Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

100 të rinj trajnohen për teknologji e inovacion nga instruktorë të Stanford University

15 July 2025 at 15:45

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Në qytetin e Korçës u çel sot edicioni i ri i Korça ICT Academy & Code for Albania 2025.

100 nxënës nga e gjithë Shqipëria u përzgjodhën për pasionin dhe kuriozitetin e tyre në teknologji dhe inovacion dhe nisën kështu një udhëtim dyjavor. Përkrah tyre janë instruktorë nga Stanford University dhe nga qendra të njohura teknologjike në SHBA e Kanada, që sjellin eksperiencë, dije dhe një frymë ndërkombëtare.

Të rinjtë do të kryejnë më shumë se 80 orë trajnimi praktik, projekte reale, mentorim të dedikuar dhe punë në grup, në një program që nuk mëson vetëm kodim, por ndërton mënyrën si të rinjtë mendojnë, krijojnë dhe bashkëpunojnë.

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo e cilësoi këtë aktivitet shumë më tepër sesa një shkollë verore. “Është një investim për të ardhmen, për një brez të ri të aftë, krijues dhe të përgatitur, që do të udhëheqë ndryshimin teknologjik të vendit”, u shpreh Filo. /j.p/

The post 100 të rinj trajnohen për teknologji e inovacion nga instruktorë të Stanford University appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Trump është vendosur në pozitat e njeriut të fortë”, Paskal Milo: Presidenti i SHBA tani ka dy sfida të tjera përpara!

3 July 2025 at 21:12

TIRANË- Me sulmet në Iran dhe me imponimin që iu bëri vendeve anëtare të NATO-s për të rritur shpenzimet për mbrojtjen në 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Donald Trump tregoi se është në pozitat e një njëriu të fortë  jo vetëm në SHBA, por edhe te gjithë vendet e tjera perëndimore.

Kështu u shpreh historiani i njohur Paskal Milo, i cili ishte i ftuar në emisionin “Real Story”.

“Deri tani, para se të goditej Irani, infrastrukturën bërthamore të tij dhe para mbledhjen e Samitit të NATO-s, në adresë të presidenti Trump kishte edhe mëdyshje për veprimet, gjykimet dhe deklarata e tij.  Por me këto dy ngjarje, bombardimet   në Iran dhe me unanimitetin e imponuar për të rritur shpenzimet në 5% të PBB të vendeve anëtarë të NATO, Trump është vendosur në pozita e njeriut të fortë jo vetëm në SHBA, por edhe në të gjitha vendet perëndimore”, tha Milo.

Ai theksoi se Donald Trump tani ka dy sfida madhore, që janë Kina dhe Rusia.

“Por, unë mendoj që ai ka dy sfidat të tjera të mëdha përpara me të cilat do ballafaqohet dhe nuk janë sfida si ajo e Iranit dhe pa të cilat ai nuk do mund të merret atë rol dhe të arrijë atë objektiv që ka thënë gjatë fushatës elektorale: Amerika e para!

Është Kina dhe Rusia. Janë dy fuqi të mëdha bërthamore të njohura , me peshë dhe rol shumë të madhe dhe mënyra se si do të ballafaqohen ShBA dhe Trump me këto dy fuqi të mëdha dhe mënyra se si do të gjendet ai ekuilibër midis tyre, do përcaktojë dhe rolin e Trump në histori, por edhe fatin e tij personal në historinë amerikane dhe ndërkombëtare”, tha ai./abcnews.al

“Konfliktin mes Italisë e Jugosllavisë zgjidheni me bisedime”/ Milo: “Formula” që shpëtoi Shqipërinë dhe mirënjohja e madhe për presidentin Uillson

3 July 2025 at 21:03

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo foli për marrëdhëniet e SHBA me Shqipërisë, duke ndarë edhe të dhëna historike.

Paskal Milo në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u ndal tek rëndësia e marrëdhënieve me SHBA dhe roli i presidentit Uillson për të ruajtur Shqipërinë nga copëtimi i territoreve.

