Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Traktati i Komunitetit të Energjisë, Balluku: Shqipëria po zhvillohet drejt energjisë së rinovueshme

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Zëvendëskryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po merr pjesë në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë që mbahet në Athinë.

Përmes një videomesazhi në rrjete sociale, Balluku tha se “Traktati i Komunitetit të Energjisë, u krijua 20 vite më parë duke u kthyer në një platformë vitale për të gjitha vendet partnere”, teksa vuri në dukje se në këto 5 vitet e fundit, TKE për Shqipërinë u kthyer në një udhërrëfyes.

“Traktati i Komunitetit të Energjisë, u kthye në një tryezë ku ne arritëm të adresonim të gjithë problematikat, sidomos ato të bashkëpunimit rajonal, aty ku ne arritëm që të vinim më afër kërkesave të Bashkimit Europian, të kishim një zë për t’i diskutuar dhe përmes Sekretariatit të Energjisë t’i çonim këto problematika pikërisht në Bruksel”, u shpreh Balluku.

Ajo vuri në dukje se, “në takimin që po mbahet në Athinë, do të bisedojmë për të ardhmen e këtij Traktati, por nga ana tjetër edhe për të ardhmen e të gjithë sektorit energjetik në Ballkanin Perëndimor”, teksa shprehu besimin se detyra që ka kryer deri më tash Sekretariati i Energjisë do të jetë po aq e rëndësishme edhe në të ardhmen.

Balluku theksoi se, “sot kur flitet për energjinë si një nga çështjet më të rëndësishme gjeopolitike, sot kur Europa është duke luftuar për të ruajtur kapacitetet e saj, sidomos për të krijuar kapacitete të tjera të energjisë së rinovueshme, padyshim Shqipëria ka shumë për të thënë, ka shumë për të bërë dhe për të ndihmuar edhe shtetet e tjera të cilat janë pjesë e Ballkanit Perëndimor”.

Por mbi të gjitha, nënvizoi ajo, ne sot ndodhemi në tryezën e negociatave dhe në atë tryezë negociatash roli i Sekretariatit të Energjisë është jetësor.

Ajo tha se Shqipëria synon të zhvillohet drejt energjisë së rinovueshme.

“Është një rol i cili nuk mund të zëvendësohet dhe mbi të gjitha ne sot jemi duke bashkëpunuar për të ndryshuar edhe ato kuadre rregullatore të cilat do të na përafrojnë me ligjet e sektorit europian, por nga ana tjetër do të na ndihmojnë edhe për të përmbushur të gjitha ato kërkesa që ka agjenda e gjelbër”, tha Balluku.

“Unë uroj shumë në këtë 20-vjetor që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të gjejnë rrugën e tyre sa më të lehtë drejt sigurimit të energjisë, nga ana tjetër sidomos përsa i përket pjesës së interkonjektivitetit që është një çështje e rëndësishme që diskutohet në tavolinat tona, por që nga ana tjetër duhet të bëjmë më shumë, ashtu siç Shqipëria tashmë është e lidhur me Maqedoninë e Veriut, me Greqinë dhe jemi duke punuar intensivisht për një lidhje nën ujore me Italinë”, deklaroi Balluku, teksa falënderoi Komisionin Europian, Komisionerin Europian për Energjinë dhe Sekretariatin e Energjisë për të gjithë punën e bërë në gjithë këto vite dhe të gjithë mbështetjen që na kanë dhënë.

Takimi i Traktatit të Komunitetit të Energjisë në Athinë
1 nga 10

/e.xh/j.p/

 

The post Traktati i Komunitetit të Energjisë, Balluku: Shqipëria po zhvillohet drejt energjisë së rinovueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ZRRE thotë se Gjykata sot refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut

9 July 2025 at 14:52

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) informon opinionin publik se sot, më 09.07.2025, ka pranuar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë në dy raste të ndara, me të cilat është refuzuar kërkesa për vendosjen e masës së sigurisë ndaj Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të publikuar nga ZRRE më 12 mars 2025.

Kërkesat për masën e sigurisë janë parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Shoqata e Prodhuesve të Kosovës (SHPK).

ZRRE pohon se në arsyetimin e saj, Gjykata ka theksuar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë:

• Promovon konkurrencë më të madhe ndërmjet furnizuesve,

• Nxit presion për çmime më të ulëta dhe shërbim më cilësor për konsumatorët,

• U mundëson furnizuesve të ofrojnë oferta më të favorshme dhe zbritje,

• Rrit efikasitetin në sektorin energjetik, duke nxitur kompanitë të menaxhojnë më mirë kostot dhe të ofrojnë shërbime më të besueshme – në interes të konsumatorëve dhe publikut në përgjithësi.

“Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar provat e paraqitura nga paditësit, përfshirë formularët e deklarimit vjetor për tatimin në të ardhurat e korporatave, dhe ka konstatuar se bizneset në fjalë nuk kanë dëshmuar se kanë më pak se 50 punëtorë, ndonëse kanë vërtetuar qarkullim vjetor nën 10 milion euro. Në mungesë të përmbushjes së të dy kritereve njëkohësisht, Gjykata ka konstatuar se ZRRE ka vepruar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Tutje, ZRRE rikujton se obligimet ligjore që dalin nga Neni 3 pika 1.72 dhe neni 37 i Ligjit Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, i cili është në fuqi që nga viti 2016 dhe përcakton qartë se ndërmarrjet ekonomike që kanë më shumë se 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim vjetor, nuk kanë të drejtë për furnizim me shërbim universal, dhe duhet të furnizohen në tregun e lirë të energjisë elektrike.

“ZRRE fton të gjitha bizneset që i plotësojnë kriteret ligjore për të dalë në treg të hapur, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për gjetjen e Furnizueseve që të furnizohen me energji përmes tregut të lirë, duke shfrytëzuar përfitimet që sjell konkurrenca”, vijon njoftimi.

