Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Cillian Murphy merr rolin kryesor në filmin e ri të Netflix ‘Steve’, rikrijim i romanit bestseller ‘Shy’

By: Kult Plus
15 August 2025 at 13:33

Cillian Murphy, aktori që ka magjepsur audiencën me performancat e tij të paharrueshme në role të ndryshme si fizikanti i flaktë në “Oppenheimer”, superkrimineli në “The Dark Knight” dhe gangsteri i ftohtë në “Peaky Blinders”, tani po sjell një tjetër portret të fuqishëm në ekran. Në “Steve”, një projekt i bazuar në romanin bestseller të Max Porter me emrin “Shy”, ai luan rolin e Steve, një drejtor shkolle që përballet me sfida të papërshkrueshme dhe një situatë dramatike që i ndryshon jetën.

I shkruar nga vetë Max Porter dhe drejtuar nga Tim Mielants, “Steve” ofron një pamje të ndjerë të jetës së një individi që është i kapur në një rreth vicioz të humbjes dhe pasigurisë. Rrëfimi ndjek Steve, një drejtor shkolle që përpiqet të ruajë qetësinë dhe kontrollin në një moment kur shkolla e tij është e rrezikuar të mbyllet, dhe jetët e studentëve dhe stafit janë në balans. Kjo situatë është e pasqyruar paralelisht me historinë e njërit prej studentëve të tij, Jay Lycurgo, i cili po kalon një luftë të brendshme me pasigurinë dhe ndjenjat e humbjes, transmeton KultPlus.

Për Cillian Murphy-n, ky është një hap tjetër i guximshëm në karrierën e tij të pasur. Pas roleve epokale dhe të fuqishme, ai merr një drejtim të ri si një drejtor shkolle që është i detyruar të përballet me humbjen e mundshme të një institucioni që ai e ka udhëhequr për shumë vite.

Projekti u njoftua për Netflix në shkurt 2024 si i prodhuar nga kompania e prodhimit të Cillian Murphy, Big Things Films, me bashkëpunëtorin e tij Alan Moloney, gjithashtu producent. Tim Mielants është regjisor, dhe Max Porter ka përshtatur romanin e tij Shy për filmin. Murphy dhe Porter kanë bashkëpunuar më parë në adaptimin skenik të “Porter’s Grief Is the Thing with Feathers” dhe në filmin e shkurtër “All of This Unreal Time”. Porter i dha Murphy-t një kopje të “Shy” në një botim prove para se të përfundonte dhe Murphy u citua të ketë thënë “thjesht më theu zemrën. Janë llojet e gjërave që i dua si lexues dhe si interpretues”. Jay Lycurgo gjithashtu iu bashkua kastit.

Cillian Murphy ofron një tjetër interpretim të fuqishëm, duke treguar se, pavarësisht se sa i njohur është për rolet e tij epike në filma aksioni dhe dramë, ai ka një gamë të pasur të aftësive që e bëjnë të përshtatshëm për një varg të gjerë rolesh. Në fund të fundit, “Steve” është një histori që do të mbetet në mendje për shumë kohë, duke na kujtuar se përpjekjet njerëzore për të gjetur shpresë dhe kuptim janë gjithmonë të vlefshme dhe thelbësore./KultPlus.com

Egnatia pret në shtëpi Olimpija Ljubljanën, kompanitë e basteve “eliminojnë” rrogozhinasit

By: armand
12 August 2025 at 16:11

Egnatia – Olimpija Ljubljana është një tjetër takim shumë i rëndëisshëm që do të marrë vëmendjen e tifozëve shqiptarë. Kjo përballje do të luhet ditën e enjte dhe është e vlefshmë për sfidën e kthimit të raundit të 3-të të Conference League. Ekipet do të zbresin në fushë në orën 21:00, me përballjen që do […]

The post Egnatia pret në shtëpi Olimpija Ljubljanën, kompanitë e basteve “eliminojnë” rrogozhinasit appeared first on BoldNews.al.

Ndahet nga jeta dr. Kolec Daja, kontribuoi në shërbimin e farmaceutikës

6 August 2025 at 17:31

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë njoftoi sot ndarjen nga jeta të dr. Kolec Dajës.

Dr. Koleci lindi më 14 gusht 1948 në qytetin e Shkodrës. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në qytetin e Pukës. Gjatë viteve 1967-1971 ndoqi studimet e larta në degën e farmacisë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universitet i Tiranës.

Pas diplomimit u emërua drejtues i farmacisë në Pukë. Nga viti 1987 deri në vitin 1992 punoi si drejtor i Ndërfarmës Pukë.

Më 20 shkurt 1992 u emërua me punë në Ministrinë e Shëndetësisë në degën farmaceutike si kryespecialist, post të cilin e mbajti deri në vitin 1994.

Nga viti 1994 deri në vitin 1998 punoi si drejtor i “Fufarmës” në Tiranë.

