Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë (VIDEO)

By: V K
5 August 2025 at 13:21

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka publikuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

“Ecim”, shkruan Rama teksa poston pamjet e heqjes së një strukture të një biznesi privat në Tiranë, e cila kishte zënë hapësirë publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave vijon prej disa javësh tashmë, ndërsa kreu i qeverisë ka vijuar apelin e tij ndaj shkelësve që të jenë bashkëpunues me autoritetet.

 

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Restaurimi i Muzeut Historik/ Blendi Gonxhe publikon pamjet: Transformimi përfshin shtesa nëntokësore me laboratorë, do e rikthejmë në një institucion dinjitoz

By: V K
4 August 2025 at 13:12

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, ka publikuar pamjet nga punimet nga restaurimi i Muzeut Historik Kombëtar.

Ministri Gonxhe, ka publikuar videon duke treguar si ishte Muzeu dhe se si do të bëhet, teksa shprehet se Muzeu Historik Kombëtar, por rikthehet në një institucion dinjitoz dhe bashkëkohor.

Ai theksoi se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është në proces buxhetimi për Fazën e II-të dhe sipas tij do të përfshijë:

Shtesa nëntokësore me laboratorë e hapësira teknike;

Fasadën e brendshme “Oculus” prej xhami dhe mbulescn ikonike;

Sisteme moderne MEP, mbrojtje nga zjarri, muzeologji bashkëkohore dhe mobilim tërësor.

Ndërsa aktualisht në fazën e parë, punimet përfshijnë:

Paketim dhe evakuim të artefakteve,

Konsolidim dhe përforcim strukturor,

Rinovim të fasadave dhe izolimin e çatisë,

Instalimin e sistemit të monitorimit CAM,

Restaurimin e fasadës me teknologji moderne (fibra karboni dhe xhaketim kolonash).

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes nga Muzeu Historik Kombëtar, ku pas një kohe të gjatë sfidash dhe dëmtimesh, përfshirë tërmetin e 2019-tës, ka nisur restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi më i rëndësishëm i këtij institucioni simbol, me një ndërhyrje madhore në kuadër të programit #EU4Culture, nën drejtimin e UNOPS, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe MEKI.

Aktualisht në fazën e parë, punimet përfshijnë:

Paketim dhe evakuim të artefakteve,

Konsolidim dhe përforcim strukturor,

Rinovim të fasadave dhe izolimin e çatisë,

Instalimin e sistemit të monitorimit CAM,

Restaurimin e fasadës me teknologji moderne (fibra karboni dhe xhaketim kolonash).

Ndërkohë, MEKI është në proces buxhetimi për Fazën e II-të, për të garantuar vijimin e këtij transformimi rrënjësor, që do të përfshijë:

Shtesa nëntokësore me laboratorë e hapësira teknike;

Fasadën e brendshme “Oculus” prej xhami dhe mbulescn ikonike;

Sisteme moderne MEP, mbrojtje nga zjarri, muzeologji bashkëkohore dhe mobilim tërësor.

Po rikthejmë Muzeun Historik Kombëtar në një institucion dinjitoz dhe bashkëkohor, të denjë për të ruajtur dhe treguar historinë tonë kombëtare.

 

The post Restaurimi i Muzeut Historik/ Blendi Gonxhe publikon pamjet: Transformimi përfshin shtesa nëntokësore me laboratorë, do e rikthejmë në një institucion dinjitoz appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama publikon pamjet nga rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë

By: V K
4 August 2025 at 08:24

Këtë të hënë, përmes një postimi në llogarinë e tij personale “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga përgatitjet për asfaltimin e rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut.

Projekti synon të lehtësojë lëvizjen, të mbështesë zhvillimin bujqësor dhe të nxisë turizmin në zonë.

Rruga do të krijojë akses më të mirë për fshatrat përreth dhe do të lidhë Beratin me jugun e Shqipërisë.