“Në lidhje me këtë raportin që më shumë  e kemi kërkuar ne këtë miqësi dhe këtë aleancë, jo se na kanë përzgjedhur amerikanët ne për të na patur si një bosht në politikën e tyre rajonale. Unë do thoja që ka një lloj subjektivizmi në interpretimin e ndjenjave pro amerikane shqiptare sepse në përfundim të luftës së Parë Botërore në shtabet amerikane politike në Departamentin e Shtetit është diskutuar se çfarë do bëhet me Shqipërinë? Dhe në Konferencën e Paqes të Parisit Amerikën dhe presidenti Uillson kanë diskutuar në lidhje me fatin e Shqipërisë. Aty amerikanët ndonëse mbështetën parimin e vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje interesat e momentit apo kompromiset që duhet të bënin për të zgjidhur problemet e mëdha të luftës së parë botërore, bënë që edhe Shqipërinë, në momente të caktuara të sakrifikonin pjesë të Shqipërisë. Kujtoj në prill të vitit 1912 në memorandumin që presidenti Uillson i ka dërguar kryeministrit italian Orlando, i premton vendosjen e Vlorës nën sovranitetin italian dhe 9 dhjetor 1919 është përsëri një memorandum i përbashkët me Britaninë dhe Francën që i adresohet për Italinë ku i premtohet jo vetëm Vlorën Italisë, por edhe Gjirokastrën Greqisë…Pas 13 janarit të 1920 ndryshon sepse anglezët dhe francezët për të bërë për vetë Jugosllavinë i premtuan Shqipërinë e Veriut, Shkodrën. Greqisë i dhanë jugun e Shqipërisë dhe donin të detyronin Amerikën që të pajtohej me këtë formulë te re. Këtu është roli i Uillsonit, pasi ai këtu vurin veton që nuk do bëhet asnjë ndryshim përtej asaj që është vendosur në dhjetor dhe Shqipërinë do e lini mënjanë. Zgjidheni konfliktin mes Italisë dhe Jugosllavisë me bisedime direkte por jo me shpenzimet e Shqipërisë këtu është formula që e shpëtoi Shqipërinë në atë kohë dhe për këtë arsye shqiptarët kanë një mirënjohje të madhe për presidentin Uillson dhe këtu fillon “dashuria shqiptare për SHBA”, sepse e shpëtuan. Dhe në 1924 në Departamentit Amerikan të shtetit diskutohej se çfarë do të bëhej me Shqipërinë. Ishte bërë një deklaratë ku të njihej qeveria e re që po vinte. Dhe aty ka një shënim, Ç’është kjo dashuri e madhe për Shqipërinë? Përgjigja ishte nuk ka ndonjë dashuri të veçantë për Shqipërinë, por ka qenë një hobi e Uillsonit”, tha ai.

Paskal Milo tregon bisedën Kennedy-Tito për Shqipërinë: SHBA insistoi për marrëdhënie me komunizmin, por…

3 July 2025 at 20:45

TIRANË- Historiani Paskal Milo foli për ngjarjet historike dhe raportet e Shqipërisë ndër vite me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I ftuar në emisionin “Real Story“, Milo u shpreh se në rrugëtimin historik, Shqipëria ka qenë merak i vazhdueshëm i SHBA, por rrethanat e kohës dhe mospasja e sinjaleve nga Tirana zyrtare e viteve 1960 e mbrapa, krijoi një mosorientim të duhur të vendit tonë në politikën e jashtme.

“Shqipëria pavarësisht se dilte nga bllokut i Traktatit të Varshavës, ajo vazhdon të jetë një vend evropianolindor dhe SHBA dhe NATO nuk mund të preknin dhe nuk mund të ndërhynin në një zonë që konsiderohej si sferë e influencës sovjetikë, kjo ishte nga ana perëndimore.

Ata prisnin dhe nuk e gjetën një sinjal nga Tirana e kohës për t’u riorientuar. Nuk u erdhi ky sinjal se po t’u kishte ardhur, besoj se do ishin gati të lëviznin në një formë ose në një tjetër, por zyrtarisht nuk erdhi. Ka patur komente nga mediat botërore se “ku do të shkojë Shqipëria tani””, tha ai.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të interesuar për fatet politike në Shqipëri dhe kjo është faktuar edhe nga bisedat që janë bërë pas viteve 1960. Historiani tregoi dhe një bisedë të John Kennedy me ish-udhëheqësin ë Jugosllavisë, Josip Broz Titon.