Në vitin 1998 themeloi farmacinë private “Daja”, në Tiranë, ku ushtroi profesionin e farmacistit në pozicionin e drejtuesit teknik, deri në momentin e ndarjes së tij nga jeta.

Dr. Koleci ishte veçanërisht i njohur për pasionin dhe mjeshtërinë e tij në fushën e përgatitjeve galenike, duke ndjekur me rigorozitet dhe kujdes profesional të gjitha standardet farmaceutike për krijimin e preparative të personalizuara galenike, e duke investuar vazhdimisht për të ofruar formulime të personalizuara për pacientët.

Ndarja nga jeta e dr. Kolecit është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e tij, por dhe për shërbimin farmaceutik, për të afërmit, miqtë, kolegët, pacientët që u shërbeu me aq përkushtim dhe të gjithë ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të.

/m.m/r.e/

The post Ndahet nga jeta dr. Kolec Daja, kontribuoi në shërbimin e farmaceutikës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sherr mes turisteve dhe biznesmenëve në zonën e “Lumit të Shalës”, plagosen dy persona

By: V K
24 July 2025 at 09:46

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një sherr është shënuar në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë, si pasojë e një konflikti të dhunshëm me mjete të forta.

Sherri ka nisur rreth orës 02:00, mes disa të rinjve turistë dhe disa të tjerëve që ushtrojnë aktivitet biznesi në këtë zonë.

Përplasja fizike ka zgjatur për disa minuta, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në këtë pikë turistike që vizitohet nga qindra pushues çdo ditë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, janë përdorur mjete të forta gjatë konfliktit, ndërsa dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë.

The post Sherr mes turisteve dhe biznesmenëve në zonën e “Lumit të Shalës”, plagosen dy persona appeared first on Albeu.com.

“Rezistenca e të moshuarve ndaj largimit nga rrënjët!”

16 June 2025 at 17:26

Nën hijen e pemëve të parkut “Mbretëresha Geraldinë” në Burrel, takojmë 78-vjeçaren Fatmira Sulaj. Me ikjen në masë të banorëve nga fshati i saj, Batër e Vogël, pas vdekjes së bashkëshortit, ajo është zhvendosur në qendër të qytetit për t’u afruar me fëmijët dhe shërbimet kryesore.

Batër e Vogël, i formuar nga familje që për arsye bujqësore u shkëputën nga Batra e Madhe, tani është gati i braktisur. Tre fëmijët e Fatmirës jetojnë në emigracion, vajza në Itali, një djalë në Angli dhe tjetri në Turqi ku po trajtohet pas një operacioni të ndërlikuar.

“Jam me qira këtu! I kam në kurbet fëmijët”, thotë ajo për Citizens.

Shtysë për t’u larguar nga vendlindja ishte gjithashtu distanca nga spitali – në fshatin Batër taksia nuk vinte deri pranë shtëpisë dhe nevojitej barela.

Fatmira tregon se fëmijët i kanë kërkuar që ajo t’u bashkohet jashtë shtetit, por thotë se nuk e përballon dot jetën në një vend të huaj.

“Për Zotin në Angli nuk rrihet, se nuk njeh njeri; fëmijët janë në punë, vijnë në mbrëmje të lodhur.. ndenja një herë një muaj e gjysmë, herën tjetër dy muaj e gjysmë, por nuk rri dot më gjatë,” thotë ajo.

Burreli, pjesë e Bashkisë Mat, është një nga zonat më të prekura nga migrimi drejt Tiranës dhe emigrimi jashtë shtetit, një prirje që ka prekur gjithë qarkun e Dibrës. Sipas censit të popullsisë, në rreth një dekadë, Burreli humbi rreth 27% të banorëve të saj – nga 10,862 (2011) në 7,928 (2023).

Megjithatë mosha e tretë “duket rezistente” ndaj ikjes. Kjo më shumë për faktin se hasin vështirësi në integrimin në një zonë të re, që nuk është ajo ku kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës.

Nuk largohemi nga Mati. Nga Burreli shkojmë në Gurrë të Vogël, 19 km më larg qytetit, për t’u takuar me 82-vjeçarin Imer Kurti. Ai dhe bashkëshortja refuzojnë të largohen nga kulla mbi 400-vjeçare, në pronësi të familjes. Me humor Imeri thotë se Gurra e Vogël është Evropë për të, që kur kushtet minimale si rruga, apo furnizimi me drita, janë siguruar.

“Ajri! Kur shkoj në Tiranë, se ju jeni mësuar, por unë nuk mbushem me frymë”, rrëfen Imeri, i cili ka tre fëmijë, – një djalë i jeton në Burrel, ndërsa djali tjetër dhe vajza në Tiranë. Tek ata mban shpresa për të ruajtur trashëgiminë.

“Fëmijët, ose vijnë-ose s’vijnë, punë tjetër, por më kanë thënë se ‘nuk e lëmë shtëpinë’. Bën vaki edhe e gënjejnë babanë, por më kanë thënë nuk e lëmë!” thekson Imeri.

