Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lufta për pushtet/ “Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt

By: V K
23 June 2025 at 10:01

Lufta për territor, influencë e pushtet, orienton krimin drejt përdorimit të armëve. Shpesh përdor intrigat për të dominuar qytetin dhe për të pasur linja të sigurta, duke eliminuar kundërshtarët.

Në ndonjë rast zgjedh si mashë një tjetër grup të etur për hakmarrje, që të nxjerrë nga skena ata që konsideron rivalë dhe terreni t’i mbetet vetëm atij.

Një histori, që në botën e krimit të organizuar konsiderohet si pabesia më e madhe, siç është rasti i “humbjes” së një sasi droge, jo rrallë ndodh të shkaktojë dhjetëra viktima.

E vërtetë ose jo, duket se kjo nuk ka më rëndësi, për aq kohë sa pas një vrasje, hallka të tëra zinxhiri pasojë njëra-tjetrën, duke lënë pas skena krimi që për shumë kohë mbeten të pazbardhura.

Ndodh të vriten edhe të pafajshëm, por kjo për ata që janë në anën e kundërt të ligjit konsiderohet thjeshtë një dëm kolateral dhe asgjë nuk ka rëndësi përderisa objektivi është arritur.

 

 

Dhe gjithmonë humbet më i dobëti, ai që ka më pak përvojë. Duket se kjo ka ndodhur edhe në Elbasan.

Një qytet i vogël për të prodhuar kaq shumë kriminalitet. Dy organizata dhe dy grupe kriminale.

Por tashmë gjithçka po zbërthehet. Sa nga mesazhet në platformën SKY, sa nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Por edhe kjo ka një diferencë tjetër. Një vrasës me pagesë që kthehet në të penduar është një armë e fortë në duart e drejtësisë. Ai di shumë, por jo aq shumë sa mund të dijë vetë ai që e ka paguar.

Erion Alibej, është një nga ata që ka paguar vrasës për të marrë hakun e të vëllait dhe prej javësh po rrëfehet në cilësinë e bashkëpunëtorit në Gjykatën e Posaçme.

Seancë pas seance, Alibej po tregon gjithçka ka bërë vetë por edhe çdo bisedë me persona të tjerë, që e orientuan drejt atyre që i vranë vëllain, Endrit Alibej në atë që njihet si “masakra e Bradasheshit”.

E po aq sa vrasja e vëllait, një tjetër peshë e rëndë për Erion Alibejn është përhapja me shpejtësi e një të pavërtete siç e quan ai, që është “humbja” e 50 kilogramëve kokainë në Angli. Një informacion që ai e dëgjoi nga Suel Çela, por që këmbëngul se nuk është i vërtetë.

E megjithatë, në një kohë kur shumë mistere ende mbeten të pazbardhura në një histori intrigash të thurura nga grupet kriminale, ka dhe një të vërtetë.

Të katër grupet e Elbasanit u goditën nga SPAK dhe Policia. Çapjat, Çopjat, Alibej dhe Çelët. Por teksa drejtuesit dhe disa prej anëtarëve të këtyre grupeve kriminale janë në burg, vetëm Suel Çela vijon të jetë i lirë, ndonëse në arrati.

Mes dilemave të herëpashershme se kush e organizoi vrasjen e trefishtë në Bradashesh, grupi Çopja apo Çela, Erion Alibej ka vijuar rrëfimin e tij në gjykatë, duke dhënë detaje për çdo krim që ka porositur dhe çdo njeri që ka paguar për t’u hakmarrë.

Teksa dëshmon, Alibej nxjerr Suel Çelën, si njeri që e ka nxitur, ndoshta jo pa qëllim, që të ndodhte ajo që ndodhi. Me teorinë që kur zihen dy vetë, ndodh të përfitojë një i tretë.

 

 

Erion Alibej: Ardian Çollaku që sot është i ndjerë, ka qenë informatori im më i besuar te kundërshtarët e mi. Ai ishte kudo, nga siguria që ata kishin me shtet e deri te biseda të tjera. Çollaku ka pyetur Mikael Kamamin, pse e keni nisur këtë punë. Ai i kishte thënë që Endriti ishte i tmerrshëm. Nga Çollaku mora vesh për herë të parë kush ishte Dashnor Dumani. Edhe lidhjen me Nuredin Dumanin. Ai më tha që ata kishin bërë një grabitje në Elbasan. Gjithë emrat që merrja vesh i kontrolloja në TIMS. Nga Çopjat e të tjerë. Me hyrje-daljet e tyre. Në atë kohë përveç Franc Çopjas, i cili u largua pas atentatit, të gjithë të tjerët ishin në një ishull grek, ata kishin bërë hyrje dalje me të njëjtat makina. Në atë periudhë u fokusova të këta, jo se Suel Çelën e kisha harruar. Suel Çela, nuk ka qenë në mënyrë direkte përgjegjës për çfarë ndodhi në familjen time, por në mënyrë indirekte po, duke yshtur, duke folur për atë 50 kg drogë. Por ne nuk kemi pasur nevojë për 50 kg drogë.

Me besimin e humbur tek Policia apo të gjitha autoritetet ligjzbatuese, Erion Alibej ka “hetuar” vetë për të zbuluar vrasësit e vëllait. Derisa në një moment është bindur. Ndonëse e kishte humbur besimin, ai sërish u vinte në dispozicion autoriteteve çdo informacion që gjente vetë me mënyrat e tij. Në rrëfimin e tij, Alibej thotë se të parët që ka informuar rreth autorëve të mundshëm të “masakrës së Bradasheshit”, kanë qenë Leonard Palushi, ish-shef Policie në Elbasan, i arrestuar në vitin 2022 për shpërdorim detyre, si dhe prokurori Ritvan Suka.

 

 

Erion Alibej: Në atë periudhë unë kisha humbur besimin edhe te autoritetet. Edhe vetëm mundohesha të gjeja si kishte ndodhur vrasja, duke bërë vetë hetuesin për çdo gjë që ka ndodhur me familjen time dhe ia kam vënë në dispozicion shtetit. Të parit që ia kam vënë pasi u arrestova, ishte Leonard Palushi, të cilit i tregova kush ishin autorët. Pas kësaj, në paraburgim, me erdhi prokurori, për të cilin isha në burg. Prokurorit Ritvan Suka, ia kam thënë të gjitha, i kam thënë bashkojini çështjet se janë të njëjtët njerëz.”

Bindjen se pas vrasjes së vëllait të tij ishin vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja, Erion Alibej duket se e krijoi pas takimit me Suel Çelën në Roterdam, konkretisht pasi pa një person, i cili nxitoi të largohej që të mos përballej me të.

Gjatë rrëfimit të Alibejt, dalin në skenë edhe emrat e dy personave nga Shkodra. Genc Tafili dhe Dorian Duli, personazhe të njohur, të cilët në dosjen metamorfoza rezultonin të ishin në shënjestër të grupit Bajri për t’i eliminuar, bashkë me Ibrahim Licin. Emra që në fakt dëshmojnë edhe një herë lidhjen që ekziston mes grupeve të Elbasanit dhe atyre të Shkodrës, madje siç del në vijim të rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë edhe me persona të tjerë nga Fushë – Kruja. Një lloj aleance që është provuar edhe në raste të tjera të hetimeve të SPAK. Por në rastin konkret, duket se dy shkodranët, ishin thjeshtë pjesë e një skenari që synonte të çorientonte “hetimet” që po kryente vetë Erion Alibej.

Erion Alibej: Pas takimit me Suel Çelën në Roterdam, Liman Idrizin, njeriun më të afërt të Franc Çopjas e kam hasur në një berberhane atje. Unë ika, u largova. Ai doli për të na parë. Pasi u larguam vendosëm të kthehemi që ta pyesnim pse ma bëri. Por kur u kthyem gjetëm vetëm berberin të frikësuar që na tha se di çfarë pati, ai u largua dhe ia kam lënë flokët gjysmë të qethur. Aty dyshimet se e kishim nga vëllezërit Çopja mu bënë më të mëdha. Atëherë vendosa të largohesha nga Roterdami sepse nuk isha i sigurt. Unë u largova nga Holanda dhe doja të takoja Genc Tafilin, sepse ai kishte diçka për të më thënë. Ai erdhi bashkë me Dorian Dulin në shtëpinë time. E pyes çfarë është? Me thotë që Duli ka bërë takim me Talo Çelën dhe dy mirditorë dhe i ka sjellë Kamer Mehja dhe Bert Suli. Sepse Endriti e kishte qëlluar me shpullë. Unë insistova kush ishin mirditorët. Edhe pse Genci nuk më tha kush ishin, pasi iku Genci i shkrova Suel Çelës, sepse Mehja është njëri i afërt i Suelit dhe nëse flisje për Mehjan zëre se flisje për Suelin dhe po më afrohej prapë pista e Suelit.”