Po ashtu, në komunikatë tuhet se ZRRE mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke siguruar një treg të hapur, funksional dhe në përputhje me standardet evropiane. /Telegrafi/

The post ZRRE thotë se Gjykata sot refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut appeared first on Telegrafi.

Pezullohet transporti publik në kryeqytet/ Ndërprerja e energjisë elektrike godet vendin

4 July 2025 at 16:43

“Për momentin mund të konfirmojmë se ka një ndërprerje të energjisë elektrike në rrjetin tonë elektrik”, tha për AFP Hana Klimova, një zëdhënëse e operatorit të rrjetit CEPS.

Një pjesë e Republikës Çeke mbetën pa energji elektrike të premten pas një ndërprerjeje të madhe të energjisë elektrike, njoftoi operatori i rrjetit elektrik të vendit.

“Ndërprerja ka prekur një pjesë më të madhe të Republikës Çeke”, shtoi ajo. Kryeministri Petr Fiala e përshkroi atë si një situatë “të jashtëzakonshme dhe të pakëndshme” në një postim në X. Ministri çek i Transportit, Martin Kupka, tha se linjat e trenave në pesë nga 14 rrethet e vendit ishin ndalur, përfshirë kryeqytetin, Pragën .

Menjëherë pas raportimeve të para për ndërprerjen e energjisë, CEPS tha se shkaku ishte një linjë e rrëzuar e energjisë. Ai shtoi se furnizimi me energji elektrike ishte rikthyer në shumicën e zonave të prekura.

Rrjeti i metrosë së Pragës u ndërpre përkohësisht, por linjat A dhe C u rivendosën brenda vetëm 15 minutash, dhe linja B u rivendos brenda gjysmë ore. E.ON, kompania që drejton rrjetin në pjesën jugore të vendit, tha se furnizimi i saj nuk ishte prekur.

Polonia fqinje tha gjithashtu se nuk kishte regjistruar ndonjë problem. Ndërprerja e energjisë elektrike në Çeki vjen disa muaj pasi një ndërprerje edhe më e madhe e çoi Spanjën dhe Portugalinë në errësirë ​​për disa orë.

Ky incident ishte rezultat i një “rritjeje të tensionit”, por në atë kohë kishte pasur frikë se gadishulli Iberik kishte rënë viktimë e një sulmi kibernetik. Ndërprerja e energjisë elektrike e së premtes vjen gjithashtu pas një vale të nxehti që goditi Evropën së fundmi . Energjia elektrike bëhet veçanërisht e rëndësishme për të vënë në punë ventilatorët ose sistemet e tjera të ftohjes.

Megjithatë, të premten, Praga regjistroi temperatura vetëm rreth 25 gradë Celsius (77 Fahrenheit), më të ulëta nga 34 gradët e regjistruara të enjten.

The post Pezullohet transporti publik në kryeqytet/ Ndërprerja e energjisë elektrike godet vendin appeared first on Sot News | Lajme.

PAMJE/ Kapet shefi për lexuesit e matësve të energjisë në Vlorë, për çfarë akuzohet

By: Besnik
25 June 2025 at 15:21

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shefin për lexuesit e matësve të energjisë elektrike të OSSH-së në Vlorë.

35-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi u kap në flagrancë duke marrë 100 euro nga një subjekt privat, me qëllim favorizimin për pagesën e energjisë elektrike, përmes ndërhyrjes në aparatin matës.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi 42-vjeçar L. H., për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi u konstatua së bashku me shtetasin M. S., duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kuadër të operacionit “Matësi”, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100 euro, dy celularë dhe një automjet.

 

Njoftimi i plotë i policisë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni  policor i koduar “MATËSI”, goditet një rast i korrupsionit dhe i shpërdorimit të detyrës.

Kapet në flagrancë duke marrë para për të favorizuar një subjekt privat dhe vihet në pranga punonjësi i OSSH-së.

Vihet në pranga dhe 42-vjeçar që theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të shoqëruar punonjësin e OSSH-së, gjatë aktit korruptiv.

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “MATËSI”.

Si rezultat i operacionit u arrestua për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi:

  1. S., 35 vjeç, me detyrë shef ekipi për lexuesit e matësave të energjisë elektrike, pranë OSSH Vlorë.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë 100 euro nga një subjekt privat, me qëllim favorizimin për pagesën e energjisë elektrike, nëpërmjet ndërhyrjes në aparatin matës.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi L. H., 42 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi u konstatua së bashku me shtetasin M. S., duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kuadër të këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100 euro, 2 celularë dhe 1 automjet.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PAMJE/ Kapet shefi për lexuesit e matësve të energjisë në Vlorë, për çfarë akuzohet appeared first on Euronews Albania.

OEK letër Kurtit, bizneset kërkojnë shtyrjen e kalimit në tregun e lirë të energjisë

25 June 2025 at 13:49

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në emër të komunitetit të bizneseve dhe të gjitha shoqatave përfaqësuese, i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përmes së cilës shpreh shqetësimin serioz për vendimin e qeverisë për kalimin e kompanive kosovare në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera bëhet e ditur se një vendim i tillë, i zbatuar pa përgatitje të mjaftueshme dhe pa mekanizma mbrojtës, do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë e vendit, veçanërisht në sektorët e prodhimit dhe transportit.

“Një rritje e tillë e çmimeve, e kombinuar me kalimin në tregun e lirë pa përgatitje të duhur dhe pa mekanizma mbrojtës, do të ishte një goditje e rëndë për ekonominë e Kosovës. Bizneset, veçanërisht ato në sektorët e prodhimit dhe transportit, do të përballen me kosto shtesë të papërballueshme, duke rrezikuar qëndrueshmërinë e tyre dhe duke shkaktuar humbje të vendeve të punës. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në shkëputjen e zinxhirët furnizues dhe në ngritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, duke dëmtuar ndjeshëm fuqinë blerëse të qytetarëve”, thuhet në letrën e OEK-ut.