Kurti me ironi shprehet se në Tiranë nuk ja di shtëpinë fëmijëve, duke nënkuptuar për një lidhje të fortë me fshatin dhe pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për tu zhvendosur atje, ai shpreson se një ditë ata do të kthehen.

“Çfarë të bëj në Tiranë? Nuk mund ta lë vendin tim këtu!” thotë Imeri. “Kalamajtë nëse duan le të vijnë!”

Sistemi shëndetësor, plagë e hapur

Infrastruktura në fshatra nuk është kudo e lehtë, rruga na solli deri tek kulla e Imer Kurtit, por për të takuar kryeinfermierin e qendrës shëndetësore të Gurrës, Ibrahim Ahmatin, u detyruam të përshkruanim një pjesë në këmbë, pasi rruga nuk ishte shtruar ende deri në banesën e tij.

Ahmati e ushtron profesionin e infermierit që prej vitit ’98, ndërsa në këtë fshat e ka nisur aktivitetin në shërbim të komunës Rripë që prej vitit ’97.

“Është një lagje këtej, përtej malit, lagja Lezaj, janë 120 frymë, e ka vështirë edhe helikopteri për dimër. Madje një infermier një rast, i kishte thënë në telefon të sëmurit që merr Ibrahimin, se unë isha në Rripë, se deri kur të vi unë atje, o ke vdek, o je shëndosh, s’ke nevojë më,” tregon Ibrahimi.

Në tetë vitet e fundit, nga të dhënat e Urdhrit të Infermierit janë mbi 5,400 infermierë që kanë plotësuar dokumentacionin për Gjermani dhe Itali. Mungesa e personelit mjekësor ka sjellë që edhe shumë qendra shëndetësore të shkrihen me njëra – tjetrën.

“Suç-Gurra tashmë janë shkrirë në një qendër dhe mbulojnë 11 fshatra. Kanë bashkuar edhe Xibrin me Klosin (qendrat shëndetësore), edhe Bazin me Ulzën, që kanë qenë dy” shpjegon ai.

Mungesa e ilaçeve përveç auditimeve nga Kontrrolli i Lartë i Shtetit, artikulohet edhe vetë nga specialistët e fushës.

“Ka pas raste që kam pasur nevojë për oksigjen, që nuk e kam pasur. Kam pasur nevojë për kateter, për t’u kataterizuar, që nuk e kam pasur, ka munguar dhe jam detyruar ta çoj në spital (rajonal, pacientin),”vijon Ibrahimi.

Edhe infermier Ibrahimi ka fëmijë emigrantë, njëri në Angli, tjetri iu kthye së fundmi. “Ka tetë muaj që ka ardhur, pa asnjë punë […] e vret sedra vetë”, rrëfen ai për vështirësitë e të rinjve që rikthehen nga emigracioni.

“Gjithë ky eksod nuk është pa shkak! Nuk falet!” vijon Ibrahimi.“Më dhimbset t’ja kthej shpinën fshatit! Sa të kem këmbën dhe dorën, jam duke ndenjur këtu, kur të ngel pastaj, me shku ke fëmijët…” përfundon ai.

Fatmira, Imeri dhe Ibrahimi bluajnë të njëjtën bindje për të mos i braktisur vendbanimet. Për ata, gjithçka fillon me ajrin, historinë, rrënjët dhe shpresën se dikur fëmijët do të rikthehen dhe do t’i japin jetë shtëpive të vjetra.

Qëndrimi i tyre është simbol i rezistencës në sfondin e infrastrukturës së dobët, mungesës së investimeve dhe “ikjes” së resurseve njerëzore, që përshpejton degradimin e fshatrave.

Dëshira e brezit të tretë është për mos ti lënë sofrat, por sesa do ti rezistoj kjo dëshirë vetmisë dhe pamundësive fizike që sjell mosha, kjo mbetet për tu parë. Të vetmit që humbim nga kjo boshatisje e fshatrave drejt qytetit, qytetit drejt perëndimit, jemi ne.

The post “Rezistenca e të moshuarve ndaj largimit nga rrënjët!” appeared first on Citizens.al.

Shqipëria po plaket, rritet numri i pensionistëve/ Pasojat në zhvillimin ekonomik e social të vendit

By: V K
10 July 2025 at 08:42

Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe rritje të numrit të pensionistëve.

Të dhënat më të fundit nga INSTAT për vitin 2024, tregojnë një rritje të konsiderueshme të numrit të qytetarëve mbi moshën 60-vjeç, ndërkohë që numri i përgjithshëm i popullsisë është me rënie.

Grup-mosha mbi 60-vjeç, ka arritur në 691,788 persona, ose 30% e popullsisë totale prej 2.36 milionësh më 2024.