Në një takim tjetër me Suel Çelën dhe pasi ka kryer testimet e tij edhe në lidhje me informacionet që i vinin nga personat nga Shkodra, aty ka dalë në skenë një tjetër shkodran, që në fakt siç treguan hetimet e mëvonshme të SPAK, punonte për vëllezërit Çopja. Bëhej fjalë për Flobenc Meçen, i njohur dhe më 17 emra dhe pseudonime të tjera, i cili u arrestua më 23 maj 2025 teksa drekonte bashkë me Xhevdet Plakun dhe 5 persona të tjerë. Një personazh që kërkohej edhe nga Blgjika për vrasjen e Arjan Spahiut, që po ashtu ishte pjesë e grupit Alibej. Në rrëfimin e tij, Alibej shpjegon se sa më shumë i lidhte informacionet, aq më shumë bindej se po thurej një plan për ta nxjerrë në pritë dhe se ofroheshin shuma të majme për ta eliminuar.

Erion Alibej: I kërkova Suelit takim në shtëpinë time. Pranoi fillimisht, por me tha pse të vij aty se janë katunarët, e kishte për Çapjat, edhe më tha të shkoja të tregu. Shkova atje në aksham. Te tregu më pret Kamer Mehja, Marjo Çela, Metin Mehja dhe ulemi diskutojmë. Doja t’i testoja. “Ka qenë e nevojshme të hidhje fishekzjarre kur vdiqën familjarët e mi”? – i thashë. Ai me tha që s’e kam bërë dhe pas kësaj bisede ia thashë hapur. Ai mu betua që s’kam lidhje. Pasi u sqarova me të, e besova sepse edhe informacioni me erdhi nga dy persona intrigantë, Genc Tafili e Dorian Duli. Në këtë kohë më erdhi një informacion shumë i vlefshëm. Një miku im, Ermal Sinani, që rrinte në Peqin, shkon në Fushë-Krujë. Aty ai kishte takuar Flobenc Meçen, të cilin e thërrisni Coli. Ky e ka ditur që Ermali ishte miku im. I shpjegon se kishte qenë me Altin Ndocin në burg dhe më kërkoi takim me Dorian Dulin. Në këtë takim kishte qenë Talo Çela, Mikel Kamami, Altin Ndoci. Dhe bisedat e bëra ishin të tilla: “Thuaji sa lekë do dhe ma vrit Erionin. Ose në të kundërt hiq dorë”. Ata gjoja kishin refuzuar, por mua më ka rezultuar ndryshe, pasi Duli dhe Tafili kërkonin të më nxirrnin nga shtëpia dhe këmbëngulnin. Besoj se ata donin të më nxirrnin në pritë.

 

 

Gjatë rrëfimit të tij, Erion Alibej në një formë hedh dyshimet e tij se mund të jetë shitur edhe nga vetë autoritetet shtetërore, të cilëve tregon se herë pas here u ka dhënë informacione për vendndodhjen e Talo Çelës, që në atë kohë ishte një nga personat më të kërkuar nga Policia. E megjithatë ai thotë që jo vetëm nuk u veprua për kapjen e tij, por gjithçka po i kthehej kundër. Nisën të vriteshin njerëzit e tij, madje edhe djali i dajës, Andi Zylyfi. Kjo ishte arsyeja pse Alibej, ndonëse ishte person në kërkim, u investua të siguria e tij, i bindur tashmë që do ishte radha e tij për t’u vrarë. Shpjegon se Suel Çela kontrollonte kamerat e gjithë qytetit, ndërsa vetë ai kishte akses në disa prej tyre. Por nga ana tjetër, lëvizte me motor si shpërndarës picash për të verifikuar terrenin, por edhe informacionet që i vinin, disa prej të cilave e çuan tek Emiljano Ramazani. Dhe sërish, edhe pse nuk kishte më besim tek drejtësia, edhe informacionet në lidhje me Emiljano Ramazanit, ai ia çoi Policisë dhe Prokurorisë.
Erion Alibej: Në kohë dhe në momente të ndryshme unë i kisha dhënë shtetit edhe vendndodhjen e Talo Çelës. Doja ta gjeja atë. Pasi dhashë gjithë këto informacione, por nuk u bë asnjë veprim, përkundrazi çdo gjë që i jepja shtetit, më është kthyer bumerang. Çdo 6 muaj unë kisha mort në shtëpi. Pas vrasjes se vëllezërve Baho, pra vrasja e njërit dhe plagosja e tjetrit. Pas 6 muajsh vrasin Andi Zylyfin kushëririn tim, i cili rrinte shumë pranë familjes time. Pasi vranë Andin unë kam qenë te familja ime, isha në kërkim, në atë periudhë kisha investuar vetëm te mbrojtja ime, sepse deri pas vrasjes së vëllezërve Baho unë ruhesha nga të gjithë nuk e dija kish ma kishte bërë. Pasi më vranë djalin e dajës, në shtëpi më kanë ardhur 2 makina duke brohorit. Madje dhe në sy të patrullës së Policisë. Unë kam bërë verifikime vetë. Dilja në qytet si shpërndarës picash me motor, edhe pse kisha një pjesë të kamerave të qytetit, pasi për gjithë qytetin, kamerat i kishte Suel Çela. Tek shtëpia e Emiljano Ramazanit identifikova 2 automjete dhe me pas i verifikova me kamerat e sigurisë. Dua të them se kisha çdo informacion që më korrespondonin dhe ia vura në dispozicion Policisë dhe prokurorit. Pas ngjarjes së Andi Zylyfit unë vetëdorëzohem në Polici bashkë me avokatin tim, më pas dola në arrest shtëpie.

Nga ana tjetër, Erion Alibej tregon edhe pse po investohej kaq shumë në gjetjen e Talo Çelës, të cilin siç thotë ai e donte gjalla ose të vdekur. Sipas tij ai ishte kryesori dhe dinte çdo gjë për të. Madje ishte i bindur se nëse do arrestohej nga Policia ai do të fliste. Kjo ishte arsyeja pse Arjan Spahiu i sugjeroi që duhej të bëhej një takim me Nuredin Dumanin. Pa çka se Alibej e dinte që i vëllai i Dumanit, Dashnori, i ekstraduar nga Dubai më 11 qershor 2025, kishte marrë pjesë ne “masakrën e Bradasheshit”, ku u vra vëllai i tij, sërish ishte gati të bënte një pakt, vetëm për të arritur në gjurmët e Talo Çelës.

Erion Alibej: Kërkoja vetëm Talo Çelën me çdo kusht, të gjallë, të vdekur. Doja çdo informacion për të. Djali i dajës me tha: “Pashë Fatos Gosën pas meje me një BMË rrugës për Peqin”. Talo ishte kryesori për mua sepse ai dinte çdo gjë për mua, rrugët i njihte mirë. Unë doja që ai dhe të kapej nga Policia se e di që do fliste. Arjan Spahiu me tha se kam info, i kam marrë vesh të gjitha dhe duhet të bëjmë një takim me Nuredin Dumanin. Pranova. Diku në fund të shkurtit të vitit 2020, Nuredinin e mori Arjani, e solli në pallatin ku unë jetoja, në një shtëpi të marrë me qira. Nuredini kishte dëgjuar që unë hidhja lekë për Talo Çelën dhe më tha: “Talo është bërë i vështirë për t’u kapur por unë e di kush janë ekzekutorët e familjes tënde”. Filloi të më tregonte emrat. Talo Çela, Besmir Haxhia, Altin Ndoci. Edhe tek vëllezërit Baho dhe djali i dajës kanë qenë po këto më tha. Unë e dija që kishte qenë dhe Dashnor Dumani, e kisha si info.

Ishte pikërisht biseda me Nuredin Dumanin, që e nxiti të thurte planin e hakmarrjes. Duheshin eliminuar të gjithë ata që, jo vetëm do vinin në lëvizje Talo Çelën, por edhe kishin lidhje me grupin rival që pas vrasjes së Endrit Alibejt, kishin vënë në objektiv vetë atë, Erion Alibejn.