Tutje OEK kërkon nga Qeveria që me urgjencë të shqyrtojë shtyrjen e këtij vendimi, duke e konsideruar si të domosdoshme një qasje më graduale dhe të koordinuar me sektorin privat.

“Ne, përfaqësuesit e bizneseve në Republikën e Kosovës, besojmë fuqishëm se do të ishte shumë e dobishme që Qeveria e Kosovës të merr si model strategjinë e re industriale të Mbretërisë së Bashkuar si një pikë kthese, duke ia dhënë përparësi uljes së kostove të energjisë elektrike për bizneset, veçanërisht në sektorët kryesorë si prodhimi. Si rezultat i problemeve ekonomike globale, një fokus i kësaj strategjie është pikërisht sigurimi i një furnizimi të qëndrueshëm dhe me kosto efektive të energjisë, sepse një qasje e tillë është thelbësor për të nxitur investimet, për të krijuar vende pune dhe për të rritur kapacitetet konkurruese të ekonomisë sonë”, thuhet tutje në letër.

Sipas OEK-ut, kjo qasje afatgjatë dhe e koordinuar me sektorin privat do t’i japë bizneseve sigurinë e nevojshme për t’u zhvilluar në mënyrë të sigurt nga njëra anë dhe nga ana tjetër, duke mbrojtur njëkohësisht qytetarët nga rritja e çmimeve. /Telegrafi/

The post OEK letër Kurtit, bizneset kërkojnë shtyrjen e kalimit në tregun e lirë të energjisë appeared first on Telegrafi.

Oda Amerikane kërkon nga ZRRE të pezullojë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë pas aktvendimeve gjyqësore

25 June 2025 at 13:17

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit shqetësimet e saj të thella përkitazi me zbatimin e liberalizimit të tregut të energjisë, në dritën e aktvendimeve të fundit gjyqësore që pezullojnë ekzekutimin e vendimeve të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në të paktën dy raste të ndara, Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur në favor të kompanive individuale që kontestojnë vendimet e ZRRE-së, duke pezulluar kështu zbatimin e tyre deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.

“Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se dy gjyqtarë të ndryshëm, në raste të ndara gjyqësore, kanë arritur në të njëjtin përfundim, pezullimin e vendimeve të ZRRE-së në pritje të akgjykimeve përfundimtare. Kjo qasje e qëndrueshme gjyqësore reflekton shqetësimet në lidhje me ndikimin potencial të këtyre vendimeve në treg, dhe si e tillë nuk mund të injorohet si rastësore ose specifike për një a dy raste”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se edhe pse këto aktvendime aktualisht zbatohen vetëm për një numër të kufizuar kompanish, implikimet e tyre shtrihen shumë më tej.

“Vazhdimi i zbatimit të masave të liberalizimit nga ana e ZRRE-së, derisa dy kompani aktualisht përfitojnë nga pezullimet e urdhëruara nga gjykata e të tjerat mbeten në pritje të aktvendimeve gjyqësore ose nisjes së procedurave ligjore, krijon një mjedis të pasigurisë juridike dhe të diskriminimit ekonomik”.

Oda Amerikane siç thuhet në njoftim beson fuqishëm se reformat, përfshirë ato në sektorin e energjisë, duhet të drejtohen nga parimet e drejtësisë, parashikueshmërisë dhe trajtimit të barabartë para ligjit.

“Në këto rrethana, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të pezullojë menjëherë zbatimin e masave të kontestuara të liberalizimit derisa gjyqësori të japë qartësi përmes vendimeve përfundimtare mbi të gjitha ankesat përkatëse. Vetëm një treg i drejtë, transparent dhe plotësisht funksional mund të ofrojë një rrugë të qëndrueshme përpara , e ku të gjitha kompanitë, pavarësisht nga madhësia ose kapaciteti ligjor, veprojnë në kushte të barabarta”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Oda Amerikane kërkon nga ZRRE të pezullojë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë pas aktvendimeve gjyqësore appeared first on Telegrafi.

Pastrimi i energjisë: çfarë është dhe si mund ta transformojë mirëqenien tonë

By: gaze tare
19 June 2025 at 19:25

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë mënyra natyrale për të përmirësuar shëndetin mendor dhe emocional, “pastrimi i energjisë” po fiton popullaritet si një praktikë që ndihmon në largimin e energjive negative dhe në rikthimin e balancës së brendshme.

Pastrimi i energjisë është një proces që synon të largojë ngarkesat emocionale, tensionet dhe ndjesitë e padukshme që ndikojnë në trupin dhe mendjen tonë. Kjo praktikë mund të përfshijë teknika si: përdorimi i shkopinjve të shenjtë (si “sage” apo “palo santo”), meditimi, vizualizimi, kristalet, frekuencat e tingujve dhe madje edhe pastrimi i ambientit ku jetojmë.

Sipas ekspertëve të mirëqenies holistike, pastrimi i energjisë ndihmon për:

-Reduktimin e stresit dhe ankthit

-Përmirësimin e gjumit dhe fokusit mendor

-Ndjesinë e lehtësisë dhe qetësisë së brendshme

-Rritjen e vetëbesimit dhe qartësisë emocionale

Kjo metodë nuk është e rezervuar vetëm për personat spiritualë, por gjithnjë e më shumë praktikohet edhe nga njerëz që thjesht duan të çlirohen nga energjitë e rënda të përditshmërisë.

Në një botë gjithnjë e më e zhurmshme dhe stresuese, pastrimi i energjisë mund të jetë një ritual i thjeshtë, por jashtëzakonisht efektiv për të rigjetur balancën dhe mirëqenien.

The post Pastrimi i energjisë: çfarë është dhe si mund ta transformojë mirëqenien tonë appeared first on iconstyle.al.

