Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zbardhet vendimi i ri/ Ja cila kategori përfiton rritje pensioni

By: V K
17 July 2025 at 09:29

Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave, miratoi vendimin për përcaktimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023 me indeksin 9.3%, i cili do të përdoret për llogaritjen e pensioneve në Republikën e Shqipërisë.

Ky indeks, llogaritet në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 59 të ligjit nr.7703, datë 11 maj 1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi: Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023, me indeksin 9.3%, të llogaritur sipas kritereve, të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Indeksi i përcaktuar sipas pikës 1 të këtij vendimi aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2023 dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2025 e në vazhdim”, – thuhet në vendim.

Në këtë të fundit shtohet se indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritura nëpërmjet pagave të periudhës 1994-2023, referuar kontributeve të paguara sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesioneve, e përcaktuar me vendimin nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Vendimi përcakton gjithashtu, kufijtë maksimalë të bazës së vlerësuar që përdoret në llogaritjen e pensioneve.

“Pas aplikimit të indeksit të vitit 2023, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1.1.2025, nuk mund të jetë më e lartë se: a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për pagat e periudhës, nga viti 1994 deri më 31.12.2001; b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim”, – thuhet në vendim.

Sakaq, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve dhe aplikohen vetëm për pensionet me datë fillimi nga data 1.1.2025 e në vazhdim dhe përballohen brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

BAZA E VLERËSUAR

Pas aplikimit të indeksit të vitit 2023, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1.1.2025, nuk mund të jetë më e lartë se:

a) Trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për pagat e periudhës, nga viti 1994 deri më 31.12.2001.

b) Paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.

The post Zbardhet vendimi i ri/ Ja cila kategori përfiton rritje pensioni appeared first on Albeu.com.

Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025! Ja rregullat për rivlerësimin e pagave para dhe pas vitit 1994

By: V K
15 July 2025 at 14:22

Është miratuar në parim vendimi për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, i cili do të zbatohet për të gjithë qytetarët që përfitojnë të drejtën për pension pas datës 1 janar 2025.

Sipas projektvendimit të Këshillit të Ministrave, indeksi i ri vjetor është llogaritur në masën 9.3% për pagat e viteve 1994–2023, duke reflektuar ecurinë e kontributeve mesatare për person të siguruar.

Ky indeks do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e bazës mbi të cilën llogaritet pensioni, duke bërë që pensionet fillestare mujore të jenë më të larta për ata që dalin në pension gjatë vitit të ardhshëm.

“Duke rritur dhe bazën e vlerësuar individuale, për të gjithë personat që e drejta për pension iu lind nga data 01.01.2025, nga kjo datë e në vazhdim do të arrihet të përllogariten, të jepen pensione mujore që janë të lidhura drejtpërdrejt me kontributet e paguara dhe që vetëm për shkak të tyre mund të jenë më të larta së më parë”, – thuhet më tej në relacion.

Paralelisht me vendimin, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përgatitur edhe relacionin shoqërues, ku bëhet e ditur se për pagat përpara vitit 1994 do të përdoret një koeficient unifikues prej 13.397, duke u dhënë atyre një rritje mesatare me 8.6% krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo do të thotë se për shembull, një punonjës që ka marrë 3.233 lekë në muaj në vitet ‘80, do të ketë një pagë të rivlerësuar prej 43.312 lekë për llogaritjen e pensionit.

Pas miratimit të vendimit, paga maksimale e rivlerësuar bëhet 110.123 lekë nga 100.752 që ishte një vit më parë, ndërsa paga minimale shkon në 33.037 lekë nga 30.225 lekë.

Ky përmirësim, përfiton direkt rreth 40 mijë qytetarë që do të aplikojnë për pensione të reja deri në fund të vitit 2025.

Vendimi thekson gjithashtu se për pensionet me datë lindjeje të së drejtës deri në 31 dhjetor 2024, llogaritja do të bëhet mbi bazën e indeksit të çmimeve të konsumit, ndërsa nga 1 janari 2025 e në vazhdim do të përdoret baza e rivlerësuar.

Për periudhën 1994–2023, indeksimi do të bëhet sipas pagave të paguara çdo muaj dhe sipas punëve dhe profesioneve të përcaktuara në vendimin nr. 561 të Këshillit të Ministrave të vitit 2005.

Kjo metodologji ruan frymën kontributive të sistemit të pensioneve, ku pensioni lidhet ngushtë me shumën dhe kohëzgjatjen e kontributeve të derdhura.

Për vitet pas 1994-ës, koeficientët janë të ndryshëm për çdo vit, për shkak të luhatjeve të pagave reale në ekonominë shqiptare.

