Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar

28 July 2025 at 15:38

Shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon humbjen e hapësirave publike në Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kulla. Por kujtesa kolektive, zëri qytetar dhe sheshet nuk mund të zëvendësohen me beton.

Nga Teatri te trotuari – Kronika e një qyteti të shembur me ligj

Në fillimin e verës së 2018-ës Tirana pa, edhe pse ende e pandërgjegjshme për atë që po dëshmonte, të vendosej një mikrofon në një nga hapësirat publike të saj, në sheshin e Teatrit Kombëtar.

E dizajnuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté, godina kishte shërbyer gjatë jetës së vetë kryesisht në tre funksione kryesore: si hapësirë socializimi të spektatorëve në pushimin para dhe mes akteve; si shesh vallëzimi për hapësirën e jashtme të restorantit kur nuk kishte shfaqje; si fushë ping-pongu duke shoqëruar fushën e tenisit dhe pishinën e kompleksit kulturor dhe sportiv “Skanderbeg”.

Tetëdhjetë vite më pas, ai shesh do të përdorej edhe si një hapësirë ku do të zhvillohej një protestë për ta mbrojtur atë.

Teatri i kishte mbyllur dyert dhe përveç punëtorëve, që herë pas here dilnin nga salla e kuqërremtë me kuti materialesh në duar, që nga 2 korriku i 2018, kur u vu shfaqja e fundit në skenë, nuk shiheshin më spektatorë në mjediset tij.

Tre ditë më pas, më 5 korrik, Kuvendi do të miratonte me 75 vota, “Ligjin për Teatrin”*, apo siç njihet ndryshe, “Ligji Special”, i cili e transferonte hapësirën publike, si sheshin ashtu edhe teatrin, tek shoqëria private, “Fusha shpk”, që kjo e fundit të mund të ndërtonte.

Pas atij votimi, protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mori përmasa të tjera dhe hyri në një rrugëtim ku dorëzimi nuk ishte opsion.

Në sheshin e teatrit u krijua një kuvend i qytetit. Një hapësirë e paindoktrinuar, e pakapur nga interesa të ngushta private apo motive antiligjore. Ndërsa ndërtesa që u mor nën kontroll nga qytetarët më 24 korrik 2019, të cilët filluan ta rijetëzonin edhe pse pa përvojë, mësuan ta menaxhonin dhe kujdeseshin për të.

Ndërsa salla zhvillonte aktivitete artistike dhe kulturore – rreth 65 shfaqje u vunë në skenë në më pak se 8 muaj – në sheshin e tij protesta zhvillohej 24 orë, 7 ditë në javë, në dukje si gardiane e teatrit, dhe njerëzit rojtarët e tij.

Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.

Nga një shesh proteste, tek një rrugë kalimi për kullën.

Ato 75 vota që miratuan ligjin Fusha, ishin edhe goditja e parë që iu dha Teatrit Kombëtar, 682 ditë përpara se Erion Veliaj të çonte fadromat për të shembur ndërtesat e tij, në orën 04:30 të mëngjesit të datës 17 maj 2020.

Miratimi i ligjit për teatrin ishte një goditje që iu bë jo vetëm protestës – si akt demokratik, – apo ndërtesës – si dëshmi e historisë së brezave para nesh – por edhe vetë hapësirës, sheshit si vendkrijim i fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes, nga vetë përfaqësuesit e pushtetit të popullit në kuvend.

Ato 75 kartonë jeshil, rrëzuan jo thjesht një ndërtesë, por hapësirën e përbashkët ku njerëzit shkonin për të qenë bashkë – jo thjesht për të kaluar, por për të mbetur. Ishte goditje ndaj asaj nyje urbane që mblidhte këdo, nga të katër anët, dhe nga të gjithë dhe më pas krijonte diçka.

Sot ajo hapësirë nuk ekziston më në qytet.

Shembja e “17 Majit”, i hapi rrugë lejeve të njëpasnjëshme nga “Rama & Veliaj”, të cilët vunë në zbatim planin e Bjarke Ingels, të kullës me teatër.

Sot pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i punimeve në atë shesh, hapësira publike nuk ekziston më. Në vend të saj, është një kalim i zgavruar në tunelin e betonuar, i cili qëndron i hijezuar nën ndërtesën si flutur e Bjarke Ingels, e cila sot të ngjan si porta hyrëse për në kullën e Fushës.

Të dyja kantieret sot janë bashkuar në një të vetëm dhe kanë lidhur mes tyresh hekurin i cili më pas mbulohet në beton, duke zhdukur krejtësisht atë çfarë ka mbetur nga dikur hapësira publike e teatrit.

Tashmë ato dy projekte po shpalosin në shkallë reale se si grabitet dhe më pas zaptohet me ligj hapësira publike.

Grabitje nga e cila do të përfitonte kushdo biznesmen apo politikan që ka investuar para në dy gropat tashmë të hapura dhe betonizuara në truallin e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa ky i fundit, ashtu siç i ka ngritur kryet si karabina, të ngjan më shumë me një roje të kullës, e cila shkeli interesin publik, mori dhe përvetësoi tokën publike dhe grabiti përveç tokës edhe 33 kate ajër

Teatri ishte vetëm fillimi

Ai shesh, ai mikrofon i hapur, ai mur ku shkruhej “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, dhe nuk lejonte që qyteti të shembej me turp, duhej zhdukur.

