Normal view
Mëngjesi viral i sotëm ishte i preferuari i Princeshës Diana 30 vjet më parë
Ish-shefi i kuzhinës së pallatit, Darren McGrady, i familjes mbretërore britanike, i cili punoi për Princeshën Diana nga viti 1993 deri në vdekjen e saj në vitin 1997, shpesh ndan pamje nga kuzhina e Pallatit dhe në një video në kanalin e tij në YouTube, ai zbuloi se si të përgatitet mëngjesi i preferuar i princeshës.
Tërshëra e gatuar gjatë natës u bë modë rreth një dekadë më parë, dhe sot mund ta gjeni të gatshme në dyqane nëse nuk keni kohë ta bëni vetë. Por rezulton se Diana i shijonte ato dekada përpara se të fillonin kërkimet në mediat sociale për receta me tërshërë të gatuar gjatë natës.
“Ajo kishte vizituar një klinikë shëndetësore zvicerane dhe atje provoi këto tërshëra që gatuhen brenda natës”, tha McGrady, duke shpjeguar se “në fakt quheshin musli bircher dhe ishin shpikur nga një nutricionist zviceran”.
“Ajo vodhi recetën, u kthye dhe tha: ‘Darren, e dua këtë për mëngjes çdo ditë’“, shtoi ai.
McGrady, duke vënë në dukje se tërshëra është “e pasur me fibra”, tregoi se si përgatitet mëngjesi i preferuar i Dianës. Në vend që të linte tërshërën në qumësht ose çaj bimor gjatë natës, siç është zakon, ish-kuzhinieri zbuloi se përdori lëng portokalli.
Në mëngjes, shtoni kos të kulluar, një burim i shkëlqyer proteinash, së bashku me pak mjaltë dhe lëng limoni. Edhe pse mund të shtoni çfarë të dëshironi, Diana preferoi të përziente mollë Honeycrisp, arra dhe boronica.
McGrady pranoi se kur e përgatiti këtë mëngjes për Dianën, ai “e dyfishoi recetën” në mënyrë që të mund të shijonte vetë tërshërën e shijshme të gatuar gjatë natës.
The post Mëngjesi viral i sotëm ishte i preferuari i Princeshës Diana 30 vjet më parë appeared first on iconstyle.al.
Një kafe në mëngjes nuk mjafton? Studimi zbulon se çfarë të ndihmon realisht të zgjohesh
Nëse ndihesh ende i/e përgjumur edhe pasi ke pirë kafen e parë, nuk je i/e vetme. Një studim i publikuar së fundmi nga Universiteti i Kalifornisë tregon se zgjimi i plotë i trurit pas një nate gjumi mund të kërkojë më shumë se një filxhan kafe.
Sipas shkencëtarëve, tre faktorë janë vendimtarë për t’u ndier me të vërtetë i/e zgjuar dhe energjik/e në mëngjes:
1.Një mëngjes i pasur me proteina dhe fibra
2.Lëvizja, qoftë edhe një shëtitje e shkurtër ose stretching
3.Ekspozimi ndaj dritës natyrale menjëherë pas zgjimit
Kafeja ndihmon, por nuk është magjike, paralajmërojnë studiuesit. Ndërkohë, rutina të shëndetshme mëngjesi janë ato që ndikojnë më shumë në mënyrën si e fillon ditën, si fizikisht, ashtu edhe mendërisht.
The post Një kafe në mëngjes nuk mjafton? Studimi zbulon se çfarë të ndihmon realisht të zgjohesh appeared first on iconstyle.al.
Mos e anashkaloni mëngjesin, studimi tregon se ndikon edhe në gjendjen shpirtërore
Një studim i ri nga Universiteti i Bath në Mbretërinë e Bashkuar tregon se njerëzit që hanë mëngjes rregullisht kanë nivele më të larta të energjisë dhe përqendrim gjatë ditës, si dhe raportojnë më pak episode ankthi dhe nervozizmi.
Sipas shkencëtarëve, ushqimi i parë i ditës aktivizon trurin dhe sistemin nervor, ndihmon në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe ndikon drejtpërdrejt në balancën emocionale.
