Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tre sondazhet/ Si ndahen mandatet e deputetëve në Tiranë

By: user 4
6 May 2025 at 12:07

Në javën e fundit të fushatës së 11 Majit, sondazhet që janë transmetuar në studiot televizive janë në një sintoni të plotë dhe luajnë thuajse të njëjtën muzikë, që paralajmëron 4 vite të tjera të Edi Ramës në pushtet. Nuk është pra rastësi që në mitingjet elektorale të Partisë Socaliste, sondazhet tashmë janë shndërruar në një tjetër armë propagandistike, ku shahen analistët dhe ngrihen lart vlerat e popullatës, që këshillohet t’ia hedhë një sy ekraneve në mbrëmje dhe të kuptojë çfarë thonë shifrat.

Që nga Barometri në Euronews, tek “McLaughlin and Associates” i Top Channel, po edhe tek Piepoli i Bolinos, melodia është pak a shumë e njëjta, me ndonjë diferencë të vogël në qarqet e mëdha.

Interesante është të vëzhgohet gara për Tiranën aty ku lufta është më e ashpër për shkak të numrit të lartë të votuesve dhe ku parashikimet ndryshojnë disi nga njëri tjetri.

Barometri Euronews Albania

Screenshot

Barometri Euronews-Albania ka sjell për publikun matjet e fundit politike për Qarkun e Tiranës në bazë të pyetësorit ballë për ballë për 1000 qytetarë brenda qarkut, të shpërndarë sipas popullsisë në 5 bashkitë përbërëse. Nga parashikimi del se Partia Socialiste mund të marrë minimumi 17 deputetë dhe maksimumi 19 deputetë.

Aleanca për Shqipërië Madhështore (PD), sipas Barometrit mund të marrë minimumi 12 mandate dhe maksimumi 14 mandate në Tiranë.

Partia Mundësia mund të marrë minimumi 2 deri në 4 mandate në 11 Maj.

Shqipëria Bëhet e Lapajt mund të marrë 2 deri në 3 deputetë.

Lëvizja Bashkë 1 ose 2 deputetë, ndërsa PSD e Tom Doshit mund të marrë 1 deputet, por nga marzhi i gabimit mund edhe të dalë pa deputetë në Tiranë.

Nga ajo që del nga matjet e Barometrit, është se në Partinë Demokratike garohet mes kandidatëve të listës së hapur për vetëm 1 ose 2 deputetë, ndërsa në Partinë Socialiste gara është mes 6 kandidatëve.

Duhet thënë se 4 vite më parë, matjet e Barometrit nuk kishin arritur të parashikonin asnjë deputet për Partinë SocialDemokrate të Tom Doshit por në zgjedhjet e 2021 ai fitoi 1 mandat në Tiranë.

Sondazhi i “McLaughlin and Associates” i Top Channel

Screenshot

Në të njëjtat ujëra noton edhe parashikimi i kompanisë “McLaughlin and Associates” që transmetohet në Top Channel. Sipas të dhënave të sondazhit të tretë të McLaughlin, realizuar nga 26 prilli deri më 3 maj, nëse Tirana do të votonte sot, 47.8% e saj do të ngjyrosej rozë, duke zgjedhur Partinë Socialiste, ndërsa 30,8% e saj do të ishte blu, duke zgjedhur Partinë Demokratike.

Garën e partive të reja e kryeson “Mundësia”, me 5.7% të votave, ndjekur nga “Shqipëria bëhet”, me 4.6% e votave, “Lëvizja Bashkë” me 2.1%, PSD me 1.7%.

McLaughlin parashikon se:

Partia Socialiste arrin 20 deputetë në Tiranë,

Aleanca për Shqipërinë Madhështore arrin 13 deputetë,

Partia Mundësia arrin 2 deputetë

Lëvizja Shqipëria Bëhet arrin 2 deputetë

Bie në sy që në sondazhistin e kontraktuar nga Top Channel, Arlind Qori dhe Tom Doshi nuk marrin asnjë mandat në Tiranë.

Sondazhi i Piepolit për Tiranën

Sondazhi I Piepolit në Report TV sjell një projeksion që jep një parashik të ngjashëm në këto zgjedhje. Nga 37 mandatet e Tiranës Partia Socialiste forcon pozitat e saj me 48.2% të votave, duke fituar 19 mandate, një më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021 (48.9% dhe 18 mandate).

Nga ana tjetër, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore pëson një rënie të fortë duke zbritur nga 17 në 14 deputetë.

Ndryshe nga dy sondazhet e tjera, Pepoli nxjerr të parin koalicionin “Nisma-Shqipëria Bëhet” mes partive të reja me 3 mandate, duke u kthyer kështu forcë e tretë politike.

Partia Mundësia, me 4.8%, arrin të kapërcejë pragun elektoral dhe të sigurojë 1 mandat, ndërsa Partia Social Demokrate, e cila në 2021 kishte marrë një mandat me 2.9%, këtë herë bie në 1.3% dhe nuk merr asnjë deputet.

Pa mandat, mbetet edhe Arlind Qori sipas këtij sondazhi me 2.2% e qytetarëve të qarkut të Tiranës.

Promovimi i sondazheve nga Rama në mitingje

Screenshot

Prej ditësh, Edi Rama ka shtuar një tjetër mesazh në fjalimin që u përsërit socialistëve nga një qytet në tjetrin dhe kjo është promovimi i sondazheve që nxjerrin studiot televizive. Rama e shpreh pakënaqësi për komentet, por në mënyrë të tërthortë, ai promovon projeksionet që e nxjerrin fitues solid në 11 Maj, i bindur se kjo afron pranë tij grupe të interesit, afron biznesin dhe “çunat problematikë”, por edhe dekurajon militantët e kundërshtarëve politikë.

Duke shumëzuar me zero faktet për blerjen e votës, shantazhet me vendet e punës, korrupsionin galopant të qeverisjes së tij, bashkëpunimin me krimin,  kryeministri kalon në një shpjegim qesharak për qëndrimin e tij në pushtet edhe në një mandat të katërt; ai flet për “një populll të jashtëzakonshëm nga pikëpamja e instiktit politik” dhe për një popull, që “paska qenë vërtetë njësh si popull në kapacitetin për ta kuptuar dhe për ta ndjekur politikën pa u manipuluar dhe pa u çorientuar”./Lapsi.al

The post Tre sondazhet/ Si ndahen mandatet e deputetëve në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Sondazhet zbulojnë renditjen e Shqipërisë në Eurovision 2025

5 May 2025 at 17:02

“Zjerm” nga Shkodra Elektronike përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2025. Një këngë atdhetare dhe patriotike, ku në çdo rresht e tingull dashuria e madhe për Shqipërinë “merr zjerm”. Tashmë kemi hyrë në “muajin e Eurovision-it” dhe ethet e garës duket se kanë nisur. Dy gjysmëfinalet e Eurovision-it do të mbahen në datat 13 dhe 15 Maj, […]

The post Sondazhet zbulojnë renditjen e Shqipërisë në Eurovision 2025 appeared first on BoldNews.al.