Duhej vrarë ideja që hapësira publike është e jona. Sepse aty ku publiku mbledh zërin dhe kujtesën, aty nuk ndërtohen kulla, aty nuk qarkullon paraja e zezë.

Që ajo të rrjedhë pa pengesë, duhej zhdukur sheshi, duhej shembur gjithçka që kujtonte se qyteti është i njerëzve.

Kantieri i Pixel Tower/Doriana Musai, Citizens.al

Dhe ashtu ndodhi edhe me “Pazarin e Ri” – një tjetër hapësirë publike e zaptuar, e shndërruar në “pronë private” me çati xhami dhe çmime që përjashtojnë të përditshmit dhe larguan tregtarët.

Me Sheshin “Skënderbej”, që nga vendtakim për të gjithë, u bë një shesh që eskpozon vetëm kullat.

Me Liqenin Artificial apo atë të Farkës që është rrethuar me ndërtim dhe kulla biznesi.

Me vilat historike të qytetit, zonën historike të tij, e cila u flijua për një imazh që ka për fasadë hipokrizinë.

Në çdo goditje ndaj qytetit fshihet një gënjeshtër që ka emër: integrimi evropian. Sepse çdo kullë ndërtohet me emrin e zhvillimit, çdo shembje justifikohet me progresin, çdo përvetësim me modernizimin.

Por qyteti nuk matet me lartësinë e ndërtesave, por me lartësinë e qytetarëve që guxojnë të flasin. Dhe nëse zërat e tyre janë shtypur me beton, kjo nuk është rruga drejt Evropës. Është rruga drejt një talljeje publike me ëndrrën evropiane.

Ndërkohë që BE predikon pjesëmarrjen, decentralizimin, transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë, qeveria jonë betonon, centralizon përjashton dhe zhduk kujtesën.

“Në BE vetëm me Edin!” slogani që Edi Rama shpalli si lokomotivë fushate elektorale, ishte më shumë se sa propagandë; ishte privatizimi simbolik i ëndrrës evropiane të të gjithë shqiptarëve. Një fjalë e thjeshtë që i vuri drynin qytetit ku çelësat e tij i ka një njeri i vetëm.

Por historia nuk mbyllet me shembjen e teatrit.

Në vend të ndërtesës së teatrit, ngrihet rrëfimi. Në vend të sheshit, mbetet kujtesa. Në vend të mikrofonit, jemi ne – sepse ne jemi Teatri. Qyteti është ende aty ku janë njerëzit që nuk harrojnë.

Dhe po, ajo hapësirë nuk është më fizike. Por ajo ekziston në çdo rrëfim, në çdo kujtim, në çdo artist që nuk u shit, në çdo qytetar që s’u tërhoq.

Në çdo deputet që nuk votoi “pro”, në çdo anëtar këshilli, punonjës administrate, që rezistoi dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e krimit mbi qytetin.

Në çdo të ri që sot pyet: “Po kush e dha këtë vendim? Kush e firmosi këtë turp? Kush e heshti këtë vjedhje?”

Ata që firmosën, janë ende aty. Por edhe ne jemi ende këtu. Dhe sa kohë jemi, historia nuk mbyllet.

Ajo fillon aty ku kujtesa bëhet revoltë. Dhe hapësira publike rifillon aty ku qytetari e ndjen veten pronar jo të truallit, por të së drejtës për të thënë: Ky është qyteti im. Nuk jepet me koncesion.

Hipokrizia e “pastrimit” të hapësirave publike

Për të kompletuar farsën, po i kthehen qytetit me një tjetër maskë: atë të pastërtisë morale. Po shembin mbulesat e hijezuesve, po heqin çadrat, po dëbojnë kafenetë nga trotuaret si të kishin zbritur nga ndonjë Olimp i etikës urbane.

Por kush ua lejoi? Kush ua dha lejet të zgjeroheshin me platforma druri në trotuare? Kush i mbylli sytë për vite me radhë?

Ishte e njëjta administratë, e njëjta bashki, e njëjta qeveri që sot bën sikur është e tronditur nga “shpërdorimi i hapësirës publike”.

E njëjta dorë që i hapi rrugën, sot vjen dhe thotë: “Çfarë keni bërë kështu?” E njëjta dorë që firmosi lejet, sot vendos shiritin e verdhë për moral publik.

I toleruan, i ushqyen, i kthyen në normalitet – sepse për vite me radhë edhe trotuari ishte pronë për t’u shitur. Dhe kur erdhi momenti i “Rilindjes 2.0”, në vend që të godasin veten, godasin të vegjlit. Jo ata që ndërtojnë kulla, e zaptojnë hapësira publike duke i shkatërruar dhe vjedhur, por ata që vendosin një karrige plastike mbi pllakat e betonit të trotuareve.