“Siç e bënë në 1961-62 pasi u prishëm me sovjetikët, ka arritur që debate dhe komentet janë bërë deri në shtëpinë e Bardhë, deri te John Kennedy, ai ka folur me Titon në atë kohë  për rastin e Shqipërisë, është diskutuar çështja e Shqipërisë në këshillin e NATO-s se çfarë do bëjmë me Shqipërinë, ndërsa më në fund sekretari amerikan i shtetit në atë kohë përcaktoi qëndrimin amerikan me një frazë të vetme: “Lëreni çorbën të ziej ngadalë”, që domethënë se çfarë zhvillimesh do kemi në të ardhshmen, nuk mund të ndërhyjmë, sepse ishte ideja që Shqipëria konsiderohej si zonë e influencës sovjetike dhe nuk mund të ndërhynte. Kjo logjikë sundoi edhe në 1968, po kjo logjikë sundoi edhe në 1978 kur u prishëm me Kinën marrëdhëniet. Amerikanët kishin frikë se mos Shqipëria kthehej sërish familjen sovjetike, ky ishte shqetësimi më i madh”, tha ai.

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

By: Elva
2 July 2025 at 08:40

Në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre, rreth 52 për qind, morën pagesa të pjesshme në vitin 2024 sipas të dhënave zyrtare më 2024. Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023. Rritja e personave me pagesa të pjesshme tregon se gjithnjë e më shumë ata […]

The post 52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n appeared first on BoldNews.al.

Nis rikonstruksioni i plotë i Bibliotekës së Fëmijëve në Korçë

30 June 2025 at 10:50

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, njoftoi përmes rrjeteve sociale se një projekt i rëndësishëm po fillon.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e plotë dhe rivitalizimin e Bibliotekës së Fëmijëve, e dhuruar për qytetin nga filantropi Thoma Turtulli. Biblioteka e Fëmijëve është një nga objektet më të rëndësishme të Korçës për sa i përket kujtesës historike dhe vlerave arkitekturore që mbart si objekt unikal dhe i realizuar me shumë dashuri e kujdes nga mjeshtrit e kohës.

“Pres me padurim që, pasi projekti të përfundojë, mbi 600 fëmijë të moshës deri në 15 vjeç, frekuentues të kurseve të teknologjisë dhe inovacionit, së bashku me qindra bashkëmoshatarë të tyre, frekuentues të librit, të kenë një ambient komod dhe dinjitoz dhe që amaneti i Thoma Turtullit, për një rini larg kafeneve dhe pranë dijes, të vazhdojë të përmbushet në përjetësi”, u shpreh kryetari i Bashkise Korçë.

Projekti për restaurimin dhe rijetëzimin e saj, i pari në këtë shkallë ndërhyrjeje që nga ndërtimi i objektit, është realizuar nga Bashkia Korçë me konsulencën e specialistëve të restaurimit dhe është miratuar në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Restaurimi synon të nxjerrë në pah vlerat e degraduara në vite, si dhe të krijojë ambient komod pa ndryshuar funksionin aktual, për t’i shërbyer fëmijëve, duke ndërthurur leximin e librit tradicional me elementet e teknologjisë dhe inovacionit.

Objekti është në fazën e përgatitjes së kantierit për fillimin e punimeve ndërtimore, si dhe ka filluar puna për restaurimin e disa elementeve identitarë të objektit, siç është portoni hyrës. /j.p/

1 nga 2

The post Nis rikonstruksioni i plotë i Bibliotekës së Fëmijëve në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festivali Vox Baroque në Muzen Kombëtar të Artit Mesjetar Korçë

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Tingujt e muzikës baroke u mirëpritën nga publiku artdashës në një mbrëmje në Korçë, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Vox Baroque”.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo e etiketoi këtë festival si hapësirën ku muzika  udhëton përtej kohës dhe kufijve.

“Mbrëmë, në mjediset e veçanta të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, u zhvillua koncerti “Ex Silentio”, një udhëtim përmes tingujve të muzikës antike mesdhetare, pjesë e edicionit të XII-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Baroke”, tha Filo në një postim në rrjetet sociale.