Rama komenton sondazhet: Interpretimi i tyre ishte se populli ishte i sëmurë

By: user7
3 May 2025 at 10:45

Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme po zhvillon një takim elektoral në Gjirokastër. Rama gjatë fjalës së tij komentoi sondazhet e publikuara së fundmi në lidhje me rezultatet e mundshme të zgjedhjes. Ai theksoi se ka ndjekur disa fragmente nga sondazhi që u publikua mbrëmë nga sondazhisit i presidentit Trump.

Rama theksoi se mbeti pa fjalë nga komentet e analistëve dhe se sipas tij nga të dhënat që panë në sondazh ata e quajtën popullin e sëmurë që mbështet PS-në. Teksa fliste për pjesë të ndryshme të sondazhit, Rama u shpreh se në asnjë moment analistët nuk e vendosën në dyshim se ata mund të jenë gabim dhe se populli ka të dejtë kur thotë që PS-së do të fitojë zgjedhjet dhe se vendi po ecën në drejtimin e duhur.

“Kam pasur një moment, vertetë të veçantë e kamë thënë edhe në vende të tjera kur më thanë që do dilnin sondazhet e sondazhisitit të presidentit Trump. Ai është profesinist në këtë fushë. Isha kurioz, une nuk shoh lajme dhe debate. I marr në mëngjes nga punonjësit në kryeminstri në mënyrë të përmbledhur.

Për të ndjekur sondazhin ishte pasmesnate, hyra dhe e pash në youtube disa copëza. Mbeta pa fjalë. nuk mund ta imagjinoja se ajo qe po dëgjoja është reale. Paraqitje grafiku për drejtimin e vendit, një nga pyetjet më të rëndësshmë nëse vendi poo ecën në rrugën e duhur apo jo. Nuk është shumë e zakonshme që në kohërat që jëtojmë, që shumica të thojë që vendi po ecën në rrugën e duhur. Edhe fillonin analistët dhe në mënyrën më të habitshme, interpretimi i tyre ishte se populli ishte i sëmurë.

Pastaj vinte grafiku tjetër, shumica mendonte se do të votonte PS. Situata u bë edhe më e rëndë, komenti ishte populli ishte cmendur, Edhe i bënin pyetje atij tipit, nuk e dia se ca ka menduar, me siguri nuk i ka ardhur mirë nga pyetjet që i kanë ardhur. Kush mendon se do fitojën, shumica me PS-në. Aty u përshkallëzua situata, Rama i ka blerë të tërë. Njëri më i zgjuar se tjetri tha se është një situatë ku njerëzit nga frika thonë se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Si nuk shtronte asnjëri pyetje mos vallë unë që jam këtu për të komentuar jam gabim dhe shumica e popullit ka të drejtë.,” tha ai.

The post Rama komenton sondazhet: Interpretimi i tyre ishte se populli ishte i sëmurë appeared first on Lapsi.al.

Rama: Sondazhet thonë se shumica dërrmuese e shqiptarëve mendojnë që vendi po shkon në drejtimin e  duhur

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se sondazhet nxjerrin fituese të padiskutueshme PS-në në zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij gjatë një takimi elektoral me socialistët në Petrelë, Tiranë, duke folur mbi akuzat e  analistëve politikë për kontrollin e mediave nga qeveria, Rama tha se “kjo çështja e kontrollit të mediave nga ana ime, nga ana jonë, është më kulminantja”.

“Nuk besoj se ka në ndonjë vend tjetër, në vendet demokratike perëndimore jo se aty mediat nuk janë këneta të angazhuara për kënetën politike, por as në vendet e tjera më pak të zhvilluara demokratikisht nuk ekziston një vend ku gjatë një fushate elektorale nuk ka një kanal të vetëm ku të shikosh njerëz që bëjnë sens kur flasin. Kaq e vërtetë është kjo sa mjafton t’i referohesh sondazheve”.

“Dalin sondazhet të gjitha pa përjashtim nga televizioni më i vogël tek më i madhi, nga sondazhistët italianë tek sondazhisti i Donald Trump, dora vetë, fitues i padikustueshëm është PS. Nxjerrin të gjithë që edhe kur pyetet populli kush do fitojë edhe gjysma e atyre që nuk na votojnë thonë do të fitojë PS”, tha Rama duke shtuar se nxjerrin që shumica dërrmuese e shqiptarëve mendojnë që vendi po shkon në drejtimin e  duhur.

Rama u shpreh se “këto media, këto moçale, këta individë medemek u kontrollokan nga unë dhe nga ne kanë shpjegimin e tyre për këtë, shpjegimi i parë është ‘populli shqiptar është një popull i sëmurë’. Shpjegim i bërë në ekran, nëse populli shqiptar mendon që ky vend po shkon në drejtimin e  duhur ky është një popull i sëmurë. Shpjegimi tjetër është që këtu ka dy rrugë ose janë çmendur këta që bëjnë sondazhe bashkë me sondazhet e tyre ose është çmendur populli shqiptar”.

Opsioni tjetër, vijoi Kryeministri, është që “Edi Rama e ka blerë popullin”.

“Opsioni tjetër është që mesa duket jemi në një regjim kaq autokratik dhe frika kaq thellë te njerëzit kur i pyesin kë do votosh thonë do votoj PS nga frika. Mund të ishin një pjesë e këtyre opinionistëve që i thonë, por si shpjegohet nuk dëgjova njërin, të lexoja njërin se mbase ky popull ka të drejtë , mbase vendi po ecën në drejtimin e  duhur, mbase ne nuk kuptojmë deri në fund atë që kuptojmë. Jo këta kuptojnë thellësisht që vendi është në një humnerë, më keq s’ka qenë asnjëherë, njerëzit po vdesin për bukë, nuk ka vend në varreza, të vdekurit janë rrugëve, nuk jepen se media kontrollohet nga qeveria, ujë nuk ka asgjëkundi, etja problem kryesor i vendit, pagat janë 200 mijë lekë etj”, tha Rama.

Më tej Rama u shpreh se “të mendosh që këta njerëz marrin mijëra e mijëra euro në muaj dhe asnjë prej tyre nuk bën deklarimin real të asaj që merr dhe qajnë hallin këta të pensionistëve, invalidëve, e në fund fare nuk paguajnë nga ajo që marrin as kontributin e sigurimeve shoqërore për pensionistët është kulmi i hipokrizisë”.

