Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Prokurorët e SPAK përplasen me njëri tjetrin për kopshtarin e kompleksit “Golden”

By: fra nc
11 July 2025 at 11:43

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u mbajt këtë të premte seanca për rigjykimin e dosjes së Festim Bexhdilit, i akuzuar për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020.

Bexhdili është kopshtari i resortit luksoz “Golden” në Shijak, ku dyshohet se u mbajt peng dhe më pas u zhduk Jan Prenga. Rigjykimi në Apel zhvillohet pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila prishi dënimin me burgim të përjetshëm për Bexhdilin dhe e ktheu çështjen për shqyrtim të ri.

Ndërkohë, gjatë seancës prokurorët e SPAK u përplasën në sallë në lidhje me dënimin e kopshtarit.

Prokurorja Elida Kaçkini kërkoi lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga GJKKO për dënimin me burgim të përjetshëm të Festim Bexhdilit.

“Ne vlerësojmë që vendimi i GJKKO, i dhënë për Festim Bexhdilin, duhet të lihet në fuqi si vendim i mbështetur në ligj dhe prova. I pandehuri duhet të deklarohet fajtor sa i përket veprave penale që kemi ngritur për të. Rrëmbimi ka qenë i paralajmëruar sepse viktima është ndjekur disa ditë radhazi. Kompleksi “Golden” ka qenë i paracaktuar nga ana e tyre. I pandehuri, ditën e ngjarjes, ka pasur një vendndodhje të ndryshme nga kompleksi deri të paktën në orën 10:57, ku ka hyrë në drejtim të Shijakut. Ai është gjendur në kompleks, referuar pamjeve filmike, në orën 11:19 dhe shkon në drejtim të një garazhi, më pas shfaqet duke pasur një vëmendje të shtuar ndaj aparatit celular. Ai shfaqet duke pritur në derën hyrëse të garazhit. Në këtë derë më pas futet makina Audi A6 që i përket Altin Hajrit. Kjo mënyrë ndërveprimi tregon që ata kanë pasur dijeni dhe secili prej të pandehurve drejtohet drejt kompleksit për të kryer rolet e tyre. Altin Hajri shfaqet në 11:27, ndërsa në 11:36 vjen mjeti i autorëve. Veprimet e kryera tregojnë bindshëm që Festim Bexhdili ka pasur dijeni për ngjarjen. Në tërësinë e provave, ne vlerësojmë se i pandehuri ka pasur rol aktiv në ngjarje, ndaj vendimi me burgim të përjetshëm është proporcional. I pandehuri nuk ka shprehur as pendesë, nuk i ka kërkuar falje familjarëve, ka mbajtur vetëm qëndrim mohues, jo sqarues.”- tha Kaçkini.

Nga ana tjetër, prokurori Behar Dibra kërkoi rikualifikim të veprës penale dhe dënimin e Bexhdilit me 20 vite burg.

“Në respekt të koleges dhe duke qenë dakord për parashtrimet që bëri, kam një vlerësim ndryshe për elementët e fajësisë së të pandehurit. Fakti është që vepra penale ‘mbajtja peng e Jan Prengës’ është pasojë e një aktiviteti të kryer në Angli nga një i pandehur tjetër që është në një procedim tjetër. Prezenca e Festim Bexhdilit brenda në kompleks në orën 12:15 mund të ketë qenë për arsye të punëve të tij. Ai është kushëri i Altin Hajrit dhe punonte në kompleks. Nuk ka asnjë provë që Festim Bexhdili njihte Aldo Majnishtën, Korado Geshtenjën, Dritan Rexhepin etj. Në orën 18:49 Festim Bexhdili ndihmon Majnishtën dhe Martin Bletën të nxirrnin Jan Prengën nga bagazhi i makinës dhe më pas e zhvendosin në një automjet tjetër. Në automjetin ku u fut trupi hipin Altin Hajri, Geraldo Martini, Aldo Majnishta e të tjerë, dhe më pas automjeti rikthehet sërish në kompleks pa trupin e Jan Prengës. Trupi tashmë ishte fshehur. Nuk ka prova të gjetjes fizike të Jan Prengës, nuk mund t’i kërkojmë të pandehurit të thotë diçka që ai mbase nuk e di.”- tha Dibra.

Në sallën e gjyqit u dëgjua edhe vetë i pandehuri Festim Bexhdili, i cili vijoi të mohojë akuzat.

“Jam dakord me çfarë kam thënë në shkallë të parë. Nuk jam dakord as me pengmarrjen, as me vrasjen. Kam qenë aty, nga frika kam marrë trupin. Kushdo të ishte ashtu do bënte dhe prokuroria. Jam hallexhi, isha në punë, u gjenda aty. Ishalla bëhet drejtësi.”- tha ai.

Mbrojtja e Bexhdilit, përfaqësuar nga avokati Ilir Murati, kërkoi pafajësi, duke vënë theksin te mungesa e provave për implikimin e tij në ngjarje.

“Gjykata e Lartë e prishi këtë vendim. Prokuroria ka qëndrim të dyzuar. Thotë se ai ka pasur telefon, por nuk e kemi hapur dot. Kishte Encro, por s’gjetëm gjë. Zoti gjyqtar, duhen prova. E vërteta e Festimit është që u ndodh në atë ambient dhe bëri ato veprime. Përkrahu autorët, nuk kallëzoi krimin… Së fundmi, dënimi i Festim Bexhdilit ka bërë jehonë edhe për vetë ata aty.”- tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Prokurorët e SPAK përplasen me njëri tjetrin për kopshtarin e kompleksit “Golden” appeared first on Euronews Albania.

Prokurorët e SPAK-ut paraqesin sot në GJKKO raportin për hetimet ndaj Veliajt

By: Oldi
17 June 2025 at 09:09

Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të paraqesë sot raportin dymujor për hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt. Seanca gjyqësore ndaj Kryebashkiakut të Tiranës do të zhvillohet në orën 11:30. Gjyqi ndaj Veliajt ishte parashikuar më datën 13 Qershor, por u shty për shkak të mungesës në sallë të biznesmenit Elman Abule, i cili është […]

The post Prokurorët e SPAK-ut paraqesin sot në GJKKO raportin për hetimet ndaj Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Hetimet ndaj Veliajt/ Sot në GJKKO raportojnë prokurorët e SPAK-ut për informacionet dy mujore, ja kur do paraqitet në Gjykatën e Lartë

By: V K
17 June 2025 at 09:16

Me datën 8 korrik 2025, në orën 12:00, Gjykata e Lartë, do të shqyrtojë kërkesën e Erjon Veliajt, kryebashkiakut të arrestuar të Tiranë, lidhur me lirimin e tij nga burgu, për të cilën prej 4 muajsh mbahet i izoluar në qelinë e paraburgimit të Durrësit, si person i rrezikshëm për hetimin ndaj tij lidhur me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave, mosdeklarimit të pasurisë.