Sipas kryebashkiakut të Korçës, “artistët nga Greqia, Dhimítris Koundouras (flaut), Iríni Bilini-Moraiti (vokal & vielë) dhe Thýmios Atzakas (liutë orientale) sollën një interpretim të rrallë dhe të përmbajtur, në respekt të atmosferës që ruan thesare të shenjta të trashëgimisë sonë shpirtërore”.

“Një mbrëmje që bashkoi hijeshinë e muzikës së lashtë me madhështinë e ikonografisë shqiptare dhe që i shtoi një tjetër kapitull të paharruar verës kulturore të Korçës”, pohoi Filo.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke “Vox Baroque” mbetet aktiviteti i vetëm në llojin e tij në Shqipëri. Ky festival synon gërshetimin mes përhapjes së repertorit të kohës kur lindi si zhanër të ekzekutuar sipas rregullave të traktateve të kohës dhe iniciativave alternative promovuese të atyre artefakteve pjesë të trashëgimisë kulturore kombëtare.

Nga festivali Vox Baroque në Muzen Kombëtar të Artit Mesjetar Korçë
1 nga 13

/e.i//a.f/

The post Festivali Vox Baroque në Muzen Kombëtar të Artit Mesjetar Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konferenca e ILO, Manjani: Shqipëria e angazhuar për drejtësi sociale dhe zhvillim të qëndrueshëm

Tiranë, 12 qershor /ATSH/ Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Olta Manjani mbajti fjalën e saj sot në seancën plenare të Konferencës të 113-të të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës.

Manjani, e vuri theksin në angazhimin e Shqipërisë për të promovuar drejtësinë sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm, në rrugën e saj të përparimit të shpejtë drejt anëtarësimit në BE në vitin 2030.

Manjani tha se një tjetër angazhim i rëndësishëm është themelimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian, siç ishte edhe organizimi i takimit të parë inaugurues në Tiranë në muajin prill të këtij viti.

Një tjetër piketë, ku zv/ministrja e MEKI-t e vuri theksin ishte edhe aderimi i Shqipërisë në koalicionin global për drejtësi sociale, në reflektim të përkushtimi të saj për promovimin e vlerave të drejtësisë sociale në vend dhe në rajon, ndërsa Shqipëria është në rolin e një vendi pionier në Përshpejtuesin Global për Vendet e Punës dhe Mbrojtjen Sociale për Tranzicione të Drejta.

Manjani tha se Shqipëria mbështet miratimin e rezolutës për Samitin e Dytë Botëror për Zhvillimin Social, që do të mbahet në Doha në nëntor 2025, duke synuar ambicien kolektive drejt zgjerimit të aksesit universal në mbrojtjen sociale.

Njëkohësisht, Manjani realizoi takime bilaterale me Drejtoreshën Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore, Beate Andrees, si dhe me Ministrin e Ekonomisë dhe Punës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi.

Zv/ministrja e MEKI-t, Olta Manjani në seancën plenare të Konferencës të 113-të të Organizatës ...
1 nga 10
Zv/Ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani

/e.i/a.f/

The post Konferenca e ILO, Manjani: Shqipëria e angazhuar për drejtësi sociale dhe zhvillim të qëndrueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çelja e sezonit turistik, Filo: Korça mirëpret 15 agjenci turistike

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo tha sot se Korça mirëpriti 15 agjencitë turistike më aktive në vend.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e çeljes së sezonit veror, ku i pranishëm ishte edhe drejtuesi politik i PS për Korçën, Niko Peleshi, si edhe Prefekti i qytetit, Nertil Jole, kryebashkiaku Filo u shpreh se kjo është një mundësi e vyer për të prezantuar nga afër ofertën e pasur të Korçës.

“Natyrë e mrekullueshme, trashëgimi kulturore, gastronomi autentike dhe një kalendar ngjarjesh që e bëjnë Korçën destinacionin e preferuar të verës”, tha ai.

Sipas Filos, bashkëpunimi me profesionistët e turizmit është çelësi për të forcuar promocionin e Korçës dhe për të ndërtuar një zhvillim sa më të qëndrueshëm e gjithëpërfshirës.

“Korça është gati për një sezon veror të jashtëzakonshëm”, u shpreh Filo.

Korça çeli sot sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve, një paradë plot ngjyra e aktivitete që dhurojnë një atmosferë të veçantë për të gjithë qytetarët.