/k.s/j.p/

The post Rama: Sondazhet thonë se shumica dërrmuese e shqiptarëve mendojnë që vendi po shkon në drejtimin e  duhur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Katër sondazhet/ Si përdoren shifrat për propagandën e 11 Majit

26 April 2025 at 22:48

Se si do të arrihet rezultati i 11 Majit, mjafton të bisedosh me një punonjës të thjeshtë të administratës për shantazhin sistematik mbi vendin e punës, mjafton të shohësh si përsëriten shabllon transmetimet e fushatës në edicionet e lajmeve apo të lexosh përgjimet e SKY ECC për organizatën kriminale të Elbasanit, përgjimet e dosjes “Çyrbja” […]

The post Katër sondazhet/ Si përdoren shifrat për propagandën e 11 Majit appeared first on BoldNews.al.

Katër sondazhet/ Si përdoren shifrat për propagandën e 11 Majit

By: user 4
26 April 2025 at 20:35

Se si do të arrihet rezultati i 11 Majit, mjafton të bisedosh me një punonjës të thjeshtë të administratës për shantazhin sistematik mbi vendin e punës, mjafton të shohësh si përsëriten shabllon transmetimet e fushatës në edicionet e lajmeve apo të lexosh përgjimet e SKY ECC për organizatën kriminale të Elbasanit, përgjimet e dosjes “Çyrbja” në Durrës, përgjimet e dosjes “Tahiri”, përgjimet e Avdyljave në Shijak, përgjimin e Edi Ramës dhe ministrave të tij për zgjedhjet në Dibër etj etj.

Prandaj kur sondazhet konfirmojnë çdo javë epërsine konstante të Partisë Socialiste në rezultatin e 11 Majit, ato shndërrohen lehtësisht në një armë të propagandës, që ka për qëllim të përforcojë narrativën e Ramës që thotë: “Shikojeni edhe vetë, populli më do”. Sepse sondazhet mund të lexohen si matës të preferencave politike në një shoqëri të lirë e demokratike, por mund të jenë edhe matës të atmosferës së frikës apo nivelit të nënshtrimit, në një vend, ku qytetarët ndëshkohen për bindjet e tyre politike.

E megjithatë, tashmë në Shqipëri sondazhet janë një realitet që s’mund të shpërfillet, dhe njëzëri po ofrojnë një panoramë të 11 Majit, me diferenca të vogla nga njëri-tjetri.

Katër sondazhe të ndryshme, nga katër kompani— Barometri i Euroneës Albania , McLaughlin & Associates (për Top Channel), Notosondaggi (për News24) dhe Piepoli (për Report TV) kanë sjellë projeksionet e tyre për votën e shqiptarëve. Por si duhet lexuar ky “lumë shifrash” dhe çfarë thonë ato për rezultatin e pritshëm të 11 majit?

1. Sondazhi McLaughlin & Associates / Top Channel

Sondazhi McLaughlin & Associates : Top Channel

Sondazhi nuk mat direkt votën për parti apo koalicione, por pëlqyeshmërinë personale të liderëve politikë. Edi Rama kryeson me 53.3% pëlqyeshmëri, duke lënë pas Sali Berishën me 39.1%. Lulzim Basha (11.2%) dhe Ilir Meta (8.3%) shfaqen me nivel të lartë mosaprovimi prej 84%.

Figura të reja si Adriatik Lapaj (35.8%) dhe Agron Shehaj (25.6%) rezultojnë me vlerësime relativisht të larta për pëlqyeshmëri personale, ndërsa Arlind Qori mbetet më poshtë me 15.6% pëlqyeshmëri dhe 41.2% mosaprovim.

Ky sondazh nuk ofron projeksion mandatesh, por sinjalizon se Rama, pavarësisht konsumit të gjatë në pushtet, ruan ende avantazh personal të dukshëm si figurë politike.

2. Notosondaggi / News24

Screenshot

Ky është sondazhi i parë që mat votën në rang kombëtar, me një kampion prej 2005 personash intervistuar mes 11-13 prillit. Rezultatet janë si më poshtë:

• PS: 46% (44-48%)
• PD + PL (Aleanca për Shqipërinë Madhështore): 35% (33-37%)
• Mundësia e Agron Shehajt: 6.5% (5.5-7.5%)
• Nisma – Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt: 5% (4-6%)

Në këtë sondazh bie në sy fakti që opozita PD+PL është shumë poshtë rezultatit të vitit 2021 (46.2%), duke humbur rreth 11% të mbështetjes së dikurshme. Partitë e vogla, përfshirë PSD, Lëvizjen Bashkë, koalicionin Euroatlantik të Bashës dhe Djathtas për Zhvillim, mbeten poshtë pragut të ndarjes së mandateve, sipas këtij parashikimi.

3. Sondazhi Piepoli / Report TV

Ky sondazh ka një trajtë tjetër, pasi matjet i kryen në bazë të qarqeve, në mënyrë që të parashikojë sa më saktë rezultatin e përgjithshëm.

Piepoli, i transmetuar në Report TV, që nuk e fsheh interesin për të mbështetur qeverinë, ka publikuar së fundmi matjet për Tiranën. Në kryeqytet i jep Partisë Socialiste një mandat më shumë nga zgjedhjet e kaluara, ndërsa e çon koalicionin PD-PL në 13-14 mandate, me një humbje prej 4 mandatesh. Sipas kompanisë që ka kontraktuar televizioni në pronësi të Karlo Bolinos, mandatet që lë Berisha ndahen mes Adriatik Lapajt me 2-3 mandate dhe Agron Shehajt 1-2 mandate.

4. Barometri Euronews Albania

Barometri ka krijuar një traditë tashmë në parashikimet e rezultateve. Matja më e fundit, me kampion 1600 persona intervistuar ballë për ballë mes 10-21 prillit, jep këtë projeksion për të gjithë vendin.

• PS: 47.9% (45.9%-49.9%)
• PD-PL (Aleanca Shqipëria Madhështore): 33.7% (31.7%-35.7%)
• Nisma Shqipëria Bëhet: 6.7% (5.2%-8.2%)
• Mundësia e Shehajt: 6.3% (4.8%-7.8%)
• Lëvizja Bashkë: 2.4% (1.4%-3.4%)
• Partitë e tjera: 3% (2%-4%)
• Të pavendosur ose refuzues: 11%

Nga kjo matje e Barometrit, gjithsesi është e vështirë të parashikohet numri i saktë i mandateve që do të ketë secila parti, por bie në sy se Rama ruan të njëjtën përqindje, ndërsa Berisha ka një rënie në krahasim me përqindjen që fitoi Basha katër vite më parë.