Më herët, kjo gjykatë nëpërmjet shortit ka përcaktuar edhe kryesuesen e kësaj seance, e cila është zgjedhur Albana Boksi.

Përveç Veliajt, në Gjykatën e Lartë, rekurs kanë paraqitur edhe dy miqtë e Veliajt, biznesmenët Elman Abule dhe Shkëlqim Fusha.

Këta të fundit, sipas SPAK-ut janë njohje e afërt e Veliajt, ku kanë përfituar tendera të dyshimtë.

Pjesë e dosjes së korrupsionit, është edhe Ajola Xoxa bashkë me biznesmenët e tjerë si: Gentian Sulaj, Meriam Palushi dhe Fatmir Bektashi.

Ndërkohë këtë të martë, Gjykata e Posaçme, do të zhvillojë një seancë të parashikuar për Erjon Veliajn, ku prokurori i posaçëm Ols Dado, do të raportojë mbi informacionet dy mujore të hetimeve mbi këtë çështje.

Sipas burimeve, Veliaj do të kërkojë edhe zëvendësim të masës së sigurisë të vendosur ndaj tij.

The post Hetimet ndaj Veliajt/ Sot në GJKKO raportojnë prokurorët e SPAK-ut për informacionet dy mujore, ja kur do paraqitet në Gjykatën e Lartë appeared first on Albeu.com.

Zbulohet skema që “eliminon garën” gjatë transferimeve paralele të prokurorëve

23 May 2025 at 20:47

Shqyrtimi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP të premten më 23 maj i projekt-akteve për renditjen e prokurorëve në garë për disa pozicione vakante në prokuroritë e Tiranës dhe Durrësit, ngjalli diskutime mes anëtarëve të këtij këshilli, ku u ngritën pretendime për mungesë të garës konkurruese mes magjistratëve, të shkaktuar nga procedura e ndjekur deri tanimë, e cila u jep mundësinë kandidatëve të shprehin preferenca për vakancat.

Kryetari i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës pranë KLP-së, anëtari magjistrat Sokol Stojani, paraqiti të dhënat për prokurorët që kanë kandiduar për secilin prej pozicioneve në këto dy prokurori. Ai vërejti se prokurorë të caktuar kanë shpallur preferenca për një prej pozicioneve. Nga sa relatoi Stojani, në shumicën e rasteve disa prej prokurorëve e kanë tërhequr kandidaturën, duke bërë që në garë të mbetet vetëm një prej tyre. Ata që mbetën në garë u shpallën fitues dhe u transferuan në vendet vakante përmes lëvizjes paralele në prokuroritë e Tiranës dhe Durrësit.

Dhe në ato raste, kur pavarësisht tërheqjes nga kandidimi të një pjese të kandidatëve, në garë mbeteshin dy ose tre prokurorë, rezultoi se në fund vetëm njëri ishte pretendent real për vakancën, pasi të tjerët tashmë ishin emëruar, duke qenë se kishin aplikuar për më shumë se një vend.

Anëtari jo magjistrat i KLP-së, Erion Fejzulla e cilësoi në intepretim të gabuar të legjislacionit dhe rregullores kryerjen e kësaj procedurës nga ana e këshillit për transferimet nëpërmjet lëvizjeve paralele, duke vërejtur se nuk mund të ketë vende preferenciale brenda një zyre prokurorie. Sipas tij, mund të ketë preferenca nga ana e prokurorëve për vende në zyra të ndryshme të prokurorive, për të zgjedhur një midis dy apo më shumë prokurorive, por jo për të patur preferencë për vende të të njëjtës zyrë.

Ai nënvizoi se kjo procedurë që ndiqet ka eleminuar garën dhe se i ka katandisur prokurorët që ta zgjidhin mes njëri-tjetrit se kush do të shkojë në një prej vakancave dhe se në këto kushte, KLP mbetet thjesht një noter. “Nuk duhet t’i çojmë prokurorët për të shprehur preferenca për një karrige në kat të parë apo në kat të dytë të të njëjtës zyrë prokurorie”, tha Fejzulla.

Anëtari prokuror, Zeqir Hodo e cilësoi të drejtë konstatimin e bërë nga Fejzulla, duke vërejtur se me këtë procedurë humbet gara pasi ndikohet nga aspekti teknik. Sipas Hodos, transferimet paralele në vendet vakante duhet të kryhen mbi bazën e meritës dhe jo përmes teknikalitetit. Ai theksoi se duhet të diskutojnë se çfarë mund të bëjnë që garat të bazohen në parimin e meritokracisë.

Dhe anëtari prokuror, Vatë Staka deklaroi se me këtë procedurë, komisioni mbingarkohet me punë të panevojshme. “Duhet të bëhen 100 procedura për 10 vende vakante”, deklaroi ai duke nënvizuar se mund të bëhej vetëm një procedurë nëse nuk do të kishte shfaqe preferenciale për vendet vakante brenda një prokurorie.

Po ashtu, u konstatua se kjo procedurë sillte zvarritje në kryerjen e transferimeve paralele.

Anëtari jomagjistrat Erind Mërkuri pohoi se kështu është shkruar ligji dhe se ka dhe praktikë të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë për këtë çështje që imponon këtë procedurë. Ai u shpreh se këshilli mund të propozojë ndryshim ligjor lidhur me këtë rrethanë, ku për gjyqtarët të ketë përcaktim të ndryshëm nga prokurorët.

Kryetari i komisionit, Sokol Stojani tha se duket se kur është bërë ligji është menduar gjykata dhe në këtë rast bënë sens, pasi gjykata ka dhoma penale e civile dhe gjyqtarët kandidatë për vendet vakante mund të shprehin preferencat për pozicionet në të cilat kanë eksperiencë. “Ligji gabimisht na ka futur në të njëjtin thes”, tha Stojani dhe e cilësoi të drejtë sugjerimin e Mërkurit për të propozuar ndryshime ligjore.

Por, sipas tij, nëse do i bënte vetë këshilli ndryshimet e procedurës, në këtë moment do të sillte konfuzion të madh.