E njohur për Karnavalet e famshme Korça, e ka shndërruar këtë traditë në një nga festat më të bukura të qytetit. Muzika dhe alegria, i bëjnë karnavalet, ftesën unike korçare për turistët vendas e të huaj.

Nga aktiviteti për mikpritjen e 15 agjencive turistike në Korçë
1 nga 9

The post Çelja e sezonit turistik, Filo: Korça mirëpret 15 agjenci turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato takim me kryebashkiakun Filo: Diskutuam mënyrat për të mbështetur Korçën me projekte të reja të financuara nga BE

TIRANË, 27 maj /ATSH/ “Me 70% të legjislacionit të BE-së të zbatuar në nivel lokal, përfshirja e mëtejshme e bashkive dhe burimet shtesë të dedikuara për to mbeten me rëndësi të madhe”, u shpreh sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Me rastin e Javës së Evropës 2025, Gonzato vizitoi qytetin e Korçës dhe u takua me kryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo.

Gonzato theksoi se, “ishte një rast i frytshëm për të bërë një bilanc të bashkëpunimeve të mëparshme të suksesshme në fushat e inovacionit, arsimit dhe turizmit, dhe për të gjetur mënyra të reja për të mbështetur Korçën me projekte të reja të financuara nga BE”.

“Është e rëndësishme të sigurohet përfshirja e qytetit në zbatimin e Planit të Rritjes dhe Axhendës së Reformave”, theksoi ai.

“Ka shumë potencial në Korçë si në fushën e turizmit të qëndrueshëm ashtu edhe në atë dixhital. Erdha për të diskutuar me kryetarin e bashkisë se si mund t’i mbështesim më së miri përpjekjet e qytetit për të rritur atraktivitetin e tij dhe për të ofruar stimuj për të rinjtë e tij të talentuar. Gjithashtu i bëra thirrje kryetarit të bashkisë të përfitojë plotësisht nga procesi i integrimit në BE dhe vlerësova mënyrën se si bashkia ka investuar në marrëdhënien e saj me BE-në”, nënvizoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato në një postim në rrjetet sociale. /j.p/

1 nga 5

The post Gonzato takim me kryebashkiakun Filo: Diskutuam mënyrat për të mbështetur Korçën me projekte të reja të financuara nga BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paskal Milo në homazhet për Artan Lamen: Shqipëria humbi një vlerë shumë dimensionale

By: nilda
27 May 2025 at 11:51

Ditën e sotme pranë Akademisë së Shkencave po zhvillohen homazhe për nder të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame, ku miq, kolegë dhe personalitete të njohura po i japin lamtumirën e fundit. Lame u nda papritur nga jeta pak ditë më parë në moshën 58-vjeçare. Historiani i njohur, Paskal Milo ka marrë pjesë në këto homazhet dhe shprehet se me ndarjen e tij nga jeta, Shqipëria humbi një vlerë shumë…

Source

Rovena Dilo vendoset përballë pyetjes së sikletshme, këngëtarja: Do e bëj një beb

By: gaze tare
23 May 2025 at 23:25

Rovena Dilo u pyet gjatë emisionit ‘Në kurthin e Piter Pan’ për jetën private.

E para lidhej me mëmësinë dhe këngëtarja tha se në këto orë që zhvillohet programi, “ndihet si një nënë me shumë fëmijë”. Kurse pyetjes për dashurinë, ajo iu përgjigj se “ka pasur karroca që do t’i ëndërronin të gjitha vajzat”.

-Mua mami më thotë se fëmijët janë si dhuratë. Po ti do të doje ta kishe dhuratën nga qielli apo s’e ke hapur ende kutinë? Do të të pëlqente jeta me 10 fëmijë apo janë shumë?

Rovena Dilo: Po pse mi, juve nuk ju kam si fëmijë unë tani?

-Jo.

Rovena Dilo: Ua ju kam mi! Unë kështu ju kam tani!

Alketa Vejsiu: Si ndihesh si një mama me 10 fëmijë se ka pasur në kohën e gjysheve tona…

Rovena Dilo: Jo moj, ç’thotë ajo 10? Mua më thotë 10.

-Ne jemi nga ata që të pyesim.

Rovena Dilo: Nuk më doni sot për mami as 2 orë? Mirë, mirë, mbajeni mend! Vetëm 1 orë do më japësh?