Vetëm një vit më parë, në vitin 2023, kjo përqindje ishte 28.15%, ndërsa popullsia mbi 60-vjeç përbëhej nga 673,037 persona. Në vitin 2011 popullsia mbi 60-vjeç, ishte sa 15% e totalit të popullsisë.

Në grup- moshën 65–69-vjeç, janë shtuar me mbi 5,800 persona në vitin 2024 në krahasim me 2023. Në grup-moshën 75–79-vjeç, ka rritje prej më shumë se 7,300 personash.

Grup-mosha mbi 85-vjeç, është rritur nga 36,840 mijë në 2023 në 39,996 mijë, një tregues i rritjes së jetëgjatësisë.

Në të kundërt, popullsia e përgjithshme u tkurr me mbi 27 mijë banorë në vetëm një vit, nga 2,390,942 në 2,363,314 me rënie 1.2 %, ndërsa grup-mosha 0-29-vjeç u tkurr tre herë më shumë me 30 mijë persona ose mbi 4%.

Me një numër më të madh pensionistësh dhe një numër potencialisht më të ulët kontribuesish (për shkak të emigrimit dhe rënies së lindshmërisë), qëndrueshmëria financiare e skemave të pensioneve është në pikëpyetje, ndërsa sistemi shëndetësor do të përballet me ngarkesë.

Ekspertët paralajmërojnë se në mungesë të politikave të qarta për përballimin e plakjes, Shqipëria mund të përballet me pasoja të pakthyeshme në zhvillimin e saj ekonomik dhe social.

Ndër masat që rekomandohen janë nxitja e lindshmërisë përmes mbështetjes për familjet, kthimi i emigrantëve të rinj dhe investime në teknologji dhe kujdes për të moshuarit.

Shqipëria është tashmë në fazën e tranzicionit demografik, drejt një shoqërie me përqindje të lartë të të moshuarve.

Politikat publike duhet të përshtaten me këtë realitet të ri, duke garantuar mbrojtje sociale për të moshuarit dhe një sistem ekonomik që e përballon këtë tranzicion./Monitor

The post Shqipëria po plaket, rritet numri i pensionistëve/ Pasojat në zhvillimin ekonomik e social të vendit appeared first on Albeu.com.

“Gruaja më xheloze në botë” i kërkon burrit test detektori çdo herë që kthehet në shtëpi

By: gaze tare
3 July 2025 at 15:07

Xhelozia mund të çojë në sjellje ekstreme në një marrëdhënie dhe këtë e tregon më së miri rasti i Debbi Wood, e cilësuar nga mediat si “gruaja më xheloze në botë”.

Pas njohjes me bashkëshortin e saj Steve në Facebook në vitin 2011, pasiguritë e Debbit u përshkallëzuan në mënyrë alarmante. Ajo kontrollonte email-et, llogaritë bankare dhe telefonin e tij, dhe i kërkonte të bënte test me detektor gënjeshtrash sa herë që kthehej në shtëpi.

Më vonë, Debbi u diagnostikua me sindromën Othello, një çrregullim delirant që shoqërohet me frikë obsesive nga tradhtia. Ajo gjithashtu vuante nga çrregullim bipolar dhe çrregullim i perceptimit trupor, dhe nisi mjekim për ankthin për të përballuar gjendjen.

The post “Gruaja më xheloze në botë” i kërkon burrit test detektori çdo herë që kthehet në shtëpi appeared first on iconstyle.al.

Nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit, 52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

By: V K
2 July 2025 at 08:13

Sipas të dhënave zyrtare më 2024, në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre, rreth 52 për qind, morën pagesa të pjesshme në vitin 2024.

Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023.

Rritja e personave me pagesa të pjesshme, tregon se gjithnjë e më shumë ata që dalin në pension aktualisht nuk përmbushin kriteret për shkak të emigrimit, informalitetit apo ndërprerjes së periudhave të sigurimit.

Të dhënat tregojnë se numri total i pensioneve të pleqërisë, arriti në 607,567 në vitin 2024 me rritje vjetore 2.9%, ndërsa numri i pensioneve të pjesshme arriti në 316,781 mijë me zgjerim 7.8% në krahasim me vitin 2023.

Për herë të parë vitin e kaluar më shumë se gjysma e pensionistëve marrin pension të pjesshëm.

Shumë prej përfituesve nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit të kërkuar për pension të plotë.

Reforma për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2032 dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63-vjeç në vitin 2032 dhe për të arritur 67-vjeç për të dy sekset në vitin 2056.

Vitin e kaluar duheshin më shumë se 38 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë, por të dhënat zyrtare tregojnë se më 2024 vitet mesatare të sigurimit për pensionet e reja ishin 26.7, shumë më poshtë kriterit për pension të plotë.

Punësimi informal, ku punonjësit nuk regjistrohen ose nuk paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, ndikon drejtpërdrejt në uljen e periudhave të sigurimit të mbledhura nga individët, duke bërë që më shumë persona të marrin pension të pjesshëm.