Kreu i shtetit e cilëson këtë investim, si një “urë zhvillimi” për rajonin.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me pamjet nga përgatitjet për fazën e asfaltimit të rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut, një projekt i shumëpritur që nuk është thjesht një rrugë në hartë, por një urë zhvillimi që rrit aksesin për fshatrat përreth, mbështet bujqësinë dhe hap një derë të re për fluksin turistik që vjen nga Jugu drejt Beratit dhe anasjelltas, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

 

The post Kryeministri Rama publikon pamjet nga rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit me thika në Vlorë, një vajzë tenton të ndërhyjë mes të rinjëve

3 August 2025 at 17:07

Janë publikuar pamjet e sherrit të dhunshëm, që degradoi deri në përdorimin e thikës, të regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Blutë e qytetit bregdetar njoftuan ditën e sotme se kishin arrestuar autorin, 32-vjeçarin Indrit Halili, i cili për motive të dobëta, u konfliktua fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia […]

The post VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit me thika në Vlorë, një vajzë tenton të ndërhyjë mes të rinjëve appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Malësi të Madhe, shkrumbohet një zjarrfikëse

1 August 2025 at 17:50

Disa vatra zjarri kanë shpërthyer në pak minuta pasditen e kësaj të premte në Malësi të Madhe, në zonat e Rrëzës, Veshtit, Delajt dhe fshatit Jeran, në njësinë administrative Kastrat. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve, një mjet zjarrfikës është përfshirë nga zjarri dhe është djegur. […]

The post Zjarri në Malësi të Madhe, shkrumbohet një zjarrfikëse appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohet “Lamborghini” i një 37-vjeçari nga Fieri, një vit më parë iu bllokuan 2 mln euro

TIRANË, 14 korrik/ATSH/  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në vijim të hetimeve në procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, sekuestroi automjetin tip ‘Lamborghini Urus Mansory’, të shtetasit Arbër Muça.

Në një njoftim për shtyp, Prokuroria e Fierit raportoi se “automjeti luksoz u sekuestrua me vendimin e datës 10 korrik 2025 dhe rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është sjellë në Shqipëri nga Dubai, duke u fshehur nëpërmjet personave të tretë”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

Sekuestrimi i makinës luksoze u krye një vit pas sekuestrimeve të mëparshme ndaj pasurive të luajtshme (automjete, bizhuteri dhe vlera monetare) dhe paluajtshme me vlerë rreth 2 milion euro të shtetasit A.M.

/k.s/j.p/

 

 

The post Sekuestrohet “Lamborghini” i një 37-vjeçari nga Fieri, një vit më parë iu bllokuan 2 mln euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Digjet automjeti në Belsh–Kuçovë, shpëton pa lëndime një familje prej pesë personash

By: Re Nato
11 July 2025 at 16:37

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot pasdreke në aksin rrugor Belsh–Kuçovë në afërsi të vendit të quajtur Lokalitet ku një automjet tip Benz ka marrë flakë gjatë lëvizjes.

Brenda mjetit ndodheshin pesë persona, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga automjeti pa pësuar lëndime.

Zjarri, i cili ishte  i përmasave të mëdha jo vetëm që vuri në rrezik jetën e personave në mjet, por krijoi shqetësim edhe për  pronarët e disa banesa që ndodheshin pranë rrugës pasi flakët që përfshinë mjetin për shkak të erës arritën afër banesave.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse të Bashkisë Belsh të mbështetura nga policia e shtetit duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe evitimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.Shkaqet e zjarrit nuk janë konfirmuar ende, por sipas burimeve paraprake, dyshohet për një defekt teknik në automjet.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes e cila shkaktoi panik .Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë ka shmangur një tragjedi të mundshme, ndërsa familja që udhëtonte me automjetin ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Zbardhen detaje nga tragjedia në Mat/ Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

10 July 2025 at 14:09

Palombarët e forcave RENEA kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e liqenit të Shkopetit automjetin e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i vrarë.

Sipas ekspertizës, i riu ka humbur jetën nga asfiksia, çka përforcon pistën se ai është mbytur me qëllim.

Pritet që ekspertët e kriminalistikës, të sigurojnë prova shtesë në lidhje me ngjarjen përmes automjetit të viktimës.

Sakaq, policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe motivin e krimit.

The post Zbardhen detaje nga tragjedia në Mat/ Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Berisha nxjer pamjet: Çfarë ndodhte në qendrat e votimit më 11 Maj

23 June 2025 at 13:36

Sali Berisha ka vijuar me denoncimet për atë që ai e konsideron si “farsë elektorale”, ku ka publikuar pamje të tjera nga qendra e votimit në Elbasan dhe Peqin. Nga pamjet denoncohet votimi familjar, ku një person mbush fletët për të gjithë familjen, marrin udhëzime nga komisionerët, apo komisionerët kontrollojnë edhe votat para se zgjedhësit […]

The post VIDEO/ Berisha nxjer pamjet: Çfarë ndodhte në qendrat e votimit më 11 Maj appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë zjarri në Fushë- Krujë/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

By: user7
20 June 2025 at 11:08

Janë publikuar edhe pamjet nga të shtënat me armë zjarri në likalin e Fushë- Krujës. Siç raportohet policia dyshon se autoret kanë qëlluar nga ana tjetër e rrugës, përballe lokalit, pasi nga kqyrja e kamerave të sigurisë nuk duken as autoret dhe as një automjet me të cilin mund të kenë lëvizur autorët.

