Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 August 2025Main stream

Në kërkim nga Shqipëria për trafik emigrantësh, 35-vjeçari shqiptar kapet në Itali, punonte në fermë

7 August 2025 at 22:14

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të qënieve njerëzore me vendim të drejtësisë tonë, është arrestuar nga policia italiane në Asti. Ai akuzohet nga drejtësia shqiptare si pjesë e një rrjeti kontrabande emigrantësh, i cili merrej me trafikun e njerëzve drejt Evropës, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Një urdhër […]

The post Në kërkim nga Shqipëria për trafik emigrantësh, 35-vjeçari shqiptar kapet në Itali, punonte në fermë appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 7 August 2025Main stream

BERLIN – Gjermania intensifikon kontrollet kufitare dhe premton riatdhesime

BERLIN, 7 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt tha se vendi do të zgjerojë kontrollet aktuale kufitare dhe do të kërkojë të dëbojë më shumë njerëz që nuk janë të autorizuar ligjërisht të qëndrojnë në Gjermani.

“Ne do të vazhdojmë të ruajmë kontrollet kufitare”, tha Dobrindt për podkastin “Table.Today”.

Ai shtoi se nuk do të ketë vetëm kontrolle, por edhe kthime mbrapsht.

Gjermania intensifikoi kontrollet kufitare, të cilat më parë ishin sporadike, në kufijtë e saj të jashtëm më 8 maj, me një urdhër të lëshuar nga Dobrindt menjëherë pasi qeveria e re e koalicionit e udhëhequr nga konservatorët mori detyrën.

Ai gjithashtu urdhëroi që migrantët e parregullt të kthehen mbrapsht në kufi edhe nëse ata aplikojnë për azil, një politikë e diskutueshme në Gjermani.

Ky veprim ka tërhequr kritika të forta nga disa vende fqinje.

Gjermania është pjesë e zonës Schengen, e cila është projektuar për të pasur kufij të hapur.

“Ne po punojmë për të organizuar fluturime shtesë dëbimi në Afganistan dhe gjithashtu në Siri”, deklaroi ministri i Brendshëm.

Ai deklaroi se kjo ishte “absolutisht e nevojshme” për të siguruar që njerëzit – përfshirë kriminelët – që nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojnë në Gjermani të riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës.

Në mesin e korrikut, qeveria deportoi 81 afganë në Afganistan me një aeroplan çarter.

Ky ishte vetëm fluturimi i dytë i tillë që kur talebanët islamikë rimorën pushtetin në gusht 2021./   /os/

 

The post BERLIN – Gjermania intensifikon kontrollet kufitare dhe premton riatdhesime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

BM -Traktati për kthimin e emigrantëve nga kanali i Lamanshit  nuk është një zgjidhje e lehtë 

5 August 2025 at 17:16

LONDËR, 5 gusht /ATSH– DPA/ – Sekretarja e Brendshme britanike Yvette Cooper ka thënë se marrëveshja e arritur me Francën për kthimin e emigrantëve nga kanali i Lamanshit  nuk do t’i ndalojë vetë kalimet, pasi ajo refuzoi të konfirmonte se sa emigrantë do të ktheheshin sipas skemës së organizuar.

Cooper tha se marrëveshja, e cila filloi sot, kishte të bënte me parimin dhe jo me vetë numrin. Ajo vuri në dukje një marrëveshje të ngjashme midis Greqisë dhe Turqisë në vitin 2016, e cila tha se uli numrin e emigrantëve në Greqi.

Emigrantët për shkëmbim do të fillojnë të ndalohen që nga dita e nesërme, u tha ajo kanaleve televizivë.

Duke folur për BBC-në, Cooper tha se “ne nuk pretenduam kurrë se ka një zgjidhje të vetme për këtë çështje. Pra, kjo shkon paralelisht me rritjen prej 28% të kthimeve të azilkërkuesve të refuzuar që kemi sjellë”.