Kartel në transmetimin e energjisë/ EFT dhe NOA e Gent Sulës i shesin Kosovës energji me 800 euro

By: Ardit
11 June 2025 at 10:48

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kallëzuar në sekretariatin e Komunitetit të Energjisë kompanitë EFT dhe NOA Energy për kartel kundër qytetarëve të Kosovës. Përmes një shkrese zyrtare, Janina Ymeri nga LDK ka kërkuar hetim dhe ndërhyrje urgjente për të ccmontuar skemën që sipas saj u ka grabitur miliona euro qytetarëve të Kosovës. “Provat e pakundërshtueshme […]

The post Kartel në transmetimin e energjisë/ EFT dhe NOA e Gent Sulës i shesin Kosovës energji me 800 euro appeared first on BoldNews.al.

Plani i qeverisë për të moshuarit: nga pensioni i 13-të, te heqja e taksave dhe ulja e çmimit të energjisë

By: V K
9 June 2025 at 11:39

Qeveria shqiptare, ka miratuar Strategjinë e Moshimit dhe Planin e Veprimit 2025-2030, një dokument gjithëpërfshirës që synon përmirësimin e jetesës së të moshuarve në vend, përmes lehtësirave ekonomike, rritjes së pensioneve dhe mbështetjes sociale.

Sipas planit të publikuar, të moshuarit pritet të përfitojnë një pension të 13-të, ndërsa pensioni mesatar në qytet do të rritet nga 18,341 lekë aktualisht në mbi 27,511 lekë deri në vitin 2030.

Në zonat rurale, pensioni parashikohet të arrijë në 16,576 lekë. Paralelisht, qeveria synon indeksimin e diferencuar të pensioneve sipas të ardhurave, me fokus në rritjen e pensioneve më të ulëta.

Lehtësira për të moshuarit:

Heqje e taksës së pronës për personat mbi 60-vjeç;

Heqje e taksës vjetore për automjetet për të moshuarit mbi 65 vjeç;

Ulje e çmimit të energjisë elektrike dhe përfshirja në listën e “klientit në nevojë”;

Karta e pensionistit do të lëshohet nga të gjitha bashkitë, duke siguruar përfitime si transport publik falas, lehtësira në strehim dhe shërbime publike;

Rishikim i listës së barnave të rimbursueshme, në favor të të moshuarve me sëmundje kronike si diabet, Alzheimer, Parkinson, apo probleme të shëndetit mendor.

Për pensionistët që vijojnë të punojnë, plani parashikon ulje të tatimit mbi pagën dhe bonuse sipas performancës.

Qeveria thekson se këto masa do të shoqërohen me fushata informuese për të rritur ndërgjegjësimin mbi të drejtat dhe mundësitë e kësaj kategorie.

Reforma e pensioneve gjithashtu parashikon rritjen graduale të moshës së daljes në pension, me qëllim barazimin më të shpejtë të saj për burrat dhe gratë, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian. Në këtë kuadër do të rishikohet edhe formula e përllogaritjes së pensioneve dhe ligji për sigurimet shoqërore.

Plani përfshin gjithashtu:

Përjashtim nga taksa e pronës për pensionistët me pension social ose minimal;

Fondi i kontigjencës për mbrojtjen e të moshuarve në raste krizash;

Bonusi i qirasë për të moshuarit pa strehë;

Mbështetje për të vetmuarit me humbje të autonomisë.

Ky dokument shënon një ndër ndërhyrjet më të gjera të dekadës së fundit për përballimin e plakjes së popullsisë në Shqipëri, që sipas ekspertëve, është ndër sfidat më të mëdha afatgjata për vendin.

The post Plani i qeverisë për të moshuarit: nga pensioni i 13-të, te heqja e taksave dhe ulja e çmimit të energjisë appeared first on Albeu.com.

Prizreni përfiton nga projekti për efiçiencë të energjisë në banesat sociale

9 June 2025 at 10:55

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit dhe ata të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për ndërtesat shumë-banesore sociale”. Në ceremoni ka qenë e pranishme edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë, në projektin e zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, do të investohen 478 mijë euro me mbështetje 90% nga Qeveria e Republikës së Kosovës përmes grantit të Bashkimit Evropian dhe me pjesëmarrjen e komunës prej 10%.

Ministrja Rizvanolli ka theksuar se kur është dizajnuar pakoja emergjente e BE-së për energji, “një prej sfidave ka qenë balancimi i dy objektivave të sistemit të energjisë në njërën anë dhe nga ana tjetër të siguruarit që po i prekim shtresat më të ndjeshme”.

“Duke i pas parasysh sfidat e qasjes te kjo kategori, kemi menduar se targetimi i banesave sociale është një mënyrë më e mirë, pasi është numër i madh i familjeve”, ka thënë Rizvanolli, duke shprehur bindjen se këto familje, këtë dimër do ta kalojnë më ngrohtë.

Nga investimet në tri ndërtesa shumë-banesore sociale, sipas njoftimit, do të përfitojnë 250 banorë. Në ndërtesa do të kryhen punime në izolimin e mureve të jashtme, ndërrimin e dritareve dhe dyerve të hyrjes, termoizolimin e kulmit, do të vendoset sistemi i ngrohjes me kondicioner ajri, renovimi i hyrjeve, vendosja e interfonisë dhe masat për mbrojtje kundër zjarrit/detektorët e tymit.

Projekti në Prizren është pjesë e një programi të gjerë në nivel vendi, ku tashmë kanë filluar punimet në 12 komuna të tjera, ku përfshihet renovimi i 28 ndërtesave sociale, me një vlerë totale prej mbi 6 milionë euro, ka bërë të ditur Ministria e Ekonomisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit përveç ministres Rizvanolli kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, drejtor menaxhues i FKEE-së, Driton Hetemi dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. /Telegrafi/

The post Prizreni përfiton nga projekti për efiçiencë të energjisë në banesat sociale appeared first on Telegrafi.