Ndërkohë, ata që e anashkalojnë mëngjesin, shpesh përballen me luhatje humori, rënie të fokusit dhe prirje për të ngrënë më shumë gjatë darkës, gjë që ndikon negativisht në gjumë dhe mirëqenie.
The post Mos e anashkaloni mëngjesin, studimi tregon se ndikon edhe në gjendjen shpirtërore appeared first on iconstyle.al.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët që ndodhen në vendet e Gjirit Persik.
Në njoftim, ata këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve vendase, si dhe për çdo nevojë apo informacion të kontaktojnë me numrat e kontaktit të ambasadave shqiptare në rajon.
Njoftimi i plotë i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore”.
Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778
AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: [email protected]
Tel: +965 2524 0627
AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: [email protected]
Tel: +966501422449
AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881
LEXONI GJITHASHTU:
- Irani njoftoi Katarin para sulmit ndaj bazës amerikane për të shmangur viktimat
- Mbrojtja ajrore e Katarit kap raketat e lëshuara nga Irani në bazën ajrore Al Udeid
The post “Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik appeared first on Euronews Albania.
Çfarë duhet të kesh parasysh përpara se të dalësh dhe të bëhesh gati për punë
Zgjohemi, lahemi shpejt, kapim kafen me njërën dorë e telefonin me tjetrën dhe nisim ditën me nxitim. Por… ndonjëherë, janë pikërisht disa gjëra të vogla që bëjnë diferencën për një mëngjes më të qetë dhe një ditë më produktive.
Ja çfarë duhet të kesh parasysh para se të dalësh për punë:
Kushto 5 minuta vetëm për veten – jo për telefonin, jo për e-mailet. Për ty. Mbyll sytë, merr frymë thellë, bëj një lutje apo një afirmim të mirë.
Mos e anashkalo mëngjesin – Edhe një vakt i lehtë të ndihmon të ruash përqendrimin dhe energjinë gjatë ditës.
Shkruaj 3 gjëra që duhet t’i kryesh me patjetër – Kur i ke të qarta që në mëngjes, ka më pak stres gjatë ditës.
Kontrollo çantën para se të dalësh – Karikuesi? Portofoli? Çelësat? Mos i lër për momentin e fundit kur dera po mbyllet.
Zgjidh veshjen me mendje të kthjellët – Një veshje e rregullt, në të cilën ndihesh mirë, ndikon drejtpërdrejt në vetëbesim dhe disponim.
Dil 10 minuta më herët – Qoftë për të shmangur trafikun, qoftë për të mos mbërritur me zemër që të rreh. Fillimi i ditës ndikon në gjithë ritmin e saj.
The post Çfarë duhet të kesh parasysh përpara se të dalësh dhe të bëhesh gati për punë appeared first on iconstyle.al.
Mos e nënvlerëso mëngjesin: Ja si të ndihesh më mirë, çdo ditë
Nuk ka nevojë të zgjohesh në orën 5, të bësh joga mbi qilim e të pish smoothie për ta nisur ditën mirë. Në fakt, mëngjeset që na ndryshojnë ditën nuk janë ato që duken perfekte në Instagram por ato të voglat, të papërfektet, që fshehin momente të vërteta.
Një dritë që bie butë në perde. Një muzikë që të shoqëron teksa pi kafen. Një mesazh nga dikush që të kujton që të ka menduar. Apo thjesht pesë minuta në heshtje, pa njeri që kërkon asgjë nga ti.
Në një botë që nis të bërtasë sapo hapim sytë, mëngjesi është mundësia jonë për të zgjedhur se me çfarë do t’i përgjigjemi botës.
5 këshilla të vogla që e ndryshojnë mëngjesin dhe gjithë ditën tënde:
1.Mos kap telefonin si gjënë e parë.
Lëre botën të presë pak. Jepi trurit tënd hapësirën për të marrë frymë.
2.Zgjidh një rutinë që të jep paqe, jo presion.
Nuk ka rëndësi nëse bën palestër apo thjesht pi ujë dhe shtriqesh pak. Rëndësi ka që e bën për veten.