Çfarë kanë të përbashkët të gjitha sondazhet?

Ajo që parathonë thuajse të gjitha sondazhet në Shqipëri është se, në 11 Maj forcë e parë do të jetë Partia Socialiste e Edi Ramës, që në rastin më të mirë do të marrë në përqindje rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, (48.67%). Kjo epërsi ndaj koalicionit që udhëheq Berisha, herë varion nga 10% diferencë minimumi deri në 13-14% maksimumi.

Mesazhi tjetër është se Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj dalin si faktorë realë politikë pas zgjedhjeve të 11 Majit. Këta dukshëm përfitojnë nga goditjet e gjithanshme me të cilat Rama e dobësoi opozitën, që nga burgosja e Sali Berishës për gati një vit në arrest shtëpie apo duke burgosur Ilir Metën, i cili 4 vite më parë arriti thuajse 110 mijë vota me LSI e tij.

Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”/ Si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin

Njësoj si katër vite më parë, shkencërisht është e pamundur të gjesh votuesit e Tom Doshit në këto projeksione, megjithëse puna e partisë së tij në kryeqytet është shumë e dukshme dhe shumëkush është gati të vërë bast se pas 11 Majit ai do të përsërisë të njëjtin rezultat si në 2021 në Tiranë.

Sondazhet për Ramën, një mjet i çmuar propagande

Në këndvështrimin e Ramës këto rezultate janë një aset i pazëvëndësueshëm i propagandës. Jo më kot, në daljet publike, i nxit qytetarët t’i hedhin një sy parashikimeve të sondazheve duke e vlerësuar reputacionin e organizatorëve që në vende të tjera kanë gjetur saktësisht rezultatet e zgjedhjeve.

“Asnjë sondazh në asnjë ekran nuk e nxjerr dot Kënetën, jo përpara, por as afër nesh sa të mund të flitet për ndonjë rikthim imagjinar të kënetës në krye të vendit” u shpreh ai, pas daljes së rezultatetit të sondazhit të Top Channel.

Ndërkohë, Sali Berisha, duke harruar se ka disa të burgosur politikë brenda radhëve të aleancës së tij, thotë se Rama ka shpërndarë nga 1 milion euro për të nxjerrë rezultatet e këtyre sondazheve. “Edi Rama iu ka dhënë kompanive të polle-ve 1 mln euro secilës për të falsifikuar rezultatet e polle-ve. Kjo është e vërteta. Por sot për fat të mirë e vërteta është se përsëri në këtë falsifikim, kandidatët tanë janë në ngjitje vertikale” është shprehur kreu i PD, kur është pyetur për projeksionet që e nxjerrin humbës në zgjedhje./Lapsi.al

The post Katër sondazhet/ Si përdoren shifrat për propagandën e 11 Majit appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet afrojnë/ Ja kush janë politikanët më të pëlqyer në prag të zgjedhjeve

23 April 2025 at 21:01

Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri  ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e katërt zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 10 Prill – 21 Prill 2025.

Matjet e katërta politike të Barometrit  në nivel vendi për zgjedhjet e 11 Majit sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive dhe koalicioneve të cilat konkurrojnë në zgjedhjet e 11 Majit.

Edi Rama në matjen e katërt të Barometrit Euronews-Albania ka 49.4% mendim pozitiv dhe 45.4% mendim negativ.

Agron Shehaj renditet i dyti me 37.3% që kanë mendim pozitiv, 36.3% që kanë mendim negativ për të dhe 26.4% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 35.1%, 34.5% mendim negativ dhe 30.4% janë përgjigjur nuk e di.

Më pas vjen Sali Berisha, 33.5% mendim pozitiv për të dhe 61.5% mendim negativ.

Arlind Qori 24% mendim pozitiv, 34.7% mendim negativ dhe 41.3% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Dashamir Shehi ka 23.1 % mendim pozitiv, mendim negativ 44.8 % dhe 32.1% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Tom Doshi ka 20.2% mendim pozitiv, 51.4% mendim negativ dhe 28.4% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Elena Kocaqi ka 14.9% mendim pozitiv, 21.2% mendim negativ dhe 63.9% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Lulzim Basha 9.7% mendim pozitiv, 80.6% mendim negativ dhe 9.7% janë përgjigjur nuk e di.

Kreshnik Osmani ka 5.4% mendim pozitiv, 24.3% mendim negativ dhe 70.3% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Edmond Stojku ka 4.5% mendim pozitiv, 22.5% mendim negativ dhe 73% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

The post Zgjedhjet afrojnë/ Ja kush janë politikanët më të pëlqyer në prag të zgjedhjeve appeared first on Sot News | Lajme.

Sondazhet: Bie popullariteti për Donald Trump

By: user 6
17 April 2025 at 23:10

Sondazhet e fundit tregojnë se vlerësimi për Presidentin Donald Trump po bie, pasi gjithnjë e më shumë amerikanët nuk po e miratojnë mënyrën se si ai po e trajton detyrën e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Kur u kthye si President ai u shfaq me shifra pozitive.

Megjithatë, vlerësimet për mbështetjen e tij janë ulur ndjeshëm javët e fundit, veçanërisht pas njoftimit për tarifat gjithëpërfshirëse. Trump u tërhoq më pas nga tarifat duke njoftuar një pauzë 90-ditore për shumicën e tyre.

Rënia në sondazhe mund të pengojë ndikimin politik të Trump në një klimë tashmë shumë të polarizuar dhe potencialisht të dëmtojë shanset e republikanëve në zgjedhjet e 2026-ës.
Në një sondazh i ri i publikuar nga “YouGov” dhe “The Economist” zbuloi se mbështetja për Trump është 42% ndërsa mosmiratimi për të është rritur në 52% me një hendek prej 10%. Sondazhi është kryer nga 13 deri më 15 prill duke pyetur 1512 persona. Marzhi i gabimit ishte 3.4%.

Një javë më parë, vlerësimi për Trump ishte 43% dhe mosmiratimi ishte 51% me një hendek prej 8%. Sondazhi ishte kryer nga 5 prilli deri më 8 prill mes 1741 personave me një marzh gabimi prej 3.1%.

Një sondazh i mëparshëm i “YouGov/The Economist”, të kryer nga 30 mars deri më 1 prill, vlerësimi i miratimit të presidentit ishte 46% krahasuar me një vlerësim mosmiratimi prej 49%. Hendeku ishte 3%.