Bizneset paralajmërojnë protestë më 11 qershor, kërkojnë reflektim nga Qeveria për tregun e lirë të energjisë elektrike

5 June 2025 at 14:56

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se më 11 qershor do të organizohet një protestë nga bizneset në sheshin e Prishtinës, nëse Qeveria nuk reflekton lidhur me vendimin për daljen në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Kështu deklaroi Rafuna, pas takimit që kanë pasur me përfaqësues të bizneseve, transmeton Telegrafi.

“Takimin që e kishim me bizneset të cilat janë të prekur nga dalja në treg të lirë të energjisë, një pjesë e tyre ishin prezent, u pajtuam që t’i bëjmë thirrje qeverisë që të reflektojë, të na jepet mundësia e një faze të tranzicionit që kemi kërku më herët, të përgatitet tregu, të përgatitet një paketë që e përcjell gjatë kësaj faze të tranzicionit për të dalë në treg të lirë dhe biznesi të kalojë në tregun e lirë në datën që do të dakordohemi të gjithë bashkë. Në rast se nuk do të ketë reflektim, atëherë bizneset bashkë me punëtorët ditën e mërkurë do të dalim në shesh në orën nga ora 11:00 deri në ora 12:00 për ta shpreh pakënaqësinë që e kemi lidhur me këtë vendim dhe për mos reflektimin e qeverisë së Kosovës”, tha Rafuna.

Ai kërkoi nga institucionet që të respektojnë kërkesën e komunitetit të biznesit dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.

“Për këtë arsye, në emër të bizneseve kërkoj nga Qeveria e Kosovës që të respektojë pjesën e tranzicionit për shkak të rrethanave dhe kushteve ku jemi, dhe ta gjejmë një zgjidhje që ta menaxhojmë sa më mirë dhe të mos ketë nevojë që bizneset të dalin në shesh për të protestuar”, shtoi ai.

Ndryshe, sot ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka ftuar bizneset të marrin pjesë në seminarin që do të mbahet mbi aspektet teknike të furnizimit me energji elektrike në tregun e hapur.

Rizvanolli thotë se në takim do të adresohen çështjet kryesore që janë ngritur së fundi në takim me bizneset dhe furnizuesit.

Seminari informues është planifikuar të mbahet me 10 dhe 11 qershor.

Bizneset para disa ditësh kanë protestuar në Prishtinë./Telegrafi/

The post Bizneset paralajmërojnë protestë më 11 qershor, kërkojnë reflektim nga Qeveria për tregun e lirë të energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.

Fejzullahu: ZRrE ka filluar hetimet për çmimet e energjisë elektrike gjatë vitit 2024

31 May 2025 at 21:46

Bizneset e mëdha që nga 01.06.2025 do të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike dhe kjo ka ngjallur reagime të shumta, deri te organizimi i protestave nga këto biznese.

Atyre u duhet të marrin oferta nga furnizuesit e licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe të furnizohen nga ta me rrymë.

Për manipulimet e mundshme nga furnizuesit me çmimet që mund të iu ofrojnë bizneseve, Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të ZRRE-së thotë se nuk kanë mundësi furnizuesit të bëjnë çfarë duan.

“ZRRE është në monitorim të përhershëm të furnizuesve, kushdo që keqpërdor, ZRRE i merr masat. E kemi dëshmuar edhe në të kaluarën kur furnizuesit kanë marr dënime për shkak se nuk kanë operuar sipas licencës. Para dy viteve kemi dënuar KESCO-n dhe KEDS-in me rreth 11 milionë euro, KEK-un me 3.2 milionë dhe KOSTT-in me 500 mijë euro”, ka deklaruar Fejzullahu.

Tutje ai ka treguar se në dhjetor të vitit 2024 ka filluar një hetim për çmimet e energjisë elektrike.

Ai thotë se nuk mund të ndaj shumë me publikun për këto hetime sepse mund të dëmtohen ato por që po presin edhe informata nga rregullatorët e rajonit.

Fejzullahu tregon se hetimet mund të zgjasin me vite por që ZRRE do i koordinoj hetimet edhe me rregullatorët tjerë sepse ka dyshime për manipulime edhe më gjerë se në Kosovë. /Kallxo/

The post Fejzullahu: ZRrE ka filluar hetimet për çmimet e energjisë elektrike gjatë vitit 2024 appeared first on Telegrafi.

Bizneset në tregun e lirë për energji elektrike, ​PDK nis betejën ligjore për anulimin e vendimit të ZRRE-së

30 May 2025 at 10:43

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur sot betejën ligjore, përmes një kundërshtimi administrativ ndaj njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, me të cilin nga data 1 qershor 2025 parashihet largimi i një numri të madh biznesesh nga furnizimi përmes shërbimit universal dhe kalimi i tyre në tregun e lirë të energjisë.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media, ka thënë se ky vendim që prekë drejtpërdrejt rreth 1,300 biznese dhe mbi 140 mijë punëtorë.

“ZRRE ka vepruar pa marrë parasysh reagimet e shoqërisë civile, odave ekonomike dhe organizatave profesionale, dhe pa përmbushur as parakushtet që vetë i kishte përcaktuar për një proces të sigurt dhe të drejtë të liberalizimit të tregut. Ky vendim është marrë në mungesë të një analize të konkurrencës, si dhe pa konsultim me institucionet përgjegjëse, si Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Zyra e Ndihmës Shtetërore. Siç ka vërejtur qartë edhe Institucioni i Avokatit të Popullit, ky vendim cenon interesat legjitime të një komuniteti të gjerë ekonomik, duke krijuar kushte për një krizë të re sociale në vendin tonë”, theksoi ai.

PDK i ka bërë thirrje ZRRE-së ta pezullojë menjëherë zbatimin e këtij vendimi, në të kundërtën pas 15 ditësh PDK do të procedojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku do të kërkohet që sa më parë t’i vihet masë e përkohshme zbatimit të tij.