Për shembull, për vitin 1995 koeficienti është 10.781, për vitin 1996 është 8.365, ndërsa për vitin 1999 është 5.673.

Për vitet 2024 dhe 2025 nuk aplikohet indeksim, por paga referohet në masën reale të deklaruar.

Ndërkohë, ISSH sqaron se rritja e pensioneve të reja do të varet edhe nga rritja vjetore e kontributeve mesatare që derdhen nga punonjësit aktivë.

Formula aktuale e përcaktimit të pensionit fillestar, e ndryshuar me reformën e vitit 2014, përcakton një pension bazë (aktualisht rreth 9.800 lekë) dhe një shtesë mbi të që është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar.

Ky sistem synon të sigurojë që pensionet të jenë sa më të drejta dhe në përputhje me kontributet e dhëna. Pritet që vendimi të kalojë për miratim në një nga mbledhjet e ardhshme të qeverisë, ndërsa koeficientët e indeksimit do të përfshihen në përllogaritjet për pensionistët e rinj nga fillimi i vitit 2025.

The post Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025! Ja rregullat për rivlerësimin e pagave para dhe pas vitit 1994 appeared first on Albeu.com.

Zyrtare/ Tirana emëron trajnerin e ri (EMRI)

By: V K
14 July 2025 at 15:53

Ditën e sotme, Tirana ka emëruar trajnerin që do të drejtojë ekipin e parë për këtë sezon. Vangjel Mile, ka marrë “timonin” e bardhebluve dhe do t’i drejtojë ata për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tirana, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa bëhet me dije se ai ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

39-vjeçari nuk është emër i panjohur për bardheblutë.

Më parë, ai ka drejtuar akademinë e Tiranës ku edhe ka qenë trajner për ekipet U-17 dhe U19.

Megjithatë, kjo është edhe eksperienca e tij e vetme si trajner, pasi nuk ka drejtuar asnjë ekip të të rriturve qoftë edhe në ligat më të ulëta.

Njoftimi i Tiranës:

Zyrtare: Vangjel Mile emërohet trajner i parë i KF Tirana

Klubi i Futbollit Tirana njofton emërimin e Vangjel Mile si trajner i parë i skuadrës për tre sezone. Mile vjen në këtë detyrë pas një periudhe të suksesshme si Drejtor Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana, ku ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e talenteve të rinj dhe ndërtimin e një filozofie të qëndrueshme loje.

Njohja e thellë me strukturat e klubit, filozofinë bardheblu dhe modelin e funksionimit të Akademisë i japin trajnerit Mile avantazhin për të ndërtuar një urë të natyrshme mes të rinjve dhe ekipit të parë. Objektivi i tij do të jetë jo vetëm rikthimi i skuadrës në krye të futbollit shqiptar, por edhe integrimi i elementëve të rinj me potencial, në përputhje me identitetin historik të KF Tiranës.

Mile është i njohur për qasjen e tij moderne ndaj stërvitjes, disiplinën taktike dhe aftësinë për të ndërtuar grupe të balancuara me frymë kolektive të fortë. Eksperienca e tij si strateg dhe drejtues teknik e bën zgjedhjen ideale për një projekt të qëndrueshëm dhe ambicioz.

“E ndjej veten pjesë të kësaj shtëpie dhe e marr këtë përgjegjësi me përulësi, por edhe me shumë besim. Njoh vlerat dhe pritshmëritë e këtij klubi dhe jam i përkushtuar të punoj çdo ditë për të çuar përpara emrin dhe objektivat e KF Tiranës,” – deklaroi trajneri i ri gjatë prezantimit.

Klubi i Futbollit Tirana i uron suksese trajnerit Vangjel Mile në këtë sfidë të re dhe është i bindur se rrugëtimi i përbashkët do të sjellë rezultatet që meriton familja bardheblu.

 

The post Zyrtare/ Tirana emëron trajnerin e ri (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”: Marrëveshje historike

By: M C
12 July 2025 at 19:52

Franca dhe Kaledonia e Re njoftuan arritjen e një marrëveshjeje historike, sipas së cilës territori përtej detit do të mbetet pjesë e Francës, por do të fitojë statusin e një shteti të ri të njohur si “Shteti i Kaledonisë së Re”.

Pas dhjetë ditësh negociatash, përfaqësues të palëve pro-franceze dhe atyre pro-pavarësisë ranë dakord për krijimin e një kombësie të re për Kaledoninë e Re, e cila do të mund të kombinohet me shtetësinë franceze. Marrëveshja prej 13 faqesh do të përfshihet në kushtetutën franceze dhe pritet të njihet ndërkombëtarisht.

