Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 July 2025Main stream

Shkupi synon rregullimin e industrisë së kazinove

By: Ela
26 July 2025 at 15:45

Ligji i ri për lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut sjell ndryshime të mëdha në mënyrën se si shteti synon ta rregullojë industrinë e kazinove dhe bastoreve. Për Shoqatën e Organizatorëve të Lojërave të Fatit, këto janë masa radikale që do të çojnë në mbylljen e plotë të këtij biznesi. Industria e lojërave të […]

The post Shkupi synon rregullimin e industrisë së kazinove appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

21 July 2025 at 11:19

Uji për pije në Shkup është i sigurt dhe cilës, konfirmon raporti javor laboratorik i NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup.

Sipas analizave të kryera nga Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 14 deri 18 korrik, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa të sigurisë dhe cilësisë së ujit për pije.

Gjatë periudhës së specifikuar, u morën 212 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 212 mostra për analiza mikrobiologjike nga 48 pika të ndryshme matëse në të gjithë qytetin.

Rezultatet tregojnë se asnjë mostër nuk dallon nga normat e përcaktuara, që do të thotë se banorët e Shkupit mund ta përdorin ujin nga ujësjellësi i qytetit pa shqetësime.

The post NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë appeared first on Telegrafi.

NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup: Defekti në instalimin e ujësjellësit në Kozle nuk është në juridiksionin tonë

18 July 2025 at 16:31

Lidhur me ndërprerjen e furnizimit me ujë të Spitalit të Fëmijëve Kozle, NP “Ujësjellësi dhe Kanalizim” – Shkup informoi sot pasdite se gjatë inspektimit të tyre kanë arritur në përfundimin se arsyeja e ndërprerjes nuk është në juridiksionin e tyre.

Ata theksuan se bëhet fjalë për një defekt që është në pronësi të spitalit.

“NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”-Shkup njofton opinionin se ekipet tona kryen një inspektim të plotë në terren dhe konkluduan se shkaku i ndërprerjes nuk është në juridiksionin tonë. Domethënë, bëhet fjalë për një defekt në instalimin e furnizimit me ujë në pronësi të spitalit. Autoritetet në spital janë njoftuar për sa më sipër dhe ata duhet ta sanojnë defektin në instalimin e brendshëm të furnizimit me ujë”, thonë nga Ujësjellësi i Shkupit.

Ndërmarrja publike thekson se pavarësisht apeleve të tyre, gjatë inspektimit kanë konkluduar se spitali Kozle po përdor ujë të pijshëm në mënyrë joracionale, duke ujitur zonën e parkut brenda spitalit, ndërsa aktivitetet kryesore të punës së spitalit neglizhohen./Telegrafi/

The post NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup: Defekti në instalimin e ujësjellësit në Kozle nuk është në juridiksionin tonë appeared first on Telegrafi.

Ambasadori Florian Qehaja në PodGo, flet për marrëdhëniet Kosovë – Maqedoni, bashkëpunimin me Qeverinë, si dhe rrugën Tetovë – Prizren

14 July 2025 at 15:48

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, komunikimi me faktorin shqiptar në Qeverinë e RMV-së, projektet e reja të përbashkëta, si dhe ndalimi i ish-ushtarëve të UÇK-së, janë temat për të cilat kemi diskutuar me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut Florian Qehaja, në emisionin PodGo.

Ambasadori Qehaja tha se marrëdhëniet mes dy shteteve janë të avancuara, duke shtuar se të dy shtetet ndajnë vlera të përbashkëta.

“Marrëdhëniet janë në nivel të avancuar, pasi ne i ndajmë vlerat e përbashkëta të integrimeve, të bashkëpunimit rajonal, të sigurisë rajonale. Të dy shtetet iu janë bashkuar SHBA-ve dhe BE-së sa i përket sanksionimit të Rusisë, si dhe aspekte të ndryshme. Kemi avancuar në dialog dhe intensifikim të bashkëpunimit diplomatik. Bashkëpunimi ekonomik ka ekzistuar edhe më herët. Si shtet kemi marrë përkrahje nga Maqedonia e Veriut, ndërsa rasti i fundit është përpjekjet për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Një ndër të arriturat e përbashkëta që kemi pasur është kalimet e përbashkëta kufitare që ne e quajmë hyrje-hyrje”, tha ambasadori Qehaja, i cili paralajmëroi se “One-stop-shop” do të zbatohet edhe në kufirin Bellanoc – Stançiq.

