Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Main stream

Çmenduri në ndeshjen e Shkëndijës/ Plas grushti pas triumfit kuqezi, protagonist bëhet ish-sulmuesi i Interit që u fut nga presidenti në lojë

By: V K
31 July 2025 at 09:05

Shkëndija e Tetovës, ka arritur të fitojë edhe në fushën e FCSB me shfirat 2-1 dhe është kualifikuar në turin e tretë të Ligës së Kampioneve.

Por ndërsa kuqezinjtë nisën festën, në stadiumin e Bukureshtit plasi skandali.

Mediat vendase raportojnë se pas ndeshjes kishte ngjarje skandaloze që ndodhën në impiant. Sulmuesi Denis Alibek, u kthye në personazhin kryesor, pasi ai u sha në kor nga tifozët e skuadrës së tij për paraqitjen që kishte dhuruar në pjesën e dytë, i aktivizuar pas pushimit.

Raportohet se tifozët edhe e pështynë atë nga shkallët e stadiumit dhe kjo shtyu sulmuesin të kërcente në tribunë, për të goditur një prej tyre.

Një zënkë e pazakontë për lojtarin i cili ka eksperiencë edhe në kampionate më të njohura, teksa e ka nisur karrierën ën Itali me fanellën e Interit.

Ai i ishte bashkuar FCSB gjatë merkatos së verës dhe presidenti Xhixhi Bekali, i cili shpesh vendos për zëvendësimet në vend të trajnerëve të tij, insistoi në pushimin e ndeshjes ndaj Shkëndijës që ai të futej në fushë në vend të Popeskut.

Vetë Bekali, pas ndeshjes pranoi se kishte vepruar gabim me këtë zëvendësim që detyroi trajnerin ta bënte.

“Ne bëmë zëvendësimin e gabuar me Alibek, i cili nuk është gati. Kjo është aty ku bëmë gabimin, Në fund të fundit, George po bënte diçka, po driblonte. Ne e humbëm këtu, me Alibek i cili nuk pat asnjë impakt. Ai luajti një pjesë loje dhe nuk bëri asgjë, asgjë”, tha presidenti për lojtarin që kishte vendosur vetë që të futej në fushë.

The post Çmenduri në ndeshjen e Shkëndijës/ Plas grushti pas triumfit kuqezi, protagonist bëhet ish-sulmuesi i Interit që u fut nga presidenti në lojë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Protestë e “TKZ” në Luginën e Preshevës: Jo bashkë me shtetin që na mohon, jo Euro 2027 me Serbinë!

By: armand
29 July 2025 at 15:55

Vizita e presidentit të FSHF, Armand Duka, në komunën e Bujanocit, u shënua jo vetëm nga pjesëmarrja në një turne për fëmijë në Luginën e Preshevës, por edhe nga një reagim i tifogrupit “Tifozat Kuq e Zi”, i cili shprehu hapur pakënaqësinë ndaj bashkëpunimit të FSHF-së me Serbinë. Gjatë turneut që u organizua me mbështetjen […]

The post Protestë e “TKZ” në Luginën e Preshevës: Jo bashkë me shtetin që na mohon, jo Euro 2027 me Serbinë! appeared first on BoldNews.al.

Gjimnastet kuqezi fitojnë medalje të bronztë në botërorin e Portugalisë

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Gjimnastika shqiptare është përfaqësuar denjësisht në kampionatin botëror të “World Gym for Life Challenge” të mbajtur në Portugali, duke fituar medaljen e bronzit.

Sipas Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, vajzat kuqezi dhuruan një performancë fantastike, teksa morën edhe përgëzimet e jurisë.

Në garë u vendosën 33 shtete nga e gjithë bota, teksa në total në Lisbonë ishin rreth 3800 sportiste. Shqipëria u përfaqësua me gjimnastet: Merili Islami, Mishela Bitanji, Maria Zefi, Sara Moleci, Nil Elbasani, Nadia Daci, Enesa Sulaj, Chloe Qenanaj, Ilenia Sevdari, Silja Muhameti, Megi Papadhami, Iris Kadiu, Leandra Çela dhe Melisa Agolli.

Pa dyshim që meritë për këtë sukses, të gjimnasteve nga mosha 7-12 vjeç, kanë trajnerët e ekipit kombëtar, sekretarja e përgjithshme e Federatës Eliriana Karaj, por edhe presidenti Leonard Lulaj.

