Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Superkupa e Europës/ PSG-Tottenham, “blindohet” Udine me forca të shumta policie

By: armand
11 August 2025 at 20:01

Udine do të jetë një qytet i izoluar për Superkupën e Europës, e cila do të luhet të mërkurën në mbrëmje në orën 21:00 në Stadio Friuli midis Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur. Ndeshja është klasifikuar si me rrezik jashtëzakonisht të lartë nga autoritetet italiane dhe ndërkombëtare, dhe për këtë arsye, shefi i policisë Pasquale […]

The post Superkupa e Europës/ PSG-Tottenham, “blindohet” Udine me forca të shumta policie appeared first on BoldNews.al.

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

By: Ela
8 August 2025 at 10:49

Nga Ylli Manjani Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje të vendeve të tjera është majmunizëm, ata prap zgjedhin majmunin. Shkodranët bëjnë humor me fenë “tigli i majmunit”. Nejse, po rikthimi në kodin penal i tradhëtisë ndaj atdheut, në Shqipërinë tonë me 3 fé ose […]

The post Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka! appeared first on BoldNews.al.

Evropa Veriore goditet nga një valë të nxehti të papërjetuar më parë

By: M C
4 August 2025 at 17:51

Vendet nordike po përjetojnë një vapë vërtet të paparë.

”The Guardian” raporton se një stacion meteorologjik në pjesën norvegjeze të Arktikut regjistroi temperatura mbi 30 gradë Celsius për 13 ditë në korrik, ndërsa Finlanda pati tre javë radhazi me të njëjtën temperaturë.

Shkencëtarët thonë se kjo është seria më e gjatë e regjistruar që nga viti 1961 dhe 50% më e gjatë se rekordi i mëparshëm.

“Një valë vape vërtet e paparë është ende në kulmin e saj, me temperatura maksimale rreth 32-33°C”, tha Mika Rantanen, një klimatolog në Institutin Meteorologjik Finlandez, në një postim në mediat sociale.

“Rajonet e Arktikut kanë regjistruar gjithashtu tre javë temperatura mbi 25 gradë Celsius dhe mund të barazohen me rekordet e tyre të nxehtësisë së gushtit”, shtoi ai.

The post Evropa Veriore goditet nga një valë të nxehti të papërjetuar më parë appeared first on Albeu.com.

METEO – Evropa Veriore goditet nga një valë të nxehti të papërjetuar më parë

STOKHOLM, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Vendet nordike po përjetojnë një vapë vërtet të paparë.

”The Guardian” raporton se një stacion meteorologjik në pjesën norvegjeze të Arktikut regjistroi temperatura mbi 30 gradë Celsius për 13 ditë në korrik, ndërsa Finlanda pati tre javë radhazi me të njëjtën temperaturë.

Shkencëtarët thonë se kjo është seria më e gjatë e regjistruar që nga viti 1961 dhe 50% më e gjatë se rekordi i mëparshëm.

“Një valë vape vërtet e paparë është ende në kulmin e saj, me temperatura maksimale rreth 32-33°C”, tha Mika Rantanen, një klimatolog në Institutin Meteorologjik Finlandez, në një postim në mediat sociale.

“Rajonet e Arktikut kanë regjistruar gjithashtu tre javë temperatura mbi 25 gradë Celsius dhe mund të barazohen me rekordet e tyre të nxehtësisë së gushtit”, shtoi ai./   /os/

The post METEO – Evropa Veriore goditet nga një valë të nxehti të papërjetuar më parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PSG-Tottenham/ Portugezi Joao Pinheiro do të gjykojë finalen Superkupës së Europës

By: armand
30 July 2025 at 22:41

UEFA ka emëruar gjyqtarin portugez Joao Pinheiro për të arbitruar finalen e Superkupës së Europës të vitit 2025, ku do të përballen kampionët e Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, kundër fituesve të Ligës së Evropës, Tottenham Hotspur. Ndeshja do të luhet më 13 gusht 2025, në stadiumin “Bluenergy” në Udine, në orën 21:00. Pinheiro, një […]

The post PSG-Tottenham/ Portugezi Joao Pinheiro do të gjykojë finalen Superkupës së Europës appeared first on BoldNews.al.