Erion Alibej: Unë kërkoja me ngulm kokën e Talo Çelës. Për të shkuar tek Talo Çela, Dumani më tha se duhet të fillojmë me vrasjen e Dorjan Shkozës. Aty Talo do e kuptojë që e kam bërë unë dhe aty do e kap Talon. Mua më interesonte me çdo çmim Talo Çela. Ramë dakord që të vijonim ekzekutimet. Në atë takim nuk u bë ndonjë liste ekzekutimesh. Menduam dhe ramë dakord që ta nisim nga vrasja e Dorjan Shkozës me qëllim që të kapnim Talo Çelën. Nuredinit i thashë çfarë kërkon nga unë? Me tha: “Dua gjysmën e shumës. Për çdo vrasje marr 100 mijë euro. Nga ty dua gjysmat e parave. Çunat i kam gati”. Ok i thashë Dumanit. I thashë që do betohem në Kuran dhe do të fal gjakun e vëllait, për shkak se Dashnor Dumani është personi që ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait tim, Endrit Alibej. Regjistrimin me 2 ore e 48 minuta të bisedës që kam bërë me Nuredinin nuk e kam, e kam fshirë. Pas bisedës me Dumanin fola me Arjan Spahinë për paktin që bëmë. Mora 50 mije euro dhe një iPhone 6 të enkriptuar dhe kodin ia vura vetë.

Në rrëfimin e tij Alibej tregon se në realizimin e vrasjes së para nga Nuredin Dumani, bashkë me Dorjan Shkozën ishte ekzekutuar edhe Anxhelo Avdia, që në fakt nuk ishte në planet e tij. Ndërsa tregton edhe vendin se ku blinte armë, të një hoxhë që qëndronte në zonën e “Freskut”, në Tiranë.

Erion Alibej: Ramë dakord për vrasjen e Dorjan shkozës. Në atë periudhe flisja vetëm për Talo Çelën. Një natë me shkruan Nuredini dhe më thotë: “Mbaroi i pari”. I them kush? Me thotë shikoje në televizor. Pashë që ishin vrarë Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Po ku tjetri i them nga doli? Ne shpejtim e sipër më thotë dhe ai nuk ishte kot se ishte i atyre. Para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, unë kisha lidhur kontakte me një hoxhë në Tiranë. Ai shiste armë dhe blinim armë tek ky Hoxha. Rrinte tek Fresku.

Një tjetër personazh që Erion Alibej e tregon si një njeri që luante me shumë porta, ishte edhe Eljo Bitri. Nga njëra anë ai punonte për grupin e vëllezërve Çopja, por nga ana tjetër informonte edhe për planet që ata kishin që të vrisnin Erjon Alibejn. Përmes tij, kishin vënë kontakte me Mikael Qosen, që ishte krahu i djathtë i vëllezërve Çopja. Ndonëse ishte në dijeni të takimeve të Dumanit me Alibejn, i kishte ofruar deri në 2 milionë euro për ta vrarë. Aq sa bënte pazar me Nuredin Dumanin, i cili në këmbim të vrasjes së Alibejt i kërkonte Talo Çelën.

Erion Alibej: Pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, Nuredini erdhi në shtëpinë time dhe në atë kohë ka qenë kohë Covidi. Doja të lidhja një kontakt me vëllain e Nuredinit, Dashnor Dumanin, që ishte njeriu më i afërt i ekzekutorëve të familjes time. Dashnori jetonte në Gjermani në atë kohë dhe i çova një telefon SKY nëpërmjet një të njohurit tim. Me anë të Eljo Bitrit lidhim kontakt me Mikael Qosen dhe isha i pranishëm tek çdo bisedë. Mikael Qosja i thotë një moment Nuredin Dumanit: “Ke 2 milionë euro për të vrarë Krymin”, pra mua. Dumani i tha Mikeal Qoses: “Që të vras Erion Alibejn dua të më japësh Talo Çelën. Por edhe ata ishin në dijeni që Dumani kishte filluar të bashkëpunonte me mua për vrasje pasi informator kishin Eljo Bitrin. Dua të sqaroj se Eljo Bitri ka luajtur me të gjithë. Ka dërguar informacion tek Çapjat, tek Çelët, luante me të gjithë për interesa.

Planet për vrasje vazhduan. Në listë ishte vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela, Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani. Ndërsa si informator shërbente Eljo Bitri dhe Xhulian Hoxha. Erion Alibej tregon se si u thur plani dhe çfarë synohej me eliminimin e tyre.

Erion Alibej: Morëm një makinë bashkë me Nuredinin dhe e lamë në një garazh te dajat e mi në Peqin. E morëm për ta pasur për punë në gatishmëri, për të bërë vrasje. Më pas e afruam makinën dhe i kërkova nder Arben Lazes për ta lënë në një kapanon afër Metalurgjikut. Po interesoheshim edhe për Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës. Në atë kapanon ka fjetur disa ditë Dumani bashkë me çunat e Fushë Krujës, për të ekzekutuar Bujar Çelën. Vrasja u la pak më vonë dhe gjatë kësaj kohe u diskutua për vrasjen e Emiljano Ramazanit. Informator kisha Eljo Bitrin dhe Xhuljan Hoxhën. Ky më informonte edhe për Regis Runajn apo Bujar Çelën. Ramazani ishte njeriu me aktiv i vëllezërve Çopja dhe Bujar Çela, që ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës. Ne vendosëm që të vrasim dhe Bujar Çelën sepse komunikonte me telefon me Talo Çelën. Vrasjen e Ramazanit e mori përsipër ta bënte Skerdi Tase, nipçja dhe kusho. Kishim informacion se Ramazani shkonte në palestër. Xhulian Hoxha dinte çdo lëvizje. Njeriu më i brendshëm i tyre ishte Xhulian Hoxha.

Në rrëfimin e tij, Erion Alibej shpjegon të gjitha detajet e ngjarjeve. Kush ka marrë pjesë, mjetet dhe armët e përdorura, sa para janë paguar dhe si janë dorëzuar paratë. Ndërkohë shpjegon edhe planin se si pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, armën e krimit kishin vendosur ta linin tek shtëpia e Bujar Çelës, në mënyrë që grupet të përplaseshin me njëri-tjetrin.

Erion Alibej: U organizuam për ta vrarë tek palestra por nuk e vramë dot. Ditën e ekzekutimit ka qenë sërish tek palestra Ramazani dhe informator kishim Eljo Bitrin e Xhuljan Hoxhën. Henrik Hoxha ishte në timon, Skerdi Tase ishte pasagjer dhe e pritën në rrugë kryesore pranë pallatit ku kishte shtëpinë. Ka ardhur makina e Ramazanit, një “Ford” ngjyrë gri. Ka dalë Skerdi Tase dhe e ka qëlluar me një pistoletë TT që ia kisha siguruar unë. Pas ekzekutimit kanë djegur makinën në dalje të Elbasanit dhe e kanë lënë pistoletën në një fshat afër shtëpisë së Sandër Bahos dhe kishim menduar që pistoletën ta linim tek shtëpia e Bujar Çelës që të përplaseshin grupet me njëri-tjetrin. Henrik Hoxha gjithmonë kur merrte pjesë në vrasje merrte makina me qira, lëvizte me këto lloj makinash. Ramazanin e kam njohur më parë, kisha marrëdhënie me atë. Ramazani ishte shpërndarës droge në Elbasan dhe e njihnin të gjithë. Unë e njihja si mik të Mikael Qoses dhe kam pasur marrëdhënie të afërt. Për çdo vrasje është paguar 100 mijë euro. Për vrasjen e Emiljano Ramazanit kam paguar 75-80 mijë euro. Kam dërguar Arsen Preçin tek rreth rrotullimi i TEG dhe aty ka ardhur një vajzë që ishte lidhje e “Kushos” që ka marrë lekët. Kjo vajza ishte me taksi, kështu më ka thënë Arseni.

