Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

E rëndë në Shkodër/ Gjendet i vdekur në makinë një 50-vjeçar! Ja çfarë dyshohet

By: Ardit
12 July 2025 at 20:10

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” të Shkodrës, ku brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, është gjetur pa jetë një person rreth 50-vjeçar. Sipas policisë, dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. “Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” brenda […]

The post E rëndë në Shkodër/ Gjendet i vdekur në makinë një 50-vjeçar! Ja çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – SHBA dhe Kina përshëndesin takimin pozitiv mes ministrave të tyre të Jashtëm

KUALA LUMPUR, 11 korrik /ATSH-AFP/ – Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, zhvilloi sot një takim pozitiv me homologun e tij kinez, Wang Yi në Malajzi, thanë të dy vendet, në një përpjekje të dukshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.

Ky ishte takimi i parë midis dy ministrave që nga kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar, mes tensioneve të vazhdueshme mbi tregtinë, Tajvanin dhe teknologjinë e përparuar.

Takimi u zhvillua në kuadër të takimeve të ministrave të Jashtëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Kuala Lumpur, ku tarifat amerikane, të para me shqetësim, ishin në qendër të diskutimeve.

“Ka disa çështje që do të duhet të zgjidhim, gjë që është normale midis vendeve të madhësisë, staturës dhe ndikimit tonë në botë”, tha Marco Rubio për shtypin pas një ore bisedimesh me Wang Yi.

“Por, e gjeta këtë takim shumë konstruktiv dhe pozitiv”, tha Rubio, një kritik i rregullt i qeverisë kineze.

Pas një dite e gjysmë në Kuala Lumpur, ai shprehu gjithashtu besim se do të zhvillohej një takim midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping.
“Ekziston një vullnet i fortë nga të dyja palët për ta arritur këtë”, deklaroi ai.

Duke përdorur të njëjtin ton qetësues, Ministria e Jashtme kineze e përshëndeti takimin në një deklaratë si “pozitiv, pragmatik dhe konstruktiv”.

Çuditërisht për një raport zyrtar kinez të një shkëmbimi diplomatik me Uashingtonin, asnjë pikë mosmarrëveshjeje, madje as Tajvani, nuk u përmend qartë në tekst.

Wang Yi, megjithatë, i kërkoi Uashingtonit të bisedonte me Pekinin “në kushte të barabarta”./  /os/

The post FOKUS – SHBA dhe Kina përshëndesin takimin pozitiv mes ministrave të tyre të Jashtëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Makina përfshihet nga flakët në Fier

By: Oldi
11 July 2025 at 15:49

Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e së premtes në qendër të Fierit. Automjeti tip “Fiat” ka qenë në ecje teksa është përfshirë nga flakët, ndërsa drejtuesi dhe bashkëshortja e tij fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë pa pësuar lëndime. Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur […]

The post Makina përfshihet nga flakët në Fier appeared first on BoldNews.al.

Kapet në Fushë Kuqe i riu që mbante snajper në makinë, sfidoi Policinë në 2023

By: Besnik
11 July 2025 at 13:50

Policia e Kurbinit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fokusi”, duke kapur dhe arrestuar një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili ishte në kërkim për disa vepra penale të rënda.

Në njoftimin e saj, Policia thotë se Orgest Mehi, alias Orgest Shehaj, në dhjetor të vitit 2023 kishte rrezikuar jetën e efektivëve të Policisë gjatë një ndjekjeje në Fushë Kuqe.

Në automjetin e braktisur prej tij ishte gjetur një armë snajper me precizion të lartë dhe municion luftarak, që dyshohet se do të përdorej për të kryer një vrasje.

“Më datë 18.12.2023, në Fushë Kuqe, shtetasi O. M., alias O. Sh., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë në shërbim për të ndaluar automjetin, dhe ka rrezikuar jetën e tyre, duke u larguar me shpejtësi me automjet. Më pas, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas e kishte braktisur në fshatin Gurëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper me precizion të lartë dhe fishek në fole, si dhe një çantë me municion luftarak për këtë armë”, thuhet në njoftimin e vitit 2023.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”.

Lokalizohet në Fushë Kuqe, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri shoqërore.

Në muajin dhjetor 2023, ky shtetas rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, duke u larguar me shpejtësi, me automjetin në të cilin mbante një armë zjarri snajper me precizion të lartë, që dyshohet se ishte siguruar për të kryer vrasje.

Në vijim të punës së pandërprerë për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informaionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”, gjatë të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

M. alias O. Sh., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Më datë 18.12.2023, në Fushë Kuqe, shtetasi O. M. alias O. Sh. nuk i është bindur urdhrit të punojësve të Policisë në shërbim, për të ndaluar automjetin, dhe ka rrezikuar jetën e tyre, duke u larguar me shpejtësi, me automjet. Më pas, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas e kishte braktisur në fshatin Gurëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper me precizion të lartë dhe fishek në fole, si dhe një çantë me municion luftarak për këtë armë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

1 of 3

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kapet në Fushë Kuqe i riu që mbante snajper në makinë, sfidoi Policinë në 2023 appeared first on Euronews Albania.

