Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 June 2026Sinjali

Mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave më datat 5,6 dhe 7 qershor

3 June 2026 at 14:13

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se në Kosovë do të zhvillohet Gara Ndërkombëtare e Çiklizmit në datat 5, 6 dhe 7 qershor 2026, e cila do të përfshijë disa akse rrugore në mbarë vendin, përfshirë autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë zhvillimit të kësaj gare do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim, ku në segmente të caktuara do të mbyllet njëra korsi, në përputhje me itineraret e përcaktuara për secilën ditë të aktivitetit.

Më 5 qershor, duke filluar nga ora 13:00, një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi” do të jetë e mbyllur përkohësisht. Gara do të nisë nga sheshi “Metush Krasniqi” në Kamenicë dhe do të përfundojë në kilometrin 28 në drejtim të Prishtinës.

Më 6 qershor, kufizime të përkohshme të trafikut do të aplikohen në disa segmente rrugore, përfshirë rrugën Ferizaj (Bibaj) – Lipjan – Hani i Elezit. Këto ndërprerje do të jenë të shpërndara gjatë ditës, nga ora 09:00 deri në 16:00.

Ndërsa më 7 qershor, gara do të shtrihet në një itinerar më të gjerë që përfshin disa qytete, përfshirë Ferizajn, Podujevën, Lipjanin, Fushë Kosovën, Llapushnikun dhe Duhlin, ku gjithashtu do të ketë mbyllje të pjesshme të një korsie në orare të ndryshme.

Për organizimin dhe sigurinë gjatë ngjarjes, Federata e Çiklizmit e Kosovës do të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse.

Ministria ka apeluar tek qytetarët për mirëkuptim, si dhe për respektim të udhëzimeve të Policisë, stafit organizativ dhe sinjalizimit rrugor përgjatë gjithë itinerarit të garës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave më datat 5,6 dhe 7 qershor appeared first on Sinjali.

Real Madridi prezanton fanellën e re për sezonin e ardhshëm

3 June 2026 at 14:05

Real Madridi ka zbuluar fanellën e re të parë për sezonin 2026/27 në bashkëpunim me kompaninë Adidas. Edhe pse fanella është kryesisht e bardhë tradicionale, prodhuesi Adidas ka shtuar një detaj të ri – tre vija të gjera rozë në mëngë.

Adidas thotë se fanella përmban detaje të ndërlikuara që nxjerrin në pah trashëgiminë e klubit.

“Fanella përmban një dizajn modern që përfshin elementë grafikë të frymëzuar nga xhevahiret e kurorës së stemës së klubit, duke reflektuar përsosmërinë, mjeshtërinë dhe mentalitetin fitues të klubit”, thuhet në faqen zyrtare.

Krahas vijave rozë, ngjyra e bardhë e fanellës plotësohet nga detaje të gjelbra të errëta në jakë dhe në mëngë.

Prodhuesi shton se fanella është “e projektuar për të përmbushur standardet më të larta të futbollit profesional dhe përmban teknologjinë më të fundit të Adidas për të siguruar rrjedhjen maksimale të ajrit dhe për t’i mbajtur lojtarët të freskët gjatë ndeshjeve”, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, Real Madridi vjen pas një sezoni të pasuksesshëm në të cilin nuk arriti të fitonte asnjë trofe dhe shpreson të ketë më shumë sukses me fanellën e tyre të re.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Real Madridi prezanton fanellën e re për sezonin e ardhshëm appeared first on Sinjali.

Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein

3 June 2026 at 14:01

Franca i ka vendosur një gjobë prej 22 milionë eurosh (gati 25 milionë dollarë) platformës së modës së shpejtë Shein për shkelje të rregullave të mbrojtjes së konsumatorit, tha të mërkurën Ministri i Tregtisë Serge Papin.

