Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025! Ja rregullat për rivlerësimin e pagave para dhe pas vitit 1994

By: V K
15 July 2025 at 14:22

Është miratuar në parim vendimi për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, i cili do të zbatohet për të gjithë qytetarët që përfitojnë të drejtën për pension pas datës 1 janar 2025.

Sipas projektvendimit të Këshillit të Ministrave, indeksi i ri vjetor është llogaritur në masën 9.3% për pagat e viteve 1994–2023, duke reflektuar ecurinë e kontributeve mesatare për person të siguruar.

Ky indeks do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e bazës mbi të cilën llogaritet pensioni, duke bërë që pensionet fillestare mujore të jenë më të larta për ata që dalin në pension gjatë vitit të ardhshëm.

“Duke rritur dhe bazën e vlerësuar individuale, për të gjithë personat që e drejta për pension iu lind nga data 01.01.2025, nga kjo datë e në vazhdim do të arrihet të përllogariten, të jepen pensione mujore që janë të lidhura drejtpërdrejt me kontributet e paguara dhe që vetëm për shkak të tyre mund të jenë më të larta së më parë”, – thuhet më tej në relacion.

Paralelisht me vendimin, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përgatitur edhe relacionin shoqërues, ku bëhet e ditur se për pagat përpara vitit 1994 do të përdoret një koeficient unifikues prej 13.397, duke u dhënë atyre një rritje mesatare me 8.6% krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo do të thotë se për shembull, një punonjës që ka marrë 3.233 lekë në muaj në vitet ‘80, do të ketë një pagë të rivlerësuar prej 43.312 lekë për llogaritjen e pensionit.

Pas miratimit të vendimit, paga maksimale e rivlerësuar bëhet 110.123 lekë nga 100.752 që ishte një vit më parë, ndërsa paga minimale shkon në 33.037 lekë nga 30.225 lekë.

Ky përmirësim, përfiton direkt rreth 40 mijë qytetarë që do të aplikojnë për pensione të reja deri në fund të vitit 2025.

Vendimi thekson gjithashtu se për pensionet me datë lindjeje të së drejtës deri në 31 dhjetor 2024, llogaritja do të bëhet mbi bazën e indeksit të çmimeve të konsumit, ndërsa nga 1 janari 2025 e në vazhdim do të përdoret baza e rivlerësuar.

Për periudhën 1994–2023, indeksimi do të bëhet sipas pagave të paguara çdo muaj dhe sipas punëve dhe profesioneve të përcaktuara në vendimin nr. 561 të Këshillit të Ministrave të vitit 2005.

Kjo metodologji ruan frymën kontributive të sistemit të pensioneve, ku pensioni lidhet ngushtë me shumën dhe kohëzgjatjen e kontributeve të derdhura.

Për vitet pas 1994-ës, koeficientët janë të ndryshëm për çdo vit, për shkak të luhatjeve të pagave reale në ekonominë shqiptare.

Për shembull, për vitin 1995 koeficienti është 10.781, për vitin 1996 është 8.365, ndërsa për vitin 1999 është 5.673.

Për vitet 2024 dhe 2025 nuk aplikohet indeksim, por paga referohet në masën reale të deklaruar.

Ndërkohë, ISSH sqaron se rritja e pensioneve të reja do të varet edhe nga rritja vjetore e kontributeve mesatare që derdhen nga punonjësit aktivë.

Formula aktuale e përcaktimit të pensionit fillestar, e ndryshuar me reformën e vitit 2014, përcakton një pension bazë (aktualisht rreth 9.800 lekë) dhe një shtesë mbi të që është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar.

Ky sistem synon të sigurojë që pensionet të jenë sa më të drejta dhe në përputhje me kontributet e dhëna. Pritet që vendimi të kalojë për miratim në një nga mbledhjet e ardhshme të qeverisë, ndërsa koeficientët e indeksimit do të përfshihen në përllogaritjet për pensionistët e rinj nga fillimi i vitit 2025.

The post Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025! Ja rregullat për rivlerësimin e pagave para dhe pas vitit 1994 appeared first on Albeu.com.

Shpallet “Gruaja më e bukur në botë” për vitin 2025 (Foto)

23 April 2025 at 11:17

Aktorja e famshme hollywoodiane, Demi Moore, është nderuar me titullin prestigjioz “Gruaja më e bukur në botë” për vitin 2025 nga revista amerikane PEOPLE. Në moshën 62-vjeçare, Moore rrëfen në këtë numër special për rrugëtimin e saj jetësor, duke folur për bukurinë që buron nga përvoja, pjekuria dhe vetëpranimi. Në një intervistë ekskluzive për revistën, ylli i filmit “Ghost” flet me sinqeritet për sfidat që ka kaluar ndër vite nga një fëmijëri e vështirë dhe marrëdhënie të ndërlikuara personale, deri te rrugëtimi si nënë e tre vajzave, Rumer, Scout dhe Tallulah, që i ka me ish-bashkëshortin Bruce Willis.

Moore, e cila së fundmi ka shënuar një rikthim të fuqishëm në kinematografi me filmin horror “The Substance”, ka fituar vlerësime të mëdha për rolin e saj, përfshirë çmimet Golden Globe dhe Screen Actors Guild. Ky sukses, sipas saj, është dëshmi e fuqisë transformuese të vetëbesimit dhe përkushtimit. Familjarët dhe miqtë e saj nuk kanë ngurruar të shprehin krenarinë dhe dashurinë për këtë arritje.

Vajzat e saj kanë publikuar urime të ngrohta në rrjetet sociale, ndërsa Emma Heming Willis, bashkëshortja aktuale e Bruce Willis dhe njëkohësisht mike e afërt e Moore, ka theksuar bukurinë dhe forcën e saj të brendshme. Ky vlerësim nga revista PEOPLE konsiderohet si një triumf për gratë që sfidojnë stereotipet e moshës dhe bukurisë, duke i hapur rrugë një narrative më përfshirëse dhe të vërtetë për feminitetin në të gjitha etapat e jetës.

The post Shpallet “Gruaja më e bukur në botë” për vitin 2025 (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Prioritetet e MEPJ-së në 2025, rrugëtimi evropian i Shqipërisë dhe hapja e ambasadave të reja

3 January 2025 at 09:05

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2025 arrin në shifrën e 3,8 miliardë lekëve, më i madhi në historinë e Shërbimit të Jashtëm, dhe do të financojë një sërë iniciativash kyçe, duke përfshirë mbështetje të fortë për funksionimin e misioneve diplomatike dhe konsullore, si dhe angazhimin e vendit tonë në nismat rajonale dhe në programet e BE-së.

Ky buxhet gjithashtu do të mbështesë avancimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe përpjekjet për të forcuar diplomacinë ekonomike.

Investimet për vitin 2025 përfshijnë projekte inovative, si modernizimi i shërbimit konsullor online dhe sistemit e-Visa, që do të përmirësojnë shërbimet për qytetarët shqiptarë jashtë vendit.

Po ashtu, mbështetja për diasporën shqiptare është një prioritet i veçantë, me synimin për të forcuar lidhjet kulturore dhe ekonomike, si dhe për të mundësuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Objektivat e politikës së jashtme të Shqipërisë për vitin 2025

Disa nga objektivat më të rëndësishëm të politikës së jashtme të Shqipërisë për vitin 2025 përfshijnë:

Avancimin e procesit të integrimit evropian dhe përgatitjen e vendit për anëtarësim deri në vitin 2030, duke forcuar angazhimin tonë në reformimin e institucioneve dhe proceseve.

Pjesëmarrjen aktive në nismat rajonale, si Procesi i Berlinit dhe Plani i ri i Rritjes, si dhe programet e tjera të BE-së, për të siguruar integrimin gradual të rajonit në Bashkimin Evropian.