Me radion e Policisë, që ia kishte dhënë vëllai i Suel Çelës, Alibej ka mësuar edhe vrasjen e Emiljano Ramazanit. Ndërsa, ndryshe nga plani për të vendosur pistoletën tek shtëpia e Bujar Çelës, Nuredin Dumani e ka informuar se në fakt e kishin lënë tek servisi i Seit Manahasës. Që ky informacion të binte në veshin e Policisë është përdorur një tjetër personazh, Bujar Gërmizi nga Kukësi, që po ashtu është pjesë e një tjetër dosje të SPAK. Gërmizi, ka takuar ish-shefin e Policisë së Elbasanit, Leonard Palushin, që po ashtu ishte nga Kukësi, të cilin e ka orientuar drejt armës, duke i thënë se përmes saj do të zbardhej një ngjarje. Dhe në fakt, Palushi ka dërguar Policinë në adresën e dhënë, duke gjetur armën dhe më pas u bënë edhe arrestimet, që në fakt u mësuan shumë shpejt që ishin një kurth dhe të arrestuarit nuk kishin lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Erion Alibej: Një radio policie ma dha Mario Çela dhe vrasjen e Ramazanit e mora vesh në komunikimet në radio. Ndërsa pistoletën e lamë tek shtëpia e Bujar Çelës, për t’i përplasur me njëri-tjetrin, që të dilte në skenë edhe Talo Çela. Në diskutim në telefon me Nuredinin, 4-5 ditë pas vrasjes së Ramazanit, më thotë që armën e krimit ta lëmë tek Seit Manahasa dhe e miratoj. Armën e ka vendosur në servisin e Manahasës, e çoi Kapllani, që u vra në Rrogozhinë dhe për këtë punë mori 8 mijë euro. Këtë ia kam treguar Bujar Gërmizit, që i thashë të çojmë Leonard Palushin për të bërë kontrolle. Dhe Bujari e ka takuar Leonard Palushin dhe i ka thënë që do zbardhesh një ngjarje dhe po të jap një informacion. Di që Palushi ka dërguar Policinë, ka gjetur armën dhe janë bërë dhe arrestimet.

Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, ishte radha e Regis Runajt. Vrasje që u planifikua të kryhej me thikë, në mënyrë që të mos bëhej shumë zhurmë.

Erion Alibej: Pas vrasjes së Ramazanit, e pyeta Nuredinin si mendon për vrasjen e Regis Runajt dhe pasi mora miratim i them Xhuljan Hoxhës: “Vazhdo me vrasjen e Runajt, jo me armë zjarri por me thikë që të mos bëhej shumë zhurmë. Kam biseduar me Xhuljan Hoxhën për vrasjen që kishte bërë, që për mua ishte masakër jo vrasje, pasi e kishte qëlluar disa herë me thikë.

Pasi dështuan që ta përfshinin Bujar Çelën në vrasjen e Emiljano Ramazanit, duke i faturuar armën e krimit, u vendos që ai të vritej. Por plani i parë dështoi. Në një moment atentatorët u tërhoqën.

Erion Alibej: Bujar Çela, vëllai i Talo Celës, ishte njeriu më i afërt i tij. Ka qenë taksist. Kemi pasur informacion edhe nga Eljo Bitri. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit e vendosa unë dhe e diskutova edhe me Nuredinin që armëm e krimit të vrasjes ta vendosim te shtëpia e Bujar Çelës. Shtepinë ia dija se kisha informator pranë tyre. Bujar Çela kishte një pikë shumice, ndërsa Xhulian Hoxha shkonte atje. Nuk arritëm që Xhuliani të merrte një qese apo diçka që kishte prekur Bujari me dorë për gjurmët. Donim ta groposnim pranë shtëpisë, të krijonim përplasje mes tyre. Me anë të policit Palushi, që njihja, do t’i tregoja atij që e ke armën te shtëpia e Bujarit por nuk arritëm t’ia bënim këtë. Vendosëm që Bujarin ta ekzekutonim. U angazhua Henrik Hoxha dhe ata komunikonin me Nuredinin. U angazhua kushoja me nipçen për ta vrarë Bujar Çelën. S’e di pse u tërhoqëm në atë kohë se ishte objektiv shumë i thjeshtë.

Vrasja e vëllait të Talo Çelës, u realizua pasi u ekzekutua miku i Nuredin Dumanit, Klavis Kapllani. Alibej tregon se si i ka orientuar lëvizjet e atentatorëve, duke qenë se i vinte në ndihmë radioja e Policisë dhe përmes saj kontrollonte se cilat rrugë ishin më të sigurta.

Erion Alibej: Për vrasjen e Bujar Çelës u nisën direkt pas vrasjes së Kapllanit, shokut të Nuredinit. Çunat e Fushë – Krujës i kanë sjellë Nuredinin dhe një makinë pune. Një person i pa çunat e Fushë – Krujës me maska dhe janë trembur e kanë ikur për një moment. Pasi janë rikthyer, janë afruar dhe e kanë qëlluar. Pasi e kanë vrarë ka shkuar Nuredini, janë larguar dy makinat. Kanë ikur të gjithë më pas me një “E Class” direkt për Fushë – Krujë. Kisha radio policie dhe i thash ik direkt drejt se e ke rrugën bosh. Me telefonon Agim Lleshi dhe më thotë Erjon a je në gjumë ? Po i thash. Ai me tha se kanë vrarë vëllain e Talo Çelës. Nuredini rrinte tek një hotel që ia kishte siguruar Bes Xhixha. Nuredini më ka thënë dhe i kam çuar 60-70 mijë euro nuk e mbaj mend shumën. E kam çuar në afërsi të Vorës, pranë një karburanti. Të nesërmen më vjen një autokolonë Policie. Nuk kam bërë rezistencë.

Në një moment, rrëfimi i Erion Alibejt ndërpritet nga të pandehurit e pranishëm në sallë, Enver Diva dhe Xhulian Hoxha.

I pandehuri Enver Diva: A i ke parë vetë apo t’i ka thënë Nuredin Dumani?

I pandehuri Xhulian Hoxha: Si e ka marrë informacionin? Kam qenë në shtëpi, s’kam qenë kurrë afër Bujar Çelës, se kam qenë në burg në atë moment.

Alibej ka vijuar rrëfimin e tij, duke shpjeguar edhe rolin e personazheve nga Fushë-Kruja, por edhe emrat e atyre që e morën përsipër fillimisht vrasjen e Bujar Çelës e më pas u tërhoqën.

Erion Alibej: Nuredini ka qenë organizatori i gjithçkaje, përveç Regis Runajt. Unë i kam ofruar gjithçka që ai kërkonte. Çunat e Fushë – Krujës, Besin dhe Verin s’i kam parë kurrë. Kur u ekzekutua Kapllani, çunat e Fushë – Krujës kanë pasur informacion. Nuredinin e strehoja te një pallat pranë shtëpisë time në atë kohë kur u vra Kapllani. Ishte shtëpia e vjehrrit të Arjan Spahiut. Ka folur atë natë Nuredini me çunat e Fushë – Krujës. I thashë largo makinën me çunat e Fushë – Krujës nga aty poshtë pallatit se do ju ngecin edhe vrasjen e Kapllanit. Kur Nuredini i mori të dy, i mori si ekzekutorë. Nuk ndaheshim kurrë çunat e Fushë – Krujës nga njëri – tjetri. Ne kemi folur me Xhulian Hoxhën pa qenë i arrestuar. Ka qenë puna e parë me Bujar Çelën, që e mori përsipër Skerdi Tase dhe kushoja, Enrik Hoxha që pastaj u tërhoqën.

Ndonëse ishte arrestuar, Erion Alibej shpjegon se edhe në paraburgim ka vijuar të mbajë kontakte me Nuredin Dumanin, me të cilin komunikonte përmes një telefoni që kishte SKY dhe kishte arritur ta fuste brenda. Madje shpjegon se ka qenë ai, i cili e ka orientuar Nuredin Dumanin që të shkonte në Kukës, tek miku i tij Bujar Gërmizi.