Ky nuk është pastrim. Është amnezi e planifikuar, është rigrabitur dhe mbuluar me moral. Është një narrativë e prodhuar nga vetë shkaktarët e kaosit, që tani luajnë rolin e shpëtimtarit. Por qyteti nuk harroi. Sepse trotuaret nuk i zaptuan qytetarët – i zaptuan ata që shesin edhe ajrin midis hapave në rrugë.

Sot, hapësira publike në Shqipëri nuk grabitet më natën – ajo miratohet me ligj, zbatohet me fadromë dhe justifikohet me moral të rremë.

Në emër të rendit, pastrohet kaosi që vetë kanë krijuar. Në emër të qytetarisë, përjashtohet qytetari. Në emër të zhvillimit, fshihet çdo gjurmë kujtese.

Por qyteti ka memorie. Dhe për sa kohë kujtojmë si u shemb Teatri, si u grabit sheshi, si u mbyt fjala dhe si u zëvendësua me beton – për aq kohë kjo histori nuk është e mbyllur.

Ata e duan qytetin pa njerëz, pa pyetje, pa rezistencë. Por qyteti nuk është kartolinë. Nuk është planimetria e një kompanie ndërtimi. Është ai vend ku dikush mund të ulet, të flasë, të protestojë, të kujtojë dhe të mos harrojë.

Për aq kohë sa nuk harrojmë, hapësira publike nuk është plotësisht e humbur. Ajo jeton në kujtesën tonë, derisa të kemi forcë ta rikthejmë.

Me mikrofonin e hapur. Me sheshin e mbushur. Dhe me qytetin si pronë të përbashkët, jo si çmim ndërtimi, jo si mall shumice për tu shitur tek kushdo kalimtar i rastit.

Shënim: Lista e deputetëve që votuan “pro” duke miratuar ligjin special, është marrë nga dokumentat e Kuvendit. Një numër i konsiderueshëm i atyre që votuan, 25% e tyre, sot janë në burg, nën hetim penal ose në kërkim nga SPAK.


*Projektligji për Teatrin 37/2018, formuluar “Për përcaktimin e procedurës së veçantë të për negocimin dhe lidhje ne kontratës me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’,” u botua online për konsultim më 8 qershor 2018. U shqyrtua dhe votua me procedurë të përshpejtuar 20 ditë më vonë dhe u rimiratua dy muaj më tutje pasi Presidenti e pati kthyer për rishqyrtim.

The post Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar appeared first on Citizens.al.

“Mos më llogarit, jam në SHBA”/ Socialistët “braktisin” kuvendin, kritika në mbledhje

By: Oldi
16 June 2025 at 13:39

Pak minuta para nisjes së seancës plenare, në Kryesinë e Kuvendit u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Burimet mediatike bëjnë me dije se kryetari i grupit, Niko Peleshi, ka ngritur si shqetësim kryesor në mbledhje mungesën permanente të deputetëve në komisione dhe seancat plenare, duke bërë që socialistët të mos kenë numrat e nevojshëm […]

The post “Mos më llogarit, jam në SHBA”/ Socialistët “braktisin” kuvendin, kritika në mbledhje appeared first on BoldNews.al.

Peleshi-opozitës: Janë 20 akte për t’u miratuar deri në mbylljen e Parlamentit, bëni punën tuaj

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi iu drejtua sot deputetëve të opozitës nga foltorja e Kuvendit, duke u kërkuar që të jenë të pranishëm në komisione për të ecur përpara me agjendën e Parlamentit deri në mbylljen e punimeve.

Peleshi tha se në Konferencën e Kryetarëve nuk pati konsensus për miratimin e agjendës së punimeve të Parlamentit, ndërsa grupi parlamentar i PS-së është pro ecjes përpara me një agjendë të ngarkuar në 2-3 seancat e fundit të mbetura, përpara se Kuvendi të fillojë pushimet.

“Janë 20 akte për t’u miratuar. Parlamenti nuk fillon dhe mbaron në këtë foltore, por gjatë gjithë javës. Ju nuk jeni në komisione, pastaj kërkoni pse nuk futen nisma të tjera, projektligje. Kemi 20 projektakte, i bëjmë 40 po të doni, por duhet punë. Dikush duhet të punojë, të vijë në mbledhje, jo për kuorum, por për të marrë pjesë në procesin e projektakteve”, tha Peleshi.

Peleshi theksoi gjatë fjalës së tij, se grupi i PS-së e bën vetë gjithë procesin në mungesë të opozitës.

“Duhet ta dinë edhe qytetarët, ju nuk vini në komisione dhe në sa komisione që nuk krijohet kuorum, kjo vjen sepse shumë pak anëtarë të opozitës marrin pjesë nëpër komisione. Hajde t’i miratojmë projektaktet. Por, ne me apo pa ju do ta mbyllim me sukses këtë Kuvend për të filluar në shtator”, u shpreh ai.

/e.i/ /a.g/

The post Peleshi-opozitës: Janë 20 akte për t’u miratuar deri në mbylljen e Parlamentit, bëni punën tuaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çelja e sezonit turistik, Filo: Korça mirëpret 15 agjenci turistike

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo tha sot se Korça mirëpriti 15 agjencitë turistike më aktive në vend.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e çeljes së sezonit veror, ku i pranishëm ishte edhe drejtuesi politik i PS për Korçën, Niko Peleshi, si edhe Prefekti i qytetit, Nertil Jole, kryebashkiaku Filo u shpreh se kjo është një mundësi e vyer për të prezantuar nga afër ofertën e pasur të Korçës.