Të dhënat zyrtare sugjerojnë s ende gati një e treta e punonjësve në Shqipëri punojnë në informalitet. Ko shifër është më e lartë sipas Organizatës Ndërkombëtare të punës (ILO).

Migrimi i përkohshëm apo i përhershëm i punëtorëve, sidomos i të rinjve, shkakton ndërprerje në kontributet e sigurimeve shoqërore.

Kur ata të kthehen ose kërkojnë pensionin kanë periudha të paplota sigurimi dhe marrin pension të pjesshëm.

Rritja e pensioneve të pjesshme ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe shpesh sfidues në cilësinë e jetës së pensionistëve.

Pensionet e pjesshme janë më të ulëta se ato të plota, prandaj pensionistët përfitojnë një shumë më të vogël mujore, duke ulur aftësinë e tyre për të përmbushur nevojat bazë si ushqimi, strehimi, shëndetësia dhe shpenzimet e tjera të përditshme.

Për shkak të të ardhurave të ulëta nga pensioni, shumë pensionistë të cilët marrin pension të pjesshëm përballen me rrezikun e varfërisë ose gjendjes sociale të rënduar, veçanërisht ata që nuk kanë ndihmë familjare ose burime të tjera të financimit./ Monitor

The post Nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit, 52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n appeared first on Albeu.com.

Në Ulqin do të mbahet konferenca shkencore ‘Gjuha dhe kultura e shqiptarëve në Malin e Zi’

By: Kult Plus
22 May 2025 at 11:13

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë konferencën shkencore me temë “Gjuha dhe kultura e shqiptarëve në Malin e Zi”, që do të mbahet në Ulqin, më 24 maj 2025.

Qëllimi i konferencës është që krahas vënies në pah të të arriturave të shqiptarëve në Malin e Zi në fushat e gjuhës dhe kulturës, përmes një analize shkencore shumëdimensionale t’i identifikojë, vështrojë dhe analizojë problemet dhe dukuritë në këto fusha, shkaqet e gjendjes ekzistuese dhe pasojat për të ardhmen, duke ofruar edhe ide për zgjidhjen e tyre.

Në konferencë do të paraqiten 13 kumtesa të studiuesve nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, ndërsa artikujt e lexuar do të botohen në një përmbledhje të posaçme.

Mbajtjen e konferencës shkencore e kanë mbështetur Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi./ KultPlus.com

Beteja mes socialistëve në Vlorë/ Ja kush rrezikon të humbasë mandatin

By: V K
19 May 2025 at 15:38

Partia Socialiste fitoi 9 mandate në Qarkun e Vlorës, ku sipas të dhënave zyrtare në KQZ, nga rezultatet përfundimtare rezulton se socialistët të kenë siguruar rreth 64560 vota, me rreth 60.44% dhe e përkthyer kjo në 9 mandate.

Partia Demokratike, ka marrë në total 26162 vota, me 24.49%, duke u përkthyer kjo në 3 mandate, që ka sjellë edhe rënien e një mandati nga lista e mbyllur, i cili ishte numri 4 në listë, Atird Hoxha.

Por brenda socialistëve duket se ka garë pavaresisht pse ka 9 mandate, ka një garë mes dy kandidatëve për vendin e 9-të. Në garë janë Vasil Llajo dhe Klejvis Kaso.

Nga votimi brenda vendit, Vasil Llajo, ka 4894 vota dhe Klejvis Kaso, ka 4623 vota, me një diferencë prej 271 votash, ka kryesuar Vasil Llajo, i cili ka marrë mandatin e 9-të të socialistëve për Qarkun e Vlorës.

Por po të shohësh tashmë votimin që po vjen nga emigrantët, Vasil Llajo, deri në këto momente ka vetëm 65 vota, ndërsa Klejvis Kaso, ka 282 vota, duke bërë që diferenca prej 271 votash tashmë të jetë vetëm 54 vota.

Në total, Vasil Llajo, deri në këto momente ka 4959 vota, ndërsa Klejvis Kaso ka 4905 vota. Diferenca është mjaft e madhe.

Klejvis Kaso, ka marrë nga votat e emigrantëve rreth 5 herë më shumë sesa Vasil Llajo. Janë numëruar në total 5298 zarfe dhe janë rreth 10700 zarfe të tjerë për t’u numëruar.

Pra, rreth 10 mijë zarfe më shumë se ato që janë numëruar deri në këto momente, ç`ka do të thotë se me këtë trend ku me 5 mijë votat e para, Klejvis Kaso, ka një diferencë shumë të madhe me Vasil Llajon.

Gara është mjaft e ashpër dhe duket se kandidati socialist, i cili është renditur i pari në listën pritëse, mund të rrëzojë Vasil Llajon, biznesmenin e “Intermedica”, i cili tashmë rrezikon ta humbasë mandatin me votat e emigrantëve.