Erion Alibej: Xhulian Hoxhën e pajisa me Encrochat dhe me SKY. E kisha angazhuar Xhulian Hoxhën për lëvizjet e Bujar Çelës dhe për të marr diçka që Bujari i kishte prekur në mënyrë që t’ja ngecnim vrasjen e Ramazanit. Xhulian Hoxhës s’i kam thënë kurrë që do e vras Bujarin por besoj se e ka marrë vesh se pse po ja kërkoja informacionet. Xhulian Hoxhës nuk mbaj mend sa i kam dhënë, por i kam dhënë shpesh para. Sistematikisht. Mi jepte infot me enchro. Këto info i ndaja me Nuredinin. Ne donim info në kohë reale se nuk mundej Nuredini. Edhe Nuredini e dinte se ku i merrja infot për Bujar Çelën. E dinte që unë kisha Xhuljan Hoxhën informator. Familja e Nuredinit ishte aty. E kisha nën kontroll. Xhulian Hoxhës s’i kam folur kurrë për Nuredinin. Armët i siguroja unë. Te ky episod i kam dhënë pistoletë Nuredinit. Por ai ka pasur edhe vetë armë. S’më kujtohet mirë si armë. Nuredini ma ka shpjeguar edhe se si ndodhi historia. Pas krimit Nuredini ka qëndruar në Fushë – Krujë në një hotel te çunat e Fushë – Krujës. Kam folur me Nuredinin në SKY. Kam arritur ta marr aplikacionin edhe në paraburgim. Me anë të një shokut tim e kam çuar Nuredinin në Kukës tek Bujar Gërmizi, një mikun tim atje.

Ndoshta i bindur se shumë njerëz që kishte afruar pranë vetes për planet e tij, në një moment do i dilnin nga fjala, ashtu siç kishte bërë edhe me Nuredin Dumanin, duke e regjistruar bisedën me të, në të njëjtën formë Erion Alibej kishte vepruar edhe me të tjerë. Edhe Xhulian Hoxhën, që ai thotë se e informonte për gjithçka e kishte regjistruar. Kërcënimeve të tij se do të fliste e do tregonte gjithçka, Alibej i kishte paraprirë duke e përgjuar e më pas gjithçka ua ka dhënë prokurorëve.

Erion Alibej: Xhulian Hoxhës i kam dhënë vetëm pagesa sistematike. Për vrasjen e Bujar Çelës nuk i kam dhënë se ka qenë në burg. Pagesat ia kam dhënë sistematiksht me data fikse ose kur i kërkonte për informacionet që më jepte. I kam dhënë edhe bashkëshortes së tij pagesa. Madje ky më kërcënonte, më thoshte do flas e të tilla gjëra. Dhe i kam çuar familjarë të mitë, e kam incizuar madje në makinë për kërkesën e lekëve, ia kam dhënë edhe prokurorëve këtë përgjim. Familjarë të mitë e kanë përgjuar kur i jepnin lekët. Xhuliano Hoxha më informonte për gjithçka. Për Talo Çelën, Xhuliano Hoxha ka pasur dijeni se unë doja ta vrisja. Unë flija dhe zgjohesha me idenë për të vrarë Talo Çelën. Se ato trimat e Dubait nxirrnim të tjerët në rrugë. I hodhën në rrugë si qen. Në lidhje me Bujar Çelën i kam kërkuar çdo informacion, çdo veprim. Më ka çuar foto dhe të dhëna. Ia kam shpjeguar Xhulianos.

Teksa dëgjonte rrëfimin e Alibejt në sallën e gjyqit, Xhulian Hoxha, i pranishëm si i pandehur, e ndërpret me pretendimin se nuk ka lidhje me ato që thotë. Madje kërkon që të zbardhen këto biseda, duke thënë se Alibej kërkon ta përplasë me shokët e tij të fëmijërisë.

Xhulian Hoxha: Zbardhni bisedat e mija me Erionin. Nuk kam të bëj. Se për Bujar Çelën është një person tjetër, Halili, dhe ka bërë deklarime. Për çdo ngjarje keni dvr-në e kamerave të shtëpisë time. Dhe me bisedat unë kam qenë në shtëpi, s’kam qenë mbrapa askujt. Kam qenë në shtëpi. Unë kam qenë shok me atë dhe ai ka mllef me mua. Ai thotë që s’më ka njohur, unë jam rritur me të. Nuk kam lidhje fare, hapni të dhënat. Më jepni 300 vite burg plus nëse kam lidhje me këtë. Ky kërkon të më përplasë mua me shokët e fëmijërisë time. Ky këtë do. Unë kam qenë edhe dy muaj burg. Ky do të më fusë mua në hasmëri me miqtë e fëmijërisë.

Në rrëfimin e tij, Erion Alibej i kthehet herë pas here asaj që e rëndon më shumë. Vrasjes së vëllait, por edhe kurthin që u ishte ngritur me pretendimin e humbjes së 50 kilogramëve kokainë, që me gjuhën e trafikantëve quhet “gol”. Madje duke dashur të përforcojë edhe më shumë idenë se kjo është një e pavërtetë e “shpikur” për të nxitur hakmarrjen, ai nxjerr në skenë një emër të rëndësishëm në fushën e narkotrafikut, siç është Dritan Gjika. Një emër që në Shqipëri rezulton i pa skeduar, por ndërkohë kishte një peshë të madhe për autoritetet europiane dhe ato të Amerikës së Jugut. Dritan Gjika u arrestua më 26 maj 2025 në Dubai dhe konsiderohej si një nga grosistët më të mëdhenj të kokainës në Ekuador e më gjerë. E pikërisht me këtë personazh Alibej thotë se ishte lidhur ai dhe i vëllai, Endriti. Derisa në një moment, gjithçka që fitoi e humbi, duke mbetur pa asgjë.

Erion Alibej: Unë dhe Endriti kishim nisur një marrëveshje biznesi. Me drogë normalisht, por s’kemi qenë përzier kurrë me vrasje. Kemi pasur njeriun më te rëndësishëm. U lidhëm me Dritan Gjikën. Endriti dhe shtetasi turk që u vra, mik i familjes tonë, kishim nisur një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi. Kishim investuar gjithçka aty. Këta njerëz kishin përgjegjësinë e nxjerrjes nga Porti i Mersinit. Ngarkesa u sekuestrua dhe nuk u arrit të nxirrej se mu vra vëllai dhe turku, miku ynë. Ngarkesa arriti rreth dy javë pas vrasjes. Kjo ka qenë për të na nxjerrë jashtë loje. Këtë interes e kanë pasur shumë. Më shkatërruan edhe nga ana ekonomike. Shkova deri për bukën e gojës. Por unë e nxirrja veten sikur kisha shumë lekë por ndërkohë s’kisha asgjë. Me dy shokë që kisha lidhja, një punë në Angli kam punuar shumë me kokainë, u përmenda në të gjithë Londrën. Më dhanë mundësi pune atje. Gjithçka që fitoja i shkriva, gjithçka. Merresha me sigurinë time dhe me planet. Nga shtëpia i bëja punët me telefon. Ka shumë njerëz që me kanë mbet miliona euro borxh. Është shpifje se Çopjat thonë që u bë gol nga Endriti për 50 kg. Ata bënë shumë lekë me këtë ngjarje.

Në një kohë që në Gjykatën e Posaçme zhvillohen seancat e dosjes “Plumbi i Artë”, personazhe që janë përfshirë në krime që po rrëfehen nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, po vijojnë të ekstradohen nga Dubai. Tashmë duket se edhe kështjella e tyre e fundit që strehoheshin pas krimeve, nuk është më e sigurt për ta. Më 19 qershor 2025, ishte radha e ekstradimit të 3 të kërkuarve, që konsiderohen “ushtarë” të Talo Çelës. Ado Xhika, i njohur edhe me emrat Ado Cërriku apo Elkier Cërriku, Ervis Daka dhe Maksim Koçi, iu dorëzuan Interpol Tiranës nga Interpol Abu Dabi.

Për Ervis Dakën, 38 vjeç, në vitin 2024, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka informuar autorët që kanë tentuar të vrasin shtetasin Kei Pikun, në lidhje me lëvizjet e tij. Gjithashtu, akuzohet se ka siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e Arjan Spahiut, pjesë e grupit Alibej. Nga ana tjetër, ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, të shumëkërkuarit Talo Çela.

Nga ana tjetër, e njëjta masë sigurimi është vendosur edhe për 39-vjeçarin Maksim Koçi, i akuzuar po ashtu për veprat penale që akuzohet edhe Ervis Daka. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Klevis Kapllanit dhe në atentatin ndaj Irfan Azizit, si dhe ka siguruar kushtet e mjetet për vrasjen e Arjan Spahiut dhe Ardian Çollakut. Edhe Koçi dyshohet se ka ndihmuar për t’u fshehur Talo Çelën. Nga ana tjetër, për 40-vjeçarin Ado Xhika, Gjykata e Posaçme ka caktuar “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Për rreth 2 vjet ai gjithashtu ka ndihmuar Talo Çelën, duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë, si dhe e ka shoqëruar për të dhënë një intervistë.