“Autoriteti i kontrollit të mashtrimit po sanksionon shkelje serioze për një shitës me pakicë”, tha Papin në kompaninë amerikane të mediave sociale X, duke përmendur dështimet për të respektuar të drejtat e tërheqjes dhe për të ofruar informacion të detyrueshëm për konsumatorët.

Ai shtoi se shkeljet përfshinin gjithashtu mungesë transparence në lidhje me ndikimin mjedisor të produkteve të shitura në platformë.

“Ajo që po sanksionojmë nuk janë gabime, por një sistem», tha ai, duke iu referuar praktikave që anashkalojnë rregullat e mbrojtjes së konsumatorit.

Papin ngriti gjithashtu shqetësime në lidhje me konkurrencën e padrejtë, duke thënë se praktika të tilla i dëmtojnë shitësit me pakicë që i përmbahen rregulloreve.

Ai shtoi më tej se autoritetet do të vazhdojnë të monitorojnë platforma të tilla derisa praktikat e tyre të ndryshojnë ose ato të dalin nga tregu, shkruan Euronews.al.

Më vete, Drejtoria e Përgjithshme për Konkurrencën, Çështjet e Konsumatorit dhe Kontrollin e Mashtrimit tha se sanksionet lidhen me dështimet në gjurmueshmërinë e produkteve, pretendimet mjedisore, të drejtat e tërheqjes dhe kohën e dorëzimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein appeared first on Sinjali.

Hovenier: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë 16 muajt e fundit kanë marrë goditje serioze

3 June 2026 at 13:45

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se këto raporte nuk janë në nivelin më të mirë si më parë.

Ai është shprehur se gjatë 16 muajve të fundit, imazhi dhe reputacioni i Kosovës në Uashington janë dëmtuar ndjeshëm.

Sipas tij, proceset e vështira politike, përfshirë dështimin për zgjedhjen e presidentit dhe përsëritjen e zgjedhjeve, kanë ndikuar në uljen e besimit për aftësinë e Kosovës që të përmbushë detyrimet e saj institucionale.

Hovenier ka lënë të kuptohet se SHBA-ja bashkëpunon me partnerë që janë të besueshëm, të qëndrueshëm dhe të aftë për të realizuar zotimet e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hovenier: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë 16 muajt e fundit kanë marrë goditje serioze appeared first on Sinjali.

Vjersha në Vushtrri i kushton LVV-së, PZAP e dënon me 5 mijë e 100 euro për përfshirjen e vajzës së mitur në fushatë

3 June 2026 at 13:25

Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 5 mijë e 100 euro gjobë pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me përfshirjen e një të miture në një aktivitet të fushatës zgjedhore në Vushtrri.

Me këtë rast, partia është obliguar që shumën e gjobës ta paguajë brenda 15 ditëve nga pranimi e vendimit.

Në arsyetimin e saj, LVV ka deklaruar se e mitura nuk ka qenë pjesë e organizimit të tubimit, por ka dalë në skenë me dëshirën e saj dhe me pëlqimin e prindit.

“PZAP e ka vlerësuar këtë pretendim si të pabazuar, “për faktin se në momentin kur organizatori i aktivitetit i ka mundësuar të miturës hyrjen në sallë, pastaj paraqitjen në skenë parapublikut në kuadër të tubimit zgjedhor, pjesëmarrja e saj konsiderohet përfshirje aktive në fushatë zgjedhore. Për zbatimin e kësaj norme nuk është vendimtare nëse iniciativa për paraqitje e të miturës ka ardhur nga organizatori apo nga vetë e mitura, por vet fakti se subjekti politik ka lejuar dhe mundësuar pjesëmarrjen e saj aktive, apo edhe pasive në një aktivitet zyrtar zgjedhor”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vjersha në Vushtrri i kushton LVV-së, PZAP e dënon me 5 mijë e 100 euro për përfshirjen e vajzës së mitur në fushatë appeared first on Sinjali.