Përmbytje masive në Kinën jugperëndimore: Mbi 10 mijë të evakuuar, lumenjtë kapërcejnë nivelet e rrezikut

By: gaze tare
10 July 2025 at 20:03

Mbi 10,000 persona janë evakuuar pasi 25 lumenj kanë kapërcyer nivelet e rrezikut për shkak të shirave ekstremë dhe mbetjeve të tajfunit Danas.

Në disa zona u regjistruan nivelet më të larta të ujit në dekada, me rrezik real për shpërthim argjinaturash dhe dëme të mëdha.

Autoritetet paralajmërojnë për kontaminim të ujit dhe ushqimeve, ndërsa ngjarja lidhet me ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Situata po sfidon seriozisht sistemet e vjetra të kontrollit të përmbytjeve dhe mund të godasë rëndë bujqësinë.

The post Përmbytje masive në Kinën jugperëndimore: Mbi 10 mijë të evakuuar, lumenjtë kapërcejnë nivelet e rrezikut appeared first on iconstyle.al.

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe përplasi një makinë policie, shpallet në kërkim i riu

By: Ardit
10 July 2025 at 09:47

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim policor, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin. Po ashtu sipas policisë, i riu ka përplasur një automjet policie, gjatë kohës që largohej. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet dhe shpallën në kërkim shtetasin N. […]

The post Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe përplasi një makinë policie, shpallet në kërkim i riu appeared first on BoldNews.al.

Tajvani, mbrojtje nga Kina/ Stërvitja e përvitshme ushtarake, përballë kërcënimit nga Pekini

By: Re Nato
9 July 2025 at 19:13

Tajvani filloi të mërkurën stërvitjen e përvitshme 10 ditore, me synimin për t’u mbrojtyur nga kërcënimet që vijnë nga Kina.

Stërvitjet e këtij viti në Han Guang mbahen pasi vendi tashmë ka në dorëzim disa armë të reja, nga tanket e deri të dronët.

Uhstrimet e para ishin provë për t’u përballur me veprimet e Rojës Bregdetare Kineze dhe anijeve të milicisë detare që kanë sulmuar anijet tajvaneze.

Shqetësimet janë se Kina mund të nisë një pushtim dhe stërvitjet do të përfshijnë fortifikimin e porteve dhe pikave të mundshme të zbarkimit kinez në një ishull që ndodhet 160 kilometra larg bregdetit kinez.

Stërvitjet do të vazhdojnë pa ndërprerje për 10 ditë në kushte realiste duke marrë parasysh të gjitha mundësitë.

Stërvitjet në Tajvan vijnë gjatë tensioneve rajonale në rritje dhe provokimeve nga Kina dhe Ushtria e saj Çlirimtare Popullore.

Kina pretendon se Tajvani është territori i saj që do të aneksohet me forcë nëse është e nevojshme, ndërsa shumica dërrmuese e tajvanezëve dëshirojnë të bëhen plotësisht të pavarur./abcnews.al

Skandal në një çerdhe në Kinë/ Mbi 200 fëmijë me gjak të kontaminuar nga plumbi pas përdorimit të bojës në ushqim

By: gaze tare
9 July 2025 at 12:11

Një ngjarje alarmante ka tronditur opinionin publik në Kinën veriperëndimore, ku më shumë se 200 fëmijë të një çerdhe private rezultuan me nivele të larta plumbi në gjak. Sipas autoriteteve, shkaku kryesor ishte përdorimi i bojës industriale si ngjyrues ushqimor në gatimet që u shërbeheshin fëmijëve.

Skandali ka shpërthyer në qytetin Tianshui, ku drejtues të çerdhes Heshi Peixin kishin lejuar që personeli i kuzhinës të përdorte pigmente jo të ngrënshme në përgatitjen e ushqimeve, në një përpjekje për t’i bërë ato më tërheqëse vizualisht. Boja, e cila përmbante sasi të mëdha plumbi, rezultoi fatale për shëndetin e fëmijëve.

Hetimet nisën më 1 korrik, kur u raportua për raste të shumta të fëmijëve me simptoma të pazakonta. Nga 251 fëmijë të regjistruar në kopsht, 233 u testuan me nivele jonormale të plumbit në gjak. 201 prej tyre ndodhen aktualisht nën kujdes mjekësor në spital, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një vlerësim të plotë mbi dëmet afatgjata që mund të shkaktojë ekspozimi i tillë.

Ndërkohë, 8 persona janë ndaluar, përfshirë drejtorin dhe një bashkëpunëtor financiar të institucionit, të dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit të rrezikshëm. Zyrtarët thanë se qëllimi i tyre ishte të rrisnin regjistrimet në kopsht duke ofruar ushqime “tërheqëse për syrin”.

Analizat laboratorike treguan se në disa mostra ushqimore, si një tortë me hurma të ziera në avull dhe një role misri me salçiçe, niveli i plumbit ishte mbi 2,000 herë më i lartë se norma e lejuar. Kovat me bojë, të cilat u sekuestruan nga autoritetet, ishin të etiketuara qartë si të rrezikshme për konsum njerëzor.