Por rrëfimi i Erion Alibejt nuk ka mbaruar. Në seancat në vazhdim ai do dëshmojë edhe për shumë episode të tjera. Ndoshta edhe për shumë plane të dështuara që ai ka dijeni si urdhërues, por edhe si objektiv atentatesh, që për arsye të ndryshme nuk kanë ndodhur.

Ashtu si disa dosje të tjera të SPAK, edhe nga dëshmia e Alibejt zbulohet se si lidhen aleancat në botën e krimit, për hakmarrje, para, drogë, miqësi dhe armiqësi të përbashkëta. Se si krimi tregon dhëmbët në mënyrën më të ashpër e ndonjëherë edhe më të pabesë. Ndërton aleanca që funksionojnë mbi tradhti. Me njerëz që shesin njeri-tjetrin. Me njerëz që arrijnë të drejtojnë “punët” nga arratia, madje edhe nga burgu. Me njerëz që pranojnë të vrasin armikun dikujt vetëm sepse ka mik armikun e tij.

Intriga që zbulohen nga bisedat që dhjetëra persona kanë zhvilluar përmes aplikacionit SKY, zbulohen edhe nga dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, në këtë rast edhe nga Erion Alibej. Nga të gjitha planet çfarë dalin seancë pas seance në Gjykatën e Posaçme, kuptojmë se disa njerëz jetojnë vetëm për të vrarë dhe janë gati të paguajnë miliona euro që dikush të mos jetojë më.

Ashtu si bisedat në SKY, edhe dëshmitë e të penduarve, zbulojnë fijet që lidhin krimin në Elbasan, Shkodër, Fushë-Krujë e më tej. Zbulojnë marrëveshje të ndërtuara mbi intriga, pabesi, pa norma e rregulla. Krime që lënë pas betime për hakmarrje e që shkaktojnë viktima, në ndonjë rast edhe rastësisht. /Emisioni “Gjërat Tona”

 

The post Lufta për pushtet/ “Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt appeared first on Albeu.com.

Hakmarrja e Kosovës, arreston 4 zyrtarë të Beogradit

By: user 5
14 June 2025 at 16:00

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se autoritetet kosovare i kanë ndaluar të shtunën tre pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) dhe një oficer të pensionuar në pikat kufitare, një javë pasi Serbia e arrestoi një ish-polic të Kosovës.

Ajo tha se autoritetet kosovare nuk kanë pasur “asnjë arsye ligjore” për arrestimin e tyre dhe se kjo “është hakmarrje e nxitur politikisht kundër popullit serb”.

Në të njëjtën ditë, ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se e ka privuar nga shtetësia një shtetas të Kosovës nga komuniteti serb, për “cenim të sigurisë kombëtare” të vendit.

Sveçla nuk tregoi nëse Nikolla Vujoviq – pjesëtarë i policisë serbe – është arrestuar dhe nuk dha hollësi të tjera rreth tij.

Në njoftimin e Zyrës për Kosovën përmenden vetëm inicialet e të ndaluarve nga MUP-i serb: N.V., (26 vjeç), M.M., (28), dhe A.M., (36), si dhe M.S., (53), i cili është polic në pension.

Autoritetet kosovare nuk kanë komentuar deri tani rreth këtyre ndalimeve të raportuara.

Për të ndaluarin me inicialet N.V., Zyra serbe tha se autoritetet e Kosovës kanë marrë vendim për “dëbim të kundërligjshëm”.

“Të gjithë ata, së bashku me familjet, jetojnë prej vitesh në mënyrë paqësore në ‘Kosovë dhe Metohi’ dhe detyrat i kryejnë në drejtoritë policore në territorin e Serbisë qendrore. Aktualisht ndodhen në paraburgim”, thuhet në deklaratën e Zyrës serbe.

Ajo shtoi se për “privimin e kundërligjshëm nga liria” do t’i njoftojë përmes kanaleve diplomatike të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, si dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Ndërkohë, ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, u arrestua nga autoritetet serbe më 7 qershor në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, derisa po kthehej nga Austria në Kosovë me autobus së bashku me familjen e tij.

Spahiu dyshohet nga autoritetet serbe për “vrasje të rëndë në Banjskë” – ku një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku – tha avokati i angazhuar nga familja e Spahiut, Arianit Koci, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të premten.

Ai shtoi se si dëshmitarë në rastin e Spahiut, i akuzuar konkretisht për vrasjen e tre sulmuesve serbë që u përleshën me Policinë e Kosovës në fshatin që ndodhet në pjesën veriore të Kosovës, përmenden disa zyrtarë policorë kosovarë.

Koci tha se mbrojtja tashmë ka dorëzuar ankesën ndaj vendimit për paraburgimin njëmujor.

Spahiu aktualisht po mbahet në qendrën e paraburgimit në Suboticë.

Autoritetet kosovare e kanë dënuar arrestimin e Spahiut, ndërsa kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka e ka quajtur “sjellja jonormale të Serbisë” arrestimin e qytetarëve të Kosovës.

The post Hakmarrja e Kosovës, arreston 4 zyrtarë të Beogradit appeared first on Lapsi.al.

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

8 June 2025 at 15:51

Sulmi i paralajmëruar i Vladimir Putin kundër Ukrainës, pas sulmeve me dronë të fundjavës së kaluar nuk ka ndodhur ende. Kështu besojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat paralajmërojnë një sulm të rëndësishëm e të tejzgjatur. Sipas një zyrtari amerikan të cituar nga Reuters, koha e kundërpërgjigjes ruse është e paqartë, edhe pse mendohet […]

The post SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm appeared first on BoldNews.al.

“Erion Alibej ishte i shkolluar”/ Gazetarja: Ja pse u bë pjesë e krimit

By: Ardit
2 June 2025 at 22:31

Pak ditë më parë, i penduari i drejtësisë Erion Alibej rrëfeu gjatë dëshmisë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion emra dhe detaje nga krimet më të rënda në vend. Gazetarja Dorjana Bezat tha se Alibej është një person me arsim të lartë dhe sipas dëshmisë së tij, u implikua në botën e krimit për shkak të […]

The post “Erion Alibej ishte i shkolluar”/ Gazetarja: Ja pse u bë pjesë e krimit appeared first on BoldNews.al.

Shifrat për çdo Qark, sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

24 May 2025 at 09:44

Aspekti më domethënës i rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit duket se nuk është aq shumë vetë rezultati, por mungesa e votuesve. Njerëzit që katër vite më parë hodhën votën për njërën apo tjetrën palë politike dhe që, me shumë gjasë, gjatë këtyre katër viteve janë larguar nga Shqipëria. Më 28 prill 2025, gjatë fushatës […]

The post Shifrat për çdo Qark, sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet/ Pjesëmarrja në rang kombëtar 42.16%. Dibra me numrin më të lartë të votuesve, ndiqet nga Tirana e Fieri

By: xhir jeta
11 May 2025 at 23:31

Shqipëria mbajti këtë të dielë procesin zgjedhor, për parlamentin e ardhshëm me një mandat 4 vjecar. Ndërsa qendrat e votimit u mbyllën brenda orarit të caktuar, 19:00, KQZ përllogariti një pjesëmarrje, prej 42.16 % për 3020 qendra votimi të raportuara nga 525 në total.

Pjesëmarrjen më të lartë në këtë proces votimi e mban Dibra, ndjekur nga Tirana dhe Fieri, dy qarqet qe prodhojnë më shumë mandate.

Sipas të dhënave të KQZ, pjesëmarrja në Tiranë për 804 qendra votimi nga 1282 në total është 48.73 %. Tirana është edhe qarku më i madh që do të prodhojë më shumë mandate, me plot 37 mandate, nga të cilët 12 në listë të mbyllur dhe 37 në listë të hapur.

Ndërkohë në Shkodër, në 232 qendra votimi të raportuara nga 405 në total, pjesëmarrja është 36.78 %. Nga qarku i Shkodrës do të dalin 11 deputetë.

Kukës, pjesëmarrja deri në 19:00 ishte 46.15% për 26 qendra votimi nga 139 gjithësej. Qarku i Kukësit, prodhon 3 mandate.

41.56 %, ishte pjesëmarrja në Lezhë në 99 qendra votimi  nga 246 në total. Lezha do të prodhojë 7 mandate.