Ruajtjen e profilit të Shqipërisë në fushën e multilateralizmit dhe angazhimin proaktiv në organizatat ndërkombëtare, si anëtar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së dhe në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s.

Thellimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë, përfshirë SHBA-në, BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, si siguria dhe zhvillimi ekonomik.

Forcimin e diplomacisë ekonomike, me fokus në rritjen e shkëmbimeve tregtare, promovimin e eksporteve dhe thithjen e investimeve të huaja për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit.

Rolin e diasporës shqiptare si një burim i çmuar për zhvillimin e vendit, duke mbështetur modernizimin e shërbimeve konsullore dhe forcimin e lidhjeve me komunitetet jashtë vendit.

Përmirësimin e shërbimeve për qytetarët përmes platformave digjitale, duke ofruar ndihmë të menjëhershme dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë jashtë vendit.

Mbështetje për Kosovën në procesin e njohjes ndërkombëtare dhe forcimin e kohezionit të faktorit shqiptar në rajon, duke promovuar një dialog konstruktiv dhe bashkëpunim të ngushtë.

Hapje e katër ambasadave të reja

Gjithashtu, angazhimi i Shqipërisë për zgjerimin e rrjetit diplomatik do të vijojë, me hapjen e ambasadave të reja në Bosnjë-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia, si dhe konsullata në destinacione strategjike si Luginën e Preshevës, Toronto dhe Dublin.

Këto hapa do të ndihmojnë në forcimin e rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe do të kontribuojnë në realizimin e objektivave tona ambicioze për të ardhmen.

Buxheti 2025, rritje prej 635 milionë lekësh krahasuar me vitin 2024

Për të realizuar këto objektiva ambiciozë, projektbuxheti për Shërbimin e Jashtëm parashikon një rritje të konsiderueshme prej 635 milionë lekësh krahasuar me vitin 2024, një shtesë prej 20% që tregon angazhimin tonë të palëkundur për të forcuar diplomacinë shqiptare.

Ky buxhet do të financojë një sërë iniciativash kyçe, të cilat përfshijnë:

Mbështetjen për misionet diplomatike dhe konsullore dhe hapjen e përfaqësive të reja dhe zhvillimin e aktiviteteve diplomatike, në vlerën 2.7 miliardë lekë.

Organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve që lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe bashkëpunimin rajonal, me fokus në rritjen e bashkëpunimit me vendet e BE-së dhe rajonin, që do të financohen me 150 milionë lekë.

Angazhimin e Shqipërisë për të forcuar lidhjet me BE-në dhe pjesëmarrjen në organizatat ndërkombëtare që do të mbështetet me 60 milionë lekë.

Angazhimin në organizatat ndërkombëtare ku përfshihet pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në forume shumëpalëshe dhe përmbushjen e detyrimeve të anëtarësimit, me një financim prej 230 milionë lekë.

85 milionë lekë për modernizimin e shërbimeve konsullore

Buxheti 2025 parashikon mbështetje për diasporën shqiptare, ku në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2021-2025, do të investohen 85 milionë lekë për modernizimin e shërbimeve konsullore, regjistrimin e diasporës dhe krijimin e një rrjeti efektiv për profesionistët shqiptarë jashtë vendit.

Kjo do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve kulturore, ekonomike dhe sociale mes diasporës dhe Shqipërisë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

650 milionë lekë fond për mbështetjen e Shërbimit të Jashtëm

Për vitin 2025, investimet do të përfshijnë projekte inovative si:

Sistemi i Shërbimit Konsullor Online, i cili do të financohet me 115 milionë lekë.

Modernizimi i sistemit e-Visa, me një kosto prej 107 milionë lekësh.

Në tërësi, buxheti 2025, pavarësisht rritjes së konsiderueshme, nuk është fundi i procesit të investimeve në politikën e jashtme, është një proces i vazhdueshëm, dhe me një menaxhim të kujdesshëm, ky buxhet do të kontribuojë në avancimin e diplomacisë shqiptare dhe integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane, duke e çuar vendin në një fazë të re zhvillimi.

/gj.m/r.e/ /a.g/

The post Prioritetet e MEPJ-së në 2025, rrugëtimi evropian i Shqipërisë dhe hapja e ambasadave të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cili profesion do të jetë më i kërkuari në BE në vitin 2025?

By: Mirgen
2 January 2025 at 16:37

Profesioni më i kërkuar në BE në vitin 2025 do të jetë eksperti i inteligjencës artificiale, sipas parashikimeve të fundit nga ekspertët kryesorë të punësimit, duke përfshirë platformën e biznesit Linkedin. Lista e profesioneve më të kërkuara për vitin 2025 dominohet nga profesionet teknologjike, me theks të veçantë në inteligjencën artificiale dhe transformimin dixhital, por […]

The post Cili profesion do të jetë më i kërkuari në BE në vitin 2025? appeared first on BoldNews.al.

Belinda Balluku: Viti 2025 plot sfida, do ulim çmimin e energjisë

By: V K
1 January 2025 at 13:30

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka uruar Vitin e Ri 2025.

Balluku u ka uruar të gjithë shqiptarëve për një vit sa më të mbarë, kudo që ata janë.

Përmes një video mesazhi Balluku tha se, “në këtë ditë të parë të 2025 uroj të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë me plot shëndet dhe begati e plot harmoni në familjet e tyre. Mbi të gjitha dua të uroj punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndërmarrjeve të varësisë, të cilët kontribuojnë në sektorin energjetik dhe të infrastrukturës, për gjithëçka kanë bërë gjatë vitit 2024, për premtimet e mbajtura dhe qëllimet e arritura.

Në vitin 2024 kemi shënuar gur kilometrik për infrastrukturën. Hapja e tunelit të Llogorasë një nga ëndrrat në sirtar të gjithë qeverive u realizua në 2024 nga qeveria Rama. Gjithashtu nisëm punën dhe do të dorëzojmë një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Blu , Thumanë -Kashar që ka nisur të jetë në përdorim nga fundi i qershorit 2024, duke u pasuar me lidhjen e kontratave për tre segmentet e tjerë të këtij korridori dhe hapjen e garës ndërkombëatre për ndërtimin e segmentit Milot -Balldre i shumëpritur nga Shkodra dhe Lezha”, tha Balluku.

Ajo tha gjithashtu, se shumë punë të mira do të behen edhe gjatë viti 2025.

“Kemi kantierin e rëndësishëm të Korridorit 8-të, aty ku punohet për të ndërtuar një ndërlidhje që do t’i japë frymëmarrje jo vetëm Sqipërisë por edhe vendeve të rajonit. Korridori 8-të do të ndërlidhet me portin e ri në Porto Romano, gara e të cilit është një garë ndërkombëtare dhe tashmë është e hapur. Porto Romano do t’i shërbejë Kosovës edhe Maqedonisë së Veriut, por do të jetë edhe një port sigurie pasi aty do të jetë edhe një bazë e NATO-s”, tha Balluku.

Ajo theksoi se edhe energjia ka bërë hapa përpara.

“Për herë të parë ndërmarrjet tona kanë arritur të bëjnë bilance pozitive të mirëmenaxhuara në aspektin teknik, duke ofruar shërbime më të mira por edhe kanë shënuar stabilizim të financave të tyre, duke na dhënë mundësinë që gjatë vitit 2025 të ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët.

Kemi ulur nivelin e humbjeve në nivelin 17.83% duke krijuar të ardhura plus për kompanitë dhe duke mundësur ulen e çmimit të energjisë. Gjithashtu kemi arritur në sezon veror të përballojmë fluskin e lartë për energji dhe kjo falë punës së mirë të gjithë punonjëve të OSHEE dhe OST”, u shpreh Balluku.