3.Thuaji vetes një fjali të mirë.
Jo “duhet të bëj këtë e atë”, por “do e bëj më të mirën që mundem sot”.
4.Krijo një moment për diçka që do.
Një këngë që e do. Një faqe nga një libër. Një aromë që të kujton dikë.
5.Mos krahaso mëngjesin tënd me atë të askujt tjetër.
Nëse sot vetëm arrite të zgjohesh dhe të jesh mirë, është mjaftueshëm.
The post Mos e nënvlerëso mëngjesin: Ja si të ndihesh më mirë, çdo ditë appeared first on iconstyle.al.
Nëse nuk e bën këtë gjë brenda 10 minutave pasi zgjohesh… trupi yt ta mban mëri gjithë ditën!
Jo, nuk po flasim për kafe. As për rrjetet sociale. Por për zgjimin e trupit me lëvizje të lehta. Sipas ekspertëve të shëndetit mendor dhe fizik, një zgjatje 5-10 minutëshe në mëngjes ndihmon:
•të aktivizosh qarkullimin e gjakut
•të ndihesh më energjike
•të ulësh nivelin e kortizolit (hormoni i stresit)
•të përmirësosh fokusin dhe humorin gjatë ditës
Provo këtë:
•2 minuta zgjatje duarsh dhe shpine
•3 minuta lëvizje të lehta qafe dhe shpatullash
•2 minuta frymëmarrje e thellë
•3 minuta ecje rreth shtëpisë pa telefon
Shmang tundimin për të kapur menjëherë celularin, truri yt ka nevojë të zgjohet ngadalë, jo me 100 lajme dhe notifikime në sekondë.
The post Nëse nuk e bën këtë gjë brenda 10 minutave pasi zgjohesh… trupi yt ta mban mëri gjithë ditën! appeared first on iconstyle.al.
Efektet pozitive të ujit të ngrohtë me limon në mëngjes
Një nga zakonet më të thjeshta dhe më të përhapura për të nisur ditën në mënyrë të shëndetshme është pirja e një gote ujë të ngrohtë me limon në mëngjes. Ky ritual jo vetëm që freskon, por ka edhe shumë përfitime për organizmin.
Ja disa prej efekteve pozitive që uji i ngrohtë me limon mund të sjellë:
1.Përmirëson tretjen
Uji i ngrohtë ndihmon në aktivizimin e sistemit tretës, duke lehtësuar lëvizjen e ushqimit në traktin tretës. Limonët përmbajnë acid citrik, i cili stimulojnë prodhimin e enzimave tretëse dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut.
2.Detoksifikon trupin
Ky kombinim ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe nxjerrjen e toksinave nga organizmi, duke përmirësuar funksionimin e përgjithshëm të sistemit imunitar.
3.Rrit hidratimin
Pas një nate gjumi, trupi është i dehidratuar. Një gotë ujë të ngrohtë me limon ndihmon në rivendosjen e nivelit të lëngjeve dhe përgatit organizmin për ditën që nis.
4.Fuqizon sistemin imunitar
Limonët janë të pasur me vitaminë C, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen kundër infeksioneve dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm.
5.Ndihmon në humbjen e peshës
Uji me limon mund të përshpejtojë metabolizmin dhe të ndihmojë në djegien e kalorive, duke ndihmuar kështu në menaxhimin e peshës.
6.Përmirëson gjendjen e lëkurës
Antioksidantët dhe vitamina C ndihmojnë në pastrimin e lëkurës, duke i dhënë asaj shkëlqim dhe duke ulur shenjat e plakjes.
The post Efektet pozitive të ujit të ngrohtë me limon në mëngjes appeared first on iconstyle.al.
“5 minutat që i ndryshuan ditën”: Rutina e thjeshtë e mëngjesit që po bëhet virale në TikTok
Një trend i ri në TikTok po merr vëmendje nga përdoruesit në të gjithë botën – quhet “5-min morning reset”, dhe premtimi është i thjeshtë: në vetëm pesë minuta, truri dhe trupi rifreskohen për një ditë më të qetë.
Çfarë përfshin rutina?