“Kjo shkon paralelisht me ndryshimin e rregullave detare franceze që përmenda, që do të thotë se Franca po ndërmerr veprime në ujërat franceze për të parandaluar kalimet me anije që në fillim dhe zbatimin shumë më të fortë të ligjit që njoftuam më parë këtë javë me hetuesit dhe policinë shtesë të Agjencisë Kombëtare të Krimit për të qenë në gjendje të ndjekin bandat kriminale. Ne duhet t’i bëjmë të gjitha këto gjëra”,  përfundoi ajo. /Ad.Ab,/

The post BM -Traktati për kthimin e emigrantëve nga kanali i Lamanshit  nuk është një zgjidhje e lehtë  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë “godet” planin e Melonit për emigrantët

4 August 2025 at 16:31

“Do të funksionojnë, do të funksionojnë!” deklaronte kryeministrja italiane Giorgia Meloni në fund të vitit të kaluar, duke iu referuar kampeve për emigrantët e paligjshëm në Gjadër. Por përmes një vendimi të marrë më 1 gusht në Luksemburg, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) i ka vënë në pikëpyetje themelet ligjore të këtij projekti të dakordësuar me qeverinë Shqiptare të Edi Ramës.

Vendimi paraprak, u bë me dije nga Kreu i Gjykatës, Koen Lenaerts. Ai pritet të zbardhet ditët në vijim.

Në çështjet e bashkuara “C‑758/24 Alace dhe C‑759/24 Canpelli” GJED i referohet caktimit të një vendi origjine si “i sigurt”, një koncept kyç në procedurat e përshpejtuara të azilit, të përdorura nga Italia për dëbimin e emigrantëve të dërguar në Shqipëri.

Sipas gjykatësve evropianë, çdo shtet anëtar ka të drejtë të hartojë një listë të vendeve të sigurta të origjinës, por kjo vendimmarrje nuk është absolute. Ajo duhet të mbështetet në të dhëna të qarta, të dokumentuara dhe të aksesueshme, dhe të jetë e kontrollueshme nga proceset gjyqësore.

“Për të justifikuar përjashtimin e një aplikimi për azil si të papranueshëm, shpallja e një vendi si i sigurt duhet të bazohet në informacion të aksesueshëm dhe të kontrollueshëm, si nga kërkuesi i azilit, ashtu edhe nga gjykata,” thuhet në deklaratën për shtyp të GJED.

“Qeveria e harton listën. Gjykatat e verifikojnë”, theksohet në përmbledhjen e vendimit të lexuar nga kreu i gjykatës Koen Lenaerts.

Rasti nga Bangladeshi dhe reagimet për GJED-në

Rasti që çoi në këtë vendim të GJED-së kishte të bënte me dy shtetas nga Bangladeshi, të transferuar në Gjadër pasi kishin kërkuar azil në Itali, por që kërkesa iu ishte refuzuar përmes procedurave të përshpejtuar.

Refuzimi bazohej në një vendim të vitit 2024, ku qeveria italiane e kishte përfshirë Bangladeshin në listën e vendeve të sigurta. Por vendimi nuk i specifikonte burimet e përdorura për të vlerësuar nivelin e sigurisë në atë shtet.

Kjo sipas GJED pengoi kërkuesit e azilit dhe gjykatat të verifikonin besueshmërinë e listës së qeverisë italiane, duke e bërë procedurën jo të drejtë nga ana ligjore.

Vendimi i GJED-së shkaktoi reagime të forta politike në Itali. Kryeministrja Meloni, nga një takim në Turqi, akuzoi gjykatën evropiane për tejkalim të kompetencave:

“Sërish gjyqësori, kësaj here ai evropian, pretendon hapësira që nuk i përkasin, për çështje që janë ekskluzivisht politike”, thuhej në deklaratën e kryeministres italiane.

Ndërkohë, opozita reagoi me akuza për dështim të projektit “Meloni-Rama” dhe keqmenaxhim të fondeve.