Balluku tha se, 2025 është një vit plot sfida.

“Unë jam besimplotë se me angazhimin dhe dëshirën e punonjësve tanë, ne do t’ja dalim për të bërë punë edhe më të mira. Kemi ndryshuar katërcipërisht sektorin e Ujësjellës- Kanalizimeve duke rritur të ardhurat e sektorit dhe duke shërbyer me sisteme të mordernizuara dhe të sigurta për të gjithë shqiptarët. Ndërsa një gur kilometrik është vendosur edhe në sektorin e Aviacionit Civil. Mbi 10 milionë pasagjerë janë ulur në aeroportine Tiranës që do të pasohet gjatë 2025 me aeroportin e Vlorës që do të nisë operimin e tij në pranverën e këtij viti. Lajme të mira do të kemi plot“, tha Balluku.

Sipas saj, “ashtu sikurse Tirana u rrethua nga një unazë infrastrurore rrugore moderme që plotëson të gjitha kushtet dhe parametrat e BE-së, ashtu do të vazhdojmë të punojmë në të gjithë vendin.

Për të përmbyllur të gjitha kantierët që tashmë kanë nisur nga puna dhe për të hapur kantiere të reja ndërtimi që do ta cojnë Shqipërinë në një nivel tjetër atë europian . Ashtu siç premtuam dhe po bëjmë punën tonë çdo ditë”, mbyll mesazhin Balluku.

The post Belinda Balluku: Viti 2025 plot sfida, do ulim çmimin e energjisë appeared first on Albeu.com.

“Çfarë viti filloi”- Vijnë në jetë foshnjat e para të 2025, janë binjakë! Rama: Mirëserdhët Ares dhe Rajd! Na u bashkuan si lajmës të një viti me bereqet

1 January 2025 at 00:50
Kryeministi Edi Rama ka dhënë lajmin se foshnjat e para të ardhura në jetë janë binjakë. Ares dhe Rajd erdhën në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00, informon Rama. “Çfarë viti filloi”, shkroi kreu i qeverisë krahas fotove të foshnjave. Rama shprehet se binjakët e vitit 2025 “na u bashkuan shëndosh e mirë

Me fishekzjarre dhe festime, Tirana mirëpret vitin e ri 2025

1 January 2025 at 00:17

Tirana ka mirëpritur vitin 2025 me një atmosferë plot gjallëri dhe gëzim. Sheshi “Skënderbej” ishte epiqendra e festimeve, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të ndjekur spektaklin e fishekzjarrëve që ndriçuan qiellin e kryeqytetit.

Në mesnatë, ora shënoi fillimin e vitit të ri, ndërsa tingujt e muzikës dhe urimet mbushën rrugët e qytetit. Familjet dhe grupet e miqve festuan në lokale, sheshe publike dhe shtëpi, duke ndarë momente të veçanta me njëri-tjetrin.

Tirana e nisi 2025-ën me energji dhe shpresë për një vit të suksesshëm dhe plot mundësi.

The post Me fishekzjarre dhe festime, Tirana mirëpret vitin e ri 2025 appeared first on Sot News | Lajme.

2024 si një vit zgjedhor, VOA analizë: Përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës, 2025 do të përcaktojë nëse…

31 December 2024 at 19:53

Zgjedhje kët vit zhvilluan disa nga vendet më të mëdha në botë si – Shtetet e Bashkuara, India, Indonezia dhe Bangladeshi, si dhe 27 vende evropiane që zgjodhën Parlamentin e ri të Evropës.

Numri i përgjithshëm i votave të hedhura në 71 procese zgjedhore dhe në zgjedhjet e Parlamentit Evropian ishte më shumë se 1.6 miliardë, sipas Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore, i njohur si IDEA.

Ndryshim i status-quosë

Zgjedhjet në vitin 2024 në përgjithësi nuk shkuan në favor të politikanëve që ishin në pushtet.

Çdo parti në pushtet që është përballur me zgjedhje kombëtare në vitin 2024 ka pësuar rënie, sipas një artikulli të nëntorit të gazetës ‘Financial Times’, duke cituar projektin e bazës së të dhënave të parlamenteve dhe qeverive ‘ParlGov’, e lidhur me universitete të shumta në Evropë.

Kjo ndodhi për herë të parë në pothuajse 120 vjet, që kur ka nisur regjistrimi dhe grupimi i të dhënave në këtë projekt.

Në mbi 80 për qind të vendeve, si në demokraticë e pasura ashtu edhe në ato të varfra, partitë në pushtet pësuan humbje ose rënie votash në zgjedhjet e fundit, sipas një analize të kanalit ABC News.

Analiza ‘538’ e televizionit ABC News i konsideroi si demokraci vendet që kishin indeks të Demokracisë të paktën 5 nga 10 pikë.

Ndryshimet e partive në pushtet goditën të majtën dhe djathtën politike.

Konservatorët shënuan fitore në vende dhe rajone që përfshinin Shtetet e Bashkuara, ku ish-Presidenti Donald Trump fitoi të gjitha shtetet fushëbetejë në zgjedhjet e nëntorit; Portugalinë, ku Aleanca Demokratike e qendrës së djathtë u rrit në mars; dhe Parlamentin e BE-së, ku më shumë anëtarë të ekstremit të djathtë fituan vende në zgjedhjet e qershorit se kurrë më parë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në afër një të katërtën e dhomës legjislative.

E majta përfitoi nga pakënaqësia e publikut me pushtetin duke shënuar rritje në zgjedhjet parlamentare të korrikut në Britani, në të cilat Partia Konservataore në pushtet humbi pothuajse 20 për qind të votave krahasuar me vitin 2019. Në Korenë e Jugut, partitë opozitare liberale, të udhëhequra nga Partia Demokratike, morën pushtetin në zgjedhjet parlamentare të prillit.

Në disa vende, partitë në pushtet fituan zgjedhjet, por pësuan një tkurrje të shumicës së tyre parlamentare, përfshirë Indinë, ku Partia nacionaliste hindu ‘Bharatiya Janata’ e Narendra Modit humbi një shumicë të plotë në parlament në qershor, por e mbajti pushtetin me ndihmën e aleatëve. Partitë aktuale në Japoni, Afrikën e Jugut dhe Francë panë prirje të ngjashme në rrugën e tyre drejt rizgjedhjes.

Prirje tjetër vërehet në vendet më pak demokratike, në të cilat partitë në pushtet menaxhojnë procesin zgejdhor duke siguruar rezultatin e tyre të dëshiruar. Në Ruandë, Presidenti Paul Kagame, i cili nuk kishte një rival, fitoi 99 për qind të votave. Në Rusi, Presidenti Vladimir Putin shënoi fitore të thellë në zgjedhjet e marsit, të cilat vëzhguesit ndërkombëtare thanë se nuk ishin të lira apo të drejta.

Megjithatë, shenja pakënaqësie kundër pushtetit janë vërejtur edhe në vendet më pak demokratike. Në Bangladesh, Kryeministri Sheikh Hasina u rizgjodh në janar në zgjedhjet e bojkotuara nga opozita, por me një diferencë më të vogël se më parë. Shtatë muaj më vonë, qeveria u rrëzua në një kryengritje popullore.

Në Iran, ku fjalën përfundimtare për të gjitha çështjet shtetërore e ka udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei, votuesit në zgjedhjet e korrikut zgjodhën Masoud Pezeshkian, kandidatin më të moderuar presidencial, për të zëvendësuar Ebrahim Raisin, i cili vdiq në një përplasje helikopteri.

Përse këto ndryshime?

Analistët thonë se pakënaqësitë e votuesve lidhen me gjendjen e ekonomisë globale, përfshirë rritjen e kostove të jetesës.