SHBA-të dhe Koreja e Jugut diskutojnë bashkëpunimin bërthamor në bisedimet për sigurinë

3 June 2026 at 12:53

Koreja e Jugut dhe SHBA-të zhvilluan bisedimet e para këtë javë për të diskutuar bashkëpunimin bërthamor sipas një dokumenti të përbashkët mbi sigurinë të dakordësuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Jugut Lee Jae Myung vitin e kaluar, tha Seuli të mërkurën.

Bisedimet, të mbajtura të martën dhe të mërkurën, duhej të trajtonin shtytjen e Seulit për zgjerimin e pasurimit të uraniumit dhe të drejtat e ripërpunimit të karburantit të shpenzuar në mbështetje të planit të saj për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore, tha më parë Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut.

Delegacioni i Koresë së Jugut u kryesua nga Zëvendësministrja e Parë e Jashtme Park Yoon-joo, ndërsa pala amerikane u kryesua nga Allison Hooker, nënsekretarja e Departamentit të Shtetit për çështjet politike, tha ministria.

Axhenda e takimit përfshinte si “çështjen e zgjerimit të të drejtave të pasurimit dhe ripërpunimit” ashtu edhe “çështjen e nëndetëseve me energji bërthamore”, tha zëdhënësi i ministrisë Park Il në një konferencë për shtyp të martën.

Park tha se diskutimet mbi pasurimin dhe ripërpunimin ishin të lidhura me rishikimin e marrëveshjes ekzistuese bërthamore dhe ishin “thjesht për qëllime civile dhe tregtare”.

Në të kundërt, nëndetëset me energji bërthamore do të kërkonin një binar të veçantë, pasi ato përfshijnë përdorim ushtarak të materialit bërthamor, tha ai.

“Meqenëse nëndetëset me energji bërthamore lidhen me përdorimin ushtarak të energjisë bërthamore, do të nevojitet një marrëveshje e veçantë sipas ligjit amerikan të energjisë”, tha Park.

Të dy vendet ranë dakord të punojnë drejt arritjes së rezultateve thelbësore sa më shpejt të jetë e mundur, të krijojnë një kornizë për të shqyrtuar progresin gjatë vitit dhe të përshpejtojnë konsultimet e ardhshme, tha ministria të mërkurën.

Fletushka e përbashkët me fakte SHBA-Kore e lëshuar në nëntor tha se Uashingtoni mbështeti një proces që mund të çonte në pasurimin civil të uraniumit dhe ripërpunimin e karburantit të shpenzuar nga Koreja e Jugut për përdorime paqësore.

Gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara kishin miratuar ndërtimin e nëndetëseve sulmuese me energji bërthamore nga Koreja e Jugut dhe do të punonin me Seulin për kërkesat, përfshirë furnizimin me karburant.

Koreja e Jugut synon të lançojë nëndetësen e saj të parë me energji bërthamore deri në mesin e viteve 2030, duke përdorur karburant uranium me pasurim të ulët dhe duke e ndërtuar anijen brenda vendit, tha Ministri i Mbrojtjes Ahn Gyu-back muajin e kaluar.

Sipas marrëveshjes aktuale bërthamore midis vendeve, Koreja e Jugut nuk lejohet të ripërpunojë karburantin bërthamor të shpenzuar ose të pasurojë uraniumin për qëllime ushtarake, edhe pse zotëron reaktorë bërthamorë për të gjeneruar energji.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-të dhe Koreja e Jugut diskutojnë bashkëpunimin bërthamor në bisedimet për sigurinë appeared first on Sinjali.

Shefja e BE-së: Kosova ka nevojë për institucione funksionale

3 June 2026 at 12:38

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka bërë të ditur se Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë për vizitën e tij zyrtare.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Costa pritet të zhvillojë takime me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore, si dhe me drejtues të subjekteve politike.

Palatova ka vënë theksin te perspektiva e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë që Kosova të ketë institucione funksionale dhe efektive.