Qarku i Dibrës, i cili do të dërgojë në parlamentin e ardhshëm 5 deputetë, numëron një pjesëmarrje në 50.10 % për 106 qendra votimi nga 222 në total.

Durrës, kanë votuar 40.53 %  e qytetarëve, shifra që i përkojnë 288 qendrave të votimit nga 493 në total. Qarku i Durrësit, prodhon në këto zgjedhje 14 mandate deputetësh.

Ndërkohë në Elbasan, për 209 qendra votimi nga 508 në total pjesëmarrja e raportuar sipas KQZ është 42.13 %. Ky qark do të sigurojë gjithashtu 14 mandate deputetësh.

Pjesëmarrje të lartë ka shënuar edhe qarku i Fierit me 42.02 % në 442 qendra votimi nga 587 në total. Nga Fieri, do të shkojë 16 deputetë në parlamentin e ardhshëm.

Ndërkohë në Berat, pjesëmarrja për 161 qendra votimi nga 275 në total është 39.55% për 161 qendra votimi nga 275 në total. Qarku i Beratit do të prodhojë 7 mandate deputetësh.

Sakaq Korça, deri në orën 19:00, regjistroi një pjesëmarrje prej 40.99 % në 239 qendra votimi nga 422 në total. Nga qarku i Korcës, do të dalin 10 mandate deputetësh.

Vlora, qark që do të dërgojë në parlament 12 deputetë, regjistroi një pjesëmarrje prej 31.47% për 332 qendra votimi nga 449 në total, deri në orën 19:00.

39.23% ishte pjesëmarrja në Gjirokastër, për 82 qendra votimi nga 198 në total, ndërsa Gjirokastra do të zërë në parlament 4 karrige deputetësh. /abcnews.al

KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

By: fra nc
11 May 2025 at 21:43

Në përditësimin e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00, është raportuar një pjesëmarrje prej 79.24% për zgjedhësit e regjistruar në diasporë.

Sipas KQZ në Shqipëri kanë ardhur 194,889 zarfa, nga gjithsej 245,935 zgjedhës të regjistruar.

Qarku me numrin më të lartë të zarfave të ardhura është Tiranë, me 80.84% të pjesëmarrjes, duke pasuar nga Fieri dhe Durrësi, me përqindje të ngjashme.

Në vijim, shifrat përqindore të pjesëmarrjes në diasporë janë si më poshtë:

BERAT: 77.68% (12,348 zarfa të ardhura)

DIBËR: 77.99% (7,495 zarfa të ardhura)

DURRËS: 80.36% (20,101 zarfa të ardhura)

ELBASAN: 77.80% (19,602 zarfa të ardhura)

FIER: 80.50% (26,204 zarfa të ardhura)

GJIROKASTËR: 77.99% (6,618 zarfa të ardhura)

KORÇË: 78.65% (16,228 zarfa të ardhura)

KUKËS: 72.87% (2,896 zarfa të ardhura)

LEZHË: 80.22% (11,835 zarfa të ardhura)

SHKODËR: 77.49% (13,523 zarfa të ardhura)

TIRANË: 80.84% (42,384 zarfa të ardhura)

VLORË: 78.50% (15,655 zarfa të ardhura)

LEXONI GJITHASHTU:

The post KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora appeared first on Euronews Albania.

KQZ publikon pjesëmarrjen e votimit në zgjedhje, qarqet që kryesojnë

By: fra nc
11 May 2025 at 21:26

Procesi i votimit për zgjedhjet e 11 majit është mbyllur në mënyrë zyrtare në orën 19:00. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të ardhura nga 3010 qendra votimi nga gjithsej 5225, pjesëmarrja në rang kombëtar është regjistruar në 42.16%.

Qarku me pjesëmarrjen më të lartë është Dibra, me 50.10% të votuesve që kanë marrë pjesë në proces. Pas saj vjen Tirana me një përqindje prej 48.73%, që gjithashtu përfaqëson edhe numrin më të madh absolut të votuesve, 279,104 zgjedhës. Kukësi renditet i treti me një përqindje të lartë pjesëmarrjeje prej 46.15%.

Në anën tjetër të renditjes është Vlora, ku pjesëmarrja rezulton më e ulëta në vend, me 31.49%, ose 62399 votues, e ndjekur nga Shkodra me 36.78%, ose 68410.

Ja si paraqiten pjesëmarrjet në qarqet e tjera:

Berat: 39,955 votues – 39.55%

Durrës: 83,740 votues – 40.53%

Elbasan: 59,305 votues – 42.13%

Fier: 120,433 votues – 42.02%

Gjirokastër: 19,744 votues – 39.23%

Korçë: 61,088 votues – 40.91%

Lezhë: 28,966 votues – 41.56%

KQZ pritet të vijojë përditësimin e të dhënave edhe nga qendrat e tjera në vijim të procesit të numërimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post KQZ publikon pjesëmarrjen e votimit në zgjedhje, qarqet që kryesojnë appeared first on Euronews Albania.

Dalin SHIFRAT/ Sa shqiptarë votuan këtë diel brenda dhe jashtë vendit

By: user 6
11 May 2025 at 21:49

KQZ raporton se 42.16% e qytetarëve brenda vendit kanë ushtruar ditën e sotme të drejtën e votës në zgjedhjet për përbërjen e re të parlamentit të Shqipërisë. Procesi i votimit ka përfunduar në orën 19:00.

Qarku i Dibrës kryeson me pjesëmarrjen më të lartë, me 50.10% të qytetarëve që kanë votuar. Pasohet nga Tirana me një përqindje prej 48.73%, ndërsa Kukësi renditet i treti me një përqindje të lartë pjesëmarrjeje prej 46.15%.

Pjesëmarrja në qarqet e tjera:

Vlora – 31.49%

Shkodra- 36.78%

Berat: 39,955 votues – 39.55%

Durrës: 83,740 votues – 40.53%

Elbasan: 59,305 votues – 42.13%

Fier: 120,433 votues – 42.02%

Gjirokastër: 19,744 votues – 39.23%

Korçë: 61,088 votues – 40.91%

Lezhë: 28,966 votues – 41.56%

Në përditësimin e fundit nga KQZ raporton një pjesëmarrje prej 79.24% për zgjedhësit e regjistruar në diasporë. Sipas KQZ në Shqipëri kanë ardhur 194,889 zarfa, nga gjithsej 245,935 zgjedhës të regjistruar.

Qarku me numrin më të lartë të zarfave të ardhura është Tirana, me 80.84% të pjesëmarrjes, duke pasuar nga Fieri dhe Durrësi, me përqindje të ngjashme.

Në vijim, shifrat përqindore të pjesëmarrjes në diasporë janë si më poshtë:

BERAT: 77.68% (12,348 zarfa të ardhura)

DIBËR: 77.99% (7,495 zarfa të ardhura)

DURRËS: 80.36% (20,101 zarfa të ardhura)

ELBASAN: 77.80% (19,602 zarfa të ardhura)

FIER: 80.50% (26,204 zarfa të ardhura)

GJIROKASTËR: 77.99% (6,618 zarfa të ardhura)

KORÇË: 78.65% (16,228 zarfa të ardhura)

KUKËS: 72.87% (2,896 zarfa të ardhura)

LEZHË: 80.22% (11,835 zarfa të ardhura)

SHKODËR: 77.49% (13,523 zarfa të ardhura)

TIRANË: 80.84% (42,384 zarfa të ardhura)

VLORË: 78.50% (15,655 zarfa të ardhura)

The post Dalin SHIFRAT/ Sa shqiptarë votuan këtë diel brenda dhe jashtë vendit appeared first on Lapsi.al.

1 orë para mbylljes së votimit, sa është pjesëmarrja deri në orën 18:00

11 May 2025 at 18:32

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes në votime, ku deri në orën 18:00 rezulton se pjesëmarrja ka qenë 41.06 % në rang vendi, më konkretisht 756 693 zgjedhës kanë ushtruar të drejtën e votimit. Qarku me pjesëmarrjen më të lartë vazhdon të jetë Dibra, e ndjekur nga Tirana dhe Kukësi, ndërsa Qarku […]

The post 1 orë para mbylljes së votimit, sa është pjesëmarrja deri në orën 18:00 appeared first on BoldNews.al.