-Bëj një beb se janë shumë të mirë bebat!

Rovena Dilo: Patjetër! Tani që ma the ti, do ta bëj!

Alketa Vejsiu: E ke menduar ndonjëherë sesi do të ishte jeta jote me shumë fëmijë?

Rovena Dilo: Babai i mamasë sime, gjyshi im nga mamaja ka pasur shumë fëmijë dhe unë e di si është jeta me shumë fëmijë se kam parë një shtëpi super plot të gjyshit tim, Naim Vreto.

The post Rovena Dilo vendoset përballë pyetjes së sikletshme, këngëtarja: Do e bëj një beb appeared first on iconstyle.al.

Paskal Milo për “tradhtinë” e Ahmet Zogut: Në drekë bëri deklaratë për qëndresë, pas 5 orësh mori udhët drejt Greqisë

By: Rovena
7 April 2025 at 20:43

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News historiani Pskal Milo u kthye pas në histori, pikërisht tek koha e Mbretit Zog. Ai komentoi atë që sot e kësaj dite flitet, tradhtinë e Ahmet Zogut ndaj Shqipërisë.

Milo tha se në drekë Zogu bëri u bëri thirrje shqiptarëve për qëndresë ndërkohë në darkë u arratis drejt Greqisë, duke mos bërë qëndresë si një kreu i shteti.

 

“Sa i takon Mbretit Zog  në raport me rezistencën që e ngarkojnë atë me përgjegjësi të rëndë, për faktin organizoi rezistencën e asaj ushtarake shqiptare që kishte shteti  dhe mbi të gjitha ai nuk qëndroi ai nuk qëndroi si burrë shteti në momentet që provohet. Në orën 12:00 të ditës premte ai doli me deklaratë zyrtare, që u bëri thirrje shqiptarëve që do të qëndrojmë deri në pikën e fundit të gjakut, që do luftojmë. Ndërkohë që 5 orë i hipi makinës i vëzhguar nga trupa diplomatikë që ndodhej në atë kohë në Tiranë, kaloi nga rruga e Elbasanit dhe u largua për në Greqi ditën tjetër. Komentet që bëhen sot e kësaj dite janë që veprimet e tij janë tradhtie kombëtare apo e një kryetari shteti që nuk kishte se çfarë të bënte në ato momente kur vendi po pushtohej. Pushtimi i Shqipërisë kishte vite që po përgatitej, në mënyre të veçantë ai filloi pas 15 marsit. Një kryetar shteti siç Ahmet Zogu më 7-8 prill kur u largua, pa dyshim që Shqipëria e dobët nuk do mund t’i rezistonte pushtimit italian, dhe këtu nuk ishte fjala për t’i rezistuar gjatë, por për të bërë një kat rezistencë që i takonte si komandat shteti”, tha historiani Paskal Milo./abcnews.al

Historiani Paskal Milo: SHBA, e vetmja ndër Fuqitë e Mëdha që dënoi pushtimin italian

7 April 2025 at 20:41

Historiani Paskal Milo në një intervistë në “Real Story” në ABC News, foli për shtatë prillin, simbolin e rezistencës antifashiste.

Këtë të hënë në Durrës u përkujtua 86-vjetori i rezistencës ndaj pushtimit italian.

Historiani Paskal Milo, u shpreh se SHBA ishte e vetmja ndër Fuqitë e Mëdha që dënuan pushtimin italian.

“Faik Konica i ka bërë një deklaratë që ka dënuar pushtimin dhe i ka cuar këtë protestë apo notë zyrtare me shkrim dhe po në datën 8 prill ka dalë sekretari i shtetit i asaj kohë ku e dënon agresionin, pushtimin italian të Shqipërisë. Është teksti zyrtar, dhe SHBA ishin e vetmja ndër fuqitë e mëdha që mbajti qëndrim kritik ndaj pushtimit. Vetëm kaq. Ka edhe një frazë ku thuhet nuk mund të shkojmë në “Luftë Botërore për Shqipërinë”. Nga Fuqitë e Mëdha përveë qëndrimit kritik që mbajti SHBA, Anglia jo vetëm që heshti, por përkundrazi Britania e mori me të mirë Musolinin, kryeministri i asaj kohe i dërguan Musolinit fjalimit që do mbante”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

Dëborë në Korçë, dimri zbukuron qytetin me “dhuratën” e fundit

7 April 2025 at 11:26

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Korça këtë mëngjes prilli u gdhi e bardhë. Dëbora e rënë gjatë natës ka krijuar pamje mbresëlënëse, duke ia shtuar bukurinë këtij qyteti.