The post Beteja mes socialistëve në Vlorë/ Ja kush rrezikon të humbasë mandatin appeared first on Albeu.com.

Kishin humbur rrugën në Karaburun, policia iu vjen në ndihmë 2 turistëve kanadezë

18 May 2025 at 10:54

Policia Kufitare Dhërmi iu erdhi në ndihmë 2 turistëve kanadezë që kishin humbur rrugën në Karaburun.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, salla operative e DVKM Vlorë është njoftuar se dy shtetas kanadezë, të ndarë nga grupi i tyre gjatë një ecjeje në zonën e Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe nuk dinin të ktheheshin.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizuan shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, të cilët u nisën me mjet lundrues drejt Gjirit të Gramës.

Pas mbërritjes, efektivët e Policisë vijuan kërkimet në këmbë, në terrenin e vështirë malor dhe në kushte të errësirës, duke bërë të mundur, rreth orës 24:00, lokalizimin dhe gjetjen e dy turistëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore”, bëri me dije policia.

Turistët u shoqëruan në Gjirin e Gramës dhe iu bashkuan grupit të tyre, ndërsa falënderuan shërbimet e Policisë së Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kishin humbur rrugën në Karaburun, policia iu vjen në ndihmë 2 turistëve kanadezë appeared first on Euronews Albania.

“Giro d’Italia” prezanton ekipet/ Garojnë 194 çiklistë dhe 22 skuadra

By: Rovena
7 May 2025 at 19:00

Edhe pak ditë kanë ngelur nga zhvillimi i garës sportive “Giro d’Italia”. Ndërkohë që janë prezantuar ekipet që do të garojnë. Do të garojnë 194 çiklistë në 22 skuadra.

Prezantimi u bë në sheshin Skënderbej, ku gjatë paradites ishte vetë kryeministri Edi Rama që vëzhgoi nga afër përgatitjet e fundit, para startit të garës.

Gara sportive “Giro d’Italia” do të mbahet në vendin tonë nga data 9 deri më 11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Në Shqipëri do të mbahen 3 etapat e para të garës sportive.

Etapa e parë do të mbahet më 9 maj në rrugën Durrës-Tiranë. Gara do të nisë nga Porti i Durrësit, për të vijuar më pas drejt Malit të Robit, Kavajës, Rrogozhinës, Peqinit, Papër, Bradashesh, Gracen, Mullet, TEG, Sauk, Surrel dhe Tiranë. Në kryeqytet çiklistët do të drejtohen nga Surreli në Rrugën “Xhanfize Keko”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pastaj sërish në rrugën e “Rexhekrit”, drejt Surrelit, në rrugën “Xhanfize Keko” e në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përfundimi i etapës së parë do të jetë rreth orës 17:03 në Sheshin “Nënë Tereza”.

Etapa e dytë do të mbahet më 10 maj brenda kryeqytetit. Gara do të nisë rreth orës 13.30 nga Sheshi “Skënderbej”, për të vijuar më pas drejt “Gjergj Fishta”, pastaj nëpërmjet Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, në Rrugën e “Elbasanit” drejt Saukut, rikthehen në Bulevardin “Bajram Curri”, nga Ura e Brrylit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Sheshi “Nënë Tereza”. Përfundimi i etapës së dytë është parashikuar të përfundojë rreth orës 17:15 te Sheshi “Nënë Tereza”.

Etapa e fundit, do të mbahet më 11 Maj në Vlorë, e cila do të nisë rreth orës 13.15 nga Rruga “Demokracia”. Çiklistët më pas do të vazhdojnë drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparos, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i etapës së tretë parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”.

Shqipëria është destinacioni 108-të për “Giro d’Italia”. Gara e çiklizmit do të transmetohet në 200 televizione ndërkombëtare, duke e vendosur vendin tonë fokus të syve të të gjithë botës./abcnews.al

Tre kompensime për taksat vendore dhe të çmimit të energjisë elektrike çdo muaj, ja përfitimi i pensionistëve

By: V K
7 May 2025 at 13:12

Në morinë e detyrimeve të vendosura për qytetarët, qeveria është kujdesur që nga kjo barrë të shpëtojë kategoritë e margjinalizuara të shoqërisë, veçanërisht pensionistët.

Nga rritja e çmimit të dritave, te shtesat për taksën e shtëpive, pastrimit apo edhe arsimit në kryeqytet, për shkak se pensionistët përbëjnë një numër shumë të madh të popullatës me aftësi të ulëta paguese, qeveritë dhe pushteti vendor kanë vendosur të përjashtojë disa kategori midis të cilave janë edhe të moshuarit, kryesisht pensionistët kryefamiljarë.

Në total, sipas një përllogaritjeje të gazetës, pensionistët mund të përfitojnë 850 lekë që iu jepen në formë kompensimi nga mos pagesa e taksave dhe tarifave vendore dhe të paktën 648 lekë që vjen në formë kompensimi për çmimin e energjisë elektrike.