“Mundësia e zgjerimit të BE-së është reale. Kosova ka nevojë për institucione plotësisht funksionale sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Palatova në rrjetin social X.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shefja e BE-së: Kosova ka nevojë për institucione funksionale appeared first on Sinjali.

Liverpooli ka arritur marrëveshje në parim me Andoni Iraolën për një kontratë dyvjeçare

3 June 2026 at 10:58

Andoni Iraola është afër konfirmimit si trajneri i ri i Liverpoolit, pasi ka rënë dakord në parim për të pasuar Arne Slotin.

Iraola ka qenë në bisedime me drejtorin sportiv të Liverpoolit, Richard Hughes, për të zëvendësuar Slotin, pasi holandezi u shkarkua të shtunën. Siç pritej, negociatat kanë përparuar shpejt dhe spanjolli është gati të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare në Anfield, shkruan The Guardian.

Iraola ka preferuar marrëveshje afatshkurtra gjatë gjithë karrierës së tij si trajner. Ish-trajneri i Bournemouth, i cili u emërua në klubin e bregdetit jugor nga Hughes në vitin 2023, dëshiron të sjellë me vete në Merseyside asistentët Tommy Elphick dhe Shaun Cooper, analistin Tom Webber dhe trajnerin e fitnesit Pablo de la Torre. Ekipi i Slot, i përbërë nga Sipke Hulshoff, Giovanni van Bronckhorst dhe Ruben Peeters, po largohet të gjithë me ish-trajnerin e klubit, transmeton Sinjali.

Liverpooli dëshiron të përfundojë ndërrimin e trajnerit para fillimit të Kupës së Botës më 11 qershor, për t’i dhënë trajnerit të ri kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për atë që premton të jetë një verë e ngjeshur. Ata janë brenda këtij afati kohor dhe Iraola pritet të emërohet në krye të ekipit para fundit të kësaj jave.

43-vjeçari ishte kandidati kryesor për vendin e lirë në Anfield, me stilin e tij të lojës që i përshtatej kritereve të Liverpoolit për qasjen agresive dhe me këmbë përpara, të cilën ata mendonin se i mungonte në sezonin e dytë të Slot. Ai është i disponueshëm pasi u largua nga Bournemouth kur kontrata e tij skadoi në fund të sezonit.

Ndërkohë, Ibrahima Konaté duket se është gati t’i bashkohet Real Madridit si transferim i lirë, pasi nuk ka arritur një marrëveshje për një kontratë të re me Liverpoolin. Francezi pretendoi në prill se një marrëveshje për të zgjatur karrierën e tij në Anfield ishte afër, por në fund të fundit Liverpooli nuk i plotësoi kërkesat e tij për pagë.

Real Madridi ishte lidhur ngushtë me Konatén në fillim të sezonit dhe besohet se i ka ofruar 27-vjeçarit një kontratë katërvjeçare për t’u bashkuar këtë verë. Konaté do të bëhej mbrojtësi i dytë i Liverpoolit që do të transferohej në Bernabéu në 12 muaj, pas Trent Alexander-Arnold.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Liverpooli ka arritur marrëveshje në parim me Andoni Iraolën për një kontratë dyvjeçare appeared first on Sinjali.

Tronditëse në SHBA: 22-vjeçari dyshohet se vrau fqinjën për zhurmën e takave dhe më pas një kolege pune

3 June 2026 at 08:35

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Long Island në Shtetet e Bashkuara, ku një emigrant i paligjshëm 22-vjeçar nga El Salvadori akuzohet për dy vrasje brutale të kryera brenda pak orësh.

Sipas autoriteteve amerikane, Ronnie Yahir Alvarenga Rivera dyshohet se vrau fillimisht fqinjën e tij, 57-vjeçaren Raquel Hernandez Castillo, pasi ishte irrituar nga zhurmat që ajo bënte në apartamentin ku jetonte.