“Situata bëhet edhe më alarmante për shkak të pozitës dominuese të KESCO-s në treg, ndërkohë që shumica e operatorëve të tjerë të licencuar nuk janë prodhues, por vetëm tregtarë të energjisë, që ofrojnë çmime deri në 280% më të larta. Kjo provon qartë se kushtet për një treg të hapur, të drejtë dhe konkurrues nuk ekzistojnë. Prandaj, PDK i bën thirrje ZRRE-së që të pezullojë menjëherë zbatimin e këtij njoftimi, se ky as vendim nuk është. E kanë lëshuar si njoftim për t’i ikur ballafaqimit ligjor”, theksoi Tahiri.

Ai njoftoi se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë është MDA, kompani e themeluar nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.

“Luan Dalipi është themelues dhe njëkohësisht ka qenë pronar i kësaj kompanie. Pra, MDA e shefit të stafit të kryeministrit, që sot drejtohet nga Driton Dalipi, ka aplikuar për licencë për furnizim me energji elektrike në vendin tonë. Në njërën anë, kryeministri e dërgon vëllain në Departamentin për Shitblerje të Energjisë Elektrike në KEK dhe në anën tjetër shefi i stafit të kryeministrit kërkon licencë që këtyre kompanive që i kanë qitë në treg të lirë t’iu shesë energji elektrike”, shtoi Tahiri.

PDK gjatë ditës do t’ua dërgojë edhe kundërshtimin e plotë administrativ kundër aktit real – njoftimit publik mbi liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë./Telegrafi/

The post Bizneset në tregun e lirë për energji elektrike, ​PDK nis betejën ligjore për anulimin e vendimit të ZRRE-së appeared first on Telegrafi.

ZRrE thotë se liberalizimi i tregut për energji nis më 1 qershor, pavarësisht kundërshtimeve

22 May 2025 at 17:52

Zyra e Rregullatorit për Energji mbajti sot takim me furnizuesit e licencuar për furnizim me energji elektrike në vend, ku u tha se janë përmbushur kushtet e nevojshme për fillimin e funksionimit të tregut të liberalizuar të energjisë elektrike më 1 qershor pavarësisht kundërshtimeve se kjo do të dëmtojë bizneset.

Në takim morën pjesë edhe furnizues të licencuar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke reflektuar njohjen reciproke të licencave ndërmjet vendeve të rajonit.

Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji në takim me furnizuesit e licencuar, theksoi rëndësinë e transparencës dhe informimit të saktë të konsumatorëve gjatë këtij tranzicioni.

Ai nënvizoi se roli i rregullatorit do të mbetet kyç në monitorimin dhe garantimin e një tregu të drejtë dhe konkurrues.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi rëndësinë e përgatitjeve të përbashkëta për kalim të suksesshëm drejt tregut të liberalizuar të energjisë elektrike, ndërsa furnizuesit e licencuar shprehën gatishmërinë për të ofruar ofertat për konsumatorët që shprehin interes për furnizim në tregun e lirë.

Po ashtu, ata u zotuan për një bashkëpunim të vazhdueshëm me ZRRE-në dhe për ofrimin e informacioneve të nevojshme për konsumatorët që kërkojnë sqarime lidhur me kalimin në tregun e liberalizuar.

Në takim u konstatua se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin e funksionimit të tregut të liberalizuar të energjisë elektrike, i cili do të nisë zyrtarisht më 1 qershor 2025.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka paralajmëruar sot se do të nisë betejën ligjore për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për liberalizimin e shpejtë të tregut të energjisë, pasi është marrë pa një analizë të mirëfilltë dhe pa asnjë konsultim me palët e interesit, raporton KosovaPress.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë njoftoi sot se nga nëntëmbëdhjetë kompani për të cilat Zyra e Rregullatorit të Energjisë thotë se kanë marrë licencë për furnizim me energji elektrike, është vetëm KESCO që po ofron në gjë të tillë, por me çmim shumëfish më të lartë se çmimi aktual.

Ne vlerësojmë se Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, po merr vendime dhe po ndërron kriteret sa i përket të punësuarve, thotë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.

Ndërsa deri më tani ka vlejtur vetëm kriteri që kompanitë me mbi 50 punëtorë dhe ato deri në 10 milionë euro qarkullim do të dalin në treg të hapur të energjisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është njoftuar se në kriterin e ri, të vendosur nga Zyra e Rregullatorit për Energji, janë përfshirë edhe kompanitë që kanë deri në 50 punëtorë. /Telegrafi/

The post ZRrE thotë se liberalizimi i tregut për energji nis më 1 qershor, pavarësisht kundërshtimeve appeared first on Telegrafi.

Sulmet paraushtarake të Sudanit sjellin në qytet ndërprerje të energjisë elektrike

6 May 2025 at 15:17

Sulmet me dronë kanë goditur një termocentral të madh në qytetin sudanez të Port Sudanit, duke shkaktuar një “ndërprerje të plotë të energjisë elektrike”, tha ofruesi i energjisë elektrike i vendit.

Shpërthime dhe zjarre të mëdha janë raportuar pranë aeroportit kryesor ndërkombëtar të qytetit, ndërsa një forcë paraushtarake ka synuar qytetin kyç për të tretën ditë radhazi.

Fluturimet janë anuluar pasi dronët goditën aeroportin ndërkombëtar dhe një hotel pranë pallatit aktual presidencial, thonë raportet.

“Shoh një re të madhe dhe zjarr që përhapet përreth qytetit… dhe tani dëgjova gjithashtu se ishin si dy shpërthime të tjera të forta. Duket mjaft apokaliptike”, raporton mediat e huaja.

Tymi i zi i dendur mund të shihej në agim në horizontin e qytetit që dikur ishte i sigurt, ku mijëra njerëz që ikin nga lufta civile dyvjeçare kanë kërkuar strehim.