Vajzat të cilat morën pjesë në këtë kampionat ishin të ekipeve të Beratit, Shkodrës, Lushnjës dhe Tiranës.

The post Gjimnastet kuqezi fitojnë medalje të bronztë në botërorin e Portugalisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Roma nxjerr në shitje Kumbullën

By: redi
24 June 2025 at 19:15

Mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla është vënë në qendër të merkatos verore. Ai luajti në huazim tek Espanyol në ligën spanjolle sezonin e shkuar, është në pronësi të skuadrës italiane të Romës. Verdhekuqtë janë të detyruar të shesin menjëherë, pasi i duhen 10 milionë euro arkëtime për të qenë korrekt me bilancet financiare. Roma ka përpiluar një listë të shpejtë për lojtarët që janë në shitje…

Source

New York vishet kuqezi, marshojnë shqiptarët/ PAMJE

By: Ela
21 June 2025 at 20:01

Komuniteti shqiptar në New York ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “Mollës së Madhe” duke veshur me ngjyrat kuq e zi një nga zonat më në zë të këtij qyteti. Mijëra shqiptarë, me tupanë e cyrle marshuan përgjatë Central Park në West Manhattan, duke sjellë për të disa orë një shije shqiptare në […]

The post New York vishet kuqezi, marshojnë shqiptarët/ PAMJE appeared first on BoldNews.al.

Kupa e Botës 2026 – Kombëtarja shqiptare mbërrin në Riga për ndeshjen ndaj Letonisë

TIRANË, 8 qershor/ATSH/Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Rigës, Letoni, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Letonisë, që do të luhet të martën, më 10 qershor, në “Skonto Stadions”, në orën 20:45.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën nuk ka udhëtuar vetëm kapiteni Berat Gjimshiti, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Të gjithë lojtarët e tjerë kanë udhëtuar me ekipin dhe kuqezinjtë janë akomoduar menjëherë në hotel.

Të hënën, Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë.

/a.f/

The post Kupa e Botës 2026 – Kombëtarja shqiptare mbërrin në Riga për ndeshjen ndaj Letonisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Sfida Shqipëri-Serbi, ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin ”Air Albania”. Ka kontrolle të imtësishme

By: redi
7 June 2025 at 18:43

Ndonëse atmosfera më e flaktë pritet në çdo cep të Tiranës, ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin ”Air Albania”, aty ku sonte në orën 20:45, Shqipëria pret në një sfidë të fortë Serbinë. Ashtu siç është parashikuar, ndaj tifozëve do të ketë kontroll të imtësishëm, ndërsa vlen të theksohet se nuk lejohen sendet. Çdo person që ka një biletë, do kontrollohet dy herë dhe më pas do të lejohet që të…

Source

2 mijë efektivë dhe 500 civilë mes tifozëve në stadium, The Guardian: Morina është ”zhdukur”

By: redi
7 June 2025 at 15:50

Jashtë një kafeneje tre blloqe larg nga Arena Kombëtare, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po montonin pajisje në tendën mbrojtëse. Dreka e së enjtes sapo kishte kaluar dhe Tirana po përgatitej për një ndeshje që mund të kishte mbushur stadiumin kombëtar të paktën 10 herë. Nuk kishte asnjë vështirësi për të identifikuar flamurin shqiptar, shqiponja e zezë me dy koka që shtrihej nga qendra e saj.

Source

Dilema në formacion nga Sylvinho

By: redi
6 June 2025 at 21:06

Nga mbrojtja në sulm, braziliani ka ende dyshime se cilin lojtarë do të hedhë në fushë nesër mbrëmë në “Air Albania” kundër Serbisë. Me skemën 4-3-3, vendin e sigurt në formacion e ka Tomas Strakosha njësoj dhe Mario Mitaj në të majtë të mbrojtjes. Krahu i djathtë ka balotazh mes Hysaj dhe Balliu ndërsa në qëndër së bashku me Gjimshitin mund të jenë Kumbulla ose Ismajli. Mesfusha nuk ka shumë…

Source

“SHBA 2026”- Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Serbisë

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Kombëtarja Kuqezi ka vijuar përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, që do të luhet të shtunën në mbrëmje në “Air Albania”, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit “SHBA 2026”.

Kombëtarja ka mbyllur sot seancën e tretë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit. Të besuarit e trajnerit Silvinjo u angazhuan në përgatitje atletike dhe taktike.