Prokurorja e Qarkut Nassau, Ann Donnelly, deklaroi se Rivera u tha hetuesve se zhurma e takave të larta të gruas dhe fakti që ajo fliste me zë të lartë në telefon po e “çmendnin”. Sipas akuzës, më 30 prill ai e sulmoi gruan me thikë, duke e goditur rreth 50 herë.

“Kur u arrestua, rrobat e tij ishin të mbuluara me gjak”, tha Donnelly gjatë një deklarate për mediat.

Hetuesit thonë se pas krimit të parë, i riu kishte arritur në përfundimin se do të arrestohej dhe për këtë arsye vendosi të kryente një tjetër sulm vdekjeprurës.

Viktima e dytë ishte 42-vjeçarja Ana Maria de Águila Córdova, nënë e tre fëmijëve dhe kolege e tij në një restorant. Sipas autoriteteve, Rivera e priti për rreth 30 minuta pranë një koshi mbeturinash jashtë vendit të punës.

Pak pas mesnatës së 1 majit, kur gruaja doli për të hedhur mbeturinat, ai e sulmoi me thikë. Hetuesit thonë se mes tyre kishte pasur mosmarrëveshje dhe se Rivera ishte ndier “i parespektuar” prej saj. Sipas dosjes hetimore, 42-vjeçarja u godit me thikë më shumë se 30 herë dhe nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Pas krimit të dytë, i dyshuari telefonoi vetë policinë rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe raportoi ngjarjen.

“Unë vrava dikë sonte”, mësohet t’u ketë thënë ai autoriteteve.

Sipas mediave amerikane, Rivera vuante nga probleme të shëndetit mendor, megjithëse detajet mbi gjendjen e tij nuk janë bërë publike nga autoritetet. 22-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016, kur ishte vetëm 12 vjeç dhe i pashoqëruar nga familjarët.

Të martën ai doli para gjykatës, ku u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave për vrasje të shkallës së parë dhe të dytë, si dhe për akuza të tjera që lidhen me dy krimet, shkruan TopChannel.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin lokal dhe ka rikthyer debatin mbi emigracionin e paligjshëm, sigurinë publike dhe trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor në SHBA. Hetimet për rastin vijojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tronditëse në SHBA: 22-vjeçari dyshohet se vrau fqinjën për zhurmën e takave dhe më pas një kolege pune appeared first on Sinjali.

Aksident i rëndë në Francë: Kamioni përplas 23 makina, 37 të lënduar 

3 June 2026 at 08:00

Një aksident i rëndë u regjistrua të martën pasdite në qytetin Antibes në Francë, kur një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me të paktën 23 makina. 37 persona janë plagosur nga përplasja, përfshirë tre oficerë policie.

Shoferi i kamioni dyshohet se ka zënë në gjumë në timon dhe ka shkaktuar aksidentin. Autoritetet arrestuan shoferin në vendin e aksidentit.

Shumë automjete kanë pësuar dëme të rënda materiale. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar për ata që kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre. Deri më tani, nuk ka raportime për viktima. 40 zjarrfikës me 18 automjete, ambulanca dhe forca policie nxituan në vendngjarje, shkruan Euronews.al.

Carambolage impressionnant à Antibes pic.twitter.com/IqR1mmvMOO

— ICI Azur (@iciazur) June 2, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i rëndë në Francë: Kamioni përplas 23 makina, 37 të lënduar  appeared first on Sinjali.

Aksident në Laç: Ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtuesja e automjetit

3 June 2026 at 07:45

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari është regjistruar në aksin Laç–Patok, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesen e automjetit të përfshirë në ngjarje.

Sipas njoftimit të Policisë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen 33 vjeçe, banuese në fshatin Grëz, Fushë-Kuqe, Kurbin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 të datës 2 qershor 2026, kur automjeti që drejtonte 33-vjeçarja është përplasur me një ciklomotor, që drejtohej nga shtetasi, 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Si pasojë e përplasjes, 37-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Megjithatë, rreth orës 18:40, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, shkruan Abcnews.al.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në Laç: Ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtuesja e automjetit appeared first on Sinjali.

PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën

3 June 2026 at 07:35

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian pritet të votojë të mërkurën raportin për Kosovën, ku shprehet shqetësim për pasojat që ka sjellë bllokada politike dhe ngadalësimi i reformave në vend.

Dokumenti, i përgatitur nga eurodeputeti Riho Terras, thekson se për shkak të ngërçit politik Kosova ka humbur një periudhë të rëndësishme zhvillimi, ndërsa paralajmëron se edhe periudha në vijim mund të ndikohet nga proceset zgjedhore.

Në raport vlerësohet se kjo situatë mund të pengojë zbatimin e reformave brenda afateve të parashikuara dhe të ndikojë në shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

Po ashtu, dokumenti mbështet kërkesën e Kosovës për statusin e vendit kandidat dhe u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së që të përshpejtojnë hapat proceduralë në këtë drejtim.

Përshëndetet gjithashtu heqja e masave kufizuese ndaj Kosovës, të cilat cilësohen si të padrejta dhe me pasoja negative për qytetarët.

Raporti rithekson rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si pjesë e procesit të integrimit evropian. Në të njëjtën kohë kërkohet që përgjegjësit e sulmit në Banjska të dalin para drejtësisë, duke u shprehur shqetësim për mungesën e ndjekjes penale ndaj Milan Radoiçiqit.

Në përgjithësi, raporti shihet si një sinjal i rëndësishëm politik për rrugën evropiane të Kosovës dhe si thirrje për vazhdimin e reformave drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën appeared first on Sinjali.

Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë

3 June 2026 at 06:59

Dashi

Energjia nuk do të të mungojë gjatë kësaj dite, por para se të marrësh vendime të shpejta, mendoji gjërat me kujdes. Veprimet e nxituara mund të sjellin keqkuptime me njerëzit përreth. Në aspektin profesional, është më mirë të analizosh situatat para se të veprosh. Në jetën sentimentale, ruaje qetësinë dhe mos u ndal te detajet e parëndësishme.

Demi

Sot do të ndihesh më i qetë dhe më i ekuilibruar. Kërkon afërsinë e familjes dhe momente rehatie që të japin siguri. Marrëdhëniet me personat e dashur do të jenë më të ngrohta dhe do të të ndihmojnë të ndihesh më mirë emocionalisht. Shfrytëzoje ditën për pushim dhe kujdes ndaj vetes.

Binjakët

Komunikimi është pika jote më e fortë sot. Do të kesh mundësi të bisedosh hapur, të sqarosh paqartësi dhe të forcosh lidhjet me të tjerët. Takimet dhe kontaktet e reja apo të vjetra mund të rezultojnë mjaft pozitive. Në punë, kreativiteti është i lartë, por mos e shpërndaj vëmendjen në shumë drejtime.

Gaforrja

Ndjenjat do të jenë më intensive se zakonisht dhe herë pas here mund të ndihesh i ngarkuar emocionalisht. Mos i mbaj gjërat brenda vetes; një bisedë me dikë të besuar mund të të ndihmojë shumë. Kujdesi për gjendjen shpirtërore duhet të jetë prioritet gjatë kësaj dite.

Luani

Sot mund të kërkosh më shumë vlerësim dhe vëmendje nga të tjerët, por nuk është momenti për të imponuar veten. Më tepër se veprimi, dita favorizon analizën dhe reflektimin. Rishiko synimet e tua dhe jepi vetes kohë për t’u rigjeneruar. Në dashuri, qetësia do të japë më shumë fryte sesa nxitimi.

Virgjëresha

Do të ndihesh e organizuar dhe e gatshme për të vendosur rregull në çështjet që kanë mbetur pezull. Mendimi i kthjellët të ndihmon të zgjidhësh probleme praktike. Megjithatë, mos kërko përsosmëri në çdo detaj. Në sferën profesionale mund të arrish rezultate të mira, ndërsa në marrëdhënie duhet pak më shumë tolerancë.