1 minutë për të hapur dritaret dhe marrë frymë thellë
1 minutë shtrirje ose lëvizje të lehtë
1 gotë ujë me limon
1 minutë për të shkruar një mendim pozitiv
1 minutë pa telefon
Ndjekësit pretendojnë se ky ritual i thjeshtë i ndihmon të fillojnë ditën me më shumë energji dhe fokus, pa ndjesinë e ngutjes ose stresit që shpesh na kap që në mëngjes.
A do ta provoje edhe ti?
The post “5 minutat që i ndryshuan ditën”: Rutina e thjeshtë e mëngjesit që po bëhet virale në TikTok appeared first on iconstyle.al.
Pesë arsyet pse duhet të zgjidhni një mëngjes të kripur dhe jo të ëmbël
Bota është e ndarë në dy kategori, ata që nuk mund të ngrihen nga shtrati pa një mëngjes të ëmbël ose ata që i duan mëngjeset e kripura. Megjithatë, studimet e fundit tregojnë se mëngjeset e kripura, të pasura me proteina dhe yndyrna të shëndetshme, ofrojnë shumë përfitime shëndetësore, veçanërisht krahasuar me mëngjeset e ëmbla. Mëngjesi i kripur rregullon nivelet e sheqerit në gjak Një…
Zgjohesh herët? Shëndeti dhe lumturia të buzëqeshin që në mëngjes!
Nëse je ndër ata që i hapin sytë para orës 7 të mëngjesit, studimet kanë lajme të mira për ty: ke më shumë gjasa të jesh më i shëndetshëm dhe më i lumtur.
Të dhënat tregojnë se personat që zgjohen herët përjetojnë më pak stres, kanë humor më të mirë dhe jetojnë me më shumë energji.
Drita e mëngjesit ndihmon trupin të rregullojë ritmin biologjik dhe rrit nivelet e serotoninës, hormonit të lumturisë.
Përveç kësaj, “early birds” kanë tendencën të jenë më aktivë fizikisht dhe të ndjekin rutina të qëndrueshme, që përmirësojnë cilësinë e jetës.
The post Zgjohesh herët? Shëndeti dhe lumturia të buzëqeshin që në mëngjes! appeared first on iconstyle.al.
Rutinë mëngjesi për vajzat që duan të ndihen “That Girl”! Je ti?
Në TikTok dhe Instagram, trendi “That Girl” ka pushtuar feed-et tona—vajza që zgjohen herët, bëjnë yoga me ngjyra pastel dhe pijnë smoothie me fara chia. Por, çfarë ka realisht një rutinë mëngjesi që të ndihmon të ndihesh më mirë me veten?
Sipas ekspertëve të mirëqenies, një rutinë e thjeshtë mëngjesi me 4 hapa mund të ndikojë në nivelin e energjisë, përqendrimin dhe madje edhe humorin tënd. Dhe jo, nuk ka të bëjë gjithmonë me ushtrimet.
Ja çfarë përfshin:
Zgjimi në të njëjtën orë çdo ditë
Një gotë ujë me limon menjëherë pas zgjimit
5 minuta shkrim në ditar: Çfarë ndjesie ke sot?
1 këngë që të ngre humorin gjatë përgatitjes
Duket si pak? Por nëse e bëni për një javë, do të vini re ndryshimin.
The post Rutinë mëngjesi për vajzat që duan të ndihen “That Girl”! Je ti? appeared first on iconstyle.al.
Pse të bësh shtratin sapo zgjohesh është më shumë se thjesht “detyrë shtëpie”?
Bëhet shpesh automatikisht, por shumëkush e injoron plotësisht: bërja e shtratit në mëngjes është një nga ato gjërat e vogla që mund të ndikojnë shumë në mënyrën si shkon dita. Disa e konsiderojnë humbje kohe, të tjerë ritual të shenjtë. Por ja çfarë thotë shkenca dhe psikologjia për këtë zakon që ndoshta e ke nënvlerësuar.