Gjithashtu bëhet e ditur se në momentin e atentatit, pronari i lokalit, Mond Voga ka qenë aty së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Voga është ish- shoferi i Arjan Ndoj, tashmë deputet i PD, dhe të cilit iu bë atentat në vitin 2019, kur ishte prokuror.

The post Të shtënat me armë zjarri në Fushë- Krujë/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes appeared first on Lapsi.al.

U kap me armë në automjet, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

12 June 2025 at 09:47

Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës. I riu është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërsa është proceduar penalisht pasagjeri i automjetit 16 vjeç, për moskallëzim krimi. Në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas, pronari i automjetit 24-vjeç dhe përdoruesi aktual i tij 28-vjeç,.

Gjatë operacioni është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post U kap me armë në automjet, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

Incident tek Mali i Robit/ Pema bie mbi një automjet, nuk raportohen të lënduar

11 June 2025 at 15:20

Një incident është regjistruar rreth orës 13:00 në zonën e Malit të Robit, ku një pishë është rrëzuar mbi një automjet tip Benz, i cili ishte i parkuar. Për fat të mirë, në momentin e ngjarjes nuk ka pasur persona brenda mjetit dhe nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pranë një zone që frekuentohet nga shumë turistë, veçanërisht gjatë sezonit veror, ku pushues të shumtë kanë marrë banesa me qira. Rënia e pemës mbi makinën e parkuar ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilët po punojnë për të larguar pishën dhe për të normalizuar situatën.

Shkaqet e rrëzimit të pemës nuk janë bërë ende të ditura, por hetimet paraprake pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

The post Incident tek Mali i Robit/ Pema bie mbi një automjet, nuk raportohen të lënduar appeared first on Sot News | Lajme.

EMRI/ Iu gjetën dy kallashë në automjet, arrestohet një 19-vjeçar në Shkodër

11 June 2025 at 08:38

Policia e Shkodrës ka arrestuar një të ri, i cili ishte shpallur në kërkim rreth 10 ditë më parë, pasi dyshohet për posedim të dy armëve zjarri të tipit kallashnikov. Në pranga është vënë shtetasi Agostin Gjeloshi, 19 vjeç, banues në fshatin Kir. Policia thotë se me 30 Maj, në zbatim të vendimit të GJKKO, […]

The post EMRI/ Iu gjetën dy kallashë në automjet, arrestohet një 19-vjeçar në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Publikohen për herë të parë pamjet e vrasjes së Martin Canit/ 14-vjeçari mban me dorë plagën në zemër dhe ikën me vrap, Mario Përlleshaj e ndjek me… (VIDEO)

By: V K
10 June 2025 at 12:50

Ditën e sotme, gazetari i Top Story, Eraldo Harlicaj, ka publikuar videon e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Mesditën e 18 nëntorit të vitit të kaluar, pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, një konfortim fizik mes disa të rinjve, përfundoi në një tragjedi.

Nga pamjet e publikuara nga gazetari Eraldo Harlicaj, duket e gjithë dinamika e ngjarjes së datës 18 nëntor 2024.

Në video duket që Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Canit mban në dorë një thikë.

Vogëlushi 14-vjeçar, Martin Cani, u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshtari i tij Mario Përlleshaj, ndërkohë që mbylli sytë përgjithmonë në spital, pasi fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagës së marrë.

Në një kohë kur kalvari i vuajtjteve është duke vijuar për familjarët e Martinit në sallat e gjyqit, ku dhe po kërkojnë me zë të lartë drejtësi për birin e tyre, gazetari Eraldo Harilcaj, ka publikuar për herë të parë pamjet nga dita e errët e cila i mori jetën Martinit, djaloshit me ëndrra të mëdha për t’u bërë një futbollist me zë dhe për të përfaqësuar Kombëtaren shqiptare.