Sa i përket bashkëpunimit me faktorin shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ambasadori Qehaja tha se kanë bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë politike shqiptare dhe se synimi i Ambasadës së Kosovës është bashkëpunimi institucional.

“Tradicionalisht kemi bashkëpunim me gjithë spektrin politik shqiptar në RMV: Ne si ambasadë, neve na bie të punojmë me institucionet e shtetit, kushdo që është në qeveri, kryesisht kemi bashkëpunim shumë të mirë me të gjithë. Më ka rastisur të bashkëpunoj me të dy kampet shqiptare dhe kam pasur bashkëpunim mjaft të mirë. Nuk i ndajmë, por mundohemi të përfitojmë”.

“Kemi pasur komunikim edhe me spektrin tjetër politik, përveç VLEN-it. Pjesa dërmuese e shqiptarëve këtu e shohin si pozitive ndërrimin e pushtetit. Kemi pasur bashkëpunim edhe me ish-pushtetin që ishte BDI dhe LSDM, në të cilin BDI ka pasur mjaft pushtet. Ne kemi pasur vërejtje për qeverinë e kaluar në lidhje me Open Ballkan, i cili neve na ka dëmtuar shumë. Por kemi marrë arsyetimin se edhe Tirana është pjesë. Me VLEN-in kemi bashkëpunim mjaft të mirë dhe synojmë të forcojmë marrëdhëniet bilaterale në mes shteteve, si dhe popullit shqiptar”, tha mes tjerash ambasadori.

E pyetëm edhe për rrugën Tetovë – Prizren, ndërsa tha se ky projekt ende është në fazën e projektimit, duke shtuar se nuk ka dyshime se do të realizohet.

“Jemi në fazën e projektimit, nuk kemi dilemë që do të realizohet, por synojmë që ky vullnet politik të përkthehet edhe në punë konkret në terren. Nuk dorëhiqemi në atë që duhet ta lidhim më afër Tetovën me Prizrenin. Jemi në fazën e projektimit të tunelit, i cili do të jetë 6 kilometër, më i madh se ai i Kalimashit. Ngecja për momentin është në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup. Po ta kishim ne këtë punë do të ishte ndryshe. Kemi interes strategjik dhe nuk kemi dilema a do të bëhet, por kur do të bëhet”, tha mes tjerash ambasadori Qehaja.

Kurse sa i përket ndalimit të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qehaja tha se kjo çështje është përtej Maqedonisë së Veriut, dhe se Serbia ka keqpërdorur pozitën e saj në INTERPOL.

“Çështja është përtej Maqedonisë së Veriut, pasi Serbia po e keqpërdror INTERPOL-in, pasi ne nuk jemi prezent aty. Ajo që po ndodh është se Serbia ka arritur t’i deponojë dosjet që ata i kanë krijuar në dëm të ish pjesëtarëve të UÇK-së. Dhe kjo reflektohet në raport me lëvizjet e ish-ushtarëve në vendet e rajonit. Kemi pasur kërkesë te autoritetet e Maqedonisë së Veriut, që mos t’i procedojnë kërkesat nga ana e Serbisë për fletarreste. Ne e dijmë që epilogu filan është mosekstradimi i të ndaluarve, pasi në Maqedoninë e Veriut ka vendim të plotfuqishëm që ish-ushtarët e UÇK-së nuk guxojnë të ekstradohen në Serbi. Kemi marrë pëlqim politik që kjo nuk do të ndodh, por mungon garanca me dokumente”, tha ambasadori Qehaja./Telegrafi/

 

The post Ambasadori Florian Qehaja në PodGo, flet për marrëdhëniet Kosovë – Maqedoni, bashkëpunimin me Qeverinë, si dhe rrugën Tetovë – Prizren appeared first on Telegrafi.