Një javë më parë, në një sondazh të kryer nga 22 deri më 25 mars, vlerësimi i miratimit të Trump ishte 48% me një vlerësim mosmiratimi prej 46%. Kjo ishte hera e fundit që vlerësimi i mbështetjes së presidentit amerikan ishte pozitiv në YouGov/The Economist.

“Pothuajse çdo president përjeton një rënie të shpejtë të popullaritetit menjëherë pas marrjes së detyrës” – tha për Newsweek D. Stephen Voss, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Kentakit.

“Presidentët rrallë i përmbushin shpresat e të gjithë njerëzve që ndihmuan në zgjedhjen e tyre edhe sepse ata nuk mund të japin gjithçka për të gjithë votuesit” – tha Voss. “Donald Trump po i kënaq mbështetësit që donin që ai t’i shkundte gjërat në mënyrë dramatike, ndërkohë që ndalet te votuesit që mendonin se mandati i tij i dytë do të ishte më shumë si mandati i tij i parë”.

Voss shtoi se presidentët zakonisht përjetojnë një “periudhë muaji të mjaltit” pas zgjedhjeve. “Ata marrin një muaj mjalti, një periudhë vlerësimesh relativisht të larta, por periudha e muajit të mjaltit të një presidenti priret të jetë mjaft e shkurtër,” tha Voss. ©LAPSI.al

The post Sondazhet: Bie popullariteti për Donald Trump appeared first on Lapsi.al.

Si mund t’i lexojmë sondazhet?

15 April 2025 at 19:51

Kryeministri Edi Rama u shpreh i lumtur të martën me rezultatet e sondazhit të publikuar nga News 24, që sugjeron se socialistët mund të marrin 46% të votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në fakt, njëra mënyrë e leximit të këtij sondazhi është që 46% e shqiptarëve pritet të votojnë pro Edi Ramës dhe 54%, […]

The post Si mund t’i lexojmë sondazhet? appeared first on Reporter.al.

Rama mbështetet te sondazhet: Asnjë nuk e nxjerr afër nesh “kënetën”

By: user 11
15 April 2025 at 09:08

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me ndjeksit e tij në rrjetet sociale është shprehur se beson që sondazhet thonë të vërtetën, ndërsa deklaroi se asnjë prej tyre nuk e nxjerr as afër opozitën me partinë në pushtet. Rama u shpreh se rikthimi i kënetës është vetëm imagjinar dhe se nuk mund të ketë një të tillë.

“Asnjë sondazh në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën, jo përpara, por as afër nesh sa të mund të flitet për ndonjë rikthim imagjinar të kënetës në krye të vendit.

Ka marr fund historia e kënetës ka marrë fund, është historia e trishtueshme e atyre që vazhdojnë i besojnë, që njësoj si ata të shkretët njerëzit e kënetës që u futën me kokë në primare edhe si përfundim në shumë nxori BBV kandidatë në listat e kënetës se nxorën primaret për të përfaqësuar kënetën. Ato sondazhet thonë të vërtetën, pikërisht se populli nuk ha bar”, tha Rama.

The post Rama mbështetet te sondazhet: Asnjë nuk e nxjerr afër nesh “kënetën” appeared first on Lapsi.al.

Del SONDAZHI/ Kë parti do votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot

By: user 6
14 April 2025 at 22:59

News24 në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane Notosondaggi të sondazhuesit të njohur Antonio Noto sollën sondazhin e parë parazgjedhor këtë të hënë në emisionin Open, 14 prill, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Të dhënat e sondazhit u prezantuan nga Antonio Noto, ekspert në fushën e sondazheve politike, themelues i kompanisë Notosondaggi, figurë e njohur në analizën e prirjeve elektorale në Itali dhe jashtë saj, me reputacion për saktësinë dhe profesionalizmin.

Një mijë të anketuarve ju është drejtuar pyetja: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rionuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?

46% janë përgjigjur se do të votonin PS-në (shifrat ndërmjet 44-48%). E dhëna e sondazhit është 2.6% më pak se rezultati që morën socialistët në zgjedhjet parlamentare të 2021, 48.67%.

35% do të votonin PD-në (33-37%), 4.4% më pak se rezultati i 2021.

6.5% të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin partinë Mundësia të Agron Shehajt.

5% do të votonin koalicionin “Nisma-Shqipëria Bëhet”.

Partitë e tjera do të merrnin, si vijon: PSD 2.5%, Koalicioni Euroatlantik 2%, Lëvizja Bashkë 1.5%, koalicioni Djathtas për Zhvillim 1% dhe 0.5% do të votonin për forca të tjera.

Sondazhi i News24 dhe Noto

PS 46% (44-48%)

PD-ASHM 35% (33-37%)

Mundësia 6.5% (5.5-7.5%)

Nisma – Shqipëria Bëhet 5% (4-6%)

PSD 2.5% (1.5-3.5%)

Koalicioni Euroatlantik 2% (1-3%)

Lëvizja Bashkë 1.5% (0.5-2.5%)

Djathtas për Zhvillim 1% (0-2%)

Tjetër 0.5% (0-1%) 

/Marrë nga BalkanWeb

The post Del SONDAZHI/ Kë parti do votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot appeared first on Lapsi.al.

Tjetër tërheqje nga Partia e Lirisë

By: Oldi
26 February 2025 at 09:32

Partia e Lirisë dita ditës po zhytet në një krizë të vërtetë. Pas arrestimit të Ilir Metës, mesa duket Partia e Lirisë ka humbur “busullën” ku shumë figura me kontribut prej vitesh po zgjedhin që të distancohen në prag të zgjedhjeve të ’11 majit’. Pas Endrit Braimllari, është radha e Denis Hidrit që të njoftojë […]

The post Tjetër tërheqje nga Partia e Lirisë appeared first on BoldNews.al.

Gjermania, të dielën në zgjedhje/ Sondazhet: CDU favorite, humbje historike për Scholz

By: lia rda
22 February 2025 at 16:52

Rreth 59.2 milionë milionë qytetar Gjerman me të drejtë vote do tiu drejtohen kutive të votimit të dielën për të zgjedhur kancelarin e ri të vendit pas shpërbërjes së parakohshme të koalicionit tri partiak të kancelarit aktual Olaf Scholz në nëntor.

Zgjedhjet e të dielës pritet të përcaktojnë drejtimin e ri politik të vendit. Në Bundestagun me 630 mandate, shumica e re parlamentare do të ketë në dorë të zgjedhë lideri që do të drejtojë Gjermaninë një një periudhë sfidash të mëdha ekonomike dhe gjeopolitke. Emigracioni dhe ekonomia kanë dominuar fushatën zgjedhore, ndërsa rritja e partive të së djathtës ekstreme konsiderohet një shqetësim për Bashkimin Evropian.