“Natyrë e mrekullueshme, trashëgimi kulturore, gastronomi autentike dhe një kalendar ngjarjesh që e bëjnë Korçën destinacionin e preferuar të verës”, tha ai.

Sipas Filos, bashkëpunimi me profesionistët e turizmit është çelësi për të forcuar promocionin e Korçës dhe për të ndërtuar një zhvillim sa më të qëndrueshëm e gjithëpërfshirës.

“Korça është gati për një sezon veror të jashtëzakonshëm”, u shpreh Filo.

Korça çeli sot sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve, një paradë plot ngjyra e aktivitete që dhurojnë një atmosferë të veçantë për të gjithë qytetarët.

E njohur për Karnavalet e famshme Korça, e ka shndërruar këtë traditë në një nga festat më të bukura të qytetit. Muzika dhe alegria, i bëjnë karnavalet, ftesën unike korçare për turistët vendas e të huaj.

Nga aktiviteti për mikpritjen e 15 agjencive turistike në Korçë
1 nga 9

The post Çelja e sezonit turistik, Filo: Korça mirëpret 15 agjenci turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi – deputetëve: Të punojmë me intensitet, miratojmë aktet e depozituara

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi i bëri apel sot deputetëve që të punojnë më intensitet që aktet e depozituara të miratohen në seancat që do të zhvillohen deri në fillim të korrikut.

Në fjalën e tij gjatë seancës së Kuvendit, Peleshi tha se “si grup parlamentar jemi dakord të gjithë të rifillojmë punën pas një fushate të suksesshme mbi të gjitha për vendin për shqiptarët. Natyrisht që ne kemi plot arsye të kërkojmë edhe diskutime jashtë rendit të ditës sepse kemi shumë falënderime për gjithë shqiptarët, por nuk është ky momenti”.

“Kjo është seanca e parë, do të kemi disa seanca intensive deri në fillim të korrikut ku nuk mund të marrim dot më vendime për të miratuar projektligje”, tha Peleshi.

Peleshi u shpreh se “të nderuar kolegë deputetë të PS-së dhe grupeve të tjera parlamentare të punojmë me intensitet që 25-30 aktet e depozituara ti miratojmë në këto 5 a 6 seanca që kemi në vijim”.

“Jemi dakord me këtë rend dite dhe nga e njëjta tjetër të vazhdojmë punën me miratimin e projekteve”, tha Peleshi.

/k.s/a.f/

The post Peleshi – deputetëve: Të punojmë me intensitet, miratojmë aktet e depozituara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Jemi në parlament, jo në cirk’, Peleshi përplaset me Bardhin: Nuk është ky momenti

29 May 2025 at 12:26

Gjatë seancës së sotme parlamentare, ndërsa kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, po mbante fjalën e tij, ndërhyri deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke shkaktuar tensione në sallë.

Peleshi iu përgjigj Bardhit me ton kritik:
“Pas një fushate të suksesshme për të gjithë, mbi të gjitha për vendin e shqiptarët. Jemi në parlament, jo në cirk. Kemi plot arsye të kërkojmë edhe diskutime jashtë rendit të ditës se kemi shumë falënderime për shqiptarët, por nuk është ky momenti.”

Ai shtoi se puna parlamentare do të vijojë me intensitet deri në fund të korrikut, duke theksuar nevojën për bashkëpunim:
“Do të kemi disa seanca intensive deri në fund të korrikut. Të nderuar kolegë deputetë të PS, por edhe të grupeve të tjera, të punojmë me intensitet që rreth 30 akte të depozituara t’i miratojmë në këto seanca.”

The post ‘Jemi në parlament, jo në cirk’, Peleshi përplaset me Bardhin: Nuk është ky momenti appeared first on Sot News | Lajme.

Përfundon numërimi/ PS fiton Devollin, bastionin e djathtë në Qarkun e Korçës

12 May 2025 at 13:54

Partia Socialiste në Qarkun e Korçës ka fituar edhe bastionin e konsideruar si të djathtë, Bashkinë e Devollit në Qarkun e Korçës. Teksa janë numëruar të 49 qendrat e votimit në total, PS kryeson me 50.50 %, ku ka arritur të marrë 7082 vota. PD e renditur e dytë, nuk ka shkuar më shumë se […]

The post Përfundon numërimi/ PS fiton Devollin, bastionin e djathtë në Qarkun e Korçës appeared first on BoldNews.al.

Peleshi pas fitores në Pustec: PS drejt 7 mandateve në Korçë

By: Besnik
12 May 2025 at 01:01

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Korçës, Niko Peleshi, foli për Euronews Albania menjëherë pas mbylljes së numërimit të votave në Pustec, ku PS u shpall forca fituese.

Sipas tij, PS ka fituar thellë në Pustec me 70% në favor dhe tha se PS është në avantazh edhe në Bilisht dhe Devoll.