Sipas studimeve, bërja e shtratit lidhet me një ndjesi kontrolli, pastërtie dhe vetëdisipline që të ndihmon të nisësh ditën me mendjen më të qartë. Madje, shumë liderë të suksesshëm (nga Oprah te CEO të mëdhenj) e kanë përmendur si një nga “ritualet kyçe” që i ndihmon të mbajnë fokusin dhe rendin në jetën e tyre.
Dhe jo vetëm kaq: një dhomë e rregullt në mëngjes, pa kaos, ndikon edhe në gjumin e mbrëmjes, pasi rikthehesh në një ambient të qetë e të sistemuar.
The post Pse të bësh shtratin sapo zgjohesh është më shumë se thjesht “detyrë shtëpie”? appeared first on iconstyle.al.
5 gjërat që s’duhet të harrosh në mëngjes nëse do një ditë të mirë
Mënyra si e nis mëngjesin ndikon drejtpërdrejt në gjithë rrjedhën e ditës. Dhe jo, nuk bëhet fjalë vetëm për kafenë. Ka disa zakone të vogla, por me ndikim të madh, që secili prej nesh duhet t’i ketë parasysh sapo zgjohet.
1.Mos kap telefonin menjëherë
. Jepi vetes pak kohë për të marrë frymë thellë dhe për t’u rikthyer në ritmin e jetës reale pa bombardim informacioni.
2.Lëviz trupin
. Qoftë një shtrirje e lehtë, një ecje 10-minutëshe apo disa hapa përreth shtëpisë, aktiviteti fizik stimulon mendjen dhe trupin.
3.Pini ujë
. Pas orëve të gjumit, trupi ka nevojë për hidratim për të rifilluar funksionet normale.
4.Mendimi i ditës
. Pyet veten: “Çfarë dua të arrij sot?” Edhe një qëllim i vogël mjafton për të të orientuar gjatë ditës.
5.Mos e anashkalo mëngjesin
. Nuk ka nevojë të jetë një darkë me tre pjata – një banane, një fetë buke integrale apo pak kos janë një nisje e mbarë.
Në një botë që lëviz me ritme të shpejta, mëngjesi është koha e vetme që ke vetëm për veten. Përdore mirë.
The post 5 gjërat që s’duhet të harrosh në mëngjes nëse do një ditë të mirë appeared first on iconstyle.al.
10 prill 2025, “Telefonatat e Teleshikuesve” – Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën
Pse nuk duhet ta përdorni telefonin sapo hapni sytë në mëngjes?
Jeni nga ata njerëz që e kapin celularin sapo hapin sytë? Nëse kjo është rutina juaj e mëngjesit, mund të mendoni ta ndryshoni atë.
Gjithnjë e më shumë kërkime konfirmojnë se kjo nuk është mënyra më e mirë për të nisur ditën – në fakt, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj. Ja pse:
Mund të ngarkoheni në fillim të ditës
Në vend që të zgjohemi natyrshëm, kontrollimi i lajmeve, e-mail-eve ose mediave sociale mund të na përmbyt menjëherë me informacione, të cilat mund të harxhojnë energji dhe të ndikojnë negativisht në humor.
Hulumtimet psikologjike tregojnë se ekspozimi ndaj përmbajtjeve negative herët në mëngjes mund të zvogëlojë produktivitetin, kreativitetin dhe vetëbesimin, shkruan Best Life.
Bëhet zakon i dëmshëm
Ndonjëherë është në rregull të kontrolloni telefonin tuaj sapo zgjoheni, por nëse e bëni çdo ditë, mund të bëhet një zakon i dëmshëm.
Terapistja Maris Loeffler thekson se ekspozimi ndaj dritës natyrale sapo zgjohemi është një mënyrë shumë më e shëndetshme për të nisur ditën.
Mund të çrregullojë ritmin cirkadian
Përdorimi i telefonit para gjumit dihet tashmë si një zakon i keq, por e njëjta gjë vlen edhe për shikimin e përmbajtjeve që në mëngjes.
Hulumtimet nga Universiteti i Salzburgut tregojnë se drita e ekranit mund të prishë proceset natyrore të zgjimit dhe të ndikojë në cilësinë e gjumit.
