nallbati një kamionist në Bilisht.

Kjo fushatë nuk pati vetëm grushte. Por edhe romanca, ndonëse në distancë. Zengjine Çaushi, ylli i fushatës së Fierit, bëri me turp, yllin e parlamentit Gazment Bardhit. Një romance kjo, qe nuk dha fryte./abcnews.al

 

Sherri në Bilisht, Gjykata liron vëllain e deputetit Bledion Nallbati

By: E.K
6 May 2025 at 14:14

Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia vëllain e deputetit demokrat, Bledion Nallbati, Alti Nallbati pasi disa ditë më parë u përfshinë në një sherr me grushte në qytetin e Bilishtit. Për Alti Nallbatin, gjykata caktoi masën detyrim paraqitje. Incidenti u regjistrua në Devoll, ku kandidati në listën e sigurt të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, […]

The post Sherri në Bilisht, Gjykata liron vëllain e deputetit Bledion Nallbati appeared first on FaxWeb.

Rama sulmon deputetin e PD-së, Bledion Nallbati: Si mund ta votojnë demokratët e Devollit atë rrugaç?

By: lindita
5 May 2025 at 12:21

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Devoll, ku ka sulmuar kandidatin e PD në zonë, Bledion Nallbatin. Rama rikujtoi se zona e Devollit dekada më parë është përfaqësuar në Parlament nga poeti i shquar Dritëro Agolli, ndërsa e quajti kandidatin demokrat si një “rrugaç”. “Devolli kishte Dritëro Agollin. Para pak ditësh ishit dëshmitarë të një skene që tregon se ku ka rënë…

Source

I arrestuan vëllain pas sherrit/ Reagon deputeti demokrat: E vërteta u manipulua

By: user 6
4 May 2025 at 19:15

Deputeti demokrat Bledjon Nallbati ka reaguar lidhur me ngjarjen e djeshme ku ai u përfshi në një incident të dhunshëm. Mbrëmjen e të shtunës Bledjon Nallbati bashkë me të vëllanë Altin Nallbati, u përfshinë në një konflikt fizik me shoferin e kamionit të identifikuar si Sabri Dervishi.

Sipas deputetit demokrat incidenti ka qenë një provokim ndërsa shton se e vërteta lidhur me këtë ngjarje është transformuar. Deputeti thotë gjithashtu në reagimin tij se tentoi ta shmangte konfliktin me shoferin e kamionit, por “emocioni prevaloi mbi arsyen”.

“Ditën e djeshme rreth orës 21, ka ndodhur incident që më ka përfshirë mua, vëllain tim dhe një mjeti të tonazhit të rëndë. Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi, mbi këto lloj provokime, megjithatë jam njeri para se të jem politikan. Dënojmë çdo lloj forme dhune verbale e fizike, pavarësisht se na përfshiu incidenti pa dëshirën tonë. E vërteta transformohet si i volet interesit publik të momentit.

Keni parë video të pjesshme, jo të plotë. S’është e vërtetë që unë apo vëllai i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica në qytet, në rrethrrotullim është hapur një gropë që këta pushtetarë që keq informojnë ngjarjen, nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë ndërsa kamioni ishte mbrapa me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte kemi ndaluar dhe ka dalë vëllai im që ishte shofer e pas tij unë.

Kam tentuar shumë herë ta shmang këtë konflikt edhe pse isha në emocionet e asaj përplasje të mundshme të rrezikshme. Edhe shoferi padiskutim ka patur një reagim jo të duhur duke sharë mua e vëllain tim. Emocioni prevalon ndonjëherë mbi arsyen, por jam njeri. Nuk i përkas rracës së njerëzve si Niko Peleshi e të tjerë që janë marrë me këtë çështje. Këta nuk cënohen në dinjitetin e vet e të familjes, mjafton karrigia e pushtetit që të vjedhin paratë e qytetarëve. Ftoj SPAK të marrë pamjet e tjera filmike për të parë çka ndodhur për të qenë të qartë.

Telefonuam policinë e komisariatit për të sqaruar një ngjarje që mund të kishte patur pasoja por edhe për konfiktin. Policia në vend ta qartësonte situatën, edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan, deklaruan që ishte konflikt i momentit, keqkuptim, firmosën deklaratat që s’kishin asnjë problem me njëri tjetrin. Policia me urdhër personal të Niko Peleshit, që ka komunikuar me drejtuesit e policisë të qarkut të Korçës. Për çfarë komunikoi Peleshi me drejtorin e Policisë

Cila ishte arsyeja që kjo ngjarje u transferuar me dhunë në komisariatin e Korçës e me prezencën e vetë drejtorit të policisë u ngrit një akuzë e falsifikuar. Në pamjet filmike, edhe pse mjetet ndaluan, vepra penale është kur largohesh nga vendi ngjarjes, si mund të largohej mjeti kur ishte një aksident i mundshëm, dhe ne telefonuam policinë. Mjetet e tjera vazhdonin të kalonin. Të treja akuzat nuk qëndrojnë. Kam informacion që duhet ta verifikoni ju dhe ftoj e SPAK, dje drejtori i policisë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve” – thuhet në reagimin e Nallbatit. /LAPSI.al

The post I arrestuan vëllain pas sherrit/ Reagon deputeti demokrat: E vërteta u manipulua appeared first on Lapsi.al.