Gjykatësja Daniella Dimovska, u.d. kryetare e re e Gjykatës Penale në Shkup

3 July 2025 at 16:49

Gjykatësja Daniella Dimovska është zgjedhur u.d kryetare e re e Gjykatës Themelore Penale Shkup. Vendimi u mor në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor.

Përveç saj për ushtrues detyre kryetarë deri në zgjedhjen përfundimtare janë zgjedhur Eljesa Aliji për Gjykatën Themelore të Gostivarit, për Gjykatën Themelore të Dibrës, Mersim Marku dhe për Gjykatën Themelore të Sveti Nikollës, Valentina Burevska të cilët do të fillojnë detyrat e tyre më 6 korrik të këtij viti.

Në diskutimin për zgjedhjen e kryetarëve të përkohshëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup, pas largimit të Ivan Xholevit në Gjykatën e Apelit, Këshilli Gjyqësor shqyrtoi raportin e koordinatores Danka Ristova. Ajo në arsyetimin e saj tha se procedura për zgjedhjen është e kontestueshme për shkak të mënyrës së vlerësimit dhe se nuk janë plotësisht të harmonizuara dispozitat për emërimin e u.d kryetarëve. Propozimi i saj për ud. kryetare të Gjykatës Themelore Penale Shkup nga koordinatorja Ristova ishte Daniella Dimovska e cila u mbështet me shumicën e votave.

Këshilli gjyqësor në seancën e sotme shkarkoi gjyqtarët porotë në gjykatën e Sveti Nikollës, Gjykatën Themelore Penale Shkup dhe Gjykatën Themelore Civile Shkup të cilëve u skadoi mandati.

Këshilli miratoi edhe vendimin për formimin e komisioneve për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave në Dibër, Gostivar dhe Sveti Nikollë, të cilët do të drejtojnë procedurën e mëtejshme.

Pas propozimit të anëtarit të Këshillit, Selim Ademi dhe koordinatorit kompetent, Këshilli gjyqësor solli vendim me të cilën në afat prej një viti delegohet gjyqtari Dragan Jakovleski nga Gjykata Themelore e Manastirit në Gjykatën Themelore të Prilepit.

The post Gjykatësja Daniella Dimovska, u.d. kryetare e re e Gjykatës Penale në Shkup appeared first on Telegrafi.

Rama me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Shkup ditën e sotme u takua me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka ndarë me ndjekësit e tij momentet e vizitës, ku ishte në shoqërinë e ish-ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Gjithashtu, Kryeministri Rama ishte në krah të ambasadorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, si dhe të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Kryeministri Rama mori pjesë sot në Takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian kushtuar Planit të Rritjes për rajonin, që u zhvillua në Shkup, Maqedoni e Veriut, me një agjendë diskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë të rajonit u mirëpritën sot nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në nisje të punimeve të takimit kryesor me temë “Stabilitet, Unitet, e Ardhme”, ku kryeministri Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos iu drejtuan pjesëmarrësve me një fjalë.

Fokusi kryesor i bisedimeve ishte vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy panele diskutimi.

Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku u bë vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë do të jenë pjesë e këtij paneli diskutimi.

Ndërsa paneli i dytë: “Thellimi në Shtyllat e Planit të Rritjes” do të bëjë bashkë ministrat për Çështjet e BE-së, përfaqësues të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerë zbatues.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Rama me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Rama shëtit me shqiptarët tek Çarshia e Vjetër e Shkupit, pritje e madhe nga qytetarët

By: redi
1 July 2025 at 17:26

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Shkup, këtë të martë u takua me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit. Rama ka postuar foto nga takimet e zhvilluara te Çarshia e Vjetër e Shkupit. Kreu i qeverisë mori pjesë sot në Takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian kushtuar Planit të Rritjes për rajonin, që u zhvillua në…

Source

Kos: Me Shqipërinë hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Në Shkup të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet sot samiti mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, në kuadër të Samitit të dedikuar Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për këtë rajon.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos tha se ekziston një konsensus i qartë për zgjerimin, gjë që nuk ka qenë e njëjtë në të kaluarën, por “dritarja e mundësisë nuk do të jetë e hapur përgjithmonë”.