Shqetësim për trajnerin brazilian përbën gjendja e sulmuesit Rej Manaj, i cili mungoi dje në seancën stërvitore për shkak të një gjendje gripale, ndërsa sot u stërvit i veçuar nga pjesa tjetër.

Ndeshja me Serbinë do të jetë e treta për kuqezinjtë në kualifikueset e Botërorit. Kombëtarja shqiptare fillimisht humbi me Anglinë në transfertë dhe më tej fitoi ndaj Andorrës në ndeshjen e luajtur në Tiranë.

Takimi ndaj Serbisë do të luhet më 7 qershor ora 20:45. Kjo do të jetë përballja e parë mes dy skuadrave në Tiranë, pikërisht në “Arenën Kombëtare”.

Kombëtarja Shqiptare seancë stërvitore për sfidën ndaj Serbisë - Foto: Florian Abazaj
1 nga 10
Stërvitje
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje

The post “SHBA 2026”- Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Serbisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tifozat Kuqezi s’do të jenë në stadium në ndeshjen me Serbinë: Event për të pasurit

By: fra nc
3 June 2025 at 10:43

Tifogrupi “Tifozat Kuqezi” kanë njoftuar se nuk do të jenë i pranishëm në stadium më 7 qershor, për ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, grupi akuzon Federatën Shqiptare të Futbollit për përjashtim të qëllimshëm nga shpërndarja e biletave, duke sjellë kështu një bojkot të hapur ndaj përballjes së shumëpritur.

“Për herë të parë që nga themelimi, tash e 21 vite, nuk do të jemi në stadium për të përkrahur Kombëtaren tonë. Në fakt, kjo është hera e dytë. Herën e parë më 14.10.2014, nuk na lanë shkijet. Tashmë më 07.06.2025, nuk po na lejojnë miqtë e shkijeve, në shtëpinë tonë,” thuhet në deklaratën e TKZ-së.

Sipas tyre, ndryshe nga ndeshjet e mëparshme ku anëtarët janë vetëorganizuar për të siguruar bileta në sektorin tradicional të grupit, këtë herë nuk kanë marrë pjesë në atë që e cilësojnë si një “farsë” të organizuar nën petkun e një shorti të rremë. Ata pretendojnë se sistemi i ndarjes së biletave favorizon agjencitë turistike dhe individë të lidhur me pazare klienteliste.

“Ky sistem, i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe më pas për të ushqyer pazaret e zakonshme, është thellësisht i padrejtë dhe i papranueshëm,” vijon deklarata.

TKZ kritikon ashpër edhe çmimet e biletave, duke theksuar se ato e përjashtojnë tifozin e zakonshëm shqiptar nga mundësia për të ndjekur Kombëtaren. Sipas tyre, një familje e zakonshme shqiptare duhet të paguajë rreth 600 euro për katër bileta, një kosto që e tejkalon buxhetin e pushimeve verore.

“Futbolli është kthyer nga një aktivitet popullor në një event ekskluziv për të pasurit, ku çmimet e biletave variojnë nga 150 deri në 1000 euro,” thekson grupi.

Në përfundim, TKZ akuzon FSHF-në për hipokrizi dhe përjashtim të qëllimshëm të tifozëve besnikë: “Gjithpërfshirja i ka të gjithë brenda përveç se TKZ-në. Aty janë agjencitë e udhëtimit dhe politikanët, por vetëm besnikët e përjetshëm JO. Diçka e tillë nuk është parë kurrë. Le të fitojë njëherë Kombëtarja.”

The post Tifozat Kuqezi s’do të jenë në stadium në ndeshjen me Serbinë: Event për të pasurit appeared first on Euronews Albania.

Organizohet për herë të parë në Shqipëri, nis sot Euro U-17

TIRANË, 19 maj/ATSH/ Nis sot turneu i finaleve të “Euro U-17” dhe për herë të parë Shqipëria do të jetë mikpritëse e një kompeticioni të tillë. Turneu çel sot siparin, për ta mbyllur më 1 qershor.

Ky turne do të jetë i pari me formatin e ri, ku Shqipëria do të bashkohet në fazën finale me shtatë skuadra të tjera që do të kualifikohen nga raundi i dytë i eliminatoreve. Shorti u hodh të hënën, më 31 mars, në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë.

Shqipëria, si vend mikpritës, u shortua në Grupin A përkrah Francës, Gjermanisë dhe Portugalisë, ndërsa kampionët në fuqi, Italia, do të përballen me Belgjikën, Anglinë dhe Çekinë në Grupin B.