Ulja e temperaturave në vend, riktheu reshjet e dëborës në zonën juglindore të vendit, kryesisht zonave të thella malore, por pati reshje të konsiderueshme edhe brenda qytetit të serenatave.

Korça ngjan si qytet i dalë nga ndonjë përrallë, me pemët e bardha jo nga lulet e pranverës por nga kristalet e dëborës.

Rrugët, sheshet, statujat gjithçka u mbulua nga dëbora brenda pak orëve, ndërsa qytetarët me gjithë vështirësitë e krijuara nga e papritura në qarkullim, mirëpritën “dhuratën” e fundit të dimrit.

Reshjet e dëborës me intensitet deri mesatar në të gjithë territorin të shoqëruara dhe me erë kanë bërë që trashësia e dëborës varion nga 10 deri 25 cm në zonat malore. /j.p/

Korça mbulohet nga dëbora në prill, foto: Arbi Fortuzi
1 nga 11

The post Dëborë në Korçë, dimri zbukuron qytetin me “dhuratën” e fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Korçës, vitet e fundit i kaloi në varfëri (EMRI+FOTO)

By: V K
2 April 2025 at 10:24

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Korçës, Dhionis Robert Kotmilo.

Ai e drejtoi Bashkinë e Korçës për një mandat, nën logon e Partisë Demokratike, gjatë viteve 1996-2000, duke qenë kryebashkiak edhe gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997.

Në vitin 2000, ai vendosi të mos kandidonte më, duke njoftuar dhe tërheqjen nga politika, duke qenë dhe në prag pensioni

Më herët, ai ka qenë dhe drejtuesi i Këshillit Bashkiak të Korçës, për 4 vite, para se të bëhej kryebashkiak, teksa ka punuar edhe për29 vite si kryeinxhinier i ndërmarrjes së frigoriferëve në qytetin juglindor.

Në Korçë qarkullon shprehja se “Robert Kotmilo, as portën e vjetër të shtëpisë së tij nuk e ndërroi sa ishte kryetar bashkie”, duke u njohur si një person shumë i respektuar në juglindje.

Vitet e fundit, ai jetonte në varfëri, ku jetonte i vetëm në banesën e tij të vjetër dhe ushqimin e siguronte nga një fondacion në Korçë.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Kotmilos, ka trishtuar shumë qytetarë të Korçës dhe ata që e njohën për kontributin e tij.

 

The post Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Korçës, vitet e fundit i kaloi në varfëri (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë ish- kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo

2 April 2025 at 09:59

Ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Kotmilo ka shërbyer si kryebashkiak i qytetit të Korçës nga viti 1996 deri në vitin 2000, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në drejtimin e bashkisë gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997.

Ky ishte një kapitull i veçantë i sakrificave dhe angazhimit të tij qytetar.

Edhe pse pati ftesë nga strukturat e Partisë Demokratike për të kandiduar për një mandat të dytë, ai vendosi të tërhiqej.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Kotmilos ka trishtuar shumë qytetarë të Korçës dhe ata që e njohën për kontributin e tij.

The post Ndërron jetë ish- kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo appeared first on Sot News | Lajme.

Disney publikon trailerin e parë për filmin artistik “Lilo & Stitch”

By: gaze tare
15 March 2025 at 19:18

Disney ka zbuluar trailerin e parë zyrtar për versionin artistik të filmit klasik Lilo & Stitch (2002), nën regjinë e Dean Fleischer Camp. Maia Kealoha luan rolin e Lilos, ndërsa Sydney Elizabeth Agudong interpreton motrën e saj, Nani. Chris Sanders rikthehet si zëri ikonik i Stitch, ashtu si në filmin e animuar.