Megjithatë, Fejzulla këmbënguli duke e cilësuar ligjin të qartë dhe tha se nëse e lexonin drejtë atë, nuk kishin përse të ndikoheshin nga praktika e Gjykatës së Lartë. “Ne mund të themi për preferencë për zyrat, në Tiranë, Durrës apo diku tjetër dhe jo brenda një zyre”, ritheksoi ai dhe nënvizoi se thirrja e tij ishte për reflektim të këshillit dhe jo për të hapur debat.

Në vijim, Hodo ngriti shqetësime dhe për caktimet e përkohshme të drejtuesve të prokurorive. Sipas tij, në Prokurorinë e Beratit prej 5 vitesh vijohet me caktim të përkohshëm të drejtuesit dhe propozoi delegimin, si zgjidhje më të mirë dhe ligjore për këtë situatë.

Stojani tha se nëse do të caktonin dikë pa pëlqimin e tij, do të ishte më keq, pasi do të shfaqte performancë të dobët si drejtues. Sipas Stojanit, është ndryshe kur e cakton prokurorin për hetimin e një çështje, pasi e përcakton ligji. “Transferimi i drejtuesit pa pëlqim ëshë mjeti për ta shkatërruar një zyrë”, tha Stojani dhe konstatoi se magjistratët janë pragmatistë.

Por anëtari Erion Fejzulla u përgjigj se nuk mendonte se “zyrat e prokurorive janë atraksione turistike”. Sipas tij, nuk duhet që caktimi i përkohëshëm të tejkalojë atë të përhershëm. Fejzullah nënvizoi se një drejtues që vijon prej 5 vitesh me caktime të përkohshme kishte arritur të konsumonte afro dy mandate drejtuesi të përhershëm./ BIRN

The post Zbulohet skema që “eliminon garën” gjatë transferimeve paralele të prokurorëve appeared first on Sot News | Lajme.

Gjendet celulari i Ilaria Sulës, autoritetet: I rëndësishëm për informacione

By: user 5
23 April 2025 at 14:51

Autoritetet italiane kanë gjetur celularin e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra brutalisht më 26 mars në Romë nga ish-partneri i saj, Mark Samson. Telefoni u gjet në banesën në rrugën Homs, në lagjen e njohur si “zona afrikane”, aty ku ndodhi edhe krimi makabër.

Gjetja e pajisjes u bë e mundur falë dëshmisë së vetë autorit të krimit, i cili ndihmohej nga avokatët Fabrizio Gallo dhe Alessandro Pillitu. Informacioni që ai dha rezultoi vendimtar për lokalizimin e celularit, i cili u sekuestrua nga hetuesit e Skuadrës Fluturuese.

Prokurorët e Piazzale Clodio, që po hetojnë çështjen dhe kanë ngritur akuzat për vrasje dhe fshehje të kufomës ndaj Samsonit, kanë urdhëruar tashmë analizimin mjekoligjor të celularit.
Ekspertiza e pajisjes pritet të ndihmojë në rindërtimin e detajeve të fundit të jetës së Ilaria Sulës dhe të zbardhë më tej motivet dhe dinamikën e krimit.

Ngjarja tronditi opinionin publik në Itali dhe Shqipëri. Ilaria, një studente shqiptare në Universitetin “La Sapienza” në Romë, u godit me thikë në banesën e të dashurit të ish-të dashurit të saj, teksa prindërit e saj ndodheshin në shtëpi.

Samson më pas fshehu trupin e saj në një valixhe dhe e braktisi në një zonë të pyllëzuar pranë Polit, afër kryeqytetit italian. Në dëshminë e tij, ai pranoi krimin, duke thënë se ishte nxitur nga xhelozia.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vazhdojnë, ndërsa pritet që të dhënat nga celulari të zbulojnë më shumë mbi kontaktet dhe lëvizjet e fundit të viktimës.

The post Gjendet celulari i Ilaria Sulës, autoritetet: I rëndësishëm për informacione appeared first on Lapsi.al.

Hoxha: Prokurorët e SPAK janë “përzënë” nga Kryeministria, celularin e Ramës e kanë

14 April 2025 at 21:55

Gazetari poli Hoxha tha në emisionin Now në Euronews Albania se kërcënimi i kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK disa ditë pas arrestimi të kryebashkiakut Erion Veliaj tregon nivelin më të lartë të presionit dhe shqetësimit të këtij të fundit.

Sipas tij, gjithë ky presion lidhet me dosjen e inceneratorëve, e cila po shkon drejt fudnit dhe SPAK është në kërkim të pjesës kryesore të inceneratorëve, që është koka, pra Këshilli i Ministrave.

“Të mos harrojmë edhe një deklaratë që është presioni më i madh nga Rama kur tha; mos të guxojnë të vijnë të më marrin mua telefonin, ne që jemi gazetarë dimë që ky është një shqetësim shumë i madh dhe ky presion është real. Në dijeni time jemi drejt përfundimit të pjesës më kryesore të inceneratorëve, që është ideimi, Këshillimi i Ministrave, sekretari i përgjithshëm dhe është drejt fundit dhe është edhe fakt që institucioni i KM nuk i përgjigjet SPAK, ka shkuar dhe ka kërkuar gjithë procedurën e mbledhjeve. A ka thënë Ahmetaj dy veta ne që ishim kundër… Ka pasur raste që janë përzënë agjentët e SPAK, dhe këtu ka pasur një përplasje dhe presione. Kur shikon  një ajsberg nuk është ajo lart, kur del presioni në media, nga politikanë, nga vetë kryeministri kjo tregon se pjesa poshtë patjetër që ekziston… freno, mos hajde te celulari im, edhe pse ata e kanë celularin e tij, d.m.th komunikimet me të tretët, nuk kanë nevojë të kenë aparatin”, tha Hoxha.

 

The post Hoxha: Prokurorët e SPAK janë “përzënë” nga Kryeministria, celularin e Ramës e kanë appeared first on Euronews Albania.

Dumani: Prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia e rikandidimit, ja 2 variantet që propozojmë

14 April 2025 at 12:29

Gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kreu i SPAK Altin Dumani ripërsëriti edhe një herë kërksën që prokurorovë të Prokurorisë së Posaçme t’u jepet mundësia për të rikandiduar edhe për mandate të tjera. Dumani tha se nuk duan që të rikonfirmohen automatikisht, por të garojnë në garën e përbashkët me prokurorët e juridiksionit […]

The post Dumani: Prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia e rikandidimit, ja 2 variantet që propozojmë appeared first on BoldNews.al.