Një nga vendet e pakta ku partia në pushtet pati sukses ishte Meksika, ku Claudia Sheinbaum, e përzgjedhur nga paraardhësi i saj, Andres Manuel Lopez Obrador, fitoi lehtësisht presidencën në qershor. Votuesit atje u shprehën të kënaqur me gjendjen ekonomike, një nga vendet e pakta me këtë prirje, sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore ‘Pew’ në qershor.

Një çështje tjetër me të cilën janë përballur votuesit më 2024 ishte rritja e numrit të emigrantëve në disa vende dhe pasojat e vazhdueshme nga periudha e pandemisë.

Përveç kësaj, gjetjet e sondazhit të kompanisë kërkimore ‘Pew’ zbulojnë se vetë demokracia është bërë më pak tërheqës për votuesit, një tregues i zhgënjimit të qytetarëve me pushtetin.

Sipas anketës së shkurtit me banorë të 24 vendeve demokratike, ndërsa shumica e madhe besojnë se demokracia përfaqësuese është një sistem “i mirë” qeverisës, një mesatare prej 59 për qind u thanë anketuesve se janë të pakënaqur me mënyrën se si funksionon demokracia në vendin e tyre.

Pothuajse në të gjitha vendet e anketuara, shumica e pjesëmarrësve thanë se zyrtarëve të zgjedhur nuk u intereson mendimi i qytetarëve për ta. Sipas 42 për qind të të anketuarve, asnjë parti në vendin e tyre nuk përfaqëson siç duhet pikëpamjet e tyre.

Viti 2025 nuk do të jetë vit aq i madh zgjedhor sa viti 2024. Por, votimet në këtë vit të ri do të përcaktojnë nëse prirjet kundër pushtetarëve do të vazhdojnë të rriten, apo nëse faktorë të rinj do të përcaktojnë rezultatet. Vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje në Argjentinë, Australi, Bjellorusi, Kanada, Japoni, Filipine dhe disa vende tjera./VOA

The post 2024 si një vit zgjedhor, VOA analizë: Përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës, 2025 do të përcaktojë nëse… appeared first on Sot News | Lajme.

Në prag të vitit 2025, Berisha mesazh urimi: Të bashkohemi, të firmosim së bashku rotacionin

31 December 2024 at 17:15

Kryetari i Partis Demokratike, Sali Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2025.

Me anë të një video mesazhi të publikuar në Tik Tok, kryetari i PD-së ka uruar shqiptarët për një vit sa më të mbarë dhe ka bërë thirrje për bashkim që të gjithë të firmosin rotacionin politik në 11 maj.

‘Pak orë na ndajnë nga viti i ri 2025 dhe nga zemra ju uroj, kudo që jeni, Gëzuar vitin e ri 2025’, tha në mesazhin e tij kryetari i PD-së, Sali Berisha.

@prof.dr.saliberisha Mesazh urimi për Vitin e Ri 2025! Gëzuar! #sb ♬ original sound – Sali Berisha

Mesazhi i kreut të PD, Sali Berisha:

Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë!

Pak orë na ndajnë nga Viti i Ri 2025, ndaj dhe nga zemra ju uroj ju, kudo që festoni sonte: në vatrat tuaja familjare, tek miqtë, shokët, në klube, restorante, në udhëtime, apo në spitale dhe institucionet e vuajtjes së dënimit, Gëzuar Vitin e Ri 2025!

Kjo natë magjike pritet dhe festohet me shpresë të madhe për mbarësi dhe të mira në vitin 2025.

Në të vërtetë, viti 2025 nis me një ndryshim të madh.

Në Washington, pas tre javësh inaugurohet pushteti i ri i Presidentit, Donald Trump, i dalë nga zgjedhjet presidenciale.

Rikthimi në pushtet i presidentit Trump shënoi bllokimin e triumfit të ekstremit të majtë në SHBA. Bllokoi një agresion të vërtetë ndaj identitetit njerëzor, gjinisë, e pse jo dhe familjes.

Por viti 2025 pritet të jetë gjithashtu një vit paqeje, në të cilin konfliktet e ndezura të shuhen.

Pra, pritet një vit plot shpresa kudo në botë.

Po kështu, dhe në Shqipëri dallga e këtyre ndryshimeve nuk mund të përjashtojë Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqipëria nuk mund të qëndrojë më vendi i qytetarëve që largohen masivisht prej saj. Nuk mund të qëndrojë më vendi i qytetarëve më të keqpaguar në Europë.

Nuk mund të jetë Shqipëria më vendi ku nxënësit e shkollave vriten në derë të shkollës. Ku tritoli çan dyert e banesave, pasiguria është në shkallën më të lartë, dhe varfëria troket në çdo derë.

Shqipëria e vitit 2025 nuk mund të jetë Shqipëria e dhunës dhe terrorit ndaj opozitës, e burgosjes së liderëve të saj dhe deputetëve të saj. Nuk mund të jetë Shqipëria e izolimit, e censurës, e ndalimit të mediave sociale. Por do të jetë Shqipëria e qytetarëve të lirë, e lirive të respektuara dhe të drejtave të tyre.

Shqipërinë e 12 viteve që lamë pas e vuajtën shumë në tërësi shqiptarët. E vuajti rinia shqiptare, sepse ëndrrat e saj u bënë të pamundura për t’u realizuar në vendin e tyre.

E vuajtën qytetarët e këtij vendi që u zhytën gjithnjë e më shumë në varfëri. Pensionistët, që prekën mjerimin me pensionet e tyre. E vuajtën fermerët shqiptarë, që panë ekonomitë e tyre të falimentojnë në qindra dhe mijëra raste.

E vuajtën nënat, motrat, gratë shqiptare.

Këto 12 vite kanë qenë vërtet të mundimshme e sfilitëse për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Dhe ato, në një mënyrë ose një tjetër, mund të kenë venitur edhe shpresat. Por kurrë nuk duhet të harroni se ne jemi shqiptarë dhe mësimi i madh i ekzistencës sonë është se për ne nuk ka gjëra të pamundura.

Ndaj dhe, le të bashkohemi që në vitin 2025, që koinçidon me 20-vjetorin e ardhjes së dytë në pushtet të Partisë Demokratike, të krijojmë një front të gjerë në mënyrë që të firmosim së bashku rotacionin, të firmosim së bashku ndryshimin, të rikthehemi në rrugën e demokracisë, begatisë dhe integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!

Gëzuar Vitin e Ri 2025! Fitore!

The post Në prag të vitit 2025, Berisha mesazh urimi: Të bashkohemi, të firmosim së bashku rotacionin appeared first on Sot News | Lajme.

Ndryshimet klimatike që pritet të ndodhin në vitin 2025/ Efektet e ‘La Nina’, a do të ‘thyhet’ sërish rekordi i nxehtësisë?

By: Oldi
31 December 2024 at 17:48

Shkencëtarët thonë se ndonëse mund të shfaqen kushte të La Niña që do të ftohin pak temperaturat globale në vitin 2025, planeti ende po ngrohet me një ritëm alarmant. Viti që po kalon është i sigurt për t’u shënuar si viti më i nxehtë në histori, sipas shkencëtarëve evropianë, dhe i pari që do të […]

The post Ndryshimet klimatike që pritet të ndodhin në vitin 2025/ Efektet e ‘La Nina’, a do të ‘thyhet’ sërish rekordi i nxehtësisë? appeared first on BoldNews.al.

Australia pret vitin 2025 me temperatura të larta dhe shfaqje magjike fishekzjarrësh

31 December 2024 at 16:08

Mesnata ka mbërritur edhe në Sydney, së bashku me pjesën më të madhe të Australisë lindore, duke shënuar fillimin e vitit 2025 atje.