Grupet e turneut:

Grupi A: Shqipëri (pritëse), Francë, Gjermani, Portugali

Grupi B: Itali (kampionë në fuqi), Belgjikë, Angli, Çeki

Stadiumet ku do të luhen ndeshjet:

“Arena Kombëtare”, Tiranë;

“Elbasan Arena”, Elbasan;

“Arena Egnatia”, Rrogozhinë;

“Niko Dovana”, Durrës.

/a.f/r.e/

The post Organizohet për herë të parë në Shqipëri, nis sot Euro U-17 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Porti tregtar dhe turistik realitet në Durrësin e 2030-s, vota të bëhet det kuqezi për Shqipërinë në BE

TIRANË, 8 maj/ATSH-Arbi Fortuzi/ Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral në Durrës, ku theksoi se në 11 maji vota duhet të jetë një detë kuqezi për Shqipërinë në Bashkimin Evropianë në vitin 2030.

Rama tha se Durrësi i vitit 2030 nuk do t’i ngjajë Durrësit sot, ashtu siç Durrësi sot nuk i ngjan Durrësit të para dhjetë viteve.

“Mund të flisja këtu gjatë, Ani preku çfarë ne kemi bërë dhe çfarë do të bëjmë për Durrësin, por ju siguroj që Durrësi i 2030-s do të ngjaj me Durrësin sot, aq sa ngjan Durrësi sot me atë para 10 vjetësh. Do të jetë një Durrës, ku të gjitha projektet do të kenë marrë formën e tyre, ku porti i ri tregtar do të jetë operativ, ku porti turistik do të jetë operativ. Ku rritja ekonomike do të jetë realitet, ku vendet e punës do të jenë shumë më tepër, pasi shumë më tepër tregti do të bëhet në Durrës, shumë më tepër do të krijohet në Durrës. Por, prapë e përsëris, ne duhet të mos harrojmë që në fund të ditës historia e shqiptarëve ka qenë dhe ka mbetur gjithmonë, jo një histori për t’u bërë më të pasur në radhë të parë, por një histori për të mbijetuar me dinjitet dhe është momenti të vendosim dinjitetin dhe identitetin tonë europianë në një pasaportë.

Motra dhe vëllezër, ju nuk do të ndaleni dhe nuk do të lini që askush rreth jush, i afërt ose i njohur, të mos vijë me ju në kutinë e votimit për të nxjerrë nga hapja e kutive një det të madh kuqezi edhe këtu në Durrës, në qarkun e Durrësit”, tha Rama.

/r.e/

The post Rama: Porti tregtar dhe turistik realitet në Durrësin e 2030-s, vota të bëhet det kuqezi për Shqipërinë në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Daku qëndron vetëm për titull/ Sulmuesi kuqezi tepër ambicion për një klub si Rubin

By: Rovena
4 May 2025 at 13:55

Këto kohë ka pasur probleme, por vlerat vazhdojnë t’ia dinë mirë. Mirlind Daku mbetet njëri nga emrat më të lakuar në Premier Ligën e Rusisë, edhe pse nuk luan për një nga klubet më të mëdhenj si Zenit, Spartak, CSKA, Dinamo apo edhe Krasnodari që duket se do të dalë kampion këtë vit.

Çështja që po diskutohet është nëse sulmuesi kuqezi do ta rinovojë kontratën që I përfundon në verë, apo do të largohet nga ekipi I tij, Rubin.

Ish-futbollisti I Rubinit, Aleksandr Rjazancev, thotë për median “RB Sport” se ekziston vetëm një mundësi që Daku të qëndrojë në Kazan, dhe kjo nëse klubi dhe trajneri Rahimov i premtojnë se do të luftohet për titullin.

Sipas Rjazancevit, shqiptari e tejkalon nivelin e sotëm të ekipit, por Rubin mund të forcohet në verë.

Në janar, klubi nga Tatarstani hodhi poshtë oferta deri në 7-8 milionë euro, ndërsa kërkoi të paktën 10 milionë euro për kartonin e shqiptarit.

Një lavdërim tjetër për 27-vjeçarin vjen nga ish-ylli i shquar i Kombëtares së Rusisë dhe i Arsenalit, Andrej Arshavin, i cili thotë se loja e Rubinit mund të përmblidhet me pak fjalë: Disiplinë dhe soliditet në mbrojtje, dhe Daku në sulm.