Hakerimi/ SPAK: U ndërhy në email-et e prokurorëve, sistemi i brendshëm nuk u cënua

3 April 2025 at 13:28

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë për mediat, ku rreth 3 javë më parë, ishte shënjestër e hakerimit nga një grup personash, të cilët arritën të siguronin maeteriale të dosjeve hetimetore. Në lidhje me këtë ngjarje, SPAK ka arrestuar ish-drejtorin e paraburgimit të Vlorës, Zambak Gjonaj dhe Arnold Rrokaj, sh-punonjës i IMT-së. […]

The post Hakerimi/ SPAK: U ndërhy në email-et e prokurorëve, sistemi i brendshëm nuk u cënua appeared first on BoldNews.al.

Nga prepotenca në dëshpërim/ Vetëshkatërrimi i Veliajt në 11 hapa

By: user 4
26 March 2025 at 18:54

Kur doli nga zyra në Bashki në datën 10 shkurt, i shoqëruar nga një grup efektivësh, Erjon Veliaj po hidhte hapat e parë si një njeri që e kishte humbur lirinë. E megjithatë ndërsa i afrohej makinës që do ta çonte në drejtorinë e policisë dhe më pas në qeli, ai eci i qetë, nuk shfaqi ndonjë veprim të pakontrolluar dhe thjesht shtrëngoi në duar dosjen, që e kishte marrë sa për t’u dukur sikur po dilte si zakonisht i shpenguar nga zyra, për një çështje pune.

Por realiteti tregoi se që nga momenti që pati kontaktet e para me prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH, kryebashkiaku i Tiranës veproi si një njeri që nuk e ka veten nën kontroll, si një njeri që bën hapa false, të llogaritura keq, me të cilat dogji edhe ato pak shpresa që kishte për t’u gjykuar i lirë.

Llogaritë bankare, paratë cash dhe blerjet e çmendura të çiftit Veliaj

Hetimet/ Reagon për herë të parë Ajola Xoxa

Lapsi,al ka analizuar disa nga autogolat që ka bërë Veliaj që kur nisi hetimi për të vitin e kaluar, kur ai filloi ta ndjejë se toka po i rrëshqiste nën këmbë dhe për ta ndaluar këtë rrëshqitje, u shndërrua në një njeri të gatshëm për të bërë gjithçka.

Është pikërisht kjo frikë, ky alarmim se mund ta humte pushtet kolosal që kishte pas vetes, që e çoi drejt disa veprimeve të dëshpëruara, që më vonë iu përdorën kundër dhe u shfrytëzuan nga prokurorët për ta mbajtur në burg.

1) Provokimi i parë, kur i quajti prokurorët “kolegë”

Në kontaktet e para që pati me prokurorët, Erjon Veliaj tentoi një qasje pozitive me prokurorët, një fjalë të ëmbël, një përkëdhelje, një kompliment para mediave me idenë që gjithçka mund të mbyllej në qetësi. Për habinë e të gjithëve, kur doli nga SPAK herën e parë pas 7 orësh që ishte marrë në pyetje, Veliaj tha se kishe takuar “kolegët” dhe se ishte ofruar për të dhënë dëshminë e tij në SPAK, sepse për të ndihmuar hetimet Bashkia e Tiranës duhet të kishte një qasje “proaktive”. Ai tha se kishte gjetur njerëz “profesionistë” brenda në institucion dhe se PS kishte bërë shumë mirë me këtë investim. Çështja është që epiteti “kolegë” nuk u pëlqeu prokurorëve. Në publik ata dilnin si ca leshko të keqpërdorur nga kryebashkiaku, ndaj nuk ishte rastësi që në muajt në vazhdim, bënë gjithçka për t’ia zhdukur nga fjalori këtë term.

2) Mbajtja e shumave të mëdha cash

Harrojini për një moment qindra mijëra euro fustane, këpucë dhe bizhuteri të blera me porosi për Ajola Xoxën! Harrojini edhe kompanitë fantazëm, edhe sponsorizimet e biznesmenëve të ndërtimit! Po këta dy të dehur nga pushteti, si nuk i fshehën paratë cash, kur mësuan se ishin nën hetim pasuror nga SPAK? Si shpjegohet që në zyrën e Ajola Xoxës u gjetën 95 mijë euro, të gjitha prerje pesëqindëshe? Si shpjegohet që nuk kishin menduar t’i fshihnin këto para? Apo ishin ende shumë të sigurtë që SPAK nuk do të guxonte kurrë të hynte pa trokitur në kasafortat e tyre? Gazetarët thanë se 500 euro ishin duke u mykur në kasafortat e Ajola Xoxës dhe përveç tyre kishte edhe 15 mijë dollarë dhe 665 mijë lekë cash, që prokurorët sot i kanë sekuestruar si provë kundër tyre.

3) Intimidimi i dëshmitares Ina Goxhaj

SPAK e akuzon Erjon Veliajn se nëpërmjet kompanive të bashkëshortes së tij Ajola Xoxës merrte ryshfet nga biznesmenët e ndërtimit. Në dosje janë edhe dëshmitë e punonjëseve të Ajola Xoxës edhe bisedat e tyre në ëhatsapp. Njëra prej tyre është Ina Goxhaj e cila pasi u rrëfye në SPAK, ka dëshmuar se si Ajola Xoxa dhe deputetja e PS, Klotilda Bushka i kanë bërë presione për të mos dëshmuar. Madje Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka i morën edhe celularin Samsung, i dhuruan një Iphone të ri dhe e instruktuan të thoshte në prokurori se nuk kujtonte detaje nga puna e saj. Vetëm se të gjitha këto, Ina Goxhaj i tregoi në SPAK duke përkeqësuar situatën e të pandehurve.

4) Mesazhi për agjentin e BKH

Një nga arsyet se përse Erjon Veliaj është në qeli, sipas SPAK është intimidimi i agjentit të BKH që ishte i ngarkuar për të marrë në pyetje të Ajola Xoxës. Pasi kërkoi paraqitjen e Ajola Xoxës në SPAK, agjenti u përball me mesazhet nga Erjon Veliaj që kërkonte ta linin bashkëshorten e tij të qetë. Më vonë Veliaj tregoi se i kishte shkruar efektivit të BKH në kushtet kur bashkëshortja e kishte telefonuar e traumatizuar për një seancë të re pyetjesh në SPAK. Veliaj madje e ka pranuar që i ka shkruar agjentit të BKH, duke e ironizuar atë në Facebook.