Qyteti po feston me një shfaqje spektakolare të fishekzjarreve mbi urën e portit të Sydney-t.

Në Australi është piku i verës dhe vendasit shijojnë ndërrimin e viteve dhe atmosferën festive në temperatura të larta.

Ylli i popit, Robbie Williams, udhëhoqi spektaklin me kenget e tij, me ceremoni dhe shfaqje indigjene qe u zhvilluan ne Syndey.

The post Australia pret vitin 2025 me temperatura të larta dhe shfaqje magjike fishekzjarrësh appeared first on Sot News | Lajme.

Ardhja e 2025, Putin mban fjalimin e fundvitit: Ushtarët tanë që ranë në luftën me Ukrainën, janë heronj

31 December 2024 at 15:46

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka përdorur fjalimin e tij të vitit të ri për t’u thënë qytetarëve se vendi “do të ecë përpara” në vitin 2025.

Mesazhi i Putinit po transmetohej në mesnatë në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë, duke filluar me Kamchatka dhe Chukotka në lindjen e largët.

Ai tha se Rusia ka forcuar unitetin e saj, duke arritur qëllime të rëndësishme dhe kapërcyer problemet.

“Dhe tani, në prag të vitit të ri, ne po mendojmë për të ardhmen. Jemi të bindur se gjithçka do të jetë mirë, ne vetëm do të ecim përpara”, tha ai.

“Ne e dimë me siguri se vlera absolute për ne ishte, është dhe do të jetë fati i Rusisë, mirëqenia e qytetarëve të saj.”

Ai bëri homazhe edhe për ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë, duke i përshkruar ata si “heronj të vërtetë”, por nuk u fut në detaje për gjendjen e konfliktit.

The post Ardhja e 2025, Putin mban fjalimin e fundvitit: Ushtarët tanë që ranë në luftën me Ukrainën, janë heronj appeared first on Sot News | Lajme.

Përcjellja e vitit 2024, Tabaku mesazh nga rrjetet sociale: Po vjen viti i shpresës dhe ndryshimit për Shqipërinë

31 December 2024 at 14:24

Në prag të ndërrimit të viteve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka përcjellë një urim të ngrohtë për të gjithë shqiptarët, duke reflektuar mbi sfidat e vitit 2024 dhe duke ndarë shpresat e saj për vitin 2025.

“ Viti 2024 ka qenë një vit i vështirë për ekonominë, për xhepat e shqiptarëve, për familjet dhe për shumëkënd ,” tha Tabaku në mesazhin e saj. Ajo vuri theksin tek rritja e çmimeve dhe ulja e të ardhurave familjare, që kanë rënduar jashtëzakonisht mbi jetën e qytetarëve.

Sipas saj, vitin që lamë pas, pensionistët, mbi 800 mijë vetë, mezi kanë arritur të mbulojnë shpenzimet mujore, duke jetuar pa dinjitetin që meritojnë. Edhe rinia shqiptare, tha Tabaku, është përballur me vështirësi të shumta, duke u përballur me kushte të përkeqësuara në arsim dhe mungesë mundësish për të ndërtuar të ardhmen e tyre brenda vendit.

“ 2024 ka qenë gjithashtu një vit i vështirë për shtresën e mesme, për profesionistët e lirë, për mjekët, për inxhinierët dhe për shumë sektorë të tjerë që përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, ” theksoi ajo.

Por pavarësisht këtyre sfidave, Tabaku përcolli një mesazh shprese dhe rizgjimi për të ardhmen. Ajo theksoi se 2025 duhet të jetë viti i ndryshimit, i ringritjes dhe i shpresës për të gjithë shqiptarët.

“ Shpresa ime është për më shumë kohë për familje, më shumë mundësi për t’u ringritur, më shumë të ardhura dhe më shumë dinjitet për çdo qytetar, ” tha Tabaku, duke theksuar se ndryshimi mund të vijë vetëm përmes forcimit të institucioneve dhe politikave të drejta.

Deputetja e Partisë Demokratike ftoi qytetarët të bashkohen për një qëllim të përbashkët: rikthimin e Shqipërisë në vendin që meriton. “Me punë të ndershme dhe përpjekje të përbashkëta, ne mund t’ia dalim të ndryshojmë sistemin dhe të sigurojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë,” deklaroi ajo.

Në përmbyllje të mesazhit të saj, Tabaku shprehu edhe një reflektim personal për vitin që vjen, duke premtuar përpjekje të shtuara për të bërë më shumë dhe më mirë. “Jam e përkushtuar që të punoj për të sjellë ndryshim të vërtetë për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët.”

Urimi i saj përfundoi me një mesazh të fuqishëm: “Gëzuar 2025! Qoftë viti i ndryshimit, i shpresës dhe i familjes për të gjithë shqiptarët!”

Mesazhi

Këto janë orët e fundit të vitit 2024, dhe dua të marr vetëm pak çaste për t’ju përcjellë urimet e mia për Vitin e Ri, pa ju ndërprerë nga punët e fundit për të përgatitur tryezat festive apo diskutimet e ëmbla familjare. Viti 2024 ka qenë një vit i vështirë. Një vit i vështirë për ekonominë, për xhepat e shqiptarëve, për familjet dhe për shumë prej nesh. Ka qenë një vit kur çmimet janë rritur dhe të ardhurat familjare kanë qenë më të ulëta. Për shumë familje shqiptare, muajt janë mbyllur me vështirësi, ndërsa për 800 mijë pensionistët tanë, mbijetesa është bërë një sfidë e përditshme, pa dinjitetin që u takon.

Ka qenë një vit i vështirë për Shqipërinë, me shumë qytetarë të larguar nga vendi dhe të rinj që përballen me më pak mundësi. Në arsim, më pak klasa nisën vitin shkollor në shtator. Ishte një vit i vështirë për shtresën e mesme, profesionistët e lirë, mjekët dhe inxhinierët.

Por, pavarësisht këtyre sfidave, viti 2024 na mësoi se si të gjejmë forcë, të ringrihemi dhe të bashkohemi për të ndryshuar gjërat. Na mësoi të japim një mesazh shprese dhe rizgjimi – një mesazh ringritjeje jo vetëm për ekonominë, por për të gjithë shoqërinë.

Viti 2025 do të jetë përsëri një vit sfidash, por unë besoj se mund të jetë edhe viti i ndryshimit. Një vit ku mund të tregojmë forcën e institucioneve tona dhe aftësinë për të bërë më mirë e më shumë. Shpresa ime për Shqipërinë dhe shqiptarët është e thjeshtë:

Më shumë kohë për familje.

Më shumë mundësi për t’u ringritur.

Më shumë të ardhura dhe dinjitet për çdo familje.

Por ajo që është më e rëndësishme, është një ndryshim i madh. Një ndryshim që duhet të vijë nga secili prej nesh dhe që politika mund dhe duhet ta sjellë. Një ndryshim për t’i bërë gjërat më mirë dhe për të dhënë mesazhe pozitive, që Shqipëria dhe shqiptarët kanë kaq shumë nevojë.

Unë uroj që 2025 të jetë viti kur Shqipëria të jetë aty ku i takon dhe shqiptarët aty ku e meritojnë. Një vit ku me punë të ndershme dhe përpjekje të përbashkëta mund të ndryshojmë sistemin që ka qenë aq i vështirë për shumëkënd.

Personalisht, unë reflektoj për vitin që vjen me dëshirën për të bërë më mirë, për të dhënë më shumë dhe për të punuar së bashku me ju për një Shqipëri më të mirë.

Gëzuar 2025! Qoftë viti i ndryshimit, shpresës dhe familjes!

Gëzuar për të gjithë shqiptarët!