TAKSAT VENDORE

Taksa e fundit vendore që është caktuar është ajo e banesës, e cila vjen bashkë me faturën e ujit (kjo e fundit shërben si agjente tatimore edhe për detyrime të tjera).

Që kur lejoi aplikimin dhe vjeljen e saj nga pushteti vendor, u vendos përjashtimi i disa kategorive pensionistësh nga pagesa e taksës së banesës.

Taksa llogaritet 0.005 për qind e çmimit të një metri katror shumëzuar me sipërfaqen e apartamentit apo shtëpisë.

Mesatarisht, një metër katror në Tiranë vlen 89 mijë lekë. Për një apartament me sipërfaqe mesatare, rreth 80 metra katrorë taksa është 3600 lekë në vit, ose 300 lekë në muaj.

Pensionistët kryefamiljarë nuk e paguajnë këtë taksë. Por jo vetëm këtë. Sipas ligjit në Tiranë, pensionistët kryefamiljarë janë të përjashtuar edhe nga taksa e “Taksa e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore” dhe “Tarifa së Pastrimit dhe Largimit të mbeturinave”.

Taksa e arsimit është 150 lekë në muaj, ndërsa tarifa e pastrimit është 417 lekë në muaj. Edhe për këto taksa, pensionistët do të kompensohen duke mos paguar. Pra, vetëm nga taksat dhe tarifat që paguhen bashkë me faturën e ujit, pensionistët kursejnë rreth 850 lekë.

KOMPENSIMI PËR DRITAT

Që nga viti 2015, pensionistët kryefamiljarë kompensohen edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kompensimi mujor është 648 lekë. Ndryshe nga taksat, kompensimi për energjinë është në para dhe i shtohet pensionit.

E përbashkëta e kompensimit të taksave, pra përjashtimit nga pagesa dhe kompensimit të energjisë elektrike, janë pensionistët kryefamiljarë.

Vetëm këta mund të mos paguajnë taksën e shtëpisë dhe taksat e tjera lokale, si dhe të përfitojnë kompensim energjie dhe kushtet janë të thjeshta.

“Dokumentet që duhet të dorëzojnë janë kopje e kontratës me operatorin e shpërndarjes së energjisë në emrin e vet, kopje e librezës ose faturës së likuiduar që vërteton që e paguajnë energjinë e konsumuar, certifikatë familjare për të vërtetuar që janë kryefamiljarë të vetëm ose kanë persona të tjerë të familjes në moshë pune si dhe një deklaratë që plotësohet pranë sporteleve të agjencive tona.

Verifikimi nëse pjesëtarët e tjerë të familjes janë të papunë punëkërkues bëhet nga ana jonë zyrtarisht në zyrat e punës”.

Pra, kush është pensionist me të ardhura vetëm nga pensioni, pra me fëmijët ose të ndarë nga certifikata familjare, ose të papunë, apo kush është pensionist pa të ardhura të tjera, përfiton kompensim energjie 648 lekë në muaj, si dhe mospagim taksash rreth 850 lekë në muaj.

Kushti është që libreza e energjisë të jetë në emër të tij. Sikundër edhe në rastin e taksës së pronës, duhet që certifikata e pronësisë së shtëpisë të jetë në emër të tij. Në total, nga kompensimet mund të përfitojë rreth 1500 lekë në muaj.

DOKUMENTET

Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit.

Certifikatë familjare për invalidët.

Për anëtarët madhorë të familjes, vërtetimin nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë.

Fotokopje të kontratës së furnizimit me energji elektrike, e cila është në emër të kryefamiljarit, e vërtetuar me firmën e pensionistit.

Fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.

The post Tre kompensime për taksat vendore dhe të çmimit të energjisë elektrike çdo muaj, ja përfitimi i pensionistëve appeared first on Albeu.com.

Rama urdhër socialistëve: Asnjë debat me opozitën në media!

23 April 2025 at 17:53

Edi Rama ka dhënë një urdhër të qartë dhe të prerë për të gjithë kandidatët socialistë të 11 Majit, që asnjë të mos dalë në debate televizive përballë kandidatëve demokratë gjatë fushatës. “Asnjë debat me kënetën” është fjalë për fjalë shprehja që ka përdorur, kur ka privuar kandidatët socialistë nga përballjet televizive. Dhe ashtu siç […]

The post Rama urdhër socialistëve: Asnjë debat me opozitën në media! appeared first on BoldNews.al.

Berisha akuza socialistëve: Të çmendur pas luksit, Rama pranon orë 500 mijë euro, ministret e tij sillen si princesha

By: V K
14 April 2025 at 12:22

Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me personat me aftësi ndryshe, ku këtyre të fundit u premtoi pensione dinjitoze, kushte dhe shërbime më të mira nga shteti.

Më tej, Berisha nuk kurseu akuzat dhe ironitë ndaj qeverisë aktuale.