Marrëveshja vjen pas trazirave të dhunshme në Maj 2024, kur ndryshimet e planifikuara në sistemin zgjedhor shkaktuan përplasje që lanë 14 të vdekur dhe dëme ekonomike në vlerë prej rreth 2 miliardë eurosh.

Protestuesit, kryesisht nga popullsia indigjene Kanake, kundërshtuan dhënien e të drejtës së votës për banorët jo-autoktonë, duke frikësuar se kjo do të minonte aspiratat për pavarësi.

Sipas kushteve të reja, e drejta për të votuar në zgjedhjet lokale do të mundësohet vetëm për ata që kanë jetuar për të paktën 10 vjet në territor.

Presidenti Emmanuel Macron e quajti marrëveshjen një hap të madh për zgjidhjen e krizës politike të gjatë, ndërsa kryeministri François Bayrou e përshkroi atë me “dimensione historike”.

Kaledonia e Re, me një popullsi prej rreth 270,000 banorësh, ka qenë nën administrimin francez që nga shekulli XIX.

Por ndarjet midis komuniteteve kanë shkaktuar përçarje të thella për të ardhmen e territorit, midis atyre që kërkojnë më shumë autonomi dhe atyre që mbështesin mbetjen nën Francë.

Marrëveshja parashikon gjithashtu një pakt për rimëkëmbjen ekonomike dhe përforcimin e industrisë së nikelit, një nga burimet kryesore të të ardhurave për arkipelagun.

Parlamenti francez pritet ta miratojë marrëveshjen në fund të vitit 2025, ndërsa referendumi konfirmues në Kaledoninë e Re do të mbahet në vitin 2026.

The post Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”: Marrëveshje historike appeared first on Albeu.com.

‘Përralla me dado’ mbaron/ Greqia miraton ligjin e ri për azilin, ja kush preket

11 July 2025 at 13:42

Amendamenti i Ministrisë së Imigracionit për pezullimin tremujor të kërkesave për azil për emigrantët që hyjnë nga Libia dhe Afrika e Veriut u miratua me shumicë të gjerë në Parlamentin grek.

Gjithsej 293 deputetë votuan pro, ndërsa 177 kundër.

Amendamenti parashikon që:
Paraqitja e kërkesave për azil nga personat që hyjnë në vend ilegalisht me çdo mjet lundrues me origjinë nga Afrika e Veriut është pezulluar. Këta persona kthehen, pa regjistrim, në vendin e tyre të origjinës ose të prejardhjes.
Dispozita është e vlefshme nga data e paraqitjes në Parlament dhe për një periudhë prej 3 muajsh.
Periudha mund të shkurtohet me një Akt të Këshillit të Ministrave.

Votimi u parapri nga një debat i nxehtë midis qeverisë dhe opozitës. Ministri i Imigracionit, z. Thanos Plevris, nënvizoi vullnetin e vendosur të qeverisë për të parandaluar pushtimin e emigrantëve të paligjshëm nga Libia dhe brigjet e Afrikës së Veriut, ndërsa kritikoi ashpër partitë e opozitës që nuk e mbështesin amendamentin për pezullimin e dhënies së azilit.

“Vetëm dje, nga 507 personat që hynë në vend ilegalisht, 495 ishin burra dhe 16 ishin gra. Përralla me dadot ka mbaruar. Ne kemi kufij, kemi territor dhe do ta mbrojmë atë. Në vitin 2024, afërsisht 4 mijë emigrantë erdhën në vendin tonë nga brigjet e Afrikës së Veriut. Në shtatë muajt e parë të vitit 2025, numri u dyfishua. Kohët e fundit, kemi pasur mbi një mijë njerëz në ditë. E Majta në tërësi na thotë se kushdo që vjen duhet të regjistrohet dhe t’i jepet azil. 3 milionë njerëz presin në brigjet e Libisë . A e kuptoni se çfarë po kërkoni?”, tha Ministri i Politikës së Imigracionit dhe Azilit.

The post ‘Përralla me dado’ mbaron/ Greqia miraton ligjin e ri për azilin, ja kush preket appeared first on Sot News | Lajme.

Qeveria miraton rregulla të reja për adresën/ Nga Veliaj te Meta, si i prek ligji i ri: Pas tre muajsh…

10 July 2025 at 22:53

Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime të reja në procesin e regjistrimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit, me qëllim thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave.

Vendimi parashikon që deklarimi, ndryshimi apo saktësimi i adresës të bëhet vetëm në mënyrë elektronike, përmes portalit qeveritar “e-Albania”.