Këshilli i Europës certifikon zgjedhjet/ Raporti I vëzhguesve të 11 majit prezantohet në Asamblenë parlamentare

By: xhir jeta
23 June 2025 at 15:25

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës u prezantuan gjetjet e vezhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas tyre, procesi i votimit në Shqipëri ka qënë transparent dhe i qetë. Raporti tha se administrata nuk i shpëtoi dot ndikimit.

“Delegacioni arriti në përfundimin se zgjedhjet ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale. Megjithatë, kishte një sfond shumë të polarizuar të zgjedhjeve. Kandidatët nuk po garonin në një nivel të barabartë. Edhe pse shumica e tyre ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht, disa u ankuan për frikësim.”

Megjithatë, Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës ka disa rekomandime për Shqipërinë, me nw krye depolitizimin e procesit zgjedhor

“Ne do të sugjeronim t’i jepet përparësi fushave të mëposhtme, duke iu drejtuar rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe OSBE-së në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe gjithëpërfshirëse, dhe gjithashtu të shqyrtohet politizimi i thellë i administratës zgjedhore, veçanërisht në nivele më të ulëta, të merren masa për të parandaluar blerjen e votave dhe të sigurohen që nuk ka përdorim të burimeve shtetërore nga pushteti partiak.”

Vëzhguesit ndëkombëtarë vlerësuan rolin e SPAK në zgjedhje, edhe pse struktura e posaçme është përballur me jo pak akuza nga opozita.

“Një përparim pozitiv ishte krijimi i një mekanizmi të ri koordinimi për të hetuar dhe ndjekur penalisht shkeljet zgjedhore. Delegacioni vlerësoi punën e bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, struktura speciale kundër korrupsionit kundër krimit të organizuar, e ashtuquajtura SPAK, si dhe nga zyra e prokurorit dhe Komisioni Qendror Zgjedhor, të cilat u koordinuan në mënyrë efektive për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.”

Po ashtu, në raportin e hartuar për Shqipërinë, vëzhguesit ndërkombëtarë bëjnë apel për rishikimin e rregullave të financimit të fushatës elektorale në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias./abcnews.al

Këshilli i Europës: Në Shqipëri prostitutat nuk trajtohen si viktima trafikimi

By: user 4
18 June 2025 at 14:08

Këshilli i Europës shprehet nëpërmjet raportit të ekspertëve të trafikimit të qenieve njerëzore GRETA se në Shqipëri ka rënie të ndjeshme të numrit të viktimave të trafikut të identifikuara në mënyrë zyrtare, – vetëm 28 gjatë periudhës së raportimit, – pavarësisht se thuhet se ka rritje të numrit të viktimave të dyshuara.

Raporti i Ekspertëve të GRETA u bë publik paraditen e sotme dhe jepet një pasqyrë e qartë e të dhënave për fëmijët, gratë, viktimat e trafikut dhe shtresave vunerabël në vend.

“Identifikimi i viktimave të trafikut shpesh varet nga bashkëpunimi i tyre në procedurat penale, gjë që është kundër standarteve ndërkombëtare”, vlerësojnë ekspertët e Këshillit të Europës.

Raporti vlerëson se shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve janë të nënpajisura me burime njerëzore dhe financiare, gjë që ndikon në parandalimin dhe trajtimin efektiv të rasteve të trafikut.

“Fëmijët e pashoqëruar ose të ndarë nga familja janë në rrezik të lartë të trafikimit për shkak të boshllëqeve në legjislacion dhe mungesës së shërbimeve për ta. Fëmijët e komuniteteve romë dhe egjiptianë përballen me vështirësi të mëdha për akses në edukim dhe regjistrim të lindjes”, shkruhet në raport.

Çështje të prostitucionit:

Shumë shpesh në media raportojmë lajme policore për arrestime në qendra masazhesh që shfrytëzohen për prostitucion. Por raporti vlerëson se në Shqipëri, edhe viktimat e trafikut trajtohen njëlloj si trafikantët.