Historia ndjek Lilon, një vajzë të vetmuar që dëshiron një shoqe, por dëshira e saj realizohet ndryshe nga ç’e priste kur një alien i vogël dhe blu, Stitch, zbarkon në Hawaii. Traileri sjell edhe personazhe të tjerë të dashur, si agjenti Cobra Bubbles (Courtney B. Vance) dhe shkencëtarët Jumba e Pleakley, të luajtur nga Zach Galifianakis dhe Billy Magnussen.

Reagimet për trailerin kanë qenë kryesisht pozitive, me fansat që e kanë përshkruar si nostalgjik dhe besnik ndaj origjinalit. Shumë prej tyre shprehën entuziazmin për rikthimin e kësaj historie të dashur në një version live-action.

The post Disney publikon trailerin e parë për filmin artistik “Lilo & Stitch” appeared first on iconstyle.al.

Vilat e Korçës, dëshmi e historisë, kulturës dhe stileve arkitekturore

22 February 2025 at 08:30

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ Vilat e bukura të Korçës, të njohura për detajet e veçanta, janë një dëshmi e historisë dhe kulturës së këtij qyteti.

Një nga karakteristikat më të spikatura të këtyre vilave, janë kolonat e zbukuruara me finesë, ballkonet e punuara me kujdes, dritaret me grila druri dhe elementët dekorativë të hekurit, pjesë e pandashme e këtij stili të veçantë, që ruan dhe pasuron trashëgiminë e qytetit.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo thekson se detajet e këtyre vilave, janë kujtim i traditës dhe një shenjë e zhvillimit të Korçës gjatë periudhave të ndryshme historike.

Arkitektura e banesave korçare është e veçantë dhe me larmi stilesh. Kultura të ndryshme kanë lënë gjurmë tek ndërtimi dhe dekorimi i shtëpive të dikurshme korçare, të cilat mbartin tiparet e tyre.

Ndikim të rëndësishëm në stilin e ndërtesave të Korçës ka lënë Perandoria Osmane. Tek ndërtesat më të vjetra shfaqen elementë tradicionalë të dizajnit otoman. Këto përfshijnë çatitë me kube, dritaret e portat me hark, si dhe fasadat e dekoruara në mënyrë të ndërlikuar.

Por, Korça shfaq edhe tipare arkitekturore tipike të rajonit, me ndërtesa me ndikime neoklasike, barok dhe art deco dhe struktura më moderne të ngritura gjatë shekujve XIX dhe XX.

/r.e/

The post Vilat e Korçës, dëshmi e historisë, kulturës dhe stileve arkitekturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Filo: Korça, qendër e mundësive për të rinjtë

16 February 2025 at 11:20

TIRANË, 16 shkurt /ATSH/ Qyteti i Korçës po kthehet gjithnjë e më shumë një qendër e mundësive për të rinjtë.

Kështu thotë kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar fillesat në botën e biznesit të një vajze të re e cila “ka guxuar të ndjekë pasionin dhe ëndrrën e saj për t’u bërë sipërmarrëse”.

“Më ka pëlqyer gjithmonë bota e biznesit, kam krijuar diçka të rastësishme duke studiuar kërkesat e tregut për produkte dhe elemente të veçanta që mund t’i nevojiteshin personave të ndryshëm për festa, dasma apo evente dhe sot kam biznesin tim, Art of Confeti,” shprehet Fjori Cami.

Sipas Filos ajo ka krijuar një biznes të suksesshëm, që ka gjetur vend në tregun e Korçës dhe përtej, duke sjellë një frymë të re në industrinë e dekorimeve për evente.

“Në një kohë kur shumë të rinj janë tërhequr nga mundësitë jashtë vendit, Fjori ka vendosur të ndërtojë të ardhmen e saj në Korçë. Ajo është pjesë e një brezi që po krijon mundësi dhe po ndihmon në zhvillimin e ekonomisë lokale përmes bizneseve të suksesshëm”, thekson Filo.

Filo nënvizon se “Korça po bëhet gjithnjë e më shumë një qendër e mundësive, dhe të rinjtë si Fjori po e ndërtojnë të ardhmen e tyre, duke besuar në potencialin e qytetit dhe duke krijuar mundësi për sukses, pa pasur nevojë të largohen diku tjetër”.

Punimet e sipërmarrëses së re nga Korça
1 nga 7
Punimet e vajzës sipërmarrëse nga Korça

The post Filo: Korça, qendër e mundësive për të rinjtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