Peshorja

Kjo ditë të fton të rikrijosh balancën në raportet me të tjerët. Bisedat e sinqerta dhe mirëkuptimi mund të zgjidhin mosmarrëveshje të vjetra. Vepro me zemër, por pa humbur arsyen. Një veprim i vogël ndaj personit të dashur mund të ketë efekt më të madh sesa mendon.

Akrepi

Sot je më i përqendruar te vetja dhe te ajo që dëshiron të ndryshosh në jetën tënde. Është kohë e përshtatshme për të mbyllur kapituj që nuk të sjellin më dobi dhe për të larguar ngarkesat emocionale. Hapja ndaj mundësive të reja mund të sjellë zhvillime pozitive, sidomos në raportet personale.

Shigjetari

Entuziazmi është i madh dhe do të dëshirosh të merresh me shumë gjëra njëkohësisht. Megjithatë, mos e tejkalo me detyrimet sepse mund të lodhesh më shpejt sesa e mendon. Përqendrohu te ato që kanë më shumë rëndësi dhe mos harro të gjesh pak kohë për pushim.

Bricjapi

Mendimet e tua janë të drejtuara drejt planeve afatgjata dhe sigurisë që kërkon për të ardhmen. Dita është e favorshme për organizim dhe për të vendosur themele të forta për projekte të rëndësishme. Në aspektin emocional kërkon stabilitet dhe përgjigje të qarta.

Ujori

Frymëzimi dhe idetë e reja janë të shumta, por duhet të dish cilat prej tyre meritojnë vëmendjen tënde. Mos u përpiq të realizosh gjithçka menjëherë. Përqendrimi te objektivat më premtuese do të sjellë rezultate më të mira. Në marrëdhënie, sinqeriteti mbetet arma më e fortë.

Peshqit

Sot do të jesh veçanërisht intuitiv dhe i lidhur me ndjenjat e tua. Kjo është një ditë e përshtatshme për të reflektuar, për të gjetur qetësi dhe për t’u marrë me aktivitete që të mbushin shpirtërisht. Dëgjo zërin tënd të brendshëm, pasi mund të të udhëheqë drejt zgjedhjeve të duhura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë appeared first on Sinjali.

Moti sot me diell dhe vranësira

3 June 2026 at 06:53

Sot moti do të jetë me intervale me diell dhe kalime të herëpashershme të vranësirave. Gjatë ditës, në disa zona mund të paraqiten reshje të izoluara shiu, kryesisht në orët e pasdites, të shoqëruara lokalisht edhe me vetëtima.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–6 m/s.

Temperaturat minimale do të sillen nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot me diell dhe vranësira appeared first on Sinjali.

Before yesterdaySinjali

Aksident i shumëfishtë në autostradën Levan–Tepelenë, tre të lënduar

2 June 2026 at 14:42

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në mesditë në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Në aksident janë përfshirë pesë automjete, mes tyre edhe një me turistë.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre shtetas, dy prej të cilëve shtetas gjermanë. Të plagosurit janë dërguar për ndihme mjekësore ne spitalin rajonal te fierit nga ku  mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si edhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor, i cili gjatë kësaj periudhe është tepër i frekuentuar nga pushuesit që udhëtojnë drejt jugut të vendit, shkruan Abcnews.al.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i shumëfishtë në autostradën Levan–Tepelenë, tre të lënduar appeared first on Sinjali.

Grabitje brenda bankës në Tiranë, policia në kërkim të autorit

2 June 2026 at 13:18

Një grabitje ka ndodhur brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë, ku një person që dyshohet se ka qenë i armatosur i ka marrë një klienti të bankës një shumë parash që ai po depozitonte.