“Njeri jam dhe unë”, dhunoi shoferin e kamionit bashkë me vëllain e tij, reagon Bledion Nallbati: Ftoj SPAK të marrë kamerat filmike

By: M C
4 May 2025 at 16:13

Kandidati i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, ka reaguar në lidhje me sherrin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku së bashku me vëllain e tij dhunuan një shofer kamioni.

Për mediat, Nallbati thotë se mban përgjegjësi dhe thekson se duhet të qëndronte i matur duke e kondiseruar si provokim ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00.

“Ditën e djeshme, rreth orës 21:00, ka ndodhur një incident që më ka përfshirë mua, vëllain tim dhe një mjet të tonazhit të rëndë. Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi ndaj këtyre lloj provokimeve, megjithatë, jam njeri para se të jem politikan. Dënojmë çdo lloj forme dhune, verbale apo fizike, pavarësisht se u përfshimë në një incident pa dëshirën tonë. E vërteta transformohet sipas interesit publik të momentit. Keni parë video të pjesshme, jo të plota’’, ka thënë ai.

Ndërkohë, kandidati për deputet sqaron se nuk ishin ata që i zunë rrugën kamionit, ndërsa shpjegon se ishin duke udhëtuar nga Kapshtica. Gjithashtu, në reagimin e tij, ka shprehur se ka tentuar ta shmangte por ishte nën emocionet pasi sipas tij shoferi e kishte sharë.

’’Nuk është e vërtetë që unë apo vëllai im i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica drejt qytetit, dhe në rrethrrotullim është hapur një gropë, të cilën këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë, ndërsa kamioni ishte pas me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte ndaluam, dhe doli vëllai im që ishte shofer, e pas tij unë. Kam tentuar shumë herë të shmang këtë konflikt, edhe pse isha nën emocionet e një përplasjeje të mundshme dhe të rrezikshme. Edhe shoferi, padiskutim, pati një reagim jo të duhur, duke sharë mua dhe vëllain tim. Emocioni ndonjëherë prevalon mbi arsyen, por jam njeri. Nuk i përkas racës së njerëzve si Niko Peleshi e të tjerë që janë marrë me këtë çështje”, tha ai.

Ndërkohë, shpreh se kamerat filmike duhet të hetohen nga SPAK, pasi sipas tij janë devijuar informacionet.

“Këta nuk cenohen në dinjitetin e tyre e të familjes, mjafton karrigia e pushtetit që të vjedhin paratë e qytetarëve. Ftoj SPAK të marrë pamjet e tjera filmike për të parë çfarë ka ndodhur në mënyrë të qartë. Telefonuam policinë e komisariatit për të sqaruar një ngjarje që mund të kishte patur pasoja, por edhe për konfliktin. Policia, në vend që të qartësonte situatën, edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan dhe deklaruan që ishte konflikt momental dhe keqkuptim, madje firmosën deklaratat se nuk kishin asnjë problem me njëri-tjetrin, veproi me urdhër personal të Niko Peleshit, i cili ka komunikuar me drejtuesit e policisë së qarkut të Korçës. Për çfarë komunikoi Peleshi me drejtorin e Policisë?

Cila ishte arsyeja që kjo ngjarje u transferua me forcë në komisariatin e Korçës, dhe me prezencën e vetë drejtorit të policisë u ngrit një akuzë e falsifikuar? Në pamjet filmike, edhe pse mjetet ndaluan, vepra penale ekziston kur largohesh nga vendi i ngjarjes. Si mund të largohej mjeti kur kishte një aksident të mundshëm dhe ne kishim telefonuar policinë? Mjetet e tjera vazhdonin të kalonin. Të tria akuzat nuk qëndrojnë. Kam informacion që duhet ta verifikoni ju dhe ftoj edhe SPAK-un: dje, drejtori i Policisë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve”, tha ai.

Policia e Korçës ka arrestuar vëllain e deputetit të PD, Bledion Nallbati, Alti Nallbati pas ngjarjes së paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e djeshme ku dhunojnë shoferin e një kamioni.

