Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 July 2025Main stream

EMRI/ I riu shkon i plagosur te Traumës, nuk pranon të tregojë autorin dhe shkaqet e ngjarjes

22 July 2025 at 10:55

Një i ri është paraqitur i plagosur me thikë, pak pas mesnatës së kaluar, në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore. Burime për mediat bëjnë me dije se i plagosur është shtetasi Arben Ujka, 24 vjeç, i cili ka patur plagë të shkaktuara me mjet prerës në gjoks dhe kofshë. Spitali […]

The post EMRI/ I riu shkon i plagosur te Traumës, nuk pranon të tregojë autorin dhe shkaqet e ngjarjes appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Plagosja e ish-efektivit/ Policia: Arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, por autorin s’e dimë kush është

20 July 2025 at 20:28

Policia e Sarandës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me konfliktin e regjistruar mbrëmjen e sotme mbeti i plagosur ish-efektivi i Policisë, Adil Veli, 56 vjeç. Blutë e qytetit bregdetar thonë se ka patur të shtëna me armë zjarri, por dalin direkt në konkluzionin se ato kanë qenë në mënyrë të pavullnetshme […]

The post Plagosja e ish-efektivit/ Policia: Arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, por autorin s’e dimë kush është appeared first on BoldNews.al.

Detajet/ I plagosuri në Sarandë, ish-efektiv policie. Dyshohet se është goditur me qytë pistolete

20 July 2025 at 20:16

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Sarandë, ku mbeti i plagosur një person. Mësohet se i plagosuri Adil Veli, rreth 54-vjeç është një ish-efektiv policie, teksa në konflikt janë përfshirë disa persona. Dyshohet se të shtënat me armë zjarri janë regjistruar në ajër, ndërsa Adil Veli […]

The post Detajet/ I plagosuri në Sarandë, ish-efektiv policie. Dyshohet se është goditur me qytë pistolete appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur

20 July 2025 at 19:58

Janë regjistruar të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”. Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë n spitalin e Sarandës. Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi […]

The post EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Punëtorë të lënduar në dy aksidente minerare në Bulqizë dhe Martanesh

30 May 2025 at 17:43

Dy aksidente në minierat e kromit në Bulqizë dhe Martanesh rikthejnë në vëmendje mungesën e sigurisë në sektorin minerar. Ngjarjet ndodhën më 29 dhe 27 maj, por u raportuan më vonë nga policia.

I.D, 40 vjeç, u plagos në Martanesh të enjten, më 29 maj, teksa policia e raportoi ngjarjen sot. Ajo tha për mediat se “40-vjeçari u lëndua në këmbë gjatë punës” dhe “ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”.

Njësoj, me 24 orë vonesë, policia raportoi dhe aksidentin e së martës, ndodhur në galeritë e Bulqizës, ku mbeti i lënduar A.N, 40 vjeç. Policia tha se ai u godit nga një masiv gurësh teksa ndodhej nëntokë, por që aktualisht gjendet në spital pa rrezik për jetën.

Aksidentet në sektorin minerar kanë qenë të shpeshta ditët e fundit. Po të martën, më 27 maj, në minierën e Katjelit në Përrenjas humbi jetën Saimir Bego, 57 vjeç, me profesion minator.

Ai u zu nga një masiv minerar që u shkëput në galerinë ku po punonte.

Në fillim të muajit maj, për një javë rresht, 29 vjeçari Ardit Beshiri, punëtor pranë fabrikës së pasurimit të kromit në zonën e Bulqizës u shpall i humbur.

Trupi i tij u gjet  pas disa ditësh kërkimi, ndërkohë që familjarët ngritën akuza ndaj autoriteteve për neglizhencë dhe mungesë logjistike.

Më shumë se 65 punëtorë kanë humbur jetën në dy vitet e fundit, shumica në sektorin minerar dhe atë të ndërtimit. Sektorët me shkeljet më të rënda të standardeve të sigurisë në punë.

Po gjatë muajit maj, Abaz Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç, humbën jetën në kantierin e ndërtimit të një hidrocentrali në fshatin Holtë në Gramsh.

Shumica e aksidenteve lidhen me mungesën e kontrolleve nga institucionet, mbikëqyrjes teknike, kushtet e amortizuara të galerive, logjistikës, apo mungesës së pajimeve dhe trajnimeve për sigurinë.

Lexo gjithashtu:

The post Punëtorë të lënduar në dy aksidente minerare në Bulqizë dhe Martanesh appeared first on Citizens.al.

EMRI/ Sherr masiv me grushte, shkelma dhe thika në një hotel në Vlorë, një i plagosur

12 July 2025 at 08:09

Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli, tek vendi i quajtur Rrapi, në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Burime bëjnë me dije se disa persona janë konfliktuar me shkelma grushta, sende të forta dhe deri […]

The post EMRI/ Sherr masiv me grushte, shkelma dhe thika në një hotel në Vlorë, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Konflikt në Sarandë/ Plagoset një person, ja detajet e para të ngjarjes së rëndë

6 June 2025 at 11:11

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes dy personash. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Mitat Hoxha”, në zonën e njohur si “Ekualipsi”, ku një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. Deri tani, nuk janë bërë të ditura detaje mbi identitetin e personave të përfshirë apo shkakun e konfliktit.