Peleshi u shpreh se me këto rezultate PS mund të arrijë të fitojë 7 mandate në Korçë, ndërsa 3 t’i marrë opozita.

“Është emocionuese, sepse jo vetëm që është bashkia e parë që mbyllet dhe padyshim me fitore të PS-së, por rezultati është shumë i thellë, pothuajse 70 me 30, pra 70 përqind PS dhe 30 përqind kundërshtarët tanë. Emocionuese dhe për një fakt tjetër, që është një bashki minoritare, dhe përulem për mbështetjen që minoriteti i Maqedonisë së Veriut na ka dhënë. Vasil Sterjovski është kandidati ynë nga ky komunitet. Është ogur pozitiv. Edhe në kutitë e tjera që janë hapur, si në Devoll, po fitojmë me 42 vota për momentin, në një bashki të vështirë për ne. Po, mesa duket, do të fitojmë dhe në Devoll. Janë hapur kutitë e para edhe në Bilisht, ku ne ishim 100 vota para. Kemi rezultate shumë të thella edhe në Kolonjë, ku një kuti ishte 118 me 7. Pra, do të kemi një fitore të garantuar dhe me siguri objektivat tona do të arrihen”, tha Peleshi.

Peleshi u ndal edhe te ngërçi i numërimit të votës së diasporës, ku bëri thirrje që ky proces të zhbllokohet.

“Kam thënë që ne kemi objektiv optimal, që është 6 me 4 në favor të PS-së, por po synojmë 7 me 3, dhe me këtë trend duket se aty po shkojmë. Incidenti në Pogradec më vjen shumë keq dhe dua ta cilësoj si një incident nga një individ dhe jo nga një parti. Por le ta harrojmë dhe le të merret drejtësia me të. Po ndjek me shqetësim distancën dhe bllokimin e numërimit të diasporës. Do të ishte një fyerje nëse politika do të bllokonte numërimin e votave të bashkëkombësve tanë në Greqi. Thirrjet për mosnumërim ndaj komisionerëve nuk duhen bërë, pasi komisionerët do të shkelin ligjin nëse nuk i numërojnë votat”, tha Peleshi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Peleshi pas fitores në Pustec: PS drejt 7 mandateve në Korçë appeared first on Euronews Albania.

Peleshi: Më 11 maj ndahemi me të shkuarën, përqafojmë të ardhmen evropiane

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste të qarkut të Korçës, Niko Peleshi i bëri apel sot qytetarëve në Devoll të votojnë PS-në në zgjedhjet e 11 majit, teksa renditi edhe disa nga investimet që do të kryhen në qarkun Korçë gjatë mandatit të katërt.

Në fjalën e tij gjatë një takimi të zhvilluar në Devoll, Korçë, Peleshi tha se “më 11 maj do të ndahemi përfundimisht me të shkuarën, fytyrën e së shkuarës këtu në Devoll e njihni më mirë se kudo tjetër”.

Duke folur për opozitën, Peleshi tha se “ne flasim për të ardhmen, për Europën, për Shqipërinë europiane, ata duan të sjellin dhunën e të shkuarën ne nuk kemi asgjë të përbashkët me ta. Do të divorcohemi nga ajo e shkuar dhe do përqafojmë të ardhmen europiane në BE”.

Peleshi foli edhe për disa prej investimeve që do të kryhen në qarkun e Korçës.

“Për pak muaj Korça do të jetë gjysmë ore më afër Tiranës. Brenda këtij mandati do të fillojë një rrugë, që do të lidhë Korçën me bregdetin. Do të fillojë gazifikimi i Korçës, pastaj besoj do të shtrihemi në Devoll se këtu kalon gazsjellësi TAP. Do kemi mundësi që nga rajoni ynë të fillojë gazifikimi”, u shpreh Peleshi.

Peleshi tha se “do të ketë një spital të ri rajonal dhe një spital të rikonstruktuar. Spitali rajonal i Korçës do të ndërtohet nga e para”.

Në fjalën e tij, Peleshi e vuri theksin edhe tek zhvillimi i turizmit në Devoll.

“Do të ketë një Devoll tjetër në mandatin e ri sepse do të lindë një sektori i ri që akoma nuk e kemi prekur që është sektori i turizmit në Devollin e sipërm ku do të ketë  zhvillime të jashtëzakonshme.  Pista e skive e Nikolicës, kurora e artë e Devollit do t’i shtohet rajonit tonë”, tha Peleshi. /k.s/j.p/

 

 

The post Peleshi: Më 11 maj ndahemi me të shkuarën, përqafojmë të ardhmen evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi akuza Peleshit: Urdhëron si skuth sulmin e familjarëve të kandidatëve të PD

By: Oldi
4 May 2025 at 17:35

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ditën e sotme lidhur me ngjarjen ku kandidati i listës së mbyllur në qarkun e Korçës, Bledjon Nallbati, është përfshirë në një konflikt me një shofer kamioni. Bardhi, në reagimin e tij, akuzon Peleshin për një skemë të pastër sulmi dhe i bën thirrje Prokurorisë […]

The post Bardhi akuza Peleshit: Urdhëron si skuth sulmin e familjarëve të kandidatëve të PD appeared first on BoldNews.al.