Zemërimi publik është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale kineze, ku shumë qytetarë kërkojnë ndëshkime të rënda dhe masa urgjente për përmirësimin e sigurisë ushqimore. Shumë prindër pretendojnë se kishin vënë re shenja të çuditshme në sjelljen dhe shëndetin e fëmijëve prej muajsh, por nuk kishin marrë asnjë informacion nga institucioni.

Rasti ka rikthyer në qendër të vëmendjes një plagë të vjetër në Kinë: mungesa e kontrollit të duhur mbi cilësinë e ushqimit dhe transparencën institucionale. Zyrtarë vendorë janë zotuar për trajtim të plotë për fëmijët e prekur dhe hetim të gjithanshëm të çështjes, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e një krize të besimit ndaj sistemit të sigurisë ushqimore në vend.

The post Skandal në një çerdhe në Kinë/ Mbi 200 fëmijë me gjak të kontaminuar nga plumbi pas përdorimit të bojës në ushqim appeared first on iconstyle.al.

Skandal në një çerdhe në Kinë/ Mbi 200 fëmijë me gjak të kontaminuar nga plumbi pas përdorimit të bojës në ushqim

By: D Marku
9 July 2025 at 12:11

Një ngjarje alarmante ka tronditur opinionin publik në Kinën veriperëndimore, ku më shumë se 200 fëmijë të një çerdhe private rezultuan me nivele të larta plumbi në gjak. Sipas autoriteteve, shkaku kryesor ishte përdorimi i bojës industriale si ngjyrues ushqimor në gatimet që u shërbeheshin fëmijëve.

Skandali ka shpërthyer në qytetin Tianshui, ku drejtues të çerdhes Heshi Peixin kishin lejuar që personeli i kuzhinës të përdorte pigmente jo të ngrënshme në përgatitjen e ushqimeve, në një përpjekje për t’i bërë ato më tërheqëse vizualisht. Boja, e cila përmbante sasi të mëdha plumbi, rezultoi fatale për shëndetin e fëmijëve.

Hetimet nisën më 1 korrik, kur u raportua për raste të shumta të fëmijëve me simptoma të pazakonta. Nga 251 fëmijë të regjistruar në kopsht, 233 u testuan me nivele jonormale të plumbit në gjak. 201 prej tyre ndodhen aktualisht nën kujdes mjekësor në spital, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një vlerësim të plotë mbi dëmet afatgjata që mund të shkaktojë ekspozimi i tillë.

Ndërkohë, 8 persona janë ndaluar, përfshirë drejtorin dhe një bashkëpunëtor financiar të institucionit, të dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit të rrezikshëm. Zyrtarët thanë se qëllimi i tyre ishte të rrisnin regjistrimet në kopsht duke ofruar ushqime “tërheqëse për syrin”.

Analizat laboratorike treguan se në disa mostra ushqimore, si një tortë me hurma të ziera në avull dhe një role misri me salçiçe, niveli i plumbit ishte mbi 2,000 herë më i lartë se norma e lejuar. Kovat me bojë, të cilat u sekuestruan nga autoritetet, ishin të etiketuara qartë si të rrezikshme për konsum njerëzor.

Zemërimi publik është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale kineze, ku shumë qytetarë kërkojnë ndëshkime të rënda dhe masa urgjente për përmirësimin e sigurisë ushqimore. Shumë prindër pretendojnë se kishin vënë re shenja të çuditshme në sjelljen dhe shëndetin e fëmijëve prej muajsh, por nuk kishin marrë asnjë informacion nga institucioni.

Rasti ka rikthyer në qendër të vëmendjes një plagë të vjetër në Kinë: mungesa e kontrollit të duhur mbi cilësinë e ushqimit dhe transparencën institucionale. Zyrtarë vendorë janë zotuar për trajtim të plotë për fëmijët e prekur dhe hetim të gjithanshëm të çështjes, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e një krize të besimit ndaj sistemit të sigurisë ushqimore në vend.

The post Skandal në një çerdhe në Kinë/ Mbi 200 fëmijë me gjak të kontaminuar nga plumbi pas përdorimit të bojës në ushqim appeared first on Albeu.com.

RIO DE ZHANEIRO – Kina dhe Brazili marrëveshje për ndërtimin e hekurudhës bio-oqeanike

RIO DE ZHANEIRO, 7 korrik /ATSH-ANSA/- Kina ka ndërmarrë një hap të ri strategjik në Amerikën Latine falë një marrëveshjeje me Brazilin për të zhvilluar projektin hekurudhor bio-oqeanik.

“Infrastruktura do të lidhë portin brazilian të Ihéus, me pamje nga Atlantiku, me mega-portin e Chancay në Peru, të ndërtuar dhe menaxhuar nga kompania shtetërore kineze “Cosco Shipping”, raportoi gazeta “Valor Economico”.

Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit – Ministrisë së Transportit në Brazil – i është besuar infrastruktura, koordinimi i aktiviteteve paraprake si, mbledhja e të dhënave, studimet mjedisore dhe mbështetjen institucionale.

Ndërsa pala kineze, Instituti i Kërkimeve Ekonomike dhe Planifikuese Hekurudhore do të menaxhojë planin teknik.

Projekti përfshin një seksion hekurudhor prej rreth 4 500 kilometrash që, duke filluar nga Chancay, do të kalojë në Cusco, Pucallpa dhe Amazonën peruane deri në Acre, shteti në veriperëndim të Brazilit, brenda pyllit tropikal të Amazonës.