Sondazhet tregojnë favorit në këtë garë Frederich Merz, Kryetarin e Unionin Kristian Demokrat  që është pasuesi i ish kancelares Gjermane në udhëheqjen e partisë së tij. Ai mbështet politika ekonomike liberale dhe synon të reduktojë burokracinë për të nxitur më tej zhvillimin ekonomik. Merz prite të marrë në votimin e të dielës 30% të mbështetjes së gjermanëve. Në vend të dytë renditet Alice Weidel, e AFD-së partisë së ekstremit të djathtë që njihet për qasjen e saj kundër emigracionit. 45-vjecarja e cila është në një marredhënie me një grua nga Sri Lanka dhe nënë e dy fëmijeve të adoptuar ka marrë mbështetjen e Elon Musk për tu bërë kancelarja e ardhshme e Gjermanisë ndërsa sondazhet e rendisin atë të dytën dhe pritet që AFD të marrë 20% të votave të Gjermanëve.

Një efekt Boomerang parashikojnë sondazhet për kancelarin gjerman aktual Olaf Scholz dhe partinë e tij. Social Demokratët nga partia më e madhe në vititn 2021 pritet tv pësojnë një humbje historike duke arritur të marrin vetëm rreth 15,5% të votave nga qytetarët Gjermanë. I katërti në këtë garë renditet Robert Habeck dhe të Gjelbërtit. Zëvendëskancelari aktual dhe ministri i Ekonomisë I njohur për kontributin e tij gjithashtu në letërsinë policeske pritet të marrë rreth 13% të votave të Gjermanëve. Ai ka deklaruar se synon të forcojë agjendën ekologjike dhe reformat ekonomike. Rezultati i zgjedhjeve të së dielës do të ketë ndikim të gjerë, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për politikën evropiane dhe marrëdhëniet transatlantike.

Një qeveri e qëndrueshme në Berlin pritet të luajë një rol kyç në reagimin e BE-së ndaj krizës në Ukrainë, politikave të administratës së re amerikane dhe sfidave të NATO-s./abcnews.al

Ndryshim në qeverisje! Çfarë tregojnë sondazhet për zgjedhjet në Gjermani

By: Oldi
22 February 2025 at 09:58

Qytetarët gjermanë do të votojnë të dielën në zgjedhjet federale që mund të riformësojnë peizazhin politik të vendit. Me rënien e qeverisë së mëparshme të koalicionit të udhëhequr nga kancelari Olaf Scholz, gjermanët pritet të zgjedhin një drejtim të ri për ekonominë më të madhe të Evropës. Favoriti për t’u bërë kancelari i ardhshëm gjerman […]

The post Ndryshim në qeverisje! Çfarë tregojnë sondazhet për zgjedhjet në Gjermani appeared first on BoldNews.al.

Sondazhi republikan fundos Berishën/ Minxhozi: Ka futur demokratët në shumë dilema që rrezikshëm po bashkëjetojnë me to

17 January 2025 at 18:37

TIRANË- Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan gjeti se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është sot institucioni më i besueshëm në Shqipëri (76%), e më pas renditen policia, ushtria dhe institucionet fetare, ndërsa institucionet më pak të besueshme janë Kuvendi dhe partitë politike.

Sa i takon mbështetjes së politikanëve, në sondazh spikatin diferencat e ndjeshme midis kryeministrit socialist Edi Rama (36%), përballë kryetarit të PD-së Sali Berisha (15 për qind).

Por  besimi për figura të tjera është po aq i lartë (26%), sa edhe mosbesimi i plotë tek asnjë politikan (28%). Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Tirana Live” pohoi se të dhënat e sondazhit republikan janë të sakta, në linjat madhore që ai ka parashtruar.

Ai pohoi se Sali Berisha i ka futur demokratët në disa dilema, që rrezikshëm po bashkëjetojnë me to.

“Sondazhi është i saktë në të gjithë ato linjat madhore që hedh. Sali Berisha sot i ka futur demokratë në disa dilema. Opozita e sotme ndodhet mes disa dilemash, të cilat nuk i ka zgjidhur. Janë dilema që rrezikshëm po bashkëjeton me to. Kemi partinë e Berishës që refuzon çdo lloj akordi, PD ka shkuar e gjitha pas doktorit. Shkon e vetme në zgjedhje, duke ulur shanset për fitore”, tha ai.

I pyetur për vlerësimin e Ramës, analisti tha se kryeministri ka ditur të kthehet në një fakt kyç në politikën ndërkombëtare.

“Rama ka ditur që të kthehet në një faktor kyç, për ndërkombëtarët. Ai ka ditur të ekspozohet dhe të pastrojë fushën e  lojës dhe për të përfituar nga konsumi i Berishës dhe Metës”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama pritet të jetë i vetmi kryeministër nga Ballkani Perëndimor, që do marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo përzgjedhje tha Minxhozi tregon se Amerika e shikon faktorin shqiptar si një lojtar kyç në Ballkan dhe përfaqësuesi më i denjë i këtij peizazhi të jetë kryeministri i Shqipërisë.

“Edhe Rama vlerësohet si partner, edhe Shqipëria vlerësohet si partner. Rama është një lider rajonal i cili në sytë e Amerikanëve ka një rol për të luajtur në këtë pjesë të Evropës. Amerikanët e shohin se faktori shqiptar në Ballkan ka nevojë për figura të tilla. Në këto kushte Rama merr një reliev dhe ekspozim më të madh, duke parë se si ndodhet pjesë tjetër e elitës politike se çfarë konsumi ka”, tha Minxhozi./abcnews.al

Dështimi i sondazheve për zgjedhjet në SHBA, Bushati: Mediat humbën rolin primar

By: Ardit
11 November 2024 at 21:59

Analisti Andi Bushati ka komentuar dështimin e sondazhet për zgjedhjet presidenciale në SHBA, të cilat nxorën fituese Harris, ndërsa Trump fitoi me diferencë të madhe votash. I ftuar në Syri TV, Bushati tha se ky dështim, tregoi se mediat e humbën rolin e tyre primar, atë të dhënies së realitetit për t’i qëndruar sipas tij, […]

The post Dështimi i sondazheve për zgjedhjet në SHBA, Bushati: Mediat humbën rolin primar appeared first on BoldNews.al.

“Sondazhet”, shpërthen Vasili: Mjet propagande dhe mashtrimi në politikat moderne

By: sara fuga
10 November 2024 at 11:16

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shpërthyer ndaj sondazheve propagandistike.
Vasili i referuar sëfundmi zgjedhjeve në SHBA mes Kamala Harris dhe Donald Trump, ku shumica e sondazheve nxirnin fituese Kamalën.