Kreu i PD-së tha se ministrat socialistë janë “çmendur pas luksit”.

“Janë çmendur pas luksit, qenia zyrtar kërkon të respektosh një kod të caktuar. Ato bëjnë garë me rrobat më të kushtueshme sikur janë princesha dhe i kanë provat ato para, sepse vet kryeministri i tyre pranon orë 500 mijë euro dhuratë dhe thotë se këta hanë dardha. Kur ti pranon orën me diamante 500 mijë euro, atëherë dhe ato thonë dhe ne po marrim çanta 30 mijë euro. Luksi për zyrtarët është i papranueshëm, ata nuk duhet ta lëshojnë veten pas luksit se po e çoi veten pas luksit vjedh“, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha.

The post Berisha akuza socialistëve: Të çmendur pas luksit, Rama pranon orë 500 mijë euro, ministret e tij sillen si princesha appeared first on Albeu.com.

Noka i tregoi gishtin e mesit PS-së/ Berisha: Ata gjuhë afrodiziake e kuptojnë më mirë se të tjerat

19 March 2025 at 13:44

Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, ka komentuar veprimin e Flamur Nokës të hënë në Kuvend, i cili i tregoi gishtin e mezit socialistëve në parlament. Berisha tha se kemi të bëjmë me një keqinterpretim, teksa sipas tij, Noka edhe mund të mos ta bënte atë gjest. Ai shtoi më tej se FLamur Noka […]

The post Noka i tregoi gishtin e mesit PS-së/ Berisha: Ata gjuhë afrodiziake e kuptojnë më mirë se të tjerat appeared first on BoldNews.al.

Kompanitë e basteve thonë fjalën e tyre, Shqipërisë i duhet një mrekulli në “Wembley”

By: armand
18 March 2025 at 18:48

Shqipëria do të nisë fushatën e kualifikueseve të Botërorit, të premten më 21 mars. Prej orës 20:45, në “Wembley”, kuqezinjtë e Silvinjos do të masin forcat me Anglinë. Një duel për të cilin edhe kompanitë e basteve kanë thënë fjalën e tyre. Fitorja e Anglisë kuotohet me 1.15. Barazimi me 7.5, ndërsa fitorja e Shqipërisë […]

The post Kompanitë e basteve thonë fjalën e tyre, Shqipërisë i duhet një mrekulli në “Wembley” appeared first on BoldNews.al.

‘Jini të uritur për të mësuar, por edhe të çmendur për t’u argëtuar’

By: Kult Plus
17 March 2025 at 20:00

Thënie nga Steve Jobs

“Jeta jote është e limituar, ndaj mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër”.

“Ne kemi ardhur në këtë botë për të lënë gjurmë në univers. Në të kundërt, përse mund të kishim ardhur këtu?”

“Jini të uritur për të mësuar, por edhe të çmendur për t’u argëtuar”.

“Ki guximin për të ndjekur zemrën dhe intuitën tënde. Ato e dinë në njëfarë mënyre se çfarë dëshiron ti të bëhesh”.

“Puna jote do të mbushë një pjesë të madhe të jetës tënde dhe e  vetmja mënyrë për të qenë i/e kënaqur, është të bësh atë çfarë e mendon si punë të mirë për ty. E vetmja gjë për ta bërë këtë, është të bësh punën që të pëlqen. Nëse nuk e ke gjetur akoma, vazhdo të kërkosh. Mos u ndal. Në momentin që do ta gjesh, ke për ta kuptuar mennjëherë se ajo është puna e duhur për ty. Dhe ashtu si marrëdhëniet në martesë, ajo punë të duket përherë dhe më e bukur. Ndaj, kërkoje punën e duhur për ty, derisa ta gjesh. mos u ndal”.

“Gjithmonë e kam pyetur veten përpara pasqyrës: “Nëse e sotmja do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të doja të bëja gjërat që do të bëj sot?””.

“Mos e lër zhurmën e opinioneve të të tjerëve të mbysin zërin tënd të brendshëm”.

“Njerëzit që mendojnë se janë tepër të çmendur për ta ndryshuar botën, janë ata që vërtet e bëjnë një gjë të tillë”.

“Nëse unë bëj më të mirën time dhe dështoj, të paktën e di se kam bërë më të mirën. Do të ishte më keq, nëse  do të dorëzohesha që në fillim”.

“Le të nisim të mendohemi për të nesërmen, në vend që të shqetësohemi për atë çfarë na ndodhi dje”.

“Njerëzit mendojnë se të përqëndrohesh do të thotë t’i thuash “Po” gjërave që të ndihmojnë të përqëndrohesh. Por nuk ka lidhje fare kjo gjë. Të përqëndrohesh do të thotë t’i thuash “Jo” qindra ideve të mira që të jepen. Ti duhet të zgjedhësh me shumë kujdes”. / bota.al/ KultPlus.com

Screenshot
❌
❌