5) Sulmi publik ndaj Ols Dados dhe Erjon Banit

Menjëherë pas arrestimit, Erjon Veliaj ka shpërthyer në ofendime dhe sharje kundër prokurorit Ols Dado dhe gjykatësit Erjon Bani. Përdorimi i epiteteve si “budallenj”, “violinë”, “shejtan budalla”, “llum”, “palaço” “kasap” etj ishte një strategji me të cilën Erjon Veliaj synonte që të zbythte gjykatësin Engert Pëllumbi, që kishte në dorë vendimin për burgosjen apo jo të tij në Apel. Vetëm se mllefi dhe sharjet, vetëm sa e përkeqësuan situatën. Gjykatësi Engert Pëllumbi la në fuqi të njëjtin vendim, jo vetëm në bazë të arsyetimit të gjykatësit Erjon Bani, por edhe duke parë atë shpërthim kërcënimesh dhe sharjesh nga kryetari në detyrë i bashkisë së Tiranës.

6) Protesta e rrogtarëve të bashkisë para SPAK

Me protestën që organizoi para SPAK ditën kur do të konfirmohej masa e tij e arrestit, Erjon Veliaj tentoi të tërheqë në mbrojtje të tij, forcën politike që deri në atë moment i kishte falur gjithçka. Vetëm se Partia Socialiste nuk iu përgjigj. Madje rreshtimi i forcave të policsë bashkiake përballë prokurorisë dhe gjykatës ishte pika që derdhi gotën. Në mbrëmje vonë, një pjesë e protestuesve nisën të shtyjnë makinat e prokurorëve dhe gjykatësve dhe i bllokuan rrugën në dalje. SPAK e konsideroi protestën si “rrezikim i jetës” së magjistratëve. Sapo mori frenat e Bashkisë, Edi Rama e bëri të qartë se protesta nuk do të përsëritet më, duke e lënë Veliajn të vetëm përballë gjykatësve dhe prokurorëve që u ndjenë të rrezikuar për jetën e tyre.

7) Bisedat e përgjuara, kërcënimet për zyrtarët e burgjeve

Një gafë e pafalshme për kryetarin e bashkisë së Tiranës janë bisedat që ai ka zhvilluar me të vellain e tij, Arbër Veliaj nga qelia e paraburgimit në Durrës. Për çdo të paraburgosur, çështja e të cilit ka rëndësi të veçantë, dihet tashmë që përdoret përgjimi ambjental dhe telefonik nga prokuroria. Por Erjon Veliaj ndoshta nuk e ka besuar se do të trajtohej si një i paraburgosur i zakonshëm. Në komunikimet me të vëllain ka artikuluar kërcënime për zyrtarë të burgjeve që i kishin kontrolluar qelinë dhe për një ministër të qeverisë që e kishte zhgënjyer me trajtimin që i kishin bërë. Kuptohet se dalja e përgjimeve nuk e përmirësoi situatën e tij në qeli.

8) Ndërsimi i mediave ndaj prokurorëve dhe gjykatësve

Në të njëjtat telefonata, Erjon Veliaj ka instruktuar të vëllain se si të dirigjojë sulmet ndaj prokurorëve dhe gjykatësve duke përdorur mediat që ka në shërbim. Fuqia financiare dhe pushteti i kryebashkiakut është pranuar edhe në arsyetimin e gjykatësit Erjon Bani, si rrezik për të ndikuar në hetime. Me përgjimet nga qelia që i “dhuroi” prokurorisë, Veliaj vetëm sa e ka konfirmuar këtë pretendim të prokurorëve.

9) Biseda me telefonin e policit

Njerëzit e dëshpëruar kryejnë veprime të dëshpëruara. Në kushtet e një izolimi ekstrem, kur iu ndërprenë privilegjet si një i burgosur “special”, Erjon Veliaj ka kryer një veprim që rezultoi të ishte autogoli i radhës. Ndërsa udhëtonte me furgonin e policisë nga qelia e Durrësit drejt Gjykatës së Posaçme të Tiranës, ai i mori njërit prej policëve telefonin dhe komunikoi me familjarët e tij. Meqënëse këta ishin nën përgjim, SPAK zbuloi telefonatën dhe arriti tek një prej policëve që shoqëronin Veliajn nga Durrësi në Tiranë. Pas verifikimit, për Veliajn u shtua një akuzë e re që është ajo e futja e sendeve të paligjshme në qeli.

10) Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani

Ndërsa lufta me SPAK dhe Gjykatën e Posaçme po shkon drejt humbjes, shpresa e fundit e Veliajt është mbështetja politike që ka nga Edi Rama. Por siç duket, edhe për kryeministrin, Veliaj ka pasur dyshime ndaj disa ditë më parë, tentoi të largonte nga Bashkia e Tiranës, Anuela Ristanin e cila kishte nisur të bashkëpunonte ngushtë me Edi Ramën. Me një shkresë nga qelia, Veliaj zëvëndësoi Anuela Ristanin me Sara Goxhajn, bashkëjetuesen e një prej besnikëve të tij, Alban Dokushin. Mosbindja nuk zgjati as 24 orë. Veliaj u tërhoq me bisht ndër shalë dhe kërkoi ndjesë pas raprezaljes së Ramës në bashki. Por ky veprim shtoi në mënyrë të panevojshme, krisjen mes tij dhe Edi Ramës.

11) Lobimi 300 mijë dollarësh për avokat në USA

Së fundmi, u mësua se për të përmirësuar situatën e tij me drejtësinë, Erjon Veliaj ka lobuar në Shtetet e Bashkuara me një shumë prej 300 mijë dollarësh. Lëvizja duket se ia përkeqëson imazhin. A mundet një zyrtar publik që pretendon se nuk është i korruptuar, të shpenzojë 300 mijë dollarë për një lobim jashtë vendit? Ndoshta krahasuar me faturat e Ajola Xoxës, 300 mijë dollarë mund të jenë pak, por në sytë e qytetarëve kjo është një shumë kolosale që forcon perceptimin e korrupsionit. Dhe dihet se ndonjëherë perceptimi në Shqipëri është më i rëndësishëm se faktet.

The post Nga prepotenca në dëshpërim/ Vetëshkatërrimi i Veliajt në 11 hapa appeared first on Lapsi.al.

Kelmendi: Seancat gjyqësore nuk po mbahen për shkak të numrit të pamjaftueshëm të prokurorëve

13 March 2025 at 14:29

Seancat gjyqësore në Kosovë nuk po zhvillohen për shkak të numri të pamjaftueshëm të prokurorëve. Dhe këto mungesa lidhen direkt me mungesën e buxhetit që është ndarë në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Këto ishin shqetësimet që u paraqiten në mbledhjen e sotme të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi tha se në mungesë të prokurorëve seancat gjyqësore nuk po mbahen.