The post Përcjellja e vitit 2024, Tabaku mesazh nga rrjetet sociale: Po vjen viti i shpresës dhe ndryshimit për Shqipërinë appeared first on Sot News | Lajme.

Astrologia e njohur bën parashikimin e horoskopit për vitin 2025: Njihuni me surprizat e secilës shenjë

By: V K
31 December 2024 at 11:42

Ditën e sotme, astrologia e njohur Meri Gjini, teksa ishte e ftuar në studion e “7pa5” në Vizion Plus,  ka bërë parashikimin e Horoskopit për vitin 2025.

Viti 2025 është ndryshe, sepse në fazën e parë, do merremi me çfarë kemi nisur nga 2024. Që në datën 6 Janar, do nisim me biseda që nga shtatori. Edhe në shkurt do merremi me biseda për çështje të rëndësishme që nga 2022-2023.

Kemi një Mars që do bëjë lëvizje në të kundërt deri në datën 6. Në datën 7 do kthehet të Gaforrja po në të kundërt dhe do qëndrojë aty deri në mesin e prillit.

Gaforret dhe shenjat e ujit, çfarë projektimesh kanë nisur në çështjen e karrierës do kenë mundësi t’i vendosin pikat mbi i. Gjithashtu, dhe për të mbyllur detyrimet, ka qenë një 2 vjeçar sfidues.

Nga fillimi i prillit deri në mes të qershorit, kemi Marsin që kalon në të drejtë te Luanët. Deri në mes të qershorit impenjimet e gjithësecilit janë përmbyllëse.

Në shumë vende të botës, do tentojë të mbyllë çështje ky vit. Do tentohet për ujdira. Çështja më e rëndësishme e kohës është lufta. Do tentohet shpesh të mbyllet, madje disa herë gjatë vitit do u rikthehemi këtyre bisedave dhe do jetë një tematikë e nxehtë.

E nisim vitin me Hënën e re te Bricjapi. Kjo nxit racionalitetin. Kjo do theksohet shumë gjatë verës.

Viti do ketë mundësi, shanse dhe optimizëm për të 12 shenja.

Dashi
Do kenë mundësira për iniciativa dhe çështje që i kanë nisur nga pranvera e 2024 të merren intensivisht në periudhën prill-maj-qershor. Planeti i fatit te binjakët do i favorizojë shumë për të evoluar dhe zhvilluar në pjesnë e ekonomisë. Kalimi i Saturnit dhe Neptunit gjatë verës, do u japë një shije me çfarë do merren në vazhdimësi. Saturni zakonisht nxit vëmëndjen e paraardhësve. Që domehtënë, para se të vijë qershori tregoni më shumë vëmendje për prindërit dhe shëndetin e tyre. Në të vetmet muaj që duhet të jeni te kujdesshëm në analiza në raport në çift do të jetë muaji mars.

Demi
Ardhja e Jupiterit te Gaforrja, është shumë favorizues nga 10 qershori dhe në vazhdim. Të lindurit në ditët e para të Demit, do u jepet mundësia të bëjnë transformimet më të rëndësishme, për mirë. Demat do kenë mundësi që të marrin risqe të mbara dhe të mirëmenduara. Fituesit e 2025 do të jenë racionalët, ata që kanë logjikë dhe dinë të planifikojnë gjërat. Dhe demat hyjnë në kategorinë e njerëzve që dinë të planifikojnë, kur duan. Pjesa e parë e vitit, vazhdon të jenë tematikë çështjet dhe pikpyetjet emocionale. Ka një tendencë paqëndrueshmërie. Ata që do e menaxhojnë me qetësi do e shijojnë shumë mirë dashurinë.

Binjakët
Është shumë e rëndësishme të vendosin në agjendën e tyre çfarë duan në të vërtetë dhe çfarë jo. Nga mesi i shkurtit deri në 10 qershor, vendime, qëllime, objektiva, çfarë ka mbetur e papërfunduar do u jepet një shans i dytë për tu kopsitur. Çështja më e rëndësishme është të mbyllin pikpyetjet dhe pasiguritë: Në çështje të pronësisë, në çështje të fizikut të tyre dhe e treta që nis nga maji është kopsitja dhe siguria në pjesën emocionale. Ardhja e uranit te Binjakët është bashkëpunues. Është shumë më i lehtë dhe më i mbarë. Përsa i përket ekonomisë, pas datës 10 qershor do kenë mundësi të ndjejnë siguri.

Gaforrja
Do të jenë kryefjalë pothuajse gjatë gjithë vitit. Në pjesën e parë do kenë Marsin, pra u duhet shumë punë. Ngarkesa, lodhja nga ritmi do jetë e fortë që nga data 7 janar deri në fillimet e prillit. Do kenë mundësi korigjuese në mars-prill dhe për t`u ndjerë mirë dhe në vijë të drejtë në vazhdimësi. Kanë qenë në një periudhë sfiduese, me lodhje, pikëpyetje dhe me pasiguri. Ishte viti i fundit i ciklit 12-vjeçar të Jupiteri i cili ri-starton sërish te ata në 10 qershor. Lum si Gaforret që marrin iniciativa të rendësishme. Ky Jupiter, do i ndihmojë në një periudhë të gjatë në çdo lloj “lufte apo beteje” që do gjenden. Në çështjet ekonomike, duket se është një vit sfidues, për vendimet që do merrni. Por do ketë rezultat. Fundi i 2025 duket se ju gjen të qetë, me xhepin dhe zemrën plot.

Luani
Do kenë planetin e veprimit nga prilli deri në qershor. Kjo dmth iniciativa, korigjime, ritëm i ngarkuar, por shumë produktiv. Shumë nga çështjet që kanë nisur për Luanët prej 3 vitesh duket sikur do zenë vend. Duhet të llogarisin që deri në mesin e qershorit të bëjne plane, në drejtim të karrierës dhe ekonomisë për zgjerim të madh. Merrini masat në 6-mujorin e parë të 2025. Kjo duhet kopsitur mirë, sepse mundësia për iniciativa të reja nuk vjen më deri në verën e 2026. Çështja që do të ndihmojë në rastin konkret, do të jenë kush nga Luanët i përket 10 ditëshit të parë të shenjës. Luanët që kanë punuar për statusin dhe emrin do e kenë shumë të thjeshtë të marrin shpërblimin e punës dhe mundit të tyre.

Virgjëresha
Jupiteri te Gaforrja i favorizon. Marsi te ata vjen nga qershori dhe në vazhdimësi. Për ata që kanë projektime të rëndësishme nga maji dhe në vazhdimësi, periudha do jetë fantastike. Përputhen shumë mirë iniciativa me ndihmën e univerist. Në pjesën e parë të vitit do vazhdojnë të merren me të njëjtat problematika që nga marsi i vitit 2023 deri më tani. Kthimi i mërkurit do kopsisi shumë nga gjërat gjatë marsit. Nga çështjet më delikate kanë qenë ato të fizikut dhe shëndetit. Momenti më diellor në shpirt, në zemër dhe në xhepin e tyre do jetë stina e verës.

Peshorja
Saturni dhe Neptuni tek Dashi gjatë verës do bëjë të mundur që Peshoret që kanë qenë në hijë për një kohë të gjatë do dalin lehtësisht në vijë të parë. Do luhet shumë pjesa e peshores në të qenurit protagonist në çdo lloj grupimi që jeni. Por për këtë duhet të prisni qershorin. Për pjesën e parë të vitit, marsi te luanër përshpejton pak ritmin. Nuk do ndryshojnë gjëra deri nga mesi i shkurtit. Aty ku do ngatërrohen me pjesën emocionale do jetë në mars, pasi Venusi kthehet në të kundërt. Do jenë një hap para dhe dy hapa pas. Do jenë në dilemë për njëriun e zemrës. Përsa i përket shëndetit nuk do jetë tematikë për fat të mirë.