Sipas Vasilit kjo lloj propagande ushtrohet edhe në Shqipëri.
Postimi i plotë i Vasilit:

Tashmë sondazhet janë bërë nje komedi kaq e shëmtuar sa herë që shfaqen sa pa as më të voglin dyshim nuk meritojnë më as ti pështysh e jo më ti komentosh.
Sa herë që pushtetet në fuqi nuk bindin dot as me programet, as me aksionet apo veprimet e tyre atëhere hedhin me vrap një thes sondazhesh kryekëput mashtruese për të sugjestionuar opinionin publik.

Pra jane kthyer në një prostituim politik dhe gëbelsizëm i kohëve te sotme, ku kundrejt pagesave të majme trusnohet publiku me propagandë mashtruese.
Pa asnjë lidhje me metodat shkencore dhe zbatimin e tyre me seriozitet shkencor, sondazhet tashmë janë shnderruar në ca mbeturina, që vetëm qelbin ambientin shoqëror në favor të pushteteve si dhe kanē shkatërruar këtê instrument hulumtimi duke e kthyer totalisht në një atavizëmantishkencë
Qindra e qindra ngjarje politike por edhe shoqërore i kanë diskredituar totalisht sondazhet e paguara, që mjerisht tashmë janë kthyer në epidemi.

Por fitorja e Trump ishte shuplaka më e tmerrshme, që sondazhet kanë marrë ndonjëherë.
Parashikimet e qindra sondazheve në Amerikë, por edhe të ndonjë sondazhi qesharak në Shqipëri për rezultatet, ishin qe fitorja do të ishte tepër e ngushtë dhe Harris kishte një epërsi të lehtë ndaj Trump.
Rezultati final zyrtar eshte Trump 312 vota dhe Harris 226.
Fitorja e Presidentit Trump ishte shumë e thellë, shumë e qartë dhe tërësisht dërrmuese.

Po qindra e qindra sondazhet ku përfunduan??
Po parashikimi i tyre i turpshëm antishkencë ku përfundoi?
Po financimi i tyre ku përfundoi?
Edhe në Shqipëri të njëjtat sondazhe të neveritshme shohim thuajse çdo javë.

Sondazhe në Shqipëri të paguara e të stërpaguara nga plehra, inceneratore dhe nga pushteti na tregojnë se populli na qënka “shumë i lumtur” me Ramën dhe qeverinë se këta i grabisin dhe i vjedhin me korrupsion, se krimi kërcet në mes të ditës, se për shëndetësinë paguajnë nga xhepi, se pensionet janë mizerabël, se arsimi është përtokë, se rrogat janë më të ultat, se prona ju rrëmbehet në mes të ditës dhe se qindra mijra shqiptarë largohen çdo ditë nga Shqipëria.

Sondazheve këtij prostituimi politik dhe gëbelsizmi propagandistik ju erdhi fundi edhe në Shqipëri.
Miq dhe qytetarë sa herë t’i shihni kthejuni shpinën dhe përbuzini, këtë meritojnë prostitutat gëbelsiane!!

The post “Sondazhet”, shpërthen Vasili: Mjet propagande dhe mashtrimi në politikat moderne appeared first on Sot News | Lajme.

Fitorja e Trump/ Këlliçi: Performanca e demokratëve ishte e turpshme, besuan sondazhet që i blenë vetë

6 November 2024 at 22:16

Juristi Reshard Këlliçi ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar zgjedhjet presidenciale të mbajtura ditën e djeshme në SHBA, ku Donald Trump u zgjodh pressidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara Sipas Këlliçit Donald Trump fitoi lehtë, ndërsa sondazhet e publikuara paraprakisht kanë qenë të blera, gjë që sipas tij […]

The post Fitorja e Trump/ Këlliçi: Performanca e demokratëve ishte e turpshme, besuan sondazhet që i blenë vetë appeared first on BoldNews.al.

Çfarë duhet të dini për 7 shtetet kyçe që vendosin në SHBA, kush kryeson në sondazhe

By: fra nc
5 November 2024 at 11:28

Amerikanët votojnë këtë të martë, 5 nëntor, për të zgjedhur presidentin e ardhshëm. 244 milionë votues pritet të zgjedhin drejtuesin e ri të Shtëpisë së Bardhë. Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump duhet të marrin mbi 270 vota elektorale për të fituar mandatin e Presidentit.

Aktualisht sipas sondazheve, Harris ka pothuajse të sigurta 226 vota elektorale, ndërkohë që Trump ka 213 vota elektorale, por që asgjë nuk është vendosur ende.

Me blu shtetet ku fitojnë, demokratët, me të kuqe shtete ku fitojnë republikanët dhe me gri shtete e pavendosura

Janë 7 shtetet kyçe, si Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin, pritet të vendosin se kush do të jetë fituesi.

Në total këto 7 shtete të lëkundura kanë 93 vota elektorale, të cilat do të vendosin dhe presidentin e ardhshëm.

Në numërimin e kutive të para në New Hempshire, Harris dhe Trump kanë arritur një barazim me nga tre vota secili.

Sondazhet në këto 7 shtete deri tani:

Shtetet kyçe në zgjedhjet presidenciale në SHBA: Çështjet kryesore që përcaktojnë garën

Arizona – 11 vota elektorale – Kryeson Trump me më shumë se 2%

Arizona, që i dha Joe Biden presidencën në 2020, është kthyer në një nga shtetet më të rëndësishme në zgjedhjet presidenciale. Shteti kufitar me Meksikën është në qendër të debatit për imigracionin. Donald Trump ka premtuar të ndërmarrë “operacionin më të madh të dëbimit” në histori, ndërsa Kamala Harris ka propozuar një legjislacion gjithëpërfshirës që synon rregullimin e migrimit dhe forcimin e ligjeve kufitare.

Gjeorgjia – 16 vota elektorale – Kryeson Trump me më pak se 1%

Demokratët arritën të fitojnë në Gjeorgji në 2020, e mbështetur fuqishëm nga popullsia afrikano-amerikane. Ligjet për armët janë çështje qendrore, sidomos pas një të shtënë tragjike në shkollë që la disa viktima. Harris ka theksuar rëndësinë e masave për kontrollin e armëve, ndërsa Trump ka riafirmuar mbështetjen për të drejtat e armëmbajtjes.

Karolina e Veriut – 16 vota elektorale- kryeson Trump me më pak se 1%

Edhe pse historikisht një shtet republikan, Karolina e Veriut është tashmë e lëkundshme. Shteti ka parë rritje të popullsisë së ardhur nga rajone tradicionalisht demokrate dhe komunitete që zakonisht mbështesin demokratët, si afro-amerikanët dhe latinët. Megjithatë, një pjesë e mirë e popullsisë ka shqetësime për imigracionin, një çështje që favorizon fushatën e Trump.