Elly Schlein, kryetare e Partisë Demokratike të Italisë, e quajti investimin në kampet e Shqipërisë “shpërdorim të 800 milionë eurove” që, sipas saj, mund të ishin përdorur për shëndetësinë.

Giuseppe Conte, i Lëvizjes 5 Yjet (M5S), e cilësoi vendimin “të parashikueshëm” dhe kritikoi Melonin për “propagandë boshe” dhe “viktimizim të qëllimshëm”.

Vendimi i GJED-së do të ketë efekt deri më 12 qershor 2026, kur pritet të hyjë në fuqi rregullorja e re e BE-së si pjesë e Paktit për Migracionin.

Edhe pse për momentin ndikimi real është i kufizuar – rreth 150 emigrantë janë sjellë në total në Gjadër nga viti i shkuar, – kjo vendimmarrje ngre dyshime serioze për ligjshmërinë afatgjate të modelit italo-shqiptar për “përpunimin e shpejtë të kërkesave për azil”.

Lexoni gjithashtu:

The post Gjykata Evropiane e Drejtësisë “godet” planin e Melonit për emigrantët appeared first on Citizens.al.

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/ Gushti shton hyrjet nga Greqia, emigrantë dhe turistë vijnë për pushime

By: Rovena
4 August 2025 at 13:18

Të shumtë janë ata që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë gusht. Muaji ka nisur me fluks të lartë udhëtarësh që kanë hyrë në vendin tonë  nga pika kufitare e Kakavijës.

Rreth 18 mijë persona kanë ardhur nga kjo doganë prej të premtes. Kryesisht kanë qenë emigrant të kthyer pranë familjeve për pushimet verore.

Numër më i lartë i tyre është regjistruar gjatë  fundjavës. Ndryshe nga vitet e kaluara në doganën e  Kakavijës nuk ka pasur radhë te gjata pavarësisht fluksit të shtuar.

Autoritetet shqiptare po punojnë me katër sportele ndërsa autoritetet greke me dy. I lartë ka qenë dhe  numri atyre   që kanë dalë jashtë vendit nga kjo pikë kufitare. Rreth 30 mijë persona  kanë hyrë e kanë dalë nga Kakavija prej 1 gushtit./abcnews.al

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Mbi 60 emigrantë humbin jetën pasi anija fundoset në det të hapur

By: V K
4 August 2025 at 07:51

Ditën e djeshme, një tragjedi u regjistrua në brigjet jugore të Jemenit, ku mbi 60 emigrantë humbën jetën, pasi një anije me rreth 150 persona u fundos, përballë provincës Abyan, gjatë motit të keq.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), deri tani janë gjetur 68 trupa të pajetë, ndërsa 12 persona janë shpëtuar. Dhjetëra të tjerë konsiderohen ende të zhdukur.

Shumica e viktimave mendohet të jenë shtetas etiopianë, bëri të ditur përfaqësuesi i IOM në Jemen, Abdusattor Esoev, duke e cilësuar ngjarjen si një incident tragjik dhe “zemërthyes”.

Anija e mbytur ditën e djeshme, mendohet të ketë transportuar rreth 157 migrantë, të cilët po përpiqeshin të kalonin nëpër një nga segmentet më të përdorura nga trafikantët e qenieve njerëzore në këtë rajon.

Trupat e 54 migrantëve u gjetën në bregun e rrethit jugor Khanfar, ndërsa 14 të tjerë janë dërguar në morgun e spitalit të qytetit Zinjibar, kryeqendra e provincës Abyan, raportoi Associated Press.

Jemeni mbetet një nga rrugët kryesore të kalimit për migrantët nga Afrika Lindore, veçanërisht nga Briri i Afrikës, që kërkojnë të shkojnë drejt shteteve të Gjirit Persik në kërkim të një jete më të mirë.