Qytetarët duhet të ngarkojnë dokumente që vërtetojnë të drejtën e qëndrimit në adresën e deklaruar, si akt pronësie, kontratë qiraje apo marrëveshje përdorimi. Në rastet kur një shtetas kërkon të bashkohet me një familje ekzistuese, kërkesa dhe miratimi bëhen online nga kryefamiljari.

Gjithashtu, çdo anëtar i një familjeje duhet të ketë të njëjtën adresë të regjistruar. Anëtarët madhorë që ndryshojnë adresën, duhet më parë të veçohen nga familja ekzistuese në regjistër.

Rregulla të veçanta janë parashikuar edhe për shtetasit që ndodhen në burgje, paraburgime apo institucione shëndetësore për më shumë se tre muaj. Institucionet përkatëse duhet të njoftojnë gjendjen civile brenda afateve të përcaktuara, nëpërmjet platformës së ndërveprimit.

The post Qeveria miraton rregulla të reja për adresën/ Nga Veliaj te Meta, si i prek ligji i ri: Pas tre muajsh… appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr në qendër të Tiranës, era përhap flakët me shpejtësi

10 July 2025 at 16:10

Një banesë pranë zonës së Pazarit të Ri në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të enjte.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa përhapja e tij është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë që ka përfshirë kryeqytetin gjatë ditës.

Autoritetet janë njoftuar dhe pritet ndërhyrja e shpejtë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe dëme të tjera materiale.

The post Zjarr në qendër të Tiranës, era përhap flakët me shpejtësi appeared first on Sot News | Lajme.

Shkarkimet në Policinë e Shkodrës, zgjidhet drejtuesi i ri

By: user7
10 July 2025 at 10:27

Gent Berberi raportohet se është zgjedhur si drejtori i ri i Policisë së Shkodrës. Zgjedhja e tij vjen pas shkarkimit nga posti të Fatmir Lleshit.

Paraditen e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një konferencë për mediat bëri me dije sot se janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Proda tha se ky vendim lidhej me ndërtimet pa leje në Theth dhe zaptimi i hapësirave publike.

The post Shkarkimet në Policinë e Shkodrës, zgjidhet drejtuesi i ri appeared first on Lapsi.al.

Zaptimi i hapësirave publike/ Denoncimi i deputetit: Restoranti i Qefalisë te Pazari i Ri nuk u prek

10 July 2025 at 08:58

Me urdhër të Edi Ramës, në mbarë vendin ka nisur një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike të zaptuara padrejtësisht nga biznese apo individë të ndryshëm. Por, duket se kjo nismë ka dështuar që në fillim, pasi aksioni po bëhet selektiv, pa prekur bizneset e “miqve” të Qeverisë, të cilët kanë zaptuar hapësiar […]

The post Zaptimi i hapësirave publike/ Denoncimi i deputetit: Restoranti i Qefalisë te Pazari i Ri nuk u prek appeared first on BoldNews.al.

Bizneset te “Pazari i Ri” nisin lirimin e hapësirave publike

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga zaptimet, është aksioni i ndërmarrë nga pushteti vendor në të gjitha bashkitë e vendit gjatë javës së parë të korrikut.

Pas ultimatumit të kreut të qeverisë, Edi Rama, një pjesë e bizneseve dhe sipërmarrësve i janë përgjigjur pozitivisht duke nisur çmontimin e strukturave lokale, tendave apo heqjes së karrigeve dhe tavolinave nga trotuaret.

Edhe një pjesë e bizneseve në zonën e “Pazarit të Ri” në kryeqytet, kanë reaguar ditën e sotme duke nisur heqjen e këtyre strukturave në hapësirat publike me qëllim përmirësimin e bashkëjetesës në hapësirat publike mes qytetarëve, turistëve që kanë mbushur Tiranën dhe shumë qytete të vendit në pikun e sezonit turistik dhe jo vetëm.

Në një vëzhgim të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ditën e sotme në zonën e “Pazarit të Ri”, subjekte të ndryshme dhe biznese që kanë aktivitetin të pozicionuar aty, kanë nisur heqjen e karrigeve, tavolinave dhe çmontimin e tendave.

Ky angazhim është ndërmarrë nga pjesa dërrmuese e bizneseve të “Pazari i Ri”, si një shenjë pozitive për t’iu kthyer trotuaret dhe hapësirat publike qytetarëve për një bashkëjetesë në komunitet brenda normave dhe standardeve.

Çlirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror gjatë gjithë muajit korrik. Çlirimi jo vetëm i trotuareve, por edhe i hapësirave në plazhet publike apo në pedonalet e qyteteve në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë.