“Viktimat e trafikimit shpesh ndëshkohen për prostitucion, ndërkohë që duhet të konsideroheshin si viktima të trafikimit. Mungojnë programe për ndihmën e grave që duan të largohen nga prostitucioni dhe mungojnë politika për të ulur kërkesën për shërbime nga viktimat e trafikimit”.

Raporti vlerëson se ka numër të ulët të ndjekjeve penale dhe dënimeve për trafikim, sidomos për trafikimin e fëmijëve.

“Viktimat nuk përfitojnë kompensim nga shteti ose autorët e krimeve; vetëm dy viktima kanë marrë vendim gjykate për kompensim, por asnjë nuk e ka përfituar realisht” thuhet në raport.

Dhe për të shtuar edhe pak piper në raport, aty thuhet se në Shqipëri mungon akomodimi i përshtatshëm për viktimat meshkuj të trafikimit, përpos se këta njerëz kanë vështirësi për të hyrë në tregun e punës, për të përfituar trajnim profesional apo arsimim.

Administrata:

Sa i përket strukturave në letër, në Shqipëri gjithçka është e vendosur në ligj apo në vendime qeverie, por ekspertët konstatojnë se zyra e Koordinatorit Kombëtar për Trafikun nuk ka burime të mjaftueshme për të kryer detyrat e saj.

“Nuk ka ende një Raportues Kombëtar të pavarur për trafikimin e qenieve njerëzore. Komiteti Shtetëror për Luftën kundër Trafikimit nuk ka qenë funksional gjatë periudhës së raportimit”, thuhet në raport.

The post Këshilli i Europës: Në Shqipëri prostitutat nuk trajtohen si viktima trafikimi appeared first on Lapsi.al.

Ja çfarë duhet të dini për Sheriff Tiraspol – kundërshtarin e Prishtinës në Ligën e Evropës

By: S SH
17 June 2025 at 18:55

Prishtina ka mësuar sot (e martë) se do të përballen me klubin moldav Sheriff Tiraspol në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Evropës.

Një kundërshtar jo aq i favorshëm për kryeqytetasit, por futbolli di të tregohet i paparashikueshëm në disa raste dhe kështu shpresojmë të ndodhë edhe kësaj radhe.

Ja çfarë duhet të dini më shumë për Sheriff Tiraspol – nga historia dhe origjina deri tek rekordi në futbollin evropian dhe vlera e tyre në treg:

Historia dhe origjina

Emri i plotë: Fotbal Club Sheriff Tiraspol

Viti i themelimit: 1997 (fillimisht si Tiras Tiraspol)

Pronari: Viktor Gushan, ish-oficer i KGB-së dhe themelues i korporatës Sheriff

Vendndodhja: Tiraspol, kryeqyteti i Transnistrisë, një rajon i shpallur i pavarur që nuk njihet ndërkombëtarisht

Rekordi në futbollin evropian

Kualifikimi i parë në kupën UEFA: 1999, ku u eliminua nga Sigma Olomouc pas barazimit 1-1 në shtëpi dhe 0-0 në transfertë.

Kualifikimi i parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve: 2021/2022, pas një fitoreje të papritur 3-0 kundër Dinamo Zagrebit.

Fitore historike: Fitorja 2-1 kundër Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’ më 28 shtator 2021, me golin e fitores të shënuar nga Sebastien Thill në minutën e 89-

Pjesëmarrja në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve: 2021/2022.

Stadiumi dhe infrastruktura – vlera në treg

Sheriff Tiraspol ka një stadium modern me një kapacitet prej 12,746 ulësesh, i ndërtuar me një investim prej 200 milionë dollarësh, i cili përfshin pesë fusha stërvitore dhe një shkollë futbolli për fëmijë.

Sheriff Tiraspol ka një vlerë të konsiderueshme në tregun e futbollit, duke investuar në lojtarë të huaj dhe duke shitur ata në tregje më të mëdha, si Rusia.

Klubi është i lidhur ngushtë me korporatën Sheriff, e cila dominon ekonominë e Transnistrisë, duke përfshirë sektorë si shitjet me pakicë, bankat, mediat dhe prodhimin e alkoolit.