Nga atje, rruga do të vazhdojë përgjatë autostradës Amazoniane Br-364 përmes Rondonia, Mato Grosso, Goias dhe Bahia – duke u lidhur me hekurudhat Fico dhe Fiol që janë tashmë në ndërtim e sipër – deri në portin e Ilheus.

E konsideruar si një nga projektet më ambicioze të logjistikës në botë, hekurudha synon të reduktojë kohën e transportit drejt tregjeve aziatike me 10 ditë.

Një infrastrukturë që përshtatet në një kontekst ekonomik – në të cilin Kina është tashmë partnerja kryesore tregtare e Brazilit – që tejkalon 350 miliardë dollarë në tregtinë vjetore. //a.i/

 

 

The post RIO DE ZHANEIRO – Kina dhe Brazili marrëveshje për ndërtimin e hekurudhës bio-oqeanike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Hakmarrja ndaj Gold Diggers”: Loja kontroverse nga Kina që po përçan mediat sociale

By: gaze tare
7 July 2025 at 15:05

Një videolojë e re nga Kina e quajtur Revenge on Gold Diggers ka shkaktuar reagime të ashpra për shkak të përshkrimit të grave. Loja paraqet burra që bien viktima të “mashtrimit emocional” nga gratë që u afrohen atyre për përfitime financiare.

Edhe pse pati një sukses të menjëhershëm komercial në platformën Steam, ku u publikua më 19 qershor, shumë përdorues dhe ekspertë e akuzojnë atë për riprodhimin e stereotipeve seksiste, duke i paraqitur të gjitha “tradhtaret” si gra simpatike, por tradhtare. Krijuesit e tij u përgjigjen komenteve negative duke thënë se thjesht donin të preknin “zonat gri” në marrëdhëniet e sotme.

Si të luash

Është cilësuar si “loja e parë interaktive e mashtrimit emocional” në Kinë me aksion të drejtpërdrejtë dhe video. Lojtari merr rolin e një burri i cili, i lënduar nga “gërmueset e arit femra”, kërkon hakmarrje ndaj një grupi grash që shfrytëzojnë burrat emocionalisht për përfitime financiare. Loja përparon bazuar në zgjedhjet e lojtarit në marrëdhëniet me personazhe të ndryshme femra.

Disa përdorues pretendojnë se është frymëzuar nga historia tragjike e një burri të njohur si “Macja e Shëndoshë” i cili kreu vetëvrasje pas një ndarjeje. Në internet, ish-partnerja e tij u akuzua për shfrytëzim, megjithëse policia i hodhi poshtë akuzat.

Reagimet negative

Brenda pak orësh nga publikimi i saj, ajo u bë loja më e shitur në Steam, por reagimet negative ishin të menjëhershme. Shumë e akuzuan atë për promovimin e stereotipeve seksiste. Protestat ishin të tilla saqë titulli i lojës u ndryshua që të nesërmen pas publikimit në “Emotional Anti-Fraud Simulator”, ndërsa regjisori i saj, Mark Wu, i njohur në vend për filmat e tij të guximshëm, u ndalua nga mediat sociale kineze.

Shumë e shohin lojën si një riprodhim të rrezikshëm të idesë se gratë duhet të “fitojnë” jetesën përmes burrave . Në një shoqëri ku barazia gjinore mbetet një sfidë, një narrativë e tillë është thellësisht shqetësuese.

Krijuesit thonë se nuk po synonin gratë, por donin të hapnin një dialog rreth kufijve “gri” në marrëdhëniet moderne. Por artistë si Xu Yiku, të cilët e kanë provuar lojën, e kanë quajtur atë qartësisht ofenduese, duke argumentuar se shfrytëzon reagimet sociale për qëllime komerciale. Ajo i thotë BBC-së se termi “gërmues ari” shpesh përdoret në një mënyrë përçmuese për gratë, edhe në rastet kur nuk ka shfrytëzim – për shembull, kur një grua thjesht pranon një pije.

Shumë gra shprehin shqetësimin se loja përforcon stereotipet tradicionale patriarkale në Kinë, ku shoqëria ende pret që gratë të qëndrojnë në shtëpi dhe burrat të jenë ata që i sigurojnë të ardhurat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ThinkChina (@thinkchina)

The post “Hakmarrja ndaj Gold Diggers”: Loja kontroverse nga Kina që po përçan mediat sociale appeared first on iconstyle.al.

Mes presionit të SHBA dhe Kinës, Bashkimi Europian më në vështirësi se kurrë

By: user 8
6 July 2025 at 16:54

Në një botë ku aleancat e vjetra po testohen dhe fuqitë e mëdha po shkruajnë rregulla të reja, Bashkimi Europian ndodhet në një pozicion më të dobët se kurrë më parë: midis një Amerike gjithnjë e më proteksioniste dhe një Kine gjithnjë e më agresive ekonomikisht. Përballë tarifave të Trump dhe shantazhit tregtar të Pekinit, prestigjozja The New York Times analizon se Brukseli nuk ka më luksin të bëjë politikë të jashtme me parime; tani është koha e mbijetesës gjeopolitike.