IOM vlerëson se qindra persona janë mbytur, apo janë zhdukur gjatë muajve të fundit në përpjekje për të kaluar këtë rrugë detare të rrezikshme.

The post Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Mbi 60 emigrantë humbin jetën pasi anija fundoset në det të hapur appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

3 August 2025 at 22:16

Një ngjarje tragjike është regjistruar në brigjet e provincës jugore të Jemenit, Abyan, ku është fundosur një anije me refugjatë, për shkak të motit të keq. Sipas raporteve të pa konfirmuara, në anije ndodheshin të paktën 154 persona, ku 54 refugjatë kanë humbur jetën dhe të paktën 100 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas këtij […]

The post Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur appeared first on BoldNews.al.

Fshati shqiptar nën drejtimin e grave, ndërsa burrat kanë ikur emigrant në Britani

By: Ela
2 August 2025 at 16:18

Një fshat në veri të Shqipërisë është kthyer në simbol të krizës së emigracionit që çoi në hyrjen ilegale të 13 mijë shqiptarëve në Britani vetëm gjatë vitit 2022. Hasi, një vendbanim me rreth 5,000 banorë, ka përjetuar një eksod të konsiderueshëm të burrave, të cilët largohen për të kërkuar mundësi pune jashtë vendit. Ky […]

The post Fshati shqiptar nën drejtimin e grave, ndërsa burrat kanë ikur emigrant në Britani appeared first on BoldNews.al.

Për kontrabandë me migrantë, ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari në Prizren

28 July 2025 at 13:32

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit U.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Tutje në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendkalimit kufitar të Vërmicës, ku i pandehuri U.K merret me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare.

“Sipas aktakuzës, me datë 19.11.2024 afërsi të vendkalimit kufitar të Vërmicës, i pandehuri U.K., merret me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Republikën e Kosovës, të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që para ditës kritike pikërisht me datë 14.11.2024 merret vesh me personin e quajtur “A.”për kohën se kur hyjnë migrantët në Kosovë, dhe në ditën kritike fillimisht i pandehuri nga rent a car “Z.”  merr me qira një automjet “Golf 7”, me të cilin automjet në orët e pasdites niset në drejtim të pikës kufitare të Vërmicës, me ç ‘rast kur arrinë në destinacion, fillimisht i pret të dëmtuarit të cilët në mënyrë të kundërligjshme jashtë vendkalimit kufitar kishin kaluar vijën kufitare Kosovë – Shqipëri, merr në automjetin e tij të dëmtuarit: A.(A).F.- shtetas marokien, M.(Ë).R. -shtetas sirian, L.(M).A. -shtetas egjiptian, dhe I.(S).A.,- shtetas egjiptian, të cilët në këmbim të dobisë pasurore ka pasur t’i transportojë deri në pikën kufitare Kosovë – Serbi. Gjatë transportit të të njëjtëve, i pandehuri U.K., ndalohet nga policia ku në automjetin e tij janë hasur edhe të dëmtuarit e lartcekur, dhe për shkak të ndalimit nga policia nuk kanë mundur t’i japin të pandehurit dobinë pasurore”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me këto veprime, i pandehuri U.K., ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Ndërkaq, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

The post Për kontrabandë me migrantë, ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari në Prizren appeared first on Telegrafi.

SPANJË – Dhjetëra të mitur kalojnë me not nga Maroku drejt Ceutës

27 July 2025 at 17:00

MADRID, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Pesëdhjetë e katër të mitur, kryesisht marokenë, kanë kaluar me not nga Maroku drejt Ceutës, enklavë spanjolle në Afrikën e Veriut, raportoi televizioni shtetëror spanjoll RTVE.

Sipas raportit, ekipet e shpëtimit kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë natës dhe ditës në vijim për t’i shpëtuar ata, të cilët kaluan distancën nga 300 deri në 500 metra në detin që ndan Marokun nga Ceuta.