Korça, rënia e mandateve favorizon barazimin

28 April 2025 at 07:10

Votuesit e Qarkut Korçë kanë dhënë rregullisht vota pothuajse të barabarta për të dy krahët e politikës shqiptare, ku votat për socialistët kanë qenë të garantuara ndërsa gjysma tjetër është luhatur dhe ndarë mes PD-së dhe LSI-së. Në rast se PD dhe LSI konsiderohen bashkë, rezultati në katër zgjedhjet e kryera me sistemin aktual ka […]

The post Korça, rënia e mandateve favorizon barazimin appeared first on Reporter.al.

BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH

24 March 2025 at 17:09

Parlamenti votoi më 17 mars përbërjen e Këshillit të ri drejtues të RTSH-së, duke zgjedhur në këtë institucion individë të lidhur ngushtësisht me politikën, gjë që shqetësoi organizatat që mbrojnë lirinë e medias dhe së fundmi edhe Bashkimin Europian. Kryetar i këtij këshilli u votua Fatjon Hoxhalli, 38 vjeç, me një përvojë pune gati një […]

The post BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH appeared first on Reporter.al.

Rrëzohet kërkesa për të futur në rend dite zgjedhjen e Avokatit të Popullit/ PS: S’është zhvilluar dialog

17 March 2025 at 11:33

Në një sallë pothuajse të boshatisur nga ana e opozitës, mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të futur në rendin e ditës në seancën e sotme plenare dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi kërkoi që të respektohej tradita parlamentare, që palët të futen në një […]

The post Rrëzohet kërkesa për të futur në rend dite zgjedhjen e Avokatit të Popullit/ PS: S’është zhvilluar dialog appeared first on BoldNews.al.

Organizatat e mediave të shqetësuara për politizimin e Këshillit të ri Drejtues të RTSH

12 March 2025 at 12:24

Pas një maratone dëgjesash me 67 kandidatë Komisioni për Edukimin dhe Mediat përzgjodhi të martën 10 kandidatët e rinj për Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Publik, një institucion që u shkri me vendim të Kuvendit disa javë më parë pas akuzave për shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për drejtor të ri të […]

The post Organizatat e mediave të shqetësuara për politizimin e Këshillit të ri Drejtues të RTSH appeared first on Reporter.al.

Peleshi: Votë historike e diasporës, njëçerek milioni bashkatdhetarë të diasporës po regjistrohen

27 February 2025 at 16:15

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi e cilësoi sot si një pikë historike faktin që njëçerek milioni bashkatdhetarë të diasporës po regjistrohen dhe do të votojnë.

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend ku po diskutohen dy aktet normative të Këshillit të Ministrave, të cilët synojnë shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit deri në fund të muajit maj, Peleshi tha se, “akti normativ ka hyrë në fuqi, është në veprim. Regjistrimi madje nga dita 1 nuk është penguar edhe kur akti nuk ishte miratuar në qeveri. Pra lejohej regjistrimi por nuk lejohej votimi. Tani lejohet dhe votimi me hyrjen e aktit që sot ne po e miratojmë”.

Peleshi theksoi se, “vota e diasporës ka qenë një ambicie e PS-së që po jetësohet këtë herë në zgjedhjet e 11 majit. Është bërë realitet”.

Natyrisht, shtoi ai, “diaspora gjithmonë ka qenë në listat e votimit, por këtë herë diaspora voton nga vendi ku jeton dhe kjo është një arritje e madhe, një hapësirë e madhe”.

“Fakti që pothuajse njëçerek milioni bashkatdhetarë të diasporës po regjistrohen dhe do të votojnë është një pikë historike në zhvillimet e demokracisë së vendit tonë, ku vota, zgjedhjet, janë momenti më kulmor”, tha Peleshi.

Peleshi foli edhe për kthimin e diasporës në vendin tonë.

“Po hyjmë në një fazë shumë proaktive të kthimit të diasporës në vendin tonë, në shtëpinë  e tyre”, tha Peleshi, duke u shprehur se në fundjavë qeveria organizon një panair pune në Athinë, “ku dhjetëra dhe qindra vende pune të ofruara kryesisht nga sektorët e ndërtimit, turizmit dhe bujqësisë, ku standardi dhe niveli i pagave është bërë i krahasueshëm të paktën me vendin fqinj Greqinë, do të ekspozohen, do t’i ofrohen bashkatdhetarëve tanë si një mundësi për të gjithë ata që janë duke menduar kthimin dhe që ne i inkurajojmë të kthehen në vendin tyre”. /j.p/

The post Peleshi: Votë historike e diasporës, njëçerek milioni bashkatdhetarë të diasporës po regjistrohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: Besim Ndregjoni për Avokat të Popullit, Peleshi: Të respektojmë rrugën institucionale

27 February 2025 at 11:42

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Në seancën e sotme plenare, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, theksoi gatishmërinë e mazhorancës për të vijuar me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Peleshi bëri të qartë se PS nuk ka asnjë kundërshtim për të ndjekur procedurat parlamentare mbi bazën e propozimeve të opozitës, dhe se disa kandidatura tashmë kanë marrë firmat e opozitës.