Përmes kësaj video, gazetari na ka kthyer disa muaj pas, pikërisht më 18 nëntor të vitit 2024, në orën 14:13 minuta.

Në këtë video të publikuar shihen dy të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Përlleshaj, teksa ecin të dy krah njëri-tjetrit, ndërkohë që mbrapa po i ndjekin shokët, mes tyre edhe Luis Meçaj, miku i 14-vjeçarit i cili po ashtu mbeti i plagosur në këtë ngjarje.

Të rinjtë u futën në një rrugë e cila nuk është e monitoruar nga kamerat, ndërkohë që pas disa minuta ata shihen duke vrapuar.

Fillimisht janë shokët e tyre të cilët vrapojnë, ndërkohë që pas tyre është dhe Martini i cili mban me duar plagën në zemër.

Siç evidentohet dhe në pamje, pas Martinit është duke vrapuar edhe Mario Përllashaj, teksa në duar mban thikën.

 

The post Publikohen për herë të parë pamjet e vrasjes së Martin Canit/ 14-vjeçari mban me dorë plagën në zemër dhe ikën me vrap, Mario Përlleshaj e ndjek me… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

By: Oldi
7 June 2025 at 11:20

Tre armë zjarri dhe fishekë luftarakë janë kapur nga Policia Kufitare në një automjet në portin e Durrësit. Mësohet se armët u gjetën në një automjet tip “Land Rover”, që ndodhej i mbyllur në sheshin e kontenierëve në port që prej dhjetorit të vitit 2022 pasi dërguesi nuk ishte paraqitur për të kryer veprimet doganore. […]

The post Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën appeared first on BoldNews.al.

Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar

6 June 2025 at 17:27

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 vajza të mitura. Ato akuzohen se kanë dhunuan një vajzë tjetër të mitur, ku aktin e kanë filmuar dhe më pas pamjet i kanë publikuar në rrjetet sociale për ta denigruar atë. “Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi […]

The post Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar appeared first on BoldNews.al.

Gramsh/ Qarkullonte me një automjet të vjedhur në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari

By: armand
1 June 2025 at 11:26

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, banues në Kuçovë, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 32-vjeçari u lokalizua në Gramsh, ndërkohë që qarkullonte me automjetin tip “Volkswagen”, të dyshuar të vjedhur në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 23.05.2025 ka vjedhur në rrugën […]

The post Gramsh/ Qarkullonte me një automjet të vjedhur në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Shpërthen në flakë automjeti në aksin Fier-Roskovec, shpëton ‘për fije’ shoferi

By: user 11
31 May 2025 at 14:56

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”. Ngjarja ndodhi rreth mesditës. Ajo ka shkaktuar panik tek drejtuesi i mjetit që udhëtonte në të. Sipas raportimeve paraprake automjeti është djegur pjesërisht, por nuk ka të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

The post Shpërthen në flakë automjeti në aksin Fier-Roskovec, shpëton ‘për fije’ shoferi appeared first on Lapsi.al.

U sekuestruan 14 armë dhe u arrestuan 10 persona, pamje nga operacioni “Puzzle”

30 May 2025 at 12:42

Policia ka shpërndarë pamjet nga operacioni i koduar Puzzle në kuadër të të cilit u shkatërruar një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Kosovë në Shqipëri.

Gjatë operacionit u sekuestruan 14 armë zjarri (12 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator dhe 2 automatik), 2077 fara kanabisi, krehra e municion luftarak, 3 automjete, dhe 8 aparate celular.

Në kuadër të operacionit u identifikuan 12 persona, 10 prej tyre u vunë në pranga ndërsa 2 u shpallën në kërkim.

Në pranga u vunë shtetasit Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu, ndërsa u shpallën në kërkim Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post U sekuestruan 14 armë dhe u arrestuan 10 persona, pamje nga operacioni “Puzzle” appeared first on Euronews Albania.

Tentoi të vjedhë një automjet, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari në Elbasan

30 May 2025 at 11:59

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 56-vjeçar teksa ka tentuar të vjedhë një automjet.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo janë njoftuar për një tentativë vjedhjeje të një automjeti tip “Mercedes Benz ML”, në lagjen “Beqir Dardha”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë u ndalua autori i rastit, shtetasi L. M., 56 vjeç, banues në Elbasan”, bëri me dije policia.

Gjithashtu, po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tentoi të vjedhë një automjet, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari në Elbasan appeared first on Euronews Albania.

❌
❌