Pamjet televizive treguan disa nga migrantët duke u sjellë në breg me një varkë.

Fillimisht nuk është raportuar për viktima.

Ndërsa të rriturit zakonisht riatdhesohen menjëherë, të miturit e pashoqëruar lejohen të qëndrojnë të paktën deri në moshën 18-vjeçare.

Megjithatë, kapacitetet pritëse janë të mbingarkuara dhe qeveria rajonale i ka kërkuar qeverisë qendrore në Madrid të transferojë të rinjtë në Spanjën kontinentale.

Migrantët përpiqen vazhdimisht të arrijnë në njërën nga dy enklavat spanjolle në Afrikën e Veriut nga Maroku, duke rrezikuar jetën për një jetë më të mirë dhe për t’i shpëtuar konflikteve apo varfërisë në vendet e tyre.

Sipas UNHCR -së, këtë vit kanë mbërritur në Spanjë gati 20 000 migrantë, përfshirë 1 500 që kanë arritur në Ceuta./  /Ad.Ab./

The post SPANJË – Dhjetëra të mitur kalojnë me not nga Maroku drejt Ceutës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Korçë/ Arrestohet 24-vjeçari maroken që ndihmonte emigrantët të hynin ilegalisht në Shqipëri

By: Elva
26 July 2025 at 12:42

Një 24-vjeçar maroken është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ndihmonte emigrantët të hynin ilegalisht në Shqipëri kundrejt pagesës. Ai u kap në flagrancë në fshatin Qytezë të Devollit, duke shoqëruar dy bashkëatdhetarë të tij në tentativë për të kaluar kufirin. 24-vjeçari, së bashku me dy persona […]

The post Korçë/ Arrestohet 24-vjeçari maroken që ndihmonte emigrantët të hynin ilegalisht në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Përmbyset varka me emigrantë/ Viktima dhe të zhdukur në brigjet e Libisë

By: Rovena
25 July 2025 at 19:27

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në brigjet e Libisë.

Varka ishte nisur për në Evropë dhe mbante dhjetëra njerëz kur u përmbys rreth orës 2 të mëngjesit të së premtes pranë qytetit libian lindor të Tobrukut, sipas Marëan al-Shaeri, zëdhënësit për media të administratës së përgjithshme të rojës bregdetare në qytet.

Al-Shaeri konfirmoi se të gjitha viktimat e deritanishme ishin shtetas egjiptianë.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë dy anëtarë të ekuipazhit sudanez, por një i tretë ende mungon.

Nuk dihet ende shkaku i përmbysjes se varkës dhe as sa persona janë te zhdukur.

Libia është një pikë dominuese tranziti për emigrantët që ikin nga lufta dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Incidentet e tilla pranë bregdetit të vendit kanë qenë të zakonshme.

Sipas projektit të emigrantëve të zhdukur të drejtuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, të paktën 434 emigrantë janë raportuar të vdekur dhe 611 të zhdukur pranë Libisë në tetë muajt e fundit./abcnews.al

LONDËR – MB nis sanksionet kundër rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore

LONDËR, 23 korrik /ATSH-DPA/ – Vala e parë e sanksioneve të Britanisë së Madhe, që synon figurat kryesore në rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore, ka hyrë në fuqi në një përpjekje për të synuar ata që lehtësojnë imigracionin e paligjshëm.

Njëzet e pesë individë dhe subjekte janë në shënjestër, përfshirë një furnizues të anijeve të vogla në Azi dhe udhëheqësit e rrjetit me bazë në Ballkan dhe Afrikën e Veriut.

Gjithashtu në shënjestër janë “ndërmjetësit” që transferojnë para nëpërmjet sistemit ligjor të transferimit të parave Hawala në Lindjen e Mesme, i përdorur për pagesat që lidhen me kalimet e La Manshit.

Alen Basil, një ish-përkthyes policie, i cili më vonë drejtoi një rrjet trafikimi në Serbi me ndihmën e oficerëve të korruptuar të policisë, është gjithashtu në listë.