“Për ne, procesi duhet të vijojë siç kemi rënë dakord më herët. Nuk kemi kundërshtim për asnjë emër, por është e rëndësishme të respektohet rruga institucionale,” u shpreh kryetari i Grupit Parlamentar të PS.

Ai gjithashtu bëri me dije se ka kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që të ulen për diskutime mbi këtë çështje dhe se mazhoranca është në pritje të një përgjigjeje nga opozita. “Unë kam bërë hapin tim në emër të grupit, tashmë mbetet që edhe pala tjetër të tregojë vullnetin e saj,” përfundoi Peleshi.

Ndërsa deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se, ka pritur nga mazhoranca të nisë një proces diskutimi për emrin e propozuar nga opozita për Avokatin e Popullit, Besim Ndregjoni.

“Opozita pret që të përfundojmë me një kandidat të propozuar nga opozita”, tha Tabaku.

Po ashtu ajo kërkoi të mos shkelet puna e deputetëve të opozitës dhe të votohen ligjet që ata kanë propozuar. /j.p/

The post Tabaku: Besim Ndregjoni për Avokat të Popullit, Peleshi: Të respektojmë rrugën institucionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha propozon Besim Ndregjonin si Avokat i Popullit, Peleshi: Ndjekim procedurën parlamentare

17 February 2025 at 19:12

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha propozoi sot Besim Ndregjonin për postin e Avokatit të Popullit.

Berisha u shpreh se Ndregjoni vjen nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë dhe kërkoi që të votohet edhe nga mazhoranca kjo kandidaturë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi u shpreh se PS nuk është kundër asnjë emri, por duhet ndjekur procedura parlamentare kur diskutohet për emrat.

Berisha u shpreh se, “nëse duhet konsultuar mos e hidhni në votë dhe le të vijmë për ta diskutuar”.

Berisha tha se është në detyrimin e këtij parlamenti të votojë për Avokat të Popullit përfaqësuesin e asaj shtrese që përjetoi kalvarin më të egër barbaritë më të mëdha në të gjithë Europën.

“Kampet e përqendrimit dhe gulagët e regjimit të shkuar janë një rast për këtë parlament për të emëruar pikërisht avokat të të drejtave të shqiptarëve, të drejtave themelore, një përfaqësues të shquar të tyre, një përfaqësues të shquar të një prej familjeve më të nderuara të Dibrës, dhe mendoj se nuk ka nevojë të përdoren votat sekrete, por të votoni Besim Ndregjonin edhe si një akt ndjese detyrimi, ndjese për atë që ka ndodhur, për dramën e tmerrshme që ka përjetuar shtresa e tyre”, u shpreh Berisha.

Ai kërkoi që të mos përdoret vota e fshehtë por të dilet hapur e të miratohet kandidatura e përfaqësuesit të një shtrese të martirizuar në respekt për vuajtjet, sakrificat e tyre.

Peleshi u shpreh dakord me heqjen nga rendi i ditës së votimit të Avokatit të Popullit.

Votimi për Avokatin e ri të Popullit do të bëhet për herë të dytë ndërsa procesi dështoi në votimin e parë kur mazhoranca rrëzoi me votë në seancë emrat e mbështetur nga opozita.

Gara ka nisur me 15 kandidatë që plotësuan kriteret ligjore, por në seancë plenare mund të votohen vetëm ata kandidatë që kanë mbledhur firmat e jo më pak se 28 deputetëve.

Kandidatët që kanë plotësuar këtë kriter prej një viti janë shtatë: Vitore Tusha, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Bledar Dervishaj, Dardan Mustafaj, Edison Frangu dhe Erald Aga.

Dy prej kandidatëve, Vitore Tusha dhe Tartar Bazaj vijnë nga një karrierë në sistemin e drejtësisë, ndërsa kandidatët e tjerë vijnë nga avokatia. /j.p/

 

The post Berisha propozon Besim Ndregjonin si Avokat i Popullit, Peleshi: Ndjekim procedurën parlamentare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi: Përkundër sfidave dhe kostove politike, PS ka mbajtur gjithmonë kursin e reformave

17 February 2025 at 17:08

TIRANË, 17 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi deklaroi sot se përkundër sfidave dhe kostove politike, PS ka mbajtur gjithmonë kursin e reformave të guximshme dhe modernizimit të vendit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Peleshi shprehu bindjen se shqiptarët do të zgjedhin progresin dhe jo konfliktin.

“Jemi shumë të ndryshëm në këtë sallë. Kemi raporte të ndryshme me historinë dhe vizione të ndryshme për të ardhmen, por te vota e diasporës nuk duhet të ndahemi, pasi është një borxh që duhet ta shlyenim vite më parë”, tha Peleshi.

Peleshi theksoi se “PS është parti e modernizimit, emancipimit, reformave të guximshme, të Reformës në Drejtësi”.

“PS është partia që di të marrë kosto dhe të kuptojë se asnjë gjë e mirë nuk vjen pa dhimbje. Reforma në Drejtësi ishte dhe mbetet reforma jonë më e madhe, por ka kosto politike. Ne zgjodhëm të bëjmë të drejtën dhe jo të lehtën dhe kjo na bënë krenarë. PS është e vetmja forcë që pati guximin të prekë të paprekshmin, sistemin e vjetër të drejtësisë që ishte kthyer në mburojë e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë”, shtoi Peleshi.