Të martën, kompania e energjisë elektrike e Sudanit tha se po vlerësonte dëmet në nënstacionin e saj, të cilat kanë ndërprerë furnizimin me ujë, shëndetësi dhe shërbime të tjera.

Një dron shënjestroi pjesën civile të aeroportit të Port Sudanit dhe një tjetër goditi bazën kryesore ushtarake në qendër të qytetit, thanë dëshmitarët për agjencinë e lajmeve AFP.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet paraushtarake të Sudanit sjellin në qytet ndërprerje të energjisë elektrike appeared first on Euronews Albania.

Ngërçi politik e shtrenjtimi i rrymës godasin prodhuesit vendor, paralajmërohet padi ndaj ZRRE-së

26 April 2025 at 17:31

Rritja e çmimit të energjisë elektrike 16. 1 për qind nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) do t’i dëmtojë bizneset, me theks të veçantë prodhuesit vendorë, thotë Skënder Krasniqi, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK). Krasniqi nënvizon se ky vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike do të çojë në rritjen e çmimeve të produkteve.

Krasniqi thekson se ZRRE nuk e ka marrë parasysh kërkesën e DhTIK për ndarjen e tarifave për prodhuesit vendorë, siç ndodh në vendet e tjera. Ndërsa, ai përmendi mundësinë që DhTIK dhe bizneset të ndërmarrin hapa ligjorë për të paditur ZRrE-në, duke kërkuar që Kuvendi të marrë masa kundër vendimit të bordit të ZRrE-së, i cili, sipas tij, ka sjellë efekte negative për bizneset dhe qytetarët.

Ai foli edhe për bllokadën që është krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit. Sipas tij, moskonstituimi i Kuvendit ka një impakt negativ në zhvillimin ekonomik.

“Çdo vonesë në krijimin e institucioneve ndikon negativisht edhe tek bizneset vendore dhe të huaja, sepse jep një pasiguri. Shpresojmë se Kuvendi shumë shpejt do të krijojë qeverinë, do të mblidhet në Parlament dhe të kemi mundësi të komunikojmë dhe të kemi një bashkëpunim më të mirë… Realisht kemi një qeveri në dorëheqje, me të cilën mund të komunikojmë, por fatkeqësia ka qenë se edhe kur ka qenë qeveria në mandatin e plotë, nuk kemi pasur mundësi të kemi komunikim të zakonshëm dhe të mirë me shumicën e ministrive, sidomos me kryeministrin, sepse të gjitha i ka deleguar dhe si DhTIK nuk kemi mundur të aranzhojmë për katër vite një takim për t’i treguar shqetësimet. Kështu po shpresojmë që me Parlamentin e ri dhe Qeverinë e re ky komunikim të rritet dhe të kemi mundësi të adresojmë sfidat që kanë bizneset, por edhe mundësitë që kanë bizneset për të rritur bashkëpunimin dhe punësimin, si dhe mirëqenien e qytetarëve”, thotë Krasniqi, në një intervistë për KosovaPress.

Në anën tjetër, ai thotë se vendimi për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike do të shkaktojë dëm tek bizneset dhe qytetarët. Ndërsa, ai thekson se ZRRE-ja ka injoruar kërkesat e këtyre të fundit për të mos marrë këtë vendim.

“Si DhTIK kemi mbajtur edhe konferencë dhe kemi dërguar kërkesë edhe kryeministrit dhe ZRrE-së që të mos shtrenjtohet rryma, të paktën të shtyhet për një vit shtrenjtimi i energjisë, sepse do të ketë efekte të këqija, sidomos tek prodhuesit, por në përgjithësi edhe tek bizneset e tjera, sepse do të ndikojë në rritjen e çmimeve në përgjithësi. Ajo nuk është marrë parasysh, dhe bizneset janë duke u munduar që të mos rrisin çmimet, por vështirësitë duhet të jenë të mëdha që të mos i rrisin. Do të ketë impakte edhe tek qytetarët, që do të kenë rritje të shpenzimeve. Fatkeqësisht kjo do t’i dëmtojë shumë, sidomos prodhuesit vendorë, sepse kemi kërkuar të ndahen tarifat për prodhuesit vendorë, për furra, që të mos ndikojnë në rritjen e çmimeve, siç ndahen në vendet e tjera, të mos jetë çmimi i njëjtë për furra, markete e prodhuesit vendor, që ndikojnë në zhvillimin e vendit. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ZRrE-ja ka injoruar kërkesat e bizneseve dhe qytetarëve, dhe ne do të përballemi edhe më këtë sfidë e cila nuk do të jetë e lehtë as për bizneset dhe qytetarët”, shprehet Krasniqi.

Ai gjithashtu tha se po shqyrtojnë mundësitë që si biznese të padisin ZRrE-në dhe po ashtu të kërkojnë nga Kuvendi që, pas konstituimit të tij, të merren masa ndaj ZRrE-së.

“Ne po shikojmë mundësitë që edhe si biznese të padisim ZRrE-në dhe të kërkojmë nga Kuvendi, me konstituimin e saj, që të merren masa ndaj ZRrE-së, sepse këto efekte negative janë rezultat i vendimit të bordit të ZRrE-së”, deklaron Krasniqi.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë më 11 prill bëri të ditur se rritja e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është 16.1 për qind. Qytetarët e Kosovës nga muaji maj do të paguajnë 16. 1 për qind më shtrenjtë për energjinë elektrike. Kështu kishte thënë kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, ka shkaktuar reagime të shumta nga bizneset, subjektet politike dhe qytetarët, madje kishte edhe disa protesta në Prishtinë./kp/Telegrafi/

The post Ngërçi politik e shtrenjtimi i rrymës godasin prodhuesit vendor, paralajmërohet padi ndaj ZRRE-së appeared first on Telegrafi.

Kurti dhe Rizvanolli vizituan banesat sociale në Hajvali: Po investohet për efiçiencë të energjisë

22 April 2025 at 15:32

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe me drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Driton Hetemi, vizituan dy ndërtesa shumë-banesore sociale në Hajvali, në të cilat po investohet për efiçiencë të energjisë.