Akrepi
Largimi i Uranit nga Demat në verë do tu japë një periudhë paqe dhe stabiliteti. Do mund të bëjnë agjendën që duan. Nga 2018 dhe deri më tani, e kanë ndjerë veten sikur fati ka qenë ai që ka përcaktuar rezultatin e çdo lloj iniciative dhe ndryshimi. Do jenë shumë të qartë gjatë verës. Në aspektin ekonomik, Jupiteri te Gaforrja i favorizon shumë. Bashkëpunimet Akrep – Gaforre i shkojnë shumë dhe mund të prodhojnë shumë.

Shigjetari
Në pjesën e parë, Saturni te Peshqit do mundojë të lindurit në qendër të shenjës. Pjesa e fundit e Shigjetarëve, do jetë në ndikim të drejtëpërdrejtë të Saturnit Mars-Prill-Maj. E nisin vitin me Mërkurin te Shigjetarët dhe e mbyllin me Mërkurin te Shigjetarët. Kanë nisur nga fundi i 2023 projekte punës që në pjesën më të madhe kanë ngecur, por do kopsiten dhe përfundohen në 2025. Me këtë projekt, do merreni pjesën e parë të vitit. Në fund të vitit do keni mundësi për projektime të mëdha. Brenda familjes, të duruarit të fituarit. Favorizohen shumë nga Jupiteri te Binjakët deri në 10 qershor.

Bricjapi
Mërkuri do të jetë te Bricjapët deri në 6-7 Janar. Me Marsin te Gaforrja dhe me Mërkurin te vetja do ta kenë shumë të thjeshtë në 4 muajt e para të 2025 të marrin atë që duan. Për të bërë ujdira dhe bashkëpunime dhe për të mbyllur gjërat që i kanë të mbartura. Do shijojë pafundësisht largimin e Plutonit. Do ketë zhvillime shumë të forta me çështje trashëgimie, nga maji deri në shtatot. Përsa i përket karrierës së tyre do nisin të kenë një shije të qartë se ku do jenë në prill-maj. Nisja është në prill, por e menaxhoni dhe e keni në dorë totalisht në fund të 2025.

Ujori
Mos u shqetësoni fare nga plutoni, nuk është në shtëpinë tuaj. Ujorët kanë si qëllim që të marrin situatën ekonomike në kontroll deri në 10 qershor. Në pjesën e parë të vitit do zgjidhin çështje që i përkasin fëmijëve dhe do kenë zhvillime të forta. Në pjesën e dytë të vitit do merren me shpërblimet e paraardhësve të tyre. Gjithmonë për zhvillime pozitive dhe evoluim. Kujdes në muajin mars me shëndetin, për virozat e kohës. Edhe korriku do rezultojë i çuditshëm për pjesën e shëndetit te Ujori.

Peshqit
Përsa i përket prioritetit të kohës është shëndeti. Do e nisin vitin me një kontroll. Deri në mesin e shkurtit. Më pas, deri në mesin e majit çdo problematikë futet në rrugën e zgjidhjes, duke u ndihmuar shumë edhe nga planeti i Marsit. Planeti i fatit te Gaforrja, do sjellë verë në shpirt dhe në projektim. Do të sjell mirësi në pjesën e materies. Në pranverë fokusohet te çështjet e shtëpisë dhe trupi. Ne verë çështje gëzimi dhe dashurie. Në pjesën e fundit të vitit do të kopsisin problematika të mëdha, ata që kanë patur.

The post Astrologia e njohur bën parashikimin e horoskopit për vitin 2025: Njihuni me surprizat e secilës shenjë appeared first on Albeu.com.

Në pritje të vitit 2025, presidenti Begaj përcjellë mesazhin e tij të urimit për të gjithë shqiptarët

31 December 2024 at 12:46

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në ditën e fundit të 2024 ka përcjellë mesazhin e tij të urimit për të gjithë shqiptarët, duke thënë se vendi ka nevojë për një politikë me aktive, transparente dhe llogaridhënëse.

Mesazhi i plote i Presidentit

Të dashur bashkëkombës,

Në traditën tonë, ndërrimi i viteve është momenti i bashkimit në familje, i festimit, gëzimit dhe lutjeve për një vit të ri sa më të begatë.

Ky moment është një mundësi e çmuar për t’u bashkuar rreth vlerave dhe aspiratave tona, duke parë së bashku drejt të ardhmes.

Festa e Vitit të Ri na kthen tek ajo çka është njerëzore, shpirtërore, dhe te vlerat tona më të rëndësishme, si: familja, atdhedashuria dhe mikpritja.

Sot dëshiroj të ndaj me ju urimet dhe falënderimet e mia më të mira:

Për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, që kontribuojnë çdo ditë me punën e dedikimin e tyre për një Shqipëri më të paqtë, më të begatë e më evropiane.

Për të gjithë bashkëqytetarët tanë, që edhe këtë mbrëmje mbrojnë, kujdesen, ndihmojnë dhe sigurojnë vazhdimësinë e jetës së vendit.

Për të gjithë ata që jetojnë në emigracion, ata që studiojnë apo ata që shërbejnë në misione ushtarake e shtetërore në vende të ndryshme të botës.

Sot dëshiroj të përshëndes dhe t’u uroj çdo të mirë të gjithë bashkëkombësve tanë të Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, kudo ku ata ndodhen.

Të dashur bashkëqytetarë,

Ndryshimi i viteve është moment bilanci dhe reflektimi, të cilin e bëjmë individualisht, si familje, si shoqëri, si shtet e si komb.

Shqipëria ka ende sfida për të përmbushur pritshmëritë, aspiratat, ëndrrat dhe dëshirat e qytetarëve të saj.

Ky vit ishte i pasur me arritje në shumë fusha, të cilat dëshmojnë për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë tonë për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, forcimin e partneriteteve dhe imazhit ndërkombëtar, si dhe përqafimin e risive teknologjike.

Dikur e varfër dhe e izoluar, Shqipëria sot është anëtare aktive në NATO, është në negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është vendi i samiteve ndërkombëtare dhe mikpritëse e miliona turistëve.

Shqipëria sot është vendi ku reforma në drejtësi po i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

Shqipëria sot mundëson dhe i jep fuqi votës së Diasporës.

Të dashur bashkëatdhetarë,

Ndonëse dëshirat tona mund të ndryshojnë, të gjithë ndajmë të njëjtën shpresë e vizion.

Reformat që do të përgatisin Shqipërinë e së nesërmes kërkojnë përpjekje dhe angazhim nga secili prej nesh.

Shqipëria ka nevojë për një politikë më aktive, transparente dhe llogaridhënëse.

Vendi ka nevojë për zyrtarë me integritet dhe institucione të forta, që garantojnë vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Si shtet e shoqëri, duhet të fokusohemi te sfidat afatgjata, me qëllim nxitjen e reformave konsensuale dhe të qëndrueshme për ngushtimin e hendekut social midis brezave, zonave dhe shtresave shoqërore.

Mbi të gjitha, kemi nevojë për forcimin e rolit të familjes, mirëarsimimin, mirëedukimin dhe ndërgjegjësimin qytetar.

Një mesazh të veçantë kam sot për brezin e ri:

Përqafoni risitë, por lidhuni fort me trashëgiminë e popullit tuaj dhe, mbi të gjitha, duajeni, mësojeni e mbrojeni mirë shqipen e bukur të trojeve tona.

Studioni, punoni e jetoni ku vlerësoni se arrini objektivat tuaja, por mos i shkëpusni asnjëherë lidhjet me vendin tuaj, vendin e prindërve, gjyshërve, familjarëve tuaj, Shqipërinë krenare, Shqipërinë bujare, Shqipërinë e bukur.