Sekretari i Jashtëm David Lammy tha se ky ishte “një moment historik në angazhimin e qeverisë për të luftuar krimin e organizuar të imigracionit dhe për të zvogëluar migrimin e parregullt në Britaninë e Madhe”.

“Nga Evropa në Azi, ne po i trajtojmë kontrabandistët e njerëzve që lehtësojnë migrimin e parregullt, duke i synuar ata kudo që të jenë në botë dhe duke i detyruar ata të paguajnë për veprimet e tyre”, shtoi Lammy.

“Mesazhi im për bandat që rrezikojnë pa mëshirë jetët e cenueshme për fitim është ky: ne e dimë se kush jeni dhe do të punojmë me partnerët tanë në të gjithë botën për t’ju mbajtur përgjegjës”, tha Lammy.

Masat synojnë të synojnë bandat e krimit të organizuar kudo që ndodhen në botë dhe të ndërpresin rrjedhën e tyre të parave, përfshirë ngrirjen e llogarive bankare, pronës dhe aseteve të tjera./  /os/

The post LONDËR – MB nis sanksionet kundër rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/ Britania vendos sanksione ndaj trafikantëve të emigrantëve, mes tyre edhe një shqiptar

By: Ardit
23 July 2025 at 09:27

Në Britaninë e Madhe ka filluar vala e parë e sanksioneve që godasin rrjetet e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm. 25 individë dhe entitete, përfshirë një furnizues varkash të vogla në Azi dhe drejtues bandash në Ballkan dhe Afrikën e Veriut, janë goditur nga autoritetet britanike. Në shënjestër janë vendosur edhe ndërmjetës që përdorin sistemin […]

The post EMRI/ Britania vendos sanksione ndaj trafikantëve të emigrantëve, mes tyre edhe një shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Kapet jahti me emigrantë të paligjshëm në Kanalin Anglez, 4 shqiptarë pasagjerë

By: Elva
22 July 2025 at 17:33

Një jaht që transportonte emigrantë të paligjshëm është ndaluar në Kanalin Anglez. Shtatë persona, përfshirë ekuipazhin dhe emigrantët, janë arrestuar gjatë operacionit të Forcës Kufitare dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA). Jahti, i cili vinte nga Franca veriore, u lokalizua pranë Ishullit Wight të dielën pasdite. Dy anëtarët e ekuipazhit, dy burra ukrainas, 43 dhe […]

The post Kapet jahti me emigrantë të paligjshëm në Kanalin Anglez, 4 shqiptarë pasagjerë appeared first on BoldNews.al.

Sanksione bandave të trafikantëve/ Britania merr masa, ngrirje e aseteve dhe ndalim udhëtimi

By: xhir jeta
22 July 2025 at 15:33

Çdo individ, i përfshirë në trafikun illegal të njerezve drejt Britanisë do të përballet me sanksione dhe do të jetë “non grata” në Mbretërinë e Bashkuar.

Grupi i parë i sanksioneve do të zbatohet të mërkurën dhe parashikon ngrirjen e aseteve si dhe ndalimin për të hyrë në Britaninë e madhe të dhjetëra përsonave, përfshirë udhëheqësit e bandave, zyrtarët dhe oficerët e policisë të korruptuar, tregtarët e pasaportave të rreme dhe kompanitë që furnizojnë anije të vogla.

Po ashtu sanksionet parashikojnë të ndërpresin edhe rrjedhën e parave, ngrirjen e pronave dhe llogarive bankare për bandat kriminale të cilat lehtësojnë migrimin e parregullt drejt ishullit.

Ky parashikohet të jetë regjimi I parë në botë, kushtuar goditjes së kontrabandimit të të njerëzve dhe krimit të organizuar të migracionit, ku njerëzit vulnerabël shfrytëzohen nga kriminelët dhe rrjetet e tyre e që përballen me rrezikun e lartë të punuarit në kushtet e skllavërisë, kthimit në vendin e origjinës ose humbjes së jetës në det.