Ata e kanë fituar gjithsej 20 herë kampionatin moldav, teksa numërojnë dhjetë Kupa të Moldavisë.

The post Ja çfarë duhet të dini për Sheriff Tiraspol – kundërshtarin e Prishtinës në Ligën e Evropës appeared first on Albeu.com.

Edi Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

By: V K
6 June 2025 at 14:01

Shqipëria vijon të jetë një nga historitë më të suksesshme të turizmit në Europë. Sipas raportit të publikuar gjatë mbledhjes së 71-të të Komisionit për Europën të UN Tourism, vendi ynë shënon një rritje prej 136% të flukseve turistike në krahasim me periudhën para pandemisë.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, e cilësoi këtë si një tjetër konfirmim ndërkombëtar për suksesin e modelit shqiptar të turizmit, të ndërtuar mbi vizionin e turizmit të qëndrueshëm, që ishte edhe në qendër të diskutimeve të kësaj mbledhjeje.

Shqipëria mori pjesë në këtë takim si anëtare me të drejta të plota, ku, përveç prezencës, ndau dhe përvojën e saj si një model që po frymëzon gjithnjë e më shumë vende të tjera.

Postimi i kryeministrit Rama:

Shqipëria kryeson sërish në rritjen e flukseve turistike në Europë, me +136% krahasuar me periudhën para-pandemike .

Raporti u publikua në Baku, Azerbajxhan, gjatë mbledhjes së 71-të të Komisionit për Europën të UN Tourism, ku Shqipëria mori pjesë si anëtare me të drejta të plota.

Një tjetër konfirmim ndërkombëtar për suksesin e modelit shqiptar të turizmit, i mbështetur në vizionin e turizmit të qëndrueshëm, që ishte edhe fokusi i diskutimeve gjatë mbledhjes së #CEU si pjesë e Deklaratës së Bakusë dhe Shqipëria ishte aty, jo vetëm për të dëgjuar, por për të ndarë eksperiencën e saj si një histori suksesi që frymëzon.

 

The post Edi Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike appeared first on Albeu.com.

Rama poston videon, “Shtëpia e Europës” që priti Samitin kthehet në destinacion për turistët

By: redi
17 May 2025 at 19:56

“Shtëpia e Europës” u ngrit në kuadër të Samitit VI të komunitetit Politik Europian, që u mbajt në Tiranë më 16 maj në sheshin “Skëndërbej” dhe që mblodhi liderët e vendeve evropiane. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga vizita e turistëve të huaj në “Shtëpinë e Europës” dhe jo vetëm. “Në sheshin “Skënderbej” turistët sot kishin edhe një destinacion më shumë, “Shtëpinë e Europës””, shkruan Rama.

Source

Rama: “Shtëpia e Europës” në sheshin “Skënderbej”, një destinacion më shumë për turistët

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Tirana është kthyer vitet e fundit në një prej destinacioneve kryesore për turistët e huaj.

Vizitorët shihen kudo në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit, që nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Skënderbej”, te “Piramida”, në Bunk’Art, Xhaminë e Et’hem Beut, por edhe në muzeumet e Tiranës.

Por ditët e fundit ajo që bie në sy është interesi i tyre për “Shtëpinë e Europës”, e cila u ngrit në kuadër të Samitit VI të komunitetit Politik Europian, që u mbajt në Tiranë më 16 maj dhe që mblodhi liderët e vendeve evropiane.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga vizita e turistëve të huaj në “Shtëpinë e Europës” dhe jo vetëm.

“Në sheshin “Skënderbej” turistët sot kishin edhe një destinacion më shumë, “Shtëpinë e Europës””, shkruan Rama.

E vendosur pas monumentit të Heroit tonë Kombëtar, për turistët ka ngjallur interes struktura, e ngritur enkas për këtë event, e veshur e gjitha me vizatimet e fëmijëve shqiptarë që tregojnë se si e shohin ata Europën.