Ylli kuqezi ka 11 gola e 8 asiste në 22 ndeshje të Premier Ligës ruse këtë sezon, ndërsa do të kthehet këtë fundjavë në fushë pas pezullimit për shkak të kartonit të kuq./abcnews.al

Fundjava kuqezi, Pajaziti shënon golin e parë me Goricën, Kumbulla i jep fitoren Espanjolit

TIRANË, 21 prill /ATSH/ Futbollistët e Kombëtares shqiptare zhvilluan një tjetër javë pozitive duke u aktivizuar si titullarë dhe duke dhuruar paraqitje të mira me klubet e tyra në Europë.

Adrion Pajaziti shënoi golin e tij të parë me fanellën e Goricës këtë fundjavë, ndërsa Marash Kumbulla realizoi një tjetër gol në sfidën ndaj Getafes, duke shënuar për Espanyolin.

Armando Broja luajti ndeshjen e tij të dytë si titullar me Evertonin, ku ishte në fushë për 63 minuta. Ndërkohë, Mirlind Daku kontribuoi me një asist në takimin kundër Dinamos së Moskës.

Titullarë këtë fundjavë ishin gjithashtu Rey Manaj, Myrto Uzuni, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Elhan Kastrati dhe Enea Mihaj, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit në radhët e Famalicaos.

Medon Berisha dhe Jasir Asani e nisën ndeshjen nga stoli, por dhanë gjithashtu kontributin e tyre për skuadrat respektive.

The post Fundjava kuqezi, Pajaziti shënon golin e parë me Goricën, Kumbulla i jep fitoren Espanjolit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Etrit Berisha: Kur erdha te Lazio isha i lumtur si një fëmijë

By: redi
19 April 2025 at 15:17

Portieri kuqezi, Etrit Berisha zgjodhi të bashkohej me skuadrën e Hacken në Suedi. ”Kur erdha te Lazio, isha i lumtur si një fëmijë. Gjeta një skuadër plot histori në Itali dhe Europë të cilën e ndiqja që kur kisha filluar të shihja futbollin, e pastaj shumë lojtarë të fortë dhe një tifozeri të madhe”,-tha në një intervistë për mediat në Itali. ”Kishte disa mundësi që të kthehesha në Itali…

Source

Kosovë-Shqipëri më afër se kurrë! Verdho ndan detaje për hekurudhën “Kuq e Zi”: Durrës-Gjakovë 3 orë…

By: Rovena
15 April 2025 at 14:42

I ftuar në “Money Report” në ABC News, drejtuesi i hekurudhave shqiptare, Ergys Verdho tregoi se sa do të shkurtohet distanca mes qyteteve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës në sajë të projektit për hekurudhën “Kuq e Zi”.

Verdho tha se me trenin që do të ecë me 120 km/orë, distanca nga Durrësi në Gjakovë do të jetë 3 orë, Durrës-Shkodër 1 orë dhe Shkodër-Prishtinë 2 orë. Ergys Vedhi tha se treni dhe gjithë infrastruktura e projektit do të jetë e teknologjisë së fundit duke përfshirë dhe rrjetin 5 G.

“Nga Durrësi deri në Gjakovë distanca do të përshkruhet për vetëm 3 orë me trenin, i cili do të ecë me shpejtësi 120 km/orë . Kurse Durrës-Shkodër do të bëhet për vetëm 1 orë dhe 2 orë do të bëhet distanca Shkodër-Prishtinë. Kjo hekurudhë do bëjë që zhvillimi në ato fshatra të braktisura të rilindë dhe turizmi të lulëzojë. Sa i takon financimit, ka forma të ndryshime financimi dhe impelemtimi. Financimi gjendet shumë kollaj kur është investimi. Tuneli dhe gjithë projekti hekurudhor do të jetë shumë smart, me sinjalistikë dhe me rrjetin 5G, gjithë infrastruktura do të jetë e teknologjisë së fundit”, tha Ergys Verdho.

Hekurudha “Kuq e Zi”, Ergys Verdho zbulon se kur do të përfundojë projekti

By: Rovena
15 April 2025 at 14:33

Drejtuesi i hekurudhave shqiptare, Ergys Verdho i ftuar në “Money Report” në ABC News ndau më shumë detaje sa i takon projektit më të fundit të qeverisë shqiptare. Bëhet fjalë për hekurudhën “kuqe e zi” e cila lidh Durrësin me Prishtinën.

Verdho tha se kjo linjë hekurudhore do të sjellë një rritje ekonomike, zhvillim në fshatrat e thellë dhe një rritje të numrit të turistëve.