Shifrat, ja sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

11 May 2025 at 17:41

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes në votime, ku deri në orën 17:00 rezulton se pjesëmarrja ka qenë 38.92 % në rang vendi, ku kanë votuar 850 671 votues. Qarku me pjesëmarrjen më të lartë vazhdon të jetë Dibra, e ndjekur nga Tirana dhe Kukësi, ndërsa Qarku me numrin më të ulët […]

The post Shifrat, ja sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00 appeared first on BoldNews.al.

Pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00, qarqet që kryesojnë

11 May 2025 at 18:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit, deri në orën 18:00. Në rang vendi, pjesëmarrja ka arritur në 41,23%, me gjithsej 834497 zgjedhës që kanë votuar.

Sipas të dhënave, Qarku i Dibrës kryeson për nga përqindja e pjesëmarrjes, me 50,07% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor deri në këtë orë.

Pas saj renditen Kukësi me 47.96 % dhe Tirana me 46.15 %. Në vend të fundit për pjesëmarrje në votime deri në orën 16:00 qëndron Vlora, ku pjesëmarrja është më e ulëta në vend, me vetëm 30, 57%.

Pjesëmarrja në qarqet e tjera paraqitet si më poshtë:

BERAT: 19,810 votues – 40.43 %

DURRËS: 61,753 votues – 40.20 %

ELBASAN: 44,593 votues – 40.20 %

FIER: 54,110 votues – 42.96 %

GJIROKASTËR: 15,793 votues – 38.32 %

KORÇË: 51,648 votues – 40.91 %

LEZHË: 16,390 votues – 40.62 %

SHKODËR: 31,016 votues – 36.83 %

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00, qarqet që kryesojnë appeared first on Euronews Albania.

Pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00, qarqet që kryesojnë

11 May 2025 at 17:42

Kur kanë mbetur më pak se 2 orë nga orari zyrtar i mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, pjesëmarrja deri në orën 17:00 është 38,89 për qind ose 821669 zgjedhës që kanë votuar.

Sipas të dhënave, Qarku i Dibrës kryeson për nga përqindja e pjesëmarrjes, me 48.22% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor deri në këtë orë.

Pas saj renditen Kukësi me 44.40 % dhe Tirana me 43.75 %. Në vend të fundit për pjesëmarrje në votime deri në orën 16:00 qëndron Vlora, ku pjesëmarrja është më e ulëta në vend, me vetëm 28.82%.

Pjesëmarrja në qarqet e tjera paraqitet si më poshtë:

BERAT: 19,810 votues – 38.07 %

DURRËS: 61,753 votues – 37.75 %

ELBASAN: 44,593 votues – 39.27 %

FIER: 54,110 votues – 41.20 %

GJIROKASTËR: 15,793 votues – 36.03 %

KORÇË: 51,648 votues – 38.95 %

LEZHË: 16,390 votues – 39.53 %

SHKODËR: 31,016 votues – 33.92 %

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00, qarqet që kryesojnë appeared first on Euronews Albania.

Vota e Diasporës/ Pjesëmarrja deri në orën 15:00

By: V K
11 May 2025 at 15:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar të dhënat sa i përket pjesëmarrjes në votim deri në orën 15:00, të shqiptarëve brenda vendit dhe atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Në Shqipëri, nga 3.467.962 persona me të drejtë vote, kanë votuar 32.6 përqind e tyre.

Në Diasporë, nga 245.935 shtetas me të drejtë vote, kanë votuar 73.5 përqind e tyre.

Ndryshe nga interesi relativisht i ulët brenda vendit, në diasporë interesi për të votuar është shumë i lartë.

 

The post Vota e Diasporës/ Pjesëmarrja deri në orën 15:00 appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet parlamentare 2025/ Pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 15:00

By: V K
11 May 2025 at 15:40

Ditën e sotme 11 maj 2025, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Ora 15:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 15:00 ka qenë 32.97%.

Raportimi për pjesëmarrjen, është bërë vetëm nga 2282 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani, kanë votuar 508991 nga 1543584 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë, në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 15:00, përqindja e votuesve ka qenë 38.6%.

 

The post Zgjedhjet parlamentare 2025/ Pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 15:00 appeared first on Albeu.com.

Rritet pjesëmarrja në zgjedhje: Kryesojnë Tirana dhe Dibra, Vlora mbetet e fundit

By: fra nc
11 May 2025 at 14:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në votimet e 11 majit. Deri nëorën 14:00, në nivel kombëtar kanë votuar 550,066 zgjedhës, duke përfaqësuar 29.74% të elektoratit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Tirana mban vendin e parë për nga numri i votuesve dhe përqindja më e lartë të pjesëmarrjes, me 163,292 zgjedhës që kanë ushtruar të drejtën e votës, që përbën 33.93% të votuesve të regjistruar në këtë qark. Pas Tiranës, renditet Dibra me një pjesëmarrje 33.85%, ndonëse me një numër më të vogël votuesish 17,489.

Në krahun tjetër, Vlora mbetet qarku me pjesëmarrjen më të ulët në vend, ku vetëm 31,512 zgjedhës kanë votuar, duke përfaqësuar 21.10% të trupës elektorale të këtij qarku.

Pjesëmarrja në qarqet e tjera është si më poshtë:

BERAT: 22,012 votues ose 28.34%

DURRËS: 71,770 votues ose 27.37%

ELBASAN: 47,099 votues ose 30.81%

FIER: 57,240 votues ose 31.10%

GJIROKASTËR: 17,144 votues ose 28.53%

KORÇË: 53,154 votues ose 29.29%

KUKËS: 10,530 votues ose 31.82%

LEZHË: 19,609 votues ose 30.31%

SHKODËR: 39,215 votues ose 25.94%

Pjesëmarrja totale në rang vendi deri tani është 29.74%, me një rritje të ndjeshme krahasuar me përqindjen e mëhershme prej 22.37% të regjistruar në mesditë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet pjesëmarrja në zgjedhje: Kryesojnë Tirana dhe Dibra, Vlora mbetet e fundit appeared first on Euronews Albania.

KQZ publikon shifrat: 27.08% e qytetarëve kanë votuar deri më orën 13:00

By: user7
11 May 2025 at 14:12

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit. Deri në orën 13:00, sipas KQZ-së, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 27.08% të votuesve.

Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 114 mijë janë votues për herë të parë.

The post KQZ publikon shifrat: 27.08% e qytetarëve kanë votuar deri më orën 13:00 appeared first on Lapsi.al.

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes, sa shqiptarë kanë votuar

By: fra nc
11 May 2025 at 11:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit. Deri në orën 11:00, sipas KQZ-së, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 16.71% të votuesve, ndërsa një orë më parë, në orën 10:00, kjo shifër ishte 13.54%.

Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 114 mijë janë votues për herë të parë.

Për herë të parë në historinë zgjedhore të vendit, shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë kanë pasur mundësinë të votojnë nëpërmjet një platforme elektronike të regjistrimit të votës në diasporë, e cila qëndroi e hapur nga 11 janari deri më 11 mars 2025.

Nga 245,935 zarfe me fletë votimi të dërguara drejt emigrantëve, 227,097 janë marrë nga zgjedhësit dhe 181,609 kanë mbërritur deri më tani në KQZ. Kjo përfaqëson një shkallë pjesëmarrjeje prej 74% të të gjithë votuesve të regjistruar nga diaspora një angazhim i lartë që evidentohet edhe nga fakti se 93% e zgjedhësve morën fletën e votimit dhe 81% e tyre e kthyen atë të plotësuar.

Votat e diasporës do të numërohen në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të konsiderohen si të hedhura në qarkun ku votuesi ka pasur adresë të regjistruar në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes, sa shqiptarë kanë votuar appeared first on Euronews Albania.

Sot Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 12:00

By: V K
11 May 2025 at 12:38

Sot më 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ku mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 12:00 pjesëmarrja në rang vendi, është raportuar në 21.95%.

Të dhënat janë mbledhur nga 1389 qendra votimi, nga gjithsej 5225 në të gjithë vendin.

Në këto qendra, nga 930,271 zgjedhës në listat përkatëse, kanë votuar 119,697 persona.

 

The post Sot Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 12:00 appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet parlamentare 2025/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 10:00

By: V K
11 May 2025 at 11:31

Sot, më 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 10:00 ka qenë 12.87%.

Raportimi për pjesëmarrjen, është bërë vetëm 1389 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani, është votuar 119697 nga 930271 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021, deri në orën 10:00, përqindja e votuesve ka qenë 16.66%.

 

The post Zgjedhjet parlamentare 2025/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 10:00 appeared first on Albeu.com.

❌
❌