/k.s/r.e/

The post Rama: “Shtëpia e Europës” në sheshin “Skënderbej”, një destinacion më shumë për turistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti në Tiranë me 47 liderë, Rama: Tregoi angazhimin për një Europë të bashkuar dhe të sigurt

By: redi
16 May 2025 at 19:19

Tirana këtë të premte u bë epiqendër e Europës, me pjesëmarrjen e 47 liderëve në Samitin e Komunitetit Politik Europian që për herë të parë u mbajt në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të asaj çfarë prodhoi Samiti, gjatë një konference shtypi me kryeministren e Danimarkës, e cila do të presë samitin e ardhshëm të Komunitetit Evropian në Kopenhagë. Për të në samit u…

Source

Ali Ahmeti i thurr lavde Ramës: Të lumtë Edi! Shqipëria tani është një yll i Europës!

By: user 5
16 May 2025 at 17:52

Ali Ahmeti nuk i ka kursyer lavdet për Edi Ramën për Samitin e Komunitetit Politik të Europës që po mbahet në Tiranë. Ai e cilëson një organizim të shkëlqyer të Samitit të VI-të, ku 47 liderë të BE janë mbledhur si asnjëherë më parë në Tiranë.

Postimi i Ali Ahmetit në Facebook:

“I lumtur për Shqipërinë dhe shqiptarët teksa shoh liderët e të gjitha vendeve të kontinentit të vjetër, si asnjëherë më parë, duke përshkuar bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe tubohen nën mburojën e më të madhit ndër ne, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Të lumtë Edi, Shqipëria tashmë është yll europian! Uroj punë të mbarë samitit të Komunitetit Politik Europian dhe përgëzoj Shqipërinë për mikpritjen bujare tradicionale dhe organizimin e shkëlqyer. Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

The post Ali Ahmeti i thurr lavde Ramës: Të lumtë Edi! Shqipëria tani është një yll i Europës! appeared first on Lapsi.al.

Policia vendos gardh hekuri mes liderëve europianë dhe protestuesve të opozitës

By: user 8
16 May 2025 at 16:29

Pas pak, rreth orës 17:00, pritet të nisë protesta e opozitës pranë ministrisë së Drejtësisë, në kryqëzimin e Bulevardit Zogu I me rrugën Fortuzi.

Protesta e thirrur nga kreu i PD-së Sali Berisha mbahet paralelisht me punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian në qendër të Tiranës, ku janë mbledhur gjithë liderët e Europës.

Ndërkohë në zonën e Ministrisë së Drejtësisë ka prani të forcave policore, të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, si dhe janë vendosur kangjella për moslejimin e kalimit nga ministria e Drejtësisë për në qendër.

Berisha e thirri këtë protestë pas rezultatit në zgjedhje ku humbi përballë PS-së së Edi Ramës, pasi sipas tij këto votime ishin farsë elektorale, të manipuluara. Berisha ka si qëllim të ndërgjegjësojë liderët e Europës për mënyrën si Edi Rama zhvillon zgjedhje në Shqipëri.

The post Policia vendos gardh hekuri mes liderëve europianë dhe protestuesve të opozitës appeared first on Lapsi.al.

Rama: Shtëpia e Europës në Tiranë ku sot ka zbritur e gjithë Europa

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Shqipëria mikpret sot Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që ka mbledhur në Tiranë liderët e vendeve evropiane.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga përgatitjet e fundit që po kryhen në Shtëpinë e Europës, një strukturë e krijuar enkas për këtë event tek hapësira e gjelbër nën monumentin e Skënderbeut.

E vendosur pas monumentit të heroit tonë kombëtar, në “Shtëpinë e Europës” do të mblidhen kryetarë shtetesh dhe qeverish së bashku me krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare, pjesëmarrës në këtë samit të rëndësishëm.

“Me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota,” shprehet Rama krahas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian ka mbedhur sot në Tiranë kryetarë shtetesh dhe qeverish së bashku me krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Në fokus të tij do të jenë katër tema të rëndësishme që do të zhvillohen në tryeza të nivelit të lartë: Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike; fuqizimi i konkurrencës dhe sigurisë ekonomike; migrimi, lëvizshmëria dhe fuqizimi i rinisë; vizioni, lidershipi, mënyrat e reja të veprimit për Europën në një botë të re.