The New York Times: 

Dikur dukej për shumëkënd sikur Presidenti Trump mund të ishte një arsye për Europën dhe Kinën që të afronin ekonomitë e tyre. Tarifat e planifikuara prej tij bënë pak për ta dalluar Bashkimin Europian, një aleat i vjetër i Shteteve të Bashkuara, nga Kina, sfiduesja kryesore e dominancës amerikane.

Nuk ka ndodhur ashtu. Përkundrazi, Bashkimi Europian e gjen veten në një grackë gjeopolitike midis dy ekonomive më të mëdha të botës.

Në Bruksel, zyrtarët po përpiqen të sigurojnë një marrëveshje të përafërt tregtare me homologët e tyre amerikanë përpara se Trump të godasë bllokun me tarifa të larta, të përgjithshme, që mund të trondisin ekonominë e BE-së.

Në të njëjtën kohë, politikëbërësit e Bashkimit Europian po përpiqen të nxisin homologët e tyre në Pekin që të ndalojnë së mbështeturi Rusinë, të ndalojnë së ndihmuari industrinë kineze me kaq shumë para shtetërore dhe të ngadalësojnë rrjedhën e mallrave të lira drejt Bashkimit Europian.

Lexo më tej: Çfarë do t’i bënte ekonomisë botërore një luftë tregtare midis SHBA-së dhe Kinës? 

Por, në një moment të trazuar të sistemit tregtar global, Bashkimi Europian gjithashtu ka nevojë ta mbajë marrëdhënien me Kinën, fuqinë më të madhe prodhuese në botë, në një bazë relativisht të qëndrueshme.

Udhëheqësit nga Bashkimi Europian pritet të jenë në Pekin për një samit në fund të korrikut. Shpresat për këtë mbledhje janë të ulëta.

Edhe pse Kina e shtyn idenë se armiqësia e Trump ndaj tregtisë multilaterale po e shtyn Europën në krahët e saj, problemet e Europës me Kinën vetëm sa po rriten.

“Nuk ka një kartë të Kinës për Europën,” tha Liana Fix, një hulumtuese për Europën në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë.

(Kaja Kallas, nënkryetarja e Komisionit Evropian, dhe Wang Yi, ministri i jashtëm i Kinës, javën e kaluar në Bruksel)

Tensionet dolën plotësisht në pah javën e kaluar, kur Wang Yi, ministri i Jashtëm i Kinës, vizitoi Brukselin për takime në prag të samitit. Kina e përshkroi tonin si produktiv dhe hodhi poshtë idenë se dy palët kishin konflikte. Zyrtarët e Bashkimit Europian theksuan pikat e vazhdueshme që janë problem, përfshirë çekuilibrat tregtarë.

Ndarja u theksua edhe këtë fundjavë. Bashkimi Europian ka ndërmarrë së fundmi hapa për të kufizuar shpenzimet qeveritare për pajisje mjekësore nga Kina, duke argumentuar se agjencitë qeveritare kineze kanë trajtuar padrejtësisht kompanitë europiane dhe se ishte e nevojshme të barazohej fusha e lojës. Kina njoftoi të dielën se do të hakmerret.

Megjithatë, Bashkimi Europian mbetet në një vallëzim të brishtë me Kinën. Lidhjet ekonomike mes dy ekonomive janë të gjera. Shumë vende europiane mbeten thellësisht të varura nga Kina për materiale industriale. Dhe eksportet europiane drejt Kinës vazhdojnë të jenë të konsiderueshme, sidomos nga Gjermania, e cila ka pasur prej kohësh marrëdhënie të ngushta tregtare me Kinën.

Por eksportet e Europës janë në rënie, ndërkohë që importet kineze në bllok janë në rritje. Me produkte të lira nga gjigantët e ‘modës së shpejtë’ si Shein dhe Temu që përmbysin tregjet europiane, politikëbërësit po punojnë për të shtrënguar kufizimet ndaj këtyre importeve. Udhëheqësit europianë ankohen rregullisht se bankat shtetërore kineze subvencionojnë aq shumë prodhuesit vendas, saqë kompanitë europiane nuk mund të konkurrojnë.

Ankesat e Europës nuk kufizohen vetëm tek tregtia. Zyrtarët e Bashkimit Europian janë të zemëruar për mbështetjen që Kina i ka dhënë Rusisë gjatë luftës në Ukrainë, duke ofruar një treg për karburantin dhe produktet e tjera ruse, gjë që ka zbutur efektin e sanksioneve europiane.

(Pasojat e një sulmi me raketa ruse në Sloviansk të Ukrainës, muajin e kaluar. Zyrtarët e Bashkimit Evropian janë të zemëruar për mbështetjen e Kinës për Rusinë në luftën me Ukrainën)

Sipas ministrit të jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, qëllimi i Bashkimit Europian nuk mund të jetë shkëputja nga Kina. “Bëhet fjalë për t’u angazhuar në kushte më të barabarta dhe për të pasur një qasje më transaksionale,” tha ai, gjatë një konference me gazetarët të premten.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po tronditin sistemin global tregtar me synimin për të zvogëluar deficitin tregtar, për të rritur të ardhurat dhe për të rikthyer prodhimin vendas, Bashkimi Europian gjendet në një pozitë të vetmuar. Ai është një bllok prej 27 shtetesh që së bashku përbëjnë ekonominë e tretë më të madhe në botë. BE-ja u krijua për të nxitur tregtinë ndërkufitare dhe mbetet një mbrojtës i fuqishëm i tregtisë së lirë.