Alarmet e celularëve mund të shkaktojnë stres
Tingulli i alarmit të telefonit inteligjent mund të shkaktojë një rritje të papritur të presionit të gjakut, gjë që mund të rrisë rrezikun e problemeve me zemrën, sipas një studimi nga Universiteti i Virxhinias. Ekspertët rekomandojnë zgjimin me tinguj më të butë ose dritë natyrale.
Përdorimi i celularit në mëngjes është i dëmshëm për sytë
Përdorimi i tepërt i ekranit mund të shkaktojë lodhje të syve dhe përdorimi i telefonit celular herët në mëngjes në dritë të ulët e përkeqëson më tej këtë problem, paralajmëron Shoqata Optometrike Amerikane.
Për një fillim më të mirë të ditës suaj, provoni të merrni pak ajër të pastër në mëngjes, të shijoni një mëngjes të shëndetshëm ose të paktën të kaloni disa minuta pa parë ekranin.
The post Pse nuk duhet ta përdorni telefonin sapo hapni sytë në mëngjes? appeared first on Telegrafi.
Zbuloni tre frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin
Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm mund të ndihmojë në kontrollin e oreksit gjatë ditës, duke parandaluar mbingrënien ose zgjedhjet e gabuara ushqimore më vonë. Tri nga alternativat më të mira të mëngjesit janë këto fruta: Mollët: Energjia dhe Mbështetja e […]
The post Zbuloni tre frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin appeared first on BoldNews.al.
Përmirësohet shëndeti i Papës/ Vatikani: U ngrit për të konsumuar mëngjesin
Shëndeti i Papa Françeskut ka treguar një përmirësim të lehtë në ditën e tij të 7 në spital thuhet në një njoftim zyrtar të lëshuar nga Vatikani.
Ati I shenjtë që u shtrua në spitalin Gemelli të Romës javën e shkuar u ngrit vetë mëngjesin e kësaj të enjteje për tu ulur në kolltuk dhe për të konsumuar vaktin e parë të ditës.
Përgjatë kësaj jave Papa Francesku u diagnostikua me pneumoni në të dy mushkëritv e tij. Të mërkurën Atin e Shenjtë e vizitoi Kryeministria Italiane Giorga Meloni e cila deklaroi se ishte e lumtur që papa ishte I vetëdijshëm dhe pati mundësinë që të bisedonte me të dhe madje të bënte edhe humor.
Testet e Gjakut të vlerësuara nga Stafi mjekësor tregojnë një përmirësim të lehtë, veçanërisht në indekset inflamatore thuhej në njoftimin e Vatikanit. Në nisje të kësaj jave vatikani kishte deklaruar se radiografia e mushkërive të Papës tregoi një pamje komplekse që tashmë duket së është përmirësuar.
Pneumonia është një infeksion serioz që mund të inflamojë dhe dëmtojë mushkëritë, duke shkaktuar dhimbje gjoksi dhe duke krijuar vështirësi serioze ne frymëmarrjen./abcnewsa.l
Cili është orari ideal për të nisur punën në mëngjes?
Orari ideal i nisjes së punës në mëngjes varet nga disa faktorë, përfshirë natyrën e punës, ritmin biologjik të individit dhe kulturën e vendit të punës. Megjithatë, disa studime dhe praktika të përgjithshme sugjerojnë:
•Ora 08:00 – 09:00: Orari më i zakonshëm në shumë vende dhe industri. Lejon një balancë mes produktivitetit dhe kohës së pushimit.
•Ora 07:00 – 08:00: Ideal për ata që janë më produktivë në orët e para të ditës ose që duan të mbarojnë punën më herët.
•Ora 09:00 – 10:00: I përshtatshëm për ata që kanë ritëm biologjik më të vonshëm dhe për sektorë që lejojnë fleksibilitet.
Studimet tregojnë se produktiviteti është më i lartë në mëngjes, por gjithashtu theksojnë rëndësinë e fleksibilitetit, pasi jo të gjithë funksionojnë në të njëjtin ritëm.
The post Cili është orari ideal për të nisur punën në mëngjes? appeared first on iconstyle.al.