Roli i Shqipërisë si mikpritëse pasqyron thellimin e vokacionit europian të vendit dhe kontributin e saj për stabilitetin rajonal dhe kontinental. Si një anëtare e NATO-s, vend kandidat për në BE dhe zë aktiv në bashkëpunimin rajonal, Shqipëria është e pozicionuar në mënyrë unike për të organizuar  një dialog të rëndësishëm në një moment kur Evropa duhet të flasë dhe të veprojë me më shumë kohezion.

/m.m/j.p/

The post Rama: Shtëpia e Europës në Tiranë ku sot ka zbritur e gjithë Europa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti në Tiranë/ Rama ndan pamjet nga “Shtëpia e Europës”: Do të mbajë sytë e gjithë bota

16 May 2025 at 08:12

Tiranë- Shqipëria është mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që pritet të mbledhë sot në Tiranë liderët e vendeve evropiane.

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian zhvillohet këtë të premte, më 16 maj, në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ka ndarë pamje nga vendi i pritjes së delegacioneve nga e gjithë Evropa dhe rajoni: “Shtëpia e Europës” në Sheshin Skënderbej.

“Mirë mëngjes dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Liderët e Europës zbarkojnë në Tiranë/ Policia plan masash, ja rrugët dhe zonat që bllokohet

By: V K
15 May 2025 at 08:07

Ditën e sotme dhe nesër, Tirana do të jetë qendra e Europës. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, në fjalimin e djeshëm të fitores në sheshin Skënderbej.

Sot në kryeqytetin shqiptar mbërrijnë liderët e Këshillit Europian dhe gjithë liderët e BE-së, ndërsa më 16 maj do të vijnë liderët e të gjithë kontinentit me përjashtim të Rusisë.

Policia ka publikuar një plan masash të ndërmarra për mbarëvajtjen e takimeve.

Njoftimi i policisë:

I. BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITIT

Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët:
Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George Ë. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:

Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;

Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;

Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;

Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;

Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.

II. BLLOKIME TE AKSEVE RRUGORE

Bllokime të plota të akseve rrugore:

Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës:

a. Më datë 14.05.2025, nga ora 22:00 – 23.00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja të autostrada e re “Thumanë- Kashar”, Autostrada “Tiranë-Durrës” -Mbikalimi i Kasharit- Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës).

b. Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” –

Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

c. Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astir – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

d. Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” – Rruga George Ë. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re krahu i Astir – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”

Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.

Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve luten të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:

a. Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:
Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;

Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;

b. Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:

Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;

Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” – Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” – degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.

c. Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.

d. Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.

III. BLLOKIME TE PARKIMEVE

Në rrugë të caktuara të kryeqytetit, do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve për një periudhë të përkohshme. Kjo masë do të jetë e vlefshme përgjatë ditës së samitit.

Mjetet që shkelin këtë urdhër do të largohen me karrotrec dhe ndaj drejtuesve do të merren masat përkatëse administrative.

Më datat 15.05.2025 – 16.05.2025 do jenë të paaksesueshme parkimet publike/private:
Në Rinas, 2 parkimet tek zona VIP dhe 2 parkimet private përballë zonës VIP.

Në Tiranë, parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”, Godina “Torre Drini”, Qendra Tregtare “Toptani”, Kulla “Green Toëer”.

Nisur nga kufizimet, këshillojmë evitimin e lëvizjes me mjete personale në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.

I. KUFIZIME TE PJESESHME

Do të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit. Më datat 15.05.2025-16.05.2025, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve të automjeteve në akset rrugore:

1. Hotel “MAK Albania” – Stadiumi “Air Albania” – Rruga “Dervish Hima” – Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” -Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – aktivitet;

2. Hotel “Marriot” – Rruga “Dervish Hima”- Rruga e Elbasanit- Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

3. Hotel “Rogner” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Rruga “Gjergj Filipi” -Rruga “Dervish Hima”, – Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

4. Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet, Hotel Tirana Internacional në aktivitet;

5. Hotel “Xheko Imperial” – Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Lek Dukagjini” -Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