“Europa dëshiron t’i tregojë botës se tregtia e lirë me një numër të madh vendesh është e mundur mbi bazën e rregullave,” tha Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, në një konferencë për shtyp muajin e kaluar.

BE-ja e ka thelluar tashmë bashkëpunimin tregtar me vende me qëndrime të ngjashme si Zvicra dhe Kanadaja. Zonja von der Leyen sugjeroi se mund të shkojë edhe më tej: të ndjekë një bashkëpunim të ri ndërmjet bllokut dhe një grupi tregtar prej 11 vendesh që përfshin Japoninë, Vietnamin dhe Australinë, por që nuk përfshin as Shtetet e Bashkuara dhe as Kinën.

Megjithatë, edhe pse zonja von der Leyen përpiqet të kalojë në ofensivë, zyrtarët e BE-së kanë kaluar muaj të tërë në një pozicion shumë më mbrojtës.

Kjo sepse, ndërsa Bashkimi Europian ka kritika për politikat që vijnë nga SHBA-ja dhe Kina, ai gjithashtu po goditet dhe po shqyhet mes të dyjave.

(Pako nga kompania “Shein” që presin të dërgohen në një fabrikë veshjesh në Guangzhou, Kinë, në shkurt)

Pavarësisht rezultatit të bisedimeve tregtare me administratën Trump, pritet që Bashkimi Europian të përfundojë me tarifa më të larta ndaj eksporteve të tij në Shtetet e Bashkuara sesa në fillim të vitit. Zyrtarët amerikanë e kanë përsëritur vazhdimisht se tarifat 10 përqind në të gjitha produktet nuk janë të negociueshme.

Zyrtarët europianë ka të ngjarë të detyrohen të bëjnë edhe lëshime për të siguruar një marrëveshje, përfshirë ndoshta një angazhim, për të mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës.

BE-ja është dakord me Trump-in që Kina ka ndjekur praktika të padrejta tregtare. Por blloku mund ta shtyjë Kinën vetëm deri në një pikë, për shkak të ndërlidhjes së thellë ekonomike mes tyre.

Kina, së fundmi, ia ka kujtuar BE-së me kosto këtë realitet.

Si përgjigje ndaj tarifave të SHBA-së, Kina kufizoi eksportet globale të magneteve me elementë të rrallë, që janë thelbësorë për prodhimin e një game të gjerë mallrash, nga makinat dhe dronët, te robotët industrialë dhe raketat.

Duke qenë se Kina dominon prodhimin e elementëve të rrallë, ajo mund t’u shkaktojë dëm serioz partnerëve të saj tregtarë me kufizime të tilla.

Fillimisht, politikanët europianë shpresonin që këto kufizime të preknin kryesisht kompanitë amerikane. Por edhe firmat europiane janë përballur me vonesa të mëdha për të marrë aprovimin e Kinës për blerjet e këtyre materialeve.

Ngadalësimi nuk lidhet vetëm me probleme logjistike për shkak të radhës së aplikimeve që Kina po përpunon. Përkundrazi, duket se është i lidhur me një pikë të vjetër tensioni tregtar mes Europës dhe Kinës.

Prej vitesh, qeveria kineze ka kërkuar që kompanitë e huaja të ndajnë ose të transferojnë teknologjinë te partnerët kinezë si kusht për të hyrë në tregun kinez. Kohët e fundit, prodhuesit europianë të makinave dhe kompani të tjera kanë mbetur prapa krahasuar me konkurrentët kinezë, të cilët udhëheqin zhvillimin në makinat elektrike, panelet diellore dhe teknologjitë e tjera.

(Një parking makinash në sipërmarrjen e përbashkët Shanghai Automotive Industrial Corporation-Volkswagen në prill në Shangai)

Duke pasur parasysh këtë, zyrtarët e Bashkimit Europian kanë ushtruar presion mbi kompanitë kineze që të transferojnë teknologji si pjesë e çmimit për hyrjen në tregun europian.

Bashkimi Europian gjithashtu i është bashkuar Shteteve të Bashkuara në kufizimin e dërgesave drejt Kinës të pajisjeve për prodhimin e çipave më të shpejtë, të cilët kanë përdorim si ushtarak ashtu edhe civil.

Kjo ka zemëruar zyrtarët kinezë. Ministri i Tregtisë i Kinës, Wang Wentao, i bëri thirrje Europës që të heqë kontrollin ndaj eksporteve të teknologjisë së lartë drejt Kinës si pjesë e diskutimeve për rifillimin e furnizimit me elementë të rrallë.

“Ministri Wang Wentao shprehu shpresën që BE-ja të na takojë në gjysmë të rrugës dhe të ndërmarrë masa efektive për të lehtësuar, mbrojtur dhe promovuar tregtinë e përputhshme të produkteve të teknologjisë së lartë drejt Kinës,” tha Ministria e Tregtisë në një deklaratë muajin e kaluar.