Bledioni dhe i vëllai i njohur me nofkën “Duçja”, janë konfliktuar me shoferin e një kamioni, shtetasin S.D., për motive ende të paqarta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit në qytetin e Bilishtit, ndërsa përmes pamjeve filmike të kamerave shihet se si deputeti i PD dhe vëllai i tij dalin nga makina dhe sulmojnë shoferin e kamionit, duke tentuar ta nxjerrin nga mjeti, më pas edhe e godasin me grusht.

Fillimisht Nallbati përpiqet të ndalojë sherrin, por më pas u përfshi vetë duke sulmuar shoferin e trajlerit. Në vendngjarje janë mbledhur edhe persona të tjerë të rastësishëm.

The post “Njeri jam dhe unë”, dhunoi shoferin e kamionit bashkë me vëllain e tij, reagon Bledion Nallbati: Ftoj SPAK të marrë kamerat filmike appeared first on Albeu.com.

Sherri me shoferin e kamionit, reagon Nallbati: Duhet te isha më i matur

By: Ardit
4 May 2025 at 15:21

Kandidati i PD-së për zgjedhjet e 11 majit, Bledjon Nallbati, ka reguar pas përfshirjes së tij dhe vëllait të tij në një konflikt me grushte me shoferin e një kamioni një ditë më parë në Bilisht. Në një prononcim për mediat, Nallbati ka sqaruar rrethanat e ngjarjes, ku tha se ka tentuar disa herë që […]

The post Sherri me shoferin e kamionit, reagon Nallbati: Duhet te isha më i matur appeared first on BoldNews.al.

Sherri me drejtuesin e kamionit, arrestohet vëllai i deputetit të PD-së

By: Ardit
4 May 2025 at 10:18

Pas incidentit të regjistruar në Devoll, ku kandidati në listën e sigurt të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, dhe vëllai i tij, Alti Nallbati, i njohur me nofkën “Duçja”, janë përfshirë në një konflikt verbal me një shofer kamioni, ka reaguar policia. Blutë e rajonit juglindor bëjnë me dije se kanë arrestuar Alti Nallbati, i cili […]

The post Sherri me drejtuesin e kamionit, arrestohet vëllai i deputetit të PD-së appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Deputeti i PD konfliktohet me drejtuesin e një kamioni, e godet me grushte

By: Ardit
4 May 2025 at 09:41

Kandidati në listën e sigurt të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, dhe vëllai i tij, Alti Nallbati, janë përfshirë në një konflikt me një shofer kamioni Nga pamjet e publikuara duket që deputeti Bledion Nallbati godet me grusht shoferin, ndërsa edhe vëllai i tij përfshihet në konflikt duke dashur ta nxjerrë nga kamioni. Ngjarja dyshohet se […]

The post VIDEO/ Deputeti i PD konfliktohet me drejtuesin e një kamioni, e godet me grushte appeared first on BoldNews.al.

Nallbati: Vullnet nga palët politike për shtyrjen e afatit të dokumenteve të skaduara biometrike

13 January 2025 at 22:57

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Bledjon Nallbati, deputet i Partisë Demokratike, tha sot gjatë një interviste televizive se mes dy forcave politike ka një dakordësi dhe vullnet të mirë për të rregulluar edhe problematikat më të fundit, që kanë lidhje me procesin e votës së diasporës.

“Procesi sapo ka filluar dhe kanë dalë disa të meta teknike, që ne i kemi referuar. Shtyrja e afatit të dokumenteve biometrike të skaduara, duhet të merret në konsideratë dhe të ketë dakordësi. Vullneti i dy palëve ekziston dhe ky proces ka nisur dhe nuk mund të ndalet më. Nuk ka qenë vullnet i qeverisë deri sa çështja shkoi me Gjykatën Kushtetuese. Buxhetimi i mangët apo shtyrja e afateve për dokumentet biometrike mund të rregullohet me një akt normativ ose vendim qeverie edhe për qytetarët shqiptarë, edhe ata që jetojnë jashtë.

Ka disa problematika që janë shfaqur me adresat në sistem, por me vullnet gjithçka mund të rregullohet”, thotë Nallbati.

/r.e//a.f/

The post Nallbati: Vullnet nga palët politike për shtyrjen e afatit të dokumenteve të skaduara biometrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhuna e policisë nuk kursen as deputetët, Bledion Nallbati me dorë të gjakosur

26 November 2024 at 17:48

Protesta e opozitës ka nisur me përplasje fizike mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

Ishin fillimisht, deputetët e Partisë Demokratike dhe disa mbështetës të PD që u konfrontuan me efektivët e vendosur rreth perimetrit të sigurisë të cilët kërkojnë lirimin e rrugës për mjetet.
Ndërkaq nga konfrontimi një protestues nuk është ndjerë mirë dhe i ka rënë të fikët para mburojave të policisë.