Kos përgëzoi Shqipërinë për hapjen e grupkapitujve dhe theksoi se nëse punohet me këtë ritëm do të mund t’i hapim të gjithë grupkapitujt këtë vit.

“Për herë të parë në historinë e Evropës, nëse e bëjmë siç duhet procesin e zgjerimit mund të arrijmë bashkimin e Evropës tonë dhe një Evropë nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor. Dua të jem shumë e qartë: Sot ekziston një konsensus i qartë në favor të zgjerimit- kjo nuk ka qenë kështu në të kaluarën, por dritarja e kësaj mundësie nuk mund të jetë aty përgjithmonë. Jemi dëshmitarë të një progresi të dukshëm.

“Shqipëria, i dashur kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grup-kapitujt gjatë gjashtë muajve të fundit. Faleminderit për kontributin tuaj në suksesin e procesit të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, do të mund t’i hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit. Dhe mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grup-kapitullit të fundit në vjeshtë”, tha Kos.

/m.q/j.p/

The post Kos: Me Shqipërinë hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dedikuar Planit të Rritjes për rajonin, po zhvillohet në Shkup, Maqedoni e Veriut, me një axhendë diskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos në fjalën e saj tha se ky proces nuk është për qeveritë, por për njerëzit.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal dhe konsideron se vendi ndodhet me afër se kurrë anëtarësimit në BE.

“Sot jemi këtu për një tjetër ndalesë të rrugës së përbashkët, që lidhet me zbatimin e Planit të Ri të Rritjes, një plan i cili po ecën si duhet dhe po na afron për t’u lidhur më shumë me Bashkimin Europian. Ne jemi shumë krenarë, sepse kemi praktikisht përmbushur deri më tani, të gjitha pikat për zbatim dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit”, u shpreh Rama.

“Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumëshekullore, do thosha dhe nga ana tjetër, më vjen mirë që ka një atmosferë të përgjithshme pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër. Nuk kemi qenë asnjëherë më afër, jemi shumë afër dhe besoj shumë që ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona, siç kemi paraparë edhe afatet me Komisionin Europian dhe plani i përbashkët do të realizohet plotësisht”, shtoi ai.

Ky takim mbahet në ditën e parë të marrjes së Presidencës së radhës së BE-së nga Danimarka.

Fokusi kryesor i bisedimeve është vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy paneleve diskutimi; Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku do të bëhet vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe do të diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.

/m.q/j.p/

The post Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti në Shkup/ Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE

By: user7
1 July 2025 at 11:04

 Kryeministri Edi Rama në samitin e Shkupit ka deklaruar se vendi ynë është shumë afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duke folur për mediat, Rama ka theksuar se plani i përbashkët do të realizohet plotësisht.

Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore dhe më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër anëtarësimit dhe besoj fort që do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona. Plani i përbashkët do të realizohet plotësisht,” tha Rama.

The post Samiti në Shkup/ Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE appeared first on Lapsi.al.

Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Plani i rritjes po ecën siç duhet, kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore

By: V K
1 July 2025 at 11:22

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, foli për mediat në Shkup, ku po mbahet dita e dytë e Samitit për Ballkanin Perëndimor.

Rama tha se plani i rritjes po ecën siç duhet dhe se po afron çdo ditë e më shumë Shqipërinë me familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

“Ne jemi shumë krenarë sepse kemi praktikisht përmbushur deri tani të gjitha pikat për zbatimin dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit”, tha Rama, teksa theksoi se vendi ynë nuk ka qenë kurrë më parë kaq më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore, atë të integrimit në BE.

Edi Rama: Një plan i cili po ecën si duhet dhe po na afron përditë edhe më shumë me Bashkimin Europian. Ne jemi shumë krenarë sepse kemi praktikisht përmbushur deri tani të gjitha pikat për zbatimin dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit.

Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore do thosha dhe nga ana tjetër më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive. Jemi shumë afër dhe besoj që do përmbushim të gjitha detyrimet tona siç kemi paraparë afatet nga Komisioni Europian dhe plani i përbashkët të realizohet siç duhet.

The post Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Plani i rritjes po ecën siç duhet, kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore appeared first on Albeu.com.

Rama, takim me kreun e BDI-së Ali Ahmeti në Shkup

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shkup në kuadër të konferencës së liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian, kushtuar Planit të Rritjes për rajonin u prit në një takim nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Gjatë këtij takimi, Ahmeti vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria dhe kryeministri Rama kanë dhënë për rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut.

Ai e cilësoi këtë mbështetje si të sinqertë dhe me rëndësi thelbësore për të ardhmen e përbashkët të rajonit në Bashkimin Europian.

“Të ardhmen europiane nuk mund ta ndërtojmë të ndarë”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se Shqipëria tashmë po ndjek një rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit dhe se edhe Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë integrale e këtij procesi.

Gjatë takimit u diskutua për disa çështje kyçe, përfshirë kërcënimet serioze ndaj Marrëveshjes së Ohrit, zhvillimet në marrëdhëniet ndëretnike në vend, si dhe rëndësinë e forcimit të raporteve shtetërore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Ahmeti theksoi se bashkëpunimi i sinqertë dhe qëndrimet e përbashkëta politike janë themeli mbi të cilin mund të ndërtohet një rajon i qëndrueshëm dhe i orientuar drejt së ardhmes.

“Ky ishte një takim i sinqertë, me thellësi politike dhe vëllazërore, në funksion të barazisë dhe perspektivës europiane. Falënderoj kryeministrin Rama për mbështetjen e vazhdueshme të barazisë dhe rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Ahmeti. /j.p/

The post Rama, takim me kreun e BDI-së Ali Ahmeti në Shkup appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plani i rritjes, Kryeministri Rama në samitin e liderëve të BE-Ballkanit Perëndimor në Shkup

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dedikuar Planit të Rritjes për rajonin, po zhvillohet në Shkup, Maqedoni e Veriut, me një axhendë diskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë të rajonit do të mirëpriten sot nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, në nisje të punimeve të takimit kryesor me temë “Stabilitet, Unitet, e Ardhme”, ku Kryeministri Mickoski dhe Komisionerja për zgjerimin e BE Marta Kos do t’i drejtohen pjesëmarrësve me një fjalë.

Fokusi kryesor i bisedimeve është vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy paneleve diskutimi; Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku do të bëhet vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe do të diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë do të jenë pjesë e këtij paneli diskutimi.

Ndërsa paneli i dytë “Thellimi në Shtyllat e Planit të Rritjes” do të bëjë bashkë Ministrat për Çështjet e BE-së, përfaqësues të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerë zbatues. /j.p/

The post Plani i rritjes, Kryeministri Rama në samitin e liderëve të BE-Ballkanit Perëndimor në Shkup appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkup, mbahet Samiti BE–Ballkan Perëndimor/ I pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama

1 July 2025 at 09:37

Takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dedikuar Planit të Rritjes për rajonin, po zhvillohet në Shkup, Maqedoni, me një axhendë diskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë të rajonit do të mirëpriten sot nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, në nisje të punimeve të takimit kryesor me temë “Stabilitet, Unitet, e Ardhme”, ku Kryeministri Mickoski dhe Komisionerja për zgjerimin e BE Marta Kos do t’i drejtohen pjesëmarrësve me një fjalë.

Fokusi kryesor i bisedimeve është vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy paneleve diskutimi; Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku do të bëhet vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe do të diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë do të jenë pjesë e këtij Paneli diskutimi.

Ndërsa paneli i dytë “Thellimi në Shtyllat e Planit të Rritjes” do të bëjë bashkë Ministrat për Çështjet e BE-së, përfaqësues të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerë zbatues.

The post Shkup, mbahet Samiti BE–Ballkan Perëndimor/ I pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama appeared first on Sot News | Lajme.