Michigan – 15 vota elektorale- Kryeson Harris me 1%

Michigan mbetet kyç në garë, me çështje të politikës së jashtme që preokupojnë votuesit, përfshirë mbështetjen e Biden për Izraelin. Ndërsa Trump ka shprehur një mbështetje të fortë për Izraelin, edhe Harris ka deklaruar angazhimin e saj ndaj aleatit amerikan, por ka kritikuar vrasjen e civilëve në Gaza.

Nevada – 6 vota elektorale- kryeson Trump me më pak se 1%

Ekonomia është fokusi kryesor në Nevadan e goditur nga pandemia. Trump ka premtuar taksa më të ulëta dhe vende të reja pune, ndërsa Harris ka propozuar lehtësira për bizneset e vogla dhe taksa më të larta për korporatat dhe individët e pasur.

Pensilvania – 19 vota elektorale- Ka kaluar në avantazh Harris me 1%

Në Pensilvani, ekonomia dhe çmimet e rritura të ushqimeve janë në qendër të vëmendjes. Ky shtet i rëndësishëm, ku Trump i mbijetoi një atentati gjatë një tubimi, ka gjasa të jetë vendimtar në rezultatin zgjedhor.

Wisconsin – 10 vota elektorale- Kryeson Harris me 1%

Në Wisconsin, kandidatët e pavarur mund të kenë ndikim, duke ndikuar balancën mes Trump dhe Harris. Zonja Harris zhvilloi tubimin e saj për emërimin zyrtar si kandidate demokrate në Milëaukee, duke e përqendruar platformën e saj te ekonomia dhe të drejtat e abortit.

 

Burimi: BBC

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çfarë duhet të dini për 7 shtetet kyçe që vendosin në SHBA, kush kryeson në sondazhe appeared first on Euronews Albania.

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Dalin sondazhet E FUNDIT kush kryeson mes Harris dhe Trump

By: user 6
4 November 2024 at 21:29

Amerikanët do të shkojnë nesër tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm. Zgjedhjet fillimisht ishin një ripërballje e vitit 2020, por ato u përmbysën në korrik kur Presidenti Joe Biden mbylli fushatën e tij dhe mbshteti zëvendëspresidenten Kamala Harris. Pyetja kryesore tani është: A do të ketë Amerika presidenten e saj të parë grua apo një mandat të dytë të Donald Trump?

Kush po udhëheq në sondazhet kombëtare?

Harris pati një epërsi të vogël ndaj Trump në mesataret kombëtare të sondazheve që kur ajo hyri në garë në fund të korrikut, por më pas mbeti papa, siç tregohet në grafikun më poshtë me shifrat e fundit të rrumbullakosura në numrin e plotë më të afërt. Harris pa një rritje në numrat e saj në javët e para të fushatës së saj, duke krijuar një epërsi prej afro 4% në fund të gushtit.

Sondazhet ishin relativisht të qëndrueshme edhe në shtator dhe në fillim të tetorit, por ato janë shtrënguar në dy javët e fundit, siç tregohet në grafikun e mëposhtëm, me linjat e trendit që tregojnë mesataret dhe pikat për rezultatet individuale të sondazheve për secilin kandidat.

Teksa sondazhet kombëtare janë një udhëzues i dobishëm se sa popullor është një kandidat në të gjithë vendin, ato nuk janë mënyra më e mirë për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve. Kjo për shkak se SHBA përdor një sistem me kolegj zgjedhor, në të cilin çdo shteti i jepet një numër votash afërsisht në përputhje me madhësinë e popullsisë së tij. Një total prej 538 votash të kolegjit zgjedhor janë në dispozicion, kështu që një kandidat duhet të arrijë 270 për të fituar.

Ka 50 shtete në SHBA, por për shkak se shumica e tyre pothuajse gjithmonë votojnë për të njëjtën parti, në realitet ka vetëm një pjesë të vogël ku të dy kandidatët kanë shanse për të fituar. Këto janë vendet ku zgjedhjet do të fitohen dhe do të humbasin dhe njihen si shtete të fushëbetejës ose “shtete të lëkundur”.

Kush po fiton në sondazhet në “shtetet e lëkundur”?

Për momentin, epërsia në “shtetet e lëkundur” është aq e vogël sa është e pamundur të dihet se kush është me të vërtetë përpara duke parë mesataret e sondazheve.

Sondazhet janë krijuar për të shpjeguar gjerësisht se si ndihet publiku për një kandidat ose një çështje, jo për të parashikuar rezultatin e një zgjedhjeje aq më tepër kur të dhënat janë më pak se 1%.

Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se sondazhet individuale të përdorura për të krijuar këto mesatare kanë një diferencë gabimi prej rreth 3% deri në 4%, kështu që secili kandidat mund të jetë më mirë ose më keq sesa sugjerojnë numrat aktualisht.

Nëse shikoni tendencat që kur Harris u bashkua me garën, ai nxjerr në pah disa dallime midis shteteve. Në Arizona, Xhorxhia, Nevada dhe Karolina e Veriut, drejtimi ka ndryshuar disa herë që nga fillimi i gushtit, por Trump ka një epërsi të vogël në të gjitha për momentin.

Në tre shtetet e tjera – Michigan, Pensilvani dhe Wisconsin – Harris kishte udhëhequr që nga fillimi i gushtit, ndonjëherë me 2-3%, por sondazhet janë shtrënguar ndjeshëm dhe Trump tani ka një epërsi shumë të vogël në Pensilvani.

Të tre këto shtete kishin qenë bastione demokratike përpara se Trump t’i kthente të kuqe në rrugën e tij për të fituar presidencën në 2016. Biden i rimori ato në 2020 dhe nëse Harris mund të bëjë të njëjtën gjë, atëherë ajo do të jetë në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet.

Një shenjë se si ka ndryshuar gara që kur Harris u bë kandidate demokrate, në ditën që Biden u largua nga gara, ai ishte pas Trumpit me gati 5% mesatarisht në 7 shtetet e skuadrës.

Në Pensilvani, Biden ishte prapa me gati 4.5% kur u largua, siç tregon grafiku më poshtë. Është një shtet kyç për të dyja fushatat pasi ka numrin më të madh të votave elektorale nga të shtatë dhe për këtë arsye fitimi e bën më të lehtë arritjen e 270 votave të nevojshme. ©BBC, LAPSI.al

The post Nesër zgjedhjet në SHBA/ Dalin sondazhet E FUNDIT kush kryeson mes Harris dhe Trump appeared first on Lapsi.al.

❌
❌