Ai kërkoi që KPK të insistoj tek Qeveria e Kosovës për të ndarë mjete buxhetore për plotësuar numrin e kuadrove të nevojshëm për sistemin prokurorial.

“Në lëndët primare që i ka prokurori i shtetit aty ku ka aktvendim për fillim të hetimeve efikasiteti është 95 % që në krahasim me vitin 2023 që ishte 89 % dhe vitin 2022 që ishte më i ulët tregon një rritje të efikasitetit edhe përkundër vështirësisë që e kanë përcjell sistemin prokurorial… Në këtë javë ne kemi pas problemet e para që i kam paralajmëruar edhe më herë gjykata edhe pse kanë gjyqtarë më shumë…Seancat gjyqësore nuk po munden me u mbajt për shkak se nuk ka numër të mjaftueshëm të prokurorëve jo më larg se këtë javë ka pas problem Gjykata Themelore e Pejës sepse nuk ka pas prokurorë që mund të shkojnë në seanca… kemi ardhur në një situatë kur buxheti i Kosovës ndahet për numër të gjyqtarëve të cilët nuk mund t’i mbajnë seancat sepse nuk ka numër të mjaftueshëm të prokurorëve”, theksoi ai.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit tha se Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë mjete buxhetore as për pozitat që janë të parapara me ligj.

Ai shtoi se në mungesë të buxhetit po paguhen shuma marramendëse për qirat e objekteve ku janë të vendosura Këshilli Prokurorial i Kosovës por edhe Prokuroria Themelore e Mitrovicës dhe Prizrenit.

“Qeveria nuk ka ndarë mjete buxhetore as për pozita të cilat me ligje janë të parashikuara. Janë me vite që neve nuk kemi referenta të ndërmjetësimit edhe pse ligji për ndërmjetësim ka paraparë këto pozita, janë me vite kur nuk janë plotësuar pozitat për bashkëpunëtor profesional edhe pse ligji i KPK parasheh që secili prokurorë me pas një bashkëpunëtor profesional. Pra, mungesa e këtyre mjeteve buxhetore e vështirëson në masë të madhe punën e gjithë sistemit, mungesa e mjeteve për ndërtimin e objekteve për blerjen e objekteve sot e keni Mitrovicën, Prizrenin që për shkaqe burokratike nuk realizohet kërkesa për tu gjetur vendi dhe për tu ndërtuar objekti. Ne paguajmë shuma marramendëse për qira edhe objekti në të cilin jemi neve këtu sot është objekt me qira dhe nuk e dimë kur a do të jemi nesër apo pasnesër në këtë zyrë dhe ku të shkojmë.. Kur neve jemi në këso situata si pritet nga ne efikasitet më i madh kur kushtet tona të punës nuk janë të tilla që na e lehtësojnë dhe mundësojnë një efikasitet të tillë”, tha ai.

Sa i takon raport vjetor të punës së KPK-së për vitin 2024, drejtori i Sekretariatit, Sami Istrefi u shpreh se meqenëse KPK nuk i është aprovuar kërkesa për buxhet shtesë kjo ka shkaktuar vështirësi në punën e prokurorit të shtetit.

Ai njoftoi se gjatë vitit 2024 KPK ka realizuar 96.17 % të buxhetit.

“Gjatë vitit 2024 bazuar në ligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2024 Këshillit i janë ndarë buxhet prej 17 milionë e 265 mijë e 867 euro edhe pse kërkesa jonë ka qenë 19 milionë e 760 mijë e 377 euro dhe kjo kërkesë nuk është aprovuar nga ministria e Financave dhe Transfereve për t’i mbuluar disa pozita ligjore që kemi në sistemin prokurorial të Kosovës ku ka ndikuar direkt në realizimin e aktiviteteve të sistemit prokurorial. Si kërkesë themelore ndaj qeverisë së Kosovës dhe ministrisë së Financave ka qenë edhe lejimi i mjeteve për ndërtimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës kur dihet se Prokuroria Themelore dhe e Apelit ballafaqohen me kushte të vështira të punës së prokurorit të shtetit ashtu edhe administratë”, theksoi Istrefi, raporton KP.

Mungesa e buxhetit, sulmet nga institucionet tjera karshi KPK-së, mos dekretimi i kryeprokurorit të shtetit ishin disa nga sfidat me të cilat u përballë sistemi prokurorial i Kosovës gjatë vitit 2024.

“Mos plotësimi i përbërjes së Këshillit me dy anëtarë, sulmet nga institucionet tjera me qëllim të dëmtimit të besimit të publikut në sistemin prokurorial të Kosovës, mungesa e bashkëpunimit me institucionet tjera për realizimin e takimeve nga deklarata e përbashkët e zotimeve, dorëheqja prokurorëve të komunitetit serb, dorëheqja e anëtarëve të KPK nga radhët e Odës së Avokatëve të Kosovës, buxheti i pamjaftueshëm për të mbuluara të gjitha obligimet e krijuara. Mos dekretimi i kryeprokurorit të shtetit që mbetet tash e sa kohë”, theksoi Istrefi.

Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi u shpreh se gjatë vitit 2024 Prokurori i Shtetit ka pas në punë mbi 150 mijë kallëzime penale, prej tyre mbi 50 mijë janë pranuar në punë gjatë vitit të kaluar, ndërsa pjesa tjetër është e trashëguar ndër vite.

“Prokurori i shtetit gjatë vitit 2024 ka pas në punë gjithsej 150 mijë e 204 kallëzime penale nga regjistri PP kryes të njohur, nga regjistri PPM kryes të mitur, PPN lëndë të ndryshme, PJN ndihmë juridike ndërkombëtare BPP kryes të panjohur. Nga ky numër i lëndëve 99 mijë e 523 ose 66.26% janë të trashëguara ose si lëndë të pazgjidhura nga vitet paraprake, ku kjo përqindje 50. 681 ose 33.74% janë pranuar në punë gjatë vitit 2024. Gjatë këtij vitit nga ky numër i lëndëve 45 mijë e 481 ose 30.28% e lëndëve në punë janë zgjedhur apo proceduar në organet kompetente. 104 mijë e 173 ose 69.72% e të gjitha këtyre lëndëve janë në proces të trajtimit nga ana e prokurorit të shtetit. Në vitin 2024 janë bartur gjithsej 99 mijë e 523 lëndë, kallëzime penale”, tha ai.

Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje të KPK u miratua edhe plani i punës i Sekretariatit të KPK për vitin 2024 teksa u theksua se me ligjin për buxhet nuk është aprovuar asnjë pozitë shtesë.