Në samitin që do të mbahet këtë muaj në Pekin, tha ai, zyrtarët europianë ka të ngjarë të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi zyrtarët kinezë për të siguruar akses më të qëndrueshëm në elementët e rrallë.

Jens Eskelund, presidenti i Dhomës së Tregtisë së Bashkimit Europian në Kinë, tha se dhoma dëshiron gjithashtu që takimet të përqendrohen në përpjekjen për të bindur zyrtarët kinezë për nevojën e rregullave më transparente dhe të parashikueshme, si dhe të trajtohet vështirësia në rritje për kompanitë e huaja që duan të bëjnë biznes në Kinë.

Por perspektiva për ndryshime të ndjeshme, apo ndonjë afrim të vërtetë mes Europës dhe Kinës, është e zymtë. Toni që vjen nga Europa nuk është pozitive.

Zonja von der Leyen, në një fjalim në takimin e G7-s muajin e kaluar në Kanada, tha se Kina është e angazhuar në një cikël “dominimi, varësie dhe shantazhi.” 

Përgatiti ©LAPSI.AL 

The post Mes presionit të SHBA dhe Kinës, Bashkimi Europian më në vështirësi se kurrë appeared first on Lapsi.al.

Gjykata lë në fuqi arrestimin e drejtorit e ish-drejtorit të Bankers

5 July 2025 at 22:48

Gjyqtarja Gladiola Bregu e Gjykatës së Fierit vendosi të shtunën të lërë në fuqi masat e sigurimit ndaj 14 të akuzuarve në çështjen e Bankers Petroleum. Pas një seance që zgjati 9 orë, gjykata i ka vlerësuar të drejta kërkesat e prokurorisë për masat e sigurisë. Arrestimi i CEO-s aktual, Hongping Xiao, dhe ish-drejtuesit të […]

The post Gjykata lë në fuqi arrestimin e drejtorit e ish-drejtorit të Bankers appeared first on Reporter.al.

Bie në prangat e policisë 34-vjeçari shqiptar/ Nervozizmi nuk ‘e mbrojti’, kapet me 1 kg kokainë poshtë sediles në…

3 July 2025 at 18:30

Operacioni u krye në zonën e Navile, në Foggia, në rrugën ‘Marcantonio Franceschini’.

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët pasi u kap duke trafikuar një sasi prej 1 kg kokainë të pastër. Informacioni për lëvizjet e dyshimta të shqiptarit është marrë nga Stacioni i Korticelës në Bolonja dhe më pas u bë ndërhyrja e patrullës në lagjen Navile. Gjatë patrullimit efektivët vunë re një makinë tip “Audi A4 Avant”, që u tërhoqi vëmendjen për sjelljen e çuditshme të drejtuesit.

Kur iu kërkua të ndalonte, shoferi që jetonte në zonën e Foggia, tregoi shenja nervozizmi dhe tha se ishte me nxitim. Ky qëndrim ngjalli më tej dyshimet e karabinierëve, të cilët vendosën të vazhdonin me një kontroll të plotë personal dhe të automjetit, informon media italiane.

Gjatë kontrollit, nën sediljen e pasagjerit të përparmë, u gjet ‘tulla’ e kokainës, që ishte e destinuar për tregun vendas dhe sillte një fitim prej të paktën 100 mijë eurosh nëse shitej me doza. Shqiptari u arrestua dhe ndodhet në pritje të procesit hetimor dhe gjyqësor.

The post Bie në prangat e policisë 34-vjeçari shqiptar/ Nervozizmi nuk ‘e mbrojti’, kapet me 1 kg kokainë poshtë sediles në… appeared first on Sot News | Lajme.

Durrës/ Morën peng 48-vjeçarin dhe e dhunuan në makinë, shpallen në kërkim 4 agresorët

By: V K
2 July 2025 at 11:03

Katër të rinj në Durrës, morën peng dhe më pas e dhunuan në makinë një 48-vjeçar. Policia e Durrësit, ka identifikuar 4 agresorët të cilët janë shpallur në kërkim, ndërsa është sekuestruar automjeti i përdorur në këtë pengmarrje.

Uniformat blu, bëjnë me dije se i lënduari me iniciale D.S, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Menjëherë për kallëzimit të shtetasit D. S., 48-vjeç, se 4 shtetas e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.

Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht A. K., 27- vjeç, K. K., 31-vjeç, J. K., 35-vjeç dhe S. P., 27-vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

The post Durrës/ Morën peng 48-vjeçarin dhe e dhunuan në makinë, shpallen në kërkim 4 agresorët appeared first on Albeu.com.

Durrës/ Morën peng 48-vjeçarin dhe e dhunuan në makinë, shpallen në kërkim 4 agresorët

By: Oldi
2 July 2025 at 10:12

Katër të rinj fillimisht morën peng dhe më pas e dhunuan në makinë një 48-vjeçar në Durrës. Policia e Durrësit ka identifikuar 4 agresorët të cilët janë shpallur në kërkim, ndërsa është sekuestruar automjeti i përdorur në këtë pengmarrje. Uniformat blu bëjnë me dije se i lënduari me iniciale D.S, ndodhet në spital nën kujdesin […]

The post Durrës/ Morën peng 48-vjeçarin dhe e dhunuan në makinë, shpallen në kërkim 4 agresorët appeared first on BoldNews.al.