Sipas një njoftimi për media këto ndërtesa, që janë ndërtuar në vitin 2017, janë vendbanim për mbi 500 banorë apo 100 familje.

Tutje në njoftim thuhet se në njërin bllok banojnë 50 familje të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse në bllokun tjetër banojnë 50 familje të skemës së asistencës sociale.

“Për vite me radhë, ato kanë pasur mure të pa izoluara, dritare të dobëta dhe mungesë të ngrohjes adekuate. Me investimet që po bëhen tani, përmes masave të efiçiencës së energjisë, krahas kushteve më të shëndetshme për të gjithë banorët, ato familje do të kenë fatura më të ulëta dhe ngrohje/ftohje më efikase. Në kuadër të kësaj mase, krahas termoizolimit në objekte, secila njësi banesore po ashtu do të pajisjet me nga një klimë efiçiente”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjatë njoftimit thuhet se gjatë vizitës Kurti u njoftua me mbarëvajtjen e punimeve, hapësirat e përbashkëta të banorëve që jetojnë aty dhe me rezultatet e punës së deritanishme, ku sipas auditimit të fundit të energjisë kursimet në konsum të energjisë në këto dy ndërtesa janë rreth 40%.

“Gjatë vizitës u theksua se në disa prej ndërtesave publike, spitale e shkolla, të cilat janë izoluar në kuadër të investimeve për efiçiencë të energjisë, kursimi i energjisë ka arritur deri në 90%. Këto rinovime po bëhen nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё me mbështetje nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes grantit nga Bashkimi Evropian (me 90%) dhe pjesëmarrje të Komunës së Prishtinës (me 10%). Në gjithë vendin, janë gjithsej 25 ndërtesa të tilla që janë duke u rinovuar, në të cilat banojnë mbi 750 familje”.

Siç thuhet në njoftim me masat për efiçiencë të energjisë, deri më tani kemi mbështetur mbi 3,000 familje për izolimin e shtëpive të tyre, mbi 40,000 familje kanë përfituar pajisje për ngrohje dhe panele solare për prodhim të energjisë për vetëkonsum, dhe kemi rinovuar 125 ndërtesa publike, kryesisht shkolla dhe spitale. /Telegrafi/

The post Kurti dhe Rizvanolli vizituan banesat sociale në Hajvali: Po investohet për efiçiencë të energjisë appeared first on Telegrafi.

Ministrja Balluku i përdor faqet e institucioneve si ‘mur’ për posterat e fushatës

18 April 2025 at 19:17

Mëngjesin e së enjtes në orën 9:56, ministrja e Infrastrukturës dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, shpërndau nga faqja e saj në Facebook një poster me premtime elektorale. “Brenda mandatit të katërt. Bypassi i Elbasanit. Bypassi i Sarandës,” shkruhet me kapitale në një sfond me ngjyrë vjollcë, mbi foto […]

The post Ministrja Balluku i përdor faqet e institucioneve si ‘mur’ për posterat e fushatës appeared first on Reporter.al.

Zyra Rregullatorit të Energjisë e Kosovës miraton tarifat e reja

By: user7
16 April 2025 at 10:15

Zyra Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE), më 16 prill ka miratuar tarifat e reja energjetike, të cilat janë të rritura për 16.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, ZRRE-ja ende nuk ka njoftuar se sa kushton kilovati për konsumatorët e amvisërisë, por edhe të bizneseve.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj. ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo vit më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues. Rritja e çmimit të tarifave vjen pasi bordi i ZRRE-së më 11 prill ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOSTT], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.

Çmimi i tanishëm i rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë brenda një muaji, është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh. Nga ora 22:00 deri në 07:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.

Kundër shtrenjtimit të rrymës, më 11 prill u mbajt një protestë në Prishtinë, në ditën kur ZRRE-ja miratoi kërkesat e operatorëve për rritjen e tarifave. Shtrenjtimin e kanë kundërshtuar edhe përfaqësues të bizneseve, sipas të cilëve, kjo do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tjera./ REL

The post Zyra Rregullatorit të Energjisë e Kosovës miraton tarifat e reja appeared first on Lapsi.al.

Shtrenjtimi i energjisë në Kosovë, ZRRE të mërkurën shqyrton ankesat e konsumatorëve

15 April 2025 at 22:06

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) do të mbajë nesër mbledhjen e radhës me fillim nga ora 08:30. Në rend dite sipas njoftimit, është shqyrtimi i propozimeve për aprovimin e tarifave të reja, si dhe trajtimi i ankesave të parashtruara nga konsumatorët.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë të premten e 11 prillit bëri të ditur se rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%, raporton KosovaPress. Qytetarët e Kosovës nga muaji maj do të paguajnë 16 për qind më shtrenjtë për energjinë elektrike. Kështu kishte thënë kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, ka shkaktuar reagime të shumta nga bizneset, subjektet politike dhe qytetarët, madje kishte edhe protesta.

Të premten, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka bërë thirrje sërish ZRrE-së që të mos shtrenjtojë energjinë elektrike. Në ditën kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë mbajti mbledhjen për të vendosur për këtë çështje, drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike në këtë kohë rrezikon vendet e punës. Veç tjerash, u ngrit shqetësimi edhe për procesin e shpejtë të liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë, për çka u kërkua që parlamenti të merret me këtë çështje.

Bizneset dhe qytetarët, u tha në konferencë për media, se nuk duhet të paguajnë dështimet e institucioneve.

Derisa Presidenca e Kosovës e kundërshtoi propozimin e ZRRE-së, Ministria e Ekonomisë tha se rritja nuk duhet t’i prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtrenjtimi i energjisë në Kosovë, ZRRE të mërkurën shqyrton ankesat e konsumatorëve appeared first on Euronews Albania.

❌
❌