Gjatë paraqitjes së planit të punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës u theksua rekrutimi i 24 prokurorëve, derisa u tha se për 4 vende të rezervuara për komunitetin serb nuk ka pas interesim.

Sa i takon planit Strategjik dhe Plani i Veprimit i Sistemit Prokurorial për vitet 2025-2027 i cili ishte në rend dite në mbledhjen e sotme, për shkak të disa rekomandimeve nga partnerët ndërkombëtarë konkretisht Zyra e Bashkimit Evropian ky plan është shtyrë.

The post Kelmendi: Seancat gjyqësore nuk po mbahen për shkak të numrit të pamjaftueshëm të prokurorëve appeared first on Telegrafi.

Veliaj në “kurthin” e gjuhës/ Çfarë rrezikon nga kërcënimet për prokurorët

23 February 2025 at 22:30

“Kolegu” im Ols Angoni as nuk e ka idenë se me kë është ngatërruar, megjithëse e quan veten Bruce Willis hajvani dhe u tregon muskujt atyre ushtarëve të BKH”, kjo frazë e përfshirë në statusin e fundit të Erion Veliajt nga qelia, mund të lexohet nga prokuroria si një kërcënim i drejtpërdrejtë i kryetarit të […]

The post Veliaj në “kurthin” e gjuhës/ Çfarë rrezikon nga kërcënimet për prokurorët appeared first on BoldNews.al.

BE reagon për sulmet ndaj prokurorëve: Puna e SPAK të zhvillohet pa ndërhyrje politike

By: M C
19 February 2025 at 20:50

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka thekuar sot rëndësinë e pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si një element kyç për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Në një reagim, Delegacioni i BE-së thekson se hetimet dhe ndjekjet penale të SPAK duhet të zhvillohen pa ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, duke mbështetur kështu pavarësinë e këtij institucioni në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Delegacioni rithekson mbështetjen për SPAK dhe pavarësinë e tij, duke e konsideruar atë si një shtyllë kryesore të Reformës në Drejtësi dhe të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Delegacioni i BE-së gjithashtu vë theksin tek rëndësia e vazhdimit të Reformës në Drejtësi dhe forcimit të institucioneve të pavarura, duke kërkuar përputhshmërinë e tyre me standardet evropiane si në sektorin e drejtësisë ashtu edhe në atë të zbatimit të ligjit.

“Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim”, thuhet në deklaratën e bërë publike nga zyra e shtypit e Delegacionit të BE-së.

“Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë.”- thuhet në reagim.

Në lidhje me shqetësimet për sigurinë e mjediseve dhe personelit të SPAK, Delegacioni i BE-së informon se ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, e ka ngritur këtë çështje gjatë një takimi me Ministrin e Brendshëm.

“Ambasadori ka marrë garanci se mbrojtja e SPAK dhe siguria e magjistratëve dhe stafit të tij do të garantohen në çdo rrethanë” – thuhet në deklaratën e Delegacionit.

The post BE reagon për sulmet ndaj prokurorëve: Puna e SPAK të zhvillohet pa ndërhyrje politike appeared first on Albeu.com.

Deklaratat e Ramës për SPAK/ KLP mbështet prokurorët: Qeveria të respektojë pavarësinë dhe integritetin e tyre profesional

By: V K
12 February 2025 at 15:56

Pas Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka reaguar dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili ka kërkuar nga politika të ndalojë sulmet ndaj sistemit të drejtësisë.

Ata kërkojnë nga qeveria që të respektojë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, e rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

Ruajtja e këtyre parimeve, është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Këshilli kërkon që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë.

Pavarësia e prokurorisë, është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent.

The post Deklaratat e Ramës për SPAK/ KLP mbështet prokurorët: Qeveria të respektojë pavarësinë dhe integritetin e tyre profesional appeared first on Albeu.com.

Sulmet e Ramës/ Reagon KLP: Të respektohet pavarësia dhe integriteti profesional i prokurorëve

12 February 2025 at 15:44

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar në lidhje me sulmet që Edi Rama iu bëri sot prokurorëve dhe gjyqtarëve të çështjes së Erion Veliajt, madje i kërcënoi dhe me fjalët se prokurorët e SPAK nuk duhet të guxojnë të shkojnë dhe t’i marrin telefonin. Përmes një komunikate për mediat, KLP kërkon nga të gjithë […]

The post Sulmet e Ramës/ Reagon KLP: Të respektohet pavarësia dhe integriteti profesional i prokurorëve appeared first on BoldNews.al.

Sulmet e Kurtit, ‘prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës’, thotë Gashi

5 February 2025 at 17:41

Kryeministri Albin Kurti, gjatë një tubimi elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka deklaruar se prokuroria është shndërruar në një parti opozitare, duke shtuar se pas 9 shkurtit prokurorët nuk do të kenë më punë. Sipas tij, prokuroria dhe partitë opozitare do të humbin zgjedhjet e ardhshme.

Deklaratat e Kurtit u komentuan nga avokati Tomë Gashi, i cili ka thënë se prokurorët nuk duhet t’i marrin këto kritika “ngatë zemrës.”

Ai ka theksuar se pavarësia e prokurorisë dhe gjyqtarëve duhet të respektohet.

“E ka thënë në konotacion politik që prokuroria, përafërsisht po e citoj, që po sillet si parti politike dhe nëse është parti politike atëherë aludimi është se do të humb zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu që deklarata vazhdon se më 10 shkurt s’kanë pse me ardh se nuk kanë punë. Është një deklaratë që Kurti e ka përsërit edhe më herët, vite më parë, e ka thënë shpesh për Gjykatën Kushtetuese. E cila sipas kryeministrit Kurti, që flet në cilësi të kryetari të LVV-së po i pengon proceset apo implementimet e ligjeve të cilat janë votuar, mirëpo një pjesë e tyre kanë shkruar në Kushtetuese dhe nuk po mund të implementohen.

Unë besoj që prokurorët nuk duhet t’i marrin ngatë zemrës shumë. Sigurisht që kanë të drejtë të reagojnë, është shoqata e prokurori, që reagimi është me vend. Mirëpo jo të qesin benzinë në diçka që gjithë e dimë që prokurat e gjyqtarët janë të pavarur në punën e tyre. Dhe punojnë në bazë të Kushtetutës, ligjit dhe nuk besoj që është diçka që do të duhej të shqetësohej”, ka thënë Gashi në Dukagjini.

The post Sulmet e Kurtit, ‘prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës’, thotë Gashi appeared first on Telegrafi.