Kina po kontrollon shiun me dronë: Teknologjia që “komandon” motin

By: gaze tare
2 July 2025 at 09:15

Kina ka filluar zyrtarisht testimet për të kontrolluar motin dhe këtë po e bën përmes dronëve të teknologjisë së lartë që krijojnë reshje artificiale. Në rajonin e thatë të Xinjiang, dronët lëshuan në atmosferë kimikate si jodidi i argjendit, duke stimuluar formimin e reve dhe rritjen e sasisë së shiut me rreth 4%.

Sasia ishte e mjaftueshme për të krijuar stuhi të dendura, të afta të mbushnin dhjetëra pishina olimpike.

Kjo teknologji e re është pjesë e një plani më të madh kombëtar, që synon të shtrihet në të gjithë vendin deri në fund të vitit 2025, me synimin kryesor të mbështesë bujqësinë dhe zonat që vuajnë nga thatësirat ekstreme.

Megjithatë, ndërsa Kina shkon drejt një epoke ku shiut mund t’i “komandohet”, shumë ekspertë ngrejnë pyetje serioze mbi ndikimin afatgjatë të manipulimit të motit: Çfarë ndodh kur natyra i bindet teknologjisë?

The post Kina po kontrollon shiun me dronë: Teknologjia që “komandon” motin appeared first on iconstyle.al.

Izraeli i bën thirrje Kinës të frenojë ambiciet bërthamore të Iranit

2 July 2025 at 07:12

Izraeli i ka bërë thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj ekonomik dhe politik për të ndalur ambiciet ushtarake dhe bërthamore të Iranit, raporton Bloomberg të martën.

“Kina është e vetmja që mund të ndikojë në Iran,” deklaroi Konsulli i Përgjithshëm izraelit në Shangai, Ravit Baer. Ajo shtoi se “Irani do të shembej nëse Kina ndalon blerjen e naftës së tij.”

Ndërkohë, Kina dhe Rusia kanë mbështetur Iranin në mars, kur SHBA-ja kërkoi rifillimin e bisedimeve bërthamore me Teheranin. Diplomatë të lartë kinezë dhe rusë u shprehën se dialogu duhet të bazohet në “respekt të ndërsjellë” dhe kërkuan heqjen e të gjitha sanksioneve, sipas raportimeve të mëparshme të The Jerusalem Post.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli i bën thirrje Kinës të frenojë ambiciet bërthamore të Iranit appeared first on Euronews Albania.

Përplasjet për tarifat/ Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA

1 July 2025 at 16:11

Kina është e gatshme të diskutojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) për politikat tregtare, përfshirë tarifat dhe subvencionet, të cilat Uashingtoni i ka identifikuar si pengesa për reformimin e OBT-së.

Një zyrtar i lartë i Kinës në OBT deklaroi se Kina ka dëgjuar “çdo fjalë” që SHBA-ja ka thënë në OBT – në lidhje me praktikat e saj tregtare dhe është e hapur për të diskutuar tarifat, politikat industriale dhe disa përfitime – që ajo merr nga statusi i saj si vend në zhvillim – si pjesë e bisedimeve më të gjera për reformën – përpara një takimi ministror në Kamerun në 2026.

Ai theksoi se statusi i Kinës si vend në zhvillim ishte i panegociueshëm, por ajo mund të heqë dorë nga përfitimet e Trajtimit Special dhe Diferencial (SDT) në negociatat e ardhshme – ashtu siç bëri së fundmi në bisedimet për rregulloret e brendshme.

Megjithatë, ish-zëdhënësi i OBT-së, Keith M. Rockwell shprehu skepticizëm se Kina do të heqë plotësisht dorë nga këto përfitime, veçanërisht në sektorë si bujqësia.

Kina gjithashtu është e hapur për të diskutuar subvencionet për të siguruar një fushë loje më të drejtë, për sa kohë që këto diskutime shoqërohen me vullnet të mirë nga pala tjetër.

Megjithatë, ajo nuk do të pranojë përpjekje për të ndryshuar sistemin e saj ekonomik. Pas bisedimeve pozitive tregtare në Gjenevë dhe Londër, Kina ka treguar gatishmëri për të diskutuar tarifat brenda OBT-së.

Kush e shkaktoi aksidentin enigmatik në Berat? I akuzuari: S’isha unë! Dëshmia: Ishte makina e një polici

30 June 2025 at 21:12

Në Berat më 21 mars 2025, rreth orës 18:30 është përplasur një shtetase nga një makinë. Disa ditë më pas policia shoqëroi dhe i sekuestroi automjetin “Opel Astra”, qytetarit Emiljano Vera. Ky i fundit shprehet në emisionin “Stop” se nuk ka bërë asnjë aksident dhe atë ditë ka dalë nga shtëpia rreth orës 17:00 e […]

The post Kush e shkaktoi aksidentin enigmatik në Berat? I akuzuari: S’isha unë! Dëshmia: Ishte makina e një polici appeared first on BoldNews.al.

❌
❌