PO ashtu tek Bashkia e Tiranës policia nuk ka kursyer përfaqësuesit dhe deputetët e Partisë Demokratike, ku pre e sulmit fizik mësohet se ka rënë dhe Belind Këllici.
Ndërsa te protesta tek Pallati me Shigjeta është gjakosur deputeti B;ledion Nallbati

The post Dhuna e policisë nuk kursen as deputetët, Bledion Nallbati me dorë të gjakosur appeared first on Sot News | Lajme.

Kompensimi i karrigeve me pagat e deputetëve, Nallbati: Sërish të djegurat gjetëm, mos u ngopshi dhe ju zëntë fytin

7 November 2024 at 11:33

Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati gjatë fjalës së tij në Kuvend se për djegien e karrigeve opozita u faturua me nga 2 milionë lekë. Nallbati tha se pas ardhjes në seancë, gjetën përsëri karrige të vjetër. Ai akuzoi mazhorancën se i ka vjedhur dhe këto para.

Ato karriget na i faturuat nga dy milionë, ska problem, ne që e bëmë atë veprim e marrim përsipër edhe ta shdëmtojmë. Problemi është që edhe kur erdha sot, edhe pse me kanë faturuar 2 milionë, gjata prapë një karrige të vjetër. Edhe këtë e vodhe, edhe këto i vodhe prapë? O mos u ngopshi dhe ju zëntë fytin.”, tha Nallbati.

The post Kompensimi i karrigeve me pagat e deputetëve, Nallbati: Sërish të djegurat gjetëm, mos u ngopshi dhe ju zëntë fytin appeared first on Sot News | Lajme.

GJKKO pushon hetimet për sherrin në Kuvend mes deputetëve Nallbati dhe Sinaj

28 October 2024 at 12:53

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për pushimin e çështjes së sherrit të regjistruar në Kuvend mes deputetit të PD-së, Bledion Nallbatit dhe deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj. Në kërkesën e tij, SPAK argumentonte se nuk vërtetohet ekzistenca e faktit tipik, atij të goditjes për shkak të detyrës, qoftë nga […]

The post GJKKO pushon hetimet për sherrin në Kuvend mes deputetëve Nallbati dhe Sinaj appeared first on BoldNews.al.

Goditi me grusht Vullnet Sinën gjatë seancës parlamentare! GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon hetimet për deputetin e PD

28 October 2024 at 12:43
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet për deputetin demokrat Bledion Nallbati, i cili goditi me grusht gjatë seancës parlamentare socialistin, Vullnet Sina. Kujtojmë qe pak dite me pare, grupi i PS-së kallëzoi penalisht deputetin e opozitës Bledion Nallbati. Kreu i Grupit, Bledi Çuçi njoftoi se kishte firmosur kallëzimin penal për Bledion Nallbatit në

Karriget e djegura të Parlamentit, Nallbati i ‘përvishet’ Spiropalit: S’japim asnjë lek! T’i paguajë Elisa e Doganave

17 October 2024 at 11:26

Teksa ndodhet në ambientet e jashtme të Parlamentit në përpjekje për të hyrë brenda në seancë plenare, deputeti i opozitës, Bledion Nallbati thotë se kjo është panorama e hapjes së negociatave të qeverisë së kryeministrit Rama.

I pyetur nga gazetari Enkel Xhangoli se a do të respektojë përjashtimin lidhur me aktet e dhunshme në seancë dhe djegien e karrigeve, Nallbati ka thënë se sipas tij, duhet t’i paguajë kryeparlamentarja Spiropali.

Pyetje: Si do të vijojë ky aksion?

Bledion Nallbati: U hapën negociatat, por u mbyllën dyert e Parlamentit.

Pyetje: Do të vijoni të qëndroni këtu?

Bledion Nallbati: Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona deri në maksimum për të treguar fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie që pretendon se ka arritur hapjen e negociatave pas 13 vitesh, në fakt e ka vonuar 13 vite. Kjo është panorama e hapjes së negociatave të qeverisë së Edi Ramës me dyer të bllokuara të Parlamentit, me një numër pafund gardistësh. Me shumë gjasa i kanë marrë borxh nga vendet fqinje.

Pyetje: Ju keni një masë nga Sekretariati i Etikës, a nuk e respektoni atë përjashtim që ju është bërë?

Bledion Nallbati: Ta paguajë Elisa me lekët e doganave.

The post Karriget e djegura të Parlamentit, Nallbati i ‘përvishet’ Spiropalit: S’japim asnjë lek! T’i paguajë Elisa e Doganave appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