Bizneset lirojnë trotuaret, foto: Andrin Hoxha
1 nga 11

/e.i//a.f//r.e/

The post Bizneset te “Pazari i Ri” nisin lirimin e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lëvizje në burgun e Drenovës/ Pas shkarkimit të Fashos, emërohet drejtori i ri

6 July 2025 at 19:18

Drejtori i ri i burgut të Drenovës është emëruar Lorent Nake. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka rikthyer në detyrë Naken, pasi ai ishte dorëhequr nga ky post në shkurt të vitit 2024, pas një drejtimi prej rreth katër muajsh. Ndërkohë drejtor i policisë së IEVP Drenovë është emëruar Artan Koçibelli. Këto emërime vijnë pas shkarkimit të Fatjon Fashos nga detyra një ditë më parë.

Largimi i Fashos erdhi për shkak të celularit që i është gjetur Laert Haxhiut dhe grupit të tij brenda në burg. Bashkë me Fashon u pezullua nga detyra dhe shefi i Policisë së IEVP Drenovë, Sokol Kacoli. Për sekuestrimin e telefonit SPAK po kryen hetime duke këqyrur jo vetëm aparatin celular, por edhe duke bashkëvepruar me autoritete të tjera, mbasi ka dyshime që bisedat e të fortit të Lushnjës janë sinjalizuar nga përgjimet që po mbahen për një çështje tjetër nën zhvillim e sipër.

Telefoni u gjet disa ditë më parë, gjatë një kontrolli që u krye pas një informacioni të siguruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion (SHKB). Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme ndërhynë në qelinë e Haxhiut dhe sekuestruan telefonin celular. Laert Haxhiu, akuzohet si autori i Masakrës së Lushnjes. Haxhiu u ekstradua më 3 korrik të vitit të kaluar nga Greqia një vit pasi ishte arrestuar në shtetin fqinj.

Si ndodhi Masakra e Lushnjes?

Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.

The post Lëvizje në burgun e Drenovës/ Pas shkarkimit të Fashos, emërohet drejtori i ri appeared first on Sot News | Lajme.

Gara për drejtuesin e ri të BKH mes 7 kandidatëve të kualifikuar: Ja data e testimit fizik dhe ku do të kryhet

By: V K
4 July 2025 at 12:12

Komisioni i Posaçëm në SPAK, ka vendosur që faza e tretë, ajo e testimit fizik të kandidatëve për postin e e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të zhvillohet më 11 korrik.

Bëhet me dije se në këtë fazë do të marrin pjesë 7 garuesit, të cilët aspirojnë që të emërohen në krye të BKH-së.

Testimi do të kryhet në ambientet stërvitore të repartit RENEA, ndërsa procesi do të monitorhet nga një prej prokurorëve të SPAK dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve.

Ndër ushtrimet që do të kryejnë kandidatët janë: vrapimi, pompat, ushtrime të ndryshme fizike, etj.

Kujtomë se gjashtë nga 13 kandidatët në garë për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë skualifikuar nga gara, për shkak të mangësive me dokumentacionin.

Edhe pse pak ditë më parë, atyre u është lënë afat ekstra, sërish janë konstatuar mangësi.

Pas kalimit në disa faza testimi dhe vlerësimi, komisioni i ngritur pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pritet që së shpejti t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur, për postin e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i institucionit, Altin Dumani, si dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Pas përfundimit të procedurave të vlerësimit, emri i përzgjedhur do t’i propozohet zyrtarisht Këshillit të Lartë të Prokurorisë për emërim.

Të kualifikuarit për vijimin e garës:

1. Andi Pogaçe

2. Artur Beu

3. Elton Kërluku

4. Gentian Ndoi

5. Gentjan Shehaj

6. Gledis Nano

7. Joni Keta

The post Gara për drejtuesin e ri të BKH mes 7 kandidatëve të kualifikuar: Ja data e testimit fizik dhe ku do të kryhet appeared first on Albeu.com.

Qeveria Al-Sharaa prezanton emblemën e re kombëtare të Sirisë

By: user7
4 July 2025 at 09:09

Simboli i ri kombëtar i Sirisë u zbulua të enjten nga qeveria Al-Sharaa në një ceremoni të veçantë të mbajtur në Pallatin e Popullit në Damask. Sipas agjencisë së lajmeve Sanaa, prezantimi i emblemës së re “është pjesë e përpjekjes më të gjerë për të rindërtuar imazhin e Sirisë dhe për të promovuar idenë e unitetit dhe identitetit kolektiv pas rënies së regjimit të Asadit dhjetorin e kaluar”.