Sipas ministrit të jashtëm britanik, për shumë kohë, bandat kriminale kanë mbushur xhepat dhe kanë shfrytëzuar njërezit vulnerabël pa u ndëshkuar, ndërsa tani do të përballen me ngrirje të aseteve.

Regjimi i ri plotëson punën e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Komandës për Sigurinë Kufitare për të luftuar krimin e organizuar të emigracionit dhe për të adresuar shkaqet e migrimit të parregullt në vendet e origjinës dhe tranzitit.

Komanda për Sigurinë Kombëtare ka marrë një rritje buxheti prej 280 milionë £ në vit deri në vitin 2028 për të financuar hetues të specializuar, teknologji të reja dhe pajisje të avancuara të mbikëqyrjes për të ndërprerë dhe shkatërruar bandat kriminale.

Masat e ndërmarra janë thelbësore për planin e Kryeministrit Sir Keir Starmer për të ndaluar kalimin me anije të vogla duke ndjekur rrjetet kriminale globale që qëndrojnë pas tyre.Po ashtu ato cilësohen edhe si masa për të siguruar kufijte dhe pakësuar .

Kjo iniciative vjen në një kohë që qeveria është nën presion për të ndaluar fluksin e kalimeve me anije të vogla./abcnews.al

Ndihmonte emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë (Shkodër) finalizuan operacionin “Borders 2”, duke arrestuar një 31-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga vendet e treta të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Shtetasi N. B., banues në Kamzë, u kap në flagrancë në fshatin Hot teksa transportonte gjashtë shtetas të huaj, 4 nga Nepali dhe 2 nga Pakistani, me qëllim kalimin ilegal të kufirit nga Mali i Zi drejt Greqisë, kundrejt pagesës 350 euro për person.

Gjatë operacionit u sekuestruan një automjet dhe një telefon celular.

Policia bën të ditur se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

/r.e/

The post Ndihmonte emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Radhë kilometrike në Qafë Botë

By: Ela
19 July 2025 at 17:36

Në pikën kufitare të Qafë Botës, udhëtarët po përballen me pritje të gjata për shkak të ngadalësisë së përpunimit nga pala greke në doganën e Mavromatit. Ndërkohë që autoritetet shqiptare në Qafë Botë po operojnë me tre sportele në dalje dhe përpunimi i mjeteve kryhet brenda pesë minutash, pala greke po shfaq vonesa të mëdha, […]

The post Radhë kilometrike në Qafë Botë appeared first on BoldNews.al.

Kampi i Gjadrit: Emigrantët vazhdojnë të vijnë, ndërkohë që BE-ja hesht

27 June 2025 at 16:31

Një anije me 15 emigrantë të refuzuar për azil në Itali, u ankorua më 26 qershor në Portin e Shëngjinit.  Sipas procedurës, pas kontrolleve, ata priten të zhvendosen në kampin e Gjadrit. Ky është grupi i katërt i transferuar në Shqipëri pas ndryshimit të funksionit të kampit.

Nga Mesdheu drejt riatdhesimit në pritje të Gjykatës Evropiane

Kampi i Gjadrit fillimisht ishte projektuar për emigrantët e paligjshëm që shpëtoheshin nga autoritetet italiane në Mesdhe. Atje pritej të trajtoheshin me procedura të shpejtuara kërkesat e tyre për azil. Por pas dështimit të modelit fillestar, kampi po përdoret për ata të cilëve u është refuzuar azili apo qëndrimi në Itali.

Ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, konfirmoi se në total në Shqipëri janë sjellë 125 persona. Thuajse gjysma janë dëbuar, disa janë liruar, dhe rreth 30 ndodhen ende në kamp. Sipas procedurave të dëbimit, qëndrimi mund të zgjasë deri në 18 muaj.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë me seli në Luksemburg, pritet të vendosë për ligjshmërinë e marrëveshjes Rama-Meloni. Vendimi, i planifikuar për në shkurt 2025, u shty për në fund të verës.