6. Hotel “Radison” – Rruga “Hamdi Garunja”-Rruga e “Ullishtes”-Rruga e liqenit të thatë-Unazë e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);

7. Hotel “Hilton” – Bulevardi ”Gjergj Fishta”-Rruga e Kavajës- Unaza e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

8. Hotel “Ark Boutique” – Rruga “Ibrahim Rugova” -Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”-Rruga “Dervish Hima”,Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush” -Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);

9. Hotel “Diplomat 1” – Rruga “Sulejman Delvina”-Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”- Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);

10. Hotel “Holiday In”, Rinas – Mbikalimi në Qafë Kashar – Autostrada Tiranë-Durrës -Mbikalimi i Kasharit- kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës);
(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).
11. Më datë 15.05.2025, nga ora 19:00 – 24:00, do të ketë kufizime të pjesëshme të aksit: “Rruga e Elbasanit – Rrethi i Saukut – Autostradë – Rrethrrotullimi i “TEG” – Rezervat e Shtetit.”

V. NDALIMI, PUSHIMI DHE QËNDRIMI

o Më datat 15.05.205 dhe 16.05.2025, gjatë orarit 06:00-20:00, ndalohet qëndrimi dhe pushimi i automjeteve, nga rrethi i “Ekonomikut” – Rruga e Elbasanit – Rruga “George Ë. Bush” dhe te i gjithë perimetri që është devijuar.

The post Liderët e Europës zbarkojnë në Tiranë/ Policia plan masash, ja rrugët dhe zonat që bllokohet appeared first on Albeu.com.

Shkodra, porta e talentit shqiptar drejt Europës, kënga fituese e Festivalit Kombëtar për Fëmijë do përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong Junior

By: berti
10 May 2025 at 10:44

Nga Albert Vataj Një lajm i gëzueshëm dhe domethënës për kulturën dhe muzikën shqiptare vjen nga qyteti i Shkodrës, djepi i artit dhe traditës muzikore. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale një zhvillim të rëndësishëm për artin për fëmijë dhe përfaqësimin ndërkombëtar të talenteve të reja shqiptare: kënga fituese në kategorinë 9–14 vjeç e…

Source

Dita e Evropës, Rama: BE konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Çdo vit më 9 maj festohet Dita e Europës, e cila simbolizon paqen dhe unitetin në Europë.

Kryeministri Edi Rama uroi sot Ditën e Europës me lajmin e zyrtarizimit të çeljes së negociatave për grupkapitujt 3- “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se “sot në Ditën e Europës Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për grupkapitujt 3 – “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel”.

“Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve”, shkruan Rama.

Aspirata e Shqipërisë për t’iu bashkuar Europës mori jetë që nga fillimi i viteve ’90, menjëherë pas shembjes së regjimit komunist.

/k.s/j.p

The post Dita e Evropës, Rama: BE konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e Europës përmes pikturave të realizuara prej nxënësve

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Nxënësit e shkollave të vendit sot në Ditën e Europës kanë shprehur përmes ngjyrave se çfarë është Europa për ta.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale fotografi nga punimet e nxënësve.

“Dita e Europës vjen përmes pikturave të realizuara prej nxënësve tanë me plot ngjyra dhe imagjinatë. Disa shohin ura që bashkojnë njerëzit, e të tjerë kanë vizatuar flamurin tonë kombëtar krah flamurit të BE-së që valëviten bashkë”, shkruan Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “në 80-vjetorin e Ditës së Fitores në Europë, fëmijët na treguan se Europa për ta është një vend ku njerëzit janë bashkë, ku respektohen dallimet, ku ka paqe dhe miqësi”.

9 maji, shënon përvjetorin e deklaratës historike të Shumanit. Gjatë një fjalimi në Paris në vitin 1950, Robert Shuman, ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, prezantoi idenë e tij për një formë të re të bashkëpunimit politik në Europë, e cila luftërat mes popujve të Europës do t’i bënte të paimagjinueshme.

Më 9 maj 1950 u bë lëvizja e parë drejt krijimit të asaj, që sot njihet me emrin Bashkimi Europian.

/k.s/j.p/

The post Dita e Europës përmes pikturave të realizuara prej nxënësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