Simboli i ri kombëtar i Sirisë është shqiponja e artë, e lidhur historikisht me idenë e Sirisë së Madhe nga Khalid ibn al-Walid gjatë Betejës së Thanijat al-Uqab. Në historinë moderne të Sirisë, shqiponja e artë ishte një vazhdim i “etërve themelues” të vendit në vitin 1945, të cilët miratuan dizajnin e artistit sirian Khaled al-Asali.

Siç sqarohet në njoftimin e Ministrisë Siriane të Informacionit, ndryshimi midis shqiponjës së artë dhe versionit të saj të mëparshëm është se revolucioni i vitit 2011 shënoi revolucionin e parë masiv politik të sirianëve që kushtoi jetën e miliona njerëzve nga torturat, zhvendosjet, burgosjet gjatë 14 viteve të mëparshme.

Sa i përket tre yjeve mbi shqiponjë, ato simbolizojnë fundin e konfliktit midis shtetit dhe qytetarëve dhe fillimin e një marrëdhënieje të re me syrin nga e ardhmja. Yjet simbolizojnë flamurin dhe popullin dhe janë mbi shqiponjën që simbolizon shtetin e çliruar nga karakteri i tij i mëparshëm militarist me një mburojë në emblemën e mëparshme.

Pesë mesazhet e simbolit të ri

1- Vazhdimësia historike: Shqiponja nuk përbën një ndërprerje me të kaluarën, por një vazhdimësi të projektit të vitit 1945, duke konfirmuar vërtetësinë e identitetit sirian me kalimin e kohës.

2- Përfaqësimi i shtetit të ri: Shqiponja simbolizon Sirinë e re, një shtet modern që del nga vullneti i popullit të saj.

3- Çlirimi dhe fuqizimi i popullit: Çlirimi i yjeve simbolizon çlirimin e popullit.

4- Uniteti i territoreve siriane: Bishti i shqiponjës, i përbërë nga pesë krahë, përfaqëson rajonet gjeografike pa diskriminim ose përjashtim, por me integrim.

5- Një marrëveshje e re kombëtare që përcakton marrëdhënien midis shtetit dhe popullit.

Nga ana e tij, Ahmed Al-Sharaa theksoi se “identiteti që po përurojmë sot përfaqëson një Siri të pandashme dhe të bashkuar”, duke shtuar se “diversiteti kulturor dhe etnik është një burim pasurie, jo ndarjeje. Ky identitet përfaqëson ndërtimin e individit sirian dhe rikthen identitetin e një populli që u detyrua të jetonte në mërgim për një kohë të gjatë në kërkim të sigurisë dhe një të ardhmeje shpresëdhënëse. I kthen atij dinjitetin dhe pozicionin që i përket në vend dhe jashtë vendit”.

The post Qeveria Al-Sharaa prezanton emblemën e re kombëtare të Sirisë appeared first on Lapsi.al.

Rama: Në zemër të Tiranës, nga rrënojat u ngrit “Bazaar Hotel Tirana”

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ “Bazaar Hotel Tirana” në qendër të kryeqytetit sjell traditën, stilin modern dhe frymën evropiane.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet e ndërtimit të “Bazaar Hotel Tirana” pranë Pazarit të Ri.

Ky hotel, i cili shtrihet në zemër të Tiranës, sjell traditën, stilin modern dhe frymën evropiane të një kryeqyteti në zhvillim të pandalshëm.

“Nga rrënojat në rilindje. Në zemër të Tiranës, aty ku dikur ishte një godinë e braktisur, sot ngrihet “Bazaar Hotel Tirana”. Pranë Pazarit të Ri, ky hotel mikpritës sjell traditën, stilin modern dhe frymën europiane të një kryeqyteti në zhvillim të pandalshëm”, shkroi Rama, në një postim në rrjetet sociale.

Hoteli “Bazaar Hotel Tirana” ka 36 dhoma dhe ndodhet 13 minuta larg në këmbë nga Piramida e Tiranës.

I vendosur 5 minuta larg me makinë nga Muzeu Historik Kombëtar, hoteli është lehtësisht i arritshëm nga Sheshi “Skënderbej”. Një distancë prej 9 minutash më këmbë ndan Skulpturën e Kambanës së Paqes nga ky hotel në Tiranë. Akomodimi ndodhet 5 minuta larg me makinë nga Blloku. Prona është vetëm pak metra nga stacioni i autobusit Teatri.

/gj.m//r.e/

The post Rama: Në zemër të Tiranës, nga rrënojat u ngrit “Bazaar Hotel Tirana” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tridhjetë e gjashtë tentime, Kosova ende pa Kuvend të ri

23 June 2025 at 11:46

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.

Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese i kanë kritikuar partitë parlamentare për keqpërdorim të vakumit ligjor për bërjen e Kuvendit.

Ligjbërësit u mblodhën të hënën, për herë të 36 radhazi çdo të dytën ditë që nga 15 prilli dhe u larguan shpejt si rendom pa gjetur zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit politik. Ata do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të mërkurën e 25 qershorit.

Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kjo është hera e 27-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta nuk përcakton ndonjë afat të qartë kohor për konstituimin e Kuvendit dhe ky boshllëk, sipas tij, po keqpërdoret nga partitë politike.

“Hartuesit e Kushtetutës nuk kanë mundur ta parashihnin këtë devjim, këtë destruksion, i cili në suaza normale nuk është dashur të ndodhte”, tha Kryeziu, duke iu referuar bllokimit të procesit.

Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ajo këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është figura e duhur, ndonëse për partitë tjera ajo është e papranueshme dhe konsiderohet figurë përçarëse.

Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, tha se partitë politike po e shfrytëzojnë boshllëkun kushtetues për të fshehur, siç thotë, “paaftësinë që ka partia që ka fituar më së shumti vota për formimin e institucioneve”.

Mungesa e një afati ligjor, sipas tij, ka krijuar hapësirë për luftë të ashpër politike dhe inate partiake.

“Në këtë rast, them se përgjegjësia është e të parit, fituesit relativ, por edhe e të tjerëve, pa dallim, sepse nuk janë të interesuar si klasë politike për shtet dhe institucione, por për pushtet”, tha Baraliu.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur në fillim të qershorit se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.

Edhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it [Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë] si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar javë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve, për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës. REL/

The post Tridhjetë e gjashtë tentime, Kosova ende pa Kuvend të ri appeared first on Sot News | Lajme.

Superliga shqiptare nis më 23 gusht, zbardhen datat për sezonin e ri

By: fra nc
20 June 2025 at 11:47

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar datat e fillimit për të gjitha kompeticionet futbollistike për sezonin e ri 2025–2026, ku vëmendja më e madhe shkon natyrisht te Superliga shqiptare, e cila do të nisë më 23 gusht 2025.

Ashtu si në edicionet e kaluara, elita e futbollit shqiptar do të zhvillojë javën e parë në fundjavën e fundit të gushtit dhe do të përfundojë më 24 maj 2026.

Në të njëjtën datë, 23 gusht, do të startojë edhe Kategoria e Parë, ndërsa Kupa e Shqipërisë do të fillojë më 1 tetor 2025, duke ruajtur formatin tradicional të garës.

Ndërkohë, FSHF ka konfirmuar se kampionati i futbollit për vajza do të nisë më 27 shtator 2025, për të përfunduar më 31 maj 2026, duke shënuar kështu edhe një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit të femrave në vend.

Pritet që në javët në vijim të zyrtarizohet edhe kalendari i plotë i ndeshjeve për të gjitha ligat, ndërsa ekipet kanë nisur tashmë përgatitjet për sezonin e ri që parashikohet të jetë shumë konkurrues.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Superliga shqiptare nis më 23 gusht, zbardhen datat për sezonin e ri appeared first on Euronews Albania.

Ligji del për konsultim publik: Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë

By: M C
16 June 2025 at 20:44

Bashkia e Tiranës ka propozuar një paketë të re masash për ulje dhe përjashtime nga taksat dhe tarifat vendore në përkrahje të shtresave në nevojë.

Në paketën e masave propozohet ulje 50% e taksës për infrastrukturën arsimore dhe tarifën e pastrimit për bizneset e drejtuara nga gratë kryefamiljarë me më shumë se 3 fëmijë apo përjashtim prej tyre për shoqatat e krijuara nga pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara.

Masat janë propozuar përmes projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar që para shqyrtimit për miratim do të publikohet edhe për konsultim publik, përcjell Monitor.al.

Konkretisht në projektvendim propozohet mbështetje për gratë kryefamiljare me tre ose më shumë fëmijë.

Për këtë kategori është propozuar që subjektet e krijuara prej tyre të përfitojnë: 50% ulje të taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe 50% ulje të tarifës së pastrimit.

“Do të lehtësohen nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, në masën 50% bizneset e krijuara nga gra kryefamiljare që kanë tre ose më shume fëmijë, vetëm pas depozitimit të certifikatës familjare dhe ekstraktit historik të regjistrit tregtar me të dhënat e subjektit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, theksohet në relacion.

Propozohet po ashtu edhe përjashtim nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe tarifa e pastrimit për shoqatat e pensionistëve dhe personave me aftësi të kufizuara (PAK).