Samiti/ Kurti dhe Vuçiç përballen të martën në Shkup

By: user 5
30 June 2025 at 19:27

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian diskutojnë mbi zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin në samitin dyditor që mbahet sot më 30 qershor dhe 1 korrik në Shkup. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciç, do të jenë ndër folësit e këtij samiti.

Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Hristijan Mickoski pret një darkë formale me liderët e rajonit dhe zyrtarët evropianë në “Winery Kamnik”. Ndërkohë, ministrat dhe partnerët zbatues do të marrin pjesë në një darkë paralelisht në të njëjtin ambient.

Pjesa kryesore e takimit zhvillohet më 1 korrik në “Hilton Double Tree Hotel”, ku fokusi kryesor është në vlerësimin e Planit të Rritjes, propozimet për iniciativat e reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal. Samiti përfshin dy panele diskutimi dhe do të përmbyllet me një konferencë për shtyp dhe drekë zyrtare.

Të pranishëm janë liderë si Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciç, Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajic dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, së bashku me përfaqësues të BE-së, BERZH, BB dhe organizatave rajonale.

The post Samiti/ Kurti dhe Vuçiç përballen të martën në Shkup appeared first on Lapsi.al.

Klinika e Onkologjisë-Shkup: Janë siguruar ilaçet për trajtimin e sëmundjeve onkologjike

30 June 2025 at 17:41

Nga Klinika e Onkologjisë informojnë se të gjithë pacientët po e marrin terapinë e nevojshme dhe se janë të disponueshëm ilaçet për trajtimin e sëmundjeve onkologjike, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

“Ilaçi Paclitaxel është porositur me kohë nga Klinika, por ka vonesa në distribuim dhe na është njoftuar se këto ditë do të shpërndahet në Klinikë. Për Paclitaxel-in ka zëvendësim nga e njëjta grupë barnash me efikasitet identik dhe ai është Docetaxel-i. Gjithashtu, ilaçi Erlotinib zëvendësohet te pacientët me Gefitinib, i cili ka efikasitet të njëjtë.

Tenderët janë realizuar me kohë dhe presim që këto barna të arrijnë në javën e parë të korrikut. Në ndërkohë, siguroj se për të gjitha terapitë ka zëvendësim cilësor dhe vazhdimësia në trajtim është plotësisht e garantuar”, informon Igor Stojkovski, drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

Nga MSH thonë se këtë vit është dyfishuar buxheti i kushtëzuar i Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë për barna inovative./Telegrafi/

The post Klinika e Onkologjisë-Shkup: Janë siguruar ilaçet për trajtimin e sëmundjeve onkologjike appeared first on Telegrafi.

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup

By: Oldi
30 June 2025 at 12:45

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë mbrëmjen e sotme në një darkë zyrtare në Shkup më liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrjen e Kurtit në takimin e organizuar nga kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë. Kurti do të marrë pjesë edhe ditën e nesërme në […]

The post Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup appeared first on BoldNews.al.

Kurti merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit në Shkup

By: E.K
30 June 2025 at 12:39

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë sonte drejt Shkupit për të marrë pjesë në një darkë pune me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi, i organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, synon të nxisë bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe të forcojë përpjekjet drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Zëdhënësi […]

The post Kurti merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit në Shkup appeared first on FaxWeb.

Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes

30 June 2025 at 10:24

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të zhvillojë bisedime në Shkup sot dhe nesër me udhëheqësit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për përshpejtimin e zbatimit të Planit evropian të Rritjes për këtë rajon, njoftoi Komisioni Evropian.

Udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe komisionarja Kos do të përqendrohen në reformat kyç për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes dhe të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate për anëtarësim në BE para pranimit të tyre në bllok, u tha në njoftim.

Takimi po ashtu do të jetë mundësi për të diskutuar për fusha të reja të bashkëpunimit: mbrojtja e konsumatorëve, turizmi dhe rruga drejt tregut të përbashkët që do të përshpejtonte integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së.