Të dashura motra dhe vëllezër,

Të gjithë ne e duam Shqipërinë të zhvilluar, të sigurt, demokratike dhe evropiane.

Viti zgjedhor 2025 është test për ne për të treguar se kemi mësuar nga gabimet e të shkuarës dhe se kemi aftësinë të shohim përpara.

Kemi mundësitë dhe kapacitetet.

Koha na kërkon të bëjmë gjithçka për të arritur objektivat tona.

Si President, prind, bashkëshort dhe familjar, bashkohem sonte me urimet më të përzemërta për ju, familjet tuaja, miqtë, për shtetin dhe shoqërinë tonë.

Gëzuar Vitin e Ri 2025!

The post Në pritje të vitit 2025, presidenti Begaj përcjellë mesazhin e tij të urimit për të gjithë shqiptarët appeared first on Sot News | Lajme.

Spektakël fishekzjarresh mbi qiellin e Zelandës së Re, shteti i parë ku mbërrin viti 2025

31 December 2024 at 12:36

Zelanda e Re priti e para Vitin e Ri, me një spektakël fishekzjarrësh, i cili u ndoq nga miliona qytetarë në mbarë botën. Zelanda e Re me kryeqytet Auckland ka pritur vitin 2025, në orën 12:00.

Mediat e huaja kanë transmetuar drejtpërdrejt momentin e ndërrimit të viteve. Të shumtë janë qytetarët nga Zelanda e Re, që kanë dalë në sheshe për të pritur këtë moment të magjishëm.

Kombi ishullor i Kiribati në Oqeani ishte vendi i parë në botë që hyri në vitin 2025. Kombet e fundit që do të mirëpresin vitin e ri do të jenë ishujt e pabanuar të Baker dhe Howland.

The post Spektakël fishekzjarresh mbi qiellin e Zelandës së Re, shteti i parë ku mbërrin viti 2025 appeared first on Sot News | Lajme.

“Troket” 2025-a/ Viti i Ri vjen në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarrësh në Kullën ikonë “Sky”

31 December 2024 at 12:14
Zelanda e Re dhe kryeqyteti Auckland pritën Vitin e Ri 2025 me një spektakël fishekzjarrësh në kullën ikonike të qytetit “Sky”. Maja e kullës u ndez me ngjyra të ndryshme ndërsa fishekzjarrët shpërthyen në qiell. Njerëzit në mbarë globin po bëhen gati për t’i thënë lamtumirë 2024-ës me një sërë festimesh. Kombi ishullor i Kiribati

Këshilla nr. 1 për suksesin profesional në vitin 2025, sipas miliarderëve

By: lia rda
28 December 2024 at 17:40

Këmbëngulja, durimi dhe puna e palodhur janë triniteti i suksesit profesional, sipas një pjese të madhe të njerëzve. Sa herë që vendosni një qëllim, duhet t’i përkushtoheni dhe të bëni shumë përpjekje derisa të arrini të arrini rezultatin e dëshiruar. Asgjë nuk ndodh rastësisht në këtë jetë dhe sigurisht asgjë nuk ndodh pa mundim.

Megjithatë, disa nga profesionistët më të suksesshëm të teknologjisë në botë pohojnë se sekreti i suksesit është i ndryshëm. Ata e pranojnë triptikun e mësipërm, por besojnë se për të pasur sukses, duhet të ndiqni një mentalitet të caktuar gjatë gjithë jetës. Njohuritë që merrni nga fëmijëria dhe pasuroheni ndërsa rriteni është më e rëndësishme se sa mendoni.

Këshillat që do t’ju ndihmojnë të keni sukses profesional në vitin 2025

Njerëzit që përjetuan sukses profesional dhe u bënë miliarderë me punën e tyre thonë se gjithçka fillon me një fjalë: Kuriozitet. Të jesh kurioz për atë që po ndodh rreth teje, të jesh i informuar vazhdimisht për zhvillimet, të mos pushosh dhe të kesh antena vazhdimisht të hapura janë sekretet e suksesit. Çdo mëngjes, duhet të ngriheni nga shtrati me synimin për të mësuar gjëra të reja.

Ndërsa teknologjia evoluon me ritme të shpejta, inteligjenca artificiale e bën pamjen e saj gjithnjë e më të dukshme dhe zbulimet e reja dalin në pah, aftësia për t’u përshtatur dhe për të vazhduar me ritmet përkatëse do t’ju vendosë gjithmonë një hap përpara. Mos lejoni që ngjarjet t’ju kapërcejnë, kapërceni ngjarjet.

Sipas personaliteteve të suksesshme dhe të dalluara në hapësirën teknologjike, ky është sekreti i madh për të pasur sukses profesionalisht. Kërkon përpjekje  dhe reflekse të shpejta, por në fund do të shpërbleheni. Të qenit kurioz është këshilla që ju nevojitet për t’u rritur profesionalisht në vitin e ri./abcnews.al

Viti 2025: Më të moshuarit objektiv përmirësimi i shëndetit mendor

25 December 2024 at 22:16

Sondazhi i fundvitit i DataCentrum-Barometri dhe Euronews Albania ka pyetur qytetarët lidhur me objektiva të ndryshëm lidhur me vitin 2025. Një ndër objektivat për të cilin janë pyetur qytetarët ka qenë përmirësimi i shëndetit mendor.

Diferencat demografike më të mëdha në këtë objektiv shihen tek  grupmoshat.  Të pyetur “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Përmirësimi i shëndetit tim mendor”, 38.9% e qytetarëve janë përgjigjur se e kanë si objektiv, ndërkohë 57.1% e tyre tregojnë se nuk e kanë si objektiv.

Këtë objektiv e kanë dukshëm më shumë më të moshuarit ku 49% e atyre që janë 55-64 vjeç dhe 46% e atyre që janë 65-74 vjeç, e theksojnë si objektiv për vitin 2025.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Viti 2025: Më të moshuarit objektiv përmirësimi i shëndetit mendor appeared first on Euronews Albania.

Viti 2025: Më të pasurit objektiva më shumë të ardhura dhe balancë punë-kohë e lirë

25 December 2024 at 21:41

Sondazhi i fundvitit i DataCentrum – Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët lidhur me objektiva të ndryshëm lidhur me vitin 2025. Dy nga objektivat për të cilin janë pyetur qytetarët kanë qenë të paturit më shumë të ardhura për vitin 2025 dhe përmirësimi i balancës punë – kohë e lirë.

Diferencat demografike më të mëdha në këto objektiva shihen tek të ardhurat.  Të pyetur “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Më shumë të ardhura”, 74.8% e qytetarëve të pyetur tregojnë se e kanë si objektiv, ndërkohë 24.4% e tyre thonë se nuk e kanë si objektiv.

Këtë objektiv e kanë 82.4% e atyre që deklarojnë të ardhura të larta, 61% e atyre që deklarojnë të ardhura mesatare të ulëta dhe 67.7% e atyre që deklarojnë të ardhura të ulëta.

1 of 2

 

Të pyetur “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Përmirësimi i balancës punë – kohë e lirë”, 47.2% e qytetarëve të pyetur janë përgjigjur se e kanë si objektiv, ndërkohë 50.9% e tyre thonë se nuk e kanë një objektiv të tillë.

Këtë objektiv e kanë 48.3% e atyre që deklarojnë të ardhura të larta, 50.65% e atyre që deklarojnë të ardhura mesatare të larta, 40.2% e atyre që deklarojnë të ardhura mesatare të ulëta dhe 35.2% e atyre që deklarojnë të ardhura të ulëta.

1 of 2

LEXONI GJITHASHTU:

The post Viti 2025: Më të pasurit objektiva më shumë të ardhura dhe balancë punë-kohë e lirë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