Sipas informacioneve paraprake, autori i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, i ka marrë paratë qytetarit, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policore kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit, shkruan Euronews.al.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit”, njofton policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Grabitje brenda bankës në Tiranë, policia në kërkim të autorit appeared first on Sinjali.

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

2 June 2026 at 12:29

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike.

Sipas një sinjalizimi të dërguar nga qytetarët, rastet e shfaqjes së gjarpërinjve janë vërejtur në një pjesë të frekuentuar të qytetit, ku ka lëvizje të shumta si nga banorët ashtu edhe nga vizitorët.

Qytetarët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masat e nevojshme për të trajtuar situatën, me qëllim garantimin e sigurisë për kalimtarët dhe vizitorët që frekuentojnë këtë zonë të Prizrenit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren appeared first on Sinjali.

Arratiset shqiptari nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi

2 June 2026 at 12:07

Një 48-vjeçar shqiptar i dënuar për trafik droge ka arritur të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë Koridhalos në Greqi.

Edmond Taga ka shfrytëzuar momentin kur është hapur porta në momentin që do të nxirreshin jashtë mbeturinat e burgut dhe ka arritur të largohet me vrap.

Forca të shumta policore janë vënë në ndjekje të tij por ende nuk kanë arritur ta kapin, shkruan Abcnews.al.

Dyshohet se shqiptari është larguar përmes rrugica ndërsa ende nuk dihet nëse ka qenë plan i organizuar apo arratisje spontane. Po vijon ndërkohë hetimi për rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arratiset shqiptari nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi appeared first on Sinjali.

Antonio Costa mbërrin në Tiranë, takohet me Edi Ramën

2 June 2026 at 11:45

Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, ka mbërritur të martën në Tiranë, si pjesë e turit të vizitave diplomatike në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Costa është pritur në ambientet e Kryeministrisë nga kryeministri Edi Rama, me të cilin do të zhvillojë një takim zyrtar.

Samiti vjen gjashtë muaj pas atij të fundit në Bruksel, duke theksuar vijimin e forcimit të marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit mes dy delegacioneve, Rama dhe Costa pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Në kuadër të vizitës, delegacionet e drejtuara nga Rama dhe Costa do të zhvillojnë një takim bilateral, ndërsa më pas dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku pritet të flasin për temat kryesore të diskutimeve dhe zhvillimet në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Antonio Costa mbërrin në Tiranë, takohet me Edi Ramën appeared first on Sinjali.

Chelsea nis rindërtimin e skuadrës nën drejtimin e Xabi Alonsos

2 June 2026 at 11:26

Chelsea po hyn në një verë shumë të rëndësishme të merkatos nën drejtimin e trajnerit të ri Xabi Alonso, me synimin për të ndërtuar një skuadër më të fuqishme dhe më të balancuar, sidomos duke marrë parasysh mungesën në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Sipas “The Athletic”, klubi londinez po kërkon të paktën dy përforcime me eksperiencë për ekipin e parë, ku prioritet janë një qendërmbrojtës dhe një sulmues i gjithanshëm.

Në listën e objektivave përmenden Morgan Rogers nga Aston Villa dhe Ibrahima Konaté i Liverpoolit, ndërsa për Valentin Barco të Strasburgut raportohet se tashmë është arritur një marrëveshje. Ndërkohë, Chelsea ka sjellë tre lojtarë të rinj: Geovany Quenda nga Sporting Lisbona për 40 milionë funte, sulmuesin Emmanuel Emegha dhe portierin Mike Penders.

Sa i përket largimeve, Marc Cucurella është një nga emrat që mund të largohet, ndërsa disa qendërmbrojtës të tjerë gjithashtu janë në listën e lojtarëve të disponueshëm, teksa klubi po synon të riorganizojë dhe forcojë skuadrën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Chelsea nis rindërtimin e skuadrës nën drejtimin e Xabi Alonsos appeared first on Sinjali.

❌
❌