Gjatë konfliktit raportohet se një prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tjetër në rrugë, duke shtuar panikun mes kalimtarëve. Policia ka nisur hetimet dhe pritet një njoftim zyrtar për dinamikën e plotë të ngjarjes në orët në vijim.

The post Konflikt në Sarandë/ Plagoset një person, ja detajet e para të ngjarjes së rëndë appeared first on Sot News | Lajme.

Detaje të reja nga atentati në Durrës/ 36-vjeçari u qëllua nga një makinë në lëvizje

By: user 6
30 May 2025 at 21:24

Kanë dalë detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Fllakës në Durrës. Një i ri është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar teksa po lëvizte me makinë.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Arbër Goreja, i cili ka mbetur i plagosur nga sulmi i kryer. Edhe autorët ishin duke lëvizur me makinë. Pavarësisht plagës së marrë, Goreja ka arritur të shkojë vetë deri në spital për të kërkuar ndihmë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku pati një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak të plagëve të marra. 

“Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

The post Detaje të reja nga atentati në Durrës/ 36-vjeçari u qëllua nga një makinë në lëvizje appeared first on Lapsi.al.

Aksident në aksin Laç-Patok, një i plagosur

By: user 5
16 May 2025 at 20:36

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Laç-Patok, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e mjeteve është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Me shtetasin E. K. po kryhen veprimet procedurale përkatëse.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Laç-Patok, një i plagosur appeared first on Lapsi.al.

Sulmohen policia dhe zjarrfikësit në Zyrih: Një polic i plagosur

By: Mirgen
3 May 2025 at 22:46

Disa të rinjë të maskuar kanë sulmuar policinë me shishe dhe fishekzjarre. Mbrëmja e trazirave të djeshme në Zyrih, ku disa dhjetëra persona vunë zjarr rreth zonës së kazermës dhe më pas sulmuan policinë dhe zjarrfikësit u qetësua vetëm pasi oficerët përdorën plumba gome, gaz irritues dhe një top uji. Një polic ka mbetur i […]

The post Sulmohen policia dhe zjarrfikësit në Zyrih: Një polic i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Përplaset varka në Florida, një i vdekur

By: Rovena
28 April 2025 at 11:26

Një person ka ndërruar jetë dhe shumë të tjerë janë plagosur rëndë pas një aksidenti me varkë në qytetin Clearwater, Florida.

Trageti Clearwater, i cili kishte 45 persona në bord, duke përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit u godit nga një varkë e cila më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Varka u identifikua më vonë nga një agjenci tjetër ligjzbatuese, thanë zyrtarët e qeverisë Clearwater.

Reparti i zjarrfikësve deklaroi një aksident masiv për shkak të “numrit dhe ashpërsisë së lëndimeve”. Dy nga të plagosurit u transportuan në spital me helikopter.

Komisioni për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida do të merret me hetimin e përplasjes, i ndihmuar nga Roja Bregdetare./abcnews.al

 

Rrëzohet teleferiku në një luginë në Itali, humbin jetën 4 persona, plagoset rëndë një tjeter

18 April 2025 at 11:48

Katër persona u vranë dhe një u plagos rëndë kur teleferiku i tyre ra në një luginë në Itali të enjten, thanë autoritetet lokale.

Aksidenti ndodhi pasi një kabllo në teleferikun Monte Faito pranë Sorrentos u këput në mot të keq, sipas Vincenzo De Luca, presidenti i rajonit Campania në Italinë jugore.

Dëshmitarët në terren thanë se teleferiku ra në luginën më poshtë, duke goditur një shtyllë në rrugë poshtë. Raportohet se goditi gjithashtu një vinç në një kantier ndërtimi.

De Luca tha se makina që ra në bord kishte dy çifte dhe një punëtor nga teleferiku.

Një person i mbijetoi rënies, sipas brigadës së zjarrfikësve të Italisë, por u plagos rëndë dhe u transportua me ajër në një spital në Napoli.

Teleferiku, i cili u rihap më 10 prill pas rinovimeve, shkon nga Castellammare di Stabia midis Napolit dhe Sorrentos rreth 1092 metra deri në Monte Faito me pamje nga gjiri i Napolit dhe vullkani i Malit Vezuv.

Ekipet e shpëtimit evakuuan 16 persona nga teleferiku nën thyerjen e kabllos.

The post Rrëzohet teleferiku në një luginë në Itali, humbin jetën 4 persona, plagoset rëndë një tjeter appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedia e Koçanit, ndërron jetë dhe një person tjetër

By: user 5
17 April 2025 at 16:06

Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov nga Koçani, i lindur në vitin 2001.