“Ka nisur si në kohë ashtu edhe në zgjidhje. Ka qenë 3 alternativa të ndryshme. Kjo është linja që ka rritje ekonomike, flusk turistësh. Lidh komplet zonën e Malit të Zi dhe me portin e pestë të Mesdheut që është Porto Romano. Kemi dhe linjën e Korridorit 8 dhe atë të 9. Fillon si një projekt kombëtar pastaj me korridorin e tetë në një projekt ndërkombëtar.”

Verdho tregoi gjithashtu se kur pritet që të përfundojë projekti dhe se sa është kostoja e tij.

“Kostoja e projektit është 1.8 miliard euro, por jo kjo është 30-40% sigurim. Ecuria sipas afateve të përcaktuara nga ekspertët është 1 vit është studimin, 1 prokurimin, 7 vit duhen për ndërtimi e hekurudhës dhe 1 vit do kolaudimi. Pra për një periudhe 10 vjeçar do e kemi gati. Megjithatë ne duhet të kemi mënyrën e duhur të realizimit dhe më pas të finalizimit të projektit.”/abcnews.al

Rama: Merr udhë hekurudha kuqezi, lidh Durrësin me Prishtinën

15 April 2025 at 14:10

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Hekurudha Durrës-Prishtinë konsiderohet një ndër veprat infrastrukturore më të rëndësishme për kombin dhe ekonominë e rajonit në tërësi.

Hekurudha parashikohet të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë, ndërkohë që ditën e djeshme u prezantua edhe studimi i fizibilitetit të kësaj vepre.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të gjurmës në të cilën do të kalojë kjo hekurudhë, ndërsa u shpreh se “hekurudha kuqezi tashmë merr udhë”.

Hekurudha që lidh Durrësin me Prishtinën, ka rëndësi jo vetëm për transportin komercial pasi lidh portin e Durrësit me portin e thatë të Prishtinës, por edhe për transportin alternativ, pasi krijon më tepër alternativa udhëtimi midis dy vendeve.

Me përfundimin e studimit të fizibilitetit, do të hapet gara ndërkombëtare e kombinuar midis dy vendeve për të nisur menjëherë ndërtimi i kësaj hekurudhe që është cilësuar si një ëndërr e madhe e mbetur pa realizuar.

Kjo hekurudhë do të ndërlidhet me Korridorin VIII si dhe me Korridorin X, por nga ana tjetër prek edhe Korridorin Adriatiko-Jonian në një gjatësi shumë të rëndësishme të tij, duke e kthyer kështu si një nyje ndërlidhëse të tre korridoreve europiane dhe duke i dhënë kësaj hekurudhe, në dukje kombëtare, një rëndësi të veçantë për të gjithë zhvillimin ekonomik dhe gjeopolitik të Europës Juglindore.

/m.m/a.f/r.e/

The post Rama: Merr udhë hekurudha kuqezi, lidh Durrësin me Prishtinën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UEFA Development U-16 për djem, Shqipëria nis grumbullimin

15 April 2025 at 10:36

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Federata e Futbollit është gati për organizimin e turneut të katërt europian për këtë vit. Bëhet fjalë për turneun e grupmoshës U-16, “UEFA Development” për djem që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 20-25 prill. Në këtë turne do të marrin pjesë Shqipëria U-16 si edhe edhe përfaqësueset e Kosovës, Andorrës dhe San Marinos, teksa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Kombëtarja shqiptare U-16 do të nisë të mërkurën grumbullimin në Durrës, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore, teksa trajneri Andrea Tedesco ka bërë publike edhe listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për këtë kompeticion të rëndësishëm për moshat. 12 prej lojtarëve janë pjesë e kampionateve europianë ndërsa 11 fubollistët e tjerë janë pjesë e klubeve shqiptare.

Turneu do të nisë më 20 prill, ku ndeshja e parë San Marino – Kosovë do të luhet në ora 11:30 ndërsa në orën 15:00 do të zhvillohet takimi tjetër mes Shqipërisë dhe Andorrës. Ndeshjet e dyta të turneut do të luhen më 22 prill, me Kosovë – Andorrë në orën 11:30 dhe Shqipëri – San Marino në orën 15:00. Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 25 prill, me Andorrë – San Marino në orën 13:00 dhe Shqipëri – Kosovë në orën 15:00.

/a.f/

 

The post UEFA Development U-16 për djem, Shqipëria nis grumbullimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