Sipas relacionit të projektvendimit përfitimi do të bëhet efektiv pas dorëzimit të dokumentacionit ligjor që vërteton përbërjen e shoqatës.

“Për të përfituar nga ky përjashtim përfaqësuesi juridik i shoqatës depoziton pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, vendimin e gjykatës nëpërmjet së cilit është regjistruar shoqata dhe dokumentin shoqërues që vërteton statusin e pensionistit apo të personit me aftësi të kufizuara sipas rastit”, citohet në relacion.

Në projektvendim propozohet edhe ulje e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet publike

Për të nxitur ndërtimet publike me interes qytetar, është propozuar edhe reduktim nga 4% në 2% i taksës së ndikimit në infrastrukturë për investime publike me pronësi shtetërore.

Në projektvendim ndër të tjera është propozuar edhe shfuqizimi për lehtësinë fiskale për 30% bizneset e ngritura nga romët dhe egjiptianët dhe për ato biznese, në të cilat numri i të punësuarve romë dhe egjiptianë zë mbi 30% të numrit total të të punësuarve.

Ulja e taksës është miratuar fillimisht me vendim të Këshillit të Ministrave, ndryshime të cilat u reflektuan edhe në vendimin nr. 35, datë 28.03.2024, të Këshillit Bashkiak.

Por është propozuar shfuqizimi i këtij vendimi, pasi nga Drejtoria e Taksës së Pasurisë është vlerësuar se bie ndesh me nenin 155 të Kushtetutës, që kërkon që çdo lehtësi fiskale të jetë e parashikuar me ligj, dhe jo me vendime nënligjore.

The post Ligji del për konsultim publik: Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Heidi Baci në pushime shihet nën shoqërinë e këtij mashkulli

By: M C
5 June 2025 at 22:53

Modelja e njohur Heidi Baci ka gjetur pak kohë për të pushuar pas një periudhe të ngarkuar me angazhime profesionale.

Ajo këto ditë po i kalon pranë detit e diellit, por nuk është vetëm, në fotot e fundit shihet e lumtur pranë një mashkulli, shkruan “Kosovarja”.

Sipas ndjekësve të modeles personi në fjalë është kushëriri i saj, me të cilin ka një lidhje shumë të ngushtë familjare.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”, Heidi kishte një romancë me aktorin Romeo Veshaj, lidhje që megjithatë nuk zgjati shumë pas përfundimit të programit.

The post FOTO/ Heidi Baci në pushime shihet nën shoqërinë e këtij mashkulli appeared first on Albeu.com.

Botimi i ri ‘Në emër të gjakut’ i Ahmet Prençit

By: Kult Plus
5 June 2025 at 11:39

 Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, një emër i njohur gjerësisht si një profesionist dhe garant i zbatimit të ligjit, tashmë vjen edhe si botues.

Pas dy botimeve me dy romane e fundit “Anja” dhe “Prenga e Prokurorit”, nga sot autori vjen me një tjetër botim të tij.

Ka qenë fillimisht shtëpia botuese “Mediaprint” e cila ka njoftuar librin më të ri të Prençit e me pas autori në rrjetin social Facebook shkruan  se “sapo doli nga shtypi vëllimi im i ri me tregime e novela “Në emër të gjakut”.

Një falënderim zemre për Shtëpinë Botuese Mediaprint dhe Elda Vela, redaktoren Silvana Farruku dhe mjeshtrin e grafikës Elsi Kongo për punën e bukur me shumë përkushtim. Mirënjohje pa kufi  poetit, përkthyesit, studiuesit dhe shkrimtarit të dashur Rudolf Marku që lexoi në dorëshkrim librin dhe e përcolli atë drejt lexuesit me një parathënie brilante”./atsh/ KultPlus.com

Për herë të parë/ Presidenti rus bisedë telefonike me Papa Leoni XIV

4 June 2025 at 19:33

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë me Papën e ri, Papa Leoni i XIV, kjo është biseda e parë telefonike. Sipas mediave ndërkombëtare, raportohet se Putin i ka shprehur mirënjohje Papës për gatishmërinë e tij për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës ukrainase.

Ndërsa nuk kemi më shumë detaje rreth bisedës së tyre, kujtojmë se Papa i ri ka folur publikisht për luftën në Ukrainë. Në një nga përshëndetjet e tij të para për pelegrinët italianë, ai tha se mendimet e tij  shkojnë te “populli ukrainas i prekur nga sulme të reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”.

Më herët është konfirmuar  edhe një telefonatë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.

/abcnews.al/

❌
❌