Ndërkohë, edhe Gjykata e Lartë italiane e ka dërguar çështjen në Luksemburg. Dy emigrantë të mbyllur në Shqipëri në pritje të dëbimit nga autoritetet italiane, kanë paraqitur ankesa për refuzimin e azilit.

Gjyqtarët italianë argumentuan se protokolli “Itali-Shqipëri” bie ndesh me direktivën për kthimet. Sipas tyre, Shqipëria nuk ofron sistem më efikas se Italia për riatdhesimin.

Rama e Meloni, kritikë për të tjerët, justifikim për veten

Legjitimiteti i kampit të Gjadrit është ende i paqartë, por Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur marrëveshjen. Ai e ka cilësuar unike dhe të veçantë.

Me homologen, Giorgia Meloni, ai kritikoi planet britanike për të aplikuar një marrëveshje të ngjashme me transferim emigrantësh.

Sipas Ramës marrëveshja me Italinë justifikohet nga “marrëdhëniet speciale”. Ai e etiketoi interesimin e Mbretërisë së Bashkuar si “kërkesë për të hedhur emigrantët në një vend tjetër”.

“Italia ka qenë për ne, që kur dolëm nga ferri i të qenit Koreja e Veriut e Evropës,” shtoi ai.

Por aktivistë shqiptarë dhe italianë e kanë konsideruar funksionimin e kampit si të paligjshëm. Ata kanë denoncuar për kushtet e vështira ku mbahen emigrantët.

Kristina Millona thotë se mbi 40 incidente janë raportuar vetëm gjatë muajit të parë të funksionimit. Rastet përfshijnë vetëlëndime, mungesë informacioni, pa garanci ligjore dhe kushte degraduese.

Më 31 maj, u organizua një protestë në Gjadër për të nderuar emigrantin Hamid Badoui. Ai u vetëvra në një qendër riatdhesimi italian dhe thuhet se qe shprehur: “Më mirë burgu se CPR-ja në Shqipëri”.

Lexoni gjithashtu:

The post Kampi i Gjadrit: Emigrantët vazhdojnë të vijnë, ndërkohë që BE-ja hesht appeared first on Citizens.al.

Korçë, Pogradec, Përrenjas – Grante deri në 50 mijë euro për bizneset inovatore në mbrojtje të mjedisit

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Bizneset lokale në bashkitë Korçë, Pogradec dhe Përrenjas kanë tashmë një mundësi të re për zhvillim dhe inovacion.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, bëri të ditur sot se është hapur një thirrje për aplikime që ofron grante deri në 50 000 euro për nisma që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovojnë ekonominë qarkulluese.

Programi i mbështetur nga GIZ synon të ndihmojë bizneset që veprojnë në sektorë si turizmi, agropërpunimi, fasoneria, apo edhe në fusha të reja si menaxhimi i mbetjeve dhe zgjidhjet inovative për qytete më të pastra. Iniciativa u drejtohet sipërmarrësve që kanë ide me potencial për të gjeneruar ndikim pozitiv mjedisor dhe ekonomik në nivel vendor.

Thirrja për aplikime është e hapur deri më 15 gusht 2025, ndërsa për të informuar më mirë të interesuarit, më 17 korrik u organizuan dy seanca informuese në qytetet e Korçës dhe Pogradecit. Këto takime u zhvilluan në kuadër të programit “Zero City Lab”, një nismë që synon të ndërtojë qytete më të gjelbra dhe më të qëndrueshme përmes bashkëpunimit me komunitetin dhe sektorin privat.

/a.f//r.e/

The post Korçë, Pogradec, Përrenjas – Grante deri në 50 mijë euro për bizneset inovatore në mbrojtje të mjedisit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