Sot, vijoi ai, “edhe pse na kushton ne vazhdojmë të kemi besim se drejtësia e re do të rritet dhe maturohet si një proces që kërkon kohë”.

“Në këtë proces padyshim që ka edhe devijime dhe nevojë për reflektim për standardet, por për asnjë arsye ne nuk do të ecim mbrapsht. Kjo nuk është dobësi, është forcë karakteri, që na dallon nga ju që e keni kthyer shkatërrimin e drejtësisë së re në program politik. Ky është një dallim i madh që na ka shoqëruar në 35 vite”, shtoi Peleshi.

Duke iu drejtuar opozitës, Peleshi u shpreh se “ne ndërtojmë ndërsa ju shkatërroni”.

“Ka ardhur koha të tregojmë edhe njëherë se socialistët janë ndryshe. Të gjithë qytetarët e kuptojnë se çfarë po ndodh sot është pasojë e reformave tona, rezultat i guximit tonë për të ndryshuar sistemin, standardet evropiane në drejtësi. Si në çdo fushë tjetër të jetës nuk mund të arrihen as për një vit as për një dekadë”, tha Peleshi.

Peleshi nënvizoi se në çdo rast asnjë gjë nuk na bën të ndryshojmë mendim se sistemi që ndërtuam është më mirë se kaosi që trashëguam.

“Socialistët kanë qenë gjithmonë në anën e ndërtimit. Digjitalizuam shërbimet publike dhe mbyllëm sportelet e ryshfetit që trashëguam nga ju. Transformuam infrastrukturën kombëtare. Futëm Shqipërinë në hartën turistike të botës. PS është e vetmja forcë që do t’i japë dinjitetin e merituar pensionistëve”, shtoi Peleshi.

Peleshi nënvizoi se vota për PS-në është votë për stabilitet dhe zhvillim, jo për aventura politike që cënojnë stabilitetin.

“Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe plagët ende të pashëruara ndaj edhe jemi të besueshëm. Sot shqiptarët e dinë se kur socialistët qeverisin ka stabilitet, zhvillim. Tirana është sot padyshim kryeqyteti më vibrant në rajon. Shqipëria është destinacion në top listën e destinacioneve evropiane. 11 maji do të konfirmojë se shqiptarët zgjedhin rrugën e progresit dhe jo rrugën e tensionit që ju ofroni pa u lodhur çdo ditë”, tha Peleshi.

Peleshi i drejtoi një mesazh çdo socialisti të zakonshëm që të kërkojnë votën në çdo derë dhe adresë me më shumë motivim se kurrë më parë.

“Një opozitar jeton si i barabartë kur qeverisin socialistët, ndërkohë socialistët nuk mund të harrojnë diskriminimin në çdo zyrë dhe institucion. Njerëzit tanë u vranë në rrugë se luftonin kundër korrupsionit. 11 maji do të tregojë se shqiptarët votojnë për vizionin tonë dhe jo kaosin tuaj. Votojnë për një forcë që ka rekord investimesh, ka trefishuar buxhetin në 10 vite dhe ka çuar në 1 mijë euro pagën mesatare në administratë”, shtoi Peleshi. /j.p/

 

The post Peleshi: Përkundër sfidave dhe kostove politike, PS ka mbajtur gjithmonë kursin e reformave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“I mbani shpresat te një kompani marketingu”/ Noka përplaset me Peleshin: Keni frikë nga Diaspora

By: Ardit
17 February 2025 at 11:59

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka dhe kreu i grupit Parlamentar të PS-së Niko Peleshi janë përplasur në seancën e sotme në Kuvend për votën e Diasporës. Ishte Peleshi që tha se PD i ka varur shpresat tek një kompani marketing që nuk e njeh fare Shqipërinë, por do ta bëjë të zezën të […]

The post “I mbani shpresat te një kompani marketingu”/ Noka përplaset me Peleshin: Keni frikë nga Diaspora appeared first on BoldNews.al.

Votimi nga jashtë, Peleshi: PS nuk do ta pranojë kushtin e PD për dokumentet e huaja

7 February 2025 at 15:58

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Kushti i vendosur nga Partia Demokratike për të lejuar të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe emigrantët shqiptarë me dokumente identifikimi të huaja nuk do të pranohet nga mazhoranca.

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi në një intervistë për Top Channel tha se, kërkesa e Partisë Demokratike është e parealizueshme.

Por, ndërsa drafti që mban vetëm firmat e PS parashikon tre ndryshimet që lidhen me afatet e regjistrimit, mbulimin e kostos së postës nga buxheti i shtetit dhe kompozimin e komisionit të numërimit nga përfaqësues të dy forcave kryesore politike, kushti i ri i vendosur nga opozita, sipas Peleshit, është i qëllimshëm për bllokimin e draftit të dakordësuar.

/r.e/a.f/

The post Votimi nga jashtë, Peleshi: PS nuk do ta pranojë kushtin e PD për dokumentet e huaja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