Gjatë takimit dyditor, Komisioni Evropian do të propozojë një paketë të investimeve në vlerë prej 87.7 milionë eurosh nën Kornizën ekzistuese të Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), e cila pritet të tërheqë pothuajse gjysmë miliardi euro në investime private për projekte të energjisë së pastër në mbarë rajonin, u tha në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes appeared first on Euronews Albania.

Samiti, liderët e Ballkanit mblidhen sot në Shkup, BE veçon Shqipërinë: Përkushtim ndaj reformave

30 June 2025 at 09:13

Takimi do të përfshijë fjalime nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, dhe do të fokusohet në forcimin e integrimit ekonomik dhe përshpejtimin e reformave në rajon. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se më 30 qershor dhe 1 korrik 2025 në Shkup, në hotelin “Hilton”, do të zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i fokusuar në Planin për Rritje. “Më 30 qershor ditën e hënë, duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet kryetarit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar”,-thuhet në njoftimin zyrtar.

Në orën 9:30 pritet të mbërrijnë dhe të mirëpriten zyrtarisht liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ora 10:00 shënon fillimin e panelit të parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor. Në këtë panel, fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos. Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor, me një fond prej 6 miliardë eurosh, u miratua nga Komisioni Evropian më 8 nëntor 2023 dhe bazohet në katër shtylla kryesore: Forcimin e integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; thellimin e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimin e reformave fundamentale; dhe rritjen e asistencës financiare për të mbështetur këto reforma. Për Maqedoninë e Veriut janë parashikuar 750 milionë euro nga ky plan.

DEKLARATA

Në prag të samitit të kryeministrave të rajonit që mbahet në Shkup të hënën dhe të martën, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, tha se procesi i zgjerimit është një proces transformues jo vetëm për ekonominë, por për të gjithë shoqërinë në shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Procesi i zgjerimit është një proces transformues jo vetëm për ekonominë, por për të gjithë shoqërinë në shtetet kandidate për anëtarësim në BE. Për të arritur sukses, në këto shtete ne na duhet një lidership i qartë, i cili do të mund t`i përballojë realisht këto reforma. Kjo jo gjithnjë është e lehtë sepse udhëheqësve politikë në këto vende do t’u duhet që të heqin dorë nga një pjesë e pushtetit të tyre. Duke i përafruar ligjet në shtetet kandidate me ato të BE-së sidomos kur bëhet fjalë për prokurimet, udhëheqësit e këtyre vendeve nuk do të jenë në gjendje që të vendosin vetë se cilat kompani i fitojnë tenderat”,-deklaroi Komisionerja Kos.

Samiti mbahet në një kohë kur ka nisur ndarja e shumave financiare në kuadrin e Planit për Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, një fond prej 6 miliardë eurosh. Sipas zonjës Kos, të gjithë grup-kapitujt me Shqipërinë do të hapen deri në fund të muajit shtator.

“Në rastin e Shqipërisë, të gjithë grup-kapitujt do të hapen deri në fund të muajit Shtator. Ekziston një mbështetje e fortë publike për BE-në në Shqipëri. Qeveria në Tiranë po demonstron një gatishmëri të fortë për të zbatuar reformat e integrimit. BE-ja mund ta akomodojë lehtësisht pranimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë. Megjithatë, për pranime të mëtejshme, do të na duhet që brenda BE-së të reformojmë proceset e vendimmarrjes aktualisht me unanimitet. Një shqyrtim përkatës për të evituar votimin me unanimitet për çështjet e zgjerimit është duke u zhvilluar tashmë dhe duhet që të përfundojë në vjeshtë”, – u shpreh Marta Kos.

Mali i Zi dhe Shqipëria, deklaroi sërish Komisionerja, mund të bëhen shtete anëtare të BE-së edhe përpara vitit 2030. Qeveria e Malit të Zi synon që të përfundojë negociatat teknike në vitin 2026 ndërsa ajo shqiptare në vitin 2027.

The post Samiti, liderët e Ballkanit mblidhen sot në Shkup, BE veçon Shqipërinë: Përkushtim ndaj reformave appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