“Halabakë! Fshihen si minj nëpër tavolina, s’kanë b*thë”, Bushati përplaset me Lalën për SPAK-un

30 January 2025 at 22:39

Analisti Andi Bushati ka debatuar ashpër me gazetaren Klodiana Lala, pasi kjo e fundit vazhdon mbrojtjen ndaj SPAK-ut, pasi sipas saj, prokurorët kanë çuar në gjyq ministra dhe kryebashkiakë. Bushati u shpreh se ata nuk kanë fuqi që të hetojnë denoncimet që ish-zv/kryeministri Ahmetaj ka bërë ndaj qeverisë Rama, duke u fshehur poshtë tavolinës para […]

The post “Halabakë! Fshihen si minj nëpër tavolina, s’kanë b*thë”, Bushati përplaset me Lalën për SPAK-un appeared first on BoldNews.al.

SPAK hyn në fushatë, ja kush janë drejtuesit “politikë” në 12 qarqe

30 January 2025 at 16:30

Janë zbardhur emrat e 12 prokurorëve të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, duke krijuar atë që Altin Dumani, e quajti “Task-Forca” për parandalimin e krimeve gjatë fushatës elektorale. Mësohet se “Task-Forca”, do ketë një periudhë funksionimi që do vijojë për 3 muaj me radhë nga muaji Shkurt 2025, deri në muajin […]

The post SPAK hyn në fushatë, ja kush janë drejtuesit “politikë” në 12 qarqe appeared first on BoldNews.al.

1 orë brenda SPAK-ut, kryebashkiaku Erion Isai tregon për çfarë u mor në pyetje nga prokurorët

By: Oldi
15 January 2025 at 12:15

Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai për rreth një orë është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut. Në dalje nga Prokuroria e Posaçme, Isai tha për mediat se dha sqarime shtesë në lidhje me një dosje të vitit 2023, por nuk tregoi më shumë detaje. Gjithashtu kryebashkiaku socialist u shpreh se në SPAK […]

The post 1 orë brenda SPAK-ut, kryebashkiaku Erion Isai tregon për çfarë u mor në pyetje nga prokurorët appeared first on BoldNews.al.

Kurti i ashpër me prokurorët:Nuk shkoj të dëshmoj,ta shohim a kanë guxim të vijnë ata

By: user 11
30 December 2024 at 10:20

Kryeministri Albin Kurti akuzon Prokurorinë e Kosovës për qasje të njëanshme dhe refuzon të paraqitet si dëshmitar në Prokurorinë Speciale. Kryeprokurori Blerim Isufaj ka njoftuar një konferencë për shtyp.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sulmuar ashpër drejtësinë, duke e akuzuar Prokurorinë e Kosovës për qasje të njëanshme në hetime. Ai tha se prokuroria “nuk reagon shpejt kur nuk bëhet fjalë për Lëvizjen Vetëvendosje”, por “vepron menjëherë kur aludohet për ndonjë gabim procedurial të Vetëvendosjes”.

Kurti ka përdorur terma të ashpra ndaj prokurorëve, duke i quajtur ata “kërmij” dhe “lepuj”. Gjatë intervistës për KTV, Kurti ka thënë se “11 ministri kanë dorëzuar 250 kallëzime penale dhe kërkesa për hetim”. Por, Kurti pretendon se Prokuroria nuk po vepron.

“Me këtë rast, ajo çfarë unë mund të konstatoj është që kur vjen puna te kërkesat tona për hetim dhe kallëzime penale, prokuroria veprojnë si kërmij, ndërsa nëse del në ndonjë portal ndonjë shkelje procedurale e ndonjë ministri apo ndonjë aludim, nga kërmij të ngadalshëm shndërrohen në lepuj të shpejtë. Nuk ka aktakuza, nuk ka epilog”, ka thënë Kurti.

Kurti ka refuzuar të përgjigjet ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale për t’u paraqitur si dëshmitar, duke e kritikuar drejtpërdrejt Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

“…Aty nuk duhet si dëshmitar, Ky është qëllimi. Këta po dëshirojnë të bëjnë diçka të ngjashme po më të butë se s’munden tashmë, sikur me Hashim Rexhepin, që e nxorën duarlidhur prej BQK-së. Prokurorët ua kanë mësyrë krejt ministrave tanë. Prokurorët kanë ardhur në Kryeministri edhe më herët. Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë. Gjithmonë publikisht, s’kam privatisht asgjë”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri e cilësoi Isufajn si “regjisor i pamjes kur Kurti hyn në Prokurori dhe bëhet lajm ndërkombëtar për korrupsion”. Ai rikujtoi gjithashtu faktin se Qeveria dhe Presidenca nuk e kanë pranuar Isufajn si Kryeprokuror, megjithëse ai është zgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

“Vështirësitë i kemi me kryeprokurorin e Shtetit që në krye është Blerim Isufaj. Fiks para një viti ai doli publikisht e na tha se është hequr urdhërarresti ndaj Milan Radoiçiqit, tre muaj pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku. Në krye të KPK-së kemi një kësi lloj njeriu. Prokuroria s’është pjesë e zgjidhjes, është pjesë e problemit. Kupola e saj. Krejt këta prokurorë kanë të drejtë të bëhen kryeprokurorë, por po na thonë o Blerim Isufaj o askush tjetër. Për drejtësinë, nëse bëhet kryeprokuror Blerim Isufaj, largqoftë, ose dikush si ai, atëherë s’ka shpresë për drejtësinë”, ka thënë Kurti.

Pas deklaratave të Kurtit, Kryeprokurori Isufaj ka njoftuar një konferencë për shtyp sot në orën 13:00, ku pritet të japë përgjigje mbi akuzat e kryeministrit dhe situatën aktuale.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet: “Ju njoftojmë se të hënën, 30 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 13:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media”

 

The post Kurti i ashpër me prokurorët:Nuk shkoj të dëshmoj,ta shohim a kanë guxim të vijnë ata appeared first on Lapsi.al.

Presidentja Osmani dekreton 24 prokurorë të rinj

27 December 2024 at 12:58

Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka dekretuar sot 24 prokurorë, pothuajse gjysma prej tyre gra.

Në njoftimin e për media thuhet se presidentja Osmani ndër të tjera ka theksuar rëndësinë e integritetit, pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit të prokurorëve, si elemente thelbësore për një sistem që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje prokurorëve të rinj që të mos kenë kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, prokurorët e rinj janë betuar se ‘do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale’”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Presidentja Osmani dekreton 24 prokurorë të rinj appeared first on Telegrafi.

❌
❌