Bëhet fjalë për një pacient i cili që nga dita e parë, sipas triazhimit fillestar të kryer nga ekipet mjekësore, është dërguar menjëherë për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd dhe ka qenë i intubuar dhe në gjendje kritike gjatë muajit të kaluar.

“Pacienti kishte djegie që përfshinin 27 për qind të trupit dhe lëndime serioze nga thithja e tymit. Në VMA është operuar më 4 prill dhe është vendosur në aparat ECMO, i cili oksigjenon gjakun përmes një makinerie për shkak të thithjes së tymit. Por, për shkak të seriozitetit të plagëve, gjatë shumicës së qëndrimit në spital ka qenë në gjendje të paqëndrueshme dhe me gjendje të rëndë të përgjithshme. Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe për të gjithë të prekurit nga tragjedia në Koçani”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

The post Tragjedia e Koçanit, ndërron jetë dhe një person tjetër appeared first on Lapsi.al.

Rrëshket dheu në një vendpunishte në Prishtinë, humb jetën një person, detajet e para

5 April 2025 at 17:22

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, pasi është shembur dheu në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës.

Lajmin e konfirmoi Agron Boroci nga Policia e Kosovës. Ai tha se autoritetet kanë marrë informacionin rreth orës 13:00 se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në rrugën “Gjilani”.

“Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjentë”, tha Boroci.

Nga policia thanë se zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe po vazhdojnë punën për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.

The post Rrëshket dheu në një vendpunishte në Prishtinë, humb jetën një person, detajet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasen dy motora në Lezhë, një i plagosur dërgohet me urgjencë në spital

9 March 2025 at 15:50

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Kune-Shëngjin, në Lezhë. Nga informacionet paraprake mësohet se dy motora janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa […]

The post Përplasen dy motora në Lezhë, një i plagosur dërgohet me urgjencë në spital appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

By: lia rda
21 February 2025 at 21:44

Një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se oersoni i plagosur, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacionet paraprake thonë se personi i plagosur është një taksist. Sipas dëshmitarëve, arma është shkrepur dy herë./abcnews.al

Sulmi me 100 plumba në Malësi të Madhe/ Dyshohet për një të plagosur, Policia kontrolle në spitale

5 February 2025 at 14:52

Një informacion operative i mbërritur në Policinë e Shkodër ka mobilizuar këta të fundit duke ushtruar kontrolle në ambiente të spitaleve me qëllim gjetjen e dy personave të shpallur në kërkim për ngjarjen e 2 shkurtit në Malësi të Madhe. Në kërkim janë shpallur shtetasit Erion Vocrri, 22 vjeç, nga fshati Hot i Ri dhe Rivaldo […]

The post Sulmi me 100 plumba në Malësi të Madhe/ Dyshohet për një të plagosur, Policia kontrolle në spitale appeared first on BoldNews.al.

Tiranë, 15-vjeçari shkon i plagosur në shtëpi, babai e dërgon në spital

By: Besnik
30 January 2025 at 21:38

Një 15-vjeçar është plagosur në kraharor me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjte në Fushë-Mëzez në Tiranë. Ai është dërguar në spital nga babai i tij dhe ende nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja.

15-vjeçari ka shkuar në banesë i plagosur dhe menjëherë është marrë nga babai i tij i cili e ka dërguar në spital. 15-vjeçari me iniciale E.P. ka marrë një plumb në kraharor dhe është futur në sallën e operacionit. Bluzat e bardha po bëjnë përpjekje për stabilizimin e gjendjes se tij.

Policia ende nuk e ka të qartë vendin e ngjarjes pasi 15-vjeçari ende nuk ka treguar se ku është plagosur.

“Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tiranë, 15-vjeçari shkon i plagosur në shtëpi, babai e dërgon në spital appeared first on Euronews Albania.

35-vjeçari shqiptar shkon i plagosur në spitalin grek

By: user 11
18 January 2025 at 21:56

Një 35-vjeçar shqiptar është partaqitur i plagosur mëngjesin e sotëm në spitalin e Pirgos. Ai u transferua me urgjencë në një spital më të specializuar në Athinë, pasi kishte plagë në qafë dhe nofull. Megjithatë mediat greke ende nuk kanë mësuar nëse plagët janë shkaktuar nga një armë apo një thikë.

Shqiptari i është nënshtruar një operacioni kryesisht për shkak të plagës së rëndë në qafë dhe ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa policia po heton rrethanat e plagosjes së tij.

The post 35-vjeçari shqiptar shkon i plagosur në spitalin grek appeared first on Lapsi.al.

Aksident i rëndë në aksin Vlorë- Fier, plagoset një person

18 January 2025 at 20:01

Një aksident ka ndodhur në rrugën e vjetër Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Çerkovinë, ku një automjet ka përfunduar përmbys në një kanal.

Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë që nuk ka informacion të mjaftueshëm për gjendjen e tij shëndetësore.

Për shkak të rrethanave, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e shërbimeve të zjarrfikëses për të nxjerrë të plagosurin nga makina.

Aktualisht, në vendngjarje janë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në aksin Vlorë- Fier